Nga Mero Baze
Aspirantët për deputetë në Partinë Demokratike janë futur në një spirale pritje nga rivaliteti mes Komisionit “Ruli” dhe Sali Berishës. Komisioni i ngritur nga Basha me shpresë se do ta shpëtonte atë formalisht nga telashet e listës, ja ka shumëfishuar ato, dhe mbi të gjitha e ka spostuar atë nga debate, pasi të gjithë janë në pritje se çdo të ndodhë me rivalitetin mes Komisionit “Ruli” dhe Berishës.
Pas skualifikimeve të para të Komisionit, të cilat edhe ashtu ishin shumë kozmetike, Sali Berisha i zhvlerësoi tërësisht ato, duke deklaruar se për çdo kandidat do të vendosë Kryesia dhe kryetari (hajde gjeje kush është kryetari). Biles shkoi aq tutje, sa shpalli në listë dhe Jozefina Topallin. Të tjerët po e po.
Lufta e ftohtë e Berishës me Komisionin ka nisur pa filluar ende punë Komisioni, kur Genc Ruli i sugjeroi publikisht të dilte në pension, se e kishte mbaruar misionin e tij, ndërsa Mustafaj i doli në krah dhe i dha të drejtë të vazhdonte.
Kjo duket se e poshtëroi aq shumë Berishën, sa u detyrua të dalë publikisht, të shpallë veten kandidat për deputet në Tiranë. Biles i caktoi dhe Lulit si zonë Durrësin.
Kjo ishte shuplaka e parë e rëndë për Komisionin, i cili në fakt nuk e ka kompetencë të vendosë për Berishën, por thjesht i sugjeroi pensionin.
Duke mos dashur ta lërë fatin e vet në dorë të Rulit, Berisha dëshmoi se në atë parti vendos vetë jo vetëm për vete, por dhe për të tjerët.
Shuplaka e dytë ishte në fillim të kësaj jave, kur ai zhvlerësoi gjithë skualifikimet e Komisionit dhe u doli në krah të skualifikuarëve.
Tani brenda PD, aspirantët për deputetë jane më shumë të interesuar se si do shkojë rivaliteti mes Berishës dhe Komisionit, se sa çfarë mendon Komisioni.
Kjo e ka bërë qesharake situatën dhe natyrisht është një padrejtësi e madhe për ata që duan të bëhen deputetë. Ata tani janë në pritje jo për çfarë vlejnë ata, por për sa vlen Ruli dhe Komisioni i tij, para vendimeve të Berishës.
Askush nuk llogarit më, çfarë kontributi kanë dhënë, sa të aftë janë, çfarë vlerash kanë dhe sa mund të ndihmojnë PD-në për të ardhur në pushtet. Tani ata janë më të paqartë se kurrë, se ku duhet të paraqiten, tek Komisioni “Ruli”, apo tek Berisha.
Dhe kjo jo vetëm që e zhvlerësoi gjithë manovrën e Bashës me Komisionin, por e bëri PD-në edhe më të vjetër se sa ishte, pasi riktheu vendimarrjen e Berishës si kryesore.
Përfytyroni tani se çfarë drame është për dikë që e ka hequr Komisioni dhe nuk e kthen as Berisha. Ai do ndjehet dhe më i mallkuar.
Lulzim Basha, i cili tentoi të nxirrte gështenjat me duart e Komisionit “Ruli”, tani bën sikur nuk e ka mendjen dhe po i mban të gjithë në ankth, duke mos i dhënë mbështetje Komisionit pas shuplakës së Berishës, por as duke mos komentuar deklaratat e Berishës.
Duke llogaritur pas kësaj, se në vendet pretenduese për fitues do të jenë dhe shumë herë më pak vetë, se sa ka përzgjedhur Komisioni, pritja bëhet dhe më e vështirë dhe flaka e ndrojtur e ndezur nga gara e Komisiont, është bërë hi, ende pa i djegur të parët.
Tani të gjithë janë duke pritur pa ditur kë. Aleatët presin Bashën, t’u thotë si do organizohen koalicionet, kandidatët presin Bashën t’u japë një shenjë se nga kush merren vendimet, ndërsa Basha pret që Ruli, ose Berisha, të vrasin njëri- tjetrin, që ai të duket prapë si kryetar.
Pse lodheç me ta o Mero
mutërishte, ç’ua kërren
mos çit sherrin, kokat hëngçin
Ditë e Bardhë mase vjen.
…
Prëmë t’a ngrita një shëndet
të të rrojnë ç’a do zëmra
dhe ti vetë qofsh me jet
të tjerët të vinë te thëmra.
.
U kurceva në të shkretën
se jeshë dhe dollibash
po të thom ty të vërtetën
na funi gjuha m’u trash.
.
Po u s’jam si presidenti
që na bënet gaz i Botës
kur e shoh që llamba tundet
une dorën ia vë godës.
.
Kur vështoj s’lëviz tavani
pi rakinë javash javash
do yzmet o Mero xhani
më s’më zgjedhën dollibash.
.
Se, siç thotë një fjal e urtë
pi raki po mos pi mëntë
po pive të bëneç dhogë
nuk i ruan dot as dhëntë.
.
Nashti ika të kumisem
nesër grihem që me nat
e nuk dua të mbollisem
do vete në Progonat.
Uau!!! Vertet talent je. Besoj, dhe nuk kam ironi ketu, se Mero te detyrohet dicka per gjithe keto vargje qe i vene pikat ne ‘i’ popullorce gjithe atyre ideve qe shkruan Mero ne PROZE.
Mbase nuk eshte rastesi ky kombinim, PROZA e ndjekur nga VARGJET. ?
Po eshte shume interesante dhe lexusin e terheqin sepse gjejne te vertetat e rrenda te tranzicionit.
Shume interesant, e them perseri, me pelqen kur i lexoj artikujt e Meros te kombinuar me vargjet e G…stit te NSHRAK-ut. Haha c’jua beni mire ketyre maskarenjve, cakajve qe duan pushtet.
Gopisti, ka kohe qe eshte bere faktor i tendesishem shtese i reputacionit pozitiv qe ka gazeta Tema nder gazetat shqiptare.
Doja dhe une te shkruaja dy llafe,
poooor, Gopist,je i pakonkurueshem.
?
@Aleanca ?
.
Ne nuk bëjmë konkurrencë
themi lirshëm çfarë mendojmë
thjesht, të themi fjalën tonë
kohën këndshëm e kalojmë.
.
Po të ish për konkurencë
pas Meros s’kisha guxuar
do kishim mbetur memecë
asnjë rrjesht s’do kisha shkruar.
Bir Selman i nënës,
Kë të qaj më parë.
Plaku ka lajthitur,
I riu ka shkarë.
Po Rama ku eshte ne kete mes? A mundet te kerkoj vote kaq vite pasi e ka zhytur vendin ne varferi ekstreme? Pas kaq vitesh ku vetem sekti rilindje perfiton nga punesimet nepotike, ngaq PPP-et, nga tenderat. Ku populli iken nga syte kembet dhe rilindasit komentojne qe eshte ekonomi e lire dhe kush ka qejf te iki. O njerez po ikin si refugjat akoma. Fale Berishes mund te shkojne deri tre muaj ne vendet Europiane dhe pastaj qendrojne ne te zeze. Kjo nuk eshte ekonomi tregu, kjo eshte skllaveri alla Rama. Po hajde ta kuptojne rilindasit. Por socialistet e thjesht do i japin te gjatin Rames kete radhe.
‘Degjo’ ti ‘Jugu’ Sali Berishen nuk e do Populli, kupton apo ben sherrin e budallit?!!
Iku koha juaj e neveritur e pushtetit per te vjedhur. Populli nuk e do nje PD te uzurpuar nga nje KLAN MAFJOZ qe funksionon NJELLOJ si ne pushtet edhe ne opozite. Vere mire ne mend: NUK FITON dot PUSHTET nje parti e kapur nga MAFJA.
POPULLI ju njeh mire, edhe propaganden tuaj te shpifur e njeh ketu e 30 vjet e kusur. Ju jeni per burg dhe jo per pushtet.
IDIOT!
Nuk jam votues, ketu e 30 vjet sepse nuk mund te votosh ne nje vend ku votat numurohen nga njerez si ti, militant i verber partiak qe motivohesh per te vjedhur duke qene ne ndonje zyre shteti. edhe ata te pales tjeter, ata ‘armiqte’ e tu jane njelloj militante numurues votash komisionesh partiake. JU JENI PER BURG, jo per pushtet!
MOS CAJ KOT DERRASA! Populli nuk ju DO. Ju do vetem ne Burg per vrasjet, vjedhjet, imoralitetin ne zyrat e shtetit qe i kthyet ne bordello vende pune ne shkembim seksi. Njerez si ti jane TURPI qe ecen ne kembe, TI (personifikimi i militantit) bashke me IDHULLIN tend kriminel qe vrau qytetaret nga zyra e shtetit te cilen e quan ‘zyra IME’ sikur te ishte dhoma e Kulles se Vicidolit qe vret nga frengjite hasmin qe i vjen ne dere. PTU rrace Esadiste e felliqur!
@ Jugu.
Te besh akoma rreklame per Berishen,do te thote te besh rreklame
per fashizmin.
Doktor Mortja pranon hapur ne televizjon,qe piramidat
ishin nje gabim,(gabimi i bere me qellim,quhet faj)
ti dhe ata qe hengren,apo hane akoma nga Doktori,
predikojne akoma mesjeten berishjane.
Emri Sali duhet te ndalohet me ligj,
ardhja ne pushtete tije dhe e cetes se tije tribale,
do ta kthente Shqiperine ne mesjete.
E folur me gjuhen e fakteve Brek’skishes i fturohen:
Shkaterimi i ekonomise dhe industrise shqiptare.
Shkaterimi i bujqesise.
Shkaterimi i sistemit te drejtesise.
Shkaterimi i arsimit.
Shkaterimi i ushtrise dhe i aseteve te saje.
Ndarja dhe nxitja e konfliktit veri-jug.
Ndarja fetare,futja e Shqiperise ne Konferencen islamike,
pasojat e te ciles do ti paguajne brezat qe vijne.
Shqiptaret nuk dalin dot aq lehte nga kazani islamik.
Vrasja dhe eleminimi i gjithe rrethit te ngushte,qe i rrezikonte karriken,
Vrasjete mijera shqiptareve si pasoje e hapjes se urdheruar te depove te armeve ne 97-en,
Dhenia e urdherit te dokumentuar per bombardimin dhe helmimin e jugut.
Me teper fashizem nuk behet me.
Edi Rama,eshte i denuar,e perseris,eshte i denuar te na qeverise.
Te sugjerosh si alternative Berishen dhe aleatin e tije Muta si alternative,
eshte ne rastin me te mire e papergjegjeshme,
dhe ne rastin konkret armiqesore dhe keqdashese.
Kurr me Berish,kurr me fashizem
Si mendon akeanca…
Ti themi Likes ti japi ndonjë dekoratë Ramës.
Për “vuajtjet” e dënimit të të na qeverisurit 8 vjet dhe që do dhe 4 të tjera. (Nuk po them PS).
Se me rregullin e treshit të aritmetikës (JO të LUL-it).
Rama mban Liken, Likja mban Salih-un.
Që të dy këta të mbajnë Edin.
Populli.?. kuptohet populli ????????.
100 komisione le të bëjë partia e Lulit nuk fiton kurë mekëto figura të kalbura.Që nga viti 1992 ajo ska fituar asnjëherë por mashtrimet me numurimin e votave e bënë të jetë në pushtet dhe të shkatërojë çdo gjë me vlerë të ndërtuar për 40 vjet mga njerzit e thjeshtë.Nuk e di se si këto fytyra kërkojnë pushtet.Rama ka 100 kusure por nuk është si fytyra e tyre që kërkojnë vetëm pushtet me gurë e bomba…Populli mot duhet mos i votojë këta për deputetë me qëllim që të dalin njerëz me mendim ndyshe..
E keqia eshte se keta jane te pa fytyre, pa moral dhe te ndyre por me e keqia jane te pa ngopur..
Hahaha Prokurori Ruli. Babai i Gencit, Pellumbi, ishte pjesetar i Toges te Pushkatimit ne kohen e Enverit.
Mero shkruan se nuk i rriehet pa shkruar, e ka mikrob,
por ai e di mire, sic e di edhe une, se Lulezim Basha eshte “Berisha qe qesh”.
Eshte maske, prandaj as skuqet e as zverdhet, te gjitha vendimet e Kryesise se PD-se
i merr Sali Berisha dhe sa te rroje ai Shqiperia nuk do te gjeje kurre qetesi.
Talent Gopisti …(në lëmin e bejteve dhe rapsodive).
Sa për këta dihet ai muhabet.
Teatri me kukulla,
Telat kush i lëviz dhe si gjithmonë.
Ky buratini në skenë LUL kukull holandeze.
Salih rri në prapaskenë.
Deshtimet Lulit, Sukseset vetë.
Kam një kuriozitet shumë të madh.
Çfarë do të ndodhi mot në Maj me PeDe-n e Salih.
Apo përsëri do digjet Basha për të ardhur Rrasha, Masha, Tasha, Dasha, Vasha, Pasha…
Apo futet në lojë Salih me lojrat e veta bolshevike -komuniste me antibiotiket e vetë “Penicilina” dhe del me ndonjë teori…
Të kuqtë, bijtë e etërve, oligarkët, mafia, hajdutët….
Na vodhën dhe kësaj here…
Mesazhi që i dha Genc Rulit po ta deshifrosh është shumë i qartë .
Qepe Genci e mos ha m…. shumë.
Unë rri në politikë i tha:
JO për karrierë, JO për para.
Por që të jem në lojë dhe në xhiro që të mbroj Xenin, Gitën dhe kollovarin e Gitës pasuritë e tyre.
Se po ika unë, kane ik dhe këta. (Kjo është “beteja”)
Se vetë e kupton që ka mërdhif…
Madje për atë realisht ka pak rëndësi nqs fiton (që s’ka shance), ose nqs humbet.
I mjafton vetëm faktor politik dhe këta vulë-humburit e mavisë me bojë mos të kenë pushtet absolut se pastaj i bën vetë ai lëmsh këta, i triblon dhe xhonglon me top, dhe pa top.
Mendoj se edhe Edo-s i intereson prezenca e Salih aty për të garantuar pushtetin e vetë, duke na “trembur” me të. (si mua gjyshja ime ndjesë pastë një herë e nje kohë me “Gogolin” kur isha kalamon).
RULI NJE SPIUN I PESHTIRE, SI KA EDHE SURRATIN AKOMA NE KOMISIONE? BOLL SALI I PERDORE KETA KELYSHE te pa fytyre. ti i hoqe ata ne 1996 si spiune,
Ruli Spiun ? eshte Pak .Ai eshte KryeArkitekti i Korrupsionit ne Shqiperi.Pas Shembullit te Tij vajten Sali Krimineli ,Like Bajga ,Lul-SumKapuçi e te tjere e Te Tjere.
Për sa kohë ate parti ta drejtoj saliu,të cilin shqipëtarët e urrejm si ktiminel do të mbetet në opozitë gjersa te katandiset si mos më keq.