Berisha si garant i të pakënaqurve të Bashës, në PD

27 Tetor 2020, 18:54Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha është kthyer në rrufepritës të Lulzim Bashës dy ditët e fundit, duke u përpjekur ta lehtësojë atë, nga dy makthe që i janë shfaqur: Komisioni ‘Nishani- Ruli’ dhe Jozefina Topalli.

Ndërkohë që gjithë propoganda e Bashës po përpiqet të lartësojë Komisionin ‘Nishani- Ruli’, duke vlerësuar se do t’u qëndrojë testimeve përjashtuese të elektoratit për shumë figura të PD, Sali Berisha duket se e ka zhbërë Komisionin me një fjali.

Edhe ai, si shumë të dëshpëruar që kanë humbur votat, deklaroi se fjala finale jepet në Kryesi të PD dhe se vendimet e Komisionit do korrigjohen, pasi Komisioni ka një marzh gabimi.

Kjo nuk është thjesht një hakmarrje e tij ndaj Rulit, për talljen që i bëri duke i rekomanduar pensionin. Është pak më shumë. Ai po përpiqet ta zhbëjë Komisionin, si një shpikje idiote të Bashës, pasi e kupton se është më e lehtë kostoja  e gabimeve të Bashës në listë, se sa kostoja që mund të marrë PD duke shpëtuar Bashën nga përgjegjësia e listës.

Diabolizmi i Bashës për të hequr figura të diskretituara përmes Komisionit, duket se nuk ka kaluar aq lehtë tek Berisha, i cili praktikisht e ka zhbërë autoritetin e Komisionit me deklaratën e tij, për t’i rishqyrtuar ata që janë djegur nga Komisioni.

Ky akt i jep fund autoritetit të Komisionit dhe e bën edhe më qesharake atë që u quajt garë në elektoratin e PD për të skualifikuar figurat më pak popullore të PD.

Ndërhyrja  e dytë është tek zonja Topalli. Ndërsa Basha vetë dhe gjithë propagandistët e tij, i janë turrur Topallit, pse ajo po tenton të formojë një parti për të vazhduar karrierën politike të ndërprerë nga Basha, Berisha ka kujtuar qëndrimin e tij kritik për heqjen e Topallit dhe Patozit më 2017, duke theksuar se Topallit i takon me statut të PD të jetë kandidate për deputete, pavarësisht Komisionit apo Bashës.

Kjo është një përpjekje finale për të ndalur Topallin të formojë një parti të re, duke i thënë se ai është garanti që ajo mund të futet në listë të PD-së.

Problemi është se fushata e fyerjeve ndaj Topallit, dirigjuar nga Basha, ka shkuar shumë larg, sa kandidimi i saj në listën e PD do ta bënte dhe më qesharak Bashën para demokratëve.

Të dyja qëndrimet e Berishës janë të ndryshme nga qëndrimet e Bashës, për të njëjtat çështje. Basha ka orientuar se të përjashtuarit nga Komisioni nuk do jenë në lista dhe ka akuzuar Topallin se po ndihmon Edi Ramën.

Berisha thotë se të përjashtuarit mund të rikandidojnë dhe se Topallit i takon me statut të PD të jetë kandiate.

Edhe pse ngjan si ndarje e fortë mes tyre, në fakt është thjeshtë një përpjekje e Berishës për t’u bërë rrufepritës i Bashës. Ai, njësoj si më 2017 pas humbjes së Bashës, mori rolin e kritikut të Bashës, për t’i mbajtur të pakënaqurit rrotull vetes, që t’I çonte sërisht në vathën e Bashës.

Të njëjtën gjë po bën dhe tani. Ai po përpiqet t’i mbajë me shpresë të përjashtuarit dhe po nxiton të pengojë Topallin të formojë parti, duke i sugjeruar statutin e PD, si shpëtimtar.

E gjitha kjo, që në finale të jetë garanti i të pakënaqurve nga Basha në PD, për t’i dhënë dhe një herë dorën Bashës.

15 komente në “Berisha si garant i të pakënaqurve të Bashës, në PD”

  1. Bz says:

    Po ca partie ben Jozefina? As Voltanen se len ne hije. E vetmja pune e mire qe ka bere Basha, shporrja e kesaj legeneje. Analiza juaj me pelqen por pesha e zhoz zheles e pa perfillshme, ok!

    1. XheJ eN Bi says:

      Bz….
      Shumë naiv je me këtë koment që bën.Kujton ti se Bërishës ju hap barku për Xhozin ?
      Jo ,po e shikojnë që nga PD-ja po mbijnë shumë partiçka.Të gjitha këto partiçka do t’i heqin votues .
      Kjo është në favor të PS-ës se këta e kanë të konsoliduar elektoratin ,kurase PD-ës po i bëjnë firo.

  2. Il Padrino says:

    Ehh po dihet ajo punë.
    Kush është padrinua i vërtetë ..
    Luli buratin është.
    Jo se ai nuk është ne dijeni.
    Po bën rolin e të paditurit.
    Ja se mbaroi dhe ai …
    Do helmoj dhe pak dhe pastaj do na ngelen veshët rehat….

  3. Dhente e dhite e Zeres , nami i Hasan Qeres .
    Me falni , po Luli dhe shuren nuk ben dot pa leje .

  4. Dash Pacja says:

    Ne rast se do te isha ne rolin e Jozefines do pranoja t’i kthehesha PD-ke me kusht qe te merte pozicionin qe i takon, Kryetare. Kam mendimin se eshte e vetmja zgjidhje qe ne rrumpallen qe ka pesuar PD-ke do ishte mundesia.e vetme per te mare maksimumin e votave edhe se do humbiste zgjedhjet.
    Veprimet e Sali Berishes jane te lexueshme. Si te gjithe liderit e te gjtha koherave qe kane mbajtur pushtetin per nje periudhe te gjate mbas tyre qellimisht kane lene pasardhes te dobet qe te mbeten te lavdishem dhe tashme ai ia ka harritur qellimit dhe e di mire qe rikuperimi i PD-ke do te kerkoje dekada.

  5. Ilirjan says:

    Jozefina ka votat e veta ne Shkoder,aq sa per ta bere PD-ne te mos fitoje. Njehere qe humb Shkodren, bastionin e vet, Ku pretendon PD te fitoje? Lufta me Jozefinen eshte lufte per Shkodren. Lufta per Shkodren eshte vendimtare per mbijetesen e PD. Saliu e kupton shume mire kete gje dhe Mero e kupton ne ajer saliun. Edhe njehere Bravo Mero!

  6. Zigur Qarri says:

    Nje kufome politike e pakallur si Salikrimineli nuk mund te shpetoje te mbyturin Bashalngjiturin ne puseten SHQUP buze Lanes.

  7. Shenjestra says:

    Jozefina,duhet t’a beje ate qe ka nisur.Te krijoi nje parti te re dhe ka per te dal fituese me shume se partit e tjera.

  8. Lomy says:

    Mero esht diversant i mire kur do po ne kete rast “nuk i ndahet shpirti nga Berisha”…
    Berisha nuk do qe te copetohet PD sa te behet 100 copash se mendon ta trashegoje se shpejti brenda familjes. Ai thjesht e do Bashen sakat sa te humbe zgjedhjet edhe njehere e ta heqe qafe perfundimisht. Te gjithe keta te rinjte qe bejne sikur do keijojne dyqind parti Berisha i mbeshtet fshehurazine i saboton haptazi sa per ti mbajtur ne ajer.

    Mero e kupton mire kete po i duhet te vazhdoje punen dhe neser…

  9. Arqile says:

    Hengshi kokat se nuk ju voton me njeri.Haroni te shpetoni pa burg .Per mua ketyre hajduteve duhet tju meren leket ketyre dhe ghyqtareve e prokuroreve qe nuk ju del bilanci .Por duhet te veproje shpejt SPAK .Duhet shpejtesi qe te kenaqet populli te fitohet besimi.

  10. todi says:

    A thua do ta hajë karemin Jozi!!!

  11. idi says:

    perca dhe sundo. bashkimi ben fuqine.

  12. izet says:

    perca dhe sundo. bashkimi ben fuqine

  13. izet says:

    perca dhe sundo. bashkimi ben fuqine postoje

  14. Nik says:

    Hipokrit i madh eshte! Njesoj kur thote qe “ligji i luftes me Greqine nuk ka vlere: sepse “une bera traktatin e miqesise me Greqine”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje