Përse Lulzim Basha u detyrua ta zhvlerësonte procesin e votimit?

6 Tetor 2020, 18:44Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ngjan i penduar për garën skualifikuese për kandidatët për deputetë dhe po e zhvlerëson atë, duke urdhëruar gjithë degët, të mos eleminojnë më asnjë kandidat nga gara.

Deri më tani, në të gjithë degët ku zhvillohen votime paraprake, procesi po i ngjan një formaliteti të dështuar, pasi nuk është skualifikuar asnjë kandidat, përveç Astrit Veliajt në Berat, që me sa duket ka qenë orientim i Bashës.

Të gjithë të tjerët po qëndrojnë në garë, përjashto rastin e Durrësit, ku nga procesi i skualifikimit, në vend që të binte një kandidat, u shtua dhe një më shumë, çka e bën dhe qesharak procesin.

Po përse Lulzim Basha u detyrua ta zhvlerësonte procesin e votimit paraprak?

Arsyeja kryesore, është se objektivi real nuk ka ndonjë seleksionim liste, por krijimi i një mekanizmi, që të mbajë të lidhur me PD, kandidatët deri ditën e shpalljes së listës.

Duke qenë se Lulzim Basha, ka problem me besueshmërinë për ekipin e PD-së, pasi ka thyer rekorde duke mos mbajtur fjalën për kandidatët, ai ka shpikur një mekanizëm votimi fallco, që t’i mbajë kandidatët të lidhur me PD dhe të mos shpërndahen tek partitë e tjera, pas skualifikimit.

Për këtë arsye ai ka urdhëruar që tani e tutje, të mos skualifikohet asnjë, pasi i ikin tek partitë e tjera.

Mekanizmi si e realizon është rritja fiktive e trupës votuese, me qëllim që askush të mos dalë nën dhjetë për qind.

Ndërkohë numri i kandidatëve që kanë hyrë në garë, është afërsisht pesë herë më i madh se numri i kandidatëve që i duhen PD-së, dhe ata mund të mbahen me gënjeshtra deri muajin e fundit.

Kështu, pas këtij votimi do të ketë prapë votim muajin tjetër për performancën politike të tyre, duke vazhduar t’i mbajë lidhur me një garë fallco.

Por pavarësisht kësaj manovre, Basha do ballafaqohet me skualifikimet, pasi në fund duhet të vendosë për listën.

Të parët që do goditen nga kjo histori janë pesë partitë aleate që kanë prej vitit 2015 që kanë hequr dorë nga zgjedhjet dhe ndjekin Bashën. Ata do të jenë të rrezikuarit e parë për të qenë në këtë listë.

Pas tyre vijnë disa faktorë lokalë elektoralë brenda PD-së, por që mund të eleminohen për shkak të profilit të tyre jo politik dhe mungesës së afërsisë me Bashën.

Një prej tyre, Dashamir Tahiri në Vlorë, ish- deputet i PD-së si pjesë e komunitetit çam, është larguar ndërkohë dhe po bën planet e tij, për të kandiduar me të tjerë.

Astrit Veliaj po ashtu ka reaguar ashpër, duke denoncuar këtë proces, si një farsë për të mbajtur kandidatët me shpresa deri para zgjedhjeve.

E gjitha bëhet thjesht se kandidatët nuk i besojnë premtimit të Bashës që do jenë në lista dhe mbahen të lidhur pas një gare fallco.

Nga ana tjetër, ky proces është një diskretitim real dhe për Komisioni “Ruli-Nishani”, i cili ka rekomanduar që shumë nga këta emra që po garojnë, të skualifikohen, por Basha ka nguruar t’i heqë nga listat dhe i ka rifutur në garë.

Kështu ka ndodhur me djalin e Fahri Balliut në Korçë, Salianjin, Tritan Shehun, Dhurata Çupin etj. Praktikisht rekomandimi i Komisionit “Ruli – Nishani”, nuk është përfillur nga Basha, pasi ai nuk do të prodhojë pakënaqësi me procesin, por t’i mbajë të gjithë në lojë deri në fund.

Kështu PD deri në fillim të marsit, kur duhet të dalë lista, do vazhdojë të bëjë sikur voton rekomandimet e Komisionit “Ruli – Nishani”, një herë duke gjykuar biografinë shoqërore, një herë atë politike, e në fund atë financiare, që do vendosë.

Deri atëhere mos prisni të ketë një listë. Lista do jetë përsëri më 12 të natës së fundit, me qëllim që të pakënaqurit të mos kenë ku të shkojnë më. Dhe në fakt, ata që nuk e kuptojnë deri atë ditë më 12 të natës, nuk është se i duhen njeriu, përveç Lulit.

8 komente në “Përse Lulzim Basha u detyrua ta zhvlerësonte procesin e votimit?”

  1. den says:

    Doktor je Mero- radiografine ne dore ta jep.
    Do te kuptosh cfare ndodh ne katund hidhi nje sy temes sidimos editorialit te tij dhe nuk ke nevoje te shfletosh me tej.
    Te pakten deri tani eshte 1 -sh.
    Nuk ka qene keshtu gjithmone, por ai e ka pranuar gabimin e meparshem per mbeshtetjen pa kushte te doktorit . E kuptoi ne kohe dhe pranoi se ajo nuk ka qene nje kohe e lavishme per Temen.
    Tani ka partnere vetem publikun dhe te verteten. dhe nuk po i del keq. Eshte i vetmi parteneritet qe nuk te le ne balte.
    Mund te thone qe mbeshtet Ramen dhe kjo per faktin se eshte ne lufte per vdekje me doktorin dhe me Meten por nuk me rezulton keshtu.
    Nuk shohe ndonje mbeshtetje direkte per Ramen por natyrisht Rama po perfiton nga kjo lufte e tij me ta. Kushdo te ishte lojtar ne arenen poltike do te perfitonte aq me teper Rama qe eshte nje strtegjist i perkryher.

  2. NASI says:

    RRITU LULUSH, TË KAPËSH KOQET E FIKUT!!

  3. Alleanca per mbrojten e tallashit says:

    Mero djali,kjo puna e PD-se,eshte shume e lehte ,per tu interpretuar.
    Ata,kandidatet bejne sikur besojne,Basha ben sikur i mbane me shprese.
    Kjo pune me kujton protonet dhe neutronet qe vijne anes perjetsisht,pa u takuar.
    Ata jane te detyruar per te besuar,ai eshte i detyruar ti genjeje.
    Kjo sepse PD-istat nuk largohen dote nga PD-ja.
    Eshte njelloje sikur nje mysliman te konvertohet ne kaur,e pamundur,
    ai do ishte i denuar me vdekje,mekat me i madh nuk behet.
    PD-ja eshte nje eksperiment i deshtuar,nje e ashtuquajtur Parti Demokratike
    e kthyer ne nje sekt politik,alla fashisto-berishist,qafen thyefshin.
    PS: Mero,mos kujto se kam harruar,e bere padine kunder Likes ?

  4. Tami says:

    Sa mire qe ka dhe nje Mero Baze ne Shqiperi!!
    Faleminderit!

  5. LUL Holandezi says:

    Dmth,
    Mbaje me gaz, se mos fiket.
    PeDe-ja “karroca” e Salehut me “pilot” holandez,
    LUL-in.

  6. Gjergj says:

    Lufte lul rAme ilir per kryeminister…por me vjen keq, radhen e ka luli se keshtu eshte bere loja me pushtetin ..kush ka radhen e qumeshtit..meqe dhe nuk sheh e nr kush vota …pushtet ne tavoline …pazarokraci.

  7. jeta e pastër pa lulin says:

    kush je ti që i dike tëra pse-të ?
    pse luli nuk votoi
    pse luli votoi
    pse luli dhjeu
    pse luli nuk dhjeu
    të mendosh tërë me lulin në kokë do të thotë të jetosh PER LULIN
    kështu që ti je më shumë me lulin se tërë ditën mendon për lulin

  8. jeta e pastër pa lulin says:

    kush je ti që i dike tëra pse-të ?
    pse luli nuk votoi
    pse luli votoi
    pse luli dhjeu
    pse luli nuk dhjeu
    të mendosh tërë me lulin në kokë do të thotë të jetosh PER LULIN
    kështu që ti je më shumë me lulin se tërë ditën mendon për lulin

    lulologët janë pjesë e lulit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje