Përse Lulzim Basha po e çmend më shumë se Edi Rama, Ilir Metën?

31 Tetor 2020, 19:13Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha po përpiqet të mos e llogarisin bashkë me Ilir Metën. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me degradimin e fundit publik të tij, shfaqjen nëpër mejhane me persona me precedentë penalë, apo daljen i pirë nëpër ekrane që të justifikojë marrëzitë që thotë.

Duket që e ka më të thellë. Ai nuk do që votuesit e tij të gënjehen prej LSI-së, duke u thënë se “jemi bashkë”.

Eshtë kjo arsyeja që ai po përpiqet t’i kundërpërgjigjet fushatës së Ramës, “Voto Lulin merr dhe Metën e Monën falas”.

Në reagimin e tij sot, ai përpiqet të sqarojë se vota për PD është votë për PD-në dhe jo për LSI-në e Metën.

Ndërsa Edi Rama po e përdor këtë fushatë për të identifikuar degradimin e Metës bashkë me PD, Lulzim Basha po vrapon të distancohet.

Kjo është ajo që në të vërtetë nxit më shumë makthe dhe destabilizim tek Ilir Meta që pastaj konvertohen në britma, ofshama dhe sharje me libër shtëpie për Edi Ramën.

Qoshja në të cilën e ka vënë Edi Rama, duke e trajtuar Ilir Metën, si problem të PD dhe si kusur të saj, e ka bërë atë agresiv dhe ka degraduar profilin publik të tij, jo më si President por dhe sikur të ishte një skraparli i thjeshtë nga Çepani.

Efekti i parë i kësaj fushate është distancimi i Bashës, i cili e quajti këtë një lajm të rremë të Ramës. Me pak fjalë, ai do të distancohet nga ideja se vota për PD është dhe votë për Ilir Metën. Dhe kjo natyrisht e bën Ilir Metën të kthejë një dopio tjetër sonte në darkë.

Eshtë kjo arsyeja kryesore, përse u shfaq në ekran dje në mbrëmje, i pirë, i çmendur, i degraduar, i mllefosur, i frikësuar, i çoroditur dhe mbi të gjitha i pashpresë, duke tentuar të vetëndjehet si lideri real i opozitës dhe jo si bisht i Lulzim Bashës.

Ajo që ai nuk duron dot, nuk është thjeshtë tallja e Edi Ramës që e quan si resto të PD, por ideja që vetë PD e quan kështu.

Fryt i kësaj është ajo skizofrenia publike, e cila nuk ka nevojë ta dëgjosh për të kuptuar që ai nuk është në rregull. Për këtë bëni atë provën e zakonshme të psikiatrit.

Hiqni zërit ekranit ku flet Ilir Meta dhe shikoni sytë, kokën, lëvizjet, dhe pamjen e tij. Pa ditur fare se çfarë po thotë, dhe pa u ndikuar nga fjalët e tij, ti e kupton se ai ka nevojë për ndihmë mjekësore. Por tani dhe për atë është vonë se nuk i bën derman. Ndoshta qetësohet pas 25 Prillit.

 

24 komente në “Përse Lulzim Basha po e çmend më shumë se Edi Rama, Ilir Metën?”

  1. Toto Cotunjo says:

    Mero djali, gjithmonë i bije pikës mbi I, por sot, e ke salduar dhe betonuar, PIKËN MBI I.
    Fjslët e tjera, nuk kanë vlerë.
    Të lumtë,,dhe kujdes vehten nga Hijet e Metës e,të Salës.
    Kujdes.

  2. arvanitasi says:

    analize perfekte, te lumte o mero ne diskretitimin e ketij peshkaqeni te korrupsionit 30 vjecar shqiptar

  3. Kujtim says:

    Mero Baze
    Je i pa parë
    Shkrimi juaj është një e vertete e dhimbshme për Ilir hajdutin dhe familjen e tij që jeton me parate e vjedhuravjedhura

  4. Like goldenboy says:

    Po normal që me Bashën e ka.
    Se shanc mbijetese kishte vetëm me Bashën bashkë për të riperseritur 2009…
    Rama se kishte nevojën. LIgjin e bënte vetëm.
    Forcë të parë e nxirrnin llogaritë.
    Pa harruarr që marrëveshjet me LULin i bënte.
    Nga lojtar i tretë me synimin njëherë me njerin dhe njëherë me tjetrin.
    Papritur gjendet mes dy zjarreve por sytë i kishte nga Basha sipas ndonjë rotacuoni të mundshëm.
    Iliri e piu të dredhur. Politikisht dhe ligjërisht.
    Pyes veten po LULi çfarë do thotë në 26 Prill.
    Nqs nuk na bën ndonjë surprizë Rama .
    Te tipit:
    “Hodha lumin, të q….. kalin”!
    (Në fund të fundit dhe për Ramën numërimi mbrapsht ka filluar (dhe sa do jetë 1,2,3 max dhe 4 vjet).
    I fut nje të bërë rrëmujë PS ku të hedhi rrenjet e veta dhe të ngelet si Salihu në prapaskenë në PD, me ndonjë çer alla LUL dhe ai në PS.

  5. Kjo eshte si nje loje ku rama e basha ne pozicionet perkatese po luajne me kujdes,kurse meta me nje mendjelehtesi e idiotesi ka rene ne rrjeten e tyre e perpelitet si ato bishat e plagosura por mesa duket nuk ka shpetim,te shohim fundin e kesaj loje e cila po behet perdite me intereante.

  6. Ardi says:

    JJeni perfekt ne konstatimet tuaja kam plotersisht te njejtat mendime…..

  7. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Ç’të të thom Mero vëllai
    është bela kur çmënet Kreu
    ky shapllak ilir mavria
    na u sos si Laze Nreu.
    .
    Mënja është kokërr gruri
    xheku e humi Kapetani
    gjer në majë kush e shpuri
    kokëkotruven nga Çepani?
    .
    Kur nevej na binte bretku
    dhe dërsinim për dy pare
    vêshëllenin të dy bashkë
    mu si culë, culë dyjare
    .
    Nashti los krieministri
    dhe me Lazen rri gajaset
    e vështon tek rrokulliset
    buzëqesh edhe ngalaset.

    1. Himarioti says:

      Ishin njeres te urte e te mire skuqeshin kur flisnin
      Por sot kanendryshuar kaq shume sa nuk e imagjinoni se u ka dhene mend dhe zemer ky alabaku i ndyrosur !

    2. Arseni says:

      Hahahah
      I madh je o nshrak

    3. Nje nga TP says:

      Ç ke me Laze Ndreun
      Ishte fisnik
      I ndrite shpirti

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        @Një nga Tp
        .
        Saktë, i ndjeri Laze
        ish vërtetë fisnik
        në një gjë ngjasonte
        me ktë rakitik.
        Bridhte nëpër rrugë
        thoshte “Gjithësia”
        njëlloj si ky topja
        që thotë Leshelia!
        Kaq, pa sa për shpirtin
        s’kanë të krahasuar
        dhe ndjesë kërkoj
        në kam ofenduar.

  8. Gipa says:

    Jo jo kesi ahmak presidenti nuk duhet lejuar ne kohen kur para ekranit te kete femij se ky idiot e i marre e me lyp kajt n… po se po por cuditem si e ndjekin njerzit kete ahmak dhe di e thrrasin mysafir ne tv . Por mbrame ke interesant kur edhe e qoi ne rrot te sames nikoqirin E tv Canin eh po mire ja bani dhe za nuk guxoi te leshoj Cani se e pa qe asht qarte presidenti i pire me raki e besa edhe droge.

  9. Ilirjan says:

    Po si more Mero, ti heqim zerin e te shohim figuren?! Ha ha ha, Ti mire e ke, por une nuk heq dore as nga zeri as nga figura, se ka ky popull 30 vjete qe keta zagare po e qeshin, me zé e figure. Sot eshte radha jone Mero vellai,e popullit, dhe kete estrade me kete kopuk do ta shijoj me zerin e tv gjer ne qiell. Te lumte pena e mendja!

  10. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Nuk kisha qejf te lozja Profetin,
    pooooor Like “kokekotruvja”(besoj se miku im Gopisti,nuk me mbane meri)
    e hengri te cepanakes.
    Nuk do ishte nje ide e keqe,meqe bastet sportiv jane ndaluar,
    te hapej nje biznes i ri,baste,kur do arrestohet Likja.
    Shqiperia mbi te gjitha,
    te fala roja i Kushtetutes.
    (Andej nga ne i thone bekciu i Kushtetutes)

  11. den says:

    Mero analizat e tua jane brilante.Une dua te shtoj vetem qe drama per Llike Floririn ka per tu bere edhe me interesante ne ditet e ne muajt qe vijne.Liken do ta shohim edhe me te renduar se kaq fizikisht menderisht e psiqkiisht.Tatpjeta e Likes Presidentit dhe e LSI ka filluar me kohe .Ai eshte i vertete ne disa gjera qe thote per veten.Kush e mban ,mend si pa dashje nxorri te Cani tek Zone e Lire se ka vite qe nuk fle. ose nuk e ze gjumi.Gjumi nga ana shkencore eshte komponent shume i rendesishem per shendetitin mendor dhe fizik te njeriut.Po cfare e ben nje njeri qe te mos vej gjume ne sy, pa dyshim nje hall i madh qe kuptohet qe nuk kla te beje me fatet e atdheut qe paskan rene ne doren Edi Rames Diktator etj etj.Ilir Meta nuk fle se po eshikon si po i shkermoqet para syve perandoria e tij e ngritur me aq mund ne keto 30 vjet. E per ta ndalur kete ai eshte i gatshem te bej cdo gje. Eshte totalisht i ndergjegjshem se ka dale nga roli i president e ka bere aq shume shkelje sa qe ne nje vend normal shkarkimi i tij ishte gjeja me e vogel qe mund ti ndodhte.Ai tani eshte si ata vrasesit qe per te mbuluar nje vrasje i duhte te bej nje vrasje tjeter e kesht me rradhe , pra ka hyre koke e kembe ne kete spirale te rrezikshme jo vetem per vehten e tij e familjes se tij po rper te gjithe ne soi shoqeri .Ashtu si Doktori ne 97 qe ishte i gateshem ti vente flaken Shqiperise me shpesen se do te shpetonte vete edhe Meta mendon te njejten gje. Pamvaresisht nga mungesa e peshes e forces reale qe mbart si individ e si force politike duhet te marre ne konsiderate ne budallallekun qe manifeston. Nje njeri ne krize eshte gjithmone i rrezikshem.Degradimi qe i ka berei Rama e ka cuar ne ate pozicion ku edhe PD tani po mendohet mire me ke do te bashkepuoje. Si PD edhe LSI (META) jane ne te njejtin hall. Gremina eshte pashmangshme per DYJA por NATYRISHT PUNA ESHTE ESHTE KUSH DO SHKOJ I PARE NE GREMINE. E sic duken punet Meta me LSI e kane prere bileten te paret.Kane hardhur kohe te veshtira per partite e lideret e vjeter shqiptare.
    Do shohim spektakel ne vazhdim.

  12. Xoni says:

    Jam kurioz te di …a sheh valle veten ne ritransmetim Like mavria? Eshte bere fiks si Albert Verria tek Koncert ne vitin 1936…gazi I botes d.m.th.

  13. mona says:

    Mos vdeksh o Gopist. Ky kokekatruvja i Cepanit, te cilin e ndjekin 10 molion shqiptare, e harroi 5 qershorin. Tani kerkon referendum.

  14. shqip says:

    Meta me sh të meta ka nevojë të pushojë ca. Në Reç apo në resortin e Benjes s’ka rëndësi, mjafton të shkojë me pushime të çlodhet. Është gabim ta paraqisni Metën si të sëmurë mendor. Është ekzakt ashtu siç flet. Njeri i krimit. Me Saliun do bënin një dyshe të pa perseritshem për nga rrugaçeria. Futini brenda dhe shpëtojnë 3 milion shqiptarë. Në mos mbajini jashtë dhe hani k…arotat me dhamë. Kaq e thjeshtë është. Jo e lagu po se…, jo ishte, po s’ishte i pirë. Me aq sa kanë bëre këta këto 30 vjete, vetëm me Neronen mund të krahasohen për nga marrëzia.

  15. Shqiptar says:

    Republika e tutorève dhe e semaforève, sapo ka marrè goditjen e parè, nè formèn e njè fokusimi tè pjesshèm tek faktet, qè edhe nè tè kaluarèn nuk kanè munguar por qè mbuloheshin me dhe nè malin me gropa apo egzekutoheshin nè qendèr tè Tiranès nga vrasès me pagesè.
    Çoroditja e Ilir Metès, ka tè bèjè me kuptimin nga ana e tij vetè, se kahja e zhvillimeve ka ndryshuar dhe se ai personalisht, nuk èshtè mè regjizor por pasagjer.
    Nè njè situatè tè tillè, normalisht tè ndihmon QETÈSIA dhe DASHURIA, pritja e asaj pèrballje finale me drejtèsinè, qè sigurisht do vijè, mirèpo Meta, i di mirè hallet e veta dhe ka vendosur tè bèjè kllounin.
    Pèr Shqipèrinè dhe shqiptarèt, ky zhvillim, èshtè shenjè shprese.
    Republika e Monikave dhe Saliqenve, èshtè nè ngordhje e sipèr.
    Kalimi i kètyre kriminelève drejtèsisè, do jetè si ai dielli qè duket nè horizont, pas muajsh vranèsie.
    Boll mè, me hajdutè, vrasès dhe tutorè me imunitet politik qè punojnè kryekèputur kundèr interesit shqiptar.

  16. Malo says:

    Analizat e Meros jane “Brilante”vertete por gjithmone ne funksion te nje krahu Politike,por eshte e sigurte qe nuk ka me ndikim ne Publike,analizat Politike Publikut nuk i interesojne me se nuk hane analiza por paguajne dritat ujin taksen rrugore karburantin etj,pra ai qe do premtoje uljen e takses ai do votohet Merua le te vazhdoje me Hartimet e veta.

  17. Dukagjin says:

    Gabon Mero
    Kurre nuk kam degjuar te kritikoi okupatoret shqiptarourrejtesit amerikane.
    Ilir Meta juridikisht ka te drejte.
    E edhe pse eshte i çmendur nuk mjafton qe shumicen cka thote te jene te verteta.
    Nje i verber qe nuk sheh apo nje tjeter qe vetem lexon, tekstet e reagimeve do te kuptin nuk jane cmendurina

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje