Nga Mero Baze
Për të kuptuar çfarë ka ndodhur në Uashington, shikoni reagimet e atyre që janë hidhëruar nga Marrëveshja.
E para është Rusia. Në një postim poshtërues, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, fyen rëndë Presidentin Vuçiç, për pozicionin e karriges ku ishte ulur përballë presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Debatet që pasuan fyerjen, tregojnë se takimi i Uashingtonit ka prodhuar një linjë ndarjeje mes Beogradit të Vuçiç dhe Moskës së Putinit, e cila mund të ketë pasoja afatgjata. Eshtë e qartë se në Moskë ka neveri për atë që ka ndodhur në Uashington, pasi jo vetëm që cënohen interesat ruse në rajon, në favor të Uashingtonit, por dhe bie rëndësia e Rusisë si ndërmjetëse në proceset mes Serbisë dhe fqinjëve në rajon.
E dyta është Turqia. Reagimi i Ministrisë së Jashtme turke, kundër vendimit të Kosovës, për të hapur një ambasadë në Jerusalem, ka rritur tensionin mes Ankarasë dhe Prishtinës, dhe ka kërcënime jozyrtare, deri në tërheqje të njohjes së Kosovës nga Turqia.
Argumentet e palës turke, kanë të bëjnë me ligjin ndërkombëtar që i jep një status neutral Jerusalemit më 1967, por në realitet ka të bëjë me aleancën e fortë turko- palestineze kundër Izrealit.
Palestina është vendi që nuk e njeh Kosovën, dhe që lufton pavarësinë e saj, dhe Turqia nuk ka mundur dot ta bindë për të kundërtën. Në këto kushte SHBA ka mundur të bindë Izraelin, ta njohë Kosovën, duke vulosur kështu se nga do të mbante sytë Kosova.
Acarimi i Turqisë, zbeh shumë perspektivën e raporteve turko- kosovare, sa i përket influencës turke në rajon, dhe është një test i fortë, nëse Kosova është interes real i Turqisë, apo një vend që që duhet të shërbejë si suplement për të kënaqur interesat e Turqisë.
E treta është Kina. Angazhimi i dy vendeve për të shmangur përdorimin e teknologjisë kineze 5G, është një ndërhyrje direkte në interesat ekonomke të Kinës në rajon, duke e futur rajonin zyrtarisht nën sferën e interesit edhe ekonomik amerikan. Po t’i shtosh dhe kushtëzimin që Rusia të mos furnizohet nga rrjeti energjetik rus i gazit, kjo bëhet dhe më e dukshme.
Një marrëveshje që ka shqetësuar aktualisht tre nga vendet më të fuqishme të botës, është një shenjë që tregon se marrëveshja ka prioritet instalimin e ndikimit amerikan në rajon, e cila është një garanci afatgjatë, që zgjidh dhe konfliktin Kosovë- Serbi.
Dhe e fundit ajo që ka rëndësi është se Bashkimi Europian, nuk ndjehet i shqetësuar nga marrëveshja. Ndryshe nga sa thuhej më parë se iniciativa amerikane po rivalizon Brukselin, kjo marrëveshje ka forcuar raportet mes Bruskelit dhe SHBA për rajonin dhe i ka bërë ato kompaktibële me njëra tjetrën.
Dhe kjo ka po aq rëndësi, sa armiqtë e mëdhenj, që ka prodhuar marrëveshja. Sa i përket të mërziturve në botën shqiptare, nuk ja vlen t’i përmendim se ata dhe ashtu nuk e kanë me SHBA dhe as me përmbajtjen e marrëveshjes, por me faktin që nuk janë pjesë e kësaj historie, të cilën në fakt u përpoqën ta largonin sa të mundnin.
E sigurt është, që në Uashington u forcua identiteti shtetëror i Kosovës dhe pavarësia e saj dhe u fitua një arbitër i fuqishëm dhe i drejtë për paqen afatgjatë me Serbinë.
Kjo është dita e duhur për t’u mërzitur nëse nuk do që Kosova të jetë e pavarur dhe e njohur ndërkombëtarisht. Rusia, Turqia, Kina dhe Palestina kanë nisur të mërziten. Ka dhe plot shqiparë të mërzitur, që të mos ndjehen vetëm këto të përloturit e mëdhenj të botës.
FIKS FARE!
Turqia nder tre vendet me te fuqishme ne bote ?ku mbi gjysma e popullsise punon ne agrikultur,nese sdo ishte per hapje e fabrikave ,fiat tojota reno e mercedes ,dhe ne mos investimin ne antalja ne turizem te bosevemafioz rus cecen do ishte ne gjendjr te mjerueshme
Ti ke shume besim tek politikanet
Besove saliun ta futi
Besove ilirin ta futi
Besove Edin ta futi
Mos beso dhe serbet me trumpin se do e hash thelle
Ajo fotua aty eshte si enveri gju me gju me popullin
Eshte per te hedhur lesh ne syte tuaj
Te besosh vucicin ish ushtarin e milloshevicit do te thote qe ke vida mangut ne tru
Dale prit dhe pak sa te filloje pune mareveshja izrael-Palestine (serbi-kosove)
Matematika e kosoves ishte nje hap para nje hap mbrapa kurse sot eshte nje hap para tre hapa mbrapa
Flasim vitin tjeter per kete teme dhe ku i dihet edhe me shpejt.
O Mero.Po tani une nuk e kuptoj..Po Esat Toptanin e vrame dhe e beme tradhtar se donte te nxirrte Serbine ne detin Adriatik.Tani sipas teje ai po del si njeri perparimtar dhe largpames??!!.
Rusia dhe Kina, o Analist, do te jen perseri ne krah te Serbis, edhe me keto qejfmbetjet e vogla!
Pervec tyre, Serbi Vupich, ish funksionar i Milloshevicit si Minister i Propogandes(informacionit), fitoi dhe SHBA-Trumpiste…
Vetem fakti qe nje zyrtar i milloshevicit, ne rol gebelsi, ka sukses te tille ne WH, eshte humbje e madhe per faktorin shqiptar….
Por nuk eshte ky problemi:
Ne 2008, SHBA e shpalli dhe e njohu Kosoven si shtet te pavarur.
Sot, 12 vite mbrapa, SHBA, dikton nje marrveshje, ku i kerkohet Serbise qe te nderpres Çnjohjet e Kosoves vetem per 1 Vit….!!!!!
Nuk te vret syt fare kjo pike, or ti Far Analisti…????
***********
Te gjitha arritjet e Kosoves ne fushen e pavaresise si Vendimi i GjND etj, mbas kesaj marrveshje nuk do te permenden me…
Serbia, te gjith strategjine e saj me Kosoven, tani e ne vazhdim, do ta ndertoj mbi kete palo marrveshje, ku do thot qe nuk kemi ren dakord per njohje te pavaresise se Kosoves……
Per me teper, mund ta thot qe; Ne nje marrveshje me Amerikanet, te miratuar dhe nga Kosovaret, kemi ren Dakord qe te mos ta Njohim Pavarsine e Kosoves!!!!
Imagjinoni pas 1 Viti,
Trump ne shtepin e bardhe..
Serbia, duke sajuar nje incident me Kosoven, i ankohet SHBA se Kosova nuk ju ka permbajt marrveshjes, si rrjedhim, Serbia do vazhdoj fushaten e Çnjohjeve te Kosoves….
Madje,mnen kete kontekst mund ti kerkoj edhe vet SHBA, edhe izraelit(po e njohu) te terheqi njohjen e Kosoves…!!!
*******
Mero,
Sado. Llafollogji te shkruash ti ne Gazeten Tende, nuk e ndryshon dot faktin se;
-Me kete marrveshje Shqiptaret humben shum, dhe kan ven ne rrezik shum te tjera,
-Rruga Gernellasevper tek kjo marrveshje e shemtuar, sakrifikoj shum gjera dhe krijoj destabilitet ne kohe krize pandemie,
Kjo marrveshje, madje edhe vet Takimi nuk duhej realizuar…
*******
Duket qart o Mero, se me kete shkrim te sotem, je ne nje nivel me Berat Bubuzhelin..
Edi Rama, duket se e ka kuptuar me se miri Golin e pesuar..
Ndaj dhe po rri si i dhje…..
Ti me Beratin doni dhe ca kohe ta kuptoni.
Dhe nderkohe, talluni me Shqiptaret e tjere, qe llogjikshem ja te shqetsuar nga marrveshja Humbese.
Mero! Nuk besoj se eshte edhe shum per tu gezuar per kete marreveshje! Ti me te drejte rendite forcat e interesuara per kete marreveshje.
Kete marreveshje ti e konsideron jo si nje domosdoshmeri reale e dy vendeve fqinje ballkanike, te cilet fare mire edhe mund ta realizonin me vullnetin e tyre te lire, pa nderhyrjen dikujt. Realisht marreveshje u realizua, por jo ashtu sic duhej parimisht. Te dyja palet direkt te interesuara, ben sikur u kenaqen nga kjo marreveshje! I vetmi qe ngeli tamam i kenaqur, por pa qen pale, ishte ndermjetesi!? Ti me te drejte, nder forcat e interesuara per kete marreveshje rendite Kinen dhe Rusin, te cilat sipas teje kane qellimet e tyre te mbrapshta ne kete rajon. Tani une me te drejte shtroj pyetjen ! Mire Rusia me Kinen paskan qellime te mbrapshta, po USA, cfare qellime miqesore paska, qe pa asnje koste sakrifikon kaq shume ne kete rajon!? Une nga gjithe ky zhvillim nxjerr vetem nje konkluzion. Kjo “Marreveshje” nuk eshte asgje tjeter vec’se derivat i nje perplasje te eger midis ketyre forcave rivale, te cilat luftojne per te sunduar tregjet dhe boten, se sa nje deshire humane e Daj Samit, per te rregulluar shtepine e botes. Mjafte bem sikur nuk i shikojme gjerat, mjafte bem konformistin! Popujt nuk hane bar, por me te drejte ti mund te thuash vetem nje gje! Kur ne nuk jemi ne gjendje te rregullojme vete shtepine tone, atehere do te vem berihain, qe te vije bota t’na e ndreqe. dhe kur vjen Daj Sami, e rregullon ashtu sic di vetem ai dhe ne nuk na mbetet gje tjeter vec’se ti themi derrit Daj….
Mero! Ti shkruan sakt dhe flet qarte. Argumentet e tu jane jane te kuptueshem per cdo njeri qe ka dy pare ment ne koke!
Persa i perket keture komentusve te paguar: mos u merzit – sigurojne buken e gojes. Tek tuk eshte edhe ndonje shqipo komplet idiot! Pasi pyll pa derra nuk ka.
O ladi te me falesh por nuk mund te mos flisja dot per veten
Me fute tek grupi I saliut i te paguarve apo tek grupi I idioteve?
Jo per gje por ti tek tema vetem mendime bythlepirje ben
bravo mero bravo edi poshte Armiku
Mundohu te behesh dhe ti intellectual I pavarur pa lepirje pa lavderime
Eh nga sot e tutje no licky licky
Në ato pika e vetmja që diskutohet sot është liqeni Ujmanit.
Çfarë ka me të, asgjë për mua e re sa i përket liqenit sepse ai është thuajse tërësisht në pjesën e Kosovës, në marrveshje thuhet se do bëhet një lloj fizibiliteti për liqenin nga SHBA.
Serbët nuk mundë të bëjnë asgjë përveçse t’fillojnë ta mbartin liqenin për serbi me kova uji po deshën.
Shikoni sa kohë ka humbë Kosova për një marrveshje të tillë që përmbanë as më shumë e as më pak se gjithçka që kanë bërë gjitha shtetet në rajon.
Kjo është marrveshja shkurtimisht.
1. Dy palët dotë implementojnë marrveshjen për autostradën Prishtinë-Beograd (nënshkruarë shkurtë 2020)
2. Dy palët dotë implementojnë marrveshjenë për hekurudhat ndër kryeqytete (nënshkruar shkurtë 2020)
3. Kosova dhe serbija dotë bashkpunojnë me SHBA në lidhje me disa projekte infrastrukturore në Kosovë, hekurudha, autostrada e paqes, projekte bilaterale gjithmonë në bashkpunimë me SHBA asgjë pa praninë e tyre.
4. Pikë e përbashkët kufitare në Merdare (është sot e gjithë ditën)
5. Dy palët të futen në Shengen rajonal (kurë thoshte Edi Rama ta shfrytzojmë taksën për të kap diçka sepse ishte lëvizje politike u shpallë shokë i vuçiç, tashë me duarë n’xhepa dhe në shengenin rajonal)
Që t’mos zgjatem disa nga pikat tjera janë për : hesbollahët arab, bashkpunimë me SHBA në energjetikë, të pa gjeturit natyrishtë, homoseksualët etj.
Lërini pseudo patriotat si albini,ramushi e disa tjerë se trimëri mund të ken por kokën e kan boshë, se ne Shqipëtarët kemi djegur duartë disa herë për njerëz si sala&co apo albini&co.
Lëvizje super e delegacionit të Kosovës me mbështetjen e SHBA që u kurorzua me njohjen nga Israeli.
Turbopatriotëtdështak si te ju si n’Kosovë dolën dhe mbështetën ktë marrveshje, harrun çfarë vjellën 1 vit e ca më parë.
Une kam mendu qe ky mero merr vesh dicka por jam gabuar, ku e din ky qe turqia e ka lutur palestinen ta njoh Kosoven, ku e din qe rusia dhe kina jane hidheru me serbine. I kot ky mendim i ketij mero LDK ucit.
Tashme ka nje marreveshje ku le themi ne fund te nje format A4, eshte firma Km se Kosoves dhe e Presidentit te Serbise. Ky dokument neser mu d te perdoret me sukses nga Kosova ler xshu.e cdeshtje! Ka nje parim! Marrveshjet lidhen ndermjet shtetesh. Serbio si eshte pune i thote nje shtet i ri- ti se njeh Kosoven sbtet dhe lidh marreveshje?! Dhe kuptohet qe ato jane me teira dhe me pak te obliguara ndaj Serbise. Ndoshta kjo eshte fitorja .e e madbe e Kosoves. Nen kete famt Izraeli i zgjuar ksrmoi njobjen e Kosoves – shtet.
JU BOTONI VETEM KOMENTET E ATYRE QE I BEJNE ELOZHE GUZHINES SE MERUSHES
NE TE SEMES JU QOFTE
P,EHRA
Nuk e kuptoj perse kjo marreveshje komentohet si politike kur pikesepari eshte qartesisht ekonomike…Ne Kosove dhe Shqiperi ka shume energji qe nuk clirohen prej faktit se demokracia e drejperdrejte nuk ushtrohet (pervec kushtetutes se 1998 me shume se 20 vjet me pare), dhe si pasoje mbyten aspiratat e Shqipetareve ne trojet e tyre, dhe ato miliarda $ serisht do shkojne ne duart e disa te “zgjedhurve me perfaqesim”, qe realisht perfaqesojne vetem egot e tyre.
Shume zhurme,per hic gje, ose u mbars mali e polli nje mi.
A,ja ,se per pak harrova,Tramp foli me Bibi Netanjahun ne tel
dhe Israeli njidet nga republika “islamike” e Kosoves,
nje fitore e madhe per Israeli, tramp njekohesisht ben reklame
me politiken e tije te jashteme,qe i sjell atij automatikisht me shume vota.
Kesaj i thone ,te kenaqesh me luge bosh.
Ne ketej nga anet tona keti muhabeti i themi: TI KRUASH KOKEN DHE TJA LESH MORRAT BRENDA.
Fitues eshte Trumpi qe ne fushate do perfitoje vota nga Serbet. Shqiptaret dhe ebrenjte qe votojne ne Amerike.
O ladi te me falesh por nuk mund te mos flisja dot per veten
Me fute tek grupi I saliut i te paguarve apo tek grupi I idioteve?
Jo per gje por ti tek tema vetem mendime bythlepirje ben
bravo mero bravo edi poshte Armiku
Mundohu te behesh dhe ti intellectual I pavarur pa lepirje pa lavderime
Eh nga sot e tutje no licky licky
Mero eshte i sakte per ato gjera qe duken sheshit.
Por…si dihet si eshte e verteta.
Profesori k.e.n
Mirë o mirë, dakord që Rusia, Turqia dhe Kina u pezmatuan e u hidhëruan nga kjo marrëveshje, po Kosova çfarë fitoi??
Fantastik je z. Mero por ke harruar dhe faktorin e brendeshem qe u merzit me shume dhe keta jane Like floriri dhe Sali vrasesi….. Keta qe slane gje pa thene per minishengenin ballkanik qe propozoi Rama ndersa tani ju eshte zene goja me mut dhe me te madhin e bengri Ramush gomari….
001, beje me mire 000, sepse me sa duket zero je!
Eshte interesant qe shqetsohesh personalisht kaq shume, vecanerisht per opinionet e mija.
Fati e ka dashur qe une prej me shume se dy dekata ta hedh shurren perpjete, pa ja patur nevojen askujt nga qenefet qe e kane qeverisur kete vend.., por me spiune sigurimi, me sherbetore te komitetit qendror, apo me debila si puna jote: nuk mund te harxhoj kohe!
Me vjen shume keq per ty, por gjeje vehten pa qene sherbetor i kerkujt dhe duke u hequr si i pavarur..!
I vetmi problem qe une kam, nese mund te quhet i tille eshte: une e dua vendin tim, e dua Shqiperine.