Mandati i tretë i Ramës dhe mandati i dytë i Balliut

10 Tetor 2020, 19:33Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Debati kryesor që dominon sot axhendën e Partisë Demokratike, është se çfarë do bëhet në të ardhmen, me Klevis Balliun. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në përpjekje për ta qetësuar atë nga humbja e thellë në Pogradec, ku dukej se njerëzit kishin dalë nga shtëpia, vetëm për të votuar kundër tij, premtoi që do ta bëjë zyrtar të lartë në pushtetin e tij, për t’ia lënë të lirë fantazinë Balliut të thotë dhe ministër.

Disa militantë të PD, që ishin viktima të prishjes së shtëpive tek Unaza e Re, i kanë harruar fadromat e lalit dhe po merren me fadromën e PD-së së Pogradecit, që prishi të ardhmen e Balliut.

Edhe për ata ka një shpjegim nga Komisioni “Nishani”, që thotë se ata që skualifikohen nuk futen më në lista.

Edi Rama me malinjitet e zgjeron debatin, duke thënë se ka pasur ankesa për këtë çështje, edhe në platformën e bashkëqeverisjes dhe se ai do përpiqet t’i japë zgjidhje.

Tani Edi Ramën e kuptoj, se ai do të bëjnë kontrastin, mes tematikës së debatit në Asamblenë e Partisë Socialiste, ky diskutojnë për mandatin e tyre të tretë, dhe debatin që do t’i imponojë PD-së, të diskutojë për mandatin e dytë të Klevisit.

Kjo është taktikë e njohur e Edi Ramës, që do të bëjë diferencën me kundërshtarët, duke i banalizuar kauzat e tyre.

Por ndërkohë që Rama bën punën e vet, Lulzim Basha nuk ka pse e bën qesharake një garë, që dhe ashtu është bërë boll qesharake, duke premtuar rehabilitim të viktimave të garës kur të vijnë në pushtet.

Edhe Astrit Veliaj është ankuar që është skualifikuar, dhe Dashamir Tahiri është ankuar që nuk është kandiduar, dhe të tjerë kanë vërejtje të rënda për mënyrën si bëhen zgjedhjet, por ai duhet t’i mbushë një herë mendjen vetes, që kjo është një garë, sado fallco, viktimat e së cilës nuk kanë pse ngushëllohen.

Nga gjithë rastet, ky i Klevis Balliut është i jashtëzakonshëm. Ai nuk ka marrë 20 për qind të votave kundër. Ai ka marrë 75 për qind të votave kundër. Pra ai praktikisht është ndëshkuar me poshtërim nga dega e partisë, ku ka kandiduar.

Tani të ngrihesh e të thuash që këtë do ta kemi paraysh kur të marrim pushtetin, është të tallesh dhe me këtë garë, dhe me ata votues që e kanë përjashtuar atë.

Se kauza e Lulzim Bashës është që në pushtet do vijë me njerëz që i do partia dhe gjithë Shqipëria, dhe jo me njerëz që nuk ja do as partia. Po të jetë kështu, atëhere demoralizon çdo militant partie dhe çdo garë brenda saj, pasi ua humbet kuptimin.

Nga ana tjetër, ky debat banalizon PD. Nëse gjashtë muaj para zgjedhjeve, debati më i madh i PD është se çdo të bëhet  me fatin e Balliut, dhe në PS, se çdo bëhet me mandatin e tretë, është një kontrast i madh serioziteti.

Vetëm Luli mund t’ua imponojë shqiptarëve një debat kombëtar për dikë që e ka flakur një degë lokale. Dhe t’ia ngrejë nervat dhe parties, dhe Shqipërisë.

21 komente në “Mandati i tretë i Ramës dhe mandati i dytë i Balliut”

  1. bedriu.xh says:

    eh mjer ne se per cfar problemesh diskutohen

  2. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali,une nuk kam studiuar politik,
    poooooor realitetin politik shqiptar e lexon shume lehte:
    Lulja hollandeze:
    E para,s’ka kapacitet per KM
    E dyta ska deshire,osetroc ka frike nga pergjegjesia
    E treta ndihet me komod ne rrolin e kryeopozitarit,
    sepse ashtu rrone vetme me kritika,dhe nuk e vret mendjen nshume.
    Si Kryeminister,ai do diskreditohej shume shpejt.
    Keshtu ben dhe vete nga te doje,milionat i mer kur do.
    Nje lulezime ne kete forme,i garanton Edit edhe disa mandate,
    keshtu te dy palet jane te kenaqura.
    I humbur ne kete rast nuk eshte Lulja,joo,
    eshte partia e tije,ose me mire banda e SHQUP-it.
    LUlezimja po luan shume bukur ne fushene financave
    Militantet presin qe ai ti sjelli ne pushtet,ai akumulon
    Eurot dhe dollaret dhe dikur ja mbath nga syte kembet.
    PD_ja eshte bere si ai luani qe ishte duke ngordhur ne Kopshtin Zoologjik
    para nje viti,ika ngelur vetem emri dhe krimet qe ka bere.
    PS:Po pres me padurim vargjet e gopistit.

    1. Gjakovari says:

      I nderuar, ju përgëzoi për komentin-analizën. Ka kohë që s,kam lexua një të tillë.

    2. XheJ eN Bi says:

      Aleanca….
      Pse kujton sikur ,sikur të bëhet qameti dhe fiton PD-ja do jetë Badha Kr/ miniszër ???
      Betisha do t’i vërë brylin dhe do ta marë vetë atë rol.

  3. Hasani says:

    Ma do mendja e mbajn mend akoma pogradecaret se si u zgjodh deputet cuni i balliut ne moment te fundit. Dhe te vetmin rast qe paten per ta shar me liber shpie kur votohej lista e kandidateve pogradecaret e perdoren gjith mllef.
    Po me kryetarin e tyre dhe me partin e tyre si do e nxjerrin mllefin, jam kurioz ta di.

  4. mokrari says:

    Problemi i Lulit nuk eshte aq i thjeshe sa duketm, problemin e ka me saliun ky e do me cdo cmim,edhe Fariun e futi dy here si kandidat e nuk fitoj.

  5. Rrnoftë Balliu ?? says:

    Trimat e vërtet si Balliu, nuk u vlerësuan kurrë sa e meritonin .E humbur PD- ja ëdhtë , se Balliun e do populli .

  6. Tankun e pare qe do vije ne kooperative , Luli do ja jape Balliut te ri , kur te behet kryetar kooperative .

  7. Shaqo says:

    …me i “poshter” eshte Merua, qe i perdor ne vendin e duhur batutat e Rames, por qe shumefishon me here fuqine e batutes ne ato qe shkruan.
    …si te mos e sulmojne gazeten atij, Saliu e Meta, poshterimin me te madh qe i ben Merua, ne fakt ata kane poshteruar vehten, Merua vetem ben interpretimin e tyre, ua perkthen shqipen e tyre ne gjuhe me popullore, qe te kuptoje i madh e i vogel thellesine e mendimit te tyre. Bile Ilir Meta edge ne emer te familjes pak te ka thene, megjithese nuk e kupton mire cdo gje qe thote Merua se Merua e ben qe ta kuptojme ne qytetaret e thjeshte palo fshatarin, qe krenohet se ajo (gruaja) eshte nfa maja e Korabit a Shebenikut dhe ky nga 1000 m lartesi.
    Fshatar idiot.

  8. Shenjestra says:

    Balliu eshte vertet trim sa dhjet ne pantallona.Populli e do sa duhet zjarri ne gji.

  9. Feh’miu says:

    Sa ka si puna ketij fis debili ne PD, ku hane djersen e te tjereve se bertasin qe ti shofi kryetari, kaq di ky edhe te tjere si ky. PDja duhej te dilte kete mandat me emra te rijn jo me me ca kioska te vjetra qe s’kan me vlere per askend, kujt i duhet vjollca vokshi, dikur i duhej berishes se nderronte ndinjehere duart, kujt i duhet paloka, nje debil i lindur, kujt i duhet grida ne histori flirtimi brenda zyrave te PD. Duhet te permbysen shum gjera te vjetra, ndryshe do mbetesh ke lefter maliqi ku tallen te gjithe.

  10. Arbert says:

    Sa Keq qe ne kete vend merren me idiote, te paafte e karagjoza qe kane mare nga nje diplome me leke e duhet te na qeverisin. Po pse vetem keta Jane intelektualet shqiptare? Me keta tipat do eci perpara KY vend? Asnje vote per maskarenjejte qe kane marre ne qafe kete popull! Asnje vote per palacot qe Duan vetem pushtet .

  11. luli ruli says:

    Mero. Je fiksuar prej 2-3 ditesh pas nje cope idioti si cuni Fahri Balliut. Po mire ja bene, jo si ne Tirane qe nga 140 kandidatura, skualifikohet vetem nje!

  12. shoku says:

    Luli ka te drejte kur u thote kandidateve te skualifikur se ate nuk kane humbur,por kane fituar. Medje duhet te gezohen me shume se ata qe enderrojne te behen deputet. Seljanji mund te behet deputet,por Klevisi mund te behet minister e madje minister i brendshem. Seljanji i cili punoi ashtu si me babalen, dhe errezoi Klevisin, do shkoi t’i lutet per lirimin nga qelia te ndonje shoku apo miku ,pse jo dhe te vet vetes. Ja pra qe Klevisi eshte me i gezuar se Seljanji. Pastaj ne cilat zgjedhje Partia Demokratike ka humbur ? ne sanje pale zgjedhje . Ata kane fituar,por c’edo se ua vjedhin votat nga qe jane ” te forete ” dhe vota u preket kur vjedhesit kalojne mbi trupat e tyre. Edhe pse Ps -ja i zhvilloi zgjedhjet vendore, duke “kaluar mbi trupat e PD-isteve dhe LSi-steve” perseri PD-ja dhe Lsi-ja dolen fitimtar me 85 %,por drejtimi i bashkive behet nga PS-ja. Athere pse te merziten ata qe nuk kane dale fitues ne votimet e “rregullta” PD-iste, te cilat fitohen edhe me grushta e shqelma brenda familjes? Pra PD_ja dhe deputetet e saj gjithmone jane fitimtare > Keshtu fitofshi gjithmon !

  13. Hapni syte o llum says:

    O plaku MERO
    Me trapa si ti EDI shpallet mbret i RILINDJES
    Po shyqyr raca jote jeni ne injorance dhe ne minorance .

  14. Analize e drejte Mero ! por nese ka dale qarte halli i PD dhe PS ,i Balliut e i Fariut,i Ahmetaj e Metaj etj etj; halli i popullit i Shqiperise ….eshte kryesori
    -Keta i kane zgjidhur hallet e veta edhe per nipat e mbesat se jane bere milionere pa libreze pune e pa i then punes mirmengjez.
    -Keta jane kthyer ne sekte tribale me familjare krushq e krushka miq e shoke duke e kthyer administraten ne mejhane..
    -Keta kane 30 vjet qe e terheqin shtetin zvarre e tallim menderen me njerzit ne hall.
    -Keta per te vjedhur vet e kthyen token, pronen themelin e ekomnise kapitaliste, ne baterdi te vertete.
    -Ne 30 vjet jane arsimuar me kulture perndimore me mijra studente mandje ekselente,por shpura e ketyre nuk
    cahet kane privatizuar median, shtetin e nuk lene njeri tua merre gjene e vjedhur favoret e privilegjet..
    -Keta me kete popull nuk kane te bejne fare…po me ata qe ju duhen …

  15. Boo says:

    O [email protected]. po ka 8 vjet Edi qe udheheq mer plaku e djali i fahriut ska qene ne qeveri kurre.
    Po thuj mer plak edhe noj llaf per kete se mire MERUA nuk guxon .Po keto 8 vjetet e fundit ,prape Sala apo Basha i pengoi ata te shkolluarit jashte siq thua ti ,qe te vijne ne pune ne administraten e EDIT ?

  16. Jorgo says:

    Lereni gjynafqaret se akoma nuk kuptojne se çfare eshte DEMOKRACIA.

  17. Arqile says:

    Luli basha po luli bash mbeti me hajdute e kriminele kerkon te qeverise kete di kete i ka dhene deyre sala kete ben po tashme edhe demokratet e ndershem e dine se luli me te tijet sduhet te mari pushtet se sjell lfatkeqtesi mbarekombetare .Ai ka hallin si te shpetoje veten dhe ate qe e vuri kryetar pd nga burgu.Shikoni luli ka thene se ligji i pare do te jete deputetet kane mandat .Reforma ne drejtesi do te cbehet prandaj une besoj se populli yne ne teresi edhte i zgjuar dhe i nuhat gjerat.Kujdes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje