Nga Mero Baze
Ka një ngazëllim pa kuptim, lidhur me lajmin se Prokuroria ka vendosur të thërrasë si dëshmitar në gjyqin ndaj Izet Haxhisë, Sali Berishën, për të dhënë versionin e tij për vrasjen e Azem Hajdarit.
Vrasja e Azem Hajdarit është ende një vrasje e pahetuar dhe gjykuar, pasi është arkivuar si vrasje që nuk i është zbuluar motivi dhe si e tillë, ajo ka përfunduar vetëm me disa emra të dënuar si vrasës fizikë të tij.
Duke qenë një vrasje për të cilën as Prokuroria dhe as gjykata nuk janë shprehur për motivin e saj, ajo është një dosje e nxehtë që duhet rihetuar dhe gjykuar në themel.
Thirrja e Sali Berishës dëshmitar në procesin ndaj Izet Haxhisë, mund të ketë rëndësi për pafajësinë e Izet Haxhisë në vrasjen e Azemit, apo mos marrjen pjesë të tij direkt në ngjarje, por është shpërdorim që ta quash këtë si një dëshmi të Berishës për vrasjen e Azemit.
Nëse vrasja e Azemit nuk hetohet duke u nisur nga motivi i vrasjes së tij, por shikohet si një ngjarje rastësore që ka ndodhur para godinës së PD, ajo nuk do hetohet dhe nuk do gjykohet kurrë.
Në rrethanat që ajo është hetuar dhe gjykuar, ajo ka mbetur si një nga ngjarjet për të cilat jo vetëm nuk është dhënë drejtësi, por që për nevoja të përdorimit politik, është tepruar me persona që nuk janë përgjegjës për vrasjen e tij dhe janë lënë jashtë persona që kanë nxitur vrasjen e tij.
Fjala vjen, Jaho Mulosmani vuan dënimin e përjetshëm se ishte shofer i vrasësve të provuar. Nuk ka asnjë provë dhe asnjë akuzë që ai ka qëlluar mbi Azem Hajdarin, dhe është dënuar përjetë në burg.
Nga ana tjetër Izet Haxhia është dënuar në mënyrë ekstreme, nën dyshimin që ka ndihmuar vrasësit për t’iu nxjerrë Azemin në pritë, ndërkohë që Berisha, i cili e ka nxjerrë nga zyra në pritë, duke i thënë “dil e përballu me ata që më ke sjellë përara godinës”, akoma s’ka pranuar të dëshmojë.
Azem Hajdari është vrarë nga njerëz që u dihet emri, por është nxjerrë për t’u vrarë nga njerëz që nuk janë gjykuar. Dhe ata njerëz nuk janë gjykuar kurrë.
Rindërtimi i skenës së minutave të fundit, dialogu i Berishës me Hajdarin në zyrën e tij për herë të fundit, dëshmia e Genc Pollos që e përcolli në korridor, telefonata e një miku të familjes së Berishës, B. Daja, që e ka nxjerrë Azemin në rrugë për t’u përballur në pritën e zjarrit, me porosi të Berishës, janë pika kyçe, që kërkojnë një proces rihetimi dhe rigjykimi, nisur nga motivi pse u vra Azem Hajdari.
Dhe për vrasjen e Azem Hajdarit kishte dy palë që ishin të motivuara. Ata që e vranë fizikisht pas përplasjes me të në rrugë, dhe ata që e nxorën për t’u vrarë.
Ata që e vranë pretendojnë se nuk erdhën për Azem Hajdarin, por për Sali Berishën. Sali Berisha që e nxori në rrugë, ishte i bindur se Azem Hajdari i kishte sjellë ata atje, për të eleminuar atë.
Finalja ishte që Berisha arriti të prodhojë rrethana të tilla brenda selisë së PD, që të përballte Azemin me ata që ai mendonte se në fakt ishin vrasësit e tij, të thirrur aty nga Azemi.
Ndaj dhe motivi për të cilin është vrarë Azemi ka shumë rëndësi. Ai nuk është vrarë për pazare armësh, siç kanë dashur ta denigrojnë në atë kohë njëra pale, dhe as se kishte ndonjë armiqësi personale.
Ai është viktimë e mosbesimit të thellë reciprok që kishte prej 8 vitesh me Sali Berishën, mosbesim që u ndërthur me një sagë vrasjesh në Tropojë, për të cilat, të dy palët, dyshonin tek njëri- tjetri se mund të përdoreshin për t’u eleminuar. Viktimë u bë Azem Hajdari. Sali Berisha arriti ta nxjerrë në pritë.
Tani ky proces duhet hapur nga themeli për të hetuar motivin që çoi në vrasje të Hajdarit, dhe jo të shpërdorohet në mënyrë të përciptë Berisha me deklarata dëshmitari, sikur nuk ka lidhje me ngjarjen. Kjo është mënyrë për ta varrosur dhe më tej të vërtetën.
Organizatori I vjedhjes se bankes Tropojes Saliu,nxiti Haklajt ti kerkonin gjysmat e lekeve Azemit
Haklaj, vrasesi i Azemit, ishte bere si i terbuar dhe nuk i punonte me truri, kjo si rjedhoje e vrasjeve ne fisin e tij. Keshtu kur ka pare Azemin me rojet te armatosur ka vepruar i pari pa e menduar gjate. Targeti ka qene Berisha, por e hongri Azemi. IZETI nuk besoj se ka gisht ne vrasjen e Azemit, pasi edhe vrasesi Haklaj nuk e kishte per qellim, por Saliu ka dashur ta heqe qafe Izetin, sic bente dikur Enveri.
E mbani mende manipulimin kriminal qe beri Saliu me kete vrasje duke akuzuar Fatos Nanon dhe PS dhe nxit lufte neper Tirane ? Nuk i harroj egersirat qe bertisnin per te marre gjak te nxitur nga Saliu neper rruget e Tiranes dhe as ngazellimet e PDs qe menduan se po ktheheshin ne pushtet. Nuk kishte gje me kriminale dhe te shpifur. Pasi dogjen dhe shkaterruan Tiranen por nuk erdhen dot ne pushtet u mblodhen ne Rogner te festonin.
Ky popull ka nevoj te shoh Saliun ne dyhert e gjykates dhe para nje trupi gjykues edhe nese kjo eshte simbolike. Sa per Azemin kur nuk i plas shume femijeve te tij cfare pret nga shteti apo populli.
dmth ti e dike aresyen …atehere pse duhet bere gjyqi…….
denim jo i vrasesit fizike….denim i Izetit qe nuk qe aty…
e perralla te tjera kerkojne rihappjen e procesit.
….dhe hetomin ne te gjitha aspektet
Eshte e vertete se gjyqi i Izet Haxhise nuk do te kthehet ne gjyq per vrasjen e Azem Hajdarit.
Per mendimin tim, deshmitari Sali Berisha do te flase ne favor te Haxhise per t’i mbyllur gojen.
Gjyqi i vrasjes se Azem Hajdarit do te mbetet peng per ta zberthyer Historia e neserme e Demokracise ne Shqiperi.
Izet Haxhia s’ka pas motiv ta vriste Hajdarin. Nuk e kishte qejf ngaqe ishte konkurenti i ish-bosit te tij, por s’do te thote se ai e deshte te vdekur ose ta vriste. A e meriton Izet Haxhia burgun per gjithe ato mekate qe ka bere ?? Po e meriton por s’ma ha mendja per kete.. Edhe Azem Hajdari meritonte burgun per c’fare ka bere, por jo vdekjen. Ishte gjakenxehte dhe vetshkaterrues, por jo si Sali Bajga.. Saliu si nje ish komunist i trajnuar mire, i futi ne debat me njeri-tjetrin dhe Haklajt te suprizuar nga Hajdari qe kishte arme, rane ne panik. Hajdari e ka nxjerre armen per ti treguar qe edhe ai ishte i armatosur (si hajdar qe ishte) dhe aty u molepsen gjerat. Ata nuk i solli aty Hajdari, ata erdhen aty per te folur me “LIDERIN” e PD-se qe kerkonin leket e premtuara dhe ishin te nevrikosur me premtimet boshe. Izet Haxhia as ka dash te implikohej ne kete, ai ka qene aty te bente te sigurt qe Haklajt mos te hynin ne godine dhe si mjeshter Saliu pati rastin dhe i shiti te gjithe ata qe ishin jashte pa perjashtuar dhe Izetin. Lau duart nga situata qe vet kishte krijuar me anen e Azemit, Haklajve, Izetit. Sali Kerma nuk kishte lidhje me c’fare ndodhi ate moment fizikisht, por kishte lidhje duke i futur ne sherr nga naiviteti dhe “burreria” qe koka te nxehta u ballafaquan me njeri-tjetrin. Mallkim i Shqiperise ishe dhe mbetesh o Sali Djalli.. Fute ne sherr nje Shqiperi te tere dhe ter tani ke dal i palagur..
Berisha para drejtêsisë!
KUR DO TE FILLOI PUNE DREJTESIA E RE, PERSE MERREN ME NJERZ ORDINERE DHE NUK FILLOJNE NGA PITIKA…..???
Pune malokesh
Ne kete artikull te sotem Meroja yne vjen verdalle si te libri I dikurshem japonez “ nje loder me orarin e udhetimeve”.
.
Ne harkun e 3 diteve 12 -13-14 shtator 1998 ndodhen dy krime te renda:
.
E para
vrasja e merituar Azem Hajdarit ne 12 shtator 1998 nga tropojanet e tij ( azemi erdhi nga rruga dhe u vra si qen rrugesh)
.
E dyta
vrasja e shtetit shqiptar nga Sali Berishaj me banden e Tropojes dhe Farkun e Kosoves ne 14 shtator 1998
.
Nese do I krahesonim keto dy krime ai I Saliut ne 14 shtator eshte 1 miljon here me I rende se vrasja e demon-kratit azem ne daten 12 shtator..
.
Ne kete kontekst eshte nje miljard here me I rende se krimi Saliut tolerimi qe I bene atij Euroamerikanet..
E kam fjalen per intervenimin ( e dokumentuar) te 3 ambasadoreve amerikan-gjerman-italian ndaj qeverise ne 1999 qe qeveria e majte mos arrestonte salikriminelin e tyre se do priteshin ndihmat dhe shume minuse te tjera etj…nuk po permendim deshmine qe dha berisha ne dyert e ambasades amerikane qe per cudi berisha donte ti gjuante me rraketa me Izetet e tij ne 1997 ..se dalin hesapet me zi..
.
Pra me nje fjale Amerika dhe Europa “diten per diell” mbron nje super kriminel..kjo nukl ndodh as ne vende te koloniale as te pushtuara por ne vende te pshurrura si ky yni qe jane kthyer ne republika ambasadoriale jo bananesh por hashashi dhe droge ku dhe miqte tane kane meriten e tyre kryesore..
.
Nese futemi me thelle ne vite nuk eshte I vetem as 12 shtatori I Azemortjes as 14 shtatori I vrasjes shtetit nga Berishet & Bukoshet & Kodoshet Per nje mendje normale vetem nese analizojme intervistat e Izet Haxhise nga Turqia ( sot eshte I izoluar hermetikisht ..I vdekur I pavarrosur) thjesht PD eshte nje organizate kriminale qe mbrohet hapur nga euro-atllantiket medemek se hodhi komunizmin qe ne fakt eshte kanibalizem antikomunist me I zi se vete komunizmi pasi ne 1991 ai system ne Shqiperi kishte vdekur.
.
Pra eshte turp per Europen dhe Ameiken..Trampin dhe Merkelin per ambasadoret e tyre nga Rajersoni deri te Kimetja qe akoma ndodhet jashte dyerve te burgut Salez Biberishaj nje nga monstrat me te peshtira qe ka nxjerre shoqeria njerzore.
.
Eshte me shume se neveritese qe SPAK –u I Donald aleluse dhe kimetes nuk ka filluar me krimin me te madh te 30 viteve te fundit 14 shtatorin 1998 te kryer nga burri I shtetit te te ziut Arvizi qe eshte koleg dhe I Kimetes se Lulkimit.
Oponenti
????????
Nje pyetje qe ka vete pergjigjen….Sipas te dhenave Azemi ishte per nje takim ne Lushnje dhe me tej ne nje dreke .. ne Shijak…..Nese Haklaj do te kishin menduar per ta hequr qafe ……e kishin bere 100 here …… zgjedhja e vendit
te eliminimit te tij para selise se PD eshte nonsens..
Para selise poshtersise eshte me te vertete nonsens more te mjere.Ata kane ardhur me te drejten e Zotit te eleminonin kreminelin me te madh shqiptar qe po ushqehesh dhe ushqehet me gjak njeriu akoma dhe Amerika dhe europa bejne sehir ,e pra kjo eshte me te vertete turp per tu menduare dhe jo me per tu diskutuare.
Prokuroria duhet qe me cdo kusht te hetoje salen per rolin e tij ne vrasje dihet se kush e desh vdekje e tij.E rendesishme eshte qe sala te gjykohet per kete rast edhe per shpifjen e bere se hajdarin e vrau FatosNano dhe Ps por ai te mos harojme mori edhe tanket atehere mori peng institucionet shkateroi Tiranen .Prokuroret te mos bejne sikur nuk i dine gjerat se eshte turp prandaj duhen prokurore e gjyqetare qe kane kaluar vetingun dhe te bejne dretesi jo ata qe i krehin leshin sales mjaft me tani sala mbaroi dhe kur rukulliset te gjithe i japin nga nje shkelm dhe shpeton shqiperia nga ky …..
Qarte: Azemi eshte vrare ne vazhden e vasjeve ne Tropoj sidomos ne konfliktin me Halajt. Jetu eshte chelesi qe ka ffshehur Berisha, sikur vrasja e Azemit ishte organizuar e kryet nga Partia sicialiste me kryetar Fatos Nanon. Absurdkomplet qe eshte pranuar nga prapaskena e lidhjeve te Berishes, prapaskend qe ia imponoi organeve kyche te shtetit. Berisha vazhdon mashtrimet sepse, mbrohet nga dora e zeze e Prapaskenes.