Nga Mero Baze
Ilir Meta ka gjetur zgjidhjen e vetme që ka çdo hajdut i fortë, kur kapet me presh në duar. I vënë para presionit të disa gazetarëve për të hetuar dosjet skandaloze të dhënies së shtetësisë, njerëzve me precedentë penal, vrasësve apo personave në hetim, ai ka deklaruar sot se do të përdorë kompetencën e tij, për t’i shpallur këto dosje sekret shtetëror për dhjetë vjet.
Është njësoj sikur të kapësh një hajdut tek dera e shtëpisë që sapo e ka vjedhur, dhe ai të mos të të lërë ta shikosh se çfarë ka vjedhur, duke të thënë se kjo është privatësia e tij.
Por deklarimi i sotëm i Presidentit të kapur në flagrancë ka dhe disa të mira.
Së pari, provon se shtypi ka kapur një hajdut duke vjedhur dhe ai kërkon të mbrohet me ligj që të mos hapen dosjet, ndryshe nga transparenca që ka premtuar. Në fund të fundit detyra e shtypit deri këtu është, të kapë hajdutin. Për ta dënuar e ka në dorë drejtësia.
Së dyti, ky akt dëshmon se ajo pjesë e shtypit që e zbuloi dhe provoi këtë skandal, është në anën e së drejtës dhe të vërtetës, ndërsa banda e Presidentit që është turrur të fyejë dhe shantazhojë gazetarët, është në anën e vrasësve dhe terroristëve, që presidenti i ka bërë pjesë të shtetit shqiptar.
Së treti, procesi provoi se pas tre javësh beteje, ai që u tmerrua ishte Presidenti dhe jo gazetarët, edhe pas kërcënimeve të tij. Në fund ai si burracak detyrohet të sekretojë dosjet, që të mos i dalin të palarat në publik.
Po përtej këtij diskretitimi publik të presidentit, në fakt kemi një akt të ri antiligjor të tij.
Ligji “Per informacionin e klasifikuar” i njeh të drejtën Presidentit të jetë një nga katër autoritetet që kanë të drejtë të klasifikojnë informacionet si “sekret shtetëror” (neni 4), por ligji po ashtu përcakton qartë se në çfarë fushe shtrihet kjo kompetencë.
Nga ana tjetër, afati dhjetëvjeçar është afati maksimal që ai ka kompetencë të sekretojë një dokument zyrtar, që nënkupton që është një dokument me rëndësi kombëtare maksimale.
Dosjet e trafikantëve që Ilir Meta ka bërë shtetas shqiptarë, kanë rëndësi vetëm që të mos dënohet Ilir Meta, pasi për shtetin shqiptar nuk kanë asnjë rëndësi. Ata nuk përfshihen në fushat ku Presidenti mund të shpallë sekret shtetëror një dokument.
Klasifikimi i informacionit sekret shtetëror nuk bëhet sipas qejfit, por për shkaqe të përcaktuara ligjore. Këto shkaqe i përcakton neni 6:
Sipas ligjit në fjalë, informacioni do t’i nënshtrohet procesit te klasifikimit kur lidhet me:
a) plane ushtarake, armatime, ose operacione;
b) aftësi apo dobësi, kapacitete te sistemeve, instalimeve, projekteve dhe planeve qe kane te bëjnë me sigurinë kombëtare;
c) veprimtari te shërbimeve informative, me forma dhe metoda të punës, me kriptologji në objektet e mjetet teknike, në vendet ku përpunohet dhe arkivat ku ruhet informacioni;
ç) informacione të qeverive të huaja, marrëdhënie ndërkombëtare, ose me veprimtari ndërkombëtare të Republikës se Shqipërisë, si dhe me burime konfindenciale;
Dhënie e shtetësive nuk përfshihet në asnjë prej këtyre katër pikave që parashikon ligji. Pra Presidenti ka përdorur një të drejtë të dhënë nga ligji, për të shpikur si objekt të këtij ligji, diçka që nuk është e tillë.
Thjesht ka shpallur sekret “mallin e vjedhur” me dorë të tij. Dhe në këtë rast, “malli i vjedhur” janë dosjet antiligjore të cilat kanë prodhuar trafik pasaportash dhe natyrisht pagesa nën dorë, se unë nuk besoj që presidenti u bën dhurata personave në kërkim nga dashuria për ta. Presidenti me pak fjalë ka shpallur sekret shtetëror krimet e veta.
I sigurt se Prokuroria nuk ka guxim ta hetojë dhe i gjendur ngushtë nga gazetarët që ja faktuan këtë skandal, Ilir Meta ka vendosur të heqë qafe shtypin, duke i shpallur ato dokumente “sekret shtetëror”, që dhe nëse botohen, të ndëshkohen gazetarët. Nuk ka pasur rrugëzgjidhje tjetër.
Transparenca që ai premtoi se do të bënte, ishte varri i tij para publikut. E vetmja zgjidhje është të mbrojë krimin e vet, duke e shpallur sekret shtetëror.
Kaq ka në dorë për të mbrojtur krimet e veta, kaq ka bërë. Tani Prokuroria dhe Parlamenti, që kanë kompetencë të shikojnë këto dosje, duhet të hidhen në veprim.
Nëse SPAK hesht, një Komision Hetimor parlamentar duhet të tërheqë dosjet dhe t’i hetojë një për një, duke ja çuar në derë Prokurorisë. Pastaj po deshën të shpallin “sekret shtetëror” dënimin e Ilir Metës, mund ta shpallin. Nuk mërzitemi dhe po nuk e morëm vesh. Boll të dënohet.
Pene e arte, mendje e mprehte!
Urime dhe respekte
Është padrejtësia më e madhe për popullin e ndershëm shqiptar nëse spaku mbyll sytë dhe veshët ndaj këtij kushëri që quhet president,që këtu bie besimi që populli ka ndaj drejtësisë së re.
⚖️⚖️
SPAK !!!!!!! KU JE !?!?!?!?!
Emrin e ka SPAK por punen e ben KAK.
ketu ne greqi thone se kristos papas mund te jet fshehur ne shqiperi se mos i jep daj pashaport shqiptare ai iliri se thon qe ka shum ERO
Ktu jam tu bo fest nga blloku !!!
Hajdutèt, pèr nga karakteristikat e profilit, tendojnè tè dorèzohen, kur e kuptojnè se dikush po i kap me presh nè dorè. “Trim”, bèhet hajduti, kur fillon tè besojè se gjèja e vjedhur, èshtè pronè e tij ose kur fillon tè besojè se askush nuk mundet ti tregojè vendin qè meriton. Nè momente tè tilla, hajduti edhe tè vret. Ilir Meta èshtè hajdut, nga ata qè mendojnè se gjithè çfarè kanè vjedhur, ua ka lènè babai me testament.
Drejtèsia duhet ti japè fund kètij teatri kriminelèsh.
Njerèz tè tillè duhet tè detyrohen tè kthejnè mallin e vjedhur po ashtu. Shtetit tè shqiptarève, duhet ti kthehet serioziteti, i vjedhur nga hajdutèt ordinerè dhe ata qè i vunè hajdutèt nè atè zyrè.
pasi u fiksuan me “më së shumti”, gazetarët
tani po hidhen te “më së tepërmi”
O Mero po nuk mbulohet muti me shurrë o Mero.
Ore po SPAK-u, SPAK-u çfarë po bën.
Ju andej në TR a e keni parë gjë
Mos u merrni me Liken.
Merruni me SPAK-un, ose gjejeni ku është.
Ose zgjoheni nga gjumi nqs “është” tu fjet.
Pa Likja është aty I kalur, dhe si gjithmonë do ta shpëtojë Rama dhe PS, se ju duhet aty për kauzën e tyre.
Ne lista do gjeni edhe vrasesa me pages
Likja eshte koka e krimit korrupsionit dhe hajdutllekut
Kisha dyshime se pse likja po rrinte si muti ne presidence Deri sa plasi skandali pasaportave qe u binda likja nuk ndryshon
Po ishe Hajdut do jesh gjithmone Hajdut
Jepi like shtanga ulu ne gjunj e bej shqiponjen
Skilja kur bie ne lak, han kembet e veta. Presidenti ka kohe qe po han koken e vet, nuk kishte si te ndodhte ndryshe, sepse i ndjeri Dritan Prifti e tha ne kohen kur u publikua vidjo e shantazhit dhe presionit qe ky maskara, ju bente varesve te tij, ku u shpik 7%, se meta eshte me shume se kaq, eshte vrases, eshte i frikeshem, me vone e ka pohuar dhe berisha, duke thene se meta e ka vendin prapa hekurave. O sot o kurre i nderuari SPAK, te shesesh pasaporta ne presidence, do te thote se shteti ka rene. O sot o kurre.
Laku funksionoi ,mero djali.
der ketu ke bere nje super Job,tani radhene ka drejtesia.
Drejtesia eshte e detyruar te hidhet ne veprim,
sepse nuk behet fjale vetem per nje veper penale,
behet fjale per nje grup te strukturuar kriminal,
ku te perfshire jane tegjithe ata qe kane mare pasaporta
shqiptare,e menyre antiligjore dhe sekseret qe kane mare
mijera Euro.
Drejtohu me leter te hapur ambasadave te huaja dhe Departamentit amerikan te Shtetit
Presidenti ,eshte nje pisanjos fshatar.
Hajdut me cizme.. Nuk heq dore nga vesi.. I droguar I korrupsjonit eshte.. Ne cdo menyre bej leke.. Ska shtet dhe tallet..
Te shk….. SPAK-un mu ne vrim te BKH-se. Shtet shkerdhat me politikane shkerdhate me drejtesi shkerdhate e me aleate shkerdhatash. Per nje ore te shtrenjte dhurate e pa deklaruar e hengri KM Kroacise Sanader fillimisht, pastaj ju hapen palet lakrorit dhe dolen edhe te tjerat dhe hopa Kroacise ju hap dera per ne BE, ndersa shkerdhatat tane siamez ne politike, te mbeshtetur nga nje aleance e gjere shkerdhatash nderkombetare, bredhin maleve e kodrave me formulare deklarim pasurish per ish te fortet e rrugeve te rene nga fiku qe 15-20 vjet me pare. Si thote Konica : “Per xhehnet u nisem, sosem ne xhehnem/Shqiperi moj kucke c’na bere verem”. Megjithese s’na e ka fajin Shqiperia por karakteri jone i perdhunuar per 500 vjet nga mongolet selxhuke dhe sot vijojme nxjerrim udheheqesa te tipit Haxhi Qamili, Sali Dobic Vicidoli, Like Floriri, Fatos Wiski, Ed Poturrja, Mona Cizmja, Lulush Hollandezi qe vazhdojne perdhunojne kete popull qe vuan nga sindroma e Stokholmit.
Ato që shkruhen nga Mero janë punë e paqtë e një gazetari që nuk luan me të vërtetën. Sidomos kur faktet bëhen të njohura duhet patjetër reagim nga organet e drejtësisë, se në këtë demokracinë borgjeze( ta themi me gojën plot) duhet që dosja të dërgohet në prokurori, të hetohet e të ndëshkohet. Por a ndiqet kjo rrugë? Problemi është se akoma sikur kanë frikë të thonë hapur se ku ka shkelur ligjin Ilir Meta. Merua dhe ata gazetarët e tjerë e kanë thënë fjalën e tyre. Ku ka ngecur puna? Presidenti nuk duhet të jetë i paprekshëm kur shkel ligjin, e ai e ka shkelur me të dyja këmbët. Po ata këshilltarë juridikë në presidencë kaq të humbur janë? Faleminderit për informacionin që jep gazeta Tema.
SPAKKAPS
Nëse kjo ndodh, do të jetë fatkeqësi.
E prisnim per SPAK, por na doli ASPAK.
SPAK permbysur i bie KAPS.
Shpresoni akoma nga SPAK ? Shume per te qeshur.Jane po ata juriste te vendosur nga Berisha – Meta por pak fare pak me te mire se ata qe i kapi vetingu.
E vetmja zgjidhje eshte propozimi i Romeo Kara qe populli ta zgjidhe vete.Keni shprese te Rama apo te spurdhjaket frikacake te PS ? E keni kot.Ata kane frike nga hija e vet.Çohuni te rrethohet presidenca e te nxirret jasht zvarre kryemafiozi i ballkanit, hajduti e vrasesi Ilir Floriri – fatkeqesia e ketij vendi sebashku me kryekriminelin Sali Ram Sheqere Berisha.
Te rrime shtrember pooooor, te flasim drejte.
Pjesa me negative e politikes e ashtuquajtura opo-zi-te,
ngre kauza banale imagjinare dhe mobilzon militantete saj
per fenomene qe nuk ekzistojne,
ose me keq akoma qe i sajojne sikur jane fakt i kryer,
perse jo pjesa e shendosh e shoqerise shqiptare,qe
e shikon ku e ka cuar institucionin e Presh-idences,mos te ngrihet
dhe ta nxjeri nga aio strofull,qe ai mender Presh-ident ka kontaminuar ?
Nje levizje e shendoshe shoqerore,pa dhune ,vetem me pjesemarje masive,
do ta detyronte Liken te merte vrapin,nhga syte kembet
dhe do detyronte nderkombetaret te reagonin.
Po presim akoma qe A-SPAK-U te reagoje.
Kur shof fytyren e atij Arben Krajes,ndiej trishtim.
Ore,a e ka pare njeri ate Aleksander coban Cipen ?
Rron akoma ?
Emrin e ka SPAK por pune sben ASPAK ku dreqin u gjenden keta prokurore,qe sja u mban bytha te hetojne ne themel keta legena politikane.O SPAK shqiperia eshte ne dore tuaj o dite zinj.Cfar frike kini nga Ilir Meta,Monika,Luli,Sala,Rama apo she qelbesira te tjera hetoini arrestoini dhe popullin ekini pas jush.
Gjithe ai veting per te zgjedhur ca prokurore frikacake ,idiote te korruptuar e gjumashe. Cfare trishtimi !
Keta jemi NE, ca si Likja e ca si SPAKU frikacaku, popull pa bythe…… Si gjithmone Mero, nr. 1
Nese sistemi i drejtesise nuk do te funksionoje per te gjykuar bemat e Metes ,te pakten ne presidence, gjithe reforma ne drejtesi ka rene (Ka lindur e vdekur).
Kur don robi bohet mire qe sa me shpejt te kemi nje president qe i ka hije … se na turperoi gjithe andej …
Mjerre ata qe nuk kane paguar dritat..Mos hani kot M.. se keta do mbulojne krimet e njeri-tjetrit. Nqs doni prova ktheni koken 30 vjete mbrapa.
Cfare thote ky mega hajdut delirant….???
Akordimi i shtetesise dhe lenia e saj jane botuar gjithmone ne Gazeta Zyrtare!
Tani i ka ngelur vetem qe me dekret presidencial (lexo personal) te shpalle lsi monument kusarie te mbrojtur nga shteti!
Ky pocaqi presilesh gjatë gjithe kohes është mesuar te vjedh e si i till duke mos patur në dorë më tendera gjeti shteg tek dheniet e shtetesive te inkriminuarëve.Hajduti kur nuk kish mundur te vidhte diçka gjatë dites,kur kthehej në shtepi pa gje hiqte nga koka kapelen dhe e fuste atë posht xhaketës.Per hajdutin e kapur në krim me vjen çudi pse nuk ja permend Rama hajninë që ka bër….!!!