Nga Mero Baze
E vetmja gjë që na bëri të dyshojmë se Ilir Meta ishte i përfshirë në një aferë të rëndë antiligjore me dhënien e shtetësive, ishte reagimi i tij dispropocional, pasi gazeta TemA denoncoi e para marrjen e shtetësisë në shkelje të plotë të ligjit të një futbollisti të Tiranës.
Reagimi ishte i egër dhe kërcënues, deri në premtim për të na tmerruar kur të vinte LSI në pushtet, se Ilir Meta është në pushtet.
Reagimi dukej se fshihte të vërtetën që ne nuk e dinim të plotë, por ai që e kishte bërë krimin e dinte.
Gazeta TemA sot provoi se futbollisti i Tiranës, Ëinful Cobbinah, është prej vitit 2019 në një proces penal në Gjykatën e Tiranës, për falsifikim dokumentesh.
Falsifikimi i dokumenteve për dikë që kërkon shtetësinë e një vendi tjetër, është pengesë substanciale, është pika kyçe që ndan refuzimin me dhënien e shtetësisë, edhe sikur procesi të ndiqte procedurën e rregullt, e jo më kur procesi në vetvete është i paligjshëm.
Nëse presidenti i hap rrugë dhënies së shtetësive të një qytetari të huaj që është në proces penal për falsifikim dokumentesh po në vendin tonë, do të thootë se ke nxituar të mbrosh një falsifikator, duke i dhënë një identitet të ri në një shtet tjetër.
Dhe ky është më shumë se krim shtetëror. Ky është shërbim ndaj mafias ndërkombëtare, që nuk është çudi të jetë kthyer në praktikë në disa shtetësi të tjera të dyshimta që shfaqen në listën e presidentit.
Tani nuk përjashtojmë dot as ndihmën që presidenti Ilir Meta mund t’u ketë dhënë segmenteve terroriste në botë.
Por duke u kthyer tek rasti në fjalë, kemi dy probleme të rënda.
E para, kemi përfshirjen e presidentit në një proces manipulativ për të mashtruar UEFA-n, duke ulur fiktivisht numrin e lojtarëve të huaj për një skuadër. Dhe këtë e ka bërë me koshiencë të plotë. Pra kemi një president që është bërë palë me një mashtrim të provueshëm.
Së dyti, që është dhe më e rënda, kemi një president që për të mashtruar UEFA-n me vetëdije, ka bërë po me vetëdije një krim të dytë, pasi i ka dhënë shtetësi dikujt që ndiqet penalisht nga gjykatat e vendit të tij, për falsifikim dokumentesh. Do të mjaftonte të fuste emrin e tij në kërkim tek Gjykata e Tiranës, apo Prokuroria e Tiranës, për ta zbuluar këtë.
Me siguri e ka zbuluar, por ka menduar që nuk do ta zbulojnë të tjerët.
Kjo është dhe arsyeja pse presidenti shpërtheu me aq zemërim dhe urrejtje për të na tmerruar, kur ne botuam këtë fakt. Dhe e paralajmëruam që nxitime të tilla mund të bëjnë që të marrin shtetësinë dhe terroristë, që ne nuk i njohim, nëse nuk i verifikojmë.
Tani kjo është e qartë. Presidenti i ka dhënë shtetësi dikujt që po gjykohet për falsifikim. Dhe e ka bërë me vetëdije të plotë që po shkelte ligjin dhe po mashtronte UEFA-n.
Dy mashtrime të rënda, duke shkelur ligjet e shtetit shqiptar.
Nuk them që i duhet prerë ajo dora që jep shtetësi, pasi është kapur duke vjedhur. Por që i duhen hequr nga duart vulat dhe dekretet e shtetit shqiptar, duke e çuar aty ku e ka vendin.
He SPAK ku je tani.Ja ku fle Hajduti Meta pse nuk e therrisni?Fuck you SPAK ,NQS nuk e merrni te pandehur Hajdutin Mete.
SPAK eshte vetem ne letra pra nuk ekziston, paradite sekuestron dhe pasdite ju kthen pronat, eshte e provuar….
Na thoni nji dhe vetem nji rast kur Spak pas mbarimit te afatit sekuestron dhe arreston te dyshuarin?!
Personalisht i lexoj lajmet shum here ne dite por deri tani lexoj “letrat qe nis spaku” por kure pergjigjen se si proceduan ngjarjet, mendoj se eshte vetem nji emer i madh per arsye te rendomte politike…!
O Mero….e le hajdutin pa gjumë ????
Po pse habiteni për këto skandale të Metës? Pse nuk bëni pyetjen, si është vënë gjithë ajo pasuri e tij? Me rrogën e tij dhe ndonjëherë të Monikës apo me trashëgiminë e saj nga toka që ligji famëkeq 7501,i dha babait të saj?! Luani vendit! Ilir Meta, në tërë historinë e tij politike dhe shtetërore, kurrë nuk ka bërë gjë qoftë dhe një nder ordiner të vogël, ose siç qugen ndonjëherë për hatër, që gjithkush mund të bëjë, pa përfituar vet, “proporcionalisht ne nderin”, diçka. Ne e kemi të vështirë t’i dimë e aq më pak t’i zbulojmë, por mjafton vetëm njëckë, siç thonë korçarët, që ta besojmë se është një mafioz usta i lindur: Vidio, ne zë dhe figurë, e bërë në zyrën e të ndjerit Dritan Prifti, bërë publike nga Top Channel, gjykuar në GjL, kryesuar nga mikesha e Metës, siç vetë e ka thënë në atë vudio, dhe gjyqin e fituar nga Meta 5:0, me porosi dhe bekimin e Berishës, pas darkës tek Mona, e ish kryeministrit të kohës, i cili kishte zëvendës pikërisht Metën. Çfarë prove tjetër kërkohet më? Një mjafton bre, vetëm një, për të dënuar dikë që shkel ligjin apo abuzon me pushtetin. Pse duhen 100? Se ç’është e vërteta ky dhe Berisha, veç e veç, apo të dy bashkë e kanë arritur ne kohë qindin! Për ta mbyllur. Refik Halili, pronari i K.F.Tironës, për interesa biznesi të tij, jo të vogla, me siguri e ka zgjidhur qesen për të federuar Coobinën, i cili i sjell shumë përfitime klubit të tij. Po të ishte ndryshe, ç’ishte gjithë ai nxitim? Kush mund të marrë nënështetësinë brenda 8 orëve? Sigurisht vetëm një interes shumë i madh. Dhe këtë Meta, si gjithmonë, di ta nuhasë (cilësi nr.1 e mafiozëve). SPAaaaaK, ku je? Kujdes, se po humbi besimi popullor i shumëpritur tek ti, këtë vend do ta marrë lumi më shumë se ç’e ka marrë.
Ky fshatar mashtrus u kap me vidio duke numruar placken e vjedhur,ja hodhi me ndihmen e kriminelit sali qe ka gjyqtaret e plepave….
Dhe ti thua ti pritet dora per disa firma qe i ka hedh me ndihmen e terroristeve te presidences,si me islamikun kok tul iliro osman kulla e tedi cobani…
Ne kete shtet rrumpall ku hajdut e kriminel,asgje nuk ka per te ndodh.
Ketu ka 30 vjet qe vetem vidhet e mashtrohet,e te krijohet spak e aspak,por kapitalizmi or taj do vetem keta lloj mashtrusash
Po cfare pret o Mero nga Habib Burgiba tjeter. Ai promovoi per deputete nje te pashkolluar, pa arsim te larte dhe mesatare 6 ne gjimnaz nje sharebajge nga Fieri e bija e nje mashtruesi, hajduti ordiner te qytetareve te Fierit. E vetmja cv e trularaskes Kejdi dhembcakallja ishte pjemarrja aktive ne hardallosje, shkuma party, seksizem ne haremin erotiko naziskin te Jales.
Kjo i ve kapak te gjithave zullumeve qe ka bere ky batakci
@Mero Baze
.
E ke thënë
mirë e bukur
Presidenti
Vulëhumbur
Të ket mënd
për tjetër herë
edhe dora
i do prerë.
MicAvniu
Karalloi
gjeti vetë
ç’a kërkoi.
…
????????????
@Mero Baze
.
E ke thënë
mirë e bukur
Presidenti
Vulëhumbur
Të ket mënd
për tjetër herë
edhe dora
i do prerë.
MicAvniu
Karalloi
gjeti vetë
ç’a kërkoi.
.
Kam merak
qysh do i vejë
shtangat nesër
qysh do ngrejë?
Po domatet
sallatorët
qentë, macet
e përçorët?
.
Qysh do ngrejë
dekoratat
armët, bombat
e granatat?!
.
.
Për Munikën
s’ka problem
se ka kohë
dikush ja ven
Dhe për shtangën
s’ka problem
se me kokë
ai e ngren.
P.S.
Po e latë
dhe ca dit
Presidencën
ka me shit.
?????????????
Po mire me gjithe keto shkelje ligjore nga kreu i shtetin do te ngelemi vetem me shkrime ne portale.Prandaj kercenon ky mafjoz i veshur me pushtet,se e di qe shteti ligjor nuk ka kellqe ta mare ne hetim,se nuk ndihen te mbrojtur,se i tremben qe ndonje vrases me pagese mund tu shkaterroje jeten.
Pse kjo drejtesi nuk flete per persona te tille te perfshire ne
krime me. fakte lehtesisht te verefikushmr
Ilir Meta dhe Salih Berisha i kane krimet te zbardnura qe
dhe lek plepi te ishte ne SPAK te pakten do ti dergoje thirrje per ne gjykate
Por mos prisni drejtesi nga Arben Kraja eshte deri ne brryla i korruptuar
nga saliu dhe meta
Ambasdorja amerikane duhet ta pyes kete debil te leviz
ose te ik ne te semes
Turp per shoqerine shqiptare qe lejon te tallen me te duke pranuar te drejtohen nga figura te tilla korruptive dhe kriminale, qe do ishte fatkeqesi ti kishe ne lagje ku banon.. e jo me ne krye te shtetit.Te pakten Rama duhet ti kerkoje falje shqiptareve qe pranoi nje president te tille.
Mund te gjente zgjidhje tjeter per manovrat politike te dites.
Bravo Mero . Ilir hajduti duht cuar pas hekurave !
Gazetarja lala qe ka mare cmim,a mund te na thote ndonje fjale per presidentin e dekoratave dhe nenshtetsive
Para dy muajsh ne tirane u kap nje grup falsifikatoresh si pasaporta, karta identiteti dhe viza per ne SHBA dhe Angli. Krye fallsifikatori me emrin Ilir Meta, pais me pasaporta kundrejt 10 000€, ne nje kohe rekord, kjo e vertetuar me fakte dhe prokuroria fle gjume. Ky vend eshte kapur aq keq sa nuk bene pune reforma, ketu per nha dhjete vjet duhet ta drejtojne drejtesine njerez nga institucionet nderkometare ashtu sikur ne kosove, ndryshe kjo mafie do fircohet aq sa kurre nuk mund te shkaterrohet me. Jemi te zhgenjyer nga OFL he SPAK, po meren me disa njerez ordiniere kur nderkohe mafia e larte ne drejtesi e presidence po ben kerdine ne korrupsion.
TURP PER SPAK DHE NJEMIJE HERE TURP !
PERSE NUK JEPNI DOREHEQJEN ?
KUJT I DUHET KY SPAK QE NUK VEPRON ?
A KA SHKELJE ME FLAGRANTE NGA NJERIU QE PERVEÇ KESAJ KA VJEDHUR FLORIRIN E POPULLIT, KA NJE PROÇES PENAL PER KORRUPSION I KAPUR ME VIDIO, KA MBI SHPINE 2 VRASJE E ZHDUKJEN E KUFOMAVE PAS MALIT TE DAJTIT ( SIPAS AKUZES PUBLIKE TE SALI BERISHES )
Ilir mos je pak vone per doreheqje dhe paraqitje vullnetare ne Prokurori? Mund te te bjere me lehte!
Mero djali,organet shqiptare te drejtesise jane tredhur qe ne veze.
Nje sugjerim nga ana ime:
Internacionalizoje problemin,shkruaji UEFA-s.
Jane prova materiale te pakundershtueshme.
Nje dicka duhet te kesh parasysh,UEFA do te falenderoj publikisht
per kete dhurate te rene nga qielli.
Dhe akoma me e rendesishme,po u fut UEFA ne loje,
do jete e detyruar te ngreje padi per kete veper penale ne
qytetin ku ajo ka adresen,konkretisht Gjeneve.
Organet zvizeriane te drejtesise,te jesh i bindur,
do ti shkojne kesaj meseleje deri ne fund dhe me ate rast
do dalin edhe xhevaire te tjera.
Atehere do ti dalin petet lakrorit.
E perseris,po te jete per organet shqiptare te drejtesise,
do na duhet te presim si dhelpra per koqet e dashit.
N.q.s. do ti kryesh nje sherbim te madh Shqiperise,
shkruaj ne adresen:
UEFA
Route de Geneve 46
CH-1260 Nyon 2 Schweiz
Tel.0041 848002727
Eshte nje rast ideal,per ta internacionalizuar problemin,
per te aktivizuar drejtesine nderkombetare.
Thjesht vetem nje denoncim.
Shume shqipta,do ta kursenin pastaj rrugen per ne Tomorr,
ne vend te Abas Aliut,do te faleshin te gazeta TemA.
Ne 2011 kur doli video me 7% kjo specie fitoi zgjedhjet pas dy vitesh pra ne 2013 si pjes e nje koalicioni. Kam idene se e njejta gje do perseritet dhe tani: i del nje skandal ne 2020 dhe LSI fiton zgjedhjet e 2021 si pjes e nje koalicioni
Jam me mendimin e,, Aleances…. se tallashit,, bejeni nderkombetare denoncojeni tek UEFA… Skandali do te pelcase duke fshire edhe Duken….
Per kete zotnine,gjerat jane me se te qarta,ky eshte nje njeri qe erdhi nga hici,e futen ne loje Sulot,e perdoren ne polican e tredhi Gazidede me porosi te Salukut,mbasi e tredhen i dhane detyre qe te luftonte per kariere ne PS,gje te cilen deri diku e arriti dhe te luftonte,pa tjeter me rregji te ustallarve,qe te percante PS dhe te luftonte per kreun e saj,kur e pa qe tentativat e tij shkuan kot,atehere shpalli Levizjen e Skrapallinjeve te Inatosur(LSI),beri afrime dhe largime me Ramen,per te njetin qellim dhe ne 2013 qellimi ishte qe te merte kreun e PS,ky i gjati i dinte shume mire synimet dhe i njifte mire temperamentin,po dhe kapacitetin,e ushi drejt presidences,e hypi ne maje fare,la mekembes ne LSI Petron,por kur ra ne qetsi e kuptoi qe ky i gjati ja futi dhe menjehere mori vendim qe te lagoje Petron dhe partine ja dha Mones dhe qysh nga ai moment qe e kuptoi se lakmia do ta linte pa gje fare filloi luften me dekretime e c’dekretime,me turli lloj marifetesh deri sa me ne fund me udhezim te tutorit te tij,nxorren deputetet ne rruge me llogarine e tyre qe Rama per nje muje rrezohet,po ja qe llogarite nuk ju dolen dhe tashti lufton me mullijte e eres,se e ndjen qe po e mund zullumi,fundi i tij eshte ne burg se ka bere aq shume krime qe nuk ka doktor qe ja mbulon dhe e din mire se vendimarrja per te do behet ne baze te dosjeve te partnerve,ky kujtoi qe i din te gjitha,po nuk i doli ashtu si mendoi,sa me lart te ngjitesh dhe te rrezohesh- thote populli-aq me teper vritesh.Drejtesia te filloje te veproje,kush ka ba ,te pergjigjet
Neveri per klasen politike ne Shqiperi.Neveri per Ilir Meten,neveri per Edi Ramen qe duke e njohur e vuri atje ,neveri per Sali Berishen ,Lulzim Bashen,Ballinjte,BardhetSPaket, etj.Neveri dhe per ato qe krijuan,Mjeksine,drejtesine,policine,kryebashkiaket,kengetaret me buz tfryme dhe gjithe imoralitetin shoqeror.Tani e kuptoj mire fare Gjergj Fushten dhe Faik Konicen.We are HOPPLES
Mè vodhe njèherè, fajin e ke ti sepse ishe hajdut.
Mè vodhe pèr sè dyti, fajin e kam vetè sepse e dija vesin tènd.
Ose si nè rastin e Edi Ramès, ia var ujkut mèlçitè nè qafè vetè.
Pasi e ka bèrè kètè dhe desh i mbyti kritikèt qè i thonin se kjo kandidaturè èshtè skandaloze, na dèrgon Ymerin qè tè na thotè se ujku po pallohet me mèlçi.
I zgjuar bojaxhiu, apo jo?
Bir Selman i nènès, kè tè qajè mè parè, ujqit qè shqyejnè apo Ymerin qè bèn parimorin guximtar.
“E zbulon” skandalin e ujkut por kur i duhet ta analizojè, “harron” se kush e vuri ujkun atje.
Pse nuk mè puth njèherè nè prapanicè?
Kèrkojnè budallenj hajdutèt, bashkè me langot e tyre.
Ilir Hajduti, Kercenon Gazetaret qe e Gjeten duke Vjedhur, qe e zune me “Preshe ne Dore” si themi ne Mileti…
1-Ilir Hajdut, Kercenon “Shperndarjen e Parlamentit”; Parlamenti nuk e di ne eshte Parlament…por di qe eshte vetem nje Fole Parla-..parla..dhe vetem Parla(Nga Italishtja)..shqipe vetem Llapp..llappp dhe vetem kemi Llapaqene, sepse keta Llapaqene na Ngriten nje Komisjon per Shkarkimin e Ilir Metes, dhe tani ASNJE PARLAMENTARE NUK Flete per “Zgjuarsite” e Ilir Metes….
2-SKANDALET E Politikaneve Shqipetare nuk kane te Mbaruar..ASKUSH NUK Flete, por te Gjithe Presin dhe Shqikojne se mos dikush Flete Kunder Metes..por duket se askush nuk eshte i Pergatitur te Flase….nga Politika Shqipetare…
Vetem Gazeta Tema e Mero Bazes Flete..po nuk shikojme as edhe Nje Prokuror, QE TE NGREJ PADI PENALE KUNDER METES….kjo eshte Shqiperia e Marrezive….Pyetja eshte:A Kemi Njerez vertet qe duan Shqiperine??????????????????????
Ky ” Aleanca per mbrojtjen e leshit ” duket qe eshte kar fare si shume tifoza te rilindjes ketu.
I sugjeron Meros ti drejtohet Uefas per Ilir Meten.
E para paska harruar SKANDALIN E MADH te para ca viteve te vete UEFA dhe FIFA qe u mbyll me marreveshje me dorheqjen e atij plakut sviceran.
Ne vuajme nga mania per te idealizuar ” te jashtmen”
Pastaj me çfare ti drejtohet Merua UEFA s mor mik.
Me kopjet e gazetes TEMA ?
Apo me fejsbukun e RAMES .
Mero, shih mos çmendesh edhe ti vete se te gjithe me nje poç pirdhni e njesoj do te perfundoni.