Nga Mero Baze
Ka nisur një fushatë e lodhshme paralajmërimesh nga opozita, që po përpiqet gjashtë muaj para zgjedhjeve, të krijojë klimën e pasigurisë ndaj zgjedhjeve, duke e ilustruar atë, me çfarë t’i dalë përpara.
Dëgjon fjala vjen një njoftim shtypi për verifikimin e adresave, del në konferencë shtypi e thotë, “po na vjedhin me adresat”.
Pastaj dëgjon për rregjistrimet, del e thotë “po na vjedhin me rregjistrime”.
Pastaj dëgjon që Qeveria po bën tendera, del e thotë po u jep lekë oligarkëve të na blejnë votat.
Dëgjojnë që do shtohen 1000 mësues për Covid-in, dalin e paralajmërojnë se do jenë të PS dhe do vjedhin vota.
Dhe ky fiksim vazhdon deri tek detajet për hapjen e listave, herësin e Ramës etj.
Një nga këto paralajmërime e detyroi ambasadoren amerikane të shkonte në Ministrinë e Brendshme, ta verifikonte vetë.
Por do vijë një ditë, që duke shpikur përditë arsye të kota, me qëllim krijimin e pasigurisë për zgjedhjet, nuk do besohet as ndonjë arsye e vërtetë që mund të prodhohet rrugës.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh në Shqipëri. Sidomos Partia Demokratike, delegjitimimin e zgjedhjeve e ka traditë të saj.
Problemi është se këtë here, ndryshe nga herët e tjera, Partia Demokratike ka të njëjtën vendosmëri për të paralajmëruar vjedhjen e zgjedhjeve, me paralajmërimin e saj për fitoren e zgjedhjeve.
D.m.th ti dëgjon çdo ditë, ndonjë nga ata “papagajtë” e PD, që, ose do thotë “fitoren e kemi të sigurtë, Edi Rama s’di ku do futet më 25 prill”, Monika shton se “do t’i shkulë dhe t…”, dhe pastaj të njëjtët thonë se “Edi Rama do na vjedhë votat, po përgatitet për vjedhje”, po bën këtë e atë.
Kjo ndarje kaq e fortë mes dy opsioneve, që përjashtojnë njëra- tjetrën, vjen në fakt nga pasiguria që kanë për fitoren.
Dhe ndërkohë që kanë vendosur të bëjnë fushatë optimiste dhe të flasin për fitore, mesa duket i kap ai makthi i mundshëm i humbjes, dhe qëtë jenë brenda, i fusin dhe një paralajmërim për manipulime.
Nuk kanë faj, se po shkon viti i katërt që s’kanë bërë zgjedhje dhe kanë emocionet e garës.
Por nuk mundet që me të njëjtën “bori” që mobilizon ushtarët për luftë, të fillosh t’u biesh dhe tingujve “funebër” të humbjes.
Duhet ta ndajnë mendjen si do ta bëjnë fushatën, si një fushatë të sigurtë, që e kanë fitoren në xhep, apo si një fushatë që Edi Rama do t’u fusë duart në xhep e t’u vjedhë fitoren.
Kjo eshte c’eshte.
Shtimin e numrit te mesuesve e kerkoi PD para dy javesh. Duke e kritikuar qeverine se po torturon dhe lodh mesuesit duke ju dyfishuar oret e mesimit.
Tana del e thote se po merren mesues ne pune per fushate.
Hajde mere vesh.
Malcor:PD eshte nje grumbullim njerezish pa as ma te voglen mundesi per te influencu per cfardo problemi ne shtetin shqiptar.E kupton o mik se ajo asht larg mundesis se saj per te influencu.E kupton o mik :se sot me influence ne vendim marrje ne parlament ka bile Gjuzi se sa Basha.Kaq e pavlere asnje here nuk ka qene PD.Kjo eshte e vertete,por edhe ne njejten kohe fatkeqesi.
O Mero…..Edi kundershtar ka vehten e tij,sa per keta qesharaket e PD…?????
Mero kjo Ka nje llogjike.Duke kenduar fitoren kerkojne ti mbajne me shprese militantet,qe po firojne rruges.Manipulimin kerkojne ti dalin te keqes perpara,qe te justifikojne humbjen.Kjo eshte me keq tek LSI,si parti klienteliste,qe zgjedhjet e fundit,ecnin me idene qe kane qene ne pushtet me cdo krah dhe tani jane te pashprese.
Te gjithe kane te drejte. Pd, ps, lsi, te gjithe. Te pakten ky eshte mendimi im prej pedofili
I bindur 100%në humbjen e PD është Sali Berisha.
Lulushi ecën kutë dalë,vetëm mos e heqin si k/kar partie.Aty e ka merakun.
Saktë Mero, për apparencë luajmë fitimtarin, nga ana tjetër e kemi bërë në brekë.
Kam përshtypjen se të dyja palëve ju intereson kjo.
Për shkaqe që dihen.
Të tërheqin sa më shumë votues me qellim që të mos ju dal fiasko sic dhe ka shumë mundësi me as 30%. Minimalisht të alarmojnë militantët.
Por PD dihet që gjithmonë i bie taborrëve të luftës dhe mundësisht gjak do. (E harroni qe ne 20.00 mbaronin votimet në 20.05 mbushnin rrugët me makina qe te dukeshin shumë per kaosin qe bënin me “FITUAM”
Sa te jetë Salehu aty… Kjo është
Nuk eshte çudi dhe që dhe për ndonjë aksident automobilistik të dalin e të thonë simpatizanti i PD po shkonte ne X vend se po bëhej kjo gjë dhe nga nxitimi rra… se e ndiqnin..
Kështu që nga ana tjetër është edhe pak sfidë sidomos për Ramën të garantoj zgjedhjet që këta të tjerët Salehu(Luli) me Ilirin(Moniken) duan me patjetër dhe do të tentojnë, në mos ti prishin ti sabotojnë.
Mjerë populli Shqiptarë që dhe ne këto kohë te vështira pandemie dhe ekonomia në rënie.
Ekonomia do paralizohet fare (dhe kjo është një nga arsyet madhore të rënies së taborrëve, prandaj e bëjnë).
Por do hedhi lekë sh në lojë Salehu dhe Iliri e ca me shumë Rama.
Se është lufte jete a “vdekje” për të 3.
Nqs nuk i përdorin tani lekët nuk kanë çfarë ju duhen vetëm nqs për “qivuret” politik të tyre.
Cfardo preteksi qe te nxjeri kjo opozite e degjeneruar populli eshte i zgjuar dhe di te votoi. Si mund tja japi voten hajdutit te floririt, vrasesit Sali Berisha apo kunvullit Lul Bazha qe vrau 4 njerz qe po rrinin me duar ne xhepa….
Analize shume e goditur dhe e sakte Bravi
Edi Rama perpara ketyre te pa cipeve dhe pa fytyreve eshte vete Ali dhe vete Kadi se keta jane me frymen e viteve 97-te se si mund te dezinformojme publikun dhe se si tju mbushi mendjen se do fitojne pa ber asgje per popullin. Kjo nuk do ndodhe kurre as me 25 prill te vitit te ardhshem dhe as mbas kater viteve po qe se vijne ne fushate perseri me keto metalitete primitive.OOOOOOOOO PD . bej programe dhe konkuro me programe dhe jo me pislleqe o deblia qe ju la Salikrimi injorant
A man zoti Basha…we ti lopet na I rruan..dhite po…as me puth njehere bythen…..The genjen mendja o idjot!!!!
Shkrom brilant.Te lumte Mero.Ky popull nuk duhet dhe une e besoj teresisht se nuk do genjehet nga premtimet e PD se e cila perseri solli ne fushen e betejes salen megjithese ai me pare duhet te veje ne burg dhe me mire te shkoje ai se zeni ka ikur e sdihet ku eshte.Luli Basha dhe Pd eshte bere brisk dhe tashme kerkojne me pa tjeter pushtet per te vjedhur e koruptuar per te hequr njer zit nga puna se dihet se Pd po mori pushtetin i heq nga puna ata qe jane.Nuk pyet per asnje status.