“Komisioni i Venecias”, gënjeshtra e re e Bashës, për ata që presin

1 Nëntor 2020, 20:39Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha e ka gjithnjë një talent për t’i lënë të presin njerëzit që duan të dinë prej tij, se çfarë duhet të bëjnë.

Kur bojkotoi zgjedhjet e 30 qershorit për pushtetin lokal, nga frika se mos kandidatët iknin në partitë e tjera, e sidomos tek “Bindja Demokratike”, i mbante me gënjeshtra. Një prej tyre ishte se do arrihet marrëveshje me Edi Ramën në minutat e fundit si më 2017. Dhe ata prisnin.

Kur durimi i tyre soste, u tregonte një përrallë tjetër. “Një gjerman do telefonojë Ramën nesër. Ke për të parë si do tërhiqet”.

As kjo nuk ndodhte, por ai vazhdonte.

U tregonte se me një telefon nga SHBA, Rama do tërhiqet dhe zgjedhjet do shtyhen. Nuk ndodhi asgjë. Përkundrazi nga SHBA dhe BE kërkuan që shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhje dhe dënuan bojkotin.

Por Basha nuk u tërhoq.

Menjeherë filloi episodin e dytë pas zgjedhjeve. U tha se në vjeshtë do të ketë zgjedhje lokale, pasi do të përsëriten. “Rama u ka kërkuar dorëheqjen kryetarëve se ja ka kërkuar si kusht Bundestagu”.

Iku dhe vjeshta.

Në pranverë u tha se në vjeshtë të vitit 2020 do ketë zgjedhje lokale dhe parlamentare bashkë, ndaj nuk u bënë në vjeshtën që shkoi. Ata prisnin. Madje filluan të nxjerrin dhe kandidatë për kryetarë bashkish në raundin e parë.

Mbaroi pranvera dhe Basha u ul me Damian Gjiknurin. Bëri Kodin e ri për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Kandidatët për kryetarë bashkie u zhgënjyen. Ata për deputetë vazhduan garën. Aleatët e tij që kanë vite që shkojnë pas Bashës, ja kanë harruar dhe vetë emrin partisë së tyre dhe tani shpresojnë tek Basha.

Tani të gjithë duan të dinë se në çfarë liste do jenë, me kë do bëjnë koalicion, sa shanse kanë etj., pasi tani  Kodi u miratua përfundimisht në Parlament.

Por Basha është i pamposhtur. Ka nxjerrë prap një gënjeshtër të re. Sot ka nxjerrë publikisht dhe Bylykbashin ta argumentojë gënjeshtrën me Komisionin e Venecias. Ai thotë se Kodi mund të ndryshoj një ditë para 17 Shkurtit, që është dita e fundit e regjistrimit të partive dhe individëve në zgjedhje.

Komisioni i Venecias sipas thashethemeve të Bashës, “do ta ndryshojë Kodin, pasi ka folur Ilir Meta me një mik aty”. Pastaj një ditë para 17 shkurtit do kemi Kod të ri.

Ideja është që do flasim ditën e fundit për listën jo tani.

Dhe ata natyrisht presin përsëri. Arsyeja është shumë e qartë. Deri më 17 Shkurt ai do t’i gënjejë, se ndryshe i ikin me katër partitë e reja që kanë dalë nga PD, ose me LSI. Ja Klevesi i nisi negociatat që sot, se ai nuk pret më “Venecian”.

Gënjeshtra e fundit mund të ishte një gjë dhe më e besueshme, por ai i ka rënë shkurt. Nuk ka gjetur ndonjë gjë më të besueshme se Komisioni i Venecias, pasi vetëm përmes kësaj gënjeshtre, mund t’i bindë të presin deri më 17 shkurt në mesnatë kur të dorëzojë listën. Pastaj pasi digjen afatet, ata s’kanë ku të shkojnë më.

Kaq është gjithë kjo historia e re me Komisionin e Venecias. Është gënjeshtër me afat skadence 17 shkurtin. Kush nuk ka ndonjë alterntivë tjetër le ta besojë, se argëtim është, edhe kur e di që po të gënjen dhe ti bën sikur e beson.

 

17 komente në ““Komisioni i Venecias”, gënjeshtra e re e Bashës, për ata që presin”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Lulëzimen s’e shaj dot
    se e kemi dhe dhëndurr
    llogaritve ja fut kot
    po të ish dhe një çik burrë!
    .
    Sot e kam me këshilltarët
    domosdo, jo të Hekalit
    po e kam me zullumqarët
    që mësojnë Zhabën e malit.
    .
    O të zestë këshilltarë
    ç’u vini në goj kto fjalë
    të dy janë për samarë
    u vini gomerëve shalë.
    .
    Lexojnë të dy fjalimin
    po në hunë mua më çpofshi
    nukë marrën vesh ça thonë
    o derra o portjeshofshi.
    .
    Ua xidhni llafet pas kokës
    Kokëmushkës e Kokëlopës
    u vini kapak dhe godës
    se u bëmë gaz i Botës.
    .
    Lilua mase dhe krenonet
    se s’ka turp të turpëronet
    me kut të Vrromës pajtonet
    zënë ngrë dhe trimëronet.

    P.S.
    Dëgjoni një llaf na unë
    edhe pordha bënë zhurmë
    të zonë mase çliron
    po i qelb kush e rrethon!
    .
    P.P.S. (Pirth.Pirth.Se lironeç)
    .
    Sënte nuk do pi raki
    do mejtonem, do mledh mëntë
    po se ç’kam një sëkëlldi
    dhe u err e do xidh qëntë.

    1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

      Per hir te se vertetes,une shof nje konkurence te forte per
      Arben Duken.
      Sidoqofte i sugjeroj Meros ti japi hapesiren e nevijshme
      Gopistit.
      Flm. per mirekuptimin

    2. Mal Cori says:

      Ore Gopisti, ku i gjen keto perla. I ke thene te gjitha. Nuk kexoj me poshte.

  2. Arbërori says:

    O Mero, tek titulli, pas emrit “Bashës” nuk vihet presje.
    Gjithsesi shkrimi i goditur, si gjithmonë.

  3. kopeshtari says:

    E sakte Mero .Lul Basha qi pasi ka mbarue univeritetin thone qe ka hyre te beje shkollen fillore me mesue tabelen e shumezimit,pasi nuk e ndjen vehten te sigurte per provimet e radhes!Ndaj edhe mundohet me dal rrall se me dalun ma shpesh ka me e sfidue “Portokalline”!Thon qi disa gafa i ban vete sepse ia shet “Protokallise”!

  4. Lik says:

    Hahaha…cfare artisti !

  5. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Lulja e Bashajve e ka kthyer prej kohesh genjeshtren ne institucion,
    ashtu si Sali Brek’skisha terrorin,
    apo si Like hajduti presionin.
    Kjo eshte opozita,ajo qe do te sjelle “ndryshimin”
    Mirepo,Mero djali,nuk duhet harruar,qe duhen dy pale,
    qe te funksionoje genjeshtra,njera pale qe genjene,
    dhe tjetra qe ka qejf te genjehet.
    Edhe keta qe presin ndonje kocke nga PD-ja,kane qejf te genjehen.
    Pastaj ata nuk kane shume pretendime,
    Dashi o i knaq me nji teke ene nji pace,
    Nardi me nji pal pinca me ushtru zanotin,
    Fatja me no nji cante lekure mu heq si perfaqsues sigurimesh,???????
    Per”para” PD-ja

  6. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Lulëzimen s’e shaj dot
    se e kemi dhe dhëndur
    llogaritë i qan me lot
    pa të ish dhe një çik burr.
    .
    Sot e kam me këshilltarët
    (domosdo, jo të Hekalit)
    po e kam me zullumqarët
    që mësojnë Zhabën e malit.
    .
    O të zestë këshilltarë
    ç’u vini në goj kto fjalë
    të dy janë për samarë
    u vini gomerëve shalë.
    .
    Lexojnë të dy fjalimin
    po në hunë mua më çpofshi
    nukë marrën vesh ça thonë
    o derra o portjeshofshi.
    .
    Xiidhni llafet sipas kokës
    Kokëmushkës e Kokëlopës
    u vini kapak dhe godës
    se u bëmë gaz i Botës.
    .
    Lilua mase dhe krenonet
    se s’ka turp të turpëronet
    me kut të Vrromës pajtonet
    zënë ngrë dhe trimëronet.

    P.S.
    Dëgjoni një llaf na unë
    edhe pordha bënë zhurmë
    të zonë mase çliron
    po i qelb kush e rrethon!
    .
    P.P.S. (Pirth.Pirth.Se lironeç)
    .
    Sënte nuk do pi raki
    do mejtonem, do mledh mëntë
    po se ç’kam një sëkëlldi
    dhe u err e do xidh qëntë.

  7. ? says:

    RRITU LULUSH TË KAPËSH KOQET E FIKUT !!!

  8. Ladi says:

    Je i modh Mero Baze!
    Ja u di hilet dhe marifetet ktyne rrypave te PD-se si askush tjeter..
    Me kenoqe

  9. drini says:

    Me e bukura dhe qe te ben per te qeshur ne kete shkrim eshte kjo: kryetaret e partive qe i ven pas Bashes kane harruar emrin e partise se vet

  10. LUL Holandezi says:

    Ne fakt LUL-i po ndjek parimet e lidershipit.
    Që t’ju japi shpresë dhe kauzë ndjekësve të vetë.
    Dhe si një “lider i vërtetë” ai po përpiqet të mbaj zjarrin “e kullës” ndezur.
    Edhe se për këtë po djeg çdo gjë që i del përpara.
    Pavarësisht se mund të bien erë ose bëjnë tym.
    “Kulla” ku është LUL-i ka ngel pa çati dhe ngado fryn…
    Dhe mqs kulla s’është e tij por e Salih-ut.
    LUL-i nuk bën dot asnjë ndërhyrje se duhet për çdo gjë me marr lejen e Salih-ut dhe Xeni-t. (të zotve të kullës)
    Edhe pse LUL-i vetë ka ngel ala ke ura.
    Dhe me “të kishim ca qereste”…
    Pak a shumë siç thotë dhe Gopisti.
    Pirdhe në të!

  11. uskania says:

    Dihet që Luli është mashtrues. Mjer ata, që besojnë te ky kastravec!

  12. Per “shume apo pak” shqiptare qe akoma besoj se Komisioni i Venecias eshte absolutisht “KRISTAL” i paster ne cfare thote e rekomandon, kur behet fjale per “xhepista” si Ilir Meta dhe Berisha+Basha, qe ste falin duke paguar vetem e vetem te shpetojne.

  13. KOSOVA-FREE says:

    Basha uTha Miletit te PD-se:SE GOMARI Fluturon…..ajo i thone ata..po po ju thote Bashovici…VETEM PRISNI Gomarin qe te Ngrihet ne Ajer me Pare,pastaj e shikoni!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Basha nukka asgje me Politiken por vetem me Krimin qe Quhet Politike e Berishes…dhe UDB-se..lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje