Nga Mero Baze
Klevis Balliu nuk ka marrë thjesht vota kundër. Nëse shikon rezultatin e votimit dhe pjesëmarrjen, duket se demokratët në Pogradec, kanë dalë nga shtëpitë vetëm për të poshtëruar atë, me votë përjashtuese.
Në një proces i cili është tërësisht i komanduar, ku Lulzim Basha ul dhe ngre kufirin e votuesve për të mos përjashtuar njerëzit e vet, në Pogradec procesi u la i lirë, dhe rezultati ishte shokues.
E njëjta gjë ndodhi dhe në Korçë, kundër Salianjit dhe Manos, por në fund ata shtuan fiktivisht numrin e votuesve, sipas shtypit lokal, dhe i shpëtuan rënies nën 20 për qind, ndërkohë që janë kampionë me vota kundër.
Po përse u gjet për t’u poshtëruar Klevis Balliu?
Së pari, Komisioni “Nishani- Ruli” ka sugjeruar përjashtimin e tij nga lista paraprakisht, por Basha nuk ka dashur të përballej me problemin dhe u ka kërkuar ta lërë në garë, dhe ta heqë me dorën e të tjerëve.
Për këtë aryse, edhe ai, edhe Salianji, edhe Tritan Shehu, u lejuan të futen në lista pasi u skualifikuan realisht nga Komisioni.
Që të tre kanë marrë vota rekord kundër, por në Gjirokastër dhe Korçë u luajt me kufirin e votuesve. Në Pogradec ishte e pamundur, pasi mbi dy të tretat e votuesve kishin shkuar aty vetëm për të përjashtuar Balliun, dhe qëndruan në sallë, t’u numërohej vota.
Lulzim Basha me këtë rast ka poshtëruar një deputet të ri, natyrisht të padenjë për deputet, duke ua hedhur si ushqim për qentë, militantëve të zemëruar me të.
Në këtë mënyrë ai ka shmangur presionin për ta bërë deputet me çdo kusht, duke i nxjerrë gështenjat me duart e militantëve.
Pas kësaj, Fahri Balliu ishte ulur dhe kishte shkruar një deklaratë në emër të demokratëve të Unazës së Re, që betoheshin se e duan Klevisin deputet në Tiranë. Dhe e kishte bërë dhe këtë, fakt të kryer.
Nëse Basha do të tregohet i talentuar, si i pashpirt, mund ta bëjë dhe këtë akt, duke e rifutur në listën e Tiranës dhe duke shkatërruar çdo kriter mbi të cilin mbështeti garën fallco në PD, e cila ka vetëm një qëllim: Të çlirojë Bashën nga presioni i listës, duke ua lënë përgjegjësinë të tjerëve.
Nëse Basha do ta rifusë Balliun në garë, natyrisht që do ta bëjë një figurë edhe më qesharake.
Nëse do sillet normalisht, duke e konsideruar të skualifikuar, nga droja se mos jep dorëheqje Besnik Mustafaj nga Komisioni, pasi është betuar që nuk do lejojë Bashën të bëjë ç’të dojë, atëhere Balliu do të jetë deputet i LSI tek Unaza e Re. Edhe kështu, ai ishte një deputet i përbashkët me LSI-së në Pogradec.
Kjo do jetë faza e fundit e poshtërimit, për dikë që e përdori si “Zhan Val Zhani” në barrikadat një vjeçare të Astirit.
Por përtej mizorisë së Bashës për t’u tallur me Balliun dhe për ta hequr qafe me dorën e të tjerëve, ajo që ka ndodhur në Qarkun e Korçës, ku ai tentoi ta lërë votimin e lirë për të eleminuar Balliun, tregon se ka një revoltë ndaj listës së tij preferenciale dhe njerëzve që identifikohen me të.
Është goditur me vota kundër Balliu, Kapri, Salianji, Mano etj. Tani ky ngushëllimi i Mustafajt, që këta të eleminuarit janë rezervë për poste politike, është një tallje dhe pak më e madhe, pasi u jep shpresë atyre që nuk i do PD, që do t’i dojë pushteti i PD.
Në fakt, këta mund të mos poshtëroheshin në këtë mënyrë, nëse i thërrisje dhe u thoshje nuk je në listë. Do ndjeheshin më mirë. Kështu edhe duke i poshtëruar publikisht, edhe duke i ngushëlluar që do t’u kemi parasysh kur të vijmë në pushtet, thjesht i bën edhe të padëshiruar si deputetë, edhe si zyrtarë të mundshëm.
Plehërat PEDE -ist .
Ti jeshe lezeti
jeshe bukuria
vate me ty nuri
vate mënçuria.
I verboi drita
që ndriçoje ti
e të vunë hunë
Lule o Balli!
Kur bënej revoltë
tutje na Astiri
ti jeshe i pari
jeshe më i miri.
Si trimat në krie
se kështu e kanë
nuk lëftojn’ për vete
lëftojn’ për Vatanë.
Do bëç si do bëç
e do xidhesh prapë
ka para Ballgjëri
për ty do i japë.
Ka para yt atë
ka vjedhur me thasë
të rroç si pasha
se të do pa masë.
Laku t’u ngushtua
t’u ngushtua rrezja
po ti ngushëlloneç
si babi, te Tezja.
Gopist,po me detyron te heqe kapelen.
Respekt
O shoku ça do të thuash me ktë gopist se.. nuk po të kap dot shoku..??
??????????
Je i madh!!!!!
Po mirë o Mero, gjer dje na hëngre veshët duke thënë se zgjedhjet brenda PD janë kot, se nuk pyet njeri antëtarësinë etj, etj. Tani që ajo anëtarësi eleminoi Fahro JR, i bije që ti ja fusje kot? Apo PD po zhvillon një model përzgjedhjeje realisht demokratik?
Fari Balliu po i lepin bythen Likes qe ti fute cunin budalla te listat e LSI se Basha nuk e futi te listat e PD-se derdimenin e Fariut.
Mero,
Zhan Valzhani ka qene hajdut qe kishte vjedhur buken e gojes dhe ishte denuar padrejtesisht.
Mos e ke per Gavroshin, se ai luftonte ne barrikade.
Je suis tombé par terre, c’est la faute à Voltaire
Le nez dans le ruisseau, c’est la faute à Rousseau
Edhe une po habitesha ne fakt. Ke te drejte.
Mero djali,edhe aq pa shprese nuk me duket ky premtimi i Besnik Mustafes.
Si shembull per kete po mar Mazllum Bylykun,te “I teti ne bronx”
E mbane mend si i tha komisari Mazllumit,kur filloi te ndaje thesin me kripe?
Pyetjes qe Mazllumi i beri,ja ktheu:
Leket do ti maresh kur te clirohet Shqiperia.
Mazllumi natyrisht mori nje me nder m..t.
Keta te PD-se jane si ushtaret ne lojene shahut,sakrifikohen per nje qellim ,
mbrojtjen e mbretit,i cili ne kete rast esht ne fakt nje gjysem doktor dhe gjysem kamarier.
PD_ja,do vije ne pushtet,kur te hipi gomari ne maje te fikut,
thoet populli.
Keto jane vetem parrulla,per te mbijetuar,per te mos rene ne depresion pederastet
e PD-se,qepo ta quash parti,ofendon inteligjencen e shqiptareve te ndershem.
Te njejten teori perdori Hitleri ne luftene dyte boterore,ju bente thirje ushtareve te vet,
mbahuni sa te dali arma sekrete,ishte fjala per bomben atomike.
Kjo e ashtuquajtur parti,ka vetem nje qellim,ruajtjen dhe konservimin e 1-shit
dhe familjes se tije biologjike,gjithcka tjeter,ashtu si tha Doktor Mortja ne 97-en.
Mos u merzisni Ballinj te PD-se, keshtu e ka jeta,ato maja rripa,rripa …..
pas meje qameti.
Edhe salianusi edhe GD ose grigja ulerim suma duhet out, perndryshe PD do shkoj ne mut.
Sa herë ka të tilla komisione mos kujtoni se bëhen për të zgjedhur më të mirët.Gjithëmonë këto komisione të tilla bëhen për të hequr qafe ata që nuk ju përqejnë të mbëdhenjëve.Të tilla bëhen në arsim,mjekësi,etj etj.Ata që gjoja e kaluam “vetingun”e P-D-së janë ata që don Basha me shokë dhe jo se u zgjodhën ajka e demokratëve..
Kështu është kur një politikan (që në thelb është një produkt) del nga hiçi, pa bazë, pa brumë…
Ashtu siç del shpejt dhe ikën shpejt.
Përpos faktit se “dogjën” Klevisin.
Me të edhe bashkë babi Faron.
U bë Lesh e Lija si vendi…
Ku përveçse po mblidhen “të lënat” dhe “të lënët”.
Duket si ato vendet që shkruajnë.
“Hidhni Mbeturinat”
Kur te vij 25 Prilli,pa ta shikoni !
Po PS do te beje te tilla votime brenda llojit?
Leshelija e mbaruar politikisht, ne gjendje te mjeruar me mbeshtetje popullore vetem 0.01% tani do kthehet ne kosh plehrash politik ku pritet qe gjithe plehrat qe do nxjerre pd ja si Lefter hunderr kopil kulmaku, Klevis krrici i faros, Flamur Herman Geringu do shkojne ne koshin e plehrave lesheli.
Lexues , nese do ishe pak me i lexuar , do ta dije qe edhe Zhan Valzhani ishte pjese e barrikadave sebashku me Mariusin e Gavroshin ….
Balli Faroja , do ankohet te Ramlz Alia dhe do fitoj.
Repekt per gopistin
Basha po ben zgjedhje demokratike,
Perseri kjo Meros nuk i pelqeka .
Klevisi nuk eshte ankuar kurse meroja po.
Çjane kto tituj mashtrues .
Mos shkruani me teje, komentin e ka mbyllur Gopisti i nshrakut.
po mirë po nuk është i dënuar salianji si do bëhet deputetë