Nga Mero Baze
Po prisja t’ia uronte dhe Ilir Meta ditëlindjen, Fatos Nanos, që të kompletonte sjelljet e tij të kohëve të fundit, që nuk lë njeri pa i kujtuar kur ka lindur, apo kur ka vdekur.
Por nuk e bëri.
Me sa duket tani ai kërkon figura me peshë kombëtare për t’i përkujtuar dhe për t’i identifikuar me projektin e tij politik. Kjo u pa qartë përshembull tek dekorimet për luftën e Vlorës, ku të krijohej ideja që ajo është një luftë që e ka bërë LSI.
Modeli i Fatos Nanos si liberal nuk e ndihmon në idenë e tij për t’u dukur si babai i “Baballarëve të kombit”.
Pas një dedikimi të Edi Ramës, për liderin veteran të socialistëve, thuajse e bënë të gjithë nga një gjest për të. Madje filluan ta urojnë dhe shumë deputetë socialistë, a thua më parë e kanë pasur të ndaluar ta uronin publikisht.
Por më shumë se të tjerët, nga dedikimi i Edi Ramës, dukej i prekur Sali Berisha. Ai ngjante sikur i kishin marrë të dashurin dhe publikonte video, që tregonte se çfarë ka thënë Fatos Nano për Edi Ramën, dikur kur ishin në luftë me njëri- tjetrin.
A thua se nuk e di këtë as Fatos Nano, as Edi Rama. Dhe këtë e thotë më 16 shtator, dy ditë pas përvjetorit të vrasjes së Azemit, për vrasjen e të cilit Berisha ka akuzuar pa ju dridhur zëri fare, Fatos Nanon si vrasës, dhe më pas e ka shpallur aleat kundër Edi Ramës për disa vite dhe e ka ftuar në festën e PD të takohet me demokratët, që desh u vranë më 14 shtator.
Dhe në gjithë këto pështjelllime që ka shkaktuar një dedikim i Edi Ramës për Fatos Nanon, secili shikon hallin e vet.
Ilir Meta nuk ka reaguar dhe ndoshta e ka mallkuar me vete Edi Ramën, se ja ka prishur projektin e ditëlindjeve, me të cilin po ngjallte të vdekur nga varri dhe të vdekur mbi tokë, për t’i bërë bashkë kundër tij.
Aq më keq që mund të ketë menduar se mos Rama e propozon për president pas 26 prillit, kur ai ka premtuar se do të ikë nga Presidenca.
Dhe do jetë betuar me vete që nuk ka për të ikur, mos t’ia lëshojë vendin atij “tradhëtari”. Kur ja kujtoi Rexhep Mejdanit, që kishte ditëlindjen para një muaji, me siguri i ka shkuar në mendje të ftojë dhe Fatos Nanon, por ka pasur frikë se mos u prishte ditëlindjen.
Sali Berisha nga ana e vet ndjehet i frustruar nga ideja që e majta ngjan e bashkuar, ndërsa opozita e ndarë në tre- katër copë.
Përfytyroni që ai nuk bind dot Lulin të pajtohet me Jozefinën, dhe tani duhet të durojë dhe paqen e Edi Ramës me Fatos Nanon. Dhe pas kësaj kërkon t’u kujtojë Nanos e Ramës, se ata dikur kanë sharë njëri- tjetrin.
I gjithë ky pështjellim vetëm nga ideja se “Rilindja” po gjen mundësi të mbahet e bashkuar edhe përmes ditëlindjeve.
I vetmi që ndoshta se ka ditur se ka ditëlindjen sot mund të jetë Fatos Nano. Tani dhe ai e mësoi dhe me siguri i kini dhënë një rast ta shtyjë deri në mesnatë duke pirë verë e duke u tallur me ata që e urojnë dhe mallkojnë.
Feston rilindjen e ditëlindjes!
Shkrim i shkelqyer, por z.Mero nga anet tona duhet ta urojne nga nje per shtepi
dhe ne kete rast per Ilir hajdutin e uroj monika me gjithes zemer dhe i tha: u befshe ?vjeq i dashuri dhe te lutem mi kthe?? nese i ke tek xhepi xhaketes zeze
Shiko se ke nje Armik te tipit sali berisha tek gazeta jote here na I boton komentet here jo
Po sham saliun ilirin lulen na botohet, po sham qeverine sna botohet
Mire o fahri balliu junior?
Haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa ,Haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!Je fantastik Mero!Mos tu shterofte kurre fantazie me keta idioter qe per fat te mire per Ty jane boll sa te merresh jo me editorial por edhe me analiza te zakoneshme.Je mendje ndritur dhe sakarzmen qe perdor por gjithashtu edhe gjuajtes perfekt ku kam dyshim qe edhe i papire “Robert Cemçakizi” zorr se e kupton!Kur theme per ate kuptohet qe Meta kurren e kurres,nese ia sqaron ndopak Saliu!
Kisha kaq vite qe vrisja mendjen se perse nuk ka çmim per gazetarin me te mire te vitit dhe se fundi e gjeta arresye se perse:Sepse je vetem e nuk ka konkurent!
Nano nje horr e dallkauk se harrova ene hajdut.
Një urim për Tos Nanon!
Nëna e kumarit je,
pas të vjen historia,
ne dhe bar hamë,
të na rrojë partia.
Qeverise me banda,
dhe me korrupsion,
na solle edhe piktorin,
nga Parisi si barbon.
Në Austri rri si Pasha,
vodhe Shqipërinë sa deshe,
populli i varfër sa më s’ka,
gënjeshtra me top ia veshe!
Aman veç ju mos u zini,
se bashkimi bën fuqinë,
veç pështy dhe lëpirje dini,
mos e përçani partinë.
Shënim: O Mero, po ta dinë shqiptarët të vërtetën midis Nanos dhe të shoqes, do tallen mirë shqiptarët me këtë hajdut kumarxhi! Qesh mirë kush qesh i fundit!
O Mero a po fiton apet Ripjerdhja?
Hahahaha…
Bukur Mero!
I vetmi që nuk e di që ka ditelindjen sot, eshte Fatosi… Hahahaha… !!
Ose ditlindjen e Rilindjes……sepse u rilind ,pas nje “vdekjeje” te gjate.
Mireserdhe Fatos Nano!
“se ka ditur se ka ditelindjen” – Keto dy “se” a jane njelloj? E para eshte mohuese dhe nuk shkruhet keshtu, por kerkon nje apostrof “s’e”, pra “nuk e ka ditur”, E sa per shkrimin nuk mund te mendohet ne boten politike se nje urim per ditelindje çon ne bashkim, dashuri etj. Sa armiq neper bote, sa per sy e faqe, urojne njeri tjetrin. E kjo midis Rames e Nanos mbetet per t’u pare.
O zoti Joel shkodra, nga cili kerkon korrektesi ne gjuhen shqipe?… Keta jane gazetare nga halli jo nga rraca Na e turbulluan trurin me shtremberime ne cdo rresht qe shkruajne. Sapor urimin, jemi brenda shportes se karavidheve. C nuk pret aty. Gjersa te vije koha ta heshin shporten ne kazanin e plehrave te historise. Po gazetaret qe i mbeshtesin, ku e kane vendin? Mos o zot! Ne nje rreth te ferrit me te ulet.
Ilir banditi ka rezervuar urimet per ditelindjen e sivellait te tij banditin Sali Berisha me 15 tetor, madje i ka pergatitur edhe nje dekorate per xhvatjen dhe vrasjen qindra-mijra shqiptareve ne vitin 1997.
Me sa duket nuk ju pelqejne verejtjet gjuhesore qe nuk e botoni komentin tim.
O mero, pjesa me e bukur e shkrimit ishte kur thua se PAS URIMIT QE I BERI EDI NANOS NXITUAN TA UROJNE EDHE SHUME SOCIALISTE, A THUA SE E KISHIN PASUR TE NDALUAR ME PARE TA BENIN
KETE GJE PUBLIKISHT.
Kjo i thote te gjitha. Ishallah se lexon Kryerilindasi kete se do ta heqi veshin, dhe do te mbetet sahani pa kocka.
Nuk besoj se ka njeri qe e Ve ne dyshim qe asnjeri nuk do kish guxuar ta bente pa marre me pare direktiven nga shoku RAMA. perndryshe do kishin ikur edhe ata te Nanua.
Je i sakte zoti Baze por ju e dini qe politika eshte kurve dhe kjo kurveri ka nje kufi. Nano u be armik me PS dhe Edin sepse Berisha i tha do te bej president, tani lind pyetja per Nanon…..
BERISHA E FUTI NE BURG SE ISHTE HAJDUT….
APO BERISHA E DONTE SHUME PRANDAJ E BURGOSI….
Cdo gje falet ne politiken kurve por burgu dhe vrasja jo, KY ISHTE GABIMI FATAL I FATOS NANOS QE SHUMICA E SOCIALISTEVE NU K JA FALI. TE BEHESH ALEAT ME SALI KRIMINELIN ESHTE E NJEJTE SI BE JESH ALEAT ME ENVER KRIMINELI. Thirri mendjes o Fatos se u rrite dhe mbere “
Ok.Mona kur kujton ato çaste të lumtura që kaloj me Nanon është në të drejtën e saj që t’a urojë me gjith shpirt z.nano dhe për 100 vjet të tjera,por njëkohësisht është po në të drejtën e saj të hidhërohet që ato veglat e para të Nanos të cilat kishin mbaruar nga burgu i Bënçës ku e futi Saliu pas operacionit që bëri nanua ja vunë Saliut ,kjo e hidhëron dhe ligështon monën ,sa për Ilirin atë e ka lënë të merret me qentë e Sharrit e të sheleguri,pasi e di që ai tani nuk bën për asgjë tjetër.
Kur te kap deli I shqiptarit o mero, shkruan drejt e mire. Dhe pse gjynah qw ndodh kaq rralle…
O zoti Joel shkodra, nga cili kerkon korrektesi ne gjuhen shqipe?… Keta jane gazetare nga halli jo nga rraca Na e turbulluan trurin me shtremberime ne cdo rresht qe shkruajne. Sapor urimin, jemi brenda shportes se karavidheve. C nuk pret aty. Gjersa te vije koha ta heshin shporten ne kazanin e plehrave te historise. Po gazetaret qe i mbeshtesin, ku e kane vendin? Mos o zot! Ne nje rreth te ferrit me te ulet.