Rreziku i opozitës në rolin e “supervizorit”

4 Nëntor 2020, 20:44Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kam disa ditë që dua të kuptoj përse bën video mesazhe një deputete e Partisë Demokratike, tek vendi ku po rindërtohet gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë. Në fillim u hap si lojë nga Kryemadhi, e cila papërgjegjësinë e gjërave që thotë e ka si imunitet. Ajo shpiku që gjimnazi “Sami Frashëri” do të ndërtohet në Paskuqan.

Përpara kësaj historie, një grup tjetër grash afër PD-së kishin protestuar pse u prish shkolla, se aty kishin kujtimet e rinisë, dhe po prishej memoria e Tiranës.

Në fakt, ndërtesën e prishi tërmeti, i cili duket se ishte treguar i pamëshirshëm me kujtimet e këtyre grave në moshë.

Pastaj doli një version tjetër, që truallin do ta marrë pronari e nuk do të ndërtohet shkolla, por pallat.

Ndërkohë aty është bërë tenderi dhe ka nisur puna nga ndërtimi.

Pas kësaj u pranua që shkolla po ndërtohet, por Veliaj po gënjen se aty nuk po punohet shpejt, por po punohet ngadalë. Bile një video-mesazh tregonte se aty në një orë të pacaktuar të ditës, nuk po punohej fare.

Tani unë e kuptoj që disa nga gratë e reja të opozitës duan të bien në sy, derisa të bëhen listat, por nuk është e thënë që të bien në sy për kauza boshe, pasi përveçse humbet besueshmërinë kur do të thuash ndonjë gjë të rëndë vërtet, bëhesh dhe i lodhshëm për qytetarët.

Unë personalisht fillova të interesohem vërtet, duke pyetur si nga Bashkia, ashtu dhe nga opozita, se mos dinin ndonjë gjë që nuk e kuptoja dot, pse duhet të merret opozita në Tiranë, një javë rresht, me këtë shkollën, por asnjë nuk kishte përgjigje.

Nga akuza për prishje të paligjshme, pasi u dëmtua nga tërmeti, tek akuza për përvetësim trualli, pastaj tek  ndërtim në Paskuqan, pastaj tek vonesa në ndërtim dhe vazhdimi më tej i kësaj historie, të krijon përshtypjen se opozita në Tiranë është supervizorja e kompanive që ndërtojnë punët publike.

Nuk di sa mund të jetë mobilizuar kompania që ndërton gjimnazin në fjalë pas vërejtjeve të supervizores opozitare, por pas kësaj pres ta shikoj në ndonjë pallat tjetër të prishur nga tërmeti, duke u ankuar për cilësinë apo sheshin e ndërtimit. Bile në një rast pashë që opozita kishte protestuar pse Edi Rama e merr podiumin me vete, që të mos i bëhen këpucët me baltë në kantier. Prit kur të veshë çizme dhe ai.

Kjo gjë vetëm sa i bën nder Qeverisë. Nëse e shikon sa i papërtuar është Veliaj dhe Rama t’u përgjigjen për këtë rast, e kupton se sa rehat kanë rënë me supervizorët e tyre.

Në të njëjtin kurth ka rënë dhe vetë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, të cilit i është mbushur mendja se ka një plan me 5 pika kundër COVID, që po ta zbatojë Rama, as do kemi të sëmurë, as të vdekur, as të prekur nga varfëria prej pandemisë.

Guximi për ta trajtuar pandeminë dhe protokollin shëndetësor të saj, si një plan të Edi Ramës kundër shqiptarëve, që e ka zbuluar Lulzim Basha, është fëminor dhe si gjetje.

Ne për fat jemi ende në kufijtë kritikë të daljes së situatës nga kontrolli, por nuk kemi mbërritur pikën më të keqe. Nuk është asnjë surprizë që mund ta mbërrijmë në një vend ku masat izoluese neglizhohen dhe opozitarët quajnë opozitë të zihen me policët pse nuk mbajnë maskën, dhe ta shajnë “nga robtë e shtëpisë”, Edi Ramën.

Por COVID do iki një ditë dhe do t’i kthehemi jetës normale. Këto takimet e Lulit me mjekë që janë anëtarë të PD, për t’u treguar atyre si shpëtohet nga COVID, janë fyese dhe për ata vetë, edhe pse janë me PD. Në fund të fundit ata mjekë janë, dhe më shumë se Basha marrin vesh nga kjo histori. Le pastaj kur tenton të flasë dhe me shifra.

Zgjedhjet në SHBA sapo mbaruan dhe presidenti Trump, një menaxhues skandaloz i COVID, nuk është dëmtuar aspak prej saj, edhe pse mund të humbasë për arsye të tjera.

Nëse Basha mendon se Ramën do ta mundë me ndihmën e Zotit, d.m.th me tërmetin dhe pandeminë,  vetëm sa ja bën më të lehtë fitoren.

Kurse këtë zellin për t’u shfaqur si supervizor i punëve të qeverisë, nuk ja merr kush për keq. Problemi është të jetë opozitë me mënyrën si qeverisë Rama, jo “supervizor” i punëve të tij. Se atë punë ja lë me qejf ai.

14 komente në “Rreziku i opozitës në rolin e “supervizorit””

  1. Ivi says:

    Fantastik si perhere!

  2. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Oppozita i nderron kauzat,si mbreti grate,Mero djali.
    Dhe mire ben,sepse keshtu ja arriti qellimit:
    Asnje njeri serioz,biles edhe militantet e PD-se,nuke e besojne me.
    Ka nje pjese,qe bejne sikur besojne,se nuk kane shprese tjeter
    dhe ecin me shprese,se ndoshta do ndodhe ndonje mrekulli
    dhe papritur nje mengjes gdhihemi me Lulen Kryeminister
    dhe Babalen minister te brendshem.
    Populli thote c’fare ke mbjelle,do korresh.
    Po mbolle genjeshtra,do korresh rrena.
    PS:
    Vetem per nje gje jane kampion,sajimin naiv,
    deri ne idiotizem te kauzave.???
    Per “para” Debila,PD.

  3. Ajola says:

    Mero shkruan sepse mendon qe opozita ia fut kot me keto tema. Ama, Mero shkruan sepse mendon qe opozita ia fut kot per keto tema. Ose Opozita ia fut kot ose Mero shkruan se i kame thene te shkruaj qe opozita ia fut kot…

  4. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    I bukur zanat o Mero
    as s’më thua, sa fitojnë
    ata rrinë e bëjn sehir
    si të tjerët po punojnë.
    .
    Keshëm na një brigadere
    kontrollonte nëpër ara
    na të zestë thenim rekorde
    brigaderja thyente .ara.
    .
    Tamëm si Monë e Fatimes
    thjeu sa nuk la më rradh
    theu dhe Lilon në kryqe
    i vate bitha në gardh.
    .
    .Mona është toktoreshë
    është e zonja për të tëra
    as në lagje mos t’a kesh
    moj Monë t’u lumtë vërra.
    .
    Kish lezet kur na kontrollet
    merrnin dhe goxha përqinje
    nashti Mona kotë lodhet
    nuk hap udhë kjo Rilinje.
    .
    Unë i laçê dhe boronicat
    këtë dimër mjell patate
    do pies Monën na pranvera
    se do marrë njëqin mandate.
    .
    .
    .

    1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

      Me tradhetove Gopist,une sa do ti bija telefonit,
      te beheshim ortak,ne biznesin e boronicave,
      nuk e di ai njof apo jo,po me c’kam degjuar
      duhet te jene te shendetshme.??
      PS: Megjithese edhe patatet,nuk jane keq,
      shoku Enver nuk tha kote nje here e nje kohe:
      Patatja, eshte edhe buke,po edhe gjelle.
      Te me rruac.??

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        @Alleanca
        .
        Të më rruaç edhe ti
        pa do bëjmë si do bëjmë
        me qetësi e dashuri
        ç’a të mbjellëm do e gjëjmë.
        .
        Për ortak u jam takort
        unë vë mëntë ti paranë
        se më gjete pak si ngushtë
        ca të çkoqura kam mënjanë.

    2. @gopisti says:

      Strofa e dyte fantastike. je i madh o gopist. Ruaj keto vargje e botoj… do kesh shitje te papare te librit…

      1. Luan Ahmeti says:

        Pajtohem plotésisht pér botimin

  5. ☹️ says:

    OPOZITË DËSHTAKE , MERO .
    FATKEQËSIA JONË .

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Jane bere sikur i mbajne defterin qeverrise.. Nje lider po nuk pati program por kapet mbas se c’fare ben qeverria, deshton !!! Qeverria ju merr kaq thote Lulka, une do ja u jap falas thote: Por buxheti eshte buxhet, dhe keto taksat e duhen te vijne nga diku te ndertojne ate shkollen qe e nisen si propagande deshtake (si gjithshka veper) dhe pastaj interesohen kush e nderton dhe p’se e nderton dhe sa e nderton.. Eshte kthyer ne parti te fokusuar ndertimesh sikur do llokmen e saj.. Po p’se s’na flet ai Lulka ato 5 pikat magjike qe kjo qeverri nuk po e zbaton dhe t’ja leri popullit ta degjoj dhe keshtu do kete mbeshtetje “me te mire” se ajo qe qeverria po demostron..!! Opozite qesharake !!! Opozite klienteliste qe la mjaltin e saj rrugeve dhe ju fut aventurave te kercenimeve publike per ndonje kothere tenderi.. Opozite qe ka humbur rrespekt nga firma te medha investuese shqiptare ndertimi opo c’faredo qoftshin ne treg te lire.. Dhe c’fare beri qeverria (Rama) ?!?! E mori mjaltin dhe e pozicjonon ne kyce (qendra) te rendesishme shteterore.. Ja p’se PS-ja e Edi Rames eshte me finese per shtetndertim.. Merre si propagand ose si te duash, por ky eshte rrealiteti.. PS. Gopist, je i modh..

  7. balona tabakja says:

    Ajo qe mbeti tek shkolla Sami Frasheri eshte karieristja e PD Jorida Tabaku, e cila vdes per nje cike ministre. Por edhe mbas 25 prillit, aty tek shkolla do e shohim duke bere perseri video.

  8. stiv Bermema says:

    Qe shkolla Sami Frasheri do te ndertohet po ne ate vend ku ishte eshte e sakte. Propoganda ketu eshte boshe. Por Mero duhet te thuash se opozita ka te drejte kur thote se kjo shkolle u shemb fill pas riparimit te saj kapital. Kush e mban pergjegjesine per ato para qe u hodhen kot???

  9. Koti says:

    Riparimi kapital nuk ka të bëjë me themelet dhe strukturën

  10. Arbeni says:

    Përshëndes dy bejtexhinjt,gopistim dhr alleanca.Jane dy kurveleshas të mirë që dijnë ta shprehin me bejte atë që duan ta kritikojn apo kunjosin ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje