Dita e sotme i dha seriozitet shtetit të ri të Kosovës, pasi provoi se ka një Qeveri e cila nuk bëri asgjë historike, përveçse ruajti historinë e shkëlqyer të raporteve të Kosovës me SHBA
Nga Mero Baze
Nëse hapni lajmet e një viti më parë në Kosovë, do të shikoni se kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Ramush Haradinaj, po udhëhiqte fushatën elektorale si një hero që nuk kishte pranuar propozimin e SHBA për heqjen e taksës 100 për qind ndaj Serbisë, me shpresë se do rritej në zgjedhje.
Disa muaj pas tij erdhi Albin Kurti, i cili ngriti një tjetër paranojë, që ishte ajo e shkatërrimit të shtetësisë së Kosovës prej SHBA, meqë po e detyronte atë të mos zëvendësonte taksën 100 për qind me reciprocitetin, një shpikje sofiste për të mbajtur tensionin në raportet SHBA- Kosovë dhe duke bërë Serbinë të preferuarën e Uashingtonit.
Kur Avdullah Hoti si ish- zëvendëskryeministër i tij bëri deklaratën e parë zyrtare, se Kosova nuk mund të bëjë përpara pa ndihmën e SHBA, u kryqëzua si tradhtar i Qeverisë, dhe u shkarkua në mesnatë nga kryeministri Kurti.
Në atë kohë lindi dhe teoria e Albin Kurtit, se SHBA po bënte gati thikat t’ia ngulte Kosovës.
E di që shumë nga këto populizma patriotike nuk i merr njeri seriozisht, por diçka po merrej seriozisht. SHBA po shikohej në Kosovë si një vend që rrezikonte Kosovën.
Arsyeja ishte se dy kryeministrat e fundit të Kosovës po tentonin të përdornin bisedimet me Serbinë dhe zhdukjen e protagonizmit të SHBA nga këto bisedime, për kredo politike personale.
Ramush Haradinaj vendosi taksën 100 për qind për të zhbërë bisedimet Kosovë- Serbi, me ndërmjetësim të SHBA, për të cilat u shpik ndarja e Kosovës.
Albin Kurti shpiku reciprocitetin për ta mbajtur SHBA jashtë marrëveshjes Kosovë- Serbi.
Avdullah Hoti ka meritën historike, jo se bëri ndonjë gjë në këtë marrëveshje, por shkëputi rolin e tij dhe protagonizmin e tij si kryeministër, nga çështja e Kosovës.
Ai nuk përdori bisedimet Kosovë- Serbi me ndërmjetësimin e SHBA, për protagonizëm personal. Kaq e thjeshtë është që pati suskes.
Me një profil të ulët politik, modest, pa asnjë emocion populist dhe krejt i hapur në atë që u vendos aty, Avdullah Hoti dha një leksion, se kur nuk ke gjë për të fshehur dhe nuk ke prapamendime për ta përdorur politikisht Kosovën për karrierën tënde, nuk dështon kurrë, qofsh dhe me dy muaj përvojë si kryeministër.
Shkoi aty si kryeministër i Kosovës dhe jo si pronar i Kosovës, që bën tregti me SHBA për fatin e tij. Siç deshën të vepronin dy të tjerët, që sot vajtojnë marrëveshjen.
Ky është heroi i parë i Kosovës në Uashington, që desh e shpallëm tradhtar pse zëvendësoi “patriotin” anti-amerikan Albin Kurti.
Heroi dytë, por jo për nga rëndësia, por sot nga radha, është Hashim Thaçi. Ky është rasti që politika e Kosovës të reflektojë ndaj politikës së demonizimit që aplikon ndaj liderëve politikë, kur ata duhet të marrin vendime të mëdha për Kosovën.
Gjithë politikanët e Kosovës, kundërshtarë apo aleatë të tij, e kanë demonizuar atë si njeriun që po i përgatiste varrin Kosovës në Uashington, për interesa të tij.
Në fakt, kjo marrëveshje është marrëveshja e lobuar nga Hashim Thaçi. Në takimin e parafundit ai u kthye nga rruga, se u thirr për të dëshmuar në Hagë. Kjo që u nënshkrua sot, do të nënshkruhej ndoshta atë ditë.
Avdullah Hoti u kthye disa orë pas tij, se ende nuk kishte mësuar letrat e zyrës së tij.
Merita e Avdullah Hotit është që nuk e keqpërdori politikisht pozitën e tij dhe erdhi e mbylli një marrëveshje që ishte nisur nga presidenti i Kosovës.
Në finale, presidenti i Kosovës nuk e përdori marrëveshjen, siç u demonizua nga rivalët, për të shpëtuar nga burgu, por shpëtoi armiqësimin e Kosovës me SHBA, dhe vetë po shkon në burg. Dhe për këtë meriton së paku një ndjesë publike dhe një vlerësim për këtë histori.
Nuk po e zgjas me Edi Ramën, se ai nuk është hero në këtë histori, pasi nuk ka bërë ndonjë gjë të madhe, por vetëm ka duruar akuzat si tradhtar.
Ai u masakrua në Prishtinë për Minishengenin. Sot e firmosën një marrëveshje, ku pranojnë Minishengenin dhe po e quajmë kapitull të mbyllur, pasi Edi Rama votohet në Tiranë, jo në Prishtinë.
Por tani, kur përshëndesni të gjithë marrëveshjen, që nga Ilir Meta e Luzlim Basha në Tiranë, e deri tek të tjerët në Prishtinë, kini parasysh se po i kërkoni pa dashje ndjesë Edi Ramës, i cili ndoshta nuk do t’ua kërkonte kurrë këtë gjë, pasi bëri atë që orientonte SHBA për Kosovën, dhe jo hallet e kaçakëve që duan pushtet në Kosovë.
Sot është një ditë e mirë për Kosovën, jo se ka bërë një hap para në raportet me Serbinë, por se ka mbrojtur me dinjitet në një moment delikat të historisë së saj, raportet me SHBA, të cilat rrezikonin të hidheshin në erë nga politikanë populistë të Kosovës, që mendojnë se kanë të drejtë të bëjnë pazar për karrierën e tyre, duke e trajtur Kosovën si pronë për klering.
Avdullah Hoti dhe Hashim Thaçi, dhe dy partitë e tyre, treguan se janë serioze në frymën e shtetformimit të Kosovës.
Dita e sotme i dha seriozitet shtetit të ri të Kosovës, pasi provoi se ka një Qeveri e cila nuk bëri asgjë historike, përveçse ruajti historinë e shkëlqyer të raporteve të Kosovës me SHBA. Kaq mjafton ta shpëtosh Kosovën, pa qenë nevoja të shpallesh hero. Por natyrisht, pa qenë nevoja të shpallesh tradhtar.
??
Zoti Baze, te jesh laké i kujdo qofte nuk mund te quhesh patriot e aq me pak hero.
Ata quhen thjesht shkurt dhe shqip : L E G E N A !
Si perfundim a u njohen kufinjte e Kosoves nga Serbia?
Jo qe su njofen por serbia tha hapur fitorja eshte e serbise se nuk e njofim kosoven.
U firmos linja e trenit , kush vete ne serbi dhe kush vjen ne kosove?
U firmos autostrada, fitorja eshte e serbeve se ata synojne te vijne ne adriatik jo kosovaret ne serbi
U firmos lgbt etc
Dhe ne fund pika ku thuhet dialog per ndarjen e liqenit te cilen e Ka kosova
Shkurt kosova mori te gjatin e trump ose vucic
Mareveshja eshte nje shtet si palestina firmos ketu firmos aty
kur duan te bejne ndryshime nuk kan te drejte se Ka firmosur vucici me trumpin
Nuk behesh shtet me firma e deklarata me mareveshje dhe nje shtet e njef nje shtet se njof
Kosova mori leshte e currit sot sa I hodhi prangat vetes sot
Ti, diten e marteses e do ciftin me dy femije?!
CFARE ARRJTI KOSOVA, PERVEC SE PRODHOI 2 HERONJ????!!!! ????????
O “liro”, Pamvaresia e Kosoves i kaloi12 vjet o kaush, por t’i kujon se ajo ndodhi dije!
Sakte 100%
Bravo Mero , exelent. Je koke me koke me te madhin Frrok Cupi per analiza. Te admiroj per kete nivel analize. Vertet Abdulla Hoti duhet te jete krenar qe me thjeshtesine e tij dhe kembenguljen arriti me ne fund te mbaje gjalle rolin e ShBA ne Kosove dhe te bej nje hap te madh drejt normalizimit perfundimtar , pra drejt njohjes reciproke te Serbise. Albini dhe Ramushi sonte jane te merzitur se u rane puplat nga deliri i madh i pushtetit qe i karakterizon te dy keta ish kryeministra.
Duhet të jesh jashtë kontekstit të kohës dhe hapësirës e mos të jeni në dijeni që ka pasur jo vetëm tendencë por edhe angazhim të strukturuar për copëtimin e Kosovës dhe në këtë kontekst pozicionimi i Ramush Haradinajt kundër copëtimit e ka ndalur copëtimin e Kosovës.Copëtimin e Kosovës e ka ndalur i nderuari Ramush Haradinaj jo se ka vendos taksen por sepse është FAKTOR e jo AKTOR.Marrëveshjet politike mundë të nënshkruhen prej AKTOREVE por jo pa u dakorduar FAKTORET.Tani meqenëse FAKTORI e ka shmangur rrezikun e copëtimit ,AKTORET janë të mirëseardhur me dhënë kontribut pozitiv në procese politike.
Raul mos bej shaka!Ku Mero Baze e ku Frok Nano!Froku i afrohet me shume te ndjerit Pjeter Arbnorit se sa mendiit te Mero Bazes!Mos te harrojme qe Mero Baze ka qene nje here Frok ndersa Froku kurr nuk mundi te behet ndonjehere Mero Baze,jo se nuk do por ndoshta nuk eshte ne gjendje ose nuk kupton aq sa duhet!Ndaj more Raul sotper sot vetem nje editoralist eshte ne maje e ky eshte Mero Baze e ndoshta pas tij si gazetar i mirefillte qendron Carlo Bonino me shtypin e tij te pavarur e realist!Frok Sh(Qupi),PD ka nxjerre plot !
Asnje, e perseris asnje gazetar shqiptar nuk eshte ne lartesine e Bollinos. Kjo ne te gjitha drejtimet, perfshi raportin korrekt koherent gjithekohor ndaj personave personazheve e ngjarjeve. Ndershmerine ndaj publikut, lexuesit te ndjeshem, qe t’i kupton “akrobacite” oportuniste,
edhe kur ti si gazetar e nenvlereson.
Ndershmerine ndaj profesionit te vet ne raport me drejtesine si koncept. Te gjithe jane luhatur, Bollino kurre. Gjithashtu, sfidoj te gjithe, t’i gjejne nje gabim gjuhesor, sintakse morfologjie leksiku shkrimeve te Bollinos ne shqip. Per saktesi è korrektese, shqipja e shkrimeve te Bollinos eshte e krahasueshme vetem me ata te kalibrit Robert Schwarz. Pa folur per qytetari, gazetaret shqiptare vuajne akoma, e do ta vuajne akoma gjate sindromen agolliane te “trastes me balte nga “Devolli”. Ketu nuk eshte fjala per simpatira e tifozlleqe emotive ndaj personit, jo, thjeshte vlerat reale qe u pergjigjen principeve dhe nivelit te kerkesave te seicilit prej nesh.
?
Po na shpjego njehere o Mero pse ishte prish SHBA me Kosoven pastaj na thuaj sa mire qe Thaci dhe Rama na i pajtuan prape…
.Mero, fituesi i pare I kesaj marreveshje jane SHBA. Me kete marreveshje gati I pritet rruga ndikimit rus por edhe europian e kinez mbi Serbine duke e shtrire edhe mbi Kosoven, sikur te ishin nje shteti.
Fituesi I dyte eshte Serbia. Me kete marreveshje Serbia zgjidh te gjithe problemet ekonomike,ligjore, pronesore, fetare me Kosoven pa e njohur Kosoven, duke e shnderruar ate ne nje Palestine ballkanike. Tashme Serbia nuk è njeh kurre Kosoven, dhe ne se BE ve kushte ajo i kthen krahet sepse ka pas SHBA. Kosova mbetet pe jete nen kushtetuten serbe, nen legjimitetin serb, si Taivani nen Kinen. Kete è forcon me shume integrimi ekonomik I shumefishte, pra jo integrim me Shqiperine dhe BE por integrim me SHBA dhe Serbine. Kjo eshte kryevepra diplomatike è antieuropianit Trump
Humbesja me e madhe eshte Kosova dhe ceshtja shqiptare. Ideja è Rames per bashkim nepermjet integrimit ne BE eshte pothuajse shkaterruar.
Por cmund te bente Kosova perballe presionit amerikan..? Te zvarriste bisedimet ashtu sic bejne shtetet e dobeta me shprese se ne SHBA fiton Biden.
Nderkohe fajtor kryesor per kete situate jane edhe BE qe duan te jene te medhenjte por mbeten gjithmone te percare dhe pa force politike duke lene Kosoven nje is hull te izoluar dhe Shqiperine te behet Zvicer pastaj ta pranojne. Sidoqofte faji mbetet tek ne kryesisht, tek politika idiote servile dhe media e shitur apo pa ide te thella, si ky artikull I Meros. Per te mos folur per berishistet tribale dhe kryehajdutet e Metes. Kaq per sonte Mero.
Shqiptaria ne Ballkan ka Humbur 8 me 2 ne kete takim fasad paraelektoral…..
Te jeni aq i marr sa te mos ta kuptoni kete fakt kaq te dukshem o Arnalist i Shqyar..
*****
Nuk ka asnje tradhetar, ka vetem dobiça antishqiptar, ketej dhe andej kufirit.
Ka dhe idiot delirant, qe ne kurriz te interesit kombetar, pësojne *gola çdo fundjave nga fqinjet, dhe i quajne suksese……..
Por, po kete delirant, kur tu dali dehja e fitores pas nje jave, do ta kuptojne dhe do thone:
Uaaaa, na e futen prap Serbet…!
Ashtu si pohoi Kriministri i Buton Mero Hanxhiut para nje muji…..qe tha na mund3n serbet..
****
Nuk e shpjegoj dot se sa humbem nga kjo marrveshje,,,,,dhe ne kembim te çfar???
E vetmja shprese, per lenien ne harrese te ketij pisllek marrveshje, eshte Fitorja e Joe Biden
Futja pordhès Ymer, mos u ndal. Kush lexon paçavuren tuaj, mendon se Serbia e paska njohur Kosovèn. HERONJTÈ E YMERIT, janè gjysmagjelat Avdullenj, qè iu ngjajnè atyre figurave tek ish teatri i kukullave nè Tiranè.
Ata, nènshkruajnè gjithçka. Pèr atè gjè u vunè aty, pèr tè nènshkruar ASGJÈNÈ.
Shume e sakte,disa gomere ne kuptimin e plote te fjales ne Kosove haruan shpejt se kush ja solli lirine dhe dinjitetin,megallomane marksist,mosmirnjohes deri ne cinizem,ndaj Amerikes.O tru thare pa Ameriken juve ju shteron dhe oksigjeni.
Mero makiavelisti dhe rrëfimtar i gjysma të vërtetave. Ajo pika ku thuhet që Serbia për një vit do të ndërpresë çdo lobim për mosnjohje dhe tërheqje të njohjeve te Kosovës nga shtetet e tjera është dhe fryt i reciproritetit të Albin Kurtit. Albin Kurti ka kërkuar historikisht që Kosova dhe Serbia të bisedojnë si shtete të barabarta dhe jo njëra shtet i lirë dhe tjetra vasal. Për mua pika më e rëndësishme ishte njohja e Kosovës nga Izraeli.
Sa shume budallenj si vlora1912 ka ne Shqiperi !
Mendoj te kunderten, komenti I “Vlora 1912 eshte eshte pika mbi ” i “
Lexo pergjigjen e Joe Biden sot, per te kuptuar se kush eshte Budalli këtu.
*****
Por ti dukesh qe je i zgjuar mor Nord.mt…
Dhe kjo jotja quhet Zgjuarsi Gjeografike Veriore(jo Gjerësi gjeografike!!)..
Me nje fjale o Mero, vete si vete kjo pune dhe dopio gjashta i mbeti ne dore Hotit.
Rrofsh e Mero që na ndihmon të kuptojmë gjërat ju se ashtu duam por se afrohen më shumë me të vërtetën. E njohu s’e njohu serbia, kjo pak rëndësi ka, ajo nuk mund të zbatojë këtë marrëveshje ekonomike, qoftë kjo, pa biseduar me përfaqsuesit e atij shteti që s’e ka njohur akoma. S’e njeh qeveria, e njohin ata që do zbatojnë marrëveshjen.
Ska nevoje per tradhetar o gazetar I madhe. Trashesia e politikes eshte 100 here me e mire se tradhetia. Minishengeni qe ja hidhni Rames eshte Amerikane, por e thene nga tellalli Rama e Thaci.
Futja pordhes o iliria se nuk ta pjerdh kush.Mbasi lehe si zagare kunder Rames per minishengeni tani po lepin peshtymen qe hidhe per muaj me radhe kunder minishengeni.Atehere e quan it Ramen tradhtar Tani e quan veper te USA.Albanes I dhjere e i qelbur qe nuk do bashkeatdhetaret e tu o pis.
Mero ,Abdulla Hoti është kondomi njëpërdorimësh i Isa Mustafës ashtu siç Isa është kondomi shumëpërdormësh i Hashim Thaçit.
Dulla u përdor për nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe tani Kosova shkon në zgjedhje të përgjithshme.
C’do te ishte media shqiptare pa Mero Bazen, Frrok Cupin e Skender Minxhozin? Inegzistente. Thjesht kazan.
Bravo, Bravo,Bravo,Bravo, Bravo,Bravo, miliona here bravo e bekime nga patriote nga kosova.
Do ishte njè vend me 2 delirantè mè pak. Jo keq si fillim, apo jo?
Kot i bën avokatinë SHBA-së Mero!
Vetsakrifikimi i Kurtit dhe Haradinajt e bënë SHBA-në të riformatonte qëndrimin për Kosovën Ajo kish rënë dakort me ndarjen e saj.A nuk fliste Hashimi për korigjim kufijsh?
Nga marrëveshja për ndarjen sot kemi marëveshje për kthimin e ekonomisë kosovare në funksion të interesave Sërbe!Kaq!
Shumë shçejt Kosova do jetë një shtet totalisht i varir nga Sërbia!
Kot i bën avokatinë SHBA-së Mero!
Vetsakrifikimi i Kurtit dhe Haradinajt e bënë SHBA-në të riformatonte qëndrimin për Kosovën Ajo kish rënë dakort me ndarjen e saj.A nuk fliste Hashimi për korigjim kufijsh?
Nga marrëveshja për ndarjen sot kemi marëveshje për kthimin e ekonomisë kosovare në funksion të interesave Sërbe!Kaq!
Shumë shpejt Kosova do jetë një shtet totalisht i varur nga Sërbia!
Jam kurreshtar, cfare fituam ne nga kjo marreveshje, dhe cfare leshoi serbi? Pyes per nje shok.
Mero me këtë marrëveshje ,sidomos për Ujmanin, dalngadalë po realizohet ideja serbe,sipas Jelena Miliç drejtoreshë për integrime euroatlantike në Serbi,për menaxhimin e përbashkët ,nga Serbia dhe Kosova të resurseve natyrore të Kosovës.
Serbët kur flasin për pasuritë natyrore të Kosovës thon se kemi kaç rezerva plumbi,zinku
apo edhe qymyri në Kosovë.
Pra marrëveshja për Ujmanin është vetëm hapi i parë i realizimit të idesë serbe për menaxhimin e përbashkët të pasurive natyrore të Kosovës që d m th riintegrim gradual i Kosovës në Serbi.
Dhe çdo interpretim tjetër ose është budallaëk ose demagogji për të arsyetuar tradhëtinë hap pas hapi që po i bëhet Kosovës.
Po kur Shqiperia ia Shiti KESH CEZIT mos u beme te varur ga Çekia ?!
Si cirreshin Pallaska me Buzhalen “Pse Rama diskuton autostraden Nish Durres kur ajo kalon nga Kosova”.Po tani kur Kosova diskuton dhe dokordohet per port te thelle ne Adriatik a mos behet fjale per port ne Mal te Zi, Rripin detar pallaskiot buzhalot te Bosnjes, Kroacise,Sllovenise apo Italise? Me shume gjasa behet fjale per ShenGjinin.Pas kesaj cfare duhet te bejne shqiptaret sipas kosovaristeve te matoshit?
Rezultoi iluzion pavaresia e kosoves
Enderr me sy hapur
Ky eshte fati i fukarait per tru
Mendoj te kunderten, komenti I “Vlora 1912 eshte eshte pika mbi ” i “
O zoti mero si gjithmon brilant…komentet me lart shumica dru me pre pakica sakt….cfar fituam…lerja kohes ta tregoj mos u nxitoni si gjithmon dhe nga darka ne mengjes ktheni 360 grad …duhet te kuptoni pa ameriken jemi te mbaruar….njohja vjen pas nje viti…tani do kemi njohje rresht..dhe ne organizata nderkombetare pak jan keto te mirat pas kesaj shikojini ….lereni rambon e aladinin me luft e pam cfar fitojm…do ket ivestime gjigande…pastaj mos haroni qe lobimi serb ne amerik esht shum i fuqishem …amerika nuk na do vetem neve…do rajonin esht positive per ne….iku koha e luftes…do mendohet per femijet niprit mbesat…kush ka dy para mend….urime z mero
Fitorja dhe humbja ne politike jane per mendjet e vogla e te mbyllura qe kane iluzione per veten e tyre dhe per vendin e tyre… Per njerezit naive dhe te konfuz duhet te kuptoni qe si Kosova dhe Serbia nuk jane qendra e botes dhe me te vertet nuk jane as qendra e rajoni tone ballkanik. Bota ka konfikte shume here me serioze dhe vete Amerika eshte ne nje krize te thelle! Ju duket e lehte qe Kosova te mirepritet ne Shtepine e Bardhe ne zyren e Presidentit Amerikan ne nje tryeze me Serbine? Mendoni se shtepia e bardhe ka kohe te tepert dhe energji te teperta te merret me Kosoven dhe Serbine? Kuptojeni mire o njerez Kosova nuk ka cfare te fitoje me, edhe koha punon per te. Ju jeni aq te fiksuar pas njohjes reciproke sa nuk kuptoni qe firma qe hidhet ne tavoline eshte njohje! Nuk ka rendesi marreveshja simbolike por procesi. Kete e di edhe Albini por edhe Rramushi por te dyve ju duhen konflikti imagjinar per vota, sot te dy moren nje leksion politik. Edhe sikur 100 vjet ti duhet Serbeve te hapin ambasaden ne Prishtine perseri kjo Kosoves nuk i prish asnje pune, perkundrazi mund te jete nje telash me pake.
Tani qe mbaruat hiqni kufirin se ka vajt rradha 10km te hyjne njerezit ne Shqiperi.
Ne cdo kontrate ka nje tekst qe lexohet per publikun, nje nentext mes paleve dhe dicka qe nuk shihet, sidomos kur palet nuk jane dy por tre.
Pyetja eshte: a do shkoje Kosova drejt njohjes reciproke me Serbine ne kufinjte aktuale permes kesaj kontrate, apo eshte thjesht kontrate biznesi ?
Kosoves i duhet legjitimiteti politiko-juridik, ndaj harmonizimi i raporteve ekonomike mund te mos sjelle asgje per synimin madhor te Kosoves. Rasti 30 vjecar i Shqiperise flet per qindra marreveshje ekonomike me BE dhe asnje qartesi rreth integrimit ne BE.
Mero paske bere politike ne kete shkrim dhe jo analize. Mini shengeni eshte = deshtimi ekonomik i kosoves. Spo zgjatem me tej.
Dita e djeshme me kushtetute duhet te shpallet dite zie.
Tradhetia me e madhe ndaj popullit shqiptar ne 1000 vjet!
Ishte e turpshme tek shikoje nje Abdullah (qe nuke dime a eshte apo jo shqiptar) te perfaqesonte interesat e Kosoves si nje dordolec pa karakter ne zyren e Trampit qe nuk ka aspak njohje apo respekt per popullin shqiptar duke perdorur terma lindje e mesme etj etj… qellimisht!
Te mos flasim per marreveshjen qe i jep cdo leve kontrolli ekonomik serbise mbi te gjith popullin shqiptar ne ballkan.
Ne Uashingetone FITOJ Beogradi..Ndane Pergjysem Liqenin e Ujmanit…pra Serbia ka aksess ne Pasurite Kombetare te Kosoves…
Nuk e Kuptoj:pse u Dashka shkuar me kaq Ngute ne Ushingetone???
1-A ishte “Marreveshja Kosove -Serbi” e Njejta e Formuluar me Pare ne Thaci??Apo edhe Akuza per Thacin ishte nje Mjete Shantazhi per te Ulur ne Gjunje Qeverine Kosvare???Pa shume Veshtiresi Kuptojme SE SERBIA KA SHTRIRE NDIKIM E SAJ NE KOSOVE, dhe Kerkone Dalje ne Adriatike Enderre e Mbereterve Serbe….Duket se po e Realizone pa Lufte…MBETET PER TU KUPTUAR :SE DERI KU U SHANTAZHUAN Qeveritaret e Kosoves????????????????????
NJE MARREVESHJE PER NOBELIN E PAQES PER TRUMPIN NE PRAG ZGJEDHJESH DHE PER KOLONIZIMIN EKONOMIK E TERRITORIAL TE KOSOVES QE SJELL EDHE ATE POLITIK
Putini dore jashte e koke e kembe Brenda saj.
Ruleta Ruse ne veprim te plote
Gebelsit te Milloshevicit Vucic celesin e Shtepise se Bardhe…
Hotit gishtin ne prapanice .
Shqiptaret per BIden !
Pse Dhimiter eshte emer “shqipetare” dhe jo Abdullah zoti me comentin Dhimiter?
Kur “njerez” si puna juaj kujtojne se ka patur “Shqiperi apo shqipetare” te pakten keto tre mije vjet qe kur eshte documentuar historia nga Greket Epirote,Ilyre,Maqedhonas, etj eshte per te qeshur se cfare niveli la arritur shoqeria e ashtuquajture “Shqipetare”.
Dhi-Mitra eshte Emri i Perendise Greke.
Hamzate Abdullahet qe u bene Abdyl,Mahmutet se u bene Mehmet,Shehit qe u ben Shehut,Salihet,Hasanet etj po er fat te keq jane me Identitet tutk te pushtuesve Osmane,kane Bese Arabe per Allahun,d.m.th jane tradhetare,festojne Allahun,Barjamin,Namazin,festonin per 500 vjet ditelindjen e Sulltanit.
Ky popull (popola) kete feste do.
Kete e dine mire ata qe hiqen “miqte” e nje shteti islamik.
Ky mero lidhje ska me Kosoven veq nje e di se ky eshte nje LDK uc, dhe siq e dini minishingenin nuk e ka perkrahur Avdulla huti qe mero baze po e heroizon. Dulla se bashku me Isa (hajnin e diaspores) Mustafa minishengenin e kane quajtur minijugosllavi e tash qka? me doren e vet dulla e nenshkroj. Nuk jane heronj por fundrrinat e komunizmit.
Ymeri edhe një herê tjetër ia ka futur kot. Por kot fare ama. Vuçiçi tha se nuk bëmë marrëveshje me Kosovën, të cilën nuk pranojnë ta njohin si shtet, por bëmë marrëveshje me Amerikën për Kosovën! Pra me tutorin e saj. Nga kjo marrëveshje doli se serbët do të shfytëzojnê edhe ata burimet ujore të Ujmanit/Gazivodës! Se do tê jenë po ashtu kujdestarê tê përjetshëm të manastireve ortodokse në Kosovê etj etJ.
Mero dhe të tjerêt që i bien tupanave të patriotizmit duhet të kuptojnë se ky takim në Uashington nuk u mbajt për Kosovên. dhe të mirën e saj.
O milet: dëgjo dhe mba vesh: Takimi i Uashingtonit u organizua pêr shkak të zgjedhjeve në Amerikë. Që Trumpi tu thoshte ungjillorëve tê tij në Amerikë si dhe lobit super të fuqishëm çifut atje se:” Edhe një vend tjetër me shumicë myslimane (!) e njohu Izraelin. Pas Emirateve të Bashkuara Arabe”! Ky ishte qëllimi i vetëm i këtij takimi dhe jo përrallat e Meros. Trumpit nuk i rruhet fare për Kosovën. Madje kam përshtypjen se ai nuk e di ku bie ajo.
Mero Baze, mos u mundo tu hedhish hi syve shqiptarve se sot nuk esht 1 Prilli