Nga Mero Baze
Disa javë më pare, Shahin Kadare, vëllai i Ismail Kadare-së, më kërkoi nëse kisha dijeni për një libër të ish- hetuesit Qemal Lame, që po botohej me pjesë në gazetën Panorama.
Ja kërkova kryeredaktorit të Panoramës, Robert Rakipllari, dhe pasi ma dërgoi foton e kopertinës, ia dërgova.
Për aq sa më sqaroi më pas Shahini, i vëllai i Ismailit, ai ishte i tronditur nga ato që po lexonte rreth kurtheve të Sigurimit të Shtetit ndaj Ismailit dhe familjes së tyre, dhe se i duhej të gjente librin, t’ia çonte Ismailit.
Po e përmend këtë detaj banal, për të treguar se libri i Qemal Lames është libër i Qemal Lames dhe dëshmi të tij. Ai nuk ka ndonjë kontakt me Ismail Kadarenë dhe këtë e paska thënë së fundi dhe vetë në një intervistë të tij tek gazeta Panorama, pas sulmeve të bëra nga Fatos Lubonja për të, por sidomos për paranojat që Lubonja ka rreth Ismail Kadaresë.
Nuk dua të përfshihem në ligësinë e argumenteve të Lubonjës rreth përgjegjësive të Ismal Kadaresë për komunizmin, pasi vetë historia e Fatos Lubonjës, si familje themeluese e komunizmit në Shqipëri, bile dhe dramat brenda familjes, si dhe konsiderimi disident i tij, për shkak të spastrimeve që bënte Enver Hoxha në Bllok, mjaftojnë për ta kuptuar si e deformonte komunizmi fatin e njeriut, biles dhe raportin baba e bir, për të shpëtuar kokën.
Vetë Fatos Lubonja ka një dosje boll poshtëruese, që i është përdorur kundër babait të tij në gjyq, por për këtë më parë duhet të fajësojmë komunizmin si praktikë, se sa përgjegjësinë e tij ndaj prindit. Se nëse do përdorim kriterin e përgjegjësisë ligjore dhe morale të tij, ky duhej izoluar, se ka denoncuar babain.
Por ajo që dua të theksoj, është se sulmi i Lubnjës nuk ka lidhje me librin e ri të Qemal Lames, por me obsesionin e tij për të gjetur një rast të sulmojë Ismail Kadarenë. Këtë radhë ka gjetur botimin e kujtimeve të një ish- kryehetuesi.
I gjithë sulmi i tij, si çdo sulm i tij, mbështetet, ose mbi thashetheme, ose mbi paranoja. Këtë radhë mbi paranoja. Paranoja e tij është se Ismail Kadareja dhe Qemal Lame janë ulur bashkë dhe kanë sajuar një libër.
Nuk ka asnjë fakt të vetëm që të provojë se Ismail Kadare dhe Qemal Lame njihen dhe kanë bashkëpunuar, dhe siç e pohon vetë ish- kryehetuesi, ai nuk ka asnjë kontakt me të.
Për aq sa tregova në fillim, vetë familja e Kadaresë, po interesohej për librin, pasi ai po botohej me pjesë nga gazeta.
Ismail Kadare nuk ka pretenduar kurrë ndonjë rrezik aq të madh nga regjimi, sa ai që përshkruan Qemal Lame. Se nuk e ka ditur, apo nuk e ka ndjerë.
Nuk e ka thënë kurrë që ka qenë në prag të arrestimit, apo që po ndiqej me dosje speciale nga Sigurimi. Se nuk e ka ditur. Këto janë fakte të sjella nga një ish- kryehetues.
Fatos Lubonja ka gjithë të drejtën të mos i besojë, biles ndoshta nuk i beson as Ismail Kadare, por ky e shikon këtë më shumë si një rast që të zbrasë inatet dhe inferioritetin e tij letrar karshi Kadaresë, se sa të bëjë analizë faktesh.
Me ato nuk merret fare, pasi në praktikën e tij publicistike, ai ka gjithnjë dy burime: Burimi i parë është “siç kam dëgjuar dhe flitet”, dhe burimi i dytë është “unë mendoj se kjo është kështu”. Në këtë rast ka operuar me burimin e tij të dytë tradicional.
Ajo që lexuesit shqiptarë mbajnë mend nga koha e komunizmit për Kadarenë, nuk është jeta private e Kadaresë, as analiza mediokre e veprës letrare që bën Lubonja për të, duke tentuar ta vizatojë si formues i shijeve komuniste të letërsisë, por e kundërta e tyre.
Çdo shqiptar që lexonte Kadarenë gjatë komunizmit, ishte nga ajo racë që nuk ishin trushpëlarë të regjimit. Ata e refuzonin.
Lexuesi i Kadaresë jo vetëm që e vinte trurin në provë, por kërkonte ndoshta më shumë se sa kishte menduar Kadareja të thoshte, ndonjë gjë që nuk shkonte me regjimin.
Arti i Kadaresë, shijet e tij estetike, formimi kulturor i veprave të tij, personazhet e tij, dhe i gjithë konteksti i veprës së tij, në raport me komunizmin, përfshi dhe ato që përshkruanin arritjet e komunizmit, shikoheshin me lupë nga çdo lexues, sikur të kërkonin një pikë ujë në shkretëtirë, për të kënaqur fantazinë e tyre, që nuk shikonte ëndrra komuniste.
Ismail Kadare ishte reagenti që ndante lexuesin që donte ushqim ideologjik, me atë që donte letërsi dhe shije letrare jashtë regjimit, ishte vija ndarëse mes lexuesit trushpëlarë dhe lexuesit që kërkonte letërsi. Dhe kjo, falë talentit të tij, jo falë veseve të tij.
Nuk e kishin këtë fat shumë shkrimtarë të tjerë, biles dhe shkrimtarë që nuk e donin komunizmin. Se për të pasur ndikim, në fillim duhet të bësh art dhe të jesh i talentuar, dhe pastaj duhet të shikojmë si po e përdor talentin.
Shqipëria ka pas plot letrarë antikomunistë, por ata nuk frymëzonin askënd.
Vetë Fatos Lubonja ka bërë sprova për t’u bërë shkrimtar, por libri i tij më i mirë dhe i vetmi mbetet “Ridënimi”, i cili është dëshmi rënqethëse, në kufijtë e letërsisë.
Por Fatos Lubonja nuk ka bërë dot një libër të dytë, pasi duhet ta fusësh prapë në një burg tjetër, për të bërë një libër të dytë (larg qoftë). Kjo, pasi nuk është shkrimtar dhe s’ka talent. Eshtë thjesht një publicist i talentuar.
Ismail Kadare është një nga talentet e mëdha të kësaj bote, jo vetëm të Shqipërisë, dhe ai nuk ka nevojë të futet në burg, apo të dalë në demonstrata antikomuniste, për t’u bërë shkrimtar anti- sistem, ashtu siç nuk i shërbeu asgjë të bërit komunist, pasi nuk u bë dot kurrë shkrimtar komunist.
Shkrimtari e ka pasurinë tek talenti i tij, dhe talenti nuk është diçka tokësore, që lidhet me Bllokun, burgun apo jetën fizike. Eshtë diçka që Lubonja ndoshta nuk e kupton dot, se nuk është bërë dot shkrimtar.
Dhe për këtë nuk ka nevojë të urrejë e të shajë Kadarenë, pse sipas tij, “nuk është një pasuri botërore e letërsisë”, “pse nuk e futi në burg Enver Hoxha”, “pse paska dashur ta fusë”, “pse s’paska dashur ta fusë” dhe gjithë meskinitetet që mund të shoqërojnë jetën e një njeriu, që fati i familjes së tij komuniste e përplasi nga Blloku në burg, dhe që mendon se letërsia është reportazh burgu.
Unë uroj që Kadareja ta ketë marrë me sportivitet librin e Qemal Lames, nga i cili kam lexuar vetëm pjesë të botuara në gazetë.
Ai libër ka arritur shumë vonë për Kadarenë dhe nuk i duhet për asgjë. Ai nuk ka më dëshira për historinë e tij dhe as përjetimet e të tjerëve. Ai nuk shkruan më letërsi.
Ismail Kadare tani është njeri me dëshira të reduktuara, dhe ndoshta i shijon më shumë një bisedë për Kako Pinon në Gjirokastër, apo Baba Zotin, se sa për Enver Hoxhën, Mehmet Shehun apo Todi Lubonjën e fëmijët e tyre, që përfunduan nga Blloku në burg.
I vetmi që duket i emocionuar nga ky libër, është Fatos Lubonja, i cili ka mbushur tre numra gazete kundër Kadaresë, duke përdorur si rast botimin e librit.
Ai është një urrejtës.
Njësoj ka reaguar si i çmendur dhe kur ka botuar librin e saj Helena Kadare, që flet për marrëzitë e Ismailit me femra pas shpinës së saj.
Më shumë dukej Lubonja i zemëruar pse Helena fliste për të dashura sekrete të Ismailit, se vetë Helena, që ishte gruaja e tij.
Tani nëse Ismailin e urrejmë për gjithçka, fjala vjen pse se ka futur në burg Enveri, pse ja ka pas me hile partisë, pse ka shkruar “Dimrin e Madh”, pse ka pas të dashura, pse ka marrë çmime ndërkombëtare, pse është botuar në Francë, SHBA, Gjermani, Angli e deri ne Kore, pse është ndjekur nga Sigurimi, pse nuk është ndjekur nga sigurimi, pse ka ikur në Francë, pse nuk ka ikur më parë, pse ka shtëpi në Qerret, pse pi kafe tek Juvenilja, e ku di unë çfarë tjetër, atëhere nuk jemi duke folur për ndonjë kritik të veprës së Ismailit, por për një urrejtës të tij.
Biles për një përndjekës, shumë më të këqinj nga ata që detyroheshin të firmosnin denoncime në qeli burgu kundër baballarëve.
Brillante.
Cfare ti thuash Fatosit o Mero Baze.
Po sa mire e ke shkuar o ty te lumte dora.
Si gjithmone, Mero Ok!
Mero. Mos u lodh kot me Lubonjen.Ai vlen vetem per mediokrit te cilet mund te kene lexuar dicka nga Kadare por kjo eshte aq pak.Vetem keta mund te ndjekin Lubonjen dhe per fat te keq portalet qe e ftojne tu hapi syte. Lubonja ashtu si sali b. kur flet per Ramen dhe ”hyn tek perroi i ndergjegjes” se vetem keshtu do terheqi vemendjen se flet si shkenctar,i”denje” pas Jungut.Lubonjen nuk e ndigjoj kurre me pas bindjes se mbas fjaleve te tij fshihet inferioriteti dhe urrejtja.Tashme as ai vete nuk mund ta kontrolloje vehten.Ne bisedat e tij ”ka gati” dhe disa emra autoresh te huaj dhe na i permend si gjoja lecites i madh dhe referencat qe perdor mendon se na bindin.Lubonja eshte per te ardhur keq se nuk e kupton ajo qe ka Kadare talentin,stilin,magjine te cilat skane te bejne me karakterin e tij prandaj Fatosi aq i varfer nga keto cilsi i shkaktojne deshperim te thelle qe e shpie ne urrejtje
Fantastik z Mero Baze
O zot cfar analize. Ktyre te cmendurve si Lubonja i duhet treguar vendi,se kerkojne qe cmendurine dhe urrejtjen e tyre tja injektojne dhe lexuesit. Me thoni per cfar teme ka folur ky dru i shtrember dhe nuk ka share,urrejtur dhe mallkuar. Psikopat i lindur,i deformuar me tej ne burg e i gatshem per ne psiqiatri tani.
Kam shume kohe qe nuk e ndjek Lubonjen ne dhenien e opinioneve,sepse pa e hapur gojen e di do derdhi urejtje dhe vetem urejtje per Ramen.Rama mund te kete 999 te meta po ka dhe nje te mire .Ky thote vetem 1001 te meta te Rames .Une mendoj se kjo i vjen nga smira ,sepse ne 90 ishin bashk ne start Rama beri sprint dhe ariti ne finish nderkohe qe Lubonja ka mbet te metrat e para te gares.E njejta histori eshte dhe me Kadarene.Smire dhe vetem smire.Per te pasur nje ide mbi ligesine e tij gjykoni vetem per nje fakt .Gruaja e pare Zana e ndoqi nepor burgjet e komunizmit me cte mundej dhe kur ky doli nga burgu si mirenjohje per sakrificen qe ajo kishte bere E NDAU
Mbi perplasjen Kadare – Lubonja dhe proxin Mero Baze ne mes
Ndermjet gjysem te vertetave dhe gjysem te genjeshtrave qe mund te lexohen ne kete Dacibao anti-Lubonja te zotit Mero Baze eshte edhe kjo genjeshter e madhe, jo e vetmja gjithsesi, por e mjaftueshme per te treguar thelbin e manipulimit qe Baze i ben ketij konflikti:
“Cdo shqiptar qe lexonte Kadarene gjate komunizmit, ishte nga ajo race qe nuk ishin trushpelare te regjimit. Ata e refuzonin.”
Sipas ketij nonsensi, i bie qe :
Ose, Kadarene e lexonin vetem te deklasuarit dhe vetem ata qe, per arsye te ndryshme, e refuzonin regjimin ndersa gjithe te tjeret e injoronin ate.
Ose, te gjithe ata qe kishin rastin, kishin fatin, kishin deshiren dhe kureshtjen, apo ishin te detyruar qofte edhe nga programet mesimore t’a lexonin vepren e Kadarese, ktheheshin automatikisht ne njerez antiregjim dhe e refuzonin ate.
Ose, dikush shume i zoti apo nje bord specialistesh te fushes, e kishin ndare korpusin e vepres se Kadarese ne dy pjese, njeren qe i thurte elozhe partise, diktatorit, komunizmit dhe regjimit dhe qe edukonte armatat e ndertimit te socializmit edhe ne rrethim dhe ne stuhi dhe, tjetres – opozite e se pares, qe denonconte regjimin dhe diktaturen, qe i refuzonte ato dhe mobilizonte masat per kunderrevolucion duke krijuar keshtu dy Kadare: Kaderene qe si Majakovski ishte ne frontin e pare te edukimit marksist-leninist te masave dhe ndertimit te figures madheshtore te diktatorit qe thinjej ne betejat per mbrojtje e komunizmit dhe atdheut socialist dhe ne Kadarene tjeter qe ishte kunder diktatures se proletariatit, qe urrente diktatorin, qe refuzonte regjimin edhe duke qene brenda tij, pjese e privilegjuar e tij, komunist me teser dhe deputet me mandat i diktatures se proletariatit.
Kushdo qe e ka jetuar ate kohe, si adoleshent apo i rritur, si i deklasuar apo si i perkedhelur i regjimit apo thjesht si te pa angazhuar ideologjikisht dhe shpirterisht me pushtetin popullor dhe qe, ne nje mase apo nje tjeter ka qene i njohur me vepren e Kadarese, ne shkolle apo si lexues jashte shkolles, sot perballet me Kadarene dhe me vleresimin per vepren e tij, nisur nga perkatesia e vet ideologjike, nga statusi vet aktual apo i trasheguar social, e do apo e urren ate ne varesi nga efektet qe i ka shkaktuar leximi i Kadarese ne ate kohe si dhe nga ndjesia se si vepra e Kadarese ndikonte ne percaktimin e statusit te tij sociopolitik, sa sa kjo veper e rriste apo e ulte rrezikun e goditjes qe ai dhe klasa e tij mund te pesonte nga diktatura e proletariatit.
Fjala vjen, nje i ish deklasuar, mund te shkruaje sot nje dacibao te tere kunder Kadarese dhe Mero Bazes, vetem duke kujtuar perjetimet e leximit te vjershes se shkurter te Kadarese, te titulluar ne mos gaboj “Terror i Bardhe”.
Po perifrazoj: Ju buzeqeshni,
Por ne shkelqimin e zmaltit te dhembeve tuaj
Mund te dalloj terrorin e bardhe!
Sigurisht, ky eshte nje detaj i vogel, nje grimce nga korpusi i poezise militane te Kadarese, por i mjaftueshem per te rreshtuar balleperballe ne nje beteje deri ne vdekje detashmentet pro dhe kundra te asaj kohe, nje detaj qe i bente thirrje organeve te diktatures per me shume vigjelence, per me shume dosje, per me shume gjyqe, per me shume te burgosur ne Spac.
Une personalisht, e kam dashur dhe adhuruar vepren e Kadarese athere dhe e vleresoj vepren e tij edhe sot, pa rene ne dalldine e superlativave dhe krenarise folklorike te cilesimeve per permasat boterore te saj.
Ne vendin e madh perendimor ku jetoj, me ka rastisur shpesh ne biseda me vendas te arsimuar dhe te edukuar mjaftueshem, te apasionuar pas letersise artistike, t’ju permend dhe rekomandoj Kadarene si nje shkrimtar te shquar bashkekohor me interes per t’u lexuar dhe kam kuptuar se as qe e kishin idene se kush ishte ai, perkunder autoreve te tjere qe opinion letrar i njeh si te permasave boterore.
Por, si shume te tjere, nuk mendoj se si karakter njerezor, Kadare mund te jete i denje per adhurime, edhe pse brezat qe do vijne, do merren me vepren dhe jo me karakterin e tij.
Dhe, per me teper, nese veprat e tij nuk do te vazhdojne te retushohen apo krasiten me tej, nga vete Kadare apo dishepuj te tij qe duan te perputhin nivelin e artit te tij me njeriun Kadare, qe do te donin te kthenin nje shkrimtar shume te talentuar militant te realizmit socialist ne nje luftetar dhe denoncues te diktatures, gjykoj se do te jene brezat qe vijne dhe kritika letrare profesioniste e pa aneshme e atyre koheve, qe do te vene ne dukje talentin e madh e Kadarese si nje shkrimtar i realizmit socialist, qe arriti te ngrinte ne art nje epoke transformimi gjigante ten je vendi dhe nje populli nga mesjeta ne modernizem, me anet e saj te ndritshme dhe te erreta.
Por, sa per denoncues te diktaturave?
Shihni heshtjen proverbiale te Kadarese ndaj autokracise se Sali Berishes, ndaj shtypjes se lirise ne te gjitha fushat nga regjimi i tij, nga deformimi qe ai i beri endres se popullit per demokraci dhe shtet europian.
Edhe pse, nga Parisi ku jetonte, Kadarese dhe familjes se tij nuk do t’i vinte asnje rrezik real nga Berisha, sigurisht pervec perfitimeve meskine, perfshire cenimin e figures se tij se disident Enver Hoxhes dhe rrezikimit te pretendimeve per nobelin e letersise.
Pervec, ky rol dhe ky mision lartesimi i figures dhe vete vepres se Kadarese, nuk eshte i fushes perkatese dhe as i permasave te gjykimeve te zotit Mero Baze, aq me teper kur eshte nje lufte proksi e tij, si nje i trete, per interesa te dikujt tjeter.
Aq me teper kur, ne betejen e Lubonjes kunder Kadarese, zoti Baze perkunder premtimit te tij, merret me biografine e Lubonjes.
Lubonja eshte nje publicist i talentuar, nje ze qe flet hapur per gjithcka, qe pasqyron realitetet po aq shpesh sa i deformon ato nen prizmin e gjykimit te tij te demtuar rende nga jeta personale e tij, po aq sa edhe nga vete karakteri i tij.
Ai eshte i obsesuar me Kadarene, sidomos me deformimin e rolit te tij, nga shkrimtar militant e i nderuar nga regjimi, ne nje denoncues te diktatures dhe diktatorit.
Cdokush ka obsesionin e tij dhe, sidomos ne publicistike, ky obsession merr shpesh forma te kritikueshme.
Edhe zoti Baze ka obsesionet e tij, ka armiqte e tij personale si Berishen fjala vjen, te cilet i sakaton dite e nate nepermjet publicistikes ne gazeten e tij.
Gjithsesi, une jam i befasuar qe kete rradhe zoti Baze hapi gazeten e tij dhe lejoi komente per shkrime qe lidhen me Kadarene dhe opinionet kontraverse per te.
Dhe sinqerisht e falenderoj per kete.
Eshte dicka qe i ben mire vete Kadarese, por edhe zotit Baze dhe gazetes se tij
Mbi përplasjen alpet,al – Mero Baze:
E lexova me vëmendje dacibaon tënde. Ajo që më ra në sy është që në dacibaon tënde kundër Kadaresë ke futur gjysmë të vërteta, si gjithë kritikët dhe haters-ët e Kadaresë në këto 30 vitet e fundit. Së pari, ti përpiqesh të relativizosh krijimtarinë e Kadaresë duke e paraqitur si dy gjysma: gjysma për partinë, për diktaturën dhe për Enverin, gjysma, kundër partisë, kundër diktaturës, kundër Enverit; je rrekur ta paraqesësh Kadarenë si shkrimtar edhe konformist edhe disident njëkohësisht. Nuk mund të jesh në të njëjtën kohë edhe komunist i zellshëm, militant i partisë dhe ndjekës i linjës së saj, dhe njëkohësisht antikomunist, denoncues i partisë dhe shkelës i linjës së saj. Nëse ishe komunist i zellshëm, ishe tërë kohën me partinë, nëse shkelje për 30 vite me radhë vijën e partisë në art dhe e sulmoje regjimin në veprat e tua atëherë nuk ishe komunist i zjarrtë. Nuk je qytetar i mirë nëse shkel ligjin vazhdimisht.
Gjithsesi, e thotë Enver Hoxha vetë që Kadare nuk shkruan për edukimin e masave socialiste por për lexuesin borgjez. E thotë Enver Hoxha dora vetë që Kadare ishte armik i partisë, kundërevolucionar, ishte kundër socializmit dhe kundër dhunës ndaj armiqve të klasës. E ke e zeza mbi të bardhë. I ke e zeza mbi të bardhë akuzat ndaj Kadaresë që iu bënë në Lidhjen e Shkrimtarëve që ai as nuk njihte dhe as nuk bënte përpjekje për të njohur marksizmin, i ke e zeza mbi të bardhë akuzat që kishte shkruar vepra kundër partisë, kundër dikaturës dhe kundër komunizmit.
Gjysma e të vërtetës që nuk thuhet nga gjithë ata që sulmojnë Kadarenë e Shqiponjave që fluturojnë lart, është që gjithë letërsia nga 1945-1990 ka qenë me elozhe për partinë, për socializmin, për partizanët, për Enverin sepse i detyronte shpata e Dullës. Edhe Kadare ka shkruar nën trysninë e dogmës sepse po të mos e bënte do përjetonte terrorin e kuq edhe vetë. Të gjithë shkrimtarët shkruan elozhe për partinë dhe për komunizmin, madje edhe të persekutuarit si Mitrush Kuteli, Frederik Reshpja, ndoshta dhe Havzi Nela apo Vilson Blloshmi; por siç vë në dukje Joachim Rohm, përkthyesi gjerman i Kadaresë, kolosët e letërsisë së realizmit socialist, puristët e asaj letërsie propagandistike, që tërë veprën ia kushtuan nënës Parti dhe komunizmit, akoma nderohen në Shqipëri, ata nuk i sulmon kush, e sulmojnë Kadarenë që ishte i vetmi që 30 vite me radhë bëri çmos për t’iu shmangur dhe ia arriti që 95% të veprës ta shpëtonte, por ja që në Shqipëri duan të gjejnë qime në vezë dhe yrysh të gjithë kundër Ismailit.
Kadare ishte njeri i madh. Për dallim prej Lubonjës që denoncoi Kadarenë, madje vetë babain e tij Todin, Kadare nuk denoncoi njeri ndonëse arkivat janë përplot me denoncime ndaj tij. Shpëtoi njerëz nga arrestimi. U dërgoi fshehurazi rroba dhe para miqve të internuar, fshehu veprat artistike të miqve të tij të dënuar duke i shpëtuar, i përkrahu artistët e rinj, por mbi të gjitha denoncoi terrorin e kuq, zyrtarët komunistë me duar të përgjakura gjer në bërryle, Byronë Politike, Partinë dhe vetë sistemin komunist dhe antivlerat e tij, dhe desh e pësoi me kokë disa herë. Prandaj e nderon bota. Bota është më e gjerë se sa vendi i madh perëndimor ku jetuake.
Bota ka nderuar me Nobel përkrahës të Millosheviçit dhe të Stalinit, madje dhe Shollohovin i cili nuk shkruante gjë tjetër veçse realizëm socialist. Shumë nobelistë të letërsisë i kanë thurur elozhe komunizmit ndonëse jetonin në vende të lira perëndimore, prandaj mos u brengos se poemat socrealiste nuk e ndalojnë Ismailin të fluturojë lart.
E lexova analizen e Lubonjes nuk ishte e keqe shume element te saj qendronin. E tepronte nga fundi me paranojen edhe ligesin e treguar kundrejt Kadarese.
Libri i Lames duket qart qe eshte i fallsifikuar. Me mbeshtetjen apo pa dijenin e Kadarese nuk mund ta themi.
Kadareja ka qene shkrimtari me i talentuar shqiptar, por si njeri eshte nje gjirokastrit i vogel. Por ndoshta nuk ka faj?! Qe te mbijetoje ne ate cerdhe gjarperinjesh duhet te ishte edhe vete perbindesh.
Kadareja “gjirokastrit i vogel” hahaha,
Ka OXHAK, pastaj ka dhe BUXHAK thote populli.
Kadarete, Kokalaret, Karagjozet, Kasaruhot etj jane OXHAQE e jo BUXHAQE. Si Tahir Kadareja psh, i aferm i Ismailit dhe nje ushtarak karriere, i shkolluar si i tille qe ne kohe te Zogut por edhe ne BS, pas çlirimit, kontibuti real i te cilit ne Lufte ishte ku e ku me i rendesishem se sa ai i vete Enverit
Prandaj dhe Enveri i ndoqi, i persekutoi, i burgosi.
Ismaili na qenka gjirokastrit i vogel.
Po ti o Enton djali ,sa i madh je? Vjen nga ndonje OXHAK si Kadareja “i vogel” apo nga ndonje BUXHAK?
Lëreni ISMAIL KADAREN TE QETË….legena,te parrace,minj pusetash…edhe njehere po ju them familje te ndyra….KADARE E BASHKOJ EMRIN TIJ ME TOKEN QE E LINDI….
Të lumtë o Mero ! Ja paske ngulur keq. Të shikojmë si do të reagojë ” Skilja ” Fatos.
Ismail Kadareja eshte krenaria e shqiperise dhe pike. Fakti qe Enver Hoxha e mbrojti dhe nuk u denua i ben nder, nuk ka pse te ket turp apo te ndihet ne faj.
Sa per Lubonjen, ka shume vite qe ka degraduar dhe eshte banal. Me e keqja eshte se tipa si Lubonja i japin te drejte Enverit edhe pas 40 vjeteve qe ka vdek.
Librin e Q.Lame/s nuk e kam lexuar ama kam qene deshmitar e jam ne dijeni te “perpunimit” nga Sigurimi i Shtetit te Iasmailit te madh “Perpunim” aktiv quhej aso kohe perndjekja e fshehte qe u behej “armiqeve” te sistemit,pra pergatitja e materialeve me te cilat me pas “objekti” denohej me burg (per agjitacion e propagande apo dhe si agjewnt i mundshem i i zbulimeve te huaj)….Dosja qe mbahej per kete lloj perpumi quhej Dosja “2/A”
Kadare eshte shkrimtari me i mirë shqiptar që jeton.
Vepra e Kadaresë ishte në linjë me realizmin socialist dhe pasqyronte ideollogjikisht atë.
Kadare nuk eshtë fajtor as për regjimin dhe as për rrymën letrare të kohës.
Kadare nuk mund të pretendojë që ishte i persekutuar dhe i survejuar.
Kadare për të plotësuar ëndrrën e tij (edhe tonen) për Nobel në Letërsi
duhet ti ngjante A:Solzhenincit që denoncoi diktaturën,luftoi artistikisht atë dhe meritoi Nobelin.
Mund të gënjesh në gjithshka ,por jo në letërsi.( A:P:Çehov)
Mero ti e quan Lubonjen publicist. Ne kohen e sotme publicist eshte kushdo qe poston nje koment ne Facebook apo komente ne gazeta si kjo e jotja. I vetmi ndryshim eshte se ne postimet e Lubonjes mund te shohesh qe regjimi komunist paska pasur te drejte kur e deklaroi te semure psiqik.
një analizë e shkëlqyer e logjike, e bazuar edhe në fakte, siç janë vetë qëndrimet publike të Lubonjës.
Fatos Lubonja është një urrejtës maniak, asaj shkalle saqë as ai vetë nuk i zoti ta përmirësojë veten edhe sikur ta dojë me gjithë shpirt këtë gjë. Ai në gjithçka që bën e thotë duket sikur është i vetmi dashnor besnik i Urrejtjes. Ndërsa Qemal Lamja është një lloj brejtësi halesh që kërkon protagonizëm bashkëkohor. Është mësuar të bjerë në sy kur ishte Kryetar i Hetuesissë së Përgjithshme, kur gjoja paska qenë titani që ka frenuar regjimin dhe duke e detyruar të zbythet e ka bërë më pak gjakatar me aftësitë e tij si jurist i madh, gjë me të cilën, përkundrazi, duke qenë se e paraqet se udhëheqja respektonte ligjin (frenohej) kur ia bënte të qartë “i madhi” Qemal regjimin e nxjerr goxha njerëzor dhe luajal. Idiotët janë aq të zotët saqë të bëjnë t’i njohësh menjëherë se çfarë janë.
Xhë te thuaç moo… Çtë shkruajme ne mooo… I ke the te gjithaaa…
“Me shume i zemeruar eshte lubonja se Helena”…. ???????????????????
Të lumtë Pena Mero Baze!!!
Mero !
Të merresh ti me Lubonjën , do të thotë që ai vlen .
Ja të them unë që ai është ZERRO ME BISHT .
Maskara, hajdut që në vezë .Vodhi tezën e provimit të maturës ( gjë e rallë për kohën) për një të ri . I paafti dhe hajduti e bën këtë veprim.
Në degën e fizikës në fakultetin e shkencave ishte ZERRO-ZERRO me dy bishta.Notat i merrte nga pozita e të atit.
Pastaj burgu, burgu e ka zbutur parë e mbrapç dhe poshtërimi atje ja ka tjetërsuar edhe fityrën .
S’ka faj .Ju nxi shpirti dhe tani nxjerr vetëm vrer . Edhe edhe rruga fiziologjike e jashtëqitjes i ka ndryshuar , po i del nga goja tani .Sa për Zotin Kadare , ai është kollos.
Është dinosauri i kohës moderne .S’do tja dijë ai , nga minjtë e halesë ai .Mos u merakos për të.
Ti shif mos ma gjen atë biçikletën që më vodhën, se po shkoj në punë më këmbë. Kuptove ?
Xhezua që më vodhën biçikletën jamë .
Hahaha Xhezo je i madh… ?????
Baze i ka bere skanim psiqik lubonjes me vetem nje fraze” ai eshte nje urrejtes” . Cdo germe me shume eshte e tepert.
Interesant. Kush ka lexuarESKILI KY HUMBES I MADH ndoshta do marr mundimin dhe do arsyetoj si Lubonja. Shume mllef per Lubonjen o Mero. Nga te gjithe eshte I vetmi qe e ka CV e pasterr nga te gjithe jju ish debatikasit e PD. Respecte per Kadaren Krenaria e nje brezi te tere. Po eshte product I realizmit socialist dhe Ska asgje te keqe.Ti e ke personale ne emer te nje tjetri. Ci ke keto bajga.. Ja futi babait se eshte legen. Shan Kadaren se e ka inat se eshte dissident kurse ai Ska talent po thjesht eshte nje njeri I lig qe guxon te shaj Kadaren. Vk… dhe e fundit.. Seriozisht e ke kur I thua Kadares disident
O Fatos Lubonja, o shpirt skëterrë, zemër zi, i ligësht, servil dhe i paedukuar! Lëre Kadarenë të qetë në pleqerinë e tij.
Kadreja dha shumë për letërsinë, kurse ti vetëm g¨njeshtra dhe shkrime të dobëta, se ti nuk je krijues, por një i dështuar.
Llacifaci Lubonja duhet nihilizuar .duhet lene menjane i harruar .Eshte Antishqiptar i Pararojes se Agjentures Serbe.Njesoj jane dhe disa Pinjolle te tjere te “BLLOKUT”
F.Lubonja, do ishte sot një hiç, në se nuk do ishte i biri i Todit.
Nga ana tjetër, soji sorollopi dhe sosjsorollopi i Todit, sikur ai të mos ishte dënuar nga Enveri, do ishin Enveristët me të flaktë.
Nuk u doli dhe aq keq nga dënimi i Todit, pasi të gjithë u kthyen në të persekutuar dhe pa asnjë meritë, përveç se ishin soj sorollop apo sojsorollop të Todit.
Problem i madh ne shqiperi eshte manipulimi i njerezve,i fakteve,dokumentave dhe i historise dhe kjo per shkak te politikes se centralizuar dge nepotike qe nga zogu e ketej. Nuk mendoj se ka urrejtje ndaj Kadarese, por dashje pa dashje Kadare ishte i admiruar nga njeri apo tjetri klan i PPSH. Fati e solli qe ne duel rezultoi fitues Ramizi e jo Memheti. Por megjithese mehmeti njihet si xhelati i PPSH, ne te vertete eshte i vetmi lider komunist qe u eleminua per shkak te lidhjes se krushqive me kundershtare te eger te rregjimit. Asnje lider tjeter i nomeklatures se larte komuniste nga viti 55 e deri ne 81 nuk ishin eleminuar per shkaqe politike, por vetem per inate personale te enverit. Ne kete kontekst Kadare ishte shume i kujdesshem dhe pushtet nuk ka patur dhe njekohesisht eshte perdorur nga rregjimi vetem ne aspektin e shkrimeve. Normalisht qe pas vdekjes se enverit megjithese ramizi me liberal,por kadare e kishte friken e ndonje hakmarrje e cila nuk i erdhi. Por edhe disident ne kuptimin e goditjes se rregjimit nga kadare nuk mund ti themi se ishin qytetaret dhe intelektuale te tjere shqiptare qe i dhane goditjen themelore sistemit, e qe me pas nisi zingjiri i ngjarjeve demokratike. Si njeri me influence te madhe eshte pritur shume prej Kadarese te kontriboje ne proceset demokratike e jo te punoje vetem per imazhin e tij, pasi shqiperia vazhdon me trazira qe nga koha qe eshte larguar nga vendi yne.
Ismail Kadare, pa dikutim Shkrimtar i madh. Fati jone qe e kemi!
Sa per dijeni Romani Prilli i Thyer eshte vleresuar si nga 100 Romanet me te mira ne Bote per te gjitha koherat !
Respekte pa fund!
Mero, Fatosi mund te jete ashtu sic thua ti por analizen per librin e Lames e kishte te sakte. Kadareja eshte shkrimtar i realizmit socialist, jo komunist, e para, dhe e dyta as ti nuk ia ben dot analizen vepres se tij sepse nuk ke mbaruar per kritik letrar ose fushe te ngjashme me te. Ismaili eshte shkrimtar i madh dhe njeri i vogel. Tung
Saliut:Pse LUBONJA eshte kritik dhe paska studiuar per letersi? Aspak, as njera as tjetra. Kur urren dhe ndihesh inferior te erren syte por kjo puna e talentit nuk eshte me inat por me takat.Sa per karakterin dhe”vlerat” si njeri nuk kam te drejte se nuk kam jetuar me Kadarene por vetem si pedagog nje semester ne shollen e larte per letersine bashkekohore perendimore,dhe nuk konstatuam ate vogelsi qe thote komentatori Sali. Ndoshta ”saliu”ka qene shoke apo me mire koleg dhe e ka njohur nga afer. Kjo as qe na intereson por vetem letersia e tij e mrekullueshme qe ka emancipuar te gjithe ata qe dinin ta lexonin.
Mero duhet shtu fjala i semure mbas fjales urrejtes. S’ka cfare te shtoj.E ke qa mo.
Smira e Lubonjes eshte patologjike kundrejt Ismail Kadarese nuk mund te shpjegohet ndryshe
Nje bravo te madhe Mero Baze
Nuk e di po ka 30 vjet qe kadare investohet si i perndjekur duke lozur dramen e disidentit gati ne neveritje nuk e kuptoj nje shkrimtar i kuq moskovit mbaruar ne rusi me nje krimtari puro komuniste investohet kunder komunizmit nuk mund ti mbushesh mendien njerezve se vepra jote flet vete ne kub jetoi dhe emil uein po nuk shkruajti nje germe per komunizmin.
Autori, z M. Baze, ka gjithe simpatine dhe mirnjohjen time per kete shkrim brilant dhe krejtesisht te vertete.
Faleminderit.
Kadare eshte e vetmja krenari kombetare qe e kemi gjalle.
I uroj jete te gjate dhe te lumtur
Me këtë ke treguar pene spektakolare
Kadare eshte pa dyshim shkrimatar i madh dhe Lubonja nje publicist i vogel! Sa per librin e Z. Lame eshte per t’u pare me rezerva perderisa autori e nxori librin pas ikjes se R. Alise, H. Hisaj etj. Keta te fundit, qe jane ne boten tjeter, nuk mund te pergjigjen. Z. Lame si njeri i drejtesise duhet t’i provoje faktet ne se jane te verteta dhe ai nuk trillon per te shitur nje liber.
Paragrafi i fundit e varros Lubonjen komplet. Ate te lexoi Luba dhe sduhet te flas me. Se na ben si disident i madhe dhe foli kundra babait. Un sjam shum me Kadaren po ja ke bere mire Mero. Do flas ky mori per Kollozin KADARE
Jarget e Lubonjes nuk arrijne as te kepucet e Kadares .Scizofrenia e tij ka gjetur hapsire tek mediat skizofrene shqiptare , se ne nje vend normal duhej te ishte mbyllur ne pavionin 17 per urejtjen antikombetare qe perhap .
Kadareja është gjenial për gjithë letërsinë bashkëkohore të botës. Ai krijoi duke ecur në buzë të humnerës por nuk ra brënda. Lubonja që ndërtoi humnerën ra brënda familjarisht. Fatosi më pas deshi të bëjë emër e para duke publikuar për këtë humnerë- ferr. Por pa sukses dhe i mbuluar me turp. Ky është burgu i vërtetë i Fatos Lubonjës nga i cili nuk është liruar akoma. Mbetet t’a shpëtojë psikiatri…
Boooooooo cfare shkrimi, sopate mbi “shkrimtarin” Fatos Lubonja…. Nuk besoj se do perzihet me me paranojen Kadare, fund….
Zakonisht rrufeja godet majt e larta gje qe eshte normale kure diskutohet per Ismail Kaderen padyshim nje vlere kombetare ne fushen e letrave e padyshim edhe me pertej.
Nuk do e harroj nje prononcim të nje lideri të rendesishem të UÇKse qe per te verteten e kam harruar emrin por me duket Jakup Krasniqi kur thoshte se Ismail Kadare kurre nuk ka qene keshilltar i UÇKese por gjithnje I kemi marre ne konsiderate prononcimet e tije publike pra padyshim qe Kadere eshte nje shqiptar i mençur.
Nuk mund të them nese ka qene I ndjekur apo I survejuar e ne cfare shkalle por nje gje mund ta deklaroje me pergjigjesi të plote se falangat e sigurimit të Shtetit komunist gjithnje kur ne Shqiperi ka pasur fushat për të zgjedhur presidentin e radhes jane angazhuar me kapacitet të plote ketu ne Amerike duke shkruar libra e blere makina mjafton qe të gjuanin balte mbi Kadarene.
Nuk mund të them asgje mbi bindjet apo shpirtin e Kadarese por nje gje e di me siguri se trashigimia komuniste qe ka sunduar Shqiprine pergjate 30 viteve të fundit ne menyre permanente i jane friksuar Kadarese. I jane friksuar emrit të Kadarese apo antikomunizmit kete nuk e di por me siguri se trashigimia komuniste ne Shqiperi e kane njohur Kadarene shume mire madje ketu me siguri qendron edhe frika ndaj Kadarese .
Megjithate une kam bindje të plote se Kadare tashme eshte vlere kombetare dhe cdo tentative per ta gjuajtur me balte padyshim eshte nje akt kunder vlerave të Kombit qe zakonisht e bejne antishqiptaret.
Ti je fink to behesh ne te gjithe kur vjen koha
BRILANTE…me germa te medha…i ke thene te gjitha o i madhi Mero Baze ..per Lubonjen dhe LUBONJERIT.Lubonja ne gjuhen e popullit eshte “Tersi i Pojanit”..ne gjuhen e intelektualeve …eshte nje MEDIOKER…ne gjuhen e politikes eshte kandidat burgu per cdo sistem qe ka qene ,eshte dhe do te jete{po qe se ai rron 1000 vjet}..por ku i dihet ,ligesi do shkruaj edhe ne boten e te vdekurve!
sa krnaqez meto me komentues ze tille koktrashe te majte qe i bejnr elozhe dhr kujzojne se mero esjte i majte! debila
Ah Mero, ti je arti i te shkruarit bashke me Frrok Cupin e Skender Minxhozin.
Askush nuk e ka diskutuar Kadarene si shkrimtar te madh,as Lubonja nuk thote gje se ai ishte mediokerr. Por ama sa per perndjekjen qe i paska bere Enver Hoxha jane perrallat e Qemal Lames. Se si e ka vleresuar Kadareja Enverin rilexoni vjershen Partia, poemen Shqiponjat fluturojne lart si dhe vleresimin qe i ben Kadareja Enverit pas vdekjes si atdhetar,dijetar, filozof dhe mik i madh i shkrimtareve dhe artisteve.Pastaj ky Qemal Lame qe paska qene kaq dashamires i lirise e demokracise, cfare kontributi ka dhene ne ate kohe kunder diktatures. Qemal Lame eshte i pabesueshem se diktatura nuk bente kryehetues nje qe t’i hante kokes asaj.
Qemal Lame e di se nuk mund te beje emer ne histori, si specialist ne fushen e drejtesise,sepse megjithe titujt qe mund te kete ,ka qene nje injorant ,qe nga oficer tankist u be jurist dhe u vu ne krye te hetuesise.Pse?Nga kush?Ai e di mire vete por ka zgjedhur pozicionin e “disidentit,”qe nuk ka qene kurre dhe tashti ,me genjeshtrat e tij,kerkon te beje vend ne histori si njeriu qe me deshmine e tij te rreme beri te mundur qe Kadareja(ai mund t’a meritoje kete edhe pa “ndihmen” e Qemalit)te nominohet per cmimin Nobel.
Ata qe e njohin mire Qemal Lamen ,qe ka qene nje “Uriah Hip”, e dine qe ato qe thote ai jane genjeshtra absurde.
Do t’i sugjeronja edhe vete Ismailit,per vete prestigjin e ka, te distancohet nga deshmite e nje sharlatani si Qemal Lame.
Me figura si ajo e Ismail Kadaresè, identifikohesh dhe ke kènaqèsinè njerèzore e tè qènit pjesè e sè njèjtès shoqèri shqiptare si ai. Me suksesin e tij letrar, frymèzohet njè brez i ri shkrimtarèsh apo tè rinj e tè reja tè fushave tè tjera, pèr tè punuar edhe mè shumè, edhe nè kohè vèshtirèsishè.
Me Kadarenè, mund krijosh gjithçka tè mirè pèr kombin shqiptar.
Fatos Lubonja, èshtè antiteza e asaj qè folèm mè lart.
Pèr tè, vlen vetèm ajo fjala e urtè, NUK KA PYLL PA DERRA.
Tè mè ndjeni por Fatos Lubonja, nuk vlen as pèr tè fshirè menderen, pasi ke mbaruar punè.
Si gjithmon Mero je gjigand, sa per Lubonjen vetem kaq merito, i cmendur, i ndyre, pervers…..
Kaq i lig sa eshte Lubonja e tregon pamja e tij tmerresisht asimetrike…
Por Zotit nuk ka cfar i bene idiot-shemtaraqi…
Si the letersia nuk eshte reportazhe burgu ça te them me *I madh*
E para, Mero, ti thua se: Ismahil Kadare nuk ka pretenduar kurre ndonje rrezik aq te madh nga regjimi, sa ai që shkruan Qemal Lame. Se nuk e ka ditur , apo nuk e ka ndjere.
Nuk e di nga e ke marre kete te dhene, por katerciperisht nuk qendron. Dhe jo vetem kaq, por ti Mero nuk lejon dhe komente kur shkruhet per Kadarene ne gazete. Edhe komentin tim mund te mos ta ekspozosh (puna jote, une e shkruaj per ty dhe jo per publikun) gazete private eshte.
Ismahil Kadare ka akuzuar publikisht, mediatikisht, se ndiqej nga oficeri sigurmi, Hodo Hodaj. E shkrova me emer dhe mbiemer, Qemal Lamen nuk e di çfare ka shkruar se jam shume larg nga kufijte e vendit prej dekadash, por germo dhe do ta gjeshe qe te jeshe transparent per ato qe thua dhe pretendon, bile ne heshtje do me falderosh qe te informova se e di dhe kam kuptuar nevojen tende per shume çeshtje. Lubonja eshte nje paçavure e kohes qe jetojme ashtu si shume te tjere qe fatkeqesisht i jane bere barre atij vendi dhe shoqerie duke e pikckuar edhe kur u dhembin plage me te medha, por sot nuk kane me respekt as per te vdekurin e jo te gjallin. Ndersa ty te lexoj çdo dite , me vemendje te madhe . Dhe mos kujto, une nuk e urrej Kadarene se ai eshte nje shkrimtar i madh, por eshte nje njeri shume i vogel ne te gjitha marrdheniet me njerezit dhe shoqerine, eshte mosperfilles ndaj te tjereve. Dhe keto , veç atyre ne vepra e mendime te shprehura, mu ngriten nervat kur e degjova nje here ne interviste ne Dw aty nga viti 2002 qe ofendonte emigrantet dhe shqiptaret qe nuk ishin ne nje mendje me te; apo nje rast qe ofendoi nje gazetar te shekullit, para shume vitesh, per pyetjen qe i beri….pa i permendur te gjitha. Njerezit me mendje sot ne demokraci njohin tolerancen dhe e vetmja gje qe me ka bere pershtypje te madhe ne zyrat e shteteve europiane me kombesi franceze, eshte: per çdo probleme qe trajton me ta, ne fund te thone: MERCI ! Kam habitur edhe sikur ti ofendosh, merci te thone. E Kadare nuk e ben kete po fare edhe se jeton atje ku flitet kjo gjuhe sepse eshte ne karakter dhe gen. KJo e ben njeri te vogel, se madheshtia e njeriut eshte nga marrdheniet me individin dhe shoqerine e jo nga frutat apo plehrat qe grumbullon. Te faleminderit qe me dhe rastin!
File, jo kaq serioz bre djalë .
Na ngrive gjakun.?
KADARE
Kur isha ne gjimnaz, shoket me flisnin ne emrin tim dhe per mbiemer me bashkangjisnin:KADARE. E admiroja pafundesishtKADARENE, e imitoja.Ishte nje raze e vecante, nje spezie e rralle per kohen e komunizmit, sepse kur lexoje KADARENE dilje jashte ombrelles komuniste.Poe fytyra psikopatesh sì Lubonja te skalitur nga komunizmi ne dy projeksione ,BLLOK -BURG ,bejne pjese ne 5%e shqipetareve te KONICES,qe thoshte se e keqja e SHQIPERISE vjen nga vete shqipetaret.Eshte dhurate nga perendia qeKADARElindi ne kete toke.TeShpresojme qe pas nje shekulli ,Lubonjat qe do te vijne mos ta nxjerin KADARENE me nene greke e baba serb.MERO BAZE je nje pene e ralle e gazetarise shqipetare qe shkurt, sakt ekthjellet i trajton problemet me mencuri e godet me ironi te holle.Komplimente dhe respekt.
Shkrimtar i madh,shkrimtar i vogel.
Njeri i madh ,njeri i vogel.Disident i madh,servil i vogel.Dashnor i madh,bashkshort I vogel…E sa e sa dokra do degjojme!!!
TALENTI sfumon dhe shkallmon gjithçka.
Kadare eshte nje talent unikal shqipetar,me permasa boterore.
Kadare eshte nje figure pa kufizime dimensionale.
Fenomeni Kadare dhe efektet e tij duhen trajtuar nga studiusë te specializuar.
Kadare mbi te gjitha eshte nje aset i rrallë kombëtar.
Z.Baze,te pergezoj se tepermi per kete dritare me drite ,per te shquar vlerat e verteta kombetare.
Ky shkrim i sherben kombit,jo Ismailit.
Kur thua KADARE i ke thene te gjitha.
Lexonim te gjithe letersine botrore qe qarkullonte ,por per boten letrare shqiptare ishte Kadare qe na beri te mbijetojme shpirterisht pa humbur shpresen…Komunikimi I Kadares me lexuesin ishte pothuajse metafizik.Ne dinim si te deshifronim mesazhet e fshehta nga vepra e tij per te mos humbur rrugen drejt drites.Nese dikush ka shije letrare jashte veprave letrare te Kadarese nuk dmth se ka te drejte te sulmoje nje figure te madherishme qe ka vend te merituar ne letrsine botrore dhe prurjet ne letersin e vendit Jane te pa arritshme nga te tjere.Eshre e pamoralshme dhe ne kufite e nje psikoze te renduar te marresh persiper sulmoje te tilla.Respekt te thell per Kadarene,bashkshorten dhe familjen e tij.Me prek fakti qe I vellai kerkon librin ….
Mero, je nga te paktat shpresa te gazetarise.
JU JENI MESUAR TA HANI TURPIN ME BUKE……PLEHRA GJERSA NUK PUBLIKONI KOMENTET QE NUK JU VIJNE PAS OREKSIT…….MEGJITHATE NA PLASI BY…. FORT….
Mero bravo. i ke bere skanerin, si dhe here te tjera. Lubonjes. Percaktimin tend per fatosin. si nje urrejtes i pandreqshem e permanent, besoj se e kane kuptuar shumica e shqiptareve, por absurdi qendron tek disa moderatore e pronare mediash e TV, qe e botojne dhe e ftojne ne studio, pse nuk e kane kuptuar akoma. Lubonja na ka bere te ndrrojme kanalin e TV kur na del perpara, sado interesante mund te jete emisioni apo debati.
Zgatu sa te duac mo merooo po IKse nuk se po i shajne talentin po merren me ate si njeri te rrogoze, shkrimtar i madh njeri i vogel