Nga Mero Baze
Edi Rama po tenton të korrigjojë staturën e Presidentit, duke i tërhequr vëmendjen të mos kalojë në banalitet, duke ri-dekoruar heronj dhe dëshmorë të Shqipërisë, të cilët kanë marrë ndërkohë dekoratat më të larta të vendit, kryesisht pas Luftës së Dytë Botërore, pasi në shumicë janë dëshmorë të asaj lufte.
Beteja e Edi Ramës është shumë etike për t’u marrë në konsideratë nga Ilir Meta, kurse beteja e Ilir Metës ka aq shumë vulgaritet, sa është mëkat të hysh në debat etik.
Të vetmit që e pësojnë nga kjo histori, janë heronjtë dhe dëshmorët e Shqipërisë, në emër të të cilëve një herë është bërë alibi për krimet e komunizmit, dhe tani po përpiqet të bëhet alibi për krimet dhe korrupsionin e demokracisë. Por ata për fat nuk shikojnë dhe dëgjojnë gjë.
Disa gjëra të mira i ka dhe kjo fushatë vulgare.
Përshembull, Sali Berisha, që për nevoja politike ka qenë një mohues i madh i dëshmorëve dhe heronjëve të Luftës së Dytë Botërore, dhe në disa raste dhe përdhunues i veprës së tyre, tani është nën pushtetin e frikës nga beteja e Ilir Metës.
Më parë ai zgjidhte çdo 5 maj të shkonte në ndonjë familje dëshmori të demokracisë, kurse dy ditë më parë kishte marrë në mbrojtje Vojo Kushin, Vasil Laçin, Margarita Tutulanin etj.
Ky është një zhvillim i rëndësishëm për të ashtuquajturën të djathtë shqiptare, pasi ndërkohë vetë PD dhe njerëz përfaqësues të saj, e kanë pas denigruar Vojo Kushin, si një malazez që nuk kishte lidhje me Shqipërinë, por me komunizmin jugosllav të importuar këtu, dhe Vasil Laçin, si një psikopat që e paguan grekët të qëllonte mbi Viktor Emanuelin, për shkak të luftës italo- Ggeke.
Nuk është se nuk ka të vërteta dhe në këtë version, por fakti që ikona e së djathtës shqiptare, “ul pantallonat” para Ilir Metës dhe është gati të ridekorojë edhe ai, Vojon, Vasilin, Margaritën etj, tregon qartë çfarë është e djathta shqiptare, çfarë identiteti ka dhe sa bazike i ka qëndrimet karshi historisë.
Sali Berisha nuk e ka për herë të parë këtë zhburrërimin e tij në raport me historinë. Ai e bën sa herë i duhet.
Në qershor të 1994 ai festoi me triumfalitet 70- vjetorin e “Revolucionit të Qershorit” të Fan Nolit, i cili politikisht ishte një revolucion i armatosur, që degradoi në një Qeveri që nuk bëri dot zgjedhje, por mbajti për gjashtë muaj një pushtet që e mori me dhunë, derisa Zogu me ndihmën e Serbisë zboi gjithë elitën politiko- intelektuale të Shqipërisë në Perëndim, dhe disa prej tyre i vrau, duke vendosur “Legalitetin”.
Dy vjet më vonë Berisha ishte në anën e Ahmet Zogut dhe përdori djalin e tij për të krijuar turbullira në zgjedhjet e vitit 1997.
Pra nuk e ka për herë të parë këtë, që kalon nga ekstremi në ekstrem. E veçanta e këtij poshtërimi që po i bën Ilir Meta këtë radhë, është se e ka vënë në rresht dhe i thotë nëse më do mua, duhet të duash dhe marrëzitë e mia.
Dhe ai po e ndjek me durim duke u poshtëruar deri në fund. Bashkë me të, e gjithë e djathta shqiptare, që na kanë lodhur kokën me versionin tjetër të historisë.
Sot Genta Sula, një zyrtare e lartë, e zgjedhur nga e majta në pushtet, me një diplomat Perëndimor ishte në Kampin e Internimit në Tepelenë, për të nderuar kujtimin e atyre që vuajtën në burgjet komuniste, ndërsa këto shoqatat “radikale” të të persekutuarve demokratë, jane duke dëgjuar e miratuar në heshtje duartrokitjet e Berishës për Ilir Metën.
E dimë të gjithë se dëshmorët rrotullohen në varr duke dëgjuar Ilir Metën, që zë në gojë emrat e tyre, por në këtë rast Ilir Meta është një idiot i dobishëm, pasi na tregon “të djathtën” tonë qesharake, e cila ngaqë shikon jargë pushteti në bulçimat e Ilir Metës, është gati t’i shijojë ato më shumë se sa identitetin e vet, për të cilën as është, dhe as di të jetë krenare, derisa të ketë simbol Sali Berishën.
Ndaj lereni Ilir Metën të shpërndajë stërkala pështymash për heronjtë e dëshmorët. Ato nuk shkojnë dot nën tokë, por bien mbi surratin e atyre që meritojnë të poshtërohen. Po e bën dhe ai një shërbim. Po na kujton ata që i do shumica dhe po na pështiros më shumë ata që nuk i do më as pakica.
Analize brilante.
Ore lereni Ilirin se nuk ben dem ai, torrollak. Shikoni se si PD po mbledh tere ata gjyqtare e prokurore qe percelloi Vetingu ne shkollen buze Lanes te Naim Cilit. Labinotasi Henri Cili eshte duke ju kundervene haptazi reformes ne drejtesi, ambasades amerikane dhe qeverise shqiptare, si hakmarrie qe e cuan pas hekurave, fatkeqesisht vetem per 3 dite. Deklaron lart e poshte ky Naimi se keta do jene heronjte e se ardhmes dhe ai si strehuesi dhe inspiruesi I tyre, do shpallet nje dite hero dhe ai.
Shkrim brilant.Të lumtë!
Çfarè èshtè ETIKE nè sjelljen e Ramès?
Fakti qè bèri koalicion me LSI e Metès, fill pas 21 janarit dhe u hodhi vèndin si plaçkè lufte, hajdutève drejtorè tè Monikès?
Apo fakti qè e bèri president, duke sulmuar me shkumè nè gojè çdo kritik tè kèsaj ideje palaçosh?
Si quhet ai qè bèn pazare me hajdutè dhe kriminelè?
Jo jo Ymer, ETIKA nuk ka vènd nè shpellat e hajdutève.
Shqiptarèt, do duhet “tè zgjedhin” pèrsèri midis palaçove dhe kriminelève.
Kjo èshtè tragjedia jonè kombètare. I themi derrit, dajè, ne shqiptarèt.
Hajdutin, e bèn president, ai qè e votuam pèr tè ndalur hajdutèrinè. Pas 8 vjetèsh, i “bie ndèrmend” qè na paskèsh njè parti tè degraduar, ky presidenti qè zgjodhi vetè.
Kur shkruan per te “djathten” ne shqiperi eshte nje ofendim per inteligjencen e cdo te djathti evropian. Eshte marrezi ta mendosh qe te djathtet konservatore te Anglise apo edhe ata te Merkelit ne Gjermani te indentifikohen me bashkepunetoret e fashizmit dhe nazismit sic bejne te djathtet ne Shqiperi..
Ky eshte vetem nje aspekt se ka edhe te tjera sic jane niveli arsimor, financiar apo edhe politikat tradicionale e nacionaliste qe nuk kane fare lidhje me PD dhe ironikisht PS eshte me afer te djathtes Evropiane dhe perfaqeson me mire klasen e mesme shqiptare dhe ate te larte.
PD nuk eshte parti, eshte klan i ndare ne disa nenklane te tjera me profil krahinor, kriminal dhe fisnor. Nuk ka lidhje fare me politiken. E vetmja parti ne Shqiperi eshte Partia Socialiste , te tjerat jane shoqata fitimprurese nje perzierje e trazicionit grotesk shqiptare qe pjell figura te tilla qesharake si Meta e Berisha.
Vdekjen thërras, i lodhur se kamë parë,
Lëmoshë të kërkojë dinjiteti,
Me rrena ti përtallin nevojtarët,
Kërkushët me mantele salltaneti.
Përsosurinë keqas poshtëruar,
Harbutërisht të sharë virgjërinë,
Turpin për ndere të pa merituar,
Nën hyqmin e të dobtëve , fuqinë.
Damkosur si marri , naivitetin,
Me maskë urtësie marëzinë,
Të artit gojën kyçur prej pushtetit,
Nën thundër vesi vënë drejtësinë.
TË VDES, SE MU PËSHTIR ÇKA SHOH, ÇDO GJË,
POR MË VJEN KEQ OR MIK, TY TË TË LË .
Por prape kini aq sa ti rendisni ketu sipas rastit. Edhe kjo eshte merite.
Te lumte pena Bravo
Mero!
Qëllimi i shkrimit tuaj është i qartë, ju doni të relativizoni, në mos të bëni të pavlerë çdo nismë politike të Ilir Metës. Dhe mirë bëni, se veç interesit për vota asgjë nuk mund të gjesh në qëndrimet skajshmërisht hipokrite të Metës. Dhe sa për Berishën ke plotësisht të drejtë, ai është i gatshëm të bëjë kollotumba në mes të bulevardit vetëm që të fitojë qoftë edhe një votë të vetme më tepër. Berisha as ka ditur dhe as di se çfarë është turpi. Sidoqoftë, ata shpresojnë se mund ti hedhin të majtët ekstrem kundër Ramës. Bile, mendoj, meqë të djathtët nuk shqetsohen shumë për të kaluarën, Berisha mund ti kërkojë Metës të hidhet në sulm për eshtrat e Mitat Frashërit dhe ta sulmojë politikisht Ramën pse i solli në atdhe. Sidoqoftë, habitem se si Berisha e ka bindur Metën që ato që ju duhen janë votat e ekstremit të majtë, pasi sipas tij, të djathtët nuk kanë ku ta çojnë votën, veç në PD. Nuk e ka të qartë lumëmadhi, se po humbet në këtë rast edhe votat e të djathtës. Ka shumë më tepër mundësi që të djathtët të votojnë për Ramën sesa ekstremi i majtë të votojnë për PD +LSI. Është për këtë arsye që LSI dhe PD tani bëjnë sikur janë të ndara, thjesht për tu thënë ekstremistve të majtë se ju po votoni për LSI -në dhe jo për PD. Shkurt, llogjikë fëmijë lagjesh…
E kam thene gjithmone se ketu eshte beri m…. mullar qe ne momentin kur komunisten u bene antikomuniste si sali hipokriti,sigurimsat u mblodhen rreth saliut dhe u vetquajten dhjerokrat….
Dhe nga momenti qe saliu mori atributet e dhjerokratit,nuk ngeli hajdut e kriminel e antishqiptar pa u ber hero,dhe ata qe punuan e respektuan ligjet po cilsohen armiq.
Dhe historia vazhdon…
Ilirhajduti duhet ti mare leje gezim kalas qe te dekoroj edhe kriminelin sali me kryqin e fyhrerit
Analize e shkelqyer, flm perseri Mero Baze
Mero me sterkala peshtyme te metes berisha do marre infeksion.hajde gjeje cfare semundje ka lir meta.
Ka nje gje thelbesore Mero per 2 anet partiake ne Shqiperi.. Kampi roze (PS-ja) nuk e tradhton kurre ideologjine e te reneve per deshmor. Te majtet me urtesi, japin emra shkollash, kopshtesh, rrugesh, dhe institucjonesh dhe nuk bejne shume zhurme. Te majtet e dine perbrenda kush jane dhe desidencen e tyre nuk ka nevoje t’ja u tregoje ndonje torrollak politik si puna e ketij palacoje qe ka po i sekuestrohen prona ne emer te te treteve. Gjyshi im po ta dinte kush ishte Ilir Meta (megjithese eshte dekoruar pas luftes) as do ti jipte doren ketij te korruptuari. As do levizte gishtin e vogel per kete monster.. Liderat e PD-se, bejne te kunderten. Prandaj nuk behen dot shumice sepse anojne nga fryn era. Per “show” bejne gomarlliqe qe nuk i pertypin dot njerzit me karakter, njerzit e paster, ata qe punojne dhe jane produktiv. Jam i bindur qe shume nga ana blu do votojne Ramen kesaj rradhe dhe kam frike qe keta blunj te rinj po mesojn nga gabimet e Sali Gerdalles (qe shet edhe Sheqeren per nje kolltuk) dhe po mesojn dinamiken se si funksjonon e majta.. Nuk e kam friken per keto zgjedhje por ne te ardhmen, e djathta e re do jete shume konkuruese neqoftese do kene nje lider te mire si Bregu dhe ca kokrra aty.. Ilir Floriri e di qe SPAKU po advancon dhe po ben zhurme si modeli Trump qe tu thote njerzve: Une jam gjall.. S’ka problem le te bej zhurme.. E majta te mbaj qetesine dhe nuk ka nevoje te replikoj me te. Ai eshte karde e djegur ka marr fund..
Ilir Hajduti, Ilir Mavria , po thinjet para kohe, nuke di cte bej, me sjelljet dhe verimet e tij prej te dali menc , ka mare flamurin e kryeopozitarit dhe meqene se ska pune tjeter , nga menjgjezi ne darke sulmon kryeministrin Rama, dhe vret mendjen cfare te vdekur dote dekoroi, pamvaresisht se cfar kontributi kane dhe ne sherbim te Atdheut, vetem e vetem te fitoi simpatira tek te afermit e tyre qe jan gjalle, qe ti japin nonje vote partis te diskredituar te LSI.
Sa per ate qe, ikerkon Rames ti jap nonje rast te bashkepunimit me trafikante, vec cka trajtuar shtypi., po i jap une dyraste, Nje me keshtilltarin e tij politik Altin Rapon qe SHBA e zbuloi dhe u denua me pas si trafikant.
Rasti me i shemtuar i bashkepunimit te ILir Metes esht ai, me ish trafikantin e ballkainit Balilin qe, e kish ven shef ne bashkin e Sarandes, nderkohe qe ai merej me trafikimin e droges. Edhe pse ILIri e dinte qe pasurit e Balilit po arinin majat me koorupsjon , ILir Meta shkonte dhe priste shiritin ne hotelin Santa Kuatra qe tani ju vu ruspa. Esht i filmuar dhe i pare neper bote edhe ketu ne Amerike, ky bandit thote ; me gjini nje raste te kem bashkepunuar me trafikante dhe dote jap dorheqjen.
Me keto marezira qe po ben thuajse cdo dit, jo duhet te dorehiqet, por te ndiqet penalisht nga drejtesia e re. Vetem keshtu vete haka tek i zoti.
Me te demtuarit jemi Ne te thjeshtet shqiptare me damken ne vite, se jemi shtetas qe kemi patur e kemi presidenta te tipit,Sali,Bamir,Bujar,Iliri dhe Fatos ne tentative.Keta formacion karagjozash antishqiptare,bande grabitesish,tufe hienash qe na turperuan dhe turperojne ne sy te botesh per veprimet e tyre,mendjen dhe pamjet.
Nje shkrim per te mbushur faqet e gazetes. Nuk eshte analize, per me teper analize brilante.
U torturuat ,u cfilitet per te faktorizuar ilirin qe te haje votat e lulit e neser iliri krejt pushtetin jugut ,skraparlinjve e te ashtuquajturve socialists!!!!
Mero gjithmone ben analiza brilante,por te atyre qe jane kundra Rames. Bej o burre edhe nje analize brilante per arritjet kolosale te Edi Rames,qe nga dita kur i rrahu shpatullat Berishes ne gerdec,kur beri Ilir Meten president e gjer tek dergimi i Ritvan Bodes keshilltar ne Bangen e shqiperise. Sidomos mos harro kete te fundit se ne Shqiperi nuk ka asnje politikan te korruptuar,te tille jane vetem gjykatesit e prokuroret!!!!!!
populli shqiptar ka nje fjale te urte: I VDEKURI ME TE VDEKURIT, I GJALLI ME TË GJALLËT!
Ky shan Ramen, po eshte bere vet si shoku Rita, ku ndante dekorata e priste shirita. Mjer ky sa barcaleta i ka krijuar vetes, ku keshilltaret e tij jane bere si topet malos, rrofsh o malo qe na mblodhe, rrofsh o malo na gezove.
Nje shprehje e gabuar me dashje z Mero ! Mos e pergojo edhe ate pak te djathte nacionaliste qe ka mbet si nocion,te etiketosh PD parti te djathte eshte si te besh lepurin – luan ,aty jan mbledh gjithe spiune,sigurimsa e bijte e tyre qe perballe kane gjithe trashegimtaret e ish KQ, e Byrose politike armiqte me te betuar te te djathtes reale……. ndersa presidenti le te merret me te vdekurit…. ,se te gjalle qe ti shkojne mbrapa ska me…..