Banalizimi i debatit për plehrat!

18 Tetor 2020, 21:24Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Dy drejtues të lartë të Partisë Demokratike, shkuan sot në landfillin e Sharrës të improvizonin një konferencë për shtyp dhe patën një ankesë publike se rojet nuk i lanë të hynin brenda. Më pas pati deklaratë nga punëtorët e landfillit dhe video të tyre, ku dy zyrtarët nuk kanë pranuar të futen brenda të shikojnë Landfillin.

Aq i fortë u bë debati për këte çështje, sa duket sikur problemi është a është i bukur apo i shëmtuar landfilli i Sharrës. Aq e madhe u bë kjo punë, sa duket se i ka lënë në plan të dytë problemet, nëse ka, rreth projektit të pastrimit të plehrave të Shqipërisë.

Në fakt një konferencë shtypi rreth projektit të pastrimt të plehrave të Shqipërisë dhe efiçencës së tij, bëhet shumë mirë nga zyra nëse ke fakte. Në Sharrë nuk ka fakte, ka panoramë të bukur që ta prish skemën. Aty shkon kot se ajo është rregulluar aq shumë nga imazhi, sa kam frikë se e bën më pak të besueshme çdo kritik ndaj ndonjë afere klienteliste apo korruptive tek ai projekt.

Por me sa duket objektivi i PD është të mbajë hapur debatin me çdo gjë dhe jo të merret me problemin nëse ka argumente. Dhe debati sot u mbajt hapur me shqetësimin se janë lejuar apo nuk janë lejuar të hyjnë në landfillin e Sharrës dy drejtues të PD.

Në të njëjtin stil, vet Lulzim Basha sot ju përgjigj Erion Veliajt, se do ta çojë në gjyq për shpifje pasi ky i fundit kishte postuar dje dhe sot një dokument ku provonte se Lulzim Basha i ka kërkuar më 2013 qeverisë Berisha të financojë një projekt 34,6 milionë euro, me një investim 37 euro për ton për plehrat e Sharrës, ndërsa sot bëhet me zero lekë investim dhe me një kosto 29 euro për ton.

Diferenca mes dokumentave që ka publikuar Veliaj, që janë firmosur nga Basha dhe çmimeve të sotme, është e lartë dhe sqarimi i Bashës se do ta hedhë në gjyq për këtë gjë, është të mbash gjallë debatin pa sqaruar të vërtetën.

E vëreteta është shumë e thjeshtë. E pranon apo jo që ai dokument mban firmën tënde. Nëse jo, në prokurori e çon për falsifikim dokumenti jo për krahasim çmimesh, se ashtu dukesh sikur debaton, kush do ta bënte më të bukur Sharrën, Erioni i Lulit, apo Erioni i PS.

Projekti i pastrimit të plehrave në Shqipëri është projekt strategjik dhe do të jetë dhe në të ardhmen pjesë e çdo programi qeveritar. Nëse opozita mendon se problemi është se Sharra është bërë më e shëmtuar nga ky projekti, e ka gabim se është qindra herë më e mirë se sa ka qenë në kohë të tyre, ndaj nuk duhet të merren me këtë aspekt.

Po ashtu nëse Luli mendon se Kunati i tij, do ta bënte këtë punë më mirë se Erion Veliaj, e ka të humbur betejën, pasi tanimë ky është një debat që është mbyllur për diferencën mes të dyve në Tiranë.

Opozita ose duhet të merret me thelbin e problemit që mund të qëndrojë tek kontrata klienteliste dhe rrethi politik dhe mediatik që përfitojnë prej saj, ose më mirë të heshtë, pasi e banalizon debatin, duke na treguar Sharrën apo projektet alternative të Lulit me kontenierë dhe çmime të tjera. Se kështu duket sikur gjithë ky debat ka nisur ngaqë Luli ka vendosur se ka grafikun e të folurit për plehrat këtë javë dhe duhet të thotë patjetër diçka. Të marrë shembull nga LSI-ja të paktën, kur s’ka gjë për të thënë!

13 komente në “Banalizimi i debatit për plehrat!”

  1. Drini says:

    Plehrat per plehra flasin!

    1. Socialisti says:

      Mero c’do besh valle kur PS te dali ne opozite? Deri tani ke qene lavatrice per kusuret e Rames, po neser? Ky vend nuk ka me nevoje as per kokederra e as per hundederra qe vijne ne politike vetem per te qendruar hipur ne shale sepse qe atje mund te kapesh kokren e fikut e pasi e kane shkundur tere pemen i thone PS-se te dhj… kalin. Boll me se u lodhem me denglat e Rames. Tepsi deshi tepsi mori tani te hape krahun se ne PS ka burra edhe me te zote jashte G99-es. Me kujtohet para se te vije ne pushtet si gjeli maje plehut me gjak qe u be uje dhe premtove shendetesi falas, anetaresim ne BE brenda 8 vitesh, gas, hare, kenge e valle por asnje premtim nuk mbajte. Vjedhje masive ne cdo drejtim. Ik Edvin Ik mjaft me. Lere dhe Luli Bashen ne bankoprove te shohim cdo na ndrise. Dhe futi nje brisk se je bere si mulla Omari.

  2. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Boll me debate shterpe.
    PD-se i intereson mjegulla,jo faktet.
    Ajo qe ka vlere per keta bashibozuk,eshte vetem zhurma
    Rilindja ben mire te mbaje premtimet e dhena,
    per cuarjen e atyre zullumeve te panumerta te PD-isteve,se zgjedhjet jane te dera.
    Tregohuni aktiv,coni cdo krim,abuzim apo dreqi e di cfare ne prokurori.
    Jo politika,drejtesia eshte per ndeshkimet kompetent.
    Fjalet i mer era dhe Facebok-u nuk eshte zgjidhje,poooor vetem denoncimi.
    Tregoni qe dini te mbani fjalen.☝️

  3. serveti says:

    DUHET HAPUR LANDFILLI I MALIT ME GROPA , TE NDERTOHET NJE LANDFILL PER PLEHRAT E PD -se DHE ATYRE TE MEDIAVE RRETH TYRE ……………KUR DO MESOJNE NJE HERE TE VETME , TI THONE dores – dore dhe kembes kembe………

  4. Riciklimi says:

    Kishin vajtur per t’u ricikluar , per te drejtuar “Republiken e re “ te Lulit .
    C’te bejne te shkretet , jane neper kembe listat e Rulit .

  5. patozi says:

    Politikanet e larte te PD. Belind Kerrici dhe Ina Laraska.

  6. Trotski says:

    Lul-Sumkapuçi jo vetem qe eshte Kokrra e Idiotit po ka mbledhur si veten dhe bashkepuntoret qe e shpien drejt Marrezise .
    Per dijeni te Publikut Inserinatoret jane Faza me e larte e perpunimit te Mbetjeve Urbane.Nese eshte problemi per mundesine e perfitimeve te paligjshme ,te japin Fakte dhe te mos Moloisin Kuturu.

  7. Shqiperia Etnike says:

    Problemi eshte se na duhet nje incenerator per nje rrote kari si Sali Berisha dhe berishizmin e tij tribal, fshatarak dhe hajvan, sepse lame nam me nje kadaver shpellare te kohes kinezo sovjetike qe kundermon dynjane dhe gjithe llumin e plehrave, llaxhoreve, fuksave, shpellareve dhe gjithe mutit qe shperndau sheshit ne 30 vjet.
    Gjithmone ne shqiptaret kemi pasur probleme me trajtimin e plehrave, gropave septike ( te mutit) dhe jashteqitjeve te historise.
    Ne pamundesi ti eleminojme, i mumifikojme dhe venerojme si profete te mutit, degradimit, skamjes, injorances dhe terbimit kolektiv.
    Por nuk kemi rruge tjeter vecse te mendojme dhe sillemi si komb modern, ndryshe do vazhdojme te furnizojme fqinjet me territore dhe skllever deri sa te zhdukemi.

  8. Koti says:

    Mos bëni gabim të futni në të njëjtin landfill me plehrat Saliun dhe Ilirin se do qelbni plehrat. Ata të dy futini në një bunker bërthamor ku shkalla e izolimit të jetë sipërore.

  9. Papi says:

    Nqs do komentojme si partizane ahere ska asnje arsye per debat
    Por nje gje eshte e sigurte berisha ka akoma nje rrjet eficent informacioni
    Keshtu filloi dhe astiri jeni ne rregull,eshte zbatuar ligji,pati trasparence ne tender etjer pastaj….
    Pastaj 20 milion € i kishin shkuar nje 20 vjecari kamarier qe iku ne drejtim te paditur gjiknuri u shkarkua (per popullin do pergatiste zgjedhjet ashtu si tahiri)
    Kur pd pyet se kujt i shkuan 75 milion € ata e dine se kujt por duan ta degjojne nga qeveria
    Te shetesh energji per 5 vjet pa asnje fature ka dicka qe nuk shkon
    Prandaj te thush na trego ku i cove ti 230 milion € te themi ne se ku i cuam 75 tonat, kjo qeverise nuk i shkon per shtat

  10. Zigur Qarri says:

    Shqupisat dhe plehrat jane si vellezerit Siamez.

  11. kopi says:

    O zige qurri: Po psh-urristat e tu si jane?? Plehra dhe hajdute! Fakti qe vjedhin aq shume per plehrat e trgon sa plehra jane ata vete! Dhe te gjithe e shohin se sa e piset eshte TRRANA ? SEPSE PLEHRAT VODHEN NUK PASTROJNE§ sepse o zige qurri, taksat e plehrave ne tirane jane disa fishuar prej plehra hajduteve te ps-shurres!

  12. Dull tropoja says:

    Pastrimi i vendit nga plehrate te gjitha llojeve eshte detyre e pare per shoqerine shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje