Pse sot Adem Jashari, la në hije Ismail Bej Vlorën?

28 Nëntor 2020, 19:46Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Pashë Lulzim Bashën që kishte bërë sot një dedikim patetik për Adem Jasharin. Ai i kushtonte atij, një hartim filloristi, dhe kujtonte si meritë të vetën, se kur ka qenë kryetar bashkie, kishte marrë pjesë në përurimin e bustit të Adem Jasharit në Tiranë.

Nxitimi i Lulzim Bashës për t’u marrë më 28 nëntor me Adem Jasharin vinte pas dedikimit të Edi Ramës për këtë martir të Kosovës, për shkak të ditëlindjes së tij më 28 nëntor, por dhe për të plotësuar retorikën populiste pro UÇK që ka nisur pas arrestimeve të fundit nga Gjykata Speciale.

I rreshtuar pro fushatës “Liria ka emër”, qeveria shqiptare është në anën e atyre që besojnë se Gjykata po përbalt kauzën e UÇK për çlirimin e Kosovës. Për këtë ka mobiluzuar dhe Akademinë e Shkencave dhe institucione të tjera të saj.

Nxitimi i Lulzim Bashës për t’u marrë dhe ai më 28 nëntor me Adem Jasharin, në fakt nuk ka lidhje me Adem Jasharin. As dedikimi i Ramës nuk ka lidhje me të. Ai e bën në kuadër të fushatës pro UÇK.

Por Lulzim Basha është dhe pjesë e kësaj fushate, dhe pjesë e qëndrimit të Berishës që UÇK ka bërë krime, dhe pjesë e akuzave që ai vetë është inevstuar për dokumentim të njëanshëm të krimeve të UÇK, fushatë që ia ka lënë në shpinë Partia Socialiste prej një muaji.

Por ndërsa Edi Rama e ka të qartë përse merret sot me Adem Jasharin, pasi është pjesë e një fushate që ai ka nisur dy muaj më parë pro UÇK, Lulzim Basha nxiton ta bëjë nga kompleksi që të mos duket sikur ai nuk e respekton familjen Jashari si martire e UÇK.

Ky është produkti i parë i kompleksve që prodhon qëndrimi i paqartë ndaj asaj që ka ndodhur me UÇK nga Lulzim Basha.

I vendosur nën akuza populiste se ai ka ndihmuar në dokumentimin tendecioz të krimeve të UÇK, Basha është përpjekur të mbrohet pa asnjë datë, pa asnjë fakt, pa asnjë referencë, pa asnjë dëshmitar, por thjeshtë si njeri që nuk do të tregoje se çfarë ka bërë.

Dhe befas më 28 nëntor, në datën më të rëndësishme të kombit shqiptar, ai tregon komplekset e veta ndaj kësaj historie dhe flet për Adem Jasharin më shumë se për Ismail Qemalin, meqë për këtë kishte shkruar në mëngjes kundërshtari i tij.

Festa Kombëtare e Shqipërisë nuk ka lidhje me Adem Jasharin. Adem Jashari dhe gjithë heronjtë e kombit tonë kanë lidhje me këtë festë se janë frymëzur prej saj.

Të respektosh Adem Jasharin, duke qenë politikan shqiptar është një detyrim, që buron nga martirizimi i familjes Jashari për lirinë e Kosovës. Por Adem Jashari dhe familja Jashari ka datat dhe historinë e saj. Ata kanë prodhuar histori, po aq sa figurat e tjera të mëdha të kombit shqiptar dhe meritojnë të respektohen për veprën e tyre në datat e tyre.

Kur feston me dinjitet 28 Nëntorin i nderon të gjithë, nuk ka nevojë t’i zësh me emër veç e veç. Lulzim Basha duket se është gdhirë sot me kompleksin se mos ja përmendin prap UÇK-në në festën e Flamurit, dhe sapo ka parë dedikimin e Edi Ramës e ka bërë dhe ai. Më pas e ka bërë dhe Berisha.

Po pres të mbarojë ahengun labçe Ilir Meta, t’i këpusë dhe ai ndonjë dekoratë dhe ta shpallim që Adem Jashari nuk është vrarë në Drenicë, por në Drashovicë. Falë këtyre komplekseve të tyre, Adem Jashari, sot e ka lënë në hije Ismail Bej Vlorën dhe kam frikë se dikush mund të mendojë se ai ka qenë dhe në ngritjen e Flamurit më 1912.

Lëreni Adem Jasharin të prehet i qetë me kokën mbështetur mbi flamur aty ku është. Festa Kombëtare nuk është për të shëruar komplekset e politikanëve që kanë probleme me historinë e tyre dhe historinë e kombit, apo atyre që kanë probleme me elektoratin.

Kjo nuk është dita kur Ilir Meta mund t’u bëjë thirrje të marshojnë nën komandën e tij më 25 Prill.

28 Nëntori është dita që ka frymëzuar heronjtë për të vdekur dhe jo dita që mund të frymëzojë politikanët e vdekur për t’u ngjallur prej heronjve.

18 komente në “Pse sot Adem Jashari, la në hije Ismail Bej Vlorën?”

  1. arvanitasi says:

    tu lumte o Mero, e ke qare si zakonisht.

  2. Xhezua? says:

    Po ç’merresh më me Bashën a derëbardhë .Basha është kthyer në gaztor, na bën të qeshim në këto kohra kovidi .
    Lere të na argëtojë, mos ja prish gjakun se i ngatërron llafet dhe numurat pastaj .
    Ah !!! Bravo për shkrimin .????

  3. Andy says:

    Fjalia e fundit eshte perle, I thote te gjitha.

  4. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Me hapin e lehtë pëndë
    Luleja aromë fëndë
    UÇKye për UÇëKënë
    u qepi dosje të rëndë.
    .
    U ngre herët namuzqari
    Dhënrri Bacës, kanakari
    u kujtua sot i vrari
    të vej te Adem Jashari.
    .
    Ata Dëshmorë, dhan jetën
    ky shikoi vetëm kuletën
    tani që e merr në tule
    u kujtua të çpjerë lule.
    .
    .

    Nuk ka një ëmër Liria
    nuk ka një ëmër tradhtia
    s’nëmëronen se jan shumë
    do tu lë dhe Ju pa gjumë.

  5. lefteri says:

    Mero Baze te len me goj mbyllur
    Bravo je nje gjeni i vertet

  6. PD says:

    E shoh si kohe te humbur qe te merresh me nje leshko si ky teveqeli kukull i Sali kermes.
    Le te perpiqen te gjithe qe tani nxijne nga Akedemia e Shkencave, qeveria, Parlamenti e deri tek media, por askush nuk ja del me mire se psikopati plak qe e mban prej hunde dhe vete ai, te nxije veten dhe te duket nje leshko karagjoz.

  7. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali cipa është e lindur ,nuk blihet.
    Lulja s’ka faj per këtë,është thjeshtë një anomali e natyrës.
    Pastaj,fare pa vlera,nuk është.
    Po të mos ishte bërë Luja krietare e PD-së,
    do ti kishim Topallët,Patozët,Imamët edhe Bodet
    akoma nëpër këmbë??
    Lulen,si thotë populli,
    ta keshë mik,të prishë punë,
    ta keshë armik,të ha munë
    PS:I rrezikshëm bëhet vetëm kur trash zërin??

  8. Arjani says:

    Lulzim Basha eshte njeri kot si puna e nje femije qe done te bej nje gje kure shef dike tjeter qe e Ben por per fat keq eshte krytari I opozites shqiptare dhe na Ben keq te gjith Neve kure flet kot. Normalishte qe Edi Rama si kryministri i shqiprise Ka dashte te jape nje mesazhe politike kure pikrishte sote permend Adem Jasharin dhe Ashim Thaqin ky mesazhe i Edi Rama sote Ka qen per Serbine evropen dhe gjykaten e hages. Por a e kuptone Lulzim Basha??? Une mendoj se po pa varsishte se nuk di tabelen e shumzimit dikushe duhet ti tregone keti idjoti se kure flet kote na Ben dame. Por une mendoj se e Ben per interesat e tija politike dhe nuk e Ka fare problem per kombin shqiptare

  9. Shqiperi të qofsha faL says:

    Më mirē ta vije ne dukje faktin qe sot duhej te valvitej krenar flamuri shqiptar në çdo cep të Atdheit, me i bukuri flamur ne bote, ( se vetem flamuri na ka ngelur) por kjo nuk ndodhi ne Shqiperi vetem ne trojet shqiptare jasht kufijeve u festua fuqishem festa e flamurit, festa e pavaresise.
    Tek ne u kenaqem me dritat verbuese te Krishtlindjeve te cilat shpejtuam per ti instaluar para festes se Flamurit.
    Bashkia e Tiranes ka aq para sa te na i verboje syte me drita por nuk ka para per te pangrenet, te pastrehet…
    Migjeni pati shkruar skicen ” Bukuria qe vret”
    Une dhe shume shqiptar themi ku je Migjen per te shkruar” Bukuria verbuese”
    Edi Rama ka pas kur behet krah me UÇK e Adem Jasharit pa pritur 28 Nentorin.
    Ai as nuk ka pse ti kujtoj kur 100 here fluturoj per Beograde pa pyetur per Prishtiten zyrtare e as UÇK duke ja dhene mundesine kriminelit Vuçiç te paraqitet para botes si paqesor, qe eshte per dialogun, nderkohe qe perveç Genocidit ne Kosove po bene gjithçka ta hedh ne gremine dhe sot Kosoven.
    Ku eshte Serbia me negociatat me Europen, ku jemi ne e ku Kosova?
    Ne kemi politikane qe nuk shohin pertej hundes tyre, pertej pushtetit, parase e 1000 te zezave dhe i bejne demin me te madh kombit vet, e i bejne 1000 Serbisë.
    Shkurt ne kemi nhe lufte te papare me njeri tjetrin e pa mbaruar kjo lufte kombi do te vuaj ne mjerim, pa dinjitet…

  10. Shqipe-etnike says:

    Respekt dhe Lavdi Heronjeve te KOmbit,tone…
    Sa per Politikanet Postedemokrate, te te gjitha Forcave Politike..Mos ua Pafsha Fytyren,,njeri me i zi se Tjetri..RRofte Dita e Clirimit..dhe RRofshin Shqipetaret Atdhetare kudo qe jane…lol

  11. make albania great again says:

    Duke u shtirur se gjasme merr shkas nga 28 nëntori për të goditur bashën ,ymeri del indirekt tek teza e tij antikombëtare se 28 nëntori është festë vetëm e shqipërisë. Dhe në këtë prizëm ,kritikon ramën që mbështet uçk-në!
    Teza e ymerit që shqipëria dhe kosova janë dy shtete të ndryshme dhe për pasojë me festa kombëtare të ndryshme ka lindur në beograd.
    Kësaj teze i shërben edhe partia e kombit kosovar ldk-ja,dhe jo rastësisht ymeri mbështet këtë parti jugosllave dhe sulmon partinë shqiptarë vetëvendosje. Pra vërejtja e tij për ramën është në këtë kuadër. Adem jashari ta festojë kosova dhe 28 nëntorin shqipëria.
    Dhe shqiptarët debila i thonë bravo ymer janullatosit.
    Ymeri është shërbëtor i atyre që i duan shqiptarët të ndarë e të përçarë.
    Të jeni të sigurtë se nqs rama vazhdon në rrugën e atdhetarizmit dhe mbështet krijimin e një shteti shqiptar në ballkan ,ymeri do bëhet më keq se arian çani.
    Do ta trajtojë ramën neser ashtu siç albin kurtin sot

    1. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

      Or tëj,me nik name në anglisht.
      Aty duket sa atdhetar je.
      Nuk më duket objektiv komenti ytë.
      E lexova edhe dy herë të tjera shkrimin
      e Mero Bazes dhe për hir të së vërtetës,nuk shofë
      ndonjë akt diversioni,biles ka folur në superlative
      për Jasharajt,ashtu si e meritojnë.
      Sa për atë qe Mero djali është atdhetar,
      atë nuk ngele ti ta gjykosh.
      Atë do ta gjykojë historia.
      Vetëm një gjë është tani e sigurt:
      Mero djali,me aq sa ka bërë për demaskimin
      Sali Brek’skisha-s dhe bandes së tijë,është
      që tani një hero.
      Kurrë më PD.
      Kurrë me fashizëm.

      1. make albania great again says:

        Lexoje dhe njëherë. Ymeri është dinak. U bën qejfin militantëve dhe punon kundra interesave kombëtare.
        Po,është kundra salës. Por është edhe kundra çështjes shqiptare. Ështe një lloj muç nanoje.
        Përpiqet ta mbajë ramën në linjën internacionalistë, jo kombëtare. Kur rama mban ndonjë qëndrim më kombëtar e qëllon me pambuk.
        Për militantët rëndësi ka të sulmojë salën.
        Dhe mirë ja bën. Po puna është se ymeri sulmon çdo përpjekje kombëtare. Do që shqipëria të ngelet e vogël,e manipulueshme nga fqinjët,e paaftë të ngrejë kokë.
        Por është goxha i zgjuar që ta kuptojnë militantët e thjrthjeshtë shtë

  12. Sqepari says:

    Sikur ky njeri, L. Basha, te shkruante e botonte ne te perditshmet shqiptare nje artikull, mor vetem jecke, gje qe se ka bere deri tani, do isha ne gjendje te nxirrja perfundime mbi kapacitetin intelektual te kryetarit te pompuar.

  13. Pjeter says:

    I fryre si tullumbace, Kujdes mos plasesh!

  14. XXXL says:

    Pushka ma e rëndë se pendla

  15. Rilindsi says:

    BAZJA E KA KTHYER NE ZANAT SHERBESTARINE NDAJ TE PUSHTETIT KESHTU QE MOS JA MERRNI PER TERS QE NE ÇDO GJE TE BASHES PERPIQET TE GJEJ NDONJE YÇKEL QE I VJEN PAS OREKSIT ED PSIKOS. DIKU KUR ISHTE QEN ROJE I SAL BERISHES NE PUSHTET ME TE NJEJTIN FRYMEZIM BENTE COP E ÇIK ED PSIKON E FOTOGRAFUAR NUDO DHE QE KISHTE GREGORIN TE BABIT E JO TE VETIN, SOT BEN TE KUNDERTEN. TE LUMTE O DJAL I MERUAR SE JA KE PARE HAIRIN KETIJ ZANATI.

  16. Rilindsi says:

    BAZJA E KA KTHYER NE ZANAT SHERBESTARINE NDAJ PUSHTETIT KESHTU QE MOS JA MERRNI PER TERS QE NE ÇDO GJE TE BASHES PERPIQET TE GJEJ NDONJE YÇKEL QE I VJEN PAS OREKSIT ED PSIKOS. DIKU KUR ISHTE QEN LEHES E I SAL BERISHES NE PUSHTET ME TE NJEJTIN FRYMEZIM BENTE COP E ÇIK ED PSIKON E FOTOGRAFUAR NUDO DHE QE E KISHTE GREGORIN TE BABIT E JO TE VETIN, SOT BEN TE KUNDERTEN. TE LUMTE O DJAL I MERUAR SE JA KE PARE HAIRIN KETIJ ZANATI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje