Nga Pëllumb Kulla
Vlerësoj me kënaqësi urimin dhe admirimin e kryeministrit Rama për aktorin e humorit Florian Binaj. Është një gjest mirëkuptimi dhe tolerance, një shenjë e rrallë në ajrin shqiptar, të mbushur me britma lufte, borì dhe fanfara.
Mund të ishte dhe një urim formal ndaj artit të imitimit, edhe sikur artisti të ishte më pak i suksesshëm, por edhe unë, si shumë të tjerë, kam mendimin se Binaj është një aktor mjaft i talentuar. Zotëron për mrekulli cilësitë e tij fizike, vokalin e tij të rrallë dhe një sy vëzhgues mjaft të mprehtë.
Kjo pajë e lakmueshme aktoriale i nënshtrohet një ndjenje humori vetjake dhe e bën Florian Binajn një nga më të mirët e vendit dhe është një individ, që i premton mjaft kënaqësisë publike.
U ndala një çikë si shumë tek përhirimi i aktorit, të cilit dashamirësisht i këshilloj të përzgjedhë dhe të mos angazhohet në pjesë humoristike të shkruara dobët, që nuk sjellin vlera dhe sidomos të ndërtuara keq.
Por këto këshilla do të ishin lëndë për një analizë profesionale.
Gjetiu është objekti i shkrimit tim.
I pari i qeverisë duket se vlerëson sinqerisht talljet dhe përqeshjet që i bëjnë dhe kjo më entuziazmon. Së pari, sepse satira dhe shigjetimi i të metave është një fushë e preferuar për mua. Dhe duke qenë në krye të punëve, kryeministri i çdo vendi është më i ekspozuari nga të gjithë. Dhe përfytyroni të parin e vendit tonë, që nuk i shqitet dot tradita e konsoliduar zemërake e paraardhësve të tij.
Shtoi pastaj dobësitë vetjake të vetë Ramës, premtimet e pambajtura, prioritetet jo gjithmonë të pëlqyera, zgjedhjet e paqëlluara të bashkëpunëtorëve të tij, veçoritë në veshje, që e bëjnë buzëmbledhur pjesën më të madhe të nënshtetasve të tij.
Këto ai mundohet t’i barazpeshojë me një sens më shoqëror dhe interpreton më mirë nga gjithë të tjerët lirinë e fjalës. Kjo është veçori e epërsisë së tij. Mjafton të kujtoj se është i pari shtetar, që protestave që premtojnë egërsi dhe dhunë, u vuri përballë për herë të parë skalione me police …femra!
Por, siç thashë edhe më lart ky shkrim nuk është as edhe për të analizuar bëmat e të parit të qeverisë, as vetitë karakteriale të tij, të cilat kanë qenë hera herës objekte të shkrimeve të mia të mëparshme.
Ky shkrim e ka marrë shkëndijën nga urimi i një ditlindje, urim të cilin megjithë zemër e bëj edhe unë për Florin dhe “Portokallinë”. Kjo shkëndijë përhapi ngrohtësi edhe për artistë që e qeshin dhe e përqeshin Ramën me parodi e karikatura. Nuk është tamam befasi që Edi Rama e bëri këtë, sepse të gjithë e njohin për sensin e tij humoristik dhe gatishmërinë e rrallë të batutës.
Ndjenja e humorit i ndihmon burrat e shtetit të dinë të qeshin me veten. Për mua është një mangësi e madhe tek ata që nuk e kanë. Sa bukur kur francezët tregojnë për Presidentin Sharl de Gol, i cili nxihej në fytyrë kur shihte që gazetat e vendit atë ditë nuk kishin ndonjë karikaturë për të.
Presidentët amerikanë, kanë një traditë të bukur pjesëmarrjeje në darkën e përvitëshme të shoqatës së gazetarëve që mbulojnë Shtëpinë e Bardhë. Për një natë të tërë ata kridhen në një atmosferë shoqërore jo formale dhe venë e veten të barabartë në mokrat e shakave që bluajnë gjithëçka.
Kam patur rast të mrekullohem me sensin e humorit të zotit Klinton në të tetë darkat tradicionale të periudhës së tij. Përpara sallës të tejmbushur e kam parë të luajë tok me aktorët e mirënjohur skeçe, ku satirizohej …ai vetë! Më vonë m’u dha rasti të shoh një regjistrim të pjesëmarrjes në këto lloj darkash, të Presidentit Bush. Në të ai i ftonte pjesmarrësit të qeshnin me kokolepsjet e tij gjuhësore dhe me padijen e natyrshme në fusha të panjohura për të.
Në mes të një gazi të përgjithshëm, Bushi u lexonte të pranishmëve pjesë nga një libër i porsadalë në shtyp, që ai e tundte sipër kokës dhe bile reklamonte ta blinin të gjithë, pasi nuk kushtonte veç se 9 dollarë e 99 cent. Dhe siguronte se do të kënaqeshin, me që në atë libër një gazetar i prapë, i pat mbledhur e bërë tok të gjithë gafat publike të Bushit të ri.
“Në një farë mënyre,” thosh Bushi, “unë jam edhe krenar, që ç‘them unë kanë filluar që tani të zenë vend nëpër libra… Janë si citatet e Kryetarit Mao, veç se këto të miat janë për të qeshur e nuk janë kinezçe.”
Ndërsa kreu i Shtëpisë së Bardhë ndalej në komente dhe hera herës i drejtohej librit për të cituar në faqet e tij, salla prej 3000 vetësh, e mbushur dingas me gazetarë dhe me të ftuar nga ligjëvënësit e të dy krahëve, uturinte nga të qeshurat sikur aty të jepej shou më i mirë i vitit. Pastaj ai e mbaronte fjalën e tij vetëtallëse me një mendim të urtë:
“Dhe a e dini çfarë? Jeta vazhdon. Edhe me tërë këto mufka, gruaja dhe vajzat ende vazhdojnë të më duan. Ushtarët tanë ende vazhdojnë t’i ruajnë hapësirat tona. Amerikanët si gjithmonë zgjohen në mëngjes dhe shkojnë nëpër punërat e tyre.
Njerëzit nuk kanë rreshtur së dali në shëtitje dhe së zbavituri, ashtu si ne këtu, sonte. Nuk mendoj se e ndihmojmë shëndetin po u munduam ta trajtojmë veten me seriozitet të tepruar… Ju falenderoj që më ftuat dhe ju jam mirënjohës për mikprishjen e përzhemërt!… “
Fjalët e fundit të ligjëratës i pat shtrembëruar mjeshtërisht, njësoj siç bëjnë aktorët me përvojë, që nuk duan të largohen nga skena pa gaz dhe duartrokitje.
Kur kërkon ndjenjën e humorit tek ata që drejtojnë fatet e vendit në Shqipëri, të ngjan vetja me ato nuset me barrë, që u shkon mendja për qiqra në hell! Tradita mungon në mënyrë absolute. Ata, që kishim në krye para tridhjetë e ca vjetëve ishin Perëndi dhe Perënditë, pu-pu-pu!… nuk kanë asgjë për të qeshur. Këtë e kuptuan më mirë, megjithëse pak me vonesë, tërë ata që morën guximin të qeshnin dhe pastaj i ngrysën ditët prapa hekurave, ose fare nënë dhè.
Mungesa e ndjenjës së humorit në qeveritarët e sotëm të këtyre viteve paskomuniste ka sjellë dëme të pallogaritshme, pa e quajtur aspak këtë arsyen më të rëndësishme, që punët nuk venë mbarë. Duke mos praktikuar vetëtalljen, ata në krye të vendit, shpallin tërthorazi si herezi çdo vërejtje, apo përqeshje që bëhet në kurriz të tyre.
Zyrtarët më poshtë se ata, nxitojnë të formojnë barrikata mbrojtjeje për shefat dhe i bëjnë akoma më pak njerëzorë ca njerëz, që duhet të kishin filluar të parët të tregonin se janë vërtet njerëz, si gjithë të tjerët dhe kanë nevojë të ndihmohen të ndreqen dhe se gabimet janë po aq njerëzore, sa ç’janë dhe veprat e bukura.
Dhjetra filma e libra e kanë mësuar publikun amerikan me humorin e presidentëve, sidomos me përgojimin e pikave të tyre të dobëta . Reagani 74 vjeçar, i ndërgjegjshëm që ishte deri atëherë njëri nga presidentët më të moshuar në historinë e ShBA, në Ditlindjen e tij e mori fjalën dhe falenderoi pjesmarrësit që po mblidheshin “për të 34-tën herë për të festuar 40 vjetorin e tij”!…
Është tepër e njohur replika e Linkolnit, i njohur si presidenti me pamjen e jashtme jo fort të bukur, kur në senatin amerikan njëri nga kundërshtarët iu hakërrua dhe me gishtin drejtuar nga Linkolni, uluriti: “Zotërinj, ju kam thënë gjithmonë se ky njeri ka dy fytyra!” E Abraham Linkolni, fare qetë, ia ktheu: “Kam vetëm një. A besoni ju, se do të dilja me këtë palo fytyrë, po të kisha patur një tjetër?!”
Për shkak të urisë së madhe elektorale, të parët e Shqipërisë nuk mund ta lejojnë të futen vetë në të tilla gracka të vetpërqeshjes. Pushtetarët tanë i paraqisin shpejt kandidaturat e tyre për monumente.
E tepërt është të mëtosh që fjala vjen, të përmendin premtimet elektorale, që me të ardhur në fuqi, nuk i zënë më në gojë. Nanoja nuk mbajti premtimin e bërë në Vlorë për kthimin e parave të humbura në piramida. Administratat, njëra pas tjetrës, lëshojnë grepin në detin e korrupsionit për të zënë vetëm peshq të vegjël.
Liderët partiakë e përdorin rrallë ironinë, por kurrë vetëtalljen. Fatos Nano që përmenda nuk e bënte këtë, qoftë edhe për gjëra të dorës së tretë. Unë them se ai nuk do të humbte gjë po t’i ftonte përshembull, njerëzit, të qeshnin “mbi dobitë e alkolit në kapërcimin e vështirësive të tranzicionit.”
Sensi i humorit nuk sjell vetëm atë efektin e ngrohtë të zbritjes për ca çaste nga piedestalet, heqjen e kostumit të mermertë dhe afrimit me njerëzit, ashtu si vetëtallja e presidentëve të huaj, që përmenda. Se sensin e humorit në mos e kanë shtetarët, e kanë shtetasit. Dhe shtetasit shqiptarë mund të jenë të varfër në shumë gjëra, por në atë pikë janë shumë më të pasur se popuj të tjerë.
Ja pra, në ndryshim nga demokracitë e mëdha, arsye për të qeshur tek ne ka më shumë dhe gazi buçet i paprerë, në daç ta kenë, në daç të mos e kenë ndjenjën e humorit burrat e shtetit shqiptar.
Por do të ish lumturi ta kishin të gjithë!
GJETE KOHJEN TE BESH HUMOR ME TRAGJEDINE E NJE VENDI DHE POPULLI PA INDETITET !
Robert Aliaj dje tha se artistet shqiptare shiten per nje pale breke.
Ky tipi shitet jo per 1 pale breke, po per 1 pale breke te perdorura.
Prandaj rilindja I perdor me shumice keta tipat e brekeve sepse jane
te lire
karagjoze
dhe legene.
Jane fiks sic do donte te ishte gjithe shqiperia, qe per fat nuk eshte keshtu
Nuk te vjen te shkruash me keta qelbesira, me keta pa burra, legena dhe tere cka fjalori . Mor Ben, une shkruaj me emer te plote dhe po te hysh thelle une nuk skuqem as per shekullin qe shkoj e as per kete qe ka hyre.Nuk dua ta dij as per Ramen e as per Meten e as per Berishat. Kam four mire dhe keq sipas rastit per te tre keta. Dhe nuk kam folur me BEN! Je prapa ferres, Ben. Dhe Ben eshte fjale e turpshme. Se eshte e shkurter.
Z Kulla ata që të njohin e dijnë mirë se ti je një artist më shumë vlera e nuk je nga ata karagjozet e brekëve.Ai që shkruan me brekë nuk te njeh fare,sepse do jetë ndonjë buzequmësht i lundur në kohën e sali malokut.Po te pyesësh në Vlorë e në Fier do të flisnin me superlativa per një artist si ty.Të uroj jetë te gjatë e “pleq eri të bardhë”?
RESPEKT E NDERIM PËR JU Z PËLLUMBESHË.Nje vlonjat që banon në Londër
Nuk ya Di moshen por Z P Kulla nuk është nga ata te brekeve .Ti nuk e njeh që flet keshtu për të.Ai nuk është shitur atehere kur diktatura hoxhjane te dergonte në Spaç te nxirrje mineral barku.P Kulla është një artist që gezon respekt si në Vlorë e më vone I Fier.Ai ka qenë nje regjizor i talentuar,por që regjimi komunist nuk e kishte qef atë.Kur nuk i njeh njerzit është e gabuar t’i paragjykosh mik.
Zoti Pellumb qe na ke emigruar, gjithmon do te mbetesh nje super intelektual dhe super artist. Na behet shume qejfi qe ju i qendroni shume afer vendit qe ju rriti dhe flisni ne menyre teper objektive.
Sa per kulturen e Edit je realist, eshte qytetar dhe artist rebel. Me kujtohet nje thenie e Agron Llakes qe imitonte Sali Berishen ne Shqiperi e shanin dhe kur ka qene ne Amerike simpatizantet e Saliut e kane rrahur….. Ja se cfar do te thote te jesh qytetar apo shpellar pavarsisht se ku jeton. Te uroj jete te gjate zoti Kulla….
Nuk ya Di moshen por Z P Kulla nuk është nga ata te brekeve .Ti nuk e njeh që flet keshtu për të.Ai nuk është shitur atehere kur diktatura hoxhjane te dergonte në Spaç te nxirrje mineral barku.P Kulla është një artist që gezon respekt si në Vlorë e më vone I Fier.Ai ka qenë nje regjizor i talentuar,por që regjimi komunist nuk e kishte qef atë.Kur nuk i njeh njerzit është e gabuar t’i paragjykosh mik.
Edi Rama eshte model e shkolle per politikanet ardhshem te Shqiperise.
Pershendetje Pellumb !
E vertete qe ka udheheqesa po i quaj ,qe nuk onepsin dot talljet , imitimet apo venjen ne loje te gafave sjelljeve jo te hijshme qofte dhe te metave fizike ,por mendoj se ne kete drejtim nuk jane keta vete ,e keqja me e madhe , e keqja me e madhe jane ata qe i rrethojne qe ju bejne fresk , ju thurin lavde apo ju behen “cader” per t’i mbrojtur .
Na kënaqe!
Bukur Mjeshter!
Edhe kete rradhe vec urime dua te te bej.Jete te gjate e mendje e pene te mprehte.Brilant si gjithmone!
Z.Pëllumb të përshëndes nga Fieri yt i dashur.Të kam ndjekur këtu e atje ku jeton familjarisht.Je i madh se je me kalem por dhe realist.Kjo të rrit shumë vlerat.
-Edi Rama është idhulli im më i miri në 30 vite si KM.Këte e thot Alfred Moisiu e Rexhep Qose.Ai i uron të gjithë ata qe i dalin para të djathtë e të majtë.Kjo e dallon nga të gjithë dallkaukët e tjerë qe finë te vjedhin e të vrasin.
Të përshëndes fort.
FLM-TEMA
Edi Rama ,burri,intelektuali,politikani me popullor dhe me i komunikushem me popullin e vete.
Per kete meriton nje BRAVO te madhe.
maloku nga Vicidoli dergonte shpellaret te dera e Top Chanel dhe i kercenonte nqse imitonin malokun….
Edi ndryshon si nata me diten me malokun
Sa gabim ke bere qe nuk je shitur o Pellumb, do ishe bere pasanik si te gjithe hajdutet e Shqipetise.!
Humori eshte dhunti e njerezve te mencur.Primitivet e urejne humorin.