Nga Mero Baze
Ministria e Brendshme ka dhënë sot një statistikë të frikshme rreth dekreteve të Ilir Metës për shtetësi. Prej ditës që Ilir Meta është bërë president, deri më sot, ka dhënë 817 shtetësi me procedurë të veçantë, si përjashtim nga rregulli, ndërkohë që po në këtë periudhë, janë dhënë gjithësej 990 shtetësi, sipas rregullave të prodhuara nga sistemi.
Shifrat i konfirmoi zyrtarisht Ministria e Brendshme për gazetën “TemA”. Siç shikohet, numri i shtetësive të dhëna nga sistemi sipas rregullave, janë thuajse të barabarta me shtetësitë që Ilir Meta ka dhënë si përjashtim.
Ky është një rekord historik jo vetëm për gjithë presidentët e Shqipërisë, por dhe në botë.
Vetëm një president si i yni mund të barazojë rastet përjashtuese të ligjit, me gjithë rastet që prodhon sistemi.
Tashmë ky skandal është zyrtar. Po të ecim me logjikën e LSI-së dhe çmimet e tregut të zi për shtetësinë në Shqipëri, i bie që presidenti të jetë i dyshuar për mbi 10 milionë euro trafik pasaportash, por nuk duam t’i biem më qafë në këtë pikë, se mund të gabojmë në shifra dhe i hyjmë në hak kot.
Disa prej tyre, fjala vjen, 10 nga 817, dhe mund ta kenë merituar procedurën e veçantë. Por për t’u bindur se kush janë këta persona dhe pse Presidenti e ka kthyer procedurën e veçantë në rregull, është e dobishme që kjo praktikë të hetohet nga një Komision Hetimor parlamentar.
Komisioni Hetimor mund të marrë në shqyrtim një për një të gjithë emrat që janë futur në preferencën e veçantë të Presidentit dhe të shqyrtojë publikisht rëndësinë kombëtare që kanë për Shqipërinë ata emra.
Presidenti të dalë para Komisionit dhe të shpjegojë aktet e tyre patriotike, apo rëndësinë që kanë për shtetin shqiptar, secili prej tyre.
Nëse Presidenti është bindës emër për emër, atëhere duhet ta falenderojmë që ka zbuluar 817 personalitete botërore, ose nga bota shqiptare, që ne nuk i njihnim dhe që kanë ndihmuar për të mirën e Shqipërisë.
Nëse jo, atëhere të shkohet drejt anulimit të procedurës dhe hetimit për korrupsion.
Kjo duhet bërë mes të tjerash, për të kuptuar se e drejta për të hedhur firmën në një dekret, nuk është një e drejtë për të poshtëruar ligjin, si i pari i vendit.
Ligji ka parashikuar një procedurë të përshpejtuar nga presidenti për ndonjë personalitet me rëndësi për shtetin shqiptar, por nuk ka parashikuar që presidenti ka dhënë po aq shtetësi me procedurë të përshpejtuar, sa ka dhënë gjithë sistemi me procedurë normale. Aq më tepër që emrat janë publik dhe është e qartë se kush i ka përfituar.
Kjo do të thotë që ky ka krijuar shtet paralel në zyrën e tij dhe e konsideron vulën e presidentit si pronë private, që mund të bëjë çfarë të dojë.
Për këtë duhet të japë shpjegime fillimisht para një Komisioni Hetimor parlamentar. Pastaj më tej çfarë fati të ketë. Mund të nxjerrë dhe raport mjekësor dhe t’ia hedhë.
Po ca thoni qe Shqiperia po pakesohet dhe shqiptaret kerkojne te ikin nga shqiperia! Duket qe gjithe bota kerkon te vije ne Shqiperi. Bravo I. Kokelopa po shton popullsine e Shqiperis
Meta kerkon te importoi njerez nga jashte qe te votojn per LSI-n e Metes ne 25 prill.E di humbjen.
Nuk rri dot hajduti pa korrupsjon.. Hajduti ne krye te shtetit.. Mire ja ben.. E ka mire me “ca” te PS-se. Se perjashton njeri ngrini Komisjone sa te doni..
Vetëm miliarderi, Behgjet Pacolli, kushedi sa sa i ka dhënë kokëlopës president, për të marrë nënështetësinë shqiptare për gjithë familjen. Behgjeti do ishte mirë që t’i merrte ato me procedurë normale, që padyshim do t’i merrte se sa ato euro t’ia jepte Ilirit, kur shumë mirë mund të ndihmonte me to ndonjë jetimore. Mirë me Behgjetin po ia falim, po me nusen e Ilir Pangos çfarë nxitimi pati. Por mesa duket kurvari dhe hajduti të një race janë dhe merren vesh.
Mirëqenia “rritet”
shqipet po rrallohen
e çdokush habitet
VIP-at po na shtohen!
.
VIP-at si Ramushi
si Abdylha (Kimi)
Gjynah që s’ësht’ VIP
edhe ky i imi.
.
.
.
Sa u hap puseta
kutërboi era
gërmoni më thellë
se ka plot të tjera.
.
Grup parlamentar
edhe ju si SPAK
1000 pasaporta
për Liken jan’ pak!
????????????????
Me Lot, me Lot, me Lot, ???????
Bravo zoti Baze, zgjidhjen po e kërkon nëpërmjet një ” Komisioni hetimor parlamentar”, kur dihet, misioni i këtyre komisioneve është për të mbuluar një çështje dhe jo për të ndihmuar zgjidhjen e saj. Por ti e ke të qartë se Metën nuk e gjen gjë në këtë rast, ndaj do ta kanalizosh problemin vetëm në drejtim të diskreditimit politik të figurës së Ilir Metës. Pra, ju zoti Baze në këtë rast po kërkoni vetëm pak kapital politik në favor të Rilindjes së tretë, asgjë më shumë.
Fakte,fakte,fakte.
Per hir te se vertetes,vetem nxjerrja dhe berja publike e fakteve,
kane per ta cuar Ilir Muten,ne suicid.
Sepse ai ka bere aq shume zullume,sa edhe vete i ka harruar.
Perballja me faktet kokeforte do ta bej Liken qe ti iki truri fare
dhe do beje gabime trashanike,duke u zhytur me keq ne grope.
Mero djali ai i ngjan nje boksieri qe akoma qendron ne kembe ,
poooor nuk arrin te shikoj levizjet e kundershtarit,ngaqe i eshte
mjegulluar shikimi.
Ndryshimi i vetem eshte qe Likja,ose me mire koka e tije eshte
nje figure gjeometrike e padefinuar,qe nuk mund ta maresh ne shenje.
Ajo qe tani per tu bere ngelet,eshte thjeshte
nxjerrja ne drite e krimeve qe Likja ka bere,
gjithmone me gjuhen e fakteve.
Ne nje koment tjeter tu luta ,Mero djali,te hapesh nje rubrike
me zullumete Sales dhe te Likes,
mundesisht me video dhe pjese nga shtypi i 30 viteve
te fundit,nje si tip “antene brenda familjes”.
Nuk ke per tu bere pishmend,kjo do tju sjelli ne kujtes eshume
bashkatdhetareve,shume gjera qe i ka mbuluar pluhuri i harreses.
Aa,se per pak harrova,do zoti eshte e vertete qe DEA amerikane
e ka vene ne shenje per islamiket qe ka paisur me pashaporta shqiptare,
ashtu si pretendonte Frroku.
Dhe une jam i bindur se Frroku,si gazetar me pervoje,nuk flete kote.
PS:Shqiperia mbi te gjitha
Duhet nje komision parlamentar qe ta nxjer batakciun te pafajshem ose ilirfloriri ta coj ne komisionin e venecias….
Na shkrive Mero.
Ujku qimen e nderron por zakonin se harron…..
SA U HAP PUSETA
KUTËRBOI ERA
GËRMONI MË THELLË
SE KA PLOT TĒ TJERA.
Ne se Komisioni Parlamentari nuk e shqyrton do te thote qe te gjithe jane njesoj dhe mbulojne njeri- tjetrin.
I.Meta gjatë 28 vjetëve në politikë ka bërë aq dallavera korruptive,sa tani korrupsioni dhe përfitimi prej tij i duket diçka mëse normale!
Ai është një qënie që shtetin tani e kupton vetëm si një mekanizëm që funksionon me parimin më jep,të jap!Dhe kjo është normale për Metën!
E ke gabim, nuk e kupton “më jep të jap” por “më jep më jep”
Mero po ben propagande te felliqur per te mbajt ne pushtet pushtat e rilindjes dhe nje mandat tjeter. Meta dhe Sala jane pa pushtet per 7 vite. I ka te gjitha ne dore Timonieri dhe Skenderbeu jot dhe i palleshes. Na thuaj cfare ka bere, nje vrime ne uje. Dhenia e pasaportave eshte nje zero ne krahasim me hajdutizmat e rilindjes dhe fukarallekun e popullit.
Populli do pune, do qetesi, do siguri. Jo propagande.
O jugu ,me koke poshte,dale,dale.
Sigurisht ka bere Rama gabime,edhe ka vjedhur,apo abuzuar.
Askush nuk pretetndon se Rama eshte ideal,
pooooor Rama eshte do ti,s’do ti me imiri.
Sipas mendimit tend,duhet ti japim Saliut edhe nje here mundesine
te poshteroi kete popull ?
Kuuuurre me,Sali,kuuuurre me fashizem.
Kesaj do ti thoshin,per inat te sime vjehrre,
do vete te fle me millonan,
themi andej nga jugu.
Çfarë thua mor @Jugu? Po si mendon ti që Ilir Meta, i cili kurrë nuk ka bërë dhe bën gjë pa përfituar diçka, është në rregull si president? Po të tjerët do të thuash si përligjie?! Pse kush po i shfajëson ata? Secilit festen sipas kokës, ligji është i barabartë për të gjithë. Ama me presidentin ndryshon puna. Atij dhe një biletë avioni për ndonjë familiar të tij, t’i gjëndet e sponsorizuar nga dikush për një nder që mund t’i ketë bërë, është shumë e rëndë. Jo më oastaj të japësh 880 e ca nënështetësi me procedurë ‘extra’ dhe ta justifikosh atë, sepse ka dhe të tjerë më keq!! E pe sesi u dënuan këto ditë me burg dy gjyqtarët të Durrësit, se u sponsorizuan për të parë një ndeshje në Spanjë? Po atë të një funksionari të lartë gjerman (ministër më duket) para ca vitesh që për dy bileta avioni të sponsorizuara për turizëm po në Spanjë dhe sa u përfol për to në nedia, dha menjëherë dorëheqjen? Mos vallë Iliri yt është me imunitet për të vjedhur dhe shpërdoruar detyrën? Po kujdes, nuk është më koha e Vidios me Priftin. Gjithsesi dhe asaj do t’i vijë rradha, mos u mërzit.
Patjeter duhen hetuar .Me gjyqin per 700 euro ryshfet me ze e figure meta pothuajse e vrau sistemin gjyqesor ne dhenie e drejtesise me keto 874 dhenie shtetesie ka vra kushtetuten e ligjin.nuk dij c’duhet te beje me ky sociopath i perkedhelur.
SPAKu cfars ben…kape qenim se ns degjeneroi si shtet
Ky heroi i leshit.qe kercenon gazetar.ky i pa ngopur.ky hajdut ordinier.ky pleh.qe mbron kushetuten.ky legen burre.qe na ben si trim.ky mafioz.qe i ben thirrje mafias.qe te vazhdojne punen.se me 26 prill ky do kete te gjitha pushtet.dhe min.i Brendshem dhe do ju mare ne mbrojtje.ky do pushtet
Z. MERO! Edhe per shkeljet e tij kushtetuese u ngrit komision parlamentar. Por u zbyth! Ai duhet denoncuar ne SPAK nga Parlamenti qe e ka prodhuar kete mosmirenjohes!
Vëlla Mero! ishte e qartë që në fillim. Rama bëri një gabim të madh politik për ta shpërblyer me një titull presidencial! Ai kishte 2 mundësi atë kohë: imuniteti ose ndjekja penale! Piktori Rama i ofroi imunitet tani Rama duhet të paguajë koston!
O Mero djali Korrupsioni e paraja e piste ka blere shtetin,duke blere partine …rama me leket e bashkise bleu nanos PS e ndaj nuk duket ne PS,pervecse ndonjehere kur e kercenon ndoshta Ramen tja ktheje parate e tja jape ndonje miku te tij…veliaj tr njejten gje po ben na vjrdh neve ne bashki e po ben leket te bleje Ps si lope sukthi…behet fjale besoj per dhjetera milione euro…ti merresh me 50000 euro…Luli nuk beri pune ne bashki nuk vodhi e partine e mori me ndihmen e usa e “mirekuptimin” e Sales…
Mero na shkruaj ndonje gje rreth inceneratoreve te Rames, meqe je shume realist ne shkrime, si eshte puna e kesaj vjedhje te madhe,se me duket edhe Meta ka gisht ne kete vjedhje galopante.
Nuk ka zgjidhje me komision parlamentar aq me shume qe tani erdhe koha e zgjedhjeve .Kjo veprimtari e presidentit duhet te hetohet nga SPAk nen mbijeqyrjen e amerikaneve sepsr ka ne mes te atyre qe ka paisur me pasporte shqipetare njerez me ………. qe jane ………..Zot i madh cfare sbene me kete vend .A do paguajne nje zot d di.
Kush do e coje ne prokurori? A ka ndonje hero kjo dreq Shqiperie? Se sa per komisionet parlamentarë e dime se cfare llojive sojj jane.
I paska fituar zgjedhjet e ardhshme hajduti, Paska 900 vota ha ha..