Nga Mero Baze
Edi Rama rihapi debatin mbi hapjen e pjesshme të listave, duke përdorur si arsyetim kuotat gjinore. Hapja e pjesshme e listave nënkupton që rreth 30 për qind e listës të jetë jokonkurruese, por e caktuar nga partia.
Pjesa tjetër që është e hapur, i përket 20 për qind të listës fituese. Pra më shumë se gjysma e fituesve i bie të përcaktohen sërisht nga partia.
Kjo natyrisht që nuk është më një formulë e listave të hapura, por keqpërdorim i fjalës listë e hapur.
Por Edi Rama nuk e bëri të sigurtë këtë. E tha vetëm si opsion, nëse nuk gjente dot “zgjidhje” për kuotat gjinore, për të cilat në fakt zgjidhja është e qartë. Pasi e hap plotësisht listën, dhe shikon kush ka marrë më shumë, 30 për qind e listës fituese, bëhet me gratë që kanë marrë më tepër dhe 70 për qind e listës fituese bëhet me burrat që kanë marrë më tepër.
Por me sa duket Edi Rama nuk e ka hallin tek gratë e shumicës, por tek provokimi i Lulzim Bashës. Ai kërkon të testojë nëse atij i intereson të ruajë pozitat në përcaktimin e grupit të ri parlamentar, pasi listat plotësisht të hapura, e fusin atë në telashe, për të siguruar vende për pesë aleatët që i ka si gjobë, në listat e PD, dhe për drejtuesit kryesorë të PD.
Dhe nuk është se nuk i ka funksionuar provokimi. Në rrethana normale, Lulzim Basha dhe PD duhet të kishin reaguar ashpër ndaj fjalimit të Ramës. Por ka reaguar vetëm Monika si “patriote” që do mbrojë detin, dhe askush tjetër për listat.
Në kushtet kur koalicionet detyrohen të garojnë me një listë të përbashkët dhe ajo praktikisht është në masën më të madhe e mbyllur për listën fituese, mos hapja e listave plotësisht zhduk gjithë aktorët e rinj politikë nga gara dhe lë partitë e vjetra, ku LSI pritet të dalë koalicion më vete, PD më vete dhe Edi Rama më vete.
Me këtë formulë Edi Rama dëmton vetëm opozitën e re që do të provojë të hyjë në zgjedhje, e cila duket se do të jetë me së paku tre parti deri tani. Nëse atyre u imponon mbylljen e listave deri në 30 për qind, praktikisht i ke kthyer tek sistemi i listave të mbyllura dhe i ke lënë jashtë Parlamentit.
Por deri atëhere gjërat mund të ndryshojnë. Më shumë se sa direktivë, Edi Rama sot e tha këtë si provokim ndaj Lulzim Bashës dhe Ilir Metës, për të testuar sa rehat ndihen ata me lista të pahapura plotësisht.
Duke qenë se socialistët do të hyjnë të vetëm në zgjedhje përballë dy koalicioneve opozitare, LSI e PD, mbyllja e derës për opozitën e re dhe pakësimi i shanseve për të, krijon idenë sikur Rama kërkon ta ndajë pushtetin me dy të parët, ose ta marrrë të gjithin vetëm.
Vetë kjo ide mund të prodhojë aq zemërim dhe politikë, sa t’ua prishë qetësinë të treve. Nuk ka gjë më të pamatur, se sa para zgjedhjeve, të dukesh se i trembesh alternativave të reja.
Edhe pse Rama duket se e ka taktikë për të provokuar debate me Bashën, kjo është e vetmja gjë që të tregon të vjetëruar në politikë.
Rama tallet me popullin .Kur thua lista te hapura bej lista te hapura,mirpo keta fillojne manovrat jo 30% jo 70%.Hap listat kush ta meritoj te vej ne parlament ,kuota gjinore eshte shume e lehte per tu caktuar,por rames i duket vetja i zgjuar dhe ben lojra
Po krijohet aleanca e motershkerdhyerave
E pra e shikon u be sheleg lulqimi sot
Dhe loqja i PS qe ben sikur mbron kuoten e femrave
Ska me te poshter sesa kjo alibi per mbrojtjen e kuotave
Per cudi dhe aleatet e bashes po rrine urte duket qe mareveshja eshte bere
Ishalla rjedhin Votat me barrela nga partite e reja
Na ka care carin me kete barazine gjinore… e reklamonte e thoshte se me grate do ecte shqiperia perpara… 8 vjet ne vendnumuro….dersa lulin e ka zene frika e nuk do kaq shume perparim ndaj nuk do e pranoje propozimin?
Rama nuk ka asnjë problem me hapjen ose jo të listave. Problemi për të është ai që thotë 30% të jenë të garantuara femra.
Në se listat hapen 100 %, atëhere duhet sanksionuar që 30% të jenë femra për çdo subjekt që fiton vende në kuvend. Në se garantohet kjo, Rama s’e ka problem a janë të hapura 100% apo jo listat.
Listat e hapura u djegin të tjerëve dhe sa më e vogël partia, aq më shumë kryetari i saj nuk i do listat e hapura.
MOS E CANI KOKEN FARE O NJEREZ
RAMA TANIME E MORI BUCEN PERDORE E BASHKE ME TE DHE PSja…….DADOJA E MAJKOS.
Kur thua e hapur …. hapet e Plote !!!
Kur thua pjeserisht e hapur eshte si puna e kurves qe ngre pak fustanin …!!!!
Lista te hapura, shale te hapura, kuota shalesh perpjete, pidhi s emes, lesh arapi, pune shkerdhatash me Rame, Bashe e mut gjithe te tjeret.
Rama per pushtet dhe lek ben gjithcka. Beri aleanc me Ilirin ne 2013 ben dhe me Lulin ne 2021. Rama eshte njeri pa vlera njeh vetem interesa jo per popullin por per vete . Ai e shkaterroj Shqiperin akoma me keq sesa paraardhesit.