Përse shqiptarëve u ka bërë përshtypje, Ilir Meta i dehur?

9 Tetor 2020, 20:20Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Të pish është një ves njerëzor dhe nuk është arsye për denigrim publik, pëveç rasteve kur bëhesh i bezdisshëm. Kjo, dhe kur je politikan. Ka plot të tillë dhe tek ne, që e teprojnë me pijen, por e kanë si identitet simpatik.

Dritero Agolli ishte simbol i politikanit dhe shkrimtarit që nuk e nënkuptoje dot pa rakinë. Dashamir Shehin për shembull njerëzit më shumë e kanë simpati që pi, se sa që është politikan i mirë, kur është esëll.

Por shfaqja e Ilir Metës i dehur në “Opinion”, nuk bëri përshtypje thjesht se ai ishte tapë, siç thuhet në këto raste, por se ai ngjante si njeri i dehur nga dëshpërimi.

I ngjante pak a shumë atyre njerëzve që pijnë një ose dy herë në jetë, ose kur kanë drama shpirtërore, ose halle të mëdha, që nuk i përballojnë dot.

Për këtë arsye debati rreth dehjes së Ilir Metës, nuk kishte të bënte me rakinë, verën apo kokainën, që mund të kishte marrë para emisionit, por arsyet që ai ndjehet i dëshpëruar dhe befas shfaqet i pirë para publikut.

Kjo është shumë intriguese për publikun.

Në gjithë sjelljet e tij të kohëve të fundit, ai udhëhiqet nga makthi dhe pasiguria, se diçka kundër tij po përgatitet.

Natyrisht të akuzuarin e madh ka Edi Ramën. Për atë dyshon që bashkëpunoi me Bashën për Kodin, për atë dyshon që po e përgjon me kë takohet rrethinave të Durrësit, për atë dyshon që po flet më të huajt për problemet e tij me drejtësinë, për atë dyshon se do të zhdukë LSI-në dhe të bëjë koalicion me PD, e gjithfarë skenari tjetër.

Gjithë këto makthe kanë pasojat e veta. Nëse e vëreni, herë shfaqet në delire patriotike, duke tentuar të përkujtojë çdo hero apo dëshmor, pavarësisht se ja bën lëmsh biografinë, herë shfaqet në delir si “të fortët”, duke kërcënuar se do tmerrojë filanin dhe filanin, herë shfaqet i dorëzuar dhe i pirë para publikut.

Anormaliteti i Ilir Metës buron nga pasiguria. Ai është i pasigurt nga PD dhe veçanërisht Lulzim Basha, si një partner i besueshëm në koalicion.

Ai dyshon dhe nëse Lulzim Basha i thotë “eja futemi në një listë”, dhe nëse i thotë “bëj listë më vete”.

Dyshimi se atë duan ta defaktorizojnë në këto zgjedhje, është konstant.

Ai është i pasigurt nga ana tjetër tek sprova elektorale më vete, pasi imazhi i LSI-së dhe i tij, janë kthyer në ‘beze të kuqe’, që ngjallin tërbim popullor. Dhe ai e ndjen këtë.

Por mbi të gjitha, Ilir Meta ndjehet i pasigurtë se ende askush nuk po i jep një pazar. Rama jo e jo, por as Basha.

Sot, kur Ilir Meta është në kulmin e shkatërrimit nervor të tij, kur poston çdo pesë minuta nga një të sharë nga nëna, për kryeministrin dhe këdo i del para, sot kur gjithë shqiptarët diskutojnë me humor shfaqjet e tij si i pirë në ekran, në PD debati më i madh është nëse do ketë dhe një shans të dytë Klevis Balliu, apo do iki në LSI.

Madje as për Jamarbër Malltezin që nuk e ka vënë Lul Basha në listë, nuk ka debat.

Kaq debat ka në PD, ndërkohë që Ilir Meta ngjan sikur po i merret fryma nga betejat, orë pas ore me Edi Ramën, që argëtohet me të.

Eshtë e gjitha kjo panoramë, që i ka bërë njerëzit të vëmendshëm ndaj shfaqjes së tij publike, si i dehur tapë, pasi e shikojnë atë, jo si një zakon të Ilir Metës për të pirë, por si një degradim të tij duke përfunduar i pirë, ngaqë ndjehet i dështuar dhe i pasigurtë.

Dhe kjo kuptohet më qartë, sot edhe pasi i ka dalë pija, kur tha se e donte Margaritën (Tutulanin) më shumë se Monikën. Puna është se dhe kjo deklaratë dashurie i ka ikur kot, pasi nuk e krahasojmë dot, ngaqë nuk dimë sa e do Monikën.

42 komente në “Përse shqiptarëve u ka bërë përshtypje, Ilir Meta i dehur?”

  1. Pato says:

    Ankthi, paranoja, deluzioni ishin mjaft te qarta te cliat jane simptoma te qarta te drogave te forta. Ishte mjaft e qarte qe ka dale jashte kontrrollit ne nivel zyrtar dhe personal. Te dy bashke me Saliun kane degraduar komplet dhe eshte hakmarrja me e embel e Rames.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Të shkoi jeta mbi kalë
      ty, që dot s’i lidh dy fjalë
      Mic Sokoli i Skraparit
      me IQ sa të gomarit.
      .
      Nashti po të ngorth dhe kali
      me vërvimë bie nga mali
      dot s’të bëjnë gjë doktorët
      bëj vëllamë moçalorët.
      .
      Nashti, që t’u tunën trarët
      ndihmë kërkon te Kokpalarët
      po tamën, sa ke ti shtatin
      aq do marrëç dhe të gjatin.

      Ç’të të thom ilir Mavria
      fajin nuk t’a ka rakia
      të gëlon në dej farmaku
      pi ilir, të piftë barku.

      1. Lao says:

        Hahahah i madh je p.z

      2. Kapeshi says:

        Po ku je more Gopist i NsHRAKUT.Kenaqem me humorin tend.Rrofsh

      3. Kris says:

        Atë strofén e parë e ke qaré. Ajo duhet të shkruhet si epitaf mbi varin e tij kur të vrasë vehten. Po e kopjoj dhe post né faqen time.

      4. Revizori says:

        Epike.
        Kam filluar nje kolekson. *Xhevairet e Gopistit”.
        Do ja dergoj Ilir Metes si dhurate per ditelindje, por kam frikë se do vrase veten si Alende, dhe pastaj ku do vemi ne pa president.

      5. Jetmiri says:

        Gopist je i madh!je arsyeja qe lexoj komentet e ”Temes”…

        1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


          Ju Falem o Miq
          për vlerësimin Tuaj
          Ju jeni arësyejs
          për të cilën shkruaj.

      6. vullneti says:

        Grandioso amico

    2. Lala i Lushnjes says:

      Një vrejtje te vogël ” pato,, një kënaqësi e vogël e popullit sepse drejtësi as ka e as do të ketë. Vëntë dorë ” zoti,, , se 12 nevojtoret edhe po i bëre 24 nuk do të thot gjë për të dhjerë një duhet. Problemi është që të jesh mirë nga barku, d.m.th. të mos mar muti shalët.

  2. Like goldenboy says:

    Dmth ti Mero thua.
    Që po u rëndua dhe pak situata për të.
    Dhe mqs nuk do ta ngushtëlloj më dot rakia.
    Dhe të ngelet si puna e akrepit kur e rrethon zjarri.
    Ky mund t’ja fusin dhe vetes.
    (Pthu pthupthuu lëviz nga vendi thuaj).
    Zot na rrujt.
    Kështu do i ngelet “dopio gjashta” në dorë Edit pastaj.
    E para që nuk kujdeset për shtetasit e vetë sa duhet.
    E dyta do duhet të dëgjoj Saliun (nqs nuk bën ndonjë kryengritje alla 14Shtator ai për Metën-me e hoqi Edi qafe).
    Dhe e treta, duhet ti gjej burrë tjetër Monikës….

  3. labi says:

    Koment ne vendin e kohen e duhur, nje BRAVO e madhe Mero.

  4. Beni says:

    Edhe Caligula megjithse ishte perandor i Romes nuk flinte i qete se e ndjente te keqen qe do i vinte, keshtu eshte kur vjedh vendin tend

  5. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali frika eshte nje mekanizem mbrojtes, qe aktivizohet sa here njeriu ndihet i kercenuar.
    Ne kete pike ,per hir te se vertetes dhe per here te pare Like Floriri,
    po tregohet i sinqerte.
    Edhe kur tha qe Margariten e do me shume se Moniken,prape u tregua i sinqerte,
    sepse nuk ja per mendi mbiemrin,kush dreqi e di se per ke Margarite e ka fjalen.
    Per ato qe nxjer nga goja nuk ka faj,ne raste te tilla,truri iken i pari,
    keshtu qe pa tru nuk mund te nxjeresh fjale te mencura nga goja.
    Liken nuk do ta hedhim poshte,vetem do ta transferojme si dikur oficerta ngaLalzi ne Rec.
    Keshtu transferoheshin oficerat ne kohen e xhaxhit,me zisa sovjetik apo kinez.
    Shpresojme qe Reci te jete afersisht ne nivelin e 1000 metrave,me qellim
    qe Likja mos te kete nevoje per tu aklimatizuar,njelloj si ne Cepan,
    ku sipas Likes partizanet kane luftuar deri ne 1969-en.
    Per tja bere jeten sa me te kendeshme,afer godines se burgut ne Rec,
    dote ngrija nje punishte rakie,qe Likes ti ike truri me keq se ika ikur,
    nga era e rakise.
    Shqiperia e para,pastaj me radhe Cepani ,Lalzi Reci, etj

  6. vlora says:

    Nje president i tille mendoj se nuk deskrititon vehten e tij se kjo do ishte me e pa rendesishme per ne por ai deskrititon vendin tone.Rama i ke bere nje sherbim shume te keq vendit tend duke i votuar nje karagjoz per president.Ne europe dhe ballkan nuk gjendet nje i ngjashem me Ilir Meten.Ben mire qe dikush ti thote te vizitohet

  7. shoku zenit says:

    . Dashamir Shehin për shembul njerëzit më shumë e kanë simpati që pi, se sa që është politikan i mirë, kur është esëll.

    Por shfaqja e Ilir Metës i dehur në “Opinion”, nuk bëri përshtypje thjesht se ai ishte tapë, siç thuhet në këto raste, por se ai ngjante si njeri i dehur nga dëshpërimi.
    Mero baze je legjend
    o zot e lexojme kete gazete me shume qef

  8. Safiu says:

    Edi Rama u ka thene te dyve dhe Likes dhe Sales si tek telekomedia revolveri. Nje nga ju te dy me kane thene te rras mbrenda. Tani o ti o ti. Likja mendon se Sala shpetoi per shkak te moshes s’e fut njeri brenda keshtu i ngelet atij topi ne dere.

  9. Dori says:

    Iku per lesh i ziu…ti fudi ne bythe parate e vjedhura.

  10. Pero says:

    Per festat e Dhjetorit do shifni cdo beje ky tipi. Me dekret Presideti do liroje shum shoke burgu,dhe trafiku. Me bindje e them se do shfajesohet isha i pire.

  11. O president mblidh gruan se iku nga fiqiri says:

    Familja injorante fshatare qe di vetem te vjedh ka dale fare nga shinat,nga frika e humbjes apo drejtesis…
    Dhe flasin percart,monika thote :aq sa me permendi rama emrin mua,iliri nuk me ka thene te dua!!!!
    Ilirfloriri thote:dua me shume Margariten se sa moniken!!!!
    Por me sa duket iliri eshte cmendur me shume,jo nga rama,por nga basha dhe saliu qe nuk po ja vari duke kujtuar merhumi se do e benin kryetar te opozites…
    Prandaj sot i beri thirrje soc qe te braktisin ramen dhe te behet ky kok tuli kryetar…
    I ka hyre vetja ne qef dhe i duket vetja i zgjuar ketij idioti

  12. GËZUAR BAFTJAR ?? says:

    O I MJERI SEÇ E GJETI,
    KËTEJ SPAKU, ANDEJ QAMETI;
    QAMETI, SE LULUSH TRIMI ,
    PO JA DREDH SIÇ E DINI .
    SDI Ç’TJU THEMË,
    POR DI QË HAKUT,
    I VJEN GOPISTI I NSHRAKUT.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Kapetani ilir Meta
      çakërqejf e kokoroç
      nuk i bën dot që të dyja
      dhe të piç dhe të lëftoç.
      Rri ca kohë larg rakisë
      ka për ty nevojë Vatani
      larg ti rriç edhe alltisë
      për çudi e mbush shejtani.
      Trim mbi trima ilir meta
      president që s’e njeh frikën
      sa të dalë e vërteta
      luaj Luftash me monikën.

      1. Roland says:

        Je i madh ….hahahahahaaaaaaaaaaaaa!!!!!!

      2. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

        Gopist,e ke ckrire ate te shkret talent,

  13. Hazeri says:

    ………si bishti i qenit po perfundon….eshte bere si qen zorresh….ngeli duke bere hama-ham dhe gam-gam……..turp,turp,turp……..!
    Vafsh ne halet gomareve….!

  14. Gri says:

    LIR hajduti eshte bere si Shaban Qosja!
    Ka rast ti jap i dekorate Shabonit! Rafmete paste ka qene burre i mire!

  15. Lida says:

    Ilir Floriri mjaft po i lodh shqiptaret, nuk pushon gjithe diten si Ver Llapa, nuk i shpeton dot drejtesise se re popullore.Dorezohu si burre ne burgun e Reçit, por me pare do te dorezosh gjene e vjedhur :
    – Floririn qe i ke vjedh popullit shqiptar.
    – Pasurine e paluejtshme ne prona pa fund e llogari bankare qe i ke vjedhur shqiptareve sipas formules te faktuar me ze e me figure te vidios se 7 %.
    – Do te japesh llogari edhe per akuzen publike qe te ka bere Sali Berisha per vrasjen e zhdukjen e dy kufomave pas malit te Dajtit.

  16. xy says:

    Bravo Mero . Je zeri i te vertetes dhe i gazetarit profesionist.
    Ne se don te maresh vsh se c,behet ne politike ,mjafton te lexosh EDITORIALIN tend per te kuptuar situaten politike te dites .
    Edhe nje here si perhere , kompliment per ate cka shkruan dhe perfaqeson.
    Perormanca jote eshte si e Mesit ne futboll dhe me ” pagese ” aq sa marrin te gjithe gazetaret e Koha Jone – Kohes Atyre – Zheji – Shkullak – Torollak – Bejte ( pa bejte ) – Bushat edhe lugat- ……………. nuk vlejne ,sa vlen ti .BRAVO

  17. Mare Nostrum says:

    Jete te veshtire kane politikanet, vjedhin sa munden per te jetuar me mire por me gjithe ate angushti e stres qe u merr frymen, jete muti bejne. Me siguri Liken e merr malli per kohen kur ishte bari me dhi! Oh cfare lirie, cfare qetesie dhe relaksi, apo jo Like, s’ka te paguar as me arin e te gjithe tuneleve te Krrabës! Ta morren shpirtin siç ua merrje ti kecave ne hell ndersa kendoje ato kenget e Skraparit qe te bejne me dhembje koke, por qe per ty ishin si kenga e Orfeut.

  18. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    O shqiptar cara,a e kuptoni se cfare njerez te poshter ,hajdute e kriminele na qeverisin.
    Keta jane gati te bejne cdo gje per karriket qe u sjellin milionat.
    Mace sasha e monikes ka banjon e vet kur njerzit lypin e germojne kazanet e plehrave.

  19. Tomori USA. says:

    Krahas Portoksllis, Alpazarit, qe na bejn per te qeshur me xheairet e vendit tone, ka kohe qe, me shume se keto , po na ben per te qeshur me prockullat, cakordimin mendor, luften politike qe po ben ne interes te LSHLS. dhe vehtes se tij, se pse popullin e kemi pare se si esht pasuruar gjat ketyre 30 viteve, qe ska len karike pa kapur.
    Terbimi dhe cmenduria e metes po habit te madh e te vogel ketu ne Amerik, nga menyra si cfaqet, si vepron dhe cfar prockollis. Kjo sellje dhe veprimet e tij si kryeopozitar e kryetar i partis se Monikes. thuajse cdo dit, jasht funksjonit te figures te presidentit, Ilir zeza na turperon kur e
    mendojme se, ky moster esht edhe presidenti yne.
    I mungonte te dilte i bere tap edhe kete e ralizoi te emisjoni i Fevziut. Njemije here tur e faqe zeze kur mendon se ky esht presidenti i R SH.

  20. Tomori USA. says:

    Krahas Portoksllis, Alpazarit, qe na bejn per te qeshur me xhevairet e vendit tone, ka kohe qe, me shume se keto , po na ben per te qeshur me prockullat, cakordimin mendor, luften politike qe po ben ne interes te LSHLS. dhe vehtes se tij, se pse popullin e kemi pare se si esht pasuruar gjat ketyre 30 viteve, qe ska len karike pa kapur.
    Terbimi dhe cmenduria e metes po habit te madh e te vogel ketu ne Amerik, nga menyra si cfaqet, si vepron dhe cfar prockollis. Kjo sellje dhe veprimet e tij si kryeopozitar e kryetar i partis se Monikes. thuajse cdo dit, jasht funksjonit te figures te presidentit, Ilir zeza na turperon kur e
    mendojme se, ky moster esht edhe presidenti yne.
    I mungonte te dilte i bere tap edhe kete e ralizoi te emisjoni i Fevziut. Njemije here tur e faqe zeze kur mendon se ky esht presidenti i R SH.

  21. Ana Mesi says:

    I nderuari Mero, me mbylljen e dosjes se Komisionit Hetimor Parlamentar qe shqyrtoi mundesine e shkarkimit te Ilir Metes nga posti Presidentit te Republikes, angazhim ky qe ne nisje i pa llogaritur mire ne pasojat politike qe mund te sillte, zoti Meta duhet te ndjehej shume i qete e luajal ne hapat e metejshem ne postin e larte qe mban. Nuk ngjau keshtu. Besoj se jo nga hakmarrja e verber, qe fatkeqesisht ne shqiptaret nuk po dijme te clirohemi prej saj, perfshire edhe zotin Meta, motive te tjere e nxisin ate te na paraqitet shpesh i nxituar, i cekulibruar, i dehur, e mbi te tjerat i anshem politikisht. Dhe kryemotivi i ketyre qendrimeve , sipas gjykimit tim, nuk eshte se ai pas 25 qershorit do te mbetet si peshku pa uje, me LSi-ne qe krijoi 15 vjet te shkuara te shpartallur, por sepse i dridhet te vertetes qe eshte i kapur me ze e figure si mashtrues, i korruptuar, si njeri i tarafeve e prapaskenave, si bos i krimit dhe situatave te demshme per vendin e popullin, per demokracine e konsolidimin e saj. A do te jape llogari gjyqesisht ai per keto qendrime? Nuk e dijme. Por qe ai i ka hyre detit ne kembe, sic thote populli, kjo eshte shume e dukshme, dhe prandaj gjithnje e me shume ndjehet nje zemerim popullor ne rritje kunder akteve te tij te paperligjura.

  22. ledion says:

    O Mero, po argetohesh me subjektin e OFL?

  23. Albani says:

    Mero Baze e kemi thene e ster thene se shqiperise ne kohe te caktuara dhe vende te caktuara i del nje njeri qe ju jep dermen te gjitheve dhe jo kot por me te vertetat e hidhura qe po e mundon kete popull.
    Pena juaj po ben qe tere populli te ndregjegjesohet se ky medemek president eshte i tille dhe se luan topi.Po pse arriti kjo gjendje tek ky Ilir Meta,kjo ka vetem nje pergjigje se ky njeri i dobet menderisht i pa lexuare dhe shume naive e mori meqafe BABEZIA e lekut duke menduare shume shkurte se hajde populli do ta haje dhe kesaj radhe,por jo se ka shqiptare si ju edhe te tjere qe me zgjuaresi dhe mençuri kete popull do ta zgjuajne dhe do ti tregojne te verteten si drita e djellit.
    Ketu ne dallojme se kush e do me shume kete popull ai qe pergjerohet duke vjedhur apo Mero Baze qe me penen e tija ju hap syte te tjereve. Kjo per mua dhe mijra te tjere eshte aq e vertete sa edhe drita e djellit qe ndriçon çdo dite.

  24. Artan says:

    Baze si perhere brilant dhe theres, por dhe Gopisti i nshrak-ut eshte artist.

  25. Alban says:

    ILIR META E KA STERDERDHUR KUPEN…..

    – Shteti demokratik e ka zemren prej ligjit e jo prej Saliqi e prej Iliriqi…

    – Ilir Meta e mbivendosi vetveten, pshurri mbi Kushtetuten e Shqiperise !

    – Ky President duhet te ngryse jeten ne qeli !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Komisioni Moniturues i Ilir Metes eshte Komision Minués i saj nga Saleh Ramollah Ajatollah Millosh Putanini dhe Like Flori Bliok Al Capone!
    Drejtesia e vertete per te cilen po punojne e luftojne SHBA dhe Gjermania e ka kryeminitorin- Ligjin
    dhe Kushtetuten e Shqiperise !
    Ilir Meta po shkon perdite e me larg ne theqafjen e pskthyedhmr edhe me tej. Jo vetem ka hequr cdo maske te fundit, jo vetem e mbivendosi vetveten, por pshurri mbi Kushtetuten e Shqiperise !
    Cka pret lideri i shumices Edi Rama dhe Kuvendi i Shqiperise per ta shkarkuar me tupana e me turp kete President kryehajdut te Shqiperise!?
    Te rroke automatikun si Alendja i Kilit, qe ka si model, apo te gjuaj Kryeministrine e Kuvendin qe e zgjodhi me Molotovet e Putaninit dhe Tritolin e Vicidolit!
    Edhe sot Presidenti i Shqiperise hapi zjarr me topa kunder Kushtetutes dhe Reformes ne Drejtesi te miratuar me shumice superabsolute votash!
    Edhe pardje, edhe dje, edhe sot, edhe neser…Ilir Meta hoqi maske pas maske dhe njesoj si Saleh Toptani i Vicidolit i shpalli lufte vete demokracise shqiptare dhe aspiratave siperore te popullit te tyre per nje Shqiperi si e gjithe Evropa, per nje Shqiperi si Amerika demokratike ! Ky President jo vetem duhet shkarkuar me ceremoni, por edhe duhet ta ngryse jeten ne qeli !
    Ilir Meta e ka derdhur kupen jo nje as dhjere por qindra here !

    Date: May 29, 2019 at 12:31:57 AM EDT
    To: [email protected]

  26. Boo says:

    O Alban te paska ndriçu Meroja ty .?!
    Lum si ti , por paske voltazh te ulet fare.

  27. Hapni syte o llum says:

    Fatos Nano ,dhe Ilir Meta e bene me pushtet pushtin EDVIN. Tani ky Fatosit po i lepihet e Ilirin po e lufton ,por keta do e heqin perseri kte Bejtexhi qe po shkaterron shqiptaret me zi se Enveri dikur.

  28. Labi says:

    Iliri e solli ne maje Edin dhe po Iliri do ja shkerdheje .. linden perseri piktorit te rilindjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje