Presidenca si Teatër pa spektatorë

30 Shtator 2020, 19:52Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nuk e kam fjalën për mediokritetin e djeshëm të Budinës në Presidencë, pasi tani ai mund të argëtojë vetëm spektatorë me listë. Në krahasim me Budinën, Ilir Meta është një aktor më i mirë. Ka më shumë temperament dhe i merr më seriozisht rolet. Por të dy i bashkon një gjë: Nuk kanë publik.

I pari nuk ka, se nuk ja ka dalë kurrë të bëhet aktor race, dhe nuk ka pasur kurrë spektatorin e vet. Tani ka përfunduar aktor skenash politike.

I dyti nuk u bë dot kurrë politikan popullor të kishte elektoratin e vet, dhe ka përfunduar aktor. Dhe të dy i bashkon fakti që improvizojnë publikun dhe sillen si udhëheqësa.

Ilir Meta ka kohë që e ka nisur kthimin nga President në aktor, para se Budina të kthehej nga aktor në politikan.

Pa mbushur ende një vit në Presidencë, ai nisi të imitojë kryetarin e opozitës dhe të luajë rolin e tij. Dhe të gjitha eksperimentet i bën në Presidencë.

Aty eksperimentoi dhe vuri në skenë dramën e “revolucionit të molotovëve”, që përfundoi në komedi për publikun dhe në tragjedi për opozitën.

Aty vuri në skenë skenarin e bojkotit të zgjedhjeve lokale, duke i shtyrë ato me dekret, e duke e kthyer në tragjedi për opozitën dhe komedi për atë, si President që nuk e mori seriozisht askush.

Pastaj filloi të aktronte si i çmendur dhe na bëri merak të gjithëve. Shkonte rrugëve të Bosnjës, kapte një mace dhe e puthte, pastaj një qen dhe e vërtiste në duar, pastaj takonte tifozë të Sëlltikut dhe shpallej tifoz me Sëlltikun, dhe e gjithë kjo, që ne të harronim çfarë kishte bërë me “revolucionin e molotovëve” dhe bojkotin e zgjedhjeve.

Pastaj filloi të luante rolin e njeriut normal, që kritikonte opozitën për bojkotin dhe djegien e mandateve. Pastaj filloi të luftojë korrupsionin dhe mori me radhë listat e tenderave që më parë i ndante ai, me shqetësimin se tani dikush tjetër i merr lekët.

Pastaj befas u bë patriot. Filloi të kërkojë llogari për marrëveshjen e “detit” që kishte firmosur vetë më 2009, dhe zuri të bridhte fshat më fshat në çdo cep të Shqipërisë, të gjente heronj që kishin sakrifikuar për këtë vend, e t’i bënte pasardhësit e tyre anëtarë të LSI. E zuri nga Mic Sokoli, dhe përfundoi tek Lufta e Vlorës, duke bërë më rrëmujë se sa është, gjithë historinë tonë.

Tani nga fundi është i mahnitur nga Faik Konica dhe Arben Malaj, dhe i citon të dy njësoj.

Por problemi është se nuk “ndez” asgjëkundi. Njerëzit e marrin prap për aktor. Nuk e marrin seriozisht kur anulon zgjedhjet me dekret, nuk e marrin seriozisht kur shpall zgjedhje, pasi nuk i shkon njeri, nuk e marrin seriozisht kur çmendet e loz me qen e mace, nuk e marrin seriozisht as kur sillet normalisht, nuk e marrin seriozisht kur bën si atdhetar, nuk e marrin seriozisht as kur citon Ben Malajn.

Thjesht e kanë të fiksuar në kokë, që ky është ai burri i “bllokut” për të cilin u vranë katër vetë në Bulevard. Çdo gjë tjetër për të cilën ai po torturohet si aktor, nuk ja merr njeri seriozisht. Ndaj ka bërë mirë që ka thirrur Budinën në Presidencë. Të paktën të ketë një njeri në atë godinë që të paguhet si aktor. Se Meta paguhet për President.

26 komente në “Presidenca si Teatër pa spektatorë”

  1. O president mblidh gruan se iku nga fiqiri says:

    Me te vertete nuk e mer njeri seriozisht,por ai me gjithe fshataren injorante,monika sihanuk,kane 30 vjet qe na e kane fut neve .
    Keta kane 30 vjet qe vjedhin e shajne dhe shojne pasurine dhe tallen dhe nuk e rrujne se i marim ne seriozisht….
    Na iku shtatori qe lehesi i ilirit nikolla,na kishte parashikuar si shtator lufte,dhe ne tetor beheshin zgjedhjet dhe munika vinte ne pushtet.
    Budina eshte katandis si ata barbonet ne stacionet e trenit,dhe te shikon ne sy e pret qe tja varesh e ti buzeqeshesh se i duket vetja si personazh..
    Ky komb nxjer vetem budallenj

  2. Cuku says:

    I madh je Z.Baze
    Te lumte dora dhe mendja

  3. Sovrani says:

    Mos ua vër re o Mero.
    Se ky aktori që do me u bë politikan i ka simptoma të post Covid 19 që e kapi. (E ka lënë me pasoja)
    Ndersa ky politikani aktor.
    E ka mbas vizitave në terren në zonat e origjinës në Çepan si duket ka dredhur ndonjë cigare andej nga i vjeçmi dhe ka qenë me lagështirë e myk.
    Se u sivjetmi nuk ishte bërë akoma, të sivjetmin e kishin kapur sot a dje dhe ja kishin korr policia andej nga SK.
    Prandej me sa duket të dy s’janë në terrezi

  4. Xhejms says:

    Z.Baze, nuk merr leje Budina se per cfare dhe ku do te performohe. E rendesishme qe ka njerez, intelektuale qe performojne dhe nuk jane dakord me te quajturen shumice. Nuk ka shkak e arsye qe te fyhet Budina, etj. Ju flm

  5. Tjetri says:

    HAHAHAHAHAHAH vajtoje Like Floririn o Mero Vajtoje se pak e ka. Nuk eshte as aktor as politiqen, eshte thjesht HAJDUT.

  6. Prind says:

    Hahaha shkrim fantastik.

  7. Uaaa! says:

    Ju zoti Mero nuk e kuptoni dhe aq mire Meten. Ai eshte me i thelle dhe rolet e tij si aktor i perdor per qellimet e tij politike. Ndoshta me shume se politike ai i perdor keto role per qellime jetesore. Gjithmone mbas aktit te tij qendron nje qellim.
    A ju kujtohet ju zoti Mero kur Ilir Meta pozonte breket e tij te kuqe nga plazhi i Jalit? Bile ne krah te tij ishin edhe dy djem te tjere te bukur qe te tre bashke benin poza seksi? A ju kujtohet koha kur ju zoto Mero jepnit njoftime per ilirin kur u marros dhe mori malet e Valbones? Plot seks dhe pasion ne fotografite e tij kur zbathur freskonte kembet plot muskuj shtangisti.
    Gjithmone ju zoti Mero e keni pare problemin e aktorit Ilir si nje idjotesi te tij. Ju nuk keni kuptuar akoma se te gjitha keto role, te gjitha keto pamje seksi dhe plot passion, Iliri i ben me synimin te pergatise burgaxhinjte per kohen qe ai do jete ne burgjet shqiptare. Ju thjeshte keni menduar se Iliri ka reklamuar breket e kuqe dhe haron se burgaxhinjte mendojne se ceshte mbas brekeve. Ata nuk mendojne per breket sepse ato hiqen! Prandaj ju zoti Mero gaboheni. Ndoshta dhe une gabohem dhe Iliri e reklamon trupin e tij prej shtangisti, thjeshte nga deshira per te treguar se ai eshte nje trup i lidhur. Ndoshta!

  8. Lik says:

    Marrezia e presidentit spaska fund!
    Minimumi nje fije respekt per qytetaret e ndershem…jep doreheqje dhe udhehiq opoziten.Qesharak sigurisht.

  9. 001 says:

    Pasi beri si patriot (qe shiti detin ne 2009 ) u ul ne gjunj dhe beri shqiponjen qe te na kujtonte qe e do shqiperine
    Aty e kuptova qe like shtanges i kishte shkare truri

  10. urani says:

    Like floririn dhe Budinen i lidh te dy nje hall se i kane braktisur grate….

  11. Xhaxhi Salikari says:

    Pordhët janë të LSI-së, por bytha është e Sali Berishës. Sepse janë bashkë pordhë e bythë. Po të hiqet bytha nga rruga, nuk bën pordhë as Lulushi, as Monika, as Iliri. Salikari kur rrinte me Nanon, bënte pordhët e vogla të Nanos. Kur rrinte me Edin, bënte pordhë të mëdha. Kur rrinte me Ilirin, bënte pordhë skraparlinjësh, të dendura me raki. Tani që rri rrugës dhe pret se mos e shpërbejnë, bën pordhë zagarësh. Pika për ne , cilin kemi pasur president e kryeministër.

  12. Fallxhorja Monik says:

    Editorial fantastic. I ben nje skaner hajdutit Meta duke e lene pa breke kete dhjeraman.

  13. NjeQytetarOptimist says:

    Yeap…

  14. k says:

    Si kategori e një vendi i anrikes qëndrore që jeni,
    këto fenomene janë normale.Presidenti hajdut me film,
    ish kryeministri dhe ish presidenti kriminel dhe vrasës mafjoz,kryeprokurori korruptuar,
    gjykatat si pazar ku shitet drejtësia,rinia vetëm me kurva dhe drogaxhi.Aferim.
    Dhe doni të hyni në Evropë ju.Pika që sju bie.

  15. Albani says:

    Mero duame vidjot me radhe nga 90-ta deri tani per treshen Salikari,Ilirfloriri,Lulushllari dhe pastaj te marre nje vendim populli ne 25 prill 2021. Te lutem Mero por keto na kthjellojne me mire tani ne kete kohe deçizive per shqiperine tone.

  16. drita says:

    Super shkrim ..,si gjithmon jeni nje pene e fort,Bravo!

  17. Merati says:

    O Z.Mero nxirni videot cdo dite te gjitha maskaralleqet e Saliut te Like floririt te Lulushit po kur them cdo dite,populli te shohe cfar politikane ka pasur kjo skene tju fiksohet dhe mos harrohet per keto 5-6 muaj deri ne zgjedhje qe populli kur te votoje mos harroje se per ke voton,gjithashtu dhe vete kata ndyresira tju fiksohet mire ne tru cfar te felliqur kane qene se ndoshta Mero ju ndryshon mendja qe vertet kane qene belaja me e madhe e ketij vendi

  18. Velo says:

    Mona :
    Ç’keni me Kuqon ju? Ai pshesh ha!

  19. Juliano says:

    Mbreti lakuriq, do ishte me mire te luhej ne presidence. Ku me ket njeri presipallosh, nuk po le njeri pa u tall. Ky vet ben si i rreshkitur, por kane rreshkitur dhe keshilltare qe rrine fshehur, sepse dalja e tyre ne kontakt me njerezit, shkakton reagime ku i permendin kujt denimin qe ka mare nga drejtesia, e kujt pa’aftesine dhe mediokritetin qe kane. Qesharak ku presidenca ka kohe si seli e te pakenaqurve gur thyeseve te mermerit.

  20. Iva says:

    Bravooooo,je brilliant!

  21. Zgalem says:

    Shkrimi sarkastik i Meros , ka pershkruar nje Ilir Mete , real dhe aktorial , qe do ta kishte zili dhe vete Don Kishoti . Presidentet e Shqiperise , nuk jane shquar , per ndonje pune te hajrit , por komediani , Ilir Meta , perjeton nje president rrangalle . U desh ky pozicion politik , qe Shqiperia te njifte cili ishte politikani real , Ilir Meta dhe familja e tij , jasht c’do realiteti politik shqiptar . Per ta njohur ne publik , nuk mjaftoi as videoja e Dritanit . Mero e pershkruan si komedian. Keshtu e tregoi veten gjat ketyre tre viteve , ne presidence . Me sa duket Edi Rama e ka njohur se c’placke ishte , prandaj e propozi , per kete rol , ku u diskretitua , ne kete terexhe , qe eshte sot . Mbyllja eshte nga me te gjeturat : Presidenca e kthyer ne salle teatri , ku aktrojne aktoret e deshtuar , Budina dhe Meta . Je i madh , Mero ! Zgalem

  22. pa vlere says:

    Ke pare ti Mero qe kur shkruan shkurt “te ther” me fort ti?! ?
    E ke bere “fertele” Like Floririn me kete shkrim.
    Ja ashtu shpejt dhe shkurt dhe e ke copetuar fare!

  23. Nick says:

    I kam lexuar pothuajse të gjitha editorialet tuaja por është hera e parë që kam qeshur duke e lexuar!!! Shkrim (si gjithnjë) i goditur! BRAVO!!! Ai tipi sa vjen e degradon….për fat të keq të Shqipërisë…

  24. Nick says:

    I kam lexuar pothuajse të gjitha editorialet tuaja por është hera e parë që kam qeshur duke e lexuar!!! Shkrim (si gjithnjë) i goditur! BRAVO!!! Ai tipi sa vjen e degradon….për fat të keq të Shqipërisë…

  25. Davidi says:

    Ti o Zero, sje veç gazetar, por edhe kritik. Vk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje