Nga Mero Baze
Zakonisht të dehurit dhe të marrit, nuk i merren parasysh gjërat që thotë, por në fakt ata thonë gjithnjë gjëra që i mendojnë. Tjetër gjë pastaj, nëse ajo që mendojnë, mund të realizohet apo jo.
Ilir Meta ka filluar të shpalosë një retorikë kriminale për 25 prillin, duke u përpjekur ta paraqesë atë, si një luftë civile, e cila nëse nuk përfundon siç e dëshiron ai, do të duhet të jetë fundi i botës.
Sot e ka çuar në ekstrem imagjinatën e të dehurit, duke e përfytyruar Shqipërinë, ose në duar të Ilir Metës, ose në gropë.
Ky në fakt është vegim i një njeriu të pirë, që i dublohen sendet, pasi Shqipëria si në duar të Ilir Metës, si në gropë, njësoj është, kështu që mund ta thoshte një alternativë.
Problemi është pse ky njeri e shikon 25 prillin si fundin e tij?
Ka një grup kritikësh të tij, që e fusin Ilir Metën tek njerëzit që vuajnë nga paranoja e reformës në drejtësi. Ata e shpjegojnë me faktin se pas 25 prillit, si humbës, ai ndjehet pa imunitet dhe pa perspektivë, pasi pas një viti, më 2022, nuk do jetë as deputet, as president. Dhe më tej tjerrin teorinë e makthit të tij.
Nuk është e vërtetë plotësisht. Ilir Meta nuk e ka frikë reformën në drejtësi. Ai është një armik i madh i saj qysh nga fillimi, nga paniku se do ti dilte jashtë duarsh. Por qysh tani e ka kapur një pjesë të sistemit.
KED është thuajse nën kontroll të tij dhe po bllokon Gjykatën Kushtetuese, që të ketë po ashtu shumicën. Ka bërë betejë emër për emër, për çdo institucion dhe e ka prekur me dorë çdo segment të infrastrukturës së re të drejtësisë. Edhe nëse nuk i ka të gjithë nën kontroll, nuk i ka frikë.
Problemi i tij është se për herë të parë, ai ndjen se mbi drejtësinë e re, kanë më shumë pushtet ndërkombëtarët, se ai dhe Berisha, dhe kjo e shqetëson.
Duke kombinuar luftën ndaj influencës së diplomatëve, dhe këtu kam parasysh vetëm atë të SHBA e BE, dhe presionin e tij pas 25 prillit, kur e mendon veten si fitues, ai shpreson që ta gjunjëzojë tërësisht këtë sistem drejtësie.
Është kjo arsyeja që ai e quan për jetë a vdekje 25 prillin, dhe jo frika nga drejtësia. Është dëshira për ta mposhtur drejtësinë, ajo që dominon.
Një tjetër arsyetim për këtë makth të tij, ka të bëjë me faktin se ndjehet i rrezikuar si faktor vendimtar për zgjedhjet. Duke kandiduar ndarazi nga PD, dhe duke dalë në skenë dhe parti të reja të së djathtës, ai është nën panikun e relativizimit të LSI-së dhe mos konsiderimit të saj si faktor kryesor.
Thjesht kur e mendon veten të panevojshëm më 25 prill, ai ka plot arsye ta mendojë atë ditë, si fundi i botës.
Por krye arsyeja përse ai po përpiqet ta paraqesë 25 prillin si fillim të luftës civile, është të gjejë një motiv për fushatë elektorale.
Ai nuk ka me se i mobilizon më shqiptarët, qoftë dhe shqiptarët që duan ndonjë lek apo vend pune.
Ai nuk është më i besueshëm se të fut në punë, siç ka vepruar dy herët e fundit, duke ju ngjitur dy partive të mëdha. Para mund të ketë plot, por nuk ka aq sa të blejë mandatet si më 2017.
Ai mendon se shqiptarët mund të votojnë për të, nëse i fut në panik dhe ndjell gjak më 25 prill.
Thirrjet e tij për luftë civile, për Shqipërinë në gropë dhe mbi të gjitha, krijimi i psikozës që po fitoi sërish Rama, do ta djegë Shqipërinë, i japin atij adrenalinën që i jep një të çmenduri, një thikë në dorë kur ndjehet i rrezikuar.
E ka pasur këtë adrenalinë të marri, edhe para 30 qershorit, kur shkroftinte kundër zgjedhjeve dhe kërcënonte se do derdhej gjak më 30 qershor, nëse do votohej.
Pastaj u zbut si qen i rrahur, kur pa që nuk e përfilli askush, dhe atë ditë lozte futboll në Lalëz, duke thënë se “dielli do lindë përsëri”.
Si për çdo të rrëshkitur nga trutë, që kërcënon me thikë dhe ura zjarri në dorë, fuqia e njerëzve që e shpërfillin është “Haloperidoli” më i mirë.
Kush nuk e di ç’është Haloperidoli, të pyesë Berishën. Jo si mjek, por si konsumues.
Mero fantastik je
Exelent, je njesh o Mero. Llogjike me te ftohte dhe racionale nuk mund te kete. Dhe Habib Burgiba keshtu u be dhe ne fund iku nga pallati presidencial nga nje skuader me 8 ushtare te gardes. Ai e shpalli veten mbret te Tunizise dhe bente deklarata qe vinin ne dyshim gjendjen mendore te tij.
Të dëftova ç’kesh për Lilon
sa më zuri gjuha lesh
po hall koke kam nashti
unjur rri e mbamë vesh.
.
Njëdizaj, që thua ti
jeshë për drekë, në Nivicë
më sajdisën, mes të tjerash
dhe një pjatë me boronicë.
.
Mëndja më vate te ti
se nga dheri ti merr vesh
di gjë, bënen boronicat
këtu lart, në Kurvelesh?
.
Mase bëj ca prokopi
më vate mënja të ziut
i mëledh me dorë të tij
vetë i biri i saliut.
.
I ormis nëpër kutira
njitur njitur si fishekët
qysh ja bënë punë e tija
mua boll të më jap lekët.
.
Zirat i ka në Tiranë
më tha njëri na Grehoti
aty ku grihen avjonët
aty ku plasi baroti.
.
Shihe mirë dhe më thua
mase shohëm pakëz dritë
7 përqin i ke na mua
Lulja do bëj llogaritë.
.
P.S.
Kur në fshat na vjen gazeta
të shikoç të gjithë si turremi
të mësojmë të vërteta
se me ty o Mero murremi.
Per nder te shqiptarit qe ka italani,
gopisti nuk genjen,drekene hengri ne Nivice,
darken ne Progonat.
Ngaqe hengri shume boronica ne dreke,e mori uria shpejte
dhe tha po rri ketej nga Progonati per darke.
Po Nimetes i cove ndonje tufe me lule,Gopist vellai ???
I thaç vetes çoç harrove
nashti më vjen turp na vetja
të më rruaç m’a kujtove
një tufë lule te Nimetja.
.
Do vete nesër më drekë
ja tek është, një vrap pele
do i çoj një tufë me lule
dhe do shes edhe ca dele.
???????
Nravo o i kurvelesh nga Nivica ??.
Hahaaa,Mero je madhe “te pyetet sali vuku per haloperidolin”…
Mero djali kesaj tablose tende une do ti shtoja edhe dicka tjeter,
coc ka degjuar ai kokekotruvja,qe eshte frikesuar aq shume.
Sjellja e tije irracionale mund te shpjegohet vetem me nje frike
nga dicka konkrete,nuk jane vetem zgjedhjet.
Une ve bast qe Liken prilli me 25,ne haps e ze.
Shqiperia e para,po ku vate qetesia dhe dashuria ???
Bravo Mero je nji nga gazetaret mendje ndritur I sakte I drejte. Bjeri ne koke ketyre kermave populli ju mbeshtet.
Hajde Like mos u merzit se do vijne nja 8000 trupa a me shume prej ketej dhe do mbajne nen kontrroll gjithe demat e terbuar.Like.like,liiiiikeee behu gati se ike.
Unê pêr diçka jam i sigurt. PD-ja dhe LSI-ja do nxisin luftên civile nê Shqipêri pas 25 prillit. Se kanê kokên e tyre nê rrezik. Nuk do ta njohin rezultatin e e zgjedhjeve, do tê fillojnê me atentatet me tritol, demonstrata, anarki, bllokime rrugêsh etj etj. Nuk do tê pyesin as pêr Bruksel as pêr Uashington. Kam shumê frikê se ka shumê mundêsi qê 2021 t’i ngjajê 1997-tês.
Shume drejt per Meten, duket pak is shqetesuar keto kohet e fundit. Por besoj qe nuk eshte kaq lehte si mundohet ta paraqes Mero, se i vetmi qe mund ta perballoj kete hajdutin tjeter, Ramen, eshte vetem ai, se sa per Lulin flini te qet, se Rama ja kalon edhe Enverit ne pushtet.
Ne vendet ish komuniste si ky i yni, edhe 8 vite ne pushtet jane shume dhe vecse e bejne llume me hajdutosjen sic e beri Berisha mandatin e dyte apo sic po e ben Rama kete te dytin me PPP-et.
Prandaj, lere Meten se po iku dhe ai, pastaj Rama do behet vertet mbret dhe Skenderbe jo vetem per Spiropalleshen por per gjithe shqiptaret, do duket i pa-zevendesueshem.
Ndryshimi eshte i mire edhe kur duket i keq, se me keq nuk besoj se mund te shkoj.
Mirpo Populli nuk e Do ndryshimin e ‘keq’, thote me mire kshu se ashu si n’21 janar. T’fala sales, dha dorheqie se ka kryer krime, nuk kthehet me, vdiq sala.
Nga anet ku burrat pijne raki, thone pe llafazanet:
CFARE KA BARKU E NXJERR BARDHAKU
Kjo po ndodh me kete te marre, shqiptaret e kuptojne shume mire shprehjen e mesiperme popullore dhe ia kane varur.
Nga anet ku burrat pijne raki, thone per llafazanet:
CFARE KA BARKU E NXJERR BARDHAKU
Kjo po ndodh me kete te marre, shqiptaret e kuptojne shume mire shprehjen e mesiperme popullore dhe ia kane varur.
Zoteri, poet popullor i Nivices. Mero Bazja, sesht vetem gazetari i deshiruar me gazeten Tema, vetem per ju tepelenasit, por i dashur dhe i mirepritur si askush gazetar tjeter ne SHqiperi dhe ne diaspore.
Z. Mero, me kete editor, jo vetem i ke cjere masken, keti kameleoni, te
cmenduri, halldupi, pianeci, gjakprishuri qe, per interesat e familjes dhe vehetes se tij, kerkon me cdo kusht, te frikesoi shqiptaret, te votojne pro LSHLIS dhe opozites kunder mazhorances dhe Rames, se po fitoi Rama perseri me 25 Prill, likes , o doti bjer infrakt, ose dote vrase veheten sic ka deklaruar. Ky pusht e di mire se sa pislleqe antiligjore e kushtetuse ka bere me kariken e shtetit deri sa esht ber bosi i i Ballkanit.
Besoi e shpresoi se sjellja prej te cmenduri e te mari keto kohet e fundit neper portalet qe i paguan, apo i thurin osona doti bej shqiptaret ta injorojne dhe ta urejn si percares, luftenxites, qe keron vellavrasje dhe revolucjon.
Perfekt, Mero.!
Analize e konkluzione fantastike.!
Like FLORIRI NUK KA KU SHKON .
O DO CMENDET TE MARRE RRUGET OSE DO TE VRAS VETEN.
SHQIPERIA E POPULLI …NJE KRIMINEL HAJDUT ME CIZME ME PAK.
O Mero ziu .
Namin e bere per pashaportat qe kishte sipas teje “shitur ” Meta . Pergjigjen ta dha tek opinion vete Meta , ta mbylli halene ty edhe sojit tat ,me dokumente. Tani vazhdon Mero ziu prape avazin me gjetje te reja kunder Metes.
Po mire ti qe merr paret per kete pune ,bravo te qofte por me vjen keq per tufen injorante qe po manipulon me shkrimet tua e qe hidhen perpjete te pompuar nga ti .
Po se shpejti do ta kuptojne kta injorantet e tu tifoze te Edi Rames se Ilirit cilado parti qe te fitoje do ti ofroje postin e presidentit ,sepse do ja kene nevojen lsi – se.
Kurse ju tifoze mbajini ison Meros .
E nga dole ti ai vrare te mbroce Muten,
me emrin Ilir ?
Me siguri do jece nonje kapterr burgu,
qe pu humi Lesh e Lija,ngelesh pa pune.
Mos u ben merak, se do thome u Gopistit
te shese nja dy dhi,se delet u shine
edhe te mos vdece per buke,
pa Lilua mori uje,shkoi e vate,s’ka dua
qe i ben derman,he me rruac.??
O labi, si kudo në botë çdo shtëpi ka dhe hale. Ti do jesh halja e shtëpisë labe.
O Koti po pse e ofendon Labin. Ai nuk te shau thjesht te tha tufe injorante. Shko ne google dhe do e kuptosh qe nuk te ka share thjesht te ka gjetur fjalen fjalen qe me se miri ju perfaqeson. Nje tymse hedh Mero dhe ju turreni si tufe.