Një përmendore që turpëron shtetin shqiptar

22 Tetor 2020, 19:04Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Gazeta TemA ka publikuar sot një letër të familjes së Remzi Hoxhës shkruar në vitin 1995, i cili është zhdukur 25 vite më parë nga Shërbimi Informativ, nën dijeni dhe urdhër të Sali Berishës.

Letra përshkruan çdo detaj të momenteve të para kur e rrëmbyen zyrtarisht Remzi Hoxhën, si i vunë prangat, si u rikthyen në vendin e ngjarjes për të bërë kontrollin e veturës, si më pas policia e Rajonit nr. 3 kishte nisur procedurën e hetimit dhe e kishte anuluar, dhe kalvarin e mëtejshëm të tyre, duke njoftuar Sali Berishën, kryeministrin Aleksandër Meksi dhe me radhë gjithë personalitetet dhe institucionet shtetërore dhe politike të shqiptarëve në Ballkan.

Në letër janë emrat e të gjithë atyre që janë marrë me zhdukjen e Remzi Hoxhës dhe që e kanë fshehur ngjarjen.

Sot familja ka vendosur të ngrejë një memorial për njeriun e tyre, duke pranuar dështimin në gjetjen e trupit të tij. Por ndonëse ata nuk kanë gjetur trupin e zhdukur, ata kanë gjetur autorin. Përgjegjësi dhe urdhëruesi kryesor i këtij rrëmbimi, Sali Berisha, është ende i gjallë.

Si për shumë krime të tij, edhe për këtë krim, Sali Berisha ka stilin që thotë disa variante të ndryshme, me qëllim që të bëjë të paditurin.

Herën e fundit që ka dalë në medie, ka thënë se për herë të parë për këtë gjë ka dëgjuar nga Adem Demaçi një vit e ca më vonë.

Në fakt, letra që po botojmë dëshmon se ai ka marrë zyrtarisht letër dhe telegram nga familja që muajin e parë, ndërsa unë kam dëshmuar publikisht se jam personi që e kam vënë në dijeni një ditë pas rrëmbimit, pasi më kontakuan familjarët e të ndjerit, si gazetar dhe si ish- mik dhe i njohur i Remziut.

Duke përdorur njohjen tim dhe të kolegut tim Ylli Rakipi si gazetarë, me Sali Berishën, ja kemi shpjeguar në zyrën e tij rastin dhe ai ka dëshmuar së paku se ka qenë i informuar në detaje se çfarë kishte ndodhur, dhe sugjeronte të mos merreshim me këtë çështje, pasi ai herë ishte agjent i UDB, e herë ishte implikuar në një atentat të dështuar ndaj Gligorovit. Të dyja, broçkulla të sajuara pas zhdukjes së tij.

Krimi i vrasjes dhe zhdukjes së një personi, nuk parashkruhet. Bashkim Gazidede ka vdekur. Oficeri përgjegjës për vrasjen e tij është zhdukur me ndihmën e Sali Berishës dhe nga vendi ku mbahej në mbikqyrje.

Rrëmbyesi i tij Arben Sefgjini, qëndroi deri në fund të vitit 2013, drejtor i rëndësishëm i Qeverisë “Berisha”, edhe pse kishte dënim nga gjykata për përfshirje në zhdukjen e Remzi Hoxhës.

Familja ka humbur betejën shpirtërore, për gjetjen e trupit të familjarit të tyre, por beteja ligjore duhet të vazhdojë.

Mjaftojnë deklarimet e gënjeshtërta të Sali Berishës dhe kontradiktat në deklarimet  e tij, që ai të merret në pyetje zyrtarisht, duke rihapur hetimet dhe duke marrë një për një gjithë personat e implikuar.

Shqipëria sot ka lejuar të ngrihet një monument për të nderuar një qytetar të zhdukur nga shteti shqiptar, i cili nderon të zhdukurin, por turpëron Shqipërinë.

Ai është një kryq i rëndë turpi mbi shpatullat e shtetit shqiptar, që na damkos si shtet vrasës, dhe nuk kemi pse e mbajmë këtë damkë për shkak të Sali Berishës.

Merreni qoftë dhe me barrela  në qeli, si përgjegjësin e vetëm dhe urdhëruesin e kësaj historie. Për fat ka ende dëshmitarë që provojnë gënjeshtrat e tij.

20 komente në “Një përmendore që turpëron shtetin shqiptar”

  1. shqip says:

    Po kush do ta marri o Mero? Sikur Berisha ka vrare vetem Remzi Hoxhen!!!! Po 4 te vrarate ne bulevard? Po gerdeci? Po 1997? po..po..po..po pa fund

    1. Drenova says:

      Harroji krimet e panumerta te Sali Berishes,Metes,Bashes dhe Rames,se ato i Amnistoi Rama ne Konferencen Antikorrupsion kur deklaroi se “Kokat e korrupsionit nuk jane e nuk kane qene politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret”!
      Kaq mjafton per te mbyllur gojen te gjithe deri sa nuk kemi nge te revoltohemi!

  2. Boo says:

    ” Por ata kane gjetur urdheruesin dhe rrembyesin , Sali Berisha eshte ende gjalle ” shkruan Meroja.
    Çmund ti thuash ketij gazrtari.
    Po kujt ja thua kete o Mero qeni.
    Ti me Edin e ke vaj ,se po i sherben si qen besnik.
    Sala ka 7 vjet qe nuk eshte ne pushtet.
    Po foli i çik shefit tat ,qe te kujdeset qe drejtesia te vihet ne vend. Por edhe si gazetar meqe e paske gjetur autorin e krimit ,mund ti dorezosh vete dokumentet dhe te besh padi te SPAKU .
    Po te te vije pak turp mer rob se Burre.
    Lef si qen gjithe kohen .

    1. Shqiptari Ilirise says:

      Ore Boo.Po qënke bole,po bole plaku që s’vlejnë për gjë!
      Po ç’punë ka Rama me Meron të padisin në SPAK Sali Berishën mor bole i tharë?!
      Ai është një krim që organet e drejtësisë duhet ta rihapin e hetojnë vetë ose me kërkesën e familhes.
      Apo po i qan hallin Sali krimit ?

  3. Artan says:

    Bravo Mero Baze per kurajon civile, mos iu ndaj deri ne fund

  4. Vari Janullen! says:

    Boll!
    Tani eshte e kote drejtesia!
    I duhen dhjetra jete neper burgje, te laje krimet Sali Berisha.
    Si frikacak dhe moterqir, nuk mbajti kurre pergjegjesi per vrasjet, vjedhjet, tradhetite dhe humnerat ku hodhi ushtrine, financat, drejtesine dhe Shqiperine.
    Dhe ne mungese te drejtesise nga shteti, hakmarrja mesjetare legjitimon veten.
    Pushteti politik vdes per te gjithe, vdiq edhe per Enver Hoxhen qe ishte Perendi. Dhe diten qe te vdes pushteti politik, Toka e Xanun, kockat ne varr, Shkerdhenet e Shkerdhitat qe ke pjelle, jane mall lufte, qe shqyhen me urrejtjen qe ke mbjelle dhe gjakun qe ke derdhur.

    1. Prostituta Kombetare Sali says:

      Nuk kam dit gja!
      Perhere i kam besu Ciljetes, Jemin Gjanes e Edi Palokes!
      Ata ma kane fajin!

  5. Kulla e Viçidolit says:

    Po ça thua o Mero.
    Kush t’a bej?!
    Rama???
    A e pe si quravitej tek Fevzo:
    “Doktor të uroj 100 vjeç”
    Vetëm kaq mjafton, e quan doktor (konfidencë) dhe e uron 100 vjeç.
    Ndërkohë që ky tjetri me karshillëk e “shante” nga e ëma.
    Kjo kastë politike është e mbaruar.
    Ujqër të së njëjtës tufë për të sakatuar dhe rropatur e gërdisur në vjedhje atë popull (krimet përligjje e kësaj po ashtu dhe mosdënimet).

  6. notari says:

    Po po mese e vertete.Qe te marresh iniciative per ngritjen e nje permendore te nje “tregetari i humbur”(ndoshta kjo do ti vihej si epitet permendores ,do te thote qe Sali Berisha te shkoje pertej botes tjeter i qete e i patjetersuar!JO,vertet ky do te ishte turp e bashkefajtor ne vrasjen e zhdukjen e trupit te te ndjerit Hoxha, per çdo shqipetar qe do te kalonte prane kesaj permendoreje!Ndaj perpara se te ngrini kete permendore ballcamosni kryekrimin e shqiperise qe bemat e atij mos te humbasin kurre ndaj ketij kodosh populli qe te nesermen harron gjithçka!Ose bejeni si ne nje fshat te Pukes ku ne rrugen kryesore te ketij fshati i ishte ngritur permendore nje krimineli nen diçituren:Ketu eshte vrare tradhetari(spo i permnd emrin sepse ndoshta Agron Gjelmarket e kane shpallur deshmor sot)ngrehini nje permendore kryekrimit Shqipetar me mbishkrimin :Ky eshte kryekrimi qe ka vrare e zhdukur rreth 7850 shqipetare ,ka shitur per interesa te ngushta teritor shqipetar dhe ka zhdukur çdo bashkepunetor apo kundershtar te tij me “Infarkt cardiak”apo aksident automobilistik!
    Ndoshta kjo do te jete permendoreme e denje se sa nje permendore nje te zhdukuri ku autoret jane ende gjalle e çdo vere ndoshta shkojne me not ne vendin ku eshte hedhur trupi i tij duke u siguruar qe s’ka asnje gjurme te trupit te tij!

  7. Aleanca per mbrojtjen e Tallashit says:

    Hak pa mare dhe borxh palare,nuk ka thote populli
    Poooor,per hir te se vertetes Sali Brek’skisha ka mbeshtetje te forte.
    Fdaj Sami mbane doren mbi kete kufome,qe nuk do te japi shpirt.
    SPAKU dhe i jati i Spakut skane ci bejne,po nuk deshi Amerika

  8. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Po Kumbaro ka ” humbur ” ?!

  9. taksapaguesi says:

    Krimet shteterore te pas 90 jane me te tmerrshme se ato te komunizmit. Drejtesia eshte vullnet politik si ne ate kohe dhe sot. Te thuash qe pergjegjesin apo fajin e ka drejtesia dhe ti si kryeminister apo president nuk mund te besh asgje eshte hipokrizi. Jane te gatshem te vendosin gishtin tek udheheqja politike e para 90 per krimet shteterore te asaj kohe por per krimet e tyre fshihen.

  10. zara says:

    Poshtërsitë e Berishës nuk kanë të numëruar…aq shumë ka vrarë sa i dalin në ëndërr. Ai ka thënë, pas meje le të bëhet qameti. Por ne duam ta shohim të paguajë për humbjet e mijëra jetëve, kudo ku ka vdekje, dora e tij direkt ose indirekt njihet. Mallkuar dita që të dha të drejtën të drejtosh Shqipërine, jo vetëm s’e drejtove, por e shkatërrove në themel.

  11. Y says:

    Sali Berisha shiti gjakun e gjysmes se kombit Shqipetar te Serbët. Duhet nje Enver 2.

  12. Arqile says:

    Te lumte Mero per kurajon dhe penen por tejemi te ndergjegjshem ishalla ate qe nuk e beri gjykata dhe qeveria ta beje sa me shpejt perendia duke e mare salen e dyke e bashkyar me vrasesit e Shikut qe i paska mare.

  13. jashar says:

    Kjo eshte e temerreshme, eshte nje turp i madh per Shqiperine e Sali kriminelit…. Kriminelin Gazidede e mori Zoti por ka harruar Saliun kete qelbesire te komunizmit…..

  14. braho says:

    Mero po ben sikur nuk kupton,,, ! Duke e ditur shume mire qe socialistet nuk e denojne kurre Berishen sepse jane e njejta pjelle. Ideja se nje dite Saliu do denohet per krimeet e tija eshte vetem nje mashtim per budallenjte. Nuk e mesuat o popull qe kane 23 vjet qe tallen,,, jo do ta denojme sot Saliun jo do ta denojme neser…dhe deri me sot as si deshmitar nuk e nxjerrin dot…

  15. Koti says:

    O ju fëmijët e të ndjerit Remzi, gjallë i keni vrasësit e babës. Disa shëtisin në Tiranë, tjetri bën jetë në Londër, shkoni e i gjeni dhe ose tu tregojnë të vërtetën, ose i dërgoni ti bëjnë të fala babës. Kaq. Lerini konferencat nëpër medie, boll! Nëse doni të vërtetën, shkoni i gjeni dhe kërkojani të vërtetën ose numurojani juve. Boll me qurravitje e blla blla. Pikë.

  16. oxa says:

    Mero te pergezoj per tekstin. Ne si familjare te Remziut nuk kerkojme asgje pervec trupit, kurse drejtesia le te bej te veten. Kumbaro i denuar 15 vite burg qe nga viti 1012 po gezon jeten ne arrati ne Londer. Shtrohet pyetja a ka nje fletearrest nderkombetar nga Shqiperia per te?

  17. Rrofte UCK says:

    Epo Berisha besoj ta ktheu pergjigjen mbreme o Mero gelbaza. Tani te takon ty ,Fatos klosit edhe Edvinit ,megjithse ky i fundit nuk eshte perzier ne kte mesele se e din qe sdel gje , qe ta çobi para drejtesise Salen. Perndryshe mjaft u talle edhe me familjaret e te ndjerit edhe me tifozet e Edit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje