Nga Mero Baze
Në Shqipëri ka një konspiracion në rritje, nga fakti që procesi i certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve në SHBA, po ndesh probleme për shkak të papërgjegjësisë publike të presidentit Trump, i cili sulmoi procesin sapo kishte filluar numërimi, dhe ka nisur ndërkohë manovrat ligjore.
Ky “shqetësim” për zgjedhjet amerikane, realisht është më i madh në Shqipëri, se në SHBA. Në SHBA, edhe pse është i pazakontë agresioni ndaj integritetit të zgjedhjeve, ka dhjetëra mekanizma ligjorë dhe besim aq të fortë tek sistemi, sa kjo do kujtohet si një lajthitje.
Ndërkohë në Shqipëri, kjo lajthitje po përpiqet të mitizohet në përpjekje për të krijuar një dogmë, se zgjedhjet u vodhën edhe në SHBA, dhe jo më në Shqipëri.
Në të vërtetë, nuk kanë dhe shumë faj. Ndoshta presidenti Trump nuk e ka njohur kurrë Sali Berishën dhe ndoshta nuk ka dëgjuar për të, por ai i ngjan në veprimet e tij, sikur ta kishte vëlla. Dhe i ngjan jo vetëm në mënyrën se si nuk pranon humbjen, por dhe në mënyrën se si përpiqet të arrijë fitoren.
Ai është një ndarës i madh i shoqërisë, në besnikë fanatik politik, duke vrarë shtresën gri të shoqërisë, dhe duke detyruar njerëzit të marrin pozicion.
Ai sulmon publikisht çdo emër të njohur të jetës intelektuale, artit, muzikës apo kinematografisë që i del kundër. Njësoj si Berisha, i cili ka linçuar çdo emër të njohur në publik që shprehet kundër tij, për të ngjallur hezitim dhe heshtje nga shoqëria.
E gjithë kjo ka krijuar një kor tifozash, kryesisht derivate të fanatikëve të Berishës, të cilët tani po përpiqen të ngrejnë teoritë e komplotit ndërkombëtar kundër zgjedhjeve, duke e zhvendosur atë në Shqipëri.
Të pasigurtë, të përçarë dhe të dobët në garën elektorale që i pret në Shqipëri, ata po përpiqen të gjejnë tek problemet e zgjedhjeve amerikane, alibinë për humbjen e zgjedhjeve në Shqipëri. Argumentat i kanë qesharake, por nuk mërziten për ato.
Fjala vjen, Joe Biden e quajnë komunist dhe mbështetës të Edi Ramës, ndërkohë që historikisht ndryshimet në Shtëpinë e Bardhë, as kanë patur ndikimin më të vogël në Shqipëri.
Berisha shpresonte tek fitorja e Bushit në vitin 2000, por ai priti Fatos Nanon më 2003 në Shtëpi të Bardhë, ndërkohë që Berishën e izoloi dhe më shumë.
Edi Rama shpresonte se Obama do ndihmonte ardhjen e tij në pushtet më 2009, por Hillari Klinton erdhi si e ftuar e Berishës në Tiranë.
Lulzim Basha dhe Ilir Meta kaluan në ekstazë pse Edi Rama sulmoi Trumpin më 2016, por Trump dhe Rama ranë në ‘dashuri me shikim të parë’ bashkë.
Megallomania e shqiptarëve, që SHBA e ka mendjen tek udhëheqësit politikë në Shqipëri, është mendësi provinciale, e cila mund të justifikohet deri në muhabete kafeneje, por jo në nivel publik.
Ndryshimet në Shtëpinë e Bardhë nuk ndryshojnë dot asgjë në Shqipëri, as e mbajnë Edi Ramën në pushtet, as e zbojnë atë. Atë e ndryshon vetëm vota e shqiptarëve këtu.
Pikërisht atë votë që kanë frikë këta “idhtarët e Trumpit”, të cilët tani ngaqë nuk kanë votat, kanë gjetur alibinë pse nuk do fitojnë, pasi ato do të “vidhen”, siç po i vjedh Biden në SHBA.
SHBA nuk është e imunizuar nga vjedhja e votave, nga korrupsioni apo krimi i organizuar. Edhe atje mund të ndodhin. Ndryshimi me ne, është se aty dënohen dhe vepron ligji.
Edhe Shkëlzen Berisha me shtetas amerikanë e bëri historinë e trafikut të fishekëve kinezë nga Gërdec, madje me tender të qeverisë amerikane. Problemi është se Diveroli bëri 4 vjet burg, kurse këtij si ka hyrë gjemb në këmbë këtu.
Vetëm kur shkoi ta përgënjeshtrojë me gjyq në SHBA, theu hundët dhe i mbeti akuza në derë. Kjo është diferenca mes nesh dhe SHBA, ndaj mos u shqetësoni për SHBA.
.
Po ku je Mero evlati
nuk më shkruan as dy fjalë
unë të mba ty në qoshe
ti s’kujtoneç a jam gjallë.
.
Po bëj pllanet për pranverë
di gjë ti sa shkon tërshëra
shumë idera kam në kokë
dhe s’i bëj dot vetë të tëra.
.
Nuk kam vajtur atje lart
po vështoj shpesh me dylbi
mbjellën dhjozmë djelmuria
dhe e ruajnë me ushtri.
.
Nuk është e sojit tënē
vjen e lartë bojë njeriu
si thua t’a mbjell dhe unë
se ka mbjellë dhe Asqeriu?
.
Djathët u e bëj të mirë
vetëm qumësht, pa hile
i vjen era trënelinë
asnjë grimë niseshte.
.
Çoku shesën në Tiranë
gjoja djathë i Kurveleshit
nuku ngjan me djathët tënë
do jetë i Çupës së Lleshit.
.
Janë punë me bereqet
vin të vin siç thotë Saliu
nuk hedh asnjë lek në shtet
kështu bën dhe Asqeriu.
.
Vath në vesh për ç’a të shkruaj
sa më shpejt dërgomë haber
nashti ika të mbledh dhëntë
ngryset shpejtë dhe u err.
Për të birin e Saliut
shkrova kur muarr mandatën
hidhi prapë dhe një sy
hë Mero më paç uratën:
https://www.gazetatema.net/2019/03/16/eksluzive-gjykata-e-flordies-varros-shkelzen-berishen-i-rrezon-alibine-per-gerdecin-dhe-trafikun-e-armeve/
Sa here comenton ti i NSHRAK je i modh
Ne te NSHRAK-kut te pershendesim
Mos te pishofte pena
Ah te lumte ajo mendje o gopist.Respekte per Meron dhe per ty nga mali i Nemerckes.
Gopist vellai,te vate menia mire,
do ti qe ate tersheren e kemi nenvlersuar,
pooor kuajt nuk ishin budallenje,qe e hanin aq shume.??
Ah,se per pak harrova, e vrava menien nga darka,
gjer me sabah edhe ja ku po te thome,
per para,mos e bej qejfin qeder,
vellai financon.
Fjalen e keshem per boronica dhe patate,
po per tersheren nuk te kundershtoj dote,
meqe eshte kusherira e elbit.??
PS: Mo e vri radaken hic,mer edhe nonje bodile raki,
e dil andej nga darka.??
I biri i Saliut,kije inat,po jepi hakun,
nusen e ka te mire.?
Alleanca
.
Ja u xidh dhe ky telash
Ti do i pagoç financat
unë thom, meqë ësh’ njësh
Luli të majë ballancat.
.
P.S.
Për të renë e Shkëllzenit:
Po nuk pati fëmra mën
bëhesh gazi i miletit
dhe të vete fara dëm.
.
Çoç të thom u na përvoja
kam patur dhe më të mira
një mufkë e nxjerr na goja
dhe të vete dëm e .ira.
.
P.S.
Sipas kokës dhe kapellën
t’a gëzojë dhe Toktori
sipas sojit dhe Baxhellën
ika m’u ndez semafori.
Ndryshimi midis SHBA dhe Shqipërisë është se Partia Republikane me siguri do të mbajë qendrimin korrekt ligjor në bazë të rezultatit të numurinit , pavarësisht përdredhjeve të Trampit .
Ndërsa PD-ja jonë, që mos qoftë JARABI,është kjo që është.?
Po ti sa e pe qe Trump mori tatepjeten dhe fillove ta kritikosh dhe te mos i lesh nder. E pa padroni Rame qe iku Trumpi dhe te tha dil e bjeri me cfare te te vij.
Shkruaj dicka per Covidin ne vend, se si po menaxhohet situata, pse hidhen nga kati i 4-t pacientet dhe jo nga i pari, si po ecen ekonomia dhe fukaralleku i njerezve, ka akoma qe kane deshire te qendrojne ne vend apo nuk kan mundesi tja mbathin, etc. etc.
As ti dhe as nje gazetar shqiptar nuk shkruan dot per politiken e SHBA-se, se nuk keni bythe te shkruani apo prononcoheni ne kohe, por vetem pas faktit, filloni dhe lehni.
Shiko si ben ky palla sikur i rruhet shume per situaten e COVID ne Shqiperi.Ik ore rrot kari se ju vjen era shpellar qe 10 km larg. Dil e protesto me Monen qe COVID nuk egziston por eshte konsipracion i Sorros dhe Bill Gates. Se kur Shqiperia ishte akoma ne quarantine ju kurvat serbo-shpellare mblidheshit ne grup e pa maska e protestonit per teatrin. Tani na jepni keshilla se cfare duhet te bejme me COVID.
Vivid po menaxhohet per bukuri duke llogaritur vomeret si tu me te cilet duhet te meret qeverine.Ai qe u hodh nga dritarja nuk eshte pergjegjesia e askujt .Ai ishte I shtruar per covid jo per depresion.Sa per te shkruar,ti nuk je personi I pershtatshem per ta gjykuar.
Kete shkrim e ke kopjuar nga mua or mik. Keq me vjen por do te te padise per te drejten e autorit. Tung
P.S
Copy Paste pike per pike. Sidomos fjalia ‘trump vella me berishen’. Te dy super gomenj e super medioker.
Mero po lexoje se keto te shqupit e do anala-ista kane fillua qysh tani se duke e ditur se nuk kane gja ne terezi ne zgjedhje do ti vjedh Rama.Mjer Shqiperia cfare opozite ka
Sa ia paska rritur vleren Berishes o Mero. Nga Vicidelas e paske bere model per ameriken. E perbashketa e Saliut dhe e Trumpit eshte se te dy urrejne populline etyre dhe popujt. U zhdukshin te dy sa me pare nga skena politike.
i Nderuar Mero Baze, pa passur Kundershtimin me te vogel per ato qe thoni, une do te shtoja:Politikanet Shqipetare qe Politikane i Thencin, jane Birbo-Lolo-Bythelepires te te Medhenjeve, qe Paguajne Para per te Ber nje Fotografi, si Basha, Rama apo Meta…..Keto para behen ne “Emer te Lobimit”..por c´fare Lobimi??????Per te Qendruar ne Pushtet, per te ardhur ne Pushtet ne Shqiperi, per te Genjyer, Mashtruar, me Fotografite apo me Shoqerite e Lulezim Bashes, qe na Bie “Eksperte” Gjermane ne Shqiperi…..jemi Lodhur me keta “Kavje-Eksperimentale te Politikes” ne Shqiperi..ME KEQARDHJE TE THELLE E THEM SE Kombi Shqipetare do te Vuaj Gjate po nga Keto “Kavje” qe kane Imunitetin e Politikes ne Shqiperi.
@Mona krva: Po une nuk te shava ty, dhe po shaj e bej per njerezit qe kan poste publike dhe pushtet si Rame pushti qe po i nxjerr uje te zi vendit me hajdutizma.
Mos kalo ne sharje dhe fyerje personale sikur edhe te mos ta japin sufllaqen e perditshme ne bodrum ku qendron, mbaje koken larte dhe thuaju padroneve qe nuk shaj njeri personalisht. Sa per emrin, ta gezosh, te shkon per shtat, thjesh bazuar ne cfare shkruan dhe cfare fjalori perdor.
Ja edhe njehere po vertetohet se politika wshte shkolle, profesion qe duhet ushtruar.
Nje politikan jo domosdoshmerisht duhet te jet ne pushtet.
Diplomacia ku ata kultivohen eahte arsimimi baze per tu ber politikan.
Trmp-i dhe te tjere shtetar qe kan ardhur nga biznesi marrin vendime shum te sakta emergjente. Situata afatgjata nje bizneamen nuk merr dot.
Ne biznes gdhihesh i pasur dhe ngrysesh fukara.
Ky formim e nxjerr jasht loje nje biznesmen -politikan.
Njerzit e biznesit luajn me shifrat, jane jo njerez. Pra shum ndryshe se nje politikan i thjeshte ndoshta….
Nuk kan jete te gjat ne politik..
E drejtojne shtetin sikur ta ken pronen e tyre….
Mero po dal nga tema por kam nje pyetje qe je si gazetar dhe mund te pyesesh verdalle per ndonje informacjon: Kush e di per cfare akuzohet Hashim Thaci ne Hage ?!?! Dhomat Speciale a kane detajuar imtesisht tek shteti I Kosoves per cfare akuzohet Presidenti I Shtetit te tyre?!?! Sepse ky eshte personi qe shtyu lejimin e kompetencave te ketyre Dhomave ne Kuvendin e Kosoves dhe ai akuzohet direkt I pari. Tragjiko-Komike..
“Gopisti……” ??????
Shqipetaret e Kosoves me fitoren e Joe Biden shpetojne nga nje president I cili shqiptaret I quan popull qe I genjen me karamele,sic beri ne 4 Shtator ne Washington.Urime mikut te shqiptareve, presidenti i 46 I USA,Joe Biden.
po që na cave karin o merro
humbësit në shqipëri janë POPULLI
PD është mbushur me Pasanikë me vila dhe mos na ha mun kot! !
ke ngelur në shekullin e 13 – nuk ke bythë të dalësh EDHE kundër ramës
po që na cave karin o merro
humbësit në shqipëri janë POPULLI
PD është mbushur me Pasanikë me vila dhe mos na ha mun kot! !
ke ngelur në shekullin e 13 – nuk ke bythë të dalësh EDHE kundër ramës
po që na cave karin o merro
humbësit në shqipëri janë POPULLI
PD është mbushur me Pasanikë me vila dhe mos na ha mun kot! !
ke ngelur në shekullin e 13 – nuk ke bythë të dalësh EDHE kundër ramës
edhe pak vjet jetë të kanë mbetur o i shkretë mjeran kur do të jesh i balancur pas varrit?
po që na cave karin o merro
humbësit në shqipëri janë POPULLI
PD është mbushur me Pasanikë me vila dhe mos na ha mun kot! !
ke ngelur në shekullin e 13 – nuk ke bythë të dalësh EDHE kundër ramës
edhe pak vjet jetë të kanë mbetur o i shkretë mjeran kur do të jesh i balancur pas varrit??
apo vari lesht se në dhe do të kthehemi?
po që na cave karin o merro
humbësit në shqipëri janë POPULLI
PD është mbushur me Pasanikë me vila dhe mos na ha mun kot! !
ke ngelur në shekullin e 13 – nuk ke bythë të dalësh EDHE kundër ramës
edhe pak vjet jetë të kanë mbetur o i shkretë mjeran kur do të jesh i balancur pas varrit??
apo vari lesht se në dhe do të kthehemi?
cohu gjej potencialin tënd të vërtetë
po që na cave karin o merro
humbësit në shqipëri janë POPULLI
PD është mbushur me Pasanikë me vila dhe mos na ha mun kot! !
ke ngelur në shekullin e 13 – nuk ke bythë të dalësh EDHE kundër ramës
edhe pak vjet jetë të kanë mbetur o i shkretë mjeran kur do të jesh i balancur pas varrit??
apo vari lesht se në dhe do të kthehemi?
cohu gjej potencialin tënd të vërtetë
edhe lëre komentin
po që na cave karin o merro
humbësit në shqipëri janë POPULLI
PD është mbushur me Pasanikë me vila dhe mos na ha mun kot! !
ke ngelur në shekullin e 13 – nuk ke bythë të dalësh EDHE kundër ramës
edhe pak vjet jetë të kanë mbetur o i shkretë mjeran kur do të jesh i balancur pas varrit??
apo vari lesht se në dhe do të kthehemi?
cohu gjej potencialin tënd të vërtetë
edhe lëre komentin
fituesit dhe humbësit tek tufina e kanë vendin
E Pate Trump-in?? Kishte Pjerdh Krejt !!! .Mos e ngisni se na Merzitet