Nga Mero Baze
Kur Edi Rama filloi të promovojë emërimin e intelektualëve të Kosovës në poste zyrtare në Shqipëri, kam përjetuar një lloj ankthi, që më vjen nga vitet ‘90, kur Shqipëria u hap dhe bashkë me botën, po njihte dhe Kosovën.
Në gjysmën e parë të viteve ’90, në Tiranë ekzistonte një lloj anti-kosovarizmi, i cili në vetvete përfaqësonte atë racizmin e fshehur shqiptar, që maskohej herë me ideologji, herë me politikë, dhe që shpesh tentonte të justifikohej me diferencat kulturore dhe ekonomike mes dy vendeve.
Një koleg i imi nga Kosova, në atë kohë redaktor në “Rilindje”, u zhvendos në Tiranë pas mbylljes së gazetës në Prishtinë dhe po kërkonte një apartament tek rruga “Myslym Shyri”. U angazhova dhe unë mos gjeja dikë, por sa i përmendja që e doja për dikë nga Kosova, çmimi rritej dhe fillonin dyshimet për atë që do vinte aty.
Më në fund u gjet dikush që i ofroi një apartament të bollshëm, me një çmim surprizues, diku tek 250 marka, nga 350 që mund ta ofronte normalisht, sidomos për një “kosovar”.
I surprizuar me rastin, e pyes kolegun tim, se çfarë ndodhi me këtë tipin, që e uli çmimin.
-Nuk e di, më tha. As vetë se kuptova. Më tha, “nëse je kosovar e ke 100 marka më pak. Unë jam çam dhe kam 50 vjet që më shajnë ‘çam muti’ këtu në Tiranë. Që kur keni ardh ju kosovarët, kemi shpëtuar, ju shajnë ju ‘kosovarë muti’. Hallall i ke 100 marka”.
Kjo i shpjegonte të gjitha. Komuniteti çam i zbuar nga Greqia në mbarim të luftës, është shpërndarë gjithandej nëpër Shqipëri, dhe është ndeshur fort po ashtu me një lloj racizmi vendas, që i ka bërë ata më të izoluar dhe i ka detyruar ende të funksionojnë së bashku si grup pas 70 vitesh, a thua se nuk janë shqiptarë dhe duhet të mbrojnë njëri- tjetrin. Madje kanë dhe një parti për të mundësuar gjetjen e ndonjë vendi pune në administratë për këtë shkak.
Gjesti i Edi Ramës për të emëruar dy ministra të rëndësishëm të Qeverisë nga Kosova, ka qenë ndoshta më emancipuesi që një politikan shqiptar në postin e kryeministrit, ka bërë pas viteve ’90, në raport me Kosovën. Duke e parë se ka bërë këtë gjë me intuitën e një populisti, pa e njohur mirë terrenin, po e ndiqja këtë me kërshërinë e një eksperimenti social.
U duk se në mandatin e parë dështoi në heshtje me zëvendësministrat që emëroi. Ata erdhën, panë dhe ikën në heshtje. Nuk ja dolën dot.
Edi Rama nuk u dorëzua dhe duke menduar se ata i shtypi arroganca dhe racizmi i ministrave të tij, në mandatin e dytë emëroi dy ministrat më të rëndësishëm të qeverisë, Gent Cakaj dhe Besa Shahinin nga Kosova.
Me të parin u ndesh me racizmin zyrtar të presidentit të Republikës Ilir Meta, që e trajtoi një djalë 28- vjeçar nga Kosova si agjent ndërkombëtar, por sidomos si agjent të Beogradit.
Racizmi dhe anti-kosavarizmi i Ilir Metës në atë rat tejkalonte ligësinë e komunistëve shqiptarë, që arrestonin çdo kosovar që kalonte kufirin si idealist, duke e quajtur agjent të UDB-së.
Besa Shahini i shpëtoi racizmit të Ilir Metës, por jo racizmit tonë.
Për dy vite në krye të Ministrisë së Arsimit, ne nuk dëgjuam asnjë skandal të Besës. Ajo nuk u përfol asnjëherë për vjedhje, për ndonjë tender, për ndonjë skandal financiar apo profesional në punë.
Ajo u emërua ministre në mes të një beteje të nxehtë të studentëve kundër Qeverisë, dhe u përpoq t’u strukturonte kërkesat e tyre, dhe të ndante problemet reale të studentëve nga histeritë politike.
Nga ana tjetër, është e vërtetë se kam dëgjuar plot socialistë të xhindosur, që ajo nuk u ka hap rrugë për emërime në arsim, dhe ndoshta është treguar jo praktike në kombinimin e politikave arsimore me politikat e qeverisjes lokale.
Eshtë ndoshta e vërtetë që Besa nuk bëri ndonjë përpjekje të bëhej shqiptare e Shqipërisë, të përshtatej me mentalitetin tonë, të thyente theksin e “kosovarishtes” me normën zyrtare, të bëhej më popullore në këtë anë të kufirit etj.
Por më shumë se sa nuk ka dashur ajo, nuk kemi dashur ne. Ne nuk e pamë asnjë ditë atë, si një ministre që mund të bëhej e jona, por si një peshqesh të Edi Ramës nga Kosova.
Dhe ky është një dështim i madh i shoqërisë sonë, pasi kemi dekurajuar një nga nismat më pozitive kombëtare të Edi Ramës për të integruar dy shoqëritë me njëra- tjetrën.
Deri më sot, i vetmi njeri që ka ardhur nga Kosova dhe ka bërë hajër në Shqipëri, mbetet Lulzim Basha.
Dhe këtu nuk kemi faj vetëm ne të Shqipërisë. Helmi dhe ligësia më e madhe kundër dy zgjedhjeve të Edi Ramës erdhi nga Kosova. Mos harroni Albin Kurtin, këtë “ideator” të madh të bashkimit kombëtar, i cili mori rrugën nga Prishtina në Tiranë dhe bëri tubim me studentë kundër Besa Shahinit dhe Gent Cakajt, pse ishin bërë ministra në Shqipëri dhe pse po hidhej hapi i parë i integrimit Shqipëri- Kosovë në nivel qeverisje.
Një mijë të zeza shpikën për ta, duke furnizuar shtypin e pacipë të Tiranës, që dhe ashtu është gati të nxijë çdo gjë nga Kosova që vjen këtu, ashtu si shtypi i Kosovës që nxin çdo gjë që shkon nga Shqipëria atje.
Unë se kam takuar kurrë Besa Shahinin. Nuk kam asnjë përshtypje personale për personalitetin e saj, apo për atë sesi ajo sillet si qytetare në Shqipëri. Por më mjafton të shoh këtë racizëm të pafrenuar shqiptar, si një lehtësim që ajo iku, për të më kthyer në makthin e fillim-viteve ‘90, kur vetë punoja për “Rilindjen” e Kosovës, që ishte gazeta e parë që është botuar si ditore me 16 faqe në Tiranë dhe shitej vetëm 200 kopje në ditë, ndërsa në Maqedoni dërgonim nga Tirana 3 mijë kopje.
Dhe e pyes një shitës një ditë në Tiranë: Po pse nuk e blejnë këtë gazetën, çfarë thonë njerëzit?
-Po ça të them unë mor djalë, tha. E mirë duket si gazetë, po është me Kosovë, nuk e duan.
mwso shenjat e pikesimit
e dhjeve qe ne titulll
pseudopatriotw qe nuk respektoni shqipen
lwre komentin se e ke pwr detyrw morale
Respekt Mero per idotet pa busull qe jo vetem te keshillojne per Editorialin por te koorigjojne edhe per shenjat e pikesimit.
Per “pa busullen” titulli duhej te ishte : Me besen,deshtuam Ne!
Bravo mero
Ta kuptoje ky popull bageti , qe fajin e ka ky dhe vetem ky popull qe nuk arin te kuptoje madheshtine e liderit global.
Prape populli e ka fajin edhe kur mer kalamaj shkolle nga kosova, edhe kur mbyll stacione televizive si agon channel , sepse ky popull mund te shifte stacione qe nuk ishin ne listen e stacioneve qe duhet te shifnin.
Per kete arsye ky popull do paguaje 110 milione euro.
Njehere e ka fajin saliu, pastaj fatosi pastaj populli
Vetem ed rama nuk ka faj.
Humor krize mero.
jepi ben …. te rritet paga.
Shkrim i drejte, por do te shtoja diçka: Ajo ‘urrejtja’ per kosovaret nuk eshte aq e rastesishme. Une kam qene student ne Tirane ne vitet 90’ dhe mund te pyesni ish kosovare te arratisur nga Jugosllavija se si hetoheshin per ore te tera ne hetuesite e Shqiperise. Arsyeja? – Ne Shqiperi ishin futur grupe te dyshimta njerezish qe nuk dihej nga vinin dhe flisnin rrjedhshem shqip por perhapnin oakenaqesi ne popull (kerkonin femra me pare, talleshin me varferine etj). Dhe sigurisht kishte shume te vobekte qe binin pre por nje gje eshte e vertete: Opinioni i keq perhapej gjithmone te pjesa me kafsherore dhe e paedukuar, ashtu siç ndodh edhe sot. Te rralle jane njerezit e ditur e te shkolluar qe bien viktima.
Ti pa busull me bolet e berishes dhe futi ne ate koke qe ta paska mbush sali me fekale
dhe ti kokrra e gomarit qe paske maru per gjuhe mire po vete paske shkruar si gjithe bagetit e pd
ti kishe veten 1% sa dine Mero ti nuk i she duke prit cfare nxjerre berisha nga bytha
Kur korigjon të tjerët duhet të respektosh i pari drejtshkrimin në shqip ‘as ë’ e ‘as ç’ korigjo veten?më parë…..
Respekte Ing . Mero !!! … dhe jepi nje busull te orientohet komentuesit !
Ore “pa busull”! Po lexoje komentin tend dhe na thuaj per shqipen qe shkruan! Injorantet dhe gjysem analfabetet le te mesojne te shkruajne shqip!
I ke rene ne pike Mero Djali: racizmi shqiptar i kombinuar me politiken e pa principte, bene qe edhe nje gjest (veprim) vizionar per afrimin dhe bashkimin e kmbit te dehstonte si eksperience.
Do te duhen shume perpjekje qe ne Shqiptaret te civilizohemi dhe te behemi nje shoqeri e hapur pa paragjykime dhe pa racizem
Mero nuk eshte rracizem por ksenofobi. Ne jemi e njejta rrace me shqiptaret e Kosoves. Ke te drejte ne shume gjera dhe duhet te kishe shtuar qe pervec injorances sone ne Shqiperi paragjykimet ndaj Kosovareve u bene edhe me te renda kur kosovaret e pare qe kane ardhur ne Shqiperi ishin mashtruese dhe trafikante si Hajdin Sejdia. Pra ne shqiptaret paragjykuam vellezerit tane ashtu si Evropa na paragjykon dhe eshte ksenofobe ndaj shqiptareve, jo vetem se jemi nje vend i panjohur dhe ish komunist dhe me shumice myslimane sipas tyre por edhe per krimet qe shqiptaret bejne neper bote.
Nuk I rrihet Mero Bazes pa e ngacmuar komunizmin vend e pa vend..Nese do kishte kandar te peshonte filo-kosovarizmin dhe antikomunizmin do ja merrja Meros ne distance..
MBrockulla e MBazes
Citoj;
Antikosovarizmi Ilir Metes tejkaloi ligesine e komunisteve shqiptare qe cdo idealisti qe kalonte kufirin cilesohej agjent I UDB..(fund citimi)
Pyetje
A mund te na thote Mero apo cilido shqiptar ne planet a eshte akuzuar ndonje UDB-ashnga shteti ne Kohen e merobazo-kracise ne nje kohe qe nje hordhi shipfolesish jane te dokumentuar si te tille ?..
.
Nuk me rru..et per komunizmin por ne ate kohe agjenturat serbe-greke e me gjere kishin aktivitet afer zeros kurse sot bejne ligjin…Edhe per kosovaret apo camet ka patur solidaritet por dhe kujdes se Beogradi dhe Athina kane harxhuar miljona per spiunet e tyre qe pas 90’ nxorren koken qe nga Bujar Hoxha e deri te Kapllan Resuloviqi & company
Ne Shqiperi sundon Amerika koke e kembe.
Jeni teresisht injorante ju qe mendoni se kurvat serve dhe gabelet e falimentum neo grek kane ndonje ndikim ne Shqiperi sepse nuk kane.
Shqiptaret kane 30 vite qe i bejne mut Amerika dhe cifuteria nderkombetare.
Sali prostituta shante dhe sulmonte jugun por ne fund zgjodhi te jetonte afer jugut thuajse gjiri lalzit
Se kishte nje neveri te papare per racen e vete ne tropoje
Shan labi lalucin dhe anasjelltas
Shan veriu jugun dhe anasjelltas
Te gjithe shajme po ne shqiptaret kemi nje gje po na shau nje person nga x vend ne i shajme me krahine qytet farefisin, Me lop gomar qerre qen pula dhe mace
Jemi te papare se durojme dot njeri tjetrin
Like floririt mjafton ti shash rakine e skraparit se per familjen ste ben gje apo jo like shtanga?
Mero je një i sëmurë patologjik. Edhe këtu e gjete të fajësosh Albin Kurtin?
Albini eshte nder polititanet me te zgjuar nder shqiptare, sikurse dhe Mero nuk e ka fshehur kundershtine politike te tij kunder politikes se Albinit,Por edhe te zgjuarit gabojne,madje nga nje here e dhjesin fare,dhe Mero evidenton nismen delegjitimuse te Albinit,ne takimin me studente.Per mendimin tim,duhet ti mbahemi asaj c’ka thote sot Mero ne kete editorial,dhe nuk gabon ne te evidentuar te vertetat tona si komb.
Ne vitet 90 erdhen ne Shqiperi llumi i Kosoves, kosovare qe jeten e kishin kaluar mejhaneve te perendimit dhe mashtruan me qindra shqiptare ne biznes, ne miqesi dhe pjesa me e dhimbshme ishte ajo me femren shqiptare; me qindra femra shqiptare mashtruan llumi i kosovareve se do i merrnin per gra (kishin nga 3 a 4 gra ne vende te ndryshme). Keta ishin vertete nje pakice sic ka edhe Shqiperia llumin e vet, ama keta ishin pika e pare e takimit tone me kosovaret. Prandaj dhe sjellja qe permend ti Mero per kohen quhet e drejte. Kurse po ti shtojme ketij prezantimi edhe politiken percarese te S. Berishes kur mori pushtetin ne 92-shin (me dhune!), politike qe me letra ja beje edhe ti Mero deri ne 2008-ten, kur u ndave se nuk te dha cfare i kerkove, se sta jepte dot. Kurse sa per keta dy ministrat Besen dhe Gentin si keta te dy gjene ne cdo Universitet te Tiranes, zgjate doren merr njerin/njeren dhe do jene si keta te dy, ne mos me mire. Rama si te gjithe ata qe nuk prodhojne dot gje e ben mire showmenin dhe per kete arsye e shtyu ca me Besen dhe Gentin. Po Besa ca beri per arsimin shqiptare? Vec qe paska ndare kerkesat e stundeteve nga politika, kur keta u ngriten ne greve.
Lexoje komentin me lart Mero (pseudonimi kazani). I ka rene kokes. Mos ndoshta edhe ty o Mero ta kane marre ndonje dashnore e ste del e keqja? Mire keto por prape shkon dhe perzien Albinin qe ska lidhje hic fare ne historine e Beses.
Besa, Genti e te tjere jane fija e perit per te qepur bashkimin kombetar. Nese do te vazhdojme te qendrojme si drunj, “ne” ketej e “ata” andej, pa kuptuar se c’duhet bere, dhe PA bere hic asgje, bilé edhe me keq, duke share e perqeshur ata qe bejne dicka, NUK KEMI PER T’U BERE KURRE nje komb, nje fuqi, nje grusht I forte kunder atyre qe na kane zgaflluar per 200 vjete. Duhet vezion, fantazi, e mbi te gjitha ATDHEDASHURI. A i kemi keto…? Dyshoj, jo, jam i bindur nuk i kemi, sepse jemi teper te prapambetur, te katundarosur e fodulle per te pranuar risine.
Ndarje te tilla Mero ndodhin ne gjithe boten. Si shembull mund te marresh Italine fqinje ku ka ndarje te thelle veri-jug por edhe vende si Gjermania apo Franca. Pa menduar per vendet fqinje ballakanike. Mos harrojme qe ne shqiperi perpara cameve kishte diskriminim ndaj fshatareve si ne veri dhe ne jug.
Nuk eshte racizem por diskriminim, pra ka nje dallim shume te madhe. Ne thelb diskriminimi eshte injorance por jo budallek. Mund te jesh shume i shkolluar por shume injorante ne marredheniet njerezore apo ke mungese te theksuar informimi. Ne Kosovaret i njohem gjate luftes, per ironi Milloshevici na beri te bashkoheshim si komb e te njihnim me mire njeri tjetrin.
Mendoj se ne rastin e Beses diskriminimi u perdore si mjet per ta sulmuar, nje mjet banal dhe i lodhur. Turpi yne si shoqeri eshte se e dime shume mire nga vinin keto denigrime dhe nuk hapem gojen. Hapja e gojes duhej pike se pari te vinte nga jashte politikes! Askush si ne Kosove dhe Shqiperi nuk ngriti zerin, jo per Besen ministre por per degradimin dhe banalizimin e debatit politik ne Shqiperi.
Nuk mendoj se fajin e ka nje fenomem banal i shoqerise por niveli banal dhe grotesk i partive politike te opozites se sotme ne Shqiperi. Nje nga faktoret kryesore qe njerezit do votojne kunder opozites se sotme dhe jo detyrimisht per PS eshte pikerisht per shkak te banalitetit grotesk te tyre.
Mero, ke shkruar mire.. Por gjithnje fut pak helm per te kaluaren.. Perpara 90 s kosovaret qe kalonin kufirin drejt Shqiperise ne shumicen dermuese trajtoheshin mire. Shume Dergohesh. Merkin ne shkolla te larta jo me burse por me rroge, te tjeret punonin dhe strehoeshin me mire nga ti dhe une. Por midis tyre kishte edhe spiune te mirefillte te UDB dhe informacioni vinte nga Kosova. Jo komunistet por organet è kunderzulimit merreshin me veprimtarine e tyre dhe natyrisht shteti vepronte, ashtu sic veprohet kudo edhe sot. Mero mjaft kopjove Balliun è 55 s
Mero, ke shkruar mire.. Por gjithnje fut pak helm per te kaluaren.. Perpara 90 s kosovaret qe kalonin kufirin drejt Shqiperise ne shumicen dermuese trajtoheshin mire. Shume Dergoheshin direkt ne shkolla te larta jo me burse por me rroge, te tjeret punonin dhe strehoeshin me mire nga ti dhe une. Por midis tyre kishte edhe spiune te mirefillte te UDB dhe informacioni vinte nga Kosova. Jo komunistet por organet è kunderzulimit merreshin me veprimtarine e tyre dhe natyrisht shteti vepronte, ashtu sic veprohet kudo edhe sot. Mero mjaft kopjove Balliun è 55 s
Mero duhet te korrigjoje shkrimin me Albanistanzet e jugeur te Shqiperine se shqiptaret kudo te jene ne bote kane marredhenje te mira edhe martohet pa probleme nderkrahinore, pos me jugore te Shqiperine Qe ku dîner vetja alpha e Omega e Shqiperine kur ne fait jane ultra minoritaire!
Shqiptaret pa probleme thua, nderkohe qe shume shqiptare, problemet i kane me gjuhen shqipe. Jane ne konflikt te vazhdueshem sidomos me te shkruarit shqip, por ngaqe perqendrohen te gabimet e te tjereve, nuk i shohin te vetat. Dhe me keq, nuk pranojne qe gabojne sepse nuk e dijne qe jane gabim!!!
Mero une nuk jame dakorte fare me ty ne ket shkrim pse!! une jame nje shqiptare katolik nga veriu dhe kurre nuk i kame urrye shqiptare nga Kosova a po qofte nga viset e tjera shqiptare pavarsisht se Ka shume mysliman te kosoves maqodonise a po te qamrise se Jane shume redikale dhe ekstrmista dhe Jane ata qe adhurone veq turqine dhe urrene shqiprine dhe Gjergj Kastrijotin po une ju them edhe shokve te mi se kurre nuk duhet me i fute te gjith ne nje thes se pse nuk ka pylle pa derra sa per at shprehjen se qfare mutin done ketu ne ket e perdorim edhe mes veti fshati me fshatin tjeter dhe qyteti me qytetin tjeter malok apo laluc.Unu besoj se kjo vjen nga kultura e jone per shkaket te pushtimit 500 vjeqar nje prapambetje ekstreme dhe perqarje katolik muyslimane e ordodoks pastaj erdhi komunismi qe e thelloi perqarjen mes shqiptarve jo armiku i parties jo armiku i populli qe beri vllai te deshmonte kunder vllajit qe ta vrisni e ta burgoshin pastaj erdhen psedo komunistet e ketyre 30 viteve qe per pushtet e me vjedhe para Jane gati jo ta perqane e te urrene njeri tjetrit por ti fusin ne lufte civile siq u mundua sali berisha ne 97 !! Prandaj merri te gjith keto ne kosdirate se nuk Jane populli I thjesht qe urrene shqiptaret nga Kosova por politikane Jane njerzit e lulzim bashes qe e Ka sulmue pa pushim per theksin e per te gjitha sa per theksin si ne veri ashtu ne jug ndryshone qyteti me qyteti si ne qdo vend te botes se pse thekset Jane pasurija e nje gjuhe komtare !! Lulzim basha Ka ba harj ne shqipri se pse eshte nje hajduti e vrases si 98/100 e politikanve shqiptare te lutem Mero Mos i fute gjith shqiptaret ne nje thes ne qofte se Edi Rama e Ka hequr per tu mbushe shkollat me militant partije ne pragt te zgjelljve ky eshte nje deshtim per Edi Rama e per shqiprine natyrisht dhe kjo nuk Ka te Ben fare me shqiptare e thjesht ??????????
E lexova me vëmëndje dhe vlerësoj atë që shkruan për antikosovarizmin, por kjo u ushqye sidomos pas viteve 90-të. Edhe kjo ishte strategji e Sali Berishës me orientim nga Beogradi. Kjo s’do laps as kalem, bën muuuu.
Para viteve 90-të, nuk është e vërtetë se kishte antikosovarizëm, spekulloni me këtë parullë. Po marr vetëm shëmbullin e Kukësit ku një pjesë e popullsisë ishte kosovarë, gjakovarë, prizerenlinj dhe të gjithë punonin e jetonin së bashku në atë qytet. U shkolluan dhe arsimuan në sistemin socialist dhe askush nuk bënte dallim. Pas 90-ës erdhën një grup që u orientua të thoshte se ishin të pasur, do investonin në Shqipëri, por investuan në antishqiptarizëm si vetë Berisha që i vrau e zhduku ose i futi në burgje.
Për Besën, mund të them se tregoi integritet, u ndesh me fyerje këtej dhe andej kufirit, por qëndroi si i ka hije.
Edhe pse kjo Eni Vasili do ta fusë llugave, ajo di të përgjigjet. I shkoftë mbarë jeta dhe qoftë e lumtur.
Mero,
Po me kete c’pate? Po ka maskarenj sa te duash po shumica nuk jane ashtu. Ja e merr Buzhala shkrimin tend e ja servir lexuesve te tij si te qene tani. Fillojne prape stereotipet. Po kemi evoluar o Mero. Po gjermanet kur u bashkuan mes vedi nuk kishin nje lloj paragjykimi?
Besa as punoi,as nuk iu ndje zeri fare,dhe as nuk e pyeti kush.Ne arsim komandoi e vazhdo linja korruptive e Lindita Nikolles qe ka bekimin e Edi Rames. Ne drejtorite deh zyrat arsimore punojne te gjithe ata qe ka vendosur Lindita, ata te korruptuar qe me korrupsionin e tyre ushqejne edhe Linditen.
Bravo e te lumte Mero me analizat tua jam perpjekur qe te gjej edhe anen tjeter me te kundershtue por nuk mundem sepse e kunderta nese je kunder kesaj qe shkruen behesh budall prandaj po te mos ishe ti me kete gazete vaj halli . Une jam me bindje me shum me demokratet sepse ne partin socialiste ende ka ide komuniste por te jesh me ata te djeshmit dhe te sotmit te Pd ateher je ahmak budall . Pra ti ju mshon mu ne ball te gjitheve dhe sdi shum rrall qe nuk ti kam pelqye analizat tua. Pra edhe nje shenim i mrekullueshem.
O Mero! E çuditshme! Ju të rilindjes jeni në të njëjtën mendje. Edhe Besa ashtu thotë, diskriminim dhe racizëm për kosovarët. E paska ndjerë veten e diskriminuar për shkak të dialektit ajo! E para që në komunizëm për 45 vite shqiptarët ia futën njëri tjetrit, madje edhe deri aty sa ia fuste gruaja burrit apo familjarë të tjerë njëri tjetrit, dhe fëmija mohonte të atin se gjasme kishte sharë partinë, apo ishte bërë ndonjë faj tjetër. Dhe, një kulturë organizative e tillë 45 vjeçare, nuk ç’rrënjoset kollaj. E dyta, në këto 30 vite demokraci hibride, kryetarët e partive që janë bërë kryeministra, kanë vënë në poste drejtuese (ministri etj), kë iu ka dashur qejfi, pa asnjë lloj merite. Por, Rama këto 7 vite e menderosi fare. G.Cakaj është thjesht një hiç që merr rrogën kot dhe Besa që la nam me budallëqet e saj në ministri. Nqs Besën e ke këshilluar ti në punën e saj, atëherë e kuptoj që pranon fajin e dështimit. Por mos harro, që Shqipëria ka plot njerëz të shkolluar, të zgjuar e me kontribute, që nuk iu hapet një derë e tillë siç iu hap Besës dhe Cakajt vetëm se ishin më parë në shoqatat e Sorosit. Prandaj, Besa të thojë faleminderit dhe aq sa ndënji se nuk ia kemi borxh! Kemi bërë nga dy mastera shkencorë dhe nuk na hapet asnjë derë pune në zanat. Kurse Besa talli bythën, dhe duke ikur qahet për diskriminim! Turp t’i vijë! Mos mirënjohëse! Nëse ajo e quan veten të diskriminuar, ne shqiptarët e Shqipërisë që nuk na hapet asnjë derë prej vitesh, përveçse dera e sorrollatjes sa nga nga një call center në tjetrin, çfarë duhet të themi? O Mero, a ke menduar ndonjëherë që t’i servilosesh këtyre fundërrinave si Rama&CO apo edhe dikur Berisha&CO, është thjesht një neveri? Sado të të paguajnë, sado privilegje të të japin, prapësëprapë, nuk e ndjen ndonjëherë veten si në bajga? Ti qofsh! Ndoshta po të të ikë cipa e fytyrës kështu është! Nuk të bën më përshtypje asgjë! Thjesht mbush xhepat dhe bëj shërbimin me propagandën e radhës.
O Mero! E çuditshme! Ju të rilindjes jeni në të njëjtën mendje. Edhe Besa ashtu thotë, diskriminim dhe racizëm për kosovarët. E paska ndjerë veten e diskriminuar për shkak të dialektit ajo! E para që në komunizëm për 45 vite shqiptarët ia futën njëri tjetrit, madje edhe deri aty sa ia fuste gruaja burrit apo familjarë të tjerë njëri tjetrit, dhe fëmija mohonte të atin se gjasme kishte sharë partinë, apo ishte bërë ndonjë faj tjetër. Dhe, një kulturë organizative e tillë 45 vjeçare, nuk ç’rrënjoset kollaj. E dyta, në këto 30 vite demokraci hibride, kryetarët e partive që janë bërë kryeministra, kanë vënë në poste drejtuese (ministri etj), kë iu ka dashur qejfi, pa asnjë lloj merite. Por, Rama këto 7 vite e menderosi fare. G.Cakaj është thjesht një hiç që merr rrogën kot dhe Besa që la nam me budallëqet e saj në ministri. Dy idiotë! Nqs Besën e ke këshilluar ti në punën e saj, atëherë e kuptoj që pranon fajin e dështimit. Por mos harro, që Shqipëria ka plot njerëz të shkolluar, të zgjuar e me kontribute, që nuk iu hapet një derë e tillë siç iu hap Besës dhe Cakajt vetëm se ishin më parë në shoqatat e Sorosit. Prandaj, Besa të thojë faleminderit dhe aq sa ndënji se nuk ia kemi borxh! Kemi bërë nga dy mastera shkencorë dhe nuk na hapet asnjë derë pune në zanat. Kurse Besa talli bythën, dhe duke ikur qahet për diskriminim! Turp t’i vijë! Mos mirënjohëse! Nëse ajo e quan veten të diskriminuar, ne shqiptarët e Shqipërisë që nuk na hapet asnjë derë prej vitesh, përveçse dera e sorrollatjes sa nga nga një call center në tjetrin, çfarë duhet të themi? O Mero, a ke menduar ndonjëherë që t’i servilosesh këtyre fundërrinave si Rama&CO apo edhe dikur Berisha&CO, është thjesht një neveri? Sado të të paguajnë, sado privilegje të të japin, prapësëprapë, nuk e ndjen ndonjëherë veten si në bajga? Ti qofsh! Ndoshta po të të ikë cipa e fytyrës kështu është! Nuk të bën më përshtypje asgjë! Thjesht mbush xhepat dhe bëj shërbimin me propagandën e radhës.
E ç’na gjeti! Duhet të dëgjojmë edhe pordhët e Besës tani pasi hëngri, piu dhe vodhi sa deshi në mimistri!
O Mero! E çuditshme! Ju të rilindjes jeni në të njëjtën mendje. Edhe Besa ashtu thotë, diskriminim dhe racizëm për kosovarët. E paska ndjerë veten e diskriminuar për shkak të dialektit ajo! E para që në komunizëm për 45 vite shqiptarët ia futën njëri tjetrit, madje edhe deri aty sa ia fuste gruaja burrit apo familjarë të tjerë njëri tjetrit, dhe fëmija mohonte të atin se gjasme kishte sharë partinë, apo ishte bërë ndonjë faj tjetër. Dhe, një kulturë organizative e tillë 45 vjeçare, nuk ç’rrënjoset kollaj. E dyta, në këto 30 vite demokraci hibride, kryetarët e partive që janë bërë kryeministra, kanë vënë në poste drejtuese (ministri etj), kë iu ka dashur qejfi, pa asnjë lloj merite. Por, Rama këto 7 vite e menderosi fare. G.Cakaj është thjesht një hiç që merr rrogën kot dhe Besa që la nam me budallëqet e saj në ministri. Dy idiotë! Nqs Besën e ke këshilluar ti në punën e saj, atëherë e kuptoj që pranon fajin e dështimit. Por mos harro, që Shqipëria ka plot njerëz të shkolluar, të zgjuar e me kontribute, që nuk iu hapet një derë e tillë siç iu hap Besës dhe Cakajt vetëm se ishin më parë në shoqatat e Sorosit. Prandaj, Besa të thojë faleminderit dhe aq sa ndënji se nuk ia kemi borxh! Kemi bërë nga dy mastera shkencorë dhe nuk na hapet asnjë derë pune në zanat. Kurse Besa talli bythën, dhe duke ikur qahet për diskriminim! Turp t’i vijë! Mos mirënjohëse! Nëse ajo e quan veten të diskriminuar, ne shqiptarët e Shqipërisë që nuk na hapet asnjë derë prej vitesh, përveçse dera e sorrollatjes sa nga nga një call center në tjetrin, çfarë duhet të themi? O Mero, a ke menduar ndonjëherë që t’i servilosesh këtyre fundërrinave si Rama&CO apo edhe dikur Berisha&CO, është thjesht një neveri? Sado të të paguajnë, sado privilegje të të japin, prapësëprapë, nuk e ndjen ndonjëherë veten si në bajga? Ti qofsh! Ndoshta po të të ikë cipa e fytyrës kështu është! Nuk të bën më përshtypje asgjë! Thjesht mbush xhepat dhe bëj shërbimin me propagandën e radhës.
Mire kjo Shahini iku se e paragjykokan se nuk fliska mire shqip, po parardhsja e saj L. Nikolli qe fliste mire shqip pse iku (njesoj me e hoqen)? Nuk eshte pune dialektesh Mero eshte çeshtje profesionalizmii, idesh e strategjie per arsimin qe i kane munguar çdo qeverie qe nga vitet 90 e ketej. Keto jane ministre pa vlera qe i ve e i heq kryeministri si sekretaret kur i do interesi tij. Kete fat do kete dhe kjo e reja derisa nuk vihet dore seriozisht ne reformimin e sistemit arsimor ne Shqiperi.
Ja ke futur pordhes kote me kete racizmin ajo eshte e pa afte ti thua racizem aja fjeti gjume 3 vjete nuk do shkruaj me gjate mos futem andej nga unt se zbam me uj pilafi.
Besa Shahini i ka te rralla shoqet.Ajo si ministre arsimit ketu ne shqiperi punoi shume mire dhe do kujtohet si ministrja me mire deri sot ne shqiperi.I urojme gjithe te mirat Besa Shahinit kudo qe te jete.
Dhe pastaj çuditemi me perbizjen e grekeve dhe serbve. E meritojme te hajme mut nga Ballkani
Mero të lumt Pena!
Çdo verë bej pushimet në Shqipëri dhe vrej racizëm gjitheandej si në mikpritje në lokale, banim, biseda….
Sa i përket Albinit ai është antishqiptar i çmendur ai nuk e ka as me Besa Shahinin e as me Gent Caka por urren gjithëçka shqiptare.
Ilir Meta është një hajn që manipulon disa njerz nga Kosova sidomos me Ramush Haradinaj.
Respekte Drenicak
Ne 1991 punoja kamarier, isha djale i ri. Nuk e harroj nje ngjarje… Vere, vape, ndalon te dera lokalit nje burre i vjeter qe nga veshja e njohta qe ishte nga Veriu, a mund te futem tha. Urdhero i thashe, ishte me nje femije rreth 10 vjec. Kuptohej qe nuk ishte mire, pasi per cdo gje pyeste e merrte leje. I pregatita per te ngrene, pasi ne ate kohe ne mode ishin qoftet, kryesisht, por une i sherbeva si duhet, me ca kisha me te mirat gjera ne lokal. U ushqyen, por veshtrimi i tij nuk u shqit gjat gjithe kohes aty ku ai e kishte ngul. Thjesht hante. Pasi u qetesuan, e pyes, nga je. Nga Kosova me thote, dhe une entuizast si djale i ri fillova ti flisja me pozitivitet. Pasi me degjoi, shprehjen qe me ka thene ai njeri se kam harru gjithe jeten, tha:
Mor bir, na kan nda per 50 vjet me tela me gjembe, kam frike se tani duan te na ndajne per se gjalli !!!
Me vone puna me lidhi me mediat, dhe vazhdoj e sot e kesaj dite. Ne cdo lajm, artikull, proteste apo antimiting etj. une te siguroj, dhe mund te ta faktoj qe UDB ne shqiperi dhe kosove ka punu shume mire. Por ate qe kan dash se kan arrit dot, dhe kan deshtu. Jane ne perpjekjet e fundit, Drenicak, te siguroj per kete, shume shpejt do zhduket nga pushteti fara e ndyre e BOLSHEVIZMIT DHE KRYESISHT UDB
Te pershendes
O Mero, ke qene larg arsimit per te dhene konsiderata. Arsimi eshte ne diten e tij me te zeze, per shume arsye. Mos merr persiper te futesh ne fusha ku je profan. Pagat e arsimit jane tashme mizerabel dhe kjo dihet c pasoja sjell. Kurrikulat zero. Programet gjithashtu. Tekstet e Oksfordit rezultuan te nivelit te tete, per Namibi e Zimbabve dhe jo per nje vend ne mes te Europes. Emerimi i mesuesve me portalin qendror po nje deshtim te plote. Nuk merr Besa, po marrin peshkaqenet e vegjel te Beses. Pyet pak per kryetarin e PS Berat qe ka ardhur i rendesishem ne ministri. I shkuli beratasit qe atje neper Tirane e Durres, edhe me poste. Sigurisht jo nga portali por nga xhepi. KJo lloj praktike nuk eshte praktikuar as ne kohen e Hoxhes. Shefi yt, ylli yt dhe urdher te dyfishoheshin oret e fiskultures neper shkolla se takoi mesuesit e kesaj lende me barqe, si derra. Pra nje lende informale. Por kur kjo. Kur 80% e shkolave s kishte palester. O zot, sa poshte ke rene, megjithese poshte ke qene tere kohen. Dhe dihet nje gjeolog minierash qe s u morr kurre me kete dege aq te rendesishme u be keshilltari i pare i prezidentit. Leri keto o Mero se eshte turp.Mbrezhdani, e di qe s eshte vend i ndritur per mencuri, por edhe i erret s eshte. Mos e bej ti sterre, te pakten. Asnje perpelitje e Rames vec bashkepunimit me shefin e opozites, nje cun i degjeneruar sic i takon per race, nuk e shpeton ate njeri te pavionit 5.
SA FANTASTIK JE O MERO….. URIME….
E panevojshme Baze, me gjithe respektin qe kam per ty …. ndersa Besa Shahini, person i sakte ndoshta, por ne fund e beri si lopa me qumeshtin me deklaraten e saj (prape te panevojshme)
Ajo nuk u perfol asnjehere per vjedhje , per ndonje tender, skandal financiar… Kjo mjafton . Rralle po shume rralle ka ndodhur qe ndonje minister te rrije 3- vjete ne karrige e te mos perfolet per korrupsion ne keto 30 vite.
Edhe kaq Besa i dha nje leksion te shkelqyer Politikes tone,
Le ti biem shkurt sepse kèto qurravitjet e Ymerit pèr ANTIKOSOVA……apo ANTIÇAMÈRIZ…….janè si ato, thuaj diçka edhe kur nuk ke asgjè pèr tè thènè.
Dèshtimi i znj.Shahini apo z.Cakaj, èshtè njè paralele e dèshtimit tè njè kabineti “ministrash” qè mè parè e ka burimin tek paaftèsia profesionale dhe korrupsioni galopant nè dikasteret qè drejtojnè, sesa me hartèn gjeografike tè fshatrave shqiptare.
DÈSHTOI POLITIKA E SIMBOLEVE BOSHE E EDI RAMÈS.
Jo, nuk ka ANTI……nè Tiranè. Ka nepotizèm dhe mungesè profesionaliteti nè zyrèn kryeministrore.
Besa Shahini, ka njè pèrformancè tè dobèt, siç e kanè SKÈTERRÈ Beqja, Ahmetaj, Manastirliu, Nikolla, Gjiknuri.
Nèse dikush kèrkon vèrtetè tè bèjè politikè kombètare, le tè bèjè atè qè ka nevojè Shqipèria, vendosjen e shtetit ligjor, sigurimi i sè tashmes dhe sè ardhmes pèr shqiptarèt, ringjallja e shpresès se nè Shqipèri nuk ka vetèm bashibozukè dhe njè kryetrap qè zgjedh herè Flamur Nokèn nga Shishraveci ministèr apo Gent Cakajn pa asnjè pèrvojè nè politikèn e jashtme, nè krye tè njè dikasteri jetèsor.
Besa Shahini shkoi. Le tè shohim se cili sahanlèpirès do e zèvèndèsojè?
Sahanlèpirèsit, janè tè vetmit qè mund tè durojnè njè estradè tè tillè si kjo e bajrakrarit rilindès.
Sahanlèpirèsit dhe hajdutèt.
Une mendoj se keto lloj diferencimesh jane nxitur nga antishqiptaret qe ei kemi ne drejtim te vendit. Nje shqiptar i vertete ka vetem ndjenje dashurie per shqiptaret e kosoves, Maqedonise, Malit te Zi, Presheves dhe diaspores.
SHQIPETARET NUK SHAJNE VETEM CAMET DHE KOSOSOVARET POR TE GJITHE KRAHINAT E SHQIPERISE.
MALOK MUTI, LAB MUTI, KATUNAR MUTI, JEVG MUTI, CAM MUTI. JANE TE GJITHE NJE MUTI.
E drejte. Jemi popull qe duam kriminele dhe hajdute ne qeverisje.
gazetaria e nje vendi eshte shume me representative se vehte klasa politike.
mjafton nje shkrim i tille dhe kupton qe gazetari shqiptare, ka mbetur peng i periferise komuniste (te mbetur shume pas, kokengushte, te papjekur si njerez, te lige) dhe cdo gje qe bejne percjell ate qe jane vehte. Ligesine. Por ligesia me mosnjeriun eshte mishela me e rrezikshme.
Shikoni: Base, Nano, Vangjeli, Minxhozi, Peza, o zot o zot! ketyre i ka ndodhur si Shqiperise, kaperceu nga feudalismi ne socializem, dhe tani ka ngecur ne parakapitalizem. Kurse keta nuk kane rinini dhe kjo kohe e pajetuar eshte aty sa nje germadhe dhe i del ne cdo gje qe thone e bejne.
Te gjithe te vene pas nje njeriu te papjekur dhe aspak serioz si Rama?! Rama ka mbetur pa levizur te ai djali qe rrinte para shkalles se shtepise dhe bente batuta me komshinjte e vet, te cilet qeshnin (se te bente per te qeshur here pas here) dhe belbezonin “ce gjeti Kristaqin e mjere me kete djale”
po ckoment i perseritur, kur nuk e botoni se nuk ju shkon per shtat.
hera pare qe rashe padashje ne kete faqe dhe u lemerisa nga shkrimi i kryesorit te saj, dhe nuk i lejon shkrimet qe nuk i pershtaten.
Me thashethemet e plakave te shkalle I mbushni gazetat…..mjere e verteta ne duar te Kujt ka rene…