Perëndimi ka folur një herë për Kodin

29 Tetor 2020, 19:17Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Zhurma e re rreth miratimit të Kodit Zgjedhor pas kthimit nga presidenti, nuk ka të bëjë me ndonjë qëndrim të ri të Perëndimit, por me  një qëndrim të vjetër të Ilir Metës.

Kur Kodi u miratua në muajin shtator, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e dhanë opinonin e tyre. Po ashtu dhe gjithë diplomatët e Perëndimit në Tiranë.

Pak a shumë ata ishin në nivelin e gjuhës diplomatike të SHBA, të cilët u ndjenë të respektuar që Kuvendi nuk preku marrëveshjen e 5 qershorit dhe shprehën keqardhje që nuk u arrit konsesus i plotë për ndryshimet e propozuara nga opozita parlamentare.

Në disa raste u theksua dhe përgjegjësia e PD dhe LSI me braktisjen e Parlamentit, që çoi në këtë gjendje.

Nga ky qëndrim nuk ka ndryshuar asgjë.

Ajo që Ilir Meta donte të bënte, ishte futja e miratimit të Kodit në një spirale, duke luajtur me kohën, që të dështonte zgjedhjet, pasi ka dështuar të aplikojë teorinë e bojkotit.

Nëse lexon arsyetimin e kthimit të Kodit nga Ilir Meta, që në fakt u drejtohet më shumë të huajve, ai kërkon të krijojë idenë se nëse Kodi miratohet kështu si është, nuk do të ketë zgjedhje.

Arsyetimi i tij për kthimin e Kodit, është një platformë e pastër bojkoti zgjedhjesh, por që ai e di që nuk aplikohet, për shkak të Partisë Demokratike, e cila rrezikon të shkrihet po shmangu dhe këto zgjedhje.

Mes hezitimit të PD për të bojkotuar dhe nevojës për të sabotuar zgjedhjet, Ilir Meta zgjodhi të lobojë duke kërcënuar me bojkot, me shpresë se Komisioni i Venecias do t’i shkonte pas planit të tij.

Për fat, Komisioni i Venecias ktheu përgjigje menjëherë, se nuk mund të japë një opinion urgjent për këtë çështje, dhe pas kësaj Parlamenti rrëzoi sot dekretin e Ilir Metës. Pra Parlamenti e priti “Venecian”.

Nëse Komisioni i Venecias ka ndonjë vërejtje për përmirësim, ai mund të aplikohet në zgjedhjet e ardhshme.

Marrëveshja e 5 qershorit, që aq shumë i referohet Ilir Meta, në shumicën e saj është një marrëveshje për zgjedhjet e ardhshme. Shumica  e vendimeve të saj, janë shtyrë të zbatohen në zgjedhjet që vijnë, siç është depolitizimi apo organizimi i ri i administratës së zgjedhjeve.

Në këtë pikë, nëse ka ndonjë ide për përmirësim nga “Venecia”, mund t’i bashkohen premtimeve të 5 qershorit për zgjedhjet e vitit 2025.

Ndaj çdo përpjekje për të ngritur një alarm të ri fallco për Kodin Zgjedhor, është thjesht një thirrje e dëshpëruar e Ilir Metës, që nuk po arrin dot të ç’dekretojë zgjedhjet dhe t’i prishë përsëri.

Dhe nuk e kuptoj se çfarë ka me këtë Kod, se Kryemadhi ka thënë që është shumë i mirë dhe opozita do të marrë 100 deputetë.

17 komente në “Perëndimi ka folur një herë për Kodin”

  1. Baba floriri says:

    Leshtë e currit do të marrë Like bytha dhe Mona…..

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Jam murzitur me ty Mero
    se fatin në derë e pata
    ti m’a trëme Kapetanin
    nuku ndan më dekorata.
    .
    Unë jeshë në rradhë pritje
    se kam lëftuar me grekun
    domosdo nuk jam në rritje
    po nën kokë e mbaj dufekun.
    .
    Ndaj, kusuri që të zuri
    o Mero më paç uratën
    m’a qëndis biografinë
    nëma ti dhe dekoratën.

    .
    Do t’a vë unë në xhaqetë
    do hedh hapin nën tribunë
    aty ku struken çakenjtë
    që me nder, na hënkshin munë.

    P.S
    Mua nuk më duhet kodi
    nuk e ngul dot në xhaqetë
    ndaj më duken gjëra koti
    të paçim Mero me jetë!

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Xheç harroj o Mero xhani
      se ti mbase ke plot punë
      lërja t’a bëjë Lejmëni
      bëni të fala nga unë.
      .
      Nuk xbres dot u në Tiranë
      se jam lart në Kurvelesh
      mi dërgo ti me korrierën
      ashtu siç u muarrm vesh.
      .
      Lart te klupi kur të vijnë
      kë të duan le të piesën
      një godë me fund ta pijnë
      ua dëftojnë ata andresën.

      P.S.
      Ja dhe sofra sa u shtrua
      dollia do vejë me shtatë
      kush dehet shkon në katua
      po kumandë s’na bëjnë gratë.

      1. kashi says:

        nate per nate pasi lexojme meron na kenaq gopisti me bejtet e tij faleminderi
        tani e morem vesh qe je nga kurveleshi por nga c’vend i tij

      2. Kapeshi says:

        U lumte pena.Respek dhe mirenjohje per Mero trimi dhe ty o gopist qe me clodh kur te lexoj.Bej nje liber me keto poezi se do te blej jo 1 por 10 kopje

      3. NjeQytetarOptimist says:

        Je mafjoz Gopist.. !!

      4. Ja dhe une says:

        O Gopist, o koke plot,
        kete rradhe, ja fute kot!
        Dekorate se mban dyfek!?
        Ti ke shkare o “kokelejlek”.
        Dekorate per flori
        Mire arthce ne Shqiperi.
        Te pret Iliri, te pret dovleti
        Do te veje fjolle muhabeti!
        Laberi o gur i thate,
        Trima burrat, te bukura grate!

    2. Kukuleci says:

      Bravo gopisti, Merua hidhe e ti prite, ju lumte medja e pena.

  3. SHQIPERI-ETNIKE says:

    Shrkimet Tuaj Mero Baze, jane nder te Vetmet, qe na japin nje Pasqyre te Ngjarjeve Politike, dhe Menyren se si ato Trajtohen.
    Nuk do te thoja Segmentet te PD-se, por KUPOLA ANTISHQIPETARE Ne PD, qe Fillon Direkt me Lulezim Bashen, Mbeten duke Lobuar Kunder Shqiperise, dhe Shqipetareve a thua se ata vete nuk jane Pjese e kesaj Shoqerie..
    1-Letra e 8-te Deputeteve, te Parlamentit Europjane Drejtuar Qeverise Rama, duhet te Marre ne Konsiderate nga Qeveria Rama, dhe TEPER SERJOZISHTE, sepse keta Deputet jane ne Oponence me Misjonin e Qeverise Rama,dhe keta nuk Munde te Anashkalohen ne PE-e…e dime se Kujte Grupi Partiak i Perkasin, por Si e Trajton Qeveria Rama kete Problem mbetet per tu pare sepse nuk kemi edhe nje Qendrim Zyrtare te Qeverise, por kemi vetem nje SHKRIME TE z.Mero Baze.
    2-Ministria e Jashteme….do te thoja po DIPLOMACIA Shqipetare ku eshte????????????????Eshte Diplomacia Shqipetare ajo qe duhet te jete ne Vijen e Pare, si Opsjoni numer nje-qe me Argumenta duhet tu Pergjigjet Zoterinjeve Inicues te Letres…Midis Atyre Zoterinjeve kemi edhe Politikane te Mirfillte, qe jane te Njohur per Publikun Shqipetare .
    3-Personalishte ne kemi nje Diplomaci shume te Dobet, pa then e paperfillshme,nga Politikane te Eu-se….Kemi Ramen..qe bene edhe “Hoxhen edhe Myftiun”..por kjo nuk do te thote qe te jesh Kryeminister madje i Mire te jeshe edhe DIPLOMATE i mire…
    @@Theksoj se Hyrja e Greqise me 1980-ten ne Eu..ishte Pikerishte nje DIPLOMACI e Forte dhe Intensive e ish-Kryeministrit Karamanlise Ate Kohe…
    @Ilir Meta eshte bere GANGREN ne Zhvillimet Politike ne Shqiperi, dhe eshte Gjithmone ne nje Linje Negative, dhe per pasoje ANTIKOMBETARE,ne Njerezit e thjeshte jemi Lodhur duke Degjuar “Mencurite” e Ilir Metes, qe deri Dje Nuk Njihte Amerikanet, dhe Europjanet, kur se sote..na Flete per Komisjonet e Venecjas…dhe bblllaaa..bllaa…..Nje Fjale e Urte Popullore Greke thote:Gjithmone Shkaku Gjendet kur Duhet…pra sipas Interesit te Likes….?????????????Nje nga Pengesat Kryesore qe Shqiperia ka mbetur e Fundit ne Europe, eshte Pikerishte Ilir Meta, me BANDEN e Berishes…..NUK MUNDE TE BESHE NJE Politike te Pavarur dhe Kombetare, kur je i Shantazhuar nga Korrupsjoni dhe Krimi i Botes ne Hije .Ilir Meta ,Basha and &Co..NUK INSPIROJNE SHQIPETARET,sepse tashme ne Shqipetaret jemi “Ngopur”…me tipat si Ilir Meta…dhe Basha…lol

    1. sopiqoti says:

      Me ate leter qe kane derguar 8 parlamentare europian ,Rama do te beje mire ta perdori si leter higjenike.

  4. Dridhe Like, se na fike says:

    Pashë zotin Mero mos e ngacmoni më Liken.
    Se iku ai s’mban më presionin.
    Rrezik do na bëj ndonjë të pabërë ai.
    Mirë pa president që do na leni sa te bëj Edi 100 vota.
    Por do na bëni të ndihemi dhe fajtor.
    (Se me ngjyrën, hijen që ka marrë ai më duket si Mehmet marvria pas pleniumit).
    Hë të keqen bëhuni dhe pak human.
    Se do na lini dhe Monën të ve dhe rrugëve.

  5. ???PËR GOPISTIN ??? says:

    O GOPIST TU SHTOFTË NAMI,
    I MËRZITUR JE VËRTET?
    TI VAZHDO NGRIJE ZËRIN ,
    DEKORATËN TA JAPË VET.
    S’JAMË I PASUR S’KAMË FLORI,
    NUK KAMË VILLA E SALLTANETE,
    VËRTET NË NJË PALO SHTËPI
    POR PLOTË GAZ EDHE FËMIJË.
    QË S’KAMË PARE, S’JAMË I HUMBUR
    ME FËMIJËT NË NJË SOFËR .
    JAMË BABAI MË I LUMTUR
    KAMË NDËR SY GJITHË BOTËN .
    NDAJ ME TY PO NDAJ GËZIMIN,
    PO TË BËJ DHE DEKORIMIN,
    JE TALENT JE POET,
    PA MËSHIRË GODIT ÇAKENJTË.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      ??

  6. Ladi says:

    Ben shume mire qe sqaron keto nderlikime te qellimshme anti shqiptare, por gjithsesi te garantoj se njerzit normale e kuptojne mjaft mire si intrigen ashtu edhe intrigantet e ketij vendi..

  7. h says:

    Fshatari injorant meta, e mori rolin e presidentit sikur te ishte
    padroni i vasilit.Dmth të behet vetem si deshiron ai.

  8. mezallah says:

    akoma beson tek perendimi o mero
    shiko cben roma, interi, napoli etj /perendim jane

  9. Labi says:

    Po mire more Mero.
    Po ne qofte se nuk hapen negociatat me BE dmth nuk thirret konferenca e pare ,kete vit çfare do ju thuash tifozeve te Edit ,apo do ju ofrosh te hapin gopin e gruas sate ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje