Shakaja e fundit e Koço Devoles

8 Nëntor 2020, 20:21Editorial TEMA
Shakaja e fundit e Koço Devoles

Nga Mero Baze

Shakaja e parë ishte para disa vitesh. Pasi iku në SHBA, pranë familjes, në fillim të pushimeve të verës, Koçoja po vononte të vinte për plazh në Sarandë. Filip Cakuli, njeriu që nuk e ndau nga vetja deri në fund të jetës, në përpjekje për ta “shantazhuar” të vinte, i dërgoi mesazh se njerëzit këtu në Tiranë kanë filluar flasin që ke vdekur. Madje Mero ka bërë gati dhe fjalimin për varreza.

Koçua u bë i gjallë pas dy ditësh.

-Ma tregoni pak fjalimin që do mbanit për mua,- tha?

-Po,- i thashë ja të shkoj të marr. Dhe u zhduka disa minuta për të sajuar një fjalim për të.

Filipi ja lexoi.

Koçua mori një pamje serioze dhe tha: Sa njeri pa fat që jam. Ja vlen të kisha vdekur sot.

Hera e dytë ishte vitin e kaluar kur “Fiks Fare” po mendonte një promo për çeljen e sezonit. Dhe Filipit i shkoi mendja tek skenari më makabër. 

Duke vazhduar të tallej me vdekjen e Koços, inskenuan vdekjen e tij, ku rolin e të vdekurit e luante vetë Koçua.

E futën në një arkivol të hapur dhe një prift po i lexonte fjalët e fundit. Ndërkohë dikush thotë: 

-Fillon “Fiks Fare” më 8.30 dhe Koçua çohet nga arkivoli.

Shakaja e tretë ishte dy ditë para intubimit. Mitro Cela më çoi foton nga pavioni ku ishte shtruar dhe më shkruan: Koçua top. Mos u lodh të shkruash fjalimin thotë.

Por mjerisht Koçua dështoi në shakanë e fundit në jetë. 

Një artist i madh i humorit si ai, duhet deomos të ikte pas një dështimi në humor. Eshtë e vetmja gjë që nuk e ka lejuar të ndodhë gjithë jetën.

Dështimi për të tallur vekjen do të na ndodhë të gjithëve një një ditë. Problemi është: a do të kemi fuqi të tallemi me të deri në fund siç bëri Koçua.

Tallja e tij me vdekjen në fakt ka nisur para këtyre tre shakave. Ka nisur kur ai filloi të shfaqej si aktor dhe regjisor i humorit shqiptar, si autor tekstesh dhe drejtues spektaklesh.

Për t’u tallur me vdekjen ai shumfishoi veten e tij, që vdekja të mos dinte ku ta kapte. Një herë fshihej pas “Sillos”, një herë fshihej pas “milionerit” që vinte nga Amerika dhe u jepte valixhe me dollarë disa njerëzve derisa u vranë me njëri tjetrin, një herë fshihej pas ish pronarit që kërkonte tokën dhe njerëzit talleshin me të, njëherë sfidonte Skënder Sallakun kur ai i thoshte “mos hyr aty o trim”, herë fshihej pas personazheve të skeçeve të Pëllumb Kullës, herë bëhej sekretar partie për të njoftuar popullin se “bukë nuk ka”, herë bëhej deputet dhe lutej ta hiqte populli, herë biznesmen i madh i grupit “2M”..!

Kjo ishte mënyra se si vdekja mund të ngatërrohej me të dhe të mos e gjente dot kush ishte Koçua i vërtetë. 

Për 50 e ca vjet, ai ka qenë ilegal, duke u fshehur gjithnjë pas një personazhi që vdekja të mos e gjente. 

Dhe s’ka për të gjetur. 

Sot ajo mori njeriun që e ka shumfishuar veten në aq shumë personazhe të tjerë. Thjesht ja ka arritur qëllimit të mos e lejojë më Koçon të vazhdojë të fshihet pas personazeve të tjerë që prodhonte çdo ditë. Kaq kishte në dorë vdekja. Të tjerët, ata personazhe që ka prodhuar ai në skenë, s’ka çfarë u bën më vdekja. Ata i mbron Koçua.

 

35 komente në “Shakaja e fundit e Koço Devoles”

  1. Haka Tekizoti says:

    Bukur, shprehur me me dashuri, pa bërë qaramanin.

  2. Artan says:

    Te lumte pena Mero Baze, shume bukur e ke qendisur

  3. Cuku says:

    Bravo Mero
    E meriton I MADHI KOÇO DEVOLE
    Respekte

    1. vang says:

      KOCOS: Sa per mua nuk do shohme ate buzqeshje te cuditshme ne fytyren e tij: Nj buzqeshje e permbajtur pak ironike dhe tallse,e lre ,e cilter.Ishte fantastik rreth viteve 70 kur qeshte duke i rene xhezit.

  4. Shkodra says:

    Nje nga bijte me te mire te shqipes se trishte qe i qeshen buzen dhe i dhane jete edhe kur ishte e vetmuar edhe kur ishte ne humnere edhe kur e shqyenin dhe digjnin me benzine ne dore.

    1. Matilda says:

      Na knaqe me kte fjal I’m te bukur qe dhe Koco do e degjoj nga lart… Un sot kam qare me ze te brendshem e te jashte per nje nga idhujt e mi. Koco Devolo do mbetesh i pa harruar me krijimet dhe dashurin e tende per artin. Qofsh i xhenetit??

  5. Un says:

    Koci Devole …. i pahharruar kujtimi dhe vepra jote?

  6. LEXUESI says:

    Pusho ne paqe i dashur Koço, e ke merituar, do te na mungosh. Ngushellime familjes.

    1. qazim says:

      Gjynah i madh,Kocua ishte brilant ne artin e tije dhe gjithmone qekurse e kemi pare ne ekran ne kohen e diktatures e deri tani qe iku,ai na gezoi,na qetesoi,na kenaqi me menyren e thjeshte,humorin e kendshem dhe me gjithshka ai bente. Cdo fjale cdo batute cdo grimase e bere prej tije,buronte humor e kenaqesi. Ai ishte fin e kurdohere i vecante. I lehte i qofte dheu ketije njeriu te madh.

  7. ice says:

    Te lumte Mero e ke qendisur kete shkrim. U prehte ne paqe. Rolet e tij jane te pavdekshme. Ngushellime familjes.

  8. Ilirjan says:

    Bravo Mero, ke folur me shpirt. Koco eshte ne shoqeri te te medhenjve tashme. Vasillaq Vangjeli Skender Sallaku, Met Bega Aleko Prodani Roland Trebicka Gezim Kruja e te tjere. Jane kaq te medhenj, por e kuptojme vertete vetem kur na lene.

  9. Shqiptari says:

    Koco Devole nuk ka vdekje. E meritoi te mos kete vdekje me vepren e tij!

  10. Konica Usa says:

    Pa e ekzegjeruar mund te them pa frike se Kocoja ishte nje nga me te medhenjt e te medhenje.

  11. Santa Quaranta says:

    I paharruar qofte kujtimi i Koço Devoles!!!

  12. Grigor says:

    Te pavdrkshmit nuk vdesin. Vdekja eshte shume e vogel te matet me Kocon!

  13. Pokeristi says:

    Artistet,krijusit e çdo zhanri ,te çdo sfere jane gjithmone te pavdekshem ,nepermjet vepres dhe krijimrarise te tyre.
    Koçua eshte nje nga me te shquarit e humorit shqipetar.
    Ngushëllime familjes

  14. mira says:

    I paharruar
    Te lumte pena Mero

  15. Tomori USA. says:

    Ngushellime familjes se te madhit Koco Devole. I qofte dheu i leht, u preft ne paqe. Kocu me humorin briland , karakteret dhe figurat qe interpretoi dote kujtohet gjat nder shqiptaret brenda dhe jasht atdheut.
    I paharuar qoft kujtimi i tij.

  16. ANTIKORUPSIONI says:

    Cdo fjale per te madhin Devole sot eshte shume e vogel krahasuar me vepren e tij! U prehsh ne paqe Gjigand!

  17. Pato says:

    Ka shume pak njerez qe bashkon popullin si ne jete dhe ne vdekje. Koco Devolle ishte i tille.

    Kocon nuk kishte nevoj te hapte gojen sepse te ngjallte buzeqeshjen kur e shihje. Vertet artist i madh qe do na mungoj.

  18. Patrioti. says:

    Nuk eshte pak te mungoj Koco Devole ne humorin shqipetar.Eh o Koco u ndave nga dashamirsit e tu ,
    E dhimbeshme i pa harruar qofte kujtimi I Koco Devoles! Per te gjithe ne ke qene dhe do ngelesh I madhe.

  19. SPEKTATORI says:

    Ti ike fizikisht.po i pa harruar.perjetsisht.
    DHEU I LEHTE.
    KOCO DEVOLLE

  20. Larg DUART E ZEZA tè KRYEHAJDUTIT dhe KRYEKUSARIT Arben Ahmetaj nga MILIONAT e €UROVE dhe ? , té FAKIRÈ-FUKARENJÉVE PA ÇATI mbi KOKÈ says:

    BRAVO I DASHUR MERO !!! ARTISTË HUMORI dhe AKTORË si KOÇO DEVOLE Lindin NJË HERË në 10 MIJË VJET !!!! Ta Gëzoni Ermal Mamaqin dhe Çunin e Zef Dedës tani , O POPULL SHQIPTAR , bashkë me mua !!¿!!? I PAHARRUAR qoftë përjetë kujtimi i LEGJENDËS KOÇO DEVOLE !! U PREHTË në PAQE IKONA e ARTIT SHQIPTAR KOÇO DEVOLE ???????????????????????????

  21. Juliano says:

    Koco njeriu me vlera te larta per kedo. Te gjithe u gjunjezuam para kocos. Respekte pa fund shkruajne shqiptaret. Le ta mbajme ate respekt si sendin e vlefeshem te kocos.

  22. Lasgushi,shoku i vjeter i Kocos. says:

    Mero,shume shkrim i sakte.I nivelit qe kishte Kocua.I cili ne cdo gjendje,sado te veshtire qe ish,humorin dhe sharmin e kish konstant.
    Kur te huajt ne shqiptareve na vleresojne si te zgjuar,simpatike dhe me humor,shpesh na duket cudi ,dhe themi se cja fusin kot.Kjo se na dalin menjehere parasysh monstra,gedhenj,trungjet,halldupe,hajdute e shemtirat te kategorise Zogu Esat ,Pasha,Lal Krosi,Berisha,Meta,Nishani,Kryemadhi,Basha,Majko etj.Por kur ke njohur Kocon dhe te tjere te kategorine e nivelin e ti.Zgjohesh dhe me nje ndjenje kenaqesi u jep te drejte te huajve ne vleresimin qe shqiptaret jane popull i mire,simpatik,mikprites dhe i talentuar.

  23. Operacioni Zjarri says:

    Ah sikur te ishte edhe kete here nje shaka nga ato te Kiços.

  24. Koçoja tallej me ndryshkun tonë shoqëror.Rrespekt deri në përulje për këtë latues të shpirtit.

  25. Pse na e more Koçon says:

    O i Madhi Zot te qofsha fale.
    Na e more Kocon tone te dashur. Ti i di punet me mire se ne veç se ta dishe qe ky Koco Devole me shoke na ka mbajte gjalle ne kohet me te errta. Na lumturonte per disa caste dhe ne harroheshim pasi kemi vite qe nuk qeshim.
    I madhi Zot me qe na more Kocon na i merr edhe nja 5 a 6 vete qe na e nxine jeten ne keto 30 vjet, na e ngrine buzeqeshjen ne buze, ma vodhen, na plaçkiten, na vrane, na perdhunuan, na e hoqen kafshate
    n e bukes femijeve, na i vodhen pronat, na futen perçsrjen dhe na shuan si komb, ne nje kohe qe vete keta lundrojne ne luks, shperdorojne miliona mbas hordheqeve dhe nuk i ndeshkon kush.
    O i Madhi Zot mendo per keye popull barthste e qe ka harruar te buzeqeshe.

  26. Petrit says:

    Ne shqiptarët jemi gjithmone te aftë per fjale te bukura pas vdekjes jo se nuk i meriton i madhi Koço Devole por nje pyetje te thjeshte me mjeron dhe shefin e tij qe e paguan.
    Si nuk u gjet nje çarter per te ndjerin Koço ashu siç gjendet per te gjithe politikanët hajdutë sa herë i kap temperatura ???.
    Sa shpejt gjendet çarteri per sh. e’drama per te ekspozuar zhgarravinat e tij neper bote ??????.
    Te pakten mos bzani o njerëz të zhytur ne vjedhje e krime.
    Heshtni o vemje te shpifura.
    Nuk i duhen as dreqit fjalet tuaja te bukura qe ne te vertetë jane vrer.

  27. .avokati says:

    lamtumira eshtë e pa drejt të thuhet për Koçon, pasi si askush tjeter eshtë i përjetshëm te ne pa qenë fizikisht sic ish kur ishte gjall, i pa përseritshem, unë jam një nga ish femijet e lages kombinat që kocua kur vet ishte femij , na mblidhete te plepat në kombinat dhe na dirigjonte si aktor teatri me një batanie ndante* skenën* qe iprovizonte nga spektatoret po moshataret e tije femij te lagjes, dhe interpetonim role kocua qe nga ajo kohe eshtë skalitur dhe rrenjosur në memorjen tonë duke u rritur sa eshte sot qe e qajn kollos të humorit si pëllumb kulla, filipi , e me radhe ,

  28. Arenc hoxha says:

    Do te jetë I pavdekshëm në kujtesën tonë….!!

  29. shijak says:

    …bënte humor të vërtetë..kurrë nuk qeshi dhe u zgerdhi në rolet e tij…kurse këta të sotmit, po dalin pa breke, qe te na bejne te qeshim…

  30. Tatjana Kerxhaliu says:

    Me rolet e tij si aktor, humorist ne mendjen , kujtesen tone do jete i gjalle. Me shume dinjitete dhe personalitet , aftesi profesionale realizote rolet qe i jeoeshin dhe spektatori nuk ngopej duke pare aftesite ne realizimin perfekt te tyre dhe gjate rrinte ne kujtese , intepertim.
    Per spektatoret do jete i pavdekshem.

  31. ***** JAZEXHI – RACIST PSIKOPAT, NJE ANADOLLAK QE DUKET SI I ARDHUR NGA STEPAT E SHPELLAT E TURQISE AZIATIKE OTOMANE TE SHEKULLIT TE 17-TE ****
    Shenim:
    Pse ftohen psikopate, tru-shperlare e injorante me feste fetare si puna e te vet-shpallurit “Imam Armand Ali” neper emisione televizive, qe nuk perfaqesojne asnjeri pervec vetes, dhe qe mund te thone lloj lloj brockullash e mashtrimesh te trasha e te pacipa neper televizione, mjafton te marrin nje page te dyte nen tavoline nga neo-Osmanet e Wahabistet e Arabise Saudite.
    ——————————————————————————————
    Skenderbeu nuk u rebelua kundra vendit te tij, vendi/atdheu i tij nuk ishte Turqia, Z. Jazexhi.
    Ai luftoi me te drejte (sipas ligjeve te sotme nderkombetare) kunder nje pushtuesi mizor dhe barbar sic ishte Turqia Otomane qe kishte pushtuar ilegalisht Shqiperine.
    Dhe ne kete lufte Skenderbeu kishte perkrahjen shteterore, ligjore, diplomatike dhe ushtarake te gjithe Europes dhe vendeve perendimore te botes se atehershme.
    Prandaj krahasimi i sakte ketu eshte – nese Turqia do te kishte tentuar te pushtonte Shqiperine ne kohet e sotme, apo do ta kishte pushtuar ate – NATO do ta konsideronte Turqine shtet terrorist, dhe do te fillonte bombardimet e te gjithe instalimeve ushtarake Turke, gjithe qyteteve Turke dhe gjithe institucioneve te propagandes se luftes se Turqise (dmth gjithe ministrive dhe institucioneve shteterore te Turqise).
    NATO, po ashtu, do te kapte e arrestonte me forcat speciale delta Presidentin e Turqise si terrorist, dhe do ta conte ate ne gjygjin e Hages per krime lufte dhe krime kunder njerezimit e genocid kunder Shqiperise dhe popullit Shqiptar.
    Po ashtu NATO do te ndihmonte ne dhenien e pavaresise, per 20 million Shqiptaret etnike ne Turqi sot, qe nuk kane asnje te drejte njerezore dhe kombetare, dhe jane plotesisht te shtypur nga regjjimi aktual Islamist Neo-Otoman ne Turqi.
    Me tej, Skenderbeu, nenen (Voisava) e kishte Shqiptare Dibrane nga Pollogu, babain Shqiptar dhe vellezerit te gjithe Shqiptare.
    Dhe kjo me fakte e dokumente shkencore te shumta autentike, e jo me llafollogji Haxhiqamiliste alla Osmane – Jazexhi.

    Olsi Jazexhi eshte nje i semure mendor (shikojeni neper emisione televizive se si e leviz qafen ne menyre te pavullnetshme me levizje te pakontrolluara, te papritura pa kuptim, sesi gelltit qurret e hundes se tij ne cdo 5-7 minuta me nje hungerime thithese te neveritshme qe i del nga hunda e gryka, e sesi kap, ngacmon e kruan hunden e tij cdo 5 minuta pa kuptim), Islamo-komunist ekstremist radikal, mbeturine e pushtimit 500 vjecar Otoman te Shqiperise, dhe agjent publik i paguar i neo-Osmaneve te kohes se Dulles.
    E perzune nga Kanadaja e Italia per veprimtari extremiste e xhihadiste (po ashtu se merrte njeri ne pune ne Kanada e Itali, megjithe “doktoraturen” e tij alla-Islamike/Malajziane te “marre” ne Firence), dhe tani rri ne Shqiperine tolerante ku mendon se mund ta hapi llapen sa te doje ne sherbim te neo-Osmaneve.
    Por as ne Shqiperi nuk arrin te gjeje pune, dhe prandaj harxhon kohen kot neper televizione e ne “”kanalin e tij ne YouTube” (ne monologje me veten), me dy tre veta apo ekstremiste e trushperlare te tjere qe e ndjekin.

    Lind pyetja: ku i gjen parate per te jetuar ky fare “historiani”, kur nuk gjen pune, as ne Shqiperi e as jashte Shqiperise?!

    Me siguri ndonje page nen tavoline (tek “stacioni I vjeter I trenit”) nga Neo-Osmanet, Turqia, Malajzia, Ajatollahet e Iranit, Wahabistet e Arabise Saudite, Greqia apo Serbia ja ka zgjidhur problemin e madh qe ka.
    ————
    Ky fare Jazexhiu po ashtu e mban veten e mburret andje kendej neper emisione televizive se ka edhe “titullin akademik Doktor i Historise”.

    Por njerezit e publiku vendas e nderkombetar e njohin me nofken “Doktor Tak-Fak i Islamizmit Komunist, Xhihadizmit Radikal e Shkencave te Mashtrimeve anti-Shqiptare”.
    Nga nje hetim/hulumtim i thjeshte, rezulton, se ky fare Jazexhiu, ka “mbaruar studimet a larta” (pas gjimnazit ne Shqiperi) ne nje fare “Universiteti Islamik Nderkombetar i Malajzise” dhe po ashtu ka “mbaruar” studimet per titullin “akademik Master” po ne te njejtin “Universitet”.

    Pra shihet qarte cfare “formimi akademik” ku therret qameti, ka ky mashtrues i rendomte e “pseudo-historian” Islamisto-Komunist i tespijeve, e gotes se salepit (qe e mban prane ne cdo dalje te tij ne ‘kanalin e tij ne YouTube” – dhe qe e rrufis mbas cdo gelltitje te qurrave te hundes se tij qe e ben cdo 5-7 minuta).

    Ky fare “Universiteti” ne Malajzi pervecse financohet nga parate e sheikeve xhihadiste te Malajzise, Kuvajtit e Jemenit dhe Organizates per Bashkepunim Islamik, dhe pervecse nuk eshte gje tjeter po nje qender/kamp “akademik” per pergatitjen dhe tru-shperlarjen e propagandisteve Islamike radikale ekstremiste (misioni zyrtar i shkruar i ketij “universiteti” eshte “te shkelqej ne Islamizimin” e studenteve), me e rendesishmja eshte se nuk ka fare akreditim ne Perendim, dhe nuk njihet si institucion i shkolles se larte i akredituar ne arenen nderkombetare – eshte si te thuash, nje fare “Universiteti Kristal” Islamist ne Malajzi – ku mund ta marresh diplomen tak-fak edhe pa shkuar fare ne auditor.
    Jazexhiu mburret e ve firmen neper “artikujt e studime” Islamiste qe shkruan andej ketej, se ka bere “Doktoraturen” ne Institutin Universitar Europian te Firences, dhe post-doktoraturen ne Universitetin e Yorkut ne Kanada.

    Por kjo duhet verifikuar, se eshte veshtire te shihet e te besohet si ka arritur te “beje” nje “doktorature” ne Firence dhe “post-doktorature” ne Kanada, ky fare Jazexhiu me “diploma tak-fak bachelor e master” alla Universiteti Islamik Nderkombetar i Malajzise – qe ne Europe, Kanada e Amerike as e dine nga bie apo se egziston ne te vertete si universitet ne nje vend Islamist te botes se trete apo te katert te epokes se gurit si Malajzia (ku akoma ka fise kanibale qe ushqehen me mish njeriu, e ku grate mbulohen koke e kembe e vriten me gure, e burrat vishen me shallvare e callma, e u pritet koka me jatagan).
    Pra, ka shume te ngjare qe me “metodat Islamike” te mesuara ne Malajzi, Jazexhiu ka bere ndonje “doktorature tak-fak” e “post-doktorature” me plagjiatura alla-Malajziane, apo me Jazexhizerira te tjera te ketij lloji (Jazexhizerira te tilla “historike” i degjoni edhe ne emisionet televizive ku ai cfaqet).

    Ai fare “universiteti” jo vetem qe si ka dhene ndonje njohuri akademike e profesionale Jazexhiut, por e ka Islamizuar e trushperlare ne ate fare feje, sa Jazexhiu i sotem nuk njihet fare nga ai qe ka qene para se te largohej nga Shqiperia.
    Ai eshte kthyer e transformuar ne nje psikopat patologjik qe sulmon e ironizon kedo e cdo gje Shqiptare, sulme keto pa kuptim, pa asnje baze logjike e faktike, dhe te shoqeruara me shperthime te papritura e te pakontrolluara psikike (qe shihen e pikasen qarte nga cdokush neper televizionet ku Jazexhiu cfaqet, sidomos nga mjeket neurologe e psikiater).
    ————————————————-
    Por sa me shume flet ky “pseudo-historian mercenar” e sharlatan i rendomte rruge e cirku neper emisione, aq me qesharak behet. Ai eshte per te qeshur e per te qare kur e degjon.
    Eshte thjesht nje racist e urrejtes anti-Shqiptar medioker dhe Shqiptarofob i trashe dhe i pacipe.
    Ne cdo emision nuk le rast pa ulur e poshteruar Shqiptaret e ShqIperine nga zilia e cmira shtazarake qe ka per mevetesine e ngritjen e Shqiperise dhe Shqiptareve ne pergjithesi.

    Eshte katandisur ne nje propagandist te marketingut bajat te rruges e pazarit, per pese lek, te Islamizmit, neo-Otomanizmit dhe Shqiptarofobise bajate.
    Eshte thjesht nje Anadollak e Halldup qe duket si i ardhur nga stepat e shpellat e Turqise Aziatike Otomane te shekullit te 17th, dhe qe flet Shqip ne shekullin e 21-te ne Shqiperine Europiane. ========================================================================
    Jazexhiu flet per investimet Turke, Arabe dhe Ruse ne Shqiperi.
    Cfare investimesh do te beje Turqia ne Shqiperi??!!
    Turqia eshte nje vend i falimentuar, ajo ka rreth 300 billion dollare borxh tek Gjermania dhe Komuniteti Europian (aq sa edhe Greqia), dhe ashtu si Greqia mbahet ne kembe me injeksionet e Europes dhe SHBA-se.
    Te gjithe “investimet” e Turqise ne Shqiperi, konsistojne ne skema mashtruese financiare, dhe kompani jo-konkurruese e te falimentuara ne vende te tjera te Europes – qe vine ne Shqiperi me teknologjite e tyre te vjeteruara te “baba Qemos”, dhe per te shpetuar koken nga ndjekjet penale ne vendet tjera ku kane kryer me pare veprimtarine tyre.
    Te marrim vetem shembullin e Kurumi-t ne Elbasan (gjoja investimi me i madh i Turqise ne Shqiperi) – qe deri tani nuk ka bere gje tjeter, vecse ka ndotur me menyre brutale mjedisin per rreth Elbasanit (as sa ju ndalua plotesisht nga qeveria Shqiptare aktiviteti i saj ne Elbasan), si dhe ka sjelle ne Shqiperi nje teknologji te vjeteruar te dores se trete, qe nuk perdoret me ne asnje vend te Europes perendimore lidhur me shkrirjen dhe prodhimit e produkteve te hekurit e celikut.
    E njejta tabllo eshte edhe me “investimet” Arabe apo Ruse ne Shqiperi.

    Z. Jazexhi:

    Te ashtuquajturit “Vllahe” qe ti i permend me percmim, duke genjyer driten per diell e duke i bere ata me percmim “Rumune” – nese lexon e hulumton arkivat e Vatikanit e te Stambollit gjen te verteten : qe “Vllahet” nuk jane gje tjeter por Pellazgo-Illiro-Trake te Romanizuar nga perandoria Romake.

    Ata me fjale te tjera jane Shqiptare 24 karat, por te Romanizuar. Daket dhe Traket me qe ra fjala – jane nga fiset Ilire me te shquara te Ilirise Veri- Lindore ne anen a Danubit.

    Eshte pikerisht ky fakt dhe kjo tragjedi e tyre (dmth Romanizimi i bere forcerisht dhe i diktuar nga rrethanat e kohes se pushtimeve Romake) qe ata e dine brez pas brezi- dhe qe i ben ata nga atdhetaret me te shquar Shqiptare te Rilindjes dhe me vone.

    Edhe sot e kesaj dite, pjesa me e madhe e popullsise se Rumanise, eshte me origjine Iliro-Shqiptare (Daket dhe Traket) por te Romanizuar (bile ne Rumani edhe sot, ka zona te tera te popullsise qe flasin Shqipen arkaike pervec Rumanishtes).

    Prandaj nga ajo popullsi ne Rumani gjithmone kane dale mendje dhe atdhetare te shquar gjate kohes Rilindjes Kombetare Shqiptare dhe me vone.

    Prandaj Z. Jazexhi, leri keto “Jazexhizerira” Haxhiqamiliste e Otomaniste, dhe hyri udhes se drejte te se vertetes dhe diturise se shekullit te informacionit dhe eres dixhitale te historise.

    Mos u mer me Jahja Drancolli-n e te tjere, apo me Katolicizmin e Austro-Hungarine duke i marre neper goje ata.

    Se je bere si “Kizi” neper Tirane nje here e nje kohe, apo si Shaboni I Tirones, qe per tu grindur pa shkak me njerezit, ndalonte njerezit rruges dhe i thoshte “pse nuk me thu hun derr, se e kom hunen e modhe, nuk e shef sa te modhe e kom” (shpirti ju prehte ne paqe te dyve megjithate, se nuk jetojne me).

    Lere udhen e qoftelargut Otoman Anadollak, Z. Jazexhi, dhe futju udhes se mbaresise.

    Se Shqiperia u be dhe do te ngrihet edhe me – pavaresisht cmires dhe zilise shtazarake te anti-Shqiptareve medioker dhe Shqiptarofobeve te trashe dhe te pacipe.

    Dhe mbaj mend e kij parasysh zoteri: ne Turqi Shqiptaret jane 20 milione e me shume, e nuk kane deri tani, asnje te drejte politike, kombetare, etnike, arsimore ne gjuhen Shqipe, kulturore e historike.

    Por do ti fitojme ato, pavaresisht anti-Shqiptareve medioker e Shqiptarofobeve te trashe e te pacipe, dhe regjimit te tanishem Islamik anti-Shqiptar ne Turqi..

    NJEZET MILIONE SHQIPTARET E TURQISE – QERSHOR 2019
    ============================================================================

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje