Nga Mero Baze
Lulzim Basha ka një mallkim, që del zbuluar, sa herë tenton të bëjë zgjedhje në parti. Sot një gazetar investigativ i “Fiks Fare”, i infiltruar si votues i parregjistruar i Partisë Demokratike, arriti të votojë në katër qendra votimi brenda ditës në Tiranë. Sigurisht që përtoi, se mund të votonte në të gjitha dhe sa herë të donte. Nuk i duhej as rregjistrimi si anëtar partie, as karta e anëtarësisë, madje as karta e identitetit.
Procesi i vetëquajtur transparent, që në fakt përfundoi në komedi, pasi shërbeu vetëm për të ndëshkuar Klevis Balliun, duket që ka qenë tërësisht formal dhe pa asnjë standard.
Në fakt, nuk është se janë më mirë dhe partitë e tjera, kur vjen fjala për votimet brenda partisë, por ruajnë së paku një standard formal për të mos fyer mundimin e atyre që dalin të votojnë.
Lulzim Basha prej ditës që ka marrë në dorë atë parti, e ka përçudnuar vlerën e votës së çdo anëtari, duke e manipuluar atë në mënyrë flagrante.
Në përballjen e tij të parë me Sokol Olldashin, atij nuk i mjaftoi Berisha në krah, që kërcënonte zyrtarë të Partisë Demokratike të mos përkrahnin Olldashin, por bëri dhe fletët e votimit me numër rendor, që të identifikohej vota.
Kjo e detyroi Olldashin të dalë para kamerave dhe të thotë: “Unë votova me fletë votimi nr….”, duke cituar numrin rendor të saj, për t’u treguar të gjithëve se nuk kishte votim të fshehtë.
Pasi përdhosi procesin e parë të votimit, vijoi më tej me regjistrimet që dolën në votimet e 2017 në Korçë, ku një njeri votonte 20 herë.
Rivali i tij në garë, Eduard Selami, e denoncoi manipulimin flagrant të votimit në çdo degë, por Basha e garantoi se këto parregullsi do korrigjoheshin dhe autorët do ndëshkoheshin.
Në fakt, autorët u shpërblyen dhe parregullsitë u kthyen në sistem. Madje për ironi të fatit, Berisha i ka kërkuar privatisht Selamit të “mos tërhiqet nga denoncimi i manipulimit”, si për t’i treguar që ai nuk e përkrah standardin e vjedhjes së votave nga Luli.
Tani ky rasti i bërë publik sonte, tregon se votimet në PD janë thjesht një ritual pa rregulla, pa standard dhe shërbejnë vetëm si farsë.
Një njeri që voton sa herë të dojë dhe ku të dojë, pa asnjë pengesë, tregon qartë se Basha i ka proceset e votimit brenda partisë, si procese linçimi, për të hequr qafe ata që nuk do, përmes “votës” së demokratëve.
Dhe të mendosh që gjithë këtë mundim e ka bërë për të hequr qafe Klevis Balliun është pak teprim. Teprim më i madh pastaj është kur ky akuzon të tjerët që nuk bëjnë zgjedhje dhe i vjedhin vota. Këtij që vetëm zgjedhje nuk ka bërë ndonjëherë.
Asnje hap nuk mund te hedhesh drejt suksesit ne politike, nese nuk ke ate qe ne politike quhet “e drejta morale”. Cfardo qe te beje Basha nuk ka per te patur sukses, pasi ai nuk ka me vehte “te drejten morale”.
Mjafton te kujtojme periudhen e fillimeve demokratike ne shqiperi; Komunistet e kishin humbur ne vitin 1991-1992 te drejten morale per te qeverisur vendin. Por me djallezi, per te ruajtur sundimin e tyre, krijuan nje parti si bicim demokratike te udhehequr dhe drejtuar nga komunistet. Dhe per ti hedhur hi syve popullit, futen brenda saj, perkohesisht, individe nga shtresa e te perndjekurve politike, vetem per tu paraqitur si te ndryshem nga c’kishin qene. Pra, veshen nje lekure qengji, per te mbuluar leshin e ashper te lekures se ujkut. Dhe kjo duhej bere pa tjeter, se ndryshe nuk kishe te drejte morale per te vazhduar qeverisjen.
Tani Lulezim Basha, nje individ i njohur si dikush qe nuk le gje pa vjedhur, cfare ka bere dhe bene per te nderruar lekuren dhe fituar te drejten morale?
Qysh e tek u emërua
mend e mbajnë shqipe-tarët
Kur vetë Luli nuk u votua
si do votohen Lule-tarët?!
…
Pa dyshim jue votoni
nga Vermoshi n’Karaburun
jue votoni si të doni
voten tuej e numroj un’.
.
.
.
O Lulush cfare ben se na turperove fare.
Po keshtu do fitosh kunder Rames ti o gjumash. Ha ha ha.
Ti shkaterrove ate parti me vlera more horre.
Shoket e tu jane Klevisi, Salianji qe manipuloi vitat dhe Bardhi. Ciliminjte e pa bindur qe vetem dine e genjejne qe te dalesh ti me i mencuri. Po budalla po busalla ngele o derezi. Harrova ke edhe Lefter Lefterin qe ben si cub.
Ku i ke demokratet me vlere qe krijuan partine demokratike. More me qafe demokratet , gjunaf popull jane edhe ata .
Fli Lulush fli gjumi te turullos , ashtu i turrullosur dukesh me mire se ben si kthjellet duke bere vetem gafa.
Atë parti de jure e udheheq lulushi,sepse de facto e udheheq maloku .Keshtu lulushi është një manekin në duart e malokut.
Qysh e tek u emërua
mend e mbajnë shqipe-tarët
Kur vetë Luli nuk u votua
si do votohen Lule-tarët?!
…
AH PO .., BISHTI I QENIT I SHTREMBËR MBETET .
Pd-ke eshte nje stan me hiena qe duen te shqyejn njeri tjetrin per poste ne parti dhe pushtet.
Kur lexova titullin thashe opa filloj Mero ta nderoj pllaken, po ja fut Rames se ai i ka bezdi votimet ne partine e tij! por jo eshte konseguent si analist te cilin tani e pelqejne me shume militantet e majte qe kane gjetur Meken tek Tema meqe ZP eshte mbyllur dhe iah kryeredaktori eshte ne Kryeministri si kone!
Cfare ke me Meron ti ko(q)nja? Ka ndonje te pa vertete tek shkrimi?
Kot e mbroni Ramen. Njelloj jane te gjithe. Bije bastard te eterve dinake.Nje fare e keqe jenicere qe u persos me helmin e Miladinit me 8 nentor 1941. Pa qilizem nuk zhduket. keshtu do te vuaj ky popull pa u ndergjegjesu. Hajt tunjatjeta ju bilbila te njerit a po te tjetrit,Bashke me Meron. Zgjedhjet e lira dhe voten e lire s e do askush prej tyre. C zgjedhje ben Rama ne PS. As vet nuk provohet me vote. Mision i pamundur. Bla bla bla Mero xhani.
Fakti qe PD ben zgjedhje me antaresine e saj eshte pozitive e duhet perkrahur, anomalite duhet te dalin ne shesh qe te permisohet sistemi. Te tjeret si PS duhet te marin shembull nga demokratizimi i brendshem i PD e ta risin performacen e ketij procesi. Si qytetar me intereson demokracia mbreda partive gje e cila ka munguar gjer sot.
Anomali te duket ty kjo?
Po si ka Surrat qe proklamon Gjoja “Luften ” Per Votimin e “LIRE”???
Po MJAFT o Mero se tani vertete u bone i bezditshem .Je ba ma legen se legeni i mutit.
Shmrim shume i mire .Pd nuk ka me asghe demokratike mos u orjentoni nga emri.Lulu BSha ka hall te shpetoje veten dhe salen nga burgu.pd sdhe kur fitonte vidhte vota.Data vjedhin vitat e njeri tjetit .Pd nuk ka antaresi ka rrugace qe vidhnin vota vetem per interesa si psh te mos perballeshin me drejtesine per maskaralleqet e bera.Gjyqtarwt u bene njwrzit me te pasur te kerij vebdi dhe vrshtire se do te veproje drejtecsia e re sepse nulk po u merren parate gjyqtareve prokuroreve politikaneve te korupruar.Ata kane fuqi ekonomike te pa pare paraja kthen ujin perpjete.Asnje nga politikanet nyk thote pa dale tju marim parate dhe pasi ti fusim ne buxhet ti jepen popullit ne menyre trasparente por jane te perlyer te gjithe dhe nuk flet njeri .Luli basha ben vetem lufte me genjeshtra .Hallin e ka te shpetoje pasurine .Parate thone te gjitbe te djathte e te majte vetem ato te shpetojme por edhe burgun e bejne se kane fuqi ekonomike .
Mero; ham ham ham ham ham
Lexuesit e tema qe bejn sikur e kuptojne: beee beee beee beeee beeee