Vetëkandidimi i Berishës dhe komedia e Komisionit “Nishani”

8 Shtator 2020, 19:26Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha nxitoi të mos e lërë më fatin e tij në dorë të Bashës. Dhe e ka menduar mirë. Në vitin 2017, për gati katër ditë pasi Basha arriti marrëveshjen me Ramën dhe u mbyll me kunatin duke hartuar listat për deputetë, Berisha ngjante i pasigurtë për veten e vet dhe rrethin e tij.

Basha i hoqi nga lista dhëndrin, a thua se e kishte rival dhe në karrierë, edhe pse formalisht ishte zyrtar i lartë i PD-së, ndërsa Berishën e spostoi të shtatin në Tiranë.

Pati shumë përfolje nëse Berisha kishte apo jo gisht në lista, por ajo që dukej qartë pas shpalljes së listave dhe reaksionit që pasoi, ishte kujdesi i Berishës të mos dukej i papërfillur nga Basha.

Në fakt, ishte i papërfillur. Vetëm kur Basha humbi thellë dhe kritikët ju vërsulën Bashës ta shqyenin, ai i doli zot, duke e kritikuar vetë i pari, por duke u bashkuar me viktimat, që të mbështesnin sërish PD.

Këtë radhë duket se nuk e la fatin në dorë të Bashës dhe komisioneve të tij qesharake. Duke marrë shkas nga provokimi i Rulit, i cili e këshilloi publikisht të shkojë në shtëpi, dhe natyrisht duke dëgjuar zotimet e njerëzve të Bashës, që ai nuk do të jetë më në listë, Berisha vetëkandidoi dje, për të mos e lënë fatin e vet në dorë të Bashës. Bëri publike se do kandidonte dhe kjo nuk varej as nga Komisioni “Nishani”, as nga dëshira e Bashës.

Fill pas kësaj, mbrojti sërish Bashën, që ka vepruar mirë dhe “ka mbrojtur vlerat e PD-së”.

Kjo duhet doemos që të mos duket se vetëkandidimi i tij, është një shpallje lufte ndaj Bashës.

Por mbi të gjitha, vetëkandidimi i Berishës është një zhvlerësim thelbësor për të ashtuquajturin Komision që përzgjedh kandidatët.

Ai tregoi se Komisioni nuk është një mekanizëm që i konsideron të barabartë dhe të barazvlefshëm gjithë kandidatët. Disa prej tyre, si Berisha, janë “edhe më të barabartë”, siç do thoshte Orwelli në veprën e tij.

Nga ana tjetër, vetëkandidimi i Berishës është dhe një përpjekje për t’i dhënë fund poshtërimit që po i bënte Komisioni, sidomos dyshja Ruli-Mustafaj, ku njëri e këshillonte të dilte në pension, dhe tjetri po me aq seriozitet e vlerësonte se kishte punuar mirë dhe e meritonte të kandidonte.

Duke dashur të fshijë nga kujtesa e çdo demokrati, idenë se për atë vendosin të tjerët, dhe jo vetë ai, Berisha vetëkandidoi, duke qenë kështu kandidati i parë i sigurtë i PD-së në listat e vitit 2021.

Tani Basha nuk mund të fshihet më pas Komisionit, për ta eleminuar atë. Nëse e heq, duhet ta heqë vetë dhe të marrë koston e përballjes me të.

Tani Komisioni do të vazhdojë punën, të merret me kriteret teknike dhe formularët, të pyesë kandidatët e thjeshtë, mos kanë ndonjë akuzë për vjedhje apo vrasje, t’i pyesë si e kanë vënë pasurinë etj.

Për Berishën që ka pranuar katër vrasje politike më 21 janar, që ka 26 plus 1 të vrarë për skandalet e të birit në Gërdec, që nuk justifikon dot as vilat në Lalëz, as dhjetëra apartamente në Tiranë, nuk ka më kritere.

Berisha deshi të tregojë se nuk pret mëshirë, as nga Basha, as nga Ruli, dhe aq më tepër nuk pret mbështetje nga Nishani dhe Mustafaj.

Ai vendosi të vetëkandidojë, për të mos e lënë fatin e vet në dorë të të tjerëve. Dhe në të njëjtën kohë, e lidh prap fatin e PD me emrin e tij, pasi e quajti betejë të tij.

Urime kandidatit të parë të zgjedhjeve të 2021, Sali Berishës. Të paktën shqiptarët e dinë qysh tani me kë kanë punë dhe në këto zgjedhje.

14 komente në “Vetëkandidimi i Berishës dhe komedia e Komisionit “Nishani””

  1. Zigur Qarri says:

    PD-ja, KA VDEKUR .
    NGUSHËLLIME PEDEISTËVE.?

    1. qytetar says:

      Edhe ti ZiGur bashke me supen e perditshme.

  2. Kater snajper dhe une ne dritare do hapnim zjarr says:

    Cfaredo krimineli te hyje ne parlament,do te jete me i paster nga sali krimineli.
    Sali vampiri eshte talloni i ligesis dhe i kriminelit…
    Ka thene mire Namik Hoti qe maloku po hipi ne kale nuk zbret pa plumb.

  3. Molla e dijes says:

    O Mero, di gjë sa ka vajtur pazari për një vend të sigurt në listat e PD? Po të PS? Po të LSI? Nqs disponon çmimet bëji publike që të jenë transparente kështu populli merr vesh se si funksionojnë këto 3parti plehrash, bandash hajdutësh dhe mashtruesish ordinerë! Tashmë iu ka dalë të gjithë këtyre politikanëve surrati në shesh se kush mutin janë, dhe cilët mercenarë mediatikë iu lëpihen dhe çensurojnë e vetëçensurohen duke shpresuar se do iu shpëlajnë trurin popullit me propagandë, sofizma, gënjeshtra. O Mero, mqs ti ke qënë dikur bythë e brekë me Berishën, a mund të na thuash sa kushtonte vendi i deputetit atëherë, se me ty i bënte listat doktori. Apo jo? Pra, që të bëheshe deputet atëherë, sa duhet të paguaje, kë duhej të kishe mik, kujt duhej t’i lëpije bythën? Mero, o na thuaj tërë të vërtetën, ose lëri gjysëm të vërtetat.

    1. Cane says:

      Komenti më i goditur.

  4. Pedro i ri says:

    Edhe kesaj rradhe PD për lesh

  5. kurbani & mengeperveshuri says:

    Prolog
    Katandisja e Meros ne nje komentator “sportiv”
    per votimet macabre ne vazhdim duket me sy te lire.
    .
    Jane harruar krimet e berishit “burrit te shtetit” te arvi-zise dhe tani merremi
    do jete apo jo burri I Sllobodankes I Tom Rixhit dhe Fazllicit ne votime apo jo..

    .Jemi lodhr me sofizmat e Meros dhe Spartak Ngjales qe kur erdhen ekspertizat e FBI per 21 Janarin thane ERDHEN PRANGAT E BERISHORRIT..kurse ai fshiu menderen me to patjeter me perlqimin e tyre O MEROOO !

    krahesoni ju lutem nje koment para 9 vjetesh qe jo vetem eshte me actual por tregon se ju nga nje Topci qe gjuanit ndaj shtrigut Viqidolit jeni bere nje “NURSING HOME” per kufoma te moshes trete

    Koment te Tema Evropa përballë bllok-ut dhe automatikut të Tiranës 5 mars 2012

    _____________
    I perkas asaj kategorie shqiptaresh qe jemi rreth nje miljon te shperndare neper bote dhe pa e tepruar mund te them se jemi faktori kryesor qe e mbajme ne kembe ekonomine e atij vendi.Prandaj zoti Mero duhet ta ndegjoni dhe respektoni zerin tone se “nuk kemi frike se na heq njeri nga puna”.

    Eshte hera e pare qe ky editoriali juaj nuk me ka lene shije te mire dhe i eshte larguar realitetit sepse:

    *-Nuk diskutohet me per te falur njeri SRB sot apo neser sepse ai tashme quhet jo vetem i falur por per 21 janarin ai ka marre statusin e “heroit” qe mbrojti institucjonet.Fakti qe ai “urdheroi” lirimin e dy gardisteve vrases ne 8 shkurt e tregon kete.Reagimi i opozites,faktorit nderkombetar dhe shoqerise civile ishte pothuaj zero me perjashtim te ca cicerimave dhe tronditjen komike te ambasadori arvizu.
    Pra ne 8 shkurt 2013 SRB mori pafajesine.Nqs do kishte ndershmeri EKR me e pakta ishte te kerkonte doreheqjen e SRB.Vrasja e 21 janarit ishte politike dhe vetem me veprim politik si doreheqja e vrasesit realizohet denimi ose poshtrimi i SRB

    *-Historikisht faktori i jashtem ka qene suportues i SRB per dekada me rradhe edhe ku ka kryer krime te renda.Dihet se akoma eshte i forte lobi i tij ne WDC qe do ndikojne dhe ne te ardhmen ne mos denimin e tij edhe nese bie nga pushteti.Koha e kaluar e ka vertetuar kete.

    *-Zoti Mero Baze e ka kthyer gazeten e tij ne nje “institucjon” qe vlersohet shume nga shoqeria civile,nga dipllomatet e huaj dhe sidomos nga ne shqiptaret ne perendim.Eshte evidente qe MB e ka ulur shume dozen e atdhetarizmit dhe largpamesit si vizionar i se ardhmes.
    Eshte “ulje kuote” qe votimet apo falja e SRB te trajtohet si kombinacjonet e skedinave te futbollit.

    *-Nqs se do shkohet ne votime qe do menaxhohen nga nje vrases,tradhetar dhe hajdut votash si SRB do jete krimi i fundit qe po i behet atij populli nga opozita,dipllomacia amerikane dhe shoqeria civile.

    *-Te pakten te tregohemi ne nje nivel me popullin e Haitit qe dhe pse satrapi Baby Doc Duvalier ishte mik per koke me amerikanet se ishte antikomunist i terbuar ate e shporren me protesta.Nqs lihet SRB te futet ne votime ne 2021 jo vetem qe do ti fitoje me poshtersi por dhe nje K/M i rradhes po pregatitet …Lulkim Bashuku

    Epilog:
    Lere I nderuar Mero “sudokun” me Sali Kriminelin e Rajersonit Arvizuse dhe Donald Luse..
    .
    Ju Temaxhinjte jeni antienveriste artificjale dhe ndoshta merrni benefite me Kalocet tuaj
    per te ngritur nje tymnaje kozmike per shume aresye te dyshimta.

    I perkas atyre shqiptareve qe kam qene antienverist “bio”
    por Perendimi dhe kryesisht Amerika e ka mbushur kupen ne perkrahje te treshes kriminale Bash-Berish-Meta..
    dhe ka ardh koha te themi NA FAL ENVER
    dhe jo per merite te tij por dhe te ketyre artikujve tua se nga nje topci ndaj klanit criminal te berishajve
    je kthyer ne komentator sportiv & naiv me dashje

  6. qytetar says:

    O zot … nuk kuptoni qe e gjithe PD- eja eshte prone e Saliut !!!!!
    E kush kalama si Lulka mundet te anashkaloj Baben !!!!????

  7. Tori says:

    Ja dhe nje tjeter si te gjithe komentuesit e Temas qe na dalin te gjithe anti Enver por kerkojne qe ti kthehet prap.Nuk e di se kush i beson por megjithate keto luten perdite per kthimin e tij dhe kjo vjen nga” urrejtja” qe kane per te .

    1. ai lart says:

      Zoti Tori

      Nuk e di cfare aresimi
      dhe educate keni
      por mos lef si qeni
      .
      Edhe sikur ai miku me lart qe hiqet antienverist do te kthehet Enveri e ka te pamundur.

      Jo vetem ai por dhe Tramputinimerkelmakroni ect ect te mblidhen te bien enverizmin ne shqiperi e kane te pamundur..biles as zoti vete nuk e ben dot
      .
      Problemi eshte ( flas nga ana kombetare) ishte me I vlersuar ai system ( regjim) nga 1961 me pamvarsi te plote dhe ekonomi te dobet apo ky fak-berishizmi & ramizmi pas 1992 qe na la “lakuriq me duar ne xhepa” ??
      .
      Ishte me I pranueshem te hanim bar ne Kohen e Enverit apo te lepini sot sekrecionet e Xenit qe gezon miljardat e armatimit..
      .
      Pse nuk behet referendum per Kohen e Zogut..Enverit dhe Ram Berishes !

  8. Tani says:

    Nuk e di te kete vendimi gjykate per c’fare u that me larte per Saliun Rama eshte ne pushtet pse nuk funksionon gjykata, per c’fare Ju akuzoni Saliun?

  9. Diana says:

    Nje politikan qe e ka trupin te mbushur me njolla te pashlyeshme gjaku
    nuk e ka problem ta caje rrugen e kandidimit me carje koke dhe ngrirje te buzeqeshjes ne fytyre.
    Askush te mos kete iluzion se kreu i “Trustit te Geshtenjave dhe Boronicave te Tropojes ”
    do te eliminohet nga disa derrkuce qe e kane ngrene me kohe “supen e tij te prishur”!

  10. Gazeta e partise says:

    Merua edhe ne varr me Berishen do merret!
    Nderkohe qe sillua i surrelit dhe nafijet bredhe benza neper vila dhe afrim qendro thine qe do e coje 30 milion kilometrin ne mandatin e trete !
    Pse nuk dalin shumat e shperdoruara nga saliu dhe ramiu?
    Ca u plasi k…i njerezve te shpetojne saliun nga vjedhjet e tenderave apo gerdeci po ashtu edhe sillon me 40 hajdute nga tenderat dhe kubi ka cuar miliardat e merr borxh!
    Ti marri bolino bolja?
    Me kujtohet figura komike Uliks majna kir i thane ca do ta beje ate tan agon shokun e ben keshit qe blinte voten 35 mije leke kilja?
    Tha ah si kam luer duart me gjak si saliu une.
    Duart me gjak i ke lyer dhe kur i vjedh njerezit me ilacet, me ujin qe eshte rrjepje ne kushtet e albanistanit.
    Ku ishte erjon bucka me falni bracja kur u vra ziberi.
    Nuk kishte benz te bardhe dhe rrogen parlamentit ziveri… qe u mbushen syte me lot udheqesve nga rezortet, vilat dhe benzat.
    Nuk hahen keto para o kerma se jemi vend pa breke ne bythe pervec parallinjve si beqja dhe fansave te tij ketu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje