Nga Mero Baze
Sali Berisha është përpjekur sot të mbrojë Hashim Thaçin, pasi ka shkuar në Hagë. Ishte shqetësuar nga akuzat e Edi Ramës, se ai dhe Ilir Meta kanë votuar rezolutën pro Dick Marty-t në Këshillin e Europës.
Të njëjtën xhindosje pati dhe Ilir Meta, po ai lëshon atë zagarin e gjahut që mban pas, se vetë ka ngatërruar ilaçet.
Debati për votën pro ose kundër rezolutës për raportin e Dick Marty-t në Këshill të Europës, nuk është thelbësor. Atë Shqipëria mund ta votonte kundër moralisht dhe prapë do miratohej.
Por ajo rezolutë ishte karem për të bindur Asamblenë e Këshillit të Europës ta votonte duke futur brenda një shpikje, siç ishte trafiku i organeve. Ajo ishte një gënjeshtër që natyrisht i ngrinte flokët përpjetë institucioneve europiane.
Por tani shikohet se Hashim Thaçi dhe shokët e tij nuk kanë shkuar në Hagë për trafik organesh, çka shpifte raporti, por për akuza të tjera, kryesisht eleminime fizike pas luftës dhe keqtrajtime e vrasje gjatë luftës. Akuza të tilla në ekstrem ndaj Hahsim Thaçit për këtë gjë, ka bërë Sali Berisha.
Sali Berisha ka akuzuar së fundi Hashim Thaçin se ka eleminuar 200 drejtues të LDK-së në Kosovë dhe për këtë duhet të shkojë në Hagë të përgjigjet.
Në fakt, shifra e veprimtarëve të LDK të vrarë pas lufte është shumëfishuar nga Berisha mbi 20 herë, shumë më tepër se sa trillimet e Dick Marty-t.
Pra nëse Berishën e krahasojmë me Dick Marty-n, Dick Marty del njeri serioz dhe i moderuar. Për më tepër që Hashim Thaçi dhe shokë e tij nuk po përballen në Hagë për akuzat e Dick Marty-t, por gjëra të tjera, si kjo deklarata e Berishës, që është bërë në maj 2019 në emisionin 360 gradë të Artur Zhejit
Pra Berisha e ka akuzuar për 200 vrasje shqiptarësh dhe i ka thënë se duhet të shkojë në Hagë.
Tani Hashim Thaçi ka shkuar në Hagë. Në dosjen paraprake që ka, nuk ka asnjë akuzë për trafik organesh, as ai dhe as të tejrët, dhe deri tani nuk ka as ndonjë akuzë për vrasje të ndonjë veprimtari të LDK-së.
Sot Berisha tha se “unë mendoj që Thaçi është i pafajshëm së bashku me të tjerët” dhe se ato gjërat që ai i ka thënë, i ka thënë për politikë.
Nëse është kështu, kot i biem më qafë Dick Marty-t, se ai së paku nuk e ka bërë për politikë akuzën. Ai më së paku e ka bërë për të qenë në krah të Serbisë, si mik i tyre dhe ka shfrytëzuar dobësitë e Kosovës në sistemin gjyqësor, pandëshkueshmërinë dhe mbi të gjitha, një humbje popullariteti në Perëndim të krahut politik të dalë nga lufta.
Meqë Sali Berisha thotë se i ka bërë akuzat për politikë, atëhere të shikojmë për kë politikë i ka bërë.
Në Shqipëri nuk ka ndonjë parti politike apo krah politik që ka nevojë për kauza të tilla, që të fitojë pikë. Vetë LDK ka bërë qeveri të përbashkët me Hashim Thaçin dhe të tjerë dhe kërkon drejtësi pa shpikur gjëra të tilla.
Tani lind pyetja për kë e paska bërë këtë shërbim politik Sali Berisha?
Në Shqipëri nuk i hyn në punë kujt, në Kosovë vetë të zotët e punës nuk kanë bërë kështu akuzash, pasi rastet konkrete i kanë çuar për hetim.
Vetëm në Serbi ka interes për shifra të tilla, që e ndihmojnë goxha raportin e Dick Marty-t, i cili është shumë i moderuar po ta krahasosh me fantazinë e Berishës.
Tani nuk është nevoja të bëhet dhe gjykatës e t’i shpallë të pafajshëm. Ka marrë disa herë rolin e prokurorit dhe i ka akuzuar për 200 vrasje shqiptarësh të LDK.
Si gjykatës nuk është më në dorë të tij. Çfarë kishte në dorë e ka bërë, për dajat e fëmijëve të vet në Beograd.
E kam thene dhe me pare qe ai shet edhe Sheqeren per nje karrige politike.. Megjithese vota jone nuk do ndikonte ne rrezultatin e atij raporti, ai ishte nje rraport komplet diskriminues (duke bere dhe investigime ne Shqiperi nga vet perfaqesuesit e KE-se) dhe ne jo vetem te ngrinim kartonin e kuq, por edhe te benim nje raport imtesor per “gjetjen” e fakteve qe ky raport ( i Dick Martit) ishte nje deshtim edhe ne terren dhe tja dorezonin asaj asambleje..
Nashti plasi muti sheshit
na duall disa probleme
unë mejtoj janë të vërteta
dhe nuk janë thashetheme.
.
Nga një anë del Lulushi
siç dëfton dhe Peruani
qysh i bëri ?700 mijë
për pesë vite terxhumani?!
.
Kam përkthier edhe unë
dhe jo pak po qindra herë
dhe një rast po ju përmën
me Alimuçën e ndjerë.
.
Kish mbaruar lumëmadhi
muaj kish paraburgim
ca nga dhimjet ca nga halli
jam pa faj thosh, ësht’ kabim.
.
E përktheva ç’molloisi
dhe nuk majta asnjë krah
se ashtu ishe e ndrejta
jo për mrojtje a gjynah.
.
Kush ish Vefa e Vebiu
na të gjithë mirë e dinim
po do kthenem te problemi
e do flas për Lulëzimin.
.
Ky ill i ndritur në njitje
që do njitej gjer në Hënë
s’ka përkthier të vërtetën
po vjellur ç’i kan dhënë.
.
Shtëpi e Verdhë në Gjurrë
pa sallë e frigorifer
pa bekçi e pa biçak
as shelegun dot s’e therr.
.
Nuk po thom që Luletrimi
të mëshinte ca skelete
por me foto e dokumente
të bënte dosje më vete.
…
P.S.
Salo, Lilo dhe Lulushi
shërbëtorë të papërtuar
që të tre antishqiptarë
u mbeti Diku në duar!
Per hir te se vertetes,nuk eshte me interesante cfare ka bere Saliu,
ato jane thene e sterthene mliona here,
dhe duhen thene,Mero djali,me qellim qe mos te harrohen.
Poooor, akoma me e rendesishme eshte ngritja e zerit per ndeshkimin e tije,
sensibilizimi i faktorit nderkombetar,deri ne ate pike,
sa ai te jete i dtyruar te veproje.
Ne kete pike eshte e domosdoshme te artikulohet qarte
fakti qe mentori i tije Elez diversant Biberaj,ben vigjilie
dhe tregon kujdes,qe Sali Brek’skisha-s,te mos i hyje gjemb ne kembe.
Per te arritur ne kete konkluzion,mjafton te permendesh faktin,qe
zeri i Amerikes nuk ka komentuar,apo denoncuar asnje nga
zullumet e Saliut,qe fatkeqesisht jane te panumerta.
PS: Natyrisht,gabimet jane njerezore,por I sugjeroj Gopistit
ta shkruaj emrin e Lules ne gjinine femerore,
per te mos ofenduar burrat e ketije vendi.??
Maloku ,është krijesa më e ndyrë që ka pjellë nję nënë shqiptare për gjithë historinë.
Mero siq e ke fillu Saliu dhe Meta nuk do te burgosen
ngaqe po ju shkurton ditet
Meta do vrase vehten dhe kjo eshte 10% e sigurt
dhe Saliut do i jap liria ilaq miu
keshtu ngelem pa i pare dhe pa i peshtyer ne surrat
ne bangen e te akuzuarve
Bravo Mero
Berisha ky psikopat delirant, rregullisht ka vepruar si armik i kombit .Shpresoj të paguaj për këtë .Ky është momenti që ai të vihet para akuzave konkrete dhe të gjykohet si antishqipëtar .
JU QË DINI, JU QË MUNDENI , JU QË E KENI PËR DETYRË DHE JU QË E KENI PËSUAR PREJ TIJ , VEPRONI !!
Krimineli Berisha dhe vegla e tij Lulzime Basha të vihen para drejtësisë.
Fantastik z.Baze
Shkrim brilant. Te lumte Mero.
Sheqeren nuk e shiste se kishte kujtime te bukura me Karaxhixhin dhe ky ishte krenar se ishte djali i ktij serbi te devoteshem qe knaqi sheqeren se baba i vicidolit shkonte me dhi ne mal e kur vinte nga mali e merrte gjumi shpejt pa fole me sheqeren
Ndoshta e therrasin ne hage edhe kriminelin berisha te deshmoj per keto 200 vrasje.
Edhe luli eshte deshmitar si perkthyes qe ka pregatit dosjet.
Saliut ja ka thene e bija per keto 200 vrasjet…
Zeni sypeshkaqeni vrau me pak ne gerdec…
Kur do e festojne shqiptaret gjykimin e ketij krimineli qe nuk le vrim pa e futur hunden e pinokut
Wooou!
E ke thyer “Penicilinen” ne dysh!
Operacion fantastik I ke ba doktorit!
Jepi Doktor, sherbetor I dajave Serb, çka do me thon tani SB ?!?
hhaa ore MERO TE PARAQET VELLAUN E VUQIQIT -RAMEN SI PATRIOT QE SHKON NE KOSOVE ME ANTIPLUMB E PROJEKTUES PER NDARJEN E KOSOVES NUK IHA POPULLI SHQIPTAR KETO PERRALLA E DIME KUSH ESHTE SALIU E KUSH RAMA
”AVNI RUSTEM” Mos i ha ti o Avni se je ngopur me ato te Sales.Gjithe puna eshte tek truri qe nuk merr kthesa.
O ti, qe ben pis emrin e Avniut.
Meso,(te lutem para se te komentosh dicka),
ne radhe te pare,te shkruash shqip.
Flm. per mirekutimin.
PS:Qellimi eshte qe ne te kuptojme,ate qe ti do te shprehesh.?
RROFTE MINISHENGENI RAMA -VUQIQ SE KOSOVARET SHKUAN NE HAGE
Asgjë më shumë nuk e rëndon Berishën, Metën, Bashen, Mediun, Shkëlzenin, Argiten, Llallen, e shumë të tjerë. Këtu kemi një shtet që nuk mund të jetë shtet. Këtu kanë kaluar krye prokurorë e krye gjykatës që nuk kanë minimumin e integritetit. Po më e rënda e të rendave është që, këtu ka akoma njerëz që duan të kthejnë në pushtet kërma të tilla. Habit fakti që edhe pas provash kaq flagrante si shkeljet e ligjit nga ana e presidentit, as veprohet, as tentohet, as, as. Thjeshtë fluturim me parasë. Flet Rama. Pirdh, pirdh se lirohesh. Ti bashke me aradhen e Braçes, Balles, Damianit, apo Spiropalit. E kujt i duhen opinionet e Sali debilit. Kur se kanë kuptuar grigja kush është mostra, që në vitin e largët 91 – 92, do të thotë që shqipot janë “dele” ose më keq akoma, “delenxhinj”. Ta djegësh Shqipërinë, ta vrasësh, e pastaj ti thuash edhe kokë pa lare, ja ky është brumi i shqipove . 30 vjete asnjë protestë për ujë e bukë. Po ik njeri e ec tjetri, po në vend numero. Vazhdo voto Saliun o kafshe milet, vazhdo te mbetesh në stadin e majmunit.
Ma mire nuk ka.Po cfare ben prokuroria ??? A duhen hetuar si Sale Krimineli dhe Lul-Pedeja???
Kryminister ramsi me patriotizmat e tij do e shpetoj dhe kosoven pastaj do u bej nje kontrat shitje kosov shqiperi si ajo e detit.
Kush ta tha bre? Njaj krimineli bulavardit a?
Shikoni keta qe dun me i dal ne mbrojtje sales, 3(TRE) fjal nuk jan ne gjendje me i lidh per tu shprehur.
Kur do shporret nga kjo bote ky pkeher e djalit vet qe nuk heq dore nga akuzat e tij monstruoze dhe sherbimi permanent ndaj agjentures serbe!!! E ka greguar vet me fakte qe nga 1990 e deri me sot…per ate ska nevoje per prokurore…vetem gjykate duhet qe ta mbylli nje here mire!!!!
Vaj vatani e mjer mileti
Ket popull ç gjëmë e gjeti
Kur në krye erdh Sal gazepi
Sal gazepi,Sal hajvani
Tym e flak u bë vatani
Vetëm Serbi në det të Dali
Për ket rron Sali hajvani
Amanet e ka nga krajli
Që farë shiqeres i zbrazi
Dhe polli ket fare tradhëtari
Që sngopet me gjak shqiptari
Kopil lindi kopil ngeli
Për Serbin shqiptar theri
Dik Martin edhe Fazlliç
Për salin jan mit e miq
Shqipërin jua jep ofiq
Djali dhe dhëndrri Serbisë
40 vjet në shërbim të hajnisë
Për interesa të krajlnise
Vret e pret bijt e shqipërisë.
Dakord, Mero djali me theniet per Salen! Ama titullin nuk e ke bere gje, sepse Dik Marti eshte antishqiptar i vjeter.
Ne shqiptaret nuk duhet te harrojme te keqijat e tij monstruoze ndaj shqiptareve te Kosoves te bera nga ky habdall dhe shoqet e shoket e tij.
Mua me vjen ndot te shkruaj emra te tjere qe u bene shoke te Sales, por qe paten dhe ndihmen e nderkombetareve.
Sidoqofte me inatosin TV qe i sherbejne Sales dhe sot e kesaj dhe mbreme dukej si qen i zderhallur kur lihte se gjoja po mbronte Hashim Thaccin e te tjeret qe jane te arrestuar ne Hage. Sot te Sot.com. al dhe nr. 2 i PD-se kishte shkruar budallalleqe me brire kunder Edi Rames duke thene “Tradhtari i kombit lobonte dje për ndarjen e Kosovës, sot riciklon akuzat e Serbisë për trafik organesh.”, -shkruan Paloka. Edhe thuthuqi kishte mbetur pa llomoisur kot se koti.
Mo harroni Z Baze, punen e palodhshme te racistes qe i urrente shqiptaret Carla Del Ponte!!!!!
Nuk di a eshte akoma gjalle apo eshte tretur ne dhè.