Kur nuk të besojnë, as premtimin për dorëheqje!

11 Shtator 2020, 18:58Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ilir Meta vazhdon të mos heqë dorë nga “kërcënimet” që do të japë dorëheqje.

Fillimisht kërcënoi ende pa shkuar në zyrën e presidentit, në fushatën e vitit 2017. Ndërkohë që kishte marrë votat në Kuvend dhe priste të merrte detyrën në korrik, ai u angazhua në fushatë elektorale, me eskortë si president, duke kërcënuar dhe shantazhuar në Lezhë se nuk i interesonte posti që i kishte dhënë Edi Rama, por ishte gati të përballej me të.

Nuk e mori njeri seriozisht, madje as Aldo Bumçi, që ishte rivali partisë së tij në Lezhë. Zgjedhjet mbaruan, Edi Rama fitoi i vetëm, ndërsa Ilir Meta u kthye në Presidencë, për të filluar betejën si president i opozitës.

Në pranverën e vitit 2019, pasi kishte bërë disa beteja me Qeverinë për mos dekretime ministrash, duke i hequr deputetëve kompetencën e tyre thelbësore, që ka të bëjë me votimin e një Qeverie, ai kërcënoi për herë të dytë. Ndërsa turmat me molotov mbushnin një herë në javë Bulevardin, ai sërish hapi fjalë se do të jepte dorëheqje.

Këtë e bëri pasi ç’dekretoi zgjedhjet dhe i shtyu me mendjen e vet më 13 tetor. Pas kësaj u hap dhe lajmi se do japë dorëheqje që të bëhet krizë institucionale dhe askush të mos ketë fuqi të vendosë asgjë.

Kur e pa që askush nuk përfilli ç’dekretimin e zgjedhjeve dhe dekretin për zgjedhjet e reja, por shkuan në kuti të votimit më 30 qershor, i futi një xhiro maleve me Çim Pekën dhe u kthye prapë në Presidencë me bisht në shalë.

Herën e tretë që kërcënoi me dorëheqje, ishte kur socialistët ngritën Komisionin Hetimor për shkarkimin e presidentit, për shkelje të rënda kushtetuse. Ai deklaroi se, “nëse Komisioni i Venecias deklaron se kam shkelur Kushtetutën, do jap dorëheqjen”.

Komisioni i Venecias deklaroi se ç’dekretimi i zgjedhjeve të 30 qershorit ishte shkelje kushtetuese, por shtoi se meqë shumica nuk e përfilli Metën, ajo nuk shkaktoi pasoja të rënda. Pra presidenti u certifikua edhe si shkelës Kushtetute, edhe si njeri që nuk përfillet. Pra dy herë më keq.

Ai sërisht e hëngri fjalën dhe nuk dha dorëheqjen, duke u justifikuar se e shkeli Kushtetutën, ‘por ju nuk më përfillët’. Kjo në fakt përbën dy arsye për të dhënë dorëheqje, e para si shkelës Kushtetute, dhe e dyta si një president që nuk e respekton askush, por kjo e dyta i duket alibi. Nuk e dha dorëheqjen.

Tani në prag të zgjedhjeve parlamentare, kur LSI del në sondazhe 1,4 për qind, dhe kur duket se ai nuk ka asnjë shans të faktorizohet për zgjedhjet e tjera, kur reaksioni ndaj shfaqjeve publike të gruas së tij, është 100 për qind negativ dhe kur ai ka plane të tjera për të ribërë një parti të re, po e mendon dhe një herë këtë punën e dorëheqjes.

Por këtë radhë krejt ndryshe. Këtë radhë premton se do ta japë dorëheqjen një ditë pas zgjedhjeve, për t’ia ngrirë Lulit buzëqeshjen. Kjo, duke nënkuptuar nëse ata do fitojnë.

Nëse ata do humbasin akoma më keq, ai do jetë lideri suprem i opozitës dhe do nisë ofensivën e madhe kundër Edi Ramës.

Por ky premtimi i fundit për dorëheqje duket se e ka një problem serioz, pasi tregon më shumë pasigurinë e tij për të ardhmen, se sa sigurinë çfarë do të bëjë.

Nëse ai është gati për luftë, duhet të jepte dorëheqjen ditën që dekretoi zgjedhjet dhe të dalë në betejë. Pastaj pas 25 prillit, le të bëjë ç’ti dojë zemra, po fitoi.

Por ai do që betejën dhe përgjëgjësinë ta kenë të tjerët, kurse ky të shfaqet me lugë në brez, ose me pushkë në dorë më 26 prill, pasi ka premtuar dorëheqje.

Ky është paralajmërimi i katërt për dorëheqje, që i bie nga një për çdo vit që ka qenë president. Po të duronte dhe një vit, i mbaron mandati dhe s’ka nevojë të premtojë më dorëheqje, pasi është e qartë që ai nuk është duke kërkuar të iki nga pushteti, por duke kërkuar pushtet më shumë.

Problemi është, kush ja ka mbushur mendjen, që po të paralajmërojë ky dorëheqje, njerëzit mërziten apo shqetësohen.

E vërteta është se njerëzit mërziten pse ky nuk jep dorëheqjen, apo pse nuk e heqin, dhe jo pse paralajmëron dorëheqje.

Edhe dje, sikur të mos ishte paralajmërimi i katërt për dorëheqje, në Tiranë do kishte nisur festa. Por ngaqë është e katërta herë që gënjen, as mërzitet dhe as gëzohet njeri, nga paralajmërimet për dorëheqje.

Është rasti kur njerëzit kanë hequr dorë nga presidenti, duke mos i besuar as premtimin për dorëheqje. Merre me mend sa mund t’i besojnë premtimet e tjera.

23 komente në “Kur nuk të besojnë, as premtimin për dorëheqje!”

  1. Elton says:

    Haha….sa kam qesh….shume e bukur ajo shprehja se kush ja ka mbush mendjen se e la vlera…haha…fix..ike o Ilir TOPJA do thonte vlonjati…haha

    1. h says:

      Meta si fshatre qe është ,ka psikollogjinë e dominuar nga botëkuptimi fshatar i “bllofit perpetuo”.
      Balzaku e ka shpjeguar mjeshterisht kete fenomen ne romanin e tij “Fshatarët”.
      Fshatari ne çdo veprim eshte i bindur se eshte më dinaku,qe ja hedh te gjitheve dhe qe i mashtron te gjithë.
      Ai nuk del dot nga morsa e kesaj subkoshience.
      Ai do mbetet fshatar deri ne vdekje dhe mos keni asnje shprese te perparohet.

      1. Merimanga says:

        ????????..sakte fare…????

    2. Zeri i Popullit Mero says:

      Vura re qe artikuj ku flet gjigandi Rama i zhduke ose i fundose? Te mori ne telefon Rama?

    3. Prind says:

      Me duket se do te dorehiqet dhe do te veteshpallet mbret ? !! Do thoni ju- pse c’kishte me teper Ahmet Zogu qe u veteshpall mbret?!! Une mendoj se te pakten, Zogu nuk flinte me Monikra , por i zgjidhte femrat neper ajkat e aristokracise europiane. Mirepo Meta mendon se ska asgje me pak nga Zogu, madje flori ndoshta ka me teper!!

  2. Xhezua i zi., që mbeti ba biçikletën e vjetër☹️ says:

    Unë e besoj që presidenti do dorhiqet .
    Do fillojë fushatën nëpër rrugë dhe sheshe si i marrë.
    (ka hall të madh)
    Do ti mblidhen aguridhet e tij dhe rrugaçëria e PD-së, ata që dhe PD – në e turpërojnë.Pa do të ketë edhe ca serioz Paloka, Strazua, Grigja , Bërisha është shumë serioz, s’besoj se i pëlqen komedia.
    Them se koloritin do ta shtojnë Salianji dhe Gazmendi, ngjyrat janë gazmore dhe do ja shtojnë gazrat mitingjeve.
    Pastaj, çtë them unë Mero, Mona nuk i shkon .Ajo bën vetëm dashuri me Metën .Në miting shkon Nora.S’di se si do tja bëj Nora, se ajo pëlqen vetëm të qajë, tragjedinë ka qef ajo .
    Mero, thashethem :- Do të jetë edhe Manjani
    Vetëm të rrëzojë Ramën , pa edhe mutin i ha Metës ai .
    S’di kush tjetër do të shkoj në mitingjet e Metës por Basha jo .S’ka kohë për të humbur , po depilohet se ka takim të fshehtë me Ramën, edhe ky lajm ë mbetet këtu .
    Sapër Dashin, o i xon po nxjerr rrakinë e sezonit .
    Unë them të shkoj nëpër këto mitingje, do jetë gallatë .
    Do flasim kundër vjedhjeve, krimeve zgjedhore, korrupsionit të zyrtarëve dhe qeveritarëve ..me një fjalë gallat e madhe .
    Ti mos hajde më mirë , se ti ke makinê dhe ta djeg Rama pastaj .Mua dhe biçikletën që e kisha 40- vjeçare ma vodhën .
    S’kamë se çumb.Kush do gallat , të vijë presidenti është i hapur .

    1. filja says:

      PO ne ç’na duhet portokalli apo al pazar; Xhezua me kenaqi dhe ma ngriti humorin se keto dite, jo do jape doreheqjen presidenti, jo do dale ne mal, jo do mbushi vendin me dekorata, Vlora kesaj radhe u be shesh: te gjithe po shkelein mbi dekoratat e presidentit nga Piluri ne Drashovice, jo corona na mbylli brenda; ore kjo corona ka ndare gjithe burrat nga grate ne dhoma te veçanta ! Monika tiganin ne zjarr dhe lopaten ne brez niset drejte Korfuzit, ama te ben nje çike pershtypje pse e mori Ramushin ne varke kjo? Apo per kundra peshe mos mbytej dhe duhej nxjerrur ne brek. Gjithe keto lajme qe kemi kete vjeshte, rakia do digjet, mishi do piqet Blushi si rrushi shpeshe do zevendesoje presidentin ne fjalime ne facebook, ee, more Xhezo! E di çfare te beshe? Merre ate biçikleten e vjeter e perplase tek dera e presidences se do te bleje te re ai, i vjen keq, me parate qe ka me emrin e Kastriot Ismahilit ne Kongo. Fundja premtoi se do ti çoshe cashe ato 165 000 paund qe paguan per femijet ne Angli per te mos e mesuar letrat administrative qe ti dalin ne mejdan. O Xhezo! Po nuk na thé nje llafe per ate kryeprokurorin Cela, jeton apo e ka zene corona, per ata te Spakut, me çfare merren se keto dosjet tona s’i perfill njeri; Saliu leh perdite, Izetin kane mundesi ta zhdukin ne burg, presidenti ka harruar fare se ka grua, e fton ne zyre si qytetare dhe e veshtronte me zili, eee, sa gjera ka aty, se une jam larg e s’vij dot se duhen dokumenta shtese nga administrata e corones per te hypur avionit. Tani, serozisht, Xhezo: te faleminderit se me kenaqe me ate komentin tend, por merite ka dhe Mero qe prek keto tema me stilin e tij.

  3. DinPak says:

    Keto kercecimet e presidentit per doreheqje, as i ka besuar, as i beson njeri. Ndersa, ate se do t’ia hiqte vehtes si Alende, jo se e besojme, por na e ka qejfi t’i prishet mendja dhe mbase mban te pakten nje kercenim, aq me teper se eshte edhe kercenim i forte.

  4. Ladi says:

    Je fantastik. Hahahahha
    Me kenaqe.
    Thjesht fare na tregon halabakerine dhe turpin e ketyre njerzve te politikes..

  5. Boston says:

    Thank you Mero.

  6. Jimi says:

    Alende do te japi doreheqjen pas vetevrasjes?

  7. Shqiptari says:

    Ne analizen qe ben z.Mero,trajton qarte gjendjen jo normale te kreut te shtetit,betimet e tij per doreheqje pasi veprimet e tij jane ne perputhje me ligjin dhe kushtetuten.Ka kohe qe Meta ndihet jo komod,madje ka demonstruar dizekuiliber nervor,sjellje dhe veprime inatçore dhe parapetjegjshmerie,duke puthur dhe tundur ne dore kushteuten te cilen e ka perdhosur disa here.
    Ne menyre direkte dhe indirekte,Meta,Basha dhe Berisga kane tentuar dhe jane deklaruar se do vene dore te reforma ne drejtesi.Eshte nje reforme qe mesa duket u djeg.
    Qendrimi i prere i komunitetit nderkombetar,sidomos ai amerikan e kane detyruar Meten te terhiqet ose te zvarrise sa te mundet tere procedurat qe ai ka ne dore.Ne procesin e vetingut u eshte prere rruga tere politikaneve se ky proces eshte i teri ne doren e te huajve.
    Duke pare poziten e tij te lekundur,por me shume shkerrmoqjen e partise se tij,kuotat e ulta te opozites ne pergjithesi ,afrimin e zgjedhjeve mungesen e aftesive te Monikes per tu perballur ne kete beteje,Meta luan karten e fundit.Kthimin ne krye te LSI,marreveshje me Berishen dhe kthim ne ekzekutiv.Meta e ka kuptuar qe Basha e ka te humbur davane ne keto zgjedhje,ai nuk mund ta bashkoje PD-ne dhe opoziten,ndaj i ben thirrje mikut te tij te vjeter dhe te rrezikuar si ai vete Berishes per aleance.
    Duke menduar se Berisha ka aftesine te peballet me Ramen dhe te beje aleance me te,hedh kete shashke per e karikuar de per he bashkua kundershtaret e Rames.
    Duke qene ne krye te ekzekutivit,duke pasur Berishen ne Presidence,Meta shpreson te fuse duart ne Reformen ne drejtesi,te shpetoje veten,Berishen,Lulin dhe tere ata qe ndien te frikesuar.A eshte e mundur te ndodh kjo?? PO
    Vetem ne rast se mundin Ramen dhe marrin shtetin.
    A do gjejne mbeshtetje ne popull dhe sidomos ne fatorin nderkombetar qe eshte nje mbeshtetje e rendedishme?Deri tani situata eshte e paqarte,po Meta,Basha dhe sidomos Berishes jane te injoruar dhe te izoluar nga nderkombetaret
    Edhe ne vend kjo dyshe eshte e urryer dhe nuk gezon me besim se ata duhen rikthyer ne pushtet.
    Ende nuk ka reagim nga kuajt e ngordhur dhe te lodhur qe quhen aleate te Bashes,pasi dhe ata jane te trembur nga Reforma dhe te braktisur nga ekektorati.
    Nese Meta ka bere kalkulimet e tij,i ka bere hesapet pa hanxhine,pasi ne fushaten e ardhshme ai dhe partia e tij qe ai e drejton nga zyra e presidences do jene ne qender te goditjes nga e majta dhe Rama sidomos.A jemi ne gjendje se si do rrjedhin ngjarjet?Eshte ende heret per te bere prognoza,por nje gje eshte e sigurt qe ky eshte shansi i fundit pet Meten dhe Berishen per te qendruar ne politike dhe te vazhdojne te tallen me shqiptaret.

  8. Malo Kanina says:

    Ti Mero e di më mirë se të tjerët se përse doli ky muhabeti i dorheqjes, por ke zgjedhur për tu tallur me të për ta çvlerësuar përfundimisht. Por ti e di mirë, që ka nga ata që i mbajnë veshët ngrehur në LSI se çfarë do bëjë Meta, pasi me Monikën e dinë se është kot të shkojnë për të votuar, pasi humbja duket qysh tani për këtë parti. Pra Meta gënjen ata që duan pa tjetër ti gënjejë, si shpresa e vetme që ju ka mbetur.

  9. Pato says:

    Ilir Meta eshte figura me qesharake politike ne nje post shteterore ne 100 vjet shtet. Une nuk di dhe nuk kam lexuar deri me sot president, kryeminister apo edhe mbret qe ka pas Shqiperia ne 100 vjet shtet me qesharake se ky. Ka te mire dhe te keqinj qe ka pas ne krye ky vend, por qesharake si ky veshtire se do ket edhe ne 100 vjetet e arrdhshem.

    Nese ka nje gje qe bashkon votuesit e thjeshte te majte e te djathte ne Shqiperi eshte urretja dhe peshtira qe kane mbi Meten dhe gruan e tij. Nuk njoh njeri te thote nje fjale te mire per te dhe gruan e tij.

  10. Arber iliri says:

    E ka bisedu me Zenin ti lutet babes te behet pres.hahaha

  11. Ne emer te se vertetes says:

    Une besoj se Like Floriri do terhiqet nga doreheqja, dmth nuk do te dorehiqet. O zot, shpetoje Shqiperine dhe shqiptaret nga ky idiot. U beme gazi i botes. Vaj medet sikur perseri nje pakice e shqiptareve ti shkoje mbrapa. Mos e dhente zoti.

  12. Trotski says:

    Ky Delenxhi po e ndjen se Po i Afrohet Laku i Drejtesise dhe eshte Marrosur.Nuk e kontrollon ma Vedin e del e flet Mbroçkulla.

  13. Vleresim says:

    Ate te Alendes e ka premtimin me te mire! Me i mire se 4 mashtrimet per doreheqje!

  14. Velo says:

    Për hajër i qoftë ai premtimi si Alende! Shpëtojnë të gjithë, edhe ai edhe ne.

  15. Roland says:

    Te qifte qeni i haxhiut monik shurren …o hajdut

  16. Ilir meta me keto paralajmerimet per doreheqeje eshte bere si lefter maliqi

  17. roza says:

    Like floriri do te mbetet ne historine e ketij vendi si vrasesi dhe hajduti me i madh…. Por kush e vuri a ka pergjegjesi se hajduti asnje here nuk ka faj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje