Identikiti i të mërziturve nga qeverisja “Rama”

9 Shtator 2020, 19:37Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një përpjekje propagandistike për të bërë garë me objektiva deputetësh nga Edi Rama, apo me fallxhorë të opozitës, që shpallin se sa deputetë do të marrin, përpjekje e cila ka krijuar një kakofoni mbi gjendjen reale të elektoratit para zgjedhjeve. Dhe nuk dua ta shtoj më tej këtë gjë, duke bërë parashikime të reja.

Por ajo që duhet të them me siguri, është se njoh në Shqipëri plot qytetarë që hezitojnë të votojnë, edhe pse më parë kanë pasur një identitet votimi, si të majtë apo të djathtë.

Nëse duhet të bëjmë identiktin e një votuesi të majtë që tashmë heziton të votojë, si krye-arsye do të gjeja pandëshkueshmërinë e korrupsionit në këtë vend.

Pandëshkueshmëria ndaj klasës politike, në rastin konkret, zemërimi që qeverisja 7- vjeçare e Edi Ramës nuk ndëshkoi korrupsionin e Qeverisë së kaluar, është vendimtare.

Reforma në drejtësi dhe bllokimet e saj nga opozita, duken një farë alibie, pasi ajo që nuk ka parë votuesi i pavendosur, është vullneti për të goditur korrupsionin, qoftë dhe politikisht.

Me ndonjë përjashtim të rrallë simbolik, asnjë prej ministrave të Edi Ramës nuk ndoqi asnjë prej çështjeve korruptive për të cilat kishin akuzuar në opozitë, për ta çuar para drejtësisë.

Vetë fryma e Qeverisë së Edi Ramës, duket se ishte në një farë mënyre pajtuese me personazhet e mëdhenj të korrupsionit, të cilët dhe në shumicë mbetën në lojë. Pra asnjë politikan nuk u ndëshkua.

Po ashtu, asnjë aktor i tregut mediatik të korruptuar nuk doli nga loja për t’i hapur rrugë konkurrencës së lirë, përkundrazi po përpiqen të diktojnë linçime publike ndaj aktorëve të rinj.

Shikoni me çfarë agresiviteti opozita e Sali Berishës ka sulmuar ditët e fundit Carlo Bolinon, duke spekuluar sikur Qeveria i ka dhënë atij mbi 1 milard lekë, ndërkohë që bëhet fjalë për një nënkontraktim të një projekti nga një kompani private, ku ngatërrohet qëllimisht vlera e projektit, me fitimin.

Në kohë të Sali Berishës, ministri i Mbrojtjes ka urdhëruar Repartin “N”, siç emërtohen në këto raste repartet, t’i japë mbi 1 milion e ca dollarë Aleksandër Frangajt, për reklamë për repartin ushtarak.

Në cilin vend të botës një repart ushtarak paguan mbi 1 milion dollarë për t’i bërë reklamë vetes, ndërkohë që në fakt ushtria paguan të ruajë sekretin?!

Më pas ky personazh i shumëfishoi të ardhurat në qeverisjen “Rama” dhe u bë model nxitës për shumë biznesmenë që të bëhen pronarë televizionesh, duke vuajtur sot gjithë tregu i shtypit sindromin e tij.

Çdokush që ka një ëndërr për biznes korruptiv, ka marrë modelin e Frangajt, dhe, ose hap një medie, ose sponsorizon medie dhe tenton të bëjë biznes, duke ndotur kështu dhe konkurrencën, dhe klimën e biznesit.

Kulmi arriti tek familja Berisha, e cila duhet të ishte para drejtësisë, ndërkohë që riciklon lekët në një medie të shtrenjtë televizive, ku paguan figurantë televizivë, nga ata që i kanë përdor me radhë gjithë mafiozët e Shqipërisë, për të treguar se janë të paprekshëm.

Dhe të gjithë i vërsulen Mustafa Nanos, pse është vetvetja dhe thotë atë që mendon kur thirret në atë medie, dhe jo klounëve të një medie mercenare, që është e ngritur mbi paratë e gjakut dhe korrupsionit të këtij vendi.

Nuk ka vend në botë, që media e bazuar tek paratë e vrasësve politikë, hajdutëve dhe trafikantëve të drogës, të ngjallë shpresë për një botë më të mirë. Ato mund të bëjnë luftëra të egra, pasi dhe bandat vrasin njerëz, por nuk sjellin progres.

Shikoni se sa pak medie transmetuan lajmin se një gjykatë amerikane i quajti me vend gjithë akuzat mbi Shkëlzen Berishën rreth Gërdecit, për të parë sa të gjera janë tentakulat korruptive të Berishës mbi medien në Shqipëri. Fundi i botës është se Edi Rama ka shkuar dhe si i ftuar aty, “për t’i respektuar”.

Kjo ka bërë që në skenë të mbeten të njëjtët aktorë të historive korruptive të Berishës, të cilët krijojnë perceptimin se askush nuk u ndëshkua.

Për të kuptuar se nuk vlen argumenti i reformës në drejtësi, mjafton të shikosh rastin e Ilir Metës. Qeveria nisi një operacion për shkarkimin e tij në Parlament, dhe në fund për shkak të pazareve të vogla politike, ndryshoi kurs dhe i dha vërejtje me paralajmërim, duke gjetur ngushëllim tek rekomandimi i një miku të Ilir Metës në Komisionin e Venecias.

Qeveria dhe ashtu nuk e kishte në dorë shkarkimin e tij, se e ka Gjykata Kushtetuese. Ajo mund ta çonte deri në fund nismën duke e votuar në Parlament shkarkimin dhe ai le të mbrohej në Gjykatën Kushtetuese.

Kthimi gjatë rrugës i këtij vendimi është zhgënjyes për mbështetësit e Edi Ramës dhe triumfues për korrupsionin dhe monumentin e tij në Presidencë.

Dhe këtu nuk vlejnë argumentet juridike, se beteja është politike.

Edi Rama nuk ka zhgënjyer pse nuk ka bërë akte juridike që t’i ndëshkojë këto fenomene me burg. Nuk ka zhgënjyer pse nuk shkarkoi Metën apo pse nuk futi në burg hajdutë të Berishës, por pse nuk tentoi. Ai ka zemëruar mbështetës, se nuk ka bërë gjeste. Dhe kjo ka fyer plot qytetarë që e kanë votuar.

Do të mjaftonin aktorët politik të urryer, që ngjallin alergji në shoqëri, aktorët e tregut mediatik të korruptuar dhe biznesmenët që kanë qenë sekserë pushtetesh, që janë sërisht në lojë, për të formuar identiktin e qytetarit që ka votuar Edi Ramën, dhe tani heziton të shkoj në votime, pa votuar kurrë për Sali Berishën.

Nga ana tjetër, abstenuesi i Edi Ramës është më atipiku në botë, pasi është qytetari më i ndershëm, i cili refuzon Edi Ramën pse nuk ka ndëshkuar kundërshtarët  e korruptuar  të tij. Dhe kjo e bën më të pashpresë opozitën dhe gjithë shoqërinë. Për herë të parë në një vend qyetarët e ndershëm apo idealistët e ndëshkueshmërisë janë të papërfaqësuar.

Ndaj beteja është për zemërthyerit, që janë mërzitur pse nuk është në burg Berisha, Meta e kompani, dhe jo për atë që derdhin lot për Berishën, Metën e kompani. Ata janë fat i Edi Ramës.

50 komente në “Identikiti i të mërziturve nga qeverisja “Rama””

  1. Ky komb eshte i korruptuar komplet says:

    Jo qe nuk u denua korrupsioni,por te korruptuarit e akuzuar u ngriten dhe u shperblyen me pozita..
    Dhe vet qeveria y zhyt me koke ne korrupsion me metoda me te sofistikuara.

    1. Drenova says:

      Mero nuk ke prekur plagen kanceroze te sundimtarit Rama!
      Sot nuk ekziston me PS-ja e idealeve te LANC-it,por kolaboracionistet e Rames!
      PS-ja eshte privatizuar nga Rama per 2 euro dhe eshte kthyer si LSI, qe u premtonte elektoratit vend pune ne kembim te votes!
      Une socialisti e urrej pushtetin diktatorial te Rames,se ka zhdukur shtetin ligjor,demokracine dhe ka nxjerre jashte loje administraten!
      Sot nuk ka nje zyre,rrogtar qe te ankohesh e te zgjidhe ankesen,se Rama i ka grumbulluar ankesat vetem ne kryeministri!
      Rama eshte bere mbrojtesi i vetem i korrupsionit perderisa ka dale gjithmone ne mbrojtje te tij pas cdo skandali!
      Fjalori prej rrugaci i Rames eshte i neveritshem!
      Sa te jete Rama ne PS kurre nuk votoj fsmiljarisht dhe si fis prej 65 vetesh!

  2. Xoni says:

    E vertete qytetaret e ndershem jane te pa perfaqsuar dhe te shperfillur ne administrate dhe kudo.Qeverite dhe partite perkedhelin militantet e tyre qe e kane mendjen tek korrupsioni pasi e dine se sdo jene me pas 4 apo 8 vjetesh.
    Ndodh edhe ne bote.. por jo keshtu!

  3. Iliria says:

    Ndaj beteja është për zemërthyesit
    që janë mërzitur pse në burg nuk është Berisha & Meta , kjo i thotë të gjitha…..

  4. andrea says:

    100 perqind dakord. Si gjithmone i futesh ne palce analizes politike ne Shqiperi.

  5. Ideali says:

    Hileqar i madh Mbrezhdani. Perse nuk permend varferine e shtuar, diferencen e madhe sociale, pensionet qesharake, lorrupsioni ne cdo hallke te pushtetit, faktin qe ne asnje dere nuk mbaron pune po nuk pagove, ligjerimin e bandave etje etj. Sigurisht me kete ka lidhje dhe mos pergatitja per denim te ish krokodileve te opozites. Po s mund ta beje pa cuar ne gjykim dhe krokodilet e vete. Me nje fjale ka shkuar ku s mban me dhe nje demokrat i vertyete pranon minimumin e mundshem ne nje demokraci funksionale. Te levizin ujerat, rotacionin.A do ta lejoje kete Rama me forcen e pushtetit dhe parase, kjo eshte nje gje tjeter. Nese tenton e pret e paimagjinueshmja. Kadafi Sadami si dhe Sulltan Erdogani se shpejti. Mero djali je i ceket, aspak ivestigativ(e ke humbur kete) Je ntrashur nga trute themi ne andej nga lumi. Po fjalet e tua dhe te Tur Idiot Ajazit nuk do te vlejne me. Mbaje vath ne veshe.

    1. Oketo says:

      Ideal i leshit , pensionet qesharake me tavan 23 600 leke i la Doktor Vdekja dhe mbas 1 janarit 2015 pensionet u shtuan sipas kontributeve dhe shkojnë deri 40 000 leke e me tej !
      Varfërinë e shtuar !!! Ku e mate ti zotrote ate shtesen e varfërisë!

      1. Ideali says:

        Oketo je nje pallosh.300000 shqiptare e kane pensionin 100 deri ne 149 euro. Mos u fshih pas shifrave, Je qorr, e sheh realitetin me syze roze apo si? Sa turp. Akoma me berishen ti? Po ka 7 vjet o derezi. Apo je akoma me Enverin qe krahasimet i bente me 1938 deri sa plasi dhe njerezit iken nga koka kembet.Militant budalla. shkolle ke krier mo? Nate, ate te partise apo e ke blere ndonje andej nga Kristali. Pupupu sa turp qe kam per ty…

        1. taksapaguesi says:

          Po normal qe do bej krahasime me Berishen se ti nje cop bajge e tij je dhe ky eshte problemi juaj qe doni te beni moralistin. Ty as nuk te ha palla fare per pensionet e ulta se ndryshe do kishit dhene ndonje ide si mund te beni me mire se Rama. Nuk keni as ide dhe nuk dini te beni asgje pervecse te vidhni.

    2. Lsi says:

      Po fole si sali muti me “e pret e pa imagjinushmja” i shêrben edi ramês sepse ti mban ndezur até zjarrin e urrejtjes dhe pércarês sê shpellarit dhe pa dashur mobilizon edhe abstenusit tê votojné té keqen mé té vogêl , edi ramén ! Sa mé shumé kércénimê salinjésh aq mé i fortê gardhi majtist ! Pra po nuk fitoj pd nuk ka faj luli por saliu dhe salinjté qé e imitojnê !.

    3. Kico says:

      Eh more ideal, po kush I caktoi kaq pensionet? Kush e ka bere ligjin e vitit 1996? Saliu diteziu mo? Po a e di ti se burimi i varferise dhe pabarazise ne Shqiperi eshte vjedhja e prones, vjedhja e pasurise publike ne fillim te viteve 90, eshte korrupsioni I gjykatave te Argites, e plot bema te Sali karit? Merua ka te drejte, pike e pika ne koke o ideal i….leshit.

  6. KURRË !!!!!!!!?? says:

    BASHA KRYEMINISTËR ?!?!?!

  7. Alfred says:

    Ke shume te drejte per te gjitha

    1. Albann says:

      …E ke goditur mu ne zemer keaaj rradhe…Rama e “toleroi” me vetedije korrupsionin e madh me shpresen se nje rritje sinjikative e mireqenies se njerezve do vinte ne plan te dyte ndjesine negative dhe demin qe shkakton korrupsioni….Ky eshte gabimi fatal i tij.Eshte me fat qe s ka fytyra te reja ne politike.Kur sheh Berishen e Meten populli dhe pse eshte neveritur me Ramen prape s shkon te votoje kunder tij.Me shume gjasa keto zgjedhje do bojkotohen masivisht dhe humbesi do jete Rama seose ata qe s do votojne do jene ata “qe s pane Berishen ne burg”…pra elektorti anti-Berishe.

  8. vlora says:

    Analize e sakte.Rama per te na mbushur mendjen se nuk ka faj perserit gjithnje refrenin:QEVERIA NUK FUT NE BURG.Vertet kete e dime te tere ,por dime dhe kete Rama te kishte pergatitur dosjet per korupsionin e ish pushtetareve,ti kishte cuar ne prokurori dhe ketu mbaronte misioni i tij.Pyetje:Sa dosje pergatiti ?0 0 0 Uvrane 4 veta ne bulevard Rama mesoi nga Saliu qe bleu gjakun e gerdecareve te vrare[jo te durdajve]edhe ky i shperbleu familjet e te vrareve ne bulevard jo nga xhepi por nga taxat tona[dhe mire beri]por nuk pergatiti dosjen te plote.Kishte plot 7 vjet kohe te pergatiste dosjet e fajtoreve ku nuk i mungonin as deshmimtaret,shkresat etj etj.Degjonim Bode,bode kur PS ishte ne opozite po cndodhi?Bode vajti ne banke.Te pakten Rama te thote:AJO ISHTE LOJA

  9. Drin says:

    Thellohu Mero thellohu. Nuk eshte pandeshkueshmeria vetem, nuk eshte se hajdutet nuk i ngacmoi. Por eshte se Ramiu vete e ngriti hajduterine ne shkalle me te larte, e beri art, nuk vjedh harbutce si Sala, po me stil dhe elokuence. Dhe ti Mero, je identikiti i apologjeteve te Ramiut. Dhe nuk ke dale keq dhe ti Mero, pavaresisht se aq sa kishe llogaritur te beje me Doktorin, ndoshta nuk i ke bere me Ramiun, po me mire se hic fare. Kete analize a e ben dot, Mero?

  10. ABC KORCA says:

    Nuk jane vetem berisha, sandri apo meta… eshte edhe e gjithe administrata ku ne qe votuam ramen, prisnim ndryshime rrenjesore.
    Do pranonin ne nje fare menyre “mosndeshkimin” e berishianve… po te kishte ndryshuar administraten.
    Mero, perfundimisht morem fund?

  11. Titi says:

    Qytetari I ndershem eshte I pakenaqur gjithmone pasi çdo qeveri apo parti I kerkon voten nje here ne 4 vjet dhe ..çao,ndersa militanti tek ne militon per te vjedhur apo bere korrupsion dhe eshte I kenaqur cdo 4 apo 8 vjet.Prandaj tek ne ky lloj militanti eshte I demshem per shoqerine

  12. Gazeta e partise says:

    Fiks si Bolino e paske shkruajtur. Mato i madh, mato njeri kollozi.
    Per hajdutet qe nga frangaj deri ke ish miku jot berisha e ke qare.
    Po me kryehajdutet e grupit tend Mero kush do merret?
    Listat e bemave jane aty nuk ikin si tollombace!

  13. Arjan says:

    Shqiptaret nuk mund Te vazhdojne Te udhehiqen nga parti fashiste shqiptare.Dikush mund Te thote se je Shume i ashper,por mendoj se koha e rahmutit ka perfunduar ne koshin e plehrave si paraardhesi sali pordha.Shqiptaret Nuk e meritojne kete qeverisje mafioze qe Ka kapur cdo hallke Te pushtetit se Jane pasuruar aq Shume sa eliminojne cdo veprim per nje shtet normal .Keta politikane hajduter qe vazhdojne qe Te zhvatin popullin me Te varfer Te europes ne bashkepunim me forca Te jashtme te “europes demokratike”.Duhet nje revolucion komunist ,fashist ,apo si Te duash ta quash vetem Ti marre keta hajtute qeveritare se e kane hak denimim Me vdekje.Duhet nje levizje e re Shqiptare se Me PD- PS -LSI ky vend Nuk ka Te ardhme.rahmui do 74 deputete perseri dhe vazhdon drama Shqiptare drejt zhdukjes se kombit Shqiptar.Nuk Ka Te ardhme kete klase politike cdo Shqiptar e Ka kupttuar dhe prandaj Po behet cpopullimi I shqiperise po realizohet plani Serbo-grek per zhdukjen e Shqiptareve.Ate qe se Ben per mbi 3000 vite me force armiqte e Shqiptareve Po arrin kjo klase politike e korruptuar ne 30 vite.

  14. Pranvera says:

    MERO thuaja troc ketyre se kur vjen puna per REZHDAPJE keta te pa fytyr e te pa fe jan gjithmon bashk .Prandaj vendi yn nuk ka per tu ber ndonjiher Shqiperia fatkejsisht ka rene ne dor te RUCBIHANVE KETA DAKLLAUTAT TAN QE E QUAJN VETEN POLITIKAN MENDOJN AKOMA SE SHQIPTARET PO HAN SAPUNIN PER DJATH PER NJI GJE TE JEN TE SIGURT SE TE GJITHA POSHTERSIT QE KAN BER NE KURIS TE POPULLIT DO I PAGUAJN TEK FEMIJT E TYRE ME NJI MENYR APO NE NJI TJETER

  15. nick says:

    Shqiptaret po ja dhane voten partive qe kane qeverisur tash 30 vjet mos te rrine ma te ankohen se do ta meritojene hurin ne pra ….\Ma mire nje magjyp ne kry te pazarit se nje prej tyre si Ps , Pd,pr O pk…….kkkkk,te pakten kto rrehen me ndoj teke raki e jo si kta qe qe nuk ngopen me miliona dollar.

  16. Mal Cori says:

    Eshte plotesisht e vertete z. Mero!
    Ka shume te majte, bile militante, ushtare te se majtes, te cilet te pakten sot po shprehen:
    – Nese do te shkoj te votoj, nuk votoj kurre per Sali Berishes. Vini re, Sali Berishen. Por nuk shkoj te votoj.
    – Arsyet, ato qe thoni ju. Rama deklaron, se nuk denoj une, por denon gjykata.
    Une i bej nje pyetje Rames dhe ty Mero.- Ju me te drejte thoni se ndaj Karlo Bolinos u orkestrua nje sulm i papare nga njerez te opozites. Po kush e organizoi kete sulm. Njeriu kyc ishte Endri Hasa. Kush eshte Endri? Me 21 janar ky e shpetoi Berishen dhe Bashen nga burgu. Ky fshiu gjithe filmimet e kamerave te kryeministrise te cilat rregjistruan komandat qe u dhane per te hapur zjarr ndaj te pafajeshme.
    Cberi Edi Rama ne kete rast? A beri ndonje denoncim? Pse u pajtua me berjen deputet te Endri Hases?
    Nuk ka asnje denoncim nga PS per te hyre ne thelbin e krimit te 21 janarit.
    Ku jane mjeket qe me urdher te Berishes deklaruan se protestuesit u qelluan nga afer, nga njeri tjetri.
    Ja pra asnje kallzim nuk beri Edi Rama.
    Po cben Edi Rama qe votuesi i majte nuk e kaperdin. Ai glorifikon kryetarin e Ballit Mitat Frasherin. Ne thelb peshtyu mbi luften kunder pushtuesve e tradhetareve. Ndoti gjakun e deshmoreve te asaj lufte.
    Rama mbron bashkepuntoret e pushtuesve, spiunet e UDB-se, te cilet me fakte po dalin se jane paguar nga borderote e UDB-se.
    Pra Rama nuk eshte i majte. Nuk ka pse kerkon votat e te majteve.
    Prandaj, te majtet nuk shkojne te votojne.

    1. katarakti says:

      Duhen ndaluar komentet e metejshme. Se nuk kane cfare te thone. Se i ka thene te gjitha sic duhet Mal Curri.

  17. Ed says:

    O MERO PO ME KE.TI DENOJE ME PROKURIRET DHE GJYKATESIT QE ILIR MUTA DHE BERISHA I KANE NE BORDERO. PESE NUK E DI AMERIKA SA PARA KANE ATA DHE QE PO I ARESTOVE DHE GJYQTARI I LE TE LIRE KJO ESHTE FUNDI I SHQIPERISE, MBASANDAJ TI E DI QE VENDI DHE CDO NISME E QEVERISE DUHET TE APROVOHET NGA AMERIKA. GABIM MERO
    KOT E KANE AMERIKA NUK NXITOHET POR GJITHMONE FITON

  18. Drenova says:

    Mero nuk ke prekur plagen kanceroze te sundimtarit Rama!
    Sot nuk ekziston me PS-ja e idealeve te LANC-it,por kolaboracionistet e Rames!
    PS-ja eshte privatizuar nga Rama per 2 euro dhe eshte kthyer si LSI, qe u premtonte elektoratit vend pune ne kembim te votes!
    Une socialisti e urrej pushtetin diktatorial te Rames,se ka zhdukur shtetin ligjor,demokracine dhe ka nxjerre jashte loje administraten!
    Sot nuk ka nje zyre,rrogtar qe te ankohesh e te zgjidhe ankesen,se Rama i ka grumbulluar ankesat vetem ne kryeministri!
    Rama eshte bere mbrojtesi i vetem i korrupsionit perderisa ka dale gjithmone ne mbrojtje te tij pas cdo skandali!
    Fjalori prej rrugaci i Rames eshte i neveritshem!
    Sa te jete Rama ne PS kurre nuk votoj fsmiljarisht dhe si fis prej 65 vetesh!

  19. shkelzen Haxhia says:

    Rama nuk ndeshkon te korruptuarit,jo se nuk ka fuqi,as se ne burg te fut gjykata sic thote ai,sespe kur ka dashur ka futur ne burg edhe nje qe ka ngritur nje gardh pa leje para shtepise,por Rama eshte i lidhur me Berishen,Lulin e Meten dhe jane te tre hajdute qe e ropen popullin. Ky eshte realiteti

  20. 001 says:

    Mesazhi nr 2
    Nuk ma botuat mesazhin or dobica
    Or gazeta qelbesira qe jeni gjithmone ose me poziten ose me opoziten
    Fole per frangajt me shoket por jo per veten Me ke parti jeni!
    Po partite e reja pse nuk I NdihmonI? Perse nuk angazhoheni si gazete e pavarur te jepni mendim per ke te votoni!
    Se prishni pazaret si dihet si vjen puna.
    Se jeni bythlepirsa nga koka tek kembet
    Jeni aq te pavarur , sa koka e bashes varur tek koqet e saliut
    Ose si koka e taulant balles tek vrima bythes te edi rames
    Vota ime per Muslim murrizin

  21. NjeQytetarOptimist says:

    Analize e mire !!

  22. Tik Taku says:

    E kape më në fund se kush është nona e gjithë të këqijave. ….
    Deri në Prill ke kohë të reflektosh më thellë dhe të zbulosh që katarsi fillon nga vetja.
    Të shofim çdo bëjë SPAK dhe BKH, pa të jetë për Ramën do ishte akoma me Dakon and Co.
    Suksese në jetë- do thosh koordinatori i Shkodrës.

  23. turi says:

    Sikur u konsultuam bashk Mero. Edi Rama do humbas duke mundur veten. Me te mire na Rama nuk ka,po kaq nuk mjafton. Do zoti svin keta cakenjt se me zi do behet.

  24. socialisti says:

    Jam votues socialist dhe perseri do votoj Ramen sepse shpresa vdes e fundit dhe ka ende shprese per drejtesine e re e cila nuk ishte e lehte te behej.. Kur shoh qe me qindra gjykates e prokurore u larguan me behet zemra mal sepse jane kriminelet e vertet.

    Por ju z.Mero keni te drejte! Po te pyesesh re gjithe ata qe votojne PS do e pranojne artikullin tuaj por reforma ne drejtesi e cila po fuksionon ben qe njerezit te tregojne durim dhe me BKH ne pune durimi merr funde.

    Rama thote qe qeveria dhe ai nuk fut njerez ne burg por drejtesia, por ai dhe ne qe e votojme e dime qe drejtesia pike se pari eshte vullnet politik.. A ka vullnet politik Rama i pari dhe PS-a? Mua me duket se ka mangesi. Vendimi i gjykates ne amerike kaloi ne heshtje a thua se ka te bej me breket e nuses dhe jo me nje krim shteterore.!!!

  25. zyko says:

    Mero Baze. Jemi edhe kolege ne profesionin shkollor. Desha te shkruaja ne E-mail-in tend e ta botoje si artikull me vete por nuk e gjeta.
    I dashur Mero. Jam gjeolog i vitit ‘78. Kam kaluar perpecite me te medha ne pune. Mbas ‘91 pranova kryetar i keshillit te rrethit Pogradec nen siglen e PS per te vene drejtesine qe mu mungua mua dhe te tjereve. Historia ime eshte e gjate dhe trishtuese. Detyren e mbylla me sukses megjithe armaten e Saliut per te me perlyer. Korrupsioni galopant i asaj perIudhe me beri te heq dore nga kontributi aty e te shkoj jashte shtetit prej nga po ju shkruaj:
    Gazeten tuaj e lexoj me padurim vecanerisht artikujt tuaj.
    Edi Ramen e kam mbeshtetur edhe para se te behej kryeminister. Besoja se ishte i vetmi qe mund te bente ate vend mbas katraures qe bene Sala e Iliri. Dhe nuk isha i zgenjyer. Por si thoni edhe ju nuk e coi vullnetin e popullit deri ne fund. Mosdenimi i te korruptuarve edhe pasi ai pati 100/00 mundesi tregon se ai eshte i korruptuar gjithashtu. Propaganda nuk funksionon pafundesisht. Nuk mjafton qe ai eshte me i mire se Luli and Co. Duhet veprim. Ai nuk mund ta beje kete prandaj:
    1.- Edi rama duhet te anoncoje nje person te forte nga PS si kryeminister sikurse beri ne Kosove Isai.
    2.- Edi rama nuk duhet te mburret me mandat te trete te cilin edhe mundet ta fitoje por te mbylle karieren e tij me kaq se me teper nuk funksionon as ne Amerike pale ne Shqiperi ku botekuptimi demokratik eshte i ulet.
    3.- shembulli i Malit te Zi eshte aq i fresket. Lideri 25 vjecar humbi jo se populli nuk deshte partine e tij por sepse qeveria e tij e vjeter bashke me te nuk jepte me shprese per luften ndaj korrupsionit. Po qe se ai do dilte me nje figure tjeter per k/minister partia e tij do fitonte.
    Z. Edi Rama duhet te kenaqet me kaq. Beri shume per Shqiperine deri tani.
    Partia Socialiste duhet te fitoje perseri per te miren e shqiptareve. Por nese Rama do jete perseri k/minister kjo do jete vetevrasje dhe deshmon se ai eshte i korruptur gjithashtu dhe ka frike te largohet nga pushteti ( si dhe Sali Gerdalla, Ilir … etj).
    Do desha te diskutoj me ty Mero. Ma jep mundesine.

  26. LARG DUART e ZEZA të KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmeaj nga PARATË dhe MILIONA €URO , të FAKIRË-FUKARENJËVE PA ÇATI mbi KOKË ! says:

    100 % dakord me Mero Bazen ! Analizë Brilante dhe e Shkëlqyer ! Edi Rama do humbasi shumë e shumë VOTUES të MAJTË , aty ku bëj pjesë edhe unë bashkë me Familjen time ,vetëm dhe vetëm sepse asnjë KRIMINEL , HAJDUT dhe TRADHTAR i PD KRIMIT dhe LSI PLAÇKITJES NUK shkoi në BURG , këto 7 Vjet e Ca QEVERISJE nga PSa me TIMON dhe TEPSI , të gjithën për vete !!! Lëre pastaj me Qeverinë KALLAPAÇKË , me HAJDUTIN Arben Ahmetaj etj etj etj etj , që na i SHPIFI fare fare !! RESPEKTE MERO për ANALIZËN e SAKTË dhe FANTASTIKE ! ⚖⚖⚖⚖⚖??⚖⚖⚖⚖⚖??

  27. sandri says:

    Mero. Se pari, duke kerkuar nga Rama dhe qeveria te fusin ne burg Berishen, Bashen, Meten etj, m’u duke si llogjika e Gjuzit ne parlament dhe e dyta, ngele tek Frangaj, nderkohe Ylli Ndroqin qe u ndeshkua nga SPAK nuk e zure me goje.

  28. Altin says:

    Paske harruar te shtosh se po behen 4 vjet qe Rama ka votat deri per te ndryshuar kushtetuten. Rasti i vetem ne 30 vjet. Dhe nuk beri asgje! Ps. Vazhdo me keto shkrime mos shperdoro kohen me analiza gjysmake per ngjarjet ne Prishtine.

  29. drino says:

    Fantastik je Mero Baze….. Gabimet e Edit po i vuajne te gjith qe nga dita kur vuri prezident Ilir FLORIRIN kete vrases dhe hajdut se per Saliun ske cfar flet ma vrare me shume se Enveri me nje lerjashtim qe Enveri nuk i la gje Nexhmijes dhe femive ndersa Sali krimineli u be miljarder dhe ka privatizuar Shqiperine. Sa per EDIN DIHET QE ESHTE E KEQIA ME E VOGEL NGA KETA KRIMINELE…..

  30. Lani says:

    Edi i dha çfarë kishte për të dhënë. Është si puna e atij fikut që duke iu afruar dimrit i mbarojnë ngadalë kokrat e fillojnë e i bien ngadalë edhe gjethet.

  31. Ideali says:

    Oketo je nje pallosh.300000 shqiptare e kane pensionin 100 deri ne 149 euro. Mos u fshih pas shifrave, Je qorr, e sheh realitetin me syze roze apo si? Sa turp. Akoma me berishen ti? Po ka 7 vjet o derezi. Apo je akoma me Enverin qe krahasimet i bente me 1938 deri sa plasi dhe njerezit iken nga koka kembet.Militant budalla. shkolle ke krier mo? Nate, ate te partise apo e ke blere ndonje andej nga Kristali. Pupupu sa turp qe kam per ty…

  32. katarakti says:

    Qê ka një zhgënjim total nga Edi Rama kjo nuk do as mend dhe as kalem. Rama po udheheq jo si i majtë, por si një liberal i djathtë. Tê gjithë oligarkët e Sali Berishes përfitojnë më shumê sot që qeveris Rama se dje kur qeveriste Berisha. Rama me dy gishtat lart nuk ka ndjekur asnjë lloj politike socialiste në ekonomi. Roli i shtetit aty, tregues domethënës i njê programi të majtê socialist, eshte zero.
    Edhe në drejtësi Rama ka bërë njê vrimë nê ujë. Têrhiq e mos e këput gjatë 7 vjetëve. Nje dosje nuk ka kopsitur që tia dorëzojë drejtësisë. Por justifikohet si kopuk dhe mashtrues se une nuk jam prokuror! Sigurisht, por mund të mblidhje fakte sa të duash për vrasjen e 4 vetave nê bulevard, për vjedhjen e 200 milionë eurove në Rrugën e kombit, për Gêrdecin etj etj. dhe t’ia dorëzonte prokurorisë. Por dukej se nuk ishte i interesuar se ndofta nesër do të ishte ai që do të duhej të jepte llogari për zullumet e tij. Prandaj i la gjërat që të shkojnë vaj. Pa i prekur kërrkujt një qime floku.
    Edhe në administratë bëri po të njêjtën gjë. La gjithë ata që gjeti. Pra gjithë strukturën e ngritur nga Sali Berisha.
    Si arrogant dhe mëndjemadh që eshte e mbushi parlamentin dhe qeverinë me tê paaftë dhe hiçkërrkushër. Me bindjen se meqë ai eshte në krye mund t’i zgjidhë të gjitha punët dhe nuk ka nevojë për të tjerë!
    Shqipëria sot ka nevojë të tmerrshme për një parti të majtë social nacionaliste ose popullore kombetare. Quajeni si të doni. Që të ndjekë një politikë të vërtetë të majtë në ekonomi. Ku roli i shtetit të jetë dominant. Ku të gjitha resurset natyrale të shfrytëzohen nga shteti. Që të ringrihet industria e përpunimit të lëndëve të para si dhe të përpunohen nê cikël të mbyllur dhe të plotë kromi, bakri, nafta etj etj. Afersisht ashtu siç bëhej në kohën e Enver Hoxhës. Por liberali Rama as nuk do tê bêjë diçka të tillë dhe as nuk eshte i aftë ta bëjë!
    Me një fjalë ka ardhur koha që PS-ja tê rikthet në njê parti të majtë kombëtare dhe popullore. Jo si ish Partia e Punës, por as si kjo PS-ja e sotme e oligarkëve. Ndofta duhet që vetë militantët socialistê të zgjohen nga gjumi. Rama bashkë me Ruçin duhen dëbuar me ceremoni dhe shpejtësi nga drejtimi i PS-së; Megjithë shpurën e tyre drejtuese. Rama po të dojë le të krijojë njê parti liberale, siç eshte vetë. Por me Partinë Socialiste ai nuk ka asnjë lidhje konkrete apo ideologjike. Vendi ka aq shumë nevojë sot për nje parti nacional socialiste saqê edhe rikthimi i mënxyrës dhe katastrofës kombëtare: – i grupit të të katërve (Basha, Berisha, Meta dhe Kokëmadhja) nuk duhet konsideruar më si tragjedi. Le të kthehen këta në pushtet, me kushtin e vetêm që PS-ja të ribëhet. Se nuk po ka më ndonjë ndryshim të madh midis PS-se dhe lëtyrave PD-LSI. Tê gjitha janë parti oligarkësh. Vendi ka nevojë për një PS vërtet të majtë dhe një platformë ekonomike që të mbeshtetet te kapitalizmi shtetëror. Pra te nacionalizimi dhe shtetëzimi i burimeve natyrore kombetare, te roli primar i shtetit në ekonomi etj etj. Po ashtu ka nevojë që të bëhen zap oligarkët. Që të mos jenë ata qê ta komandojnê këtê vend sê bashku me politikanët e pamoralshëm dhe hajdutë. Duhet shtruar traseja pêr një strategji politike, larg socializmit të Enver Hoxhës, por po aq larg edhe ndaj liberalizmit oligarkik të pa fund të Edi Ramës. Partia Socialiste e sotme duhet shkrirë dhe ribërë tërêsisht. Edhe me kushtin e humbjeve në zgjedhjet e ardhshme. Ndryshe edhe 30 vjetët e ardhshëm do të vazhdohet si tani dhe asgjë nuk do të ndryshojë. Ndërrohen kuajt, por karrocieri eshte po i njëjti!

  33. dulla says:

    Ky LANI qeka te lana, cfar pret ti mor RRK qe Saliu dhe Like floriri do ta regullojne kete vend. Ku eshte alternativa jote o palle.

  34. Malo Kanina says:

    Hë, e shikoni që dualën fjalët e ZIGUR QARRIT? Kur shtetin e vë në funksion të pushtetit, vetëm këto që kanë ndodhur mund të ndodhin. GJITHÇKA ju dukej politikë e mënçur e Edi Ramës. Por harruat se vetëm NDERSHMËRIA është politika më e mirë në këtë botë.

  35. Arqile Boti says:

    Shumë i pa-drejtë ky karakterizim. Jam një qytetar i cili ka votuar në 2013 që të ikë Berisha. Por sot nuk e votoj Ramën për shkak se është një qeverisje tejet e dobët dhe vetë e korruptuar. Disa arsye:
    Abuzime kolosale me PPP.
    Reforma gjysmake dhe të dështuara në Arsim, Shëndetësi, Drejtësi, Polici
    Krim elektoral
    Qasja pro dikatorëve dhe orientimi drejt Turqisë
    Qindfishim i propagandës shtetërore

    Pra e kam të qartë pse nuk do votoj Ramën. Problemi është kë të votoj?

    1. qytetar says:

      Voto vehten !

  36. Mero dybeku says:

    Mero dybeku nuk na the qe rama mbylli zerin e popullit.
    Spastroj ps nga socialistet dhe I zevendeson me rripjellsa.
    Rehabilitoi mithat frasherin.
    Perze njerzit nga shtepia me gaz lotsjelles dhe nuke riimburson.
    Prish teatrin per mafien e ndertimit.
    I heard emrin qemal stafes heroit tebpopullit.
    Ngre kulle me stadium per mafien e ndertimit.
    Happy kazinot per oligarket.
    Shpenzon qindra miljona per tunele e rruge per hotelet e manes dhe frangajt
    Bjeri dybekut more pusht

  37. cekisi gozhda dhe derrasa says:

    Per gjithe komentuesit me siper duke perfshire dhe artikull-shkruesin Mero ju tregoj nje tip anekdode se jeni jashte loje komplet:
    ***
    Ishte nje here derrasa po I ankohej gozhdes se po e shponte duke u ngulur mbi trupin e pa meshire
    I Kthen pergjigje gozhda derrases:
    .
    Ta dish ti moj moter si me godet ne cacke te kokes cekici dhe me bejne syte xixa nuk do ankoheshe fare
    Ne kete kuptim ju populli ( derrasa) po ankoheni nga gozhda ( Rama-Sala) por beni sikur nuk e dini qe te keto gozhda bie cekici ( paneli nderkombetar) pa meshire
    .
    Ne kete kontekst: Shqiperia eshte republike ambasadoriale ku paria e Tiranes komandohet me dron nga drejtoret e Europes ne Washington dhe Bruksel..
    .
    Nuk diskutohet qe populli eshte I pakenaqur nga Rama per shume aresye por nese paneli nderkombetar me “menge te perveshura” ben Ramen Kurban perseri dhe bie ne pushtet junten kriminale Bash-Berish-Meta ky do jete me zi se pushtimi turk apo fashist…
    .
    Zgjidhja!

    Rama duhet te largohet dhe te lere pas nje k/m jo partiak

    por me nje kusht: ndaj panelit nderkombetar:
    Largimin e treshes kriminale Bash-Berish-Meta-Monika ( BBMM)nga votimet dhe te merret Spak-u me ta….
    Le te fitoje e djathta e te drejtoje PD cdo drejtues mjafton te mos jete ne dinastine kriminale B.B.M. M.
    .
    Pra nese kjo ndodh qe Rama behet kurban dhe paneli nderkombetar katapulton yllin ne ngjitje te Arvizuse si ne maj 2011 mos me shani si enverist por ai paska qene kompjutur ndaj armiqve te kombit ku keto te huajt I kishin hallall hunjt e tij
    .

  38. 01 vlora says:

    100% e sakt analiza Mero

  39. Kurva says:

    Per kte barcaletaxhiun me lart
    Erdhi nje kurve yll nga italia dhe shkoj te kryepalla dhe I kerkoj nje ligj per legalizimin e prostitucionit si kte te bixhozit.
    I tha we nese e legalizon tma lesh mua me ppp.
    Ska problem I tha palla gjate e bejme kollaj se Kam gjithe parlamentin. Po sa do per nje Nate?
    Po me shkerdheve dhe mua si Po shkerdhen kte popull vij pa leke

  40. Ladi says:

    Bravo Mero, une jam nje nga zemerthyerit e te zhgenjyerit e PS se Edi Rames. Ti i ke thene shume bukur te gjitha. Asnje i akuzuar gjate qeverisjeve para 7 vjeteve nuk eshte ndeshkuar. Pra, taksat e mia e te popullit shqiptar te ndershem perdoren per te mbuluar korrupsionin sistematik. Me thuaj Mero – si te votoj, PD+LSI kurren e kurres, po PS -ne si mund ta besoj perseri? Si mund ta besoj me mafiozin Arben Ahmetaj qe i rri para-mbrapa Rames? Nuk e di. Po perpiqem te largohem nga shqiperia. Fatkeqesisht ai vend eshte i pashprese. Nuk ka ndeshkueshmeri per kriminelet, abuzuesit, mafiozet, dallaverexhinjte, te korruptuarit. Vend qe lincon te ndershmit dhe i rreh shpatullat mafiozeve me pushtet e pa pushtet. Sa keq. Vertet shume keq. Mjere populli yne ne duar te kujt eshte. Duhet revolucion mbarekombetar, majtas,djathtas, qender. Tu rrembehen me force pronat e mafiozeve me pushtet e pa pushtet. Zgjidhje do te ishte nje protektorat mandat 5-vjecar perbere US + EU qe ta futin ne brazde, ndryshe nuk ka shance per Shqiptaret.

  41. cekici gozhda dhe rrocka armines says:

    te falenderoj o komentues kurve per vemendjen
    .
    ve bast me jeten time nese nuk je shkerdhen berishaj ose ndonje “whore” e bordellos synit te sypeshkaqenit.
    .
    me qe je kaq budalla qe une jam me shume kundra Rames se ju.. po te kujtoj ate punen e shkerdhimit ku ajo kushrina ne Suedi te perdhunoi qe 14 vjec..dhe tani kerkon 60 miljon dollare ne Usa se tu prish dinjiteti ty o incestmen..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje