Leksione nga “udhëheqësit paralelë” të Pandemisë

25 Nëntor 2020, 19:23Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shqipëria ende nuk ka thyer ndonjë rekord të frikshëm sa i përket bilancit të pandemisë, por ka thyer një rekord botëror sa i takon qëndrimit të politikës ndaj pandemisë.

Sot Presidenti i vendit, formalizoi një Komitet paralel antiqeveritar, që merret me COVID, në të cilin bëjnë pjesë Ilir Meta dhe dy vartës të tij në LSI, si dhe Tritani që hyn në çdo komitet.

Rekordi vlen vetëm si një arritje tragjikomike e politikës opozitare në Shqipëri.

E mira e parë është se Komiteti “Meta-Vasili-Panariti”, është bindur se të drejtosh një komitet në kohë pandemie, është një privilegj, pasi të krijon idenë se komandon oraret e lëvizjeve, merr vendime për bizneset që lejohen apo jo dhe mbi të gjitha të krijohet ideja se qytetarët të binden dhe të respektojnë.

Kjo tregon se puna Komitetit Anti-COVID të qeverisë ka qenë serioze, përndryshe nuk do guxonin ta imitonin.

Paranoja e Ilir Metës se qeveria po fiton pikë se ka komitet dhe po mban ende gjendjen nën kontroll e ka nxitur të bëjë dhe ai një komitet me qëllim që në fund të ndajë me të suksesin.

E shikoni Lulin që për çdo masë të qeverisë thotë ua kisha thënë më parë këtë. Është dhe ai një farë vizionari me pesë pika, por që po të mbledhësh gjithë gjërat që thotë “i kam thënë unë”, i dalin 10.

Një tjetër anë e mirë e këtij Komiteti, është të afërmit e anëtarëve të Komitetit, nuk shkojnë në spitale publike po u sëmurën me COVID, pasi ata u besojnë njerëzve të shtëpisë dhe besojnë vërtet se do vdesin po shkuan aty.

Vetë Petrit Vasili si anëtar komiteti u shtrua tek spitali privat kur u prek nga COVID, pasi ai dyshonte se do ta vdisnin mjekët se i kishte sharë.

Por mbi të gjitha komiteti paralel i LSI bëri dhe një gjë të madhe, një përmbysje ideologjike në LSI. Detyroi Zonjën e Parë të pranojë që COVID ekziston, madje pranoi se e ka kapur dhe atë.

Zonja e Parë e vendit iku ilegalisht deri në Itali e sëmurë me COVID për t’u shëruar aty. Nuk dihet nëse ka infektuar njeri në avion apo në radhën e pasaportave, por më në fund ajo pranoi se është kuruar në Itali për COVID.

Ky është një ndryshim rrënjësor i LSI, parti e cila kishte si kauzë të saj mosekzistencën e COVID. Pas Kongresit të fundit ky është një ndryshim gati ideologjik, pasi COVID ka prekur dy nga tre udhëheqësit kryesorë të LSI, Tit Vasilin dhe Monikën. E vetmja gjë që duhet bërë tani është dhe një padi penale për Zonjën e Parë dhe të hetohet gjurmimi i saj dhe kontaktet në ditët që ka qenë me COVID.

Ndaj Komiteti antiqeveritar i Ilir Metës për COVID, nuk duhet marrë inat, as nga populli as nga qeveria. Por nga ana tjetër nuk po them, që qeveria të bjerë në dashuri me të, duke marrë pjesë dhe në debatet idiote që ai zhvillon, siç bëri sot zëvendësministri i Shëndetësisë.

Ai është një institucion që vlen për të kuptuar se si nuk duhet të funksionojë një komitet shëndetësor, pastaj një President dhe një shtet serioz. Kaq mund ta kuptosh edhe duke parë Facebookun e Ilir Metës. Është si ajo data paralele e zgjedhjeve më 13 tetor. Është i njëjti njeri, dhe ka ende të njëjtën diagnozë sëmundjeje, që nuk ka lidhje me COVID.

 

21 komente në “Leksione nga “udhëheqësit paralelë” të Pandemisë”

  1. Skrapalliu i turperuar says:

    Shume drejt Z. Mero, por komiteti i presidentit ka dhe nje favor tjeter, ate qe ne krye te tije eshte vene nje doktor kafshesh, e per nenkryetar ka sanitarin vasil. Me kete komitet i tham tutje pandemise.

    1. santa quaranta says:

      Nuk I ve faj Ilir Metes..ai I ka gjithe te keqiat pusht..hajdut..pa intelekt..ben rrolin e garipit deri sa duket sikur eshte arratisur nga spitali psiqiatrik.
      .
      Mendimi Im per e se ai eshte ‘MI GJIRIZI” I bodrumeve te ambasadave qe e kane vene ne rolin e ‘KING MEJKERIT” (e kam shkruar qellimisht gabim kete fjalen e fundit)
      .
      Mesa kam pare te dyja admistratat amerikane Demokrate apo Republikane duan ta heqin qafe Ramen per te vene Yllin e Arvizuse dhe kjo eshte e vulosur.
      .
      Fakti eshte se neqofte zhvillohen sot votimet Edi Rama I merr mbi 70% te votimeve dhe jo per merite te tij port e bandes kriminale Sal Lul-Lil por dhe nga hipokrizia kozmike e euro-amerikaneve sidomos vitet e fundit.
      .
      Ne planin e perpiluar si ne 2005 qe Mero e di mire dhe nga TURBO amerikani berishist me inicjalet S.S skema e perdorur nga ai ishte aq “profesionale” sa u arrit vendosja e Biberishes per here te dyte jo se I fitoi por u manipuluan te ndihmuar dhe terheqja e Metes si “hero “ I heshtur I tyre.
      .
      Dhe ne pranveren 2013 nese shikojme levizjet e Metes qe para largimit per te dale ne “opozite” u takua fillimish me Arvizune ku mori planin..pastaj shkoi te Berisha ku beri BETIMIN E HIPOKRITIT dhe pastaj u fut si ngjale te poturet e Edit.
      .
      Ilir Meta eshte me shume se PERVERS por jo fajtor..
      .
      MARRIM 7 KORRIKUN 2008
      Eshte e arshivuar ne parlamentin shqiptar deklarata me ulurima ( dhe me shkrim) e Metes qe Berisha eshte informator I Sig Shtetit qe kaloi si spiun I Udb dhe kemi dokumente autentike..OK
      .
      Pas 10 muajsh nga kjo deklarate funebre LSI DHE PD bejne kualicjon perverse..dhe pyetja n ekete rast eshte;
      .
      AI I BEN META ME KOKEN E TIJ KETO MARREZIRA DHE PERVERSITETE.
      .
      APO NGA BODRUMET E AMBASADAVE MIKE TELE-KOMANDOHET ME DRON DHE NESE NUK I PERMBAHET URDHERAVE TE PULTIT “DHIPLLOMATIK” I TREGOJNE FOTOT E ALMIR RRAPOS..Dritan priftit apo kete hotelin e mafjozit Lsi : Meta pret shiritin e resortit “Santa Quaranta”.. Aug 21, 2015..
      .
      Epilog
      Mero mos u merr me Meten por me ato te bodrumeve te xhambasadave qe e komandojne jo vetem ate por gjithe parine e tiraneve te Tiranes qe nga Sali Satanai deri te Edirame AGAI

    2. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

      Mero djali,për hir të së vërtetës,këtu ka një element,
      të rëndësishëm qe nuk duhet nënvlerësuar:
      Monika deklaron qe ka qenë semurë (mund të jetë akoma)
      me COVID.
      Në gjithë botën,jo vetëm ate te civilizuar,por edhe në xhunglat e Afrikës,
      do ishte alarmuar një shtet i tërë.
      Gjithë bota është në luftë me një armik të padukshëm,
      Mona tall mender bythën.
      Hapi i parë që duhet marë ,është identifikimi i personave qe kanë pasur
      kontakt me Kucedrën.
      Hapi i dytë identifikimi dhe paditja e Doktorit që e diagnostikoi.
      Hapi i tretë është padia ndaj Monika Kokëmadhes.
      Në respekt të ligjit,
      n.q.s. themi që jemi të gjithë të barabartë,përpara tij.
      PS:Mona gjithmonë ka tradhëtuar veten,pa dashje,
      njëlloj si me damotet e Bes shakatorit,
      aty mungonte trongulli,jam tu e vra trunin,
      ku e futi Mona ???

    3. Prind says:

      Monika sikur dinte te mbrohej per te mos u prekur nga virusi se kishte mbaruar per Biokimi ??.
      Seriozisht duhet te ngrihet padi per Moniken sepse me dashje ka cenuar sigurine e vendit duke puthur ne buze Presidentin .
      Por shyqyr zotit qe u qenka thare peshtyma ne gryke te dyve ,se do na kish bere hatane te vdiste presidenti nga Covidi.
      Ai duhet te vdese si Allende , nga qe mendon se keshtu do ta mbaje mend per mire historia.
      Por bishti i qenit, bisht qeni do te mbetet!

  2. HYRIJA NGA Vaqarri says:

    mirembrema MERO:Athehere dele qe edhe “YLLI ” I Avziut, Lulic Bashovici, te Ngreje edhe ai nje “KOMISJONE” ..qe do ta QUAJKomisjoni i PD-se-dhe si SHEF te ketij Komisjoni te CAKTOJE Sali BERISHEN..dhe ato 5-se Pikat e Lulicit le ti Bejne edhe 50-te,,,
    Sa “MIRE” per ne POPULLIN qe mos “QOFSHIM” shiko sa po Perpiqen Politikanet per ne:PRESIDENTI nga njera ane…2-PD-ja e SPIUNIT TE UDB-se Lulezim Basha nga ana Tjeter…per QEVERINE mos te Flasim se Flasin jo vetem dy-Komisjonet qe thame por te MOS Harrojme me KRYESOREN lis-in..e Monika KARABUCES….pra del..se per NE mileti “Mosmirenjohes” Punojne dhe “DJERSITEN” Gjithe Politkanet SHQIPETARE:::???E kane per SJENDETIN TONE??Apo per Karrigen e tyre??Nje gje dihet:E KANE KUSH TE DALE I PARI, dhe kush do te QEVERISI; DHE VJEDHI me shume…sa per ne MILETIN ne vetem “VDEKJEN” presim nga keta..keta te Vrasin edhe pas VDEKJES…RRACE QENI…Mjere ne si POPULL se c´fare Votojme:KETA JANE KRIMINEL…lol

  3. ?? says:

    MBLIDHUNI TEK UNË,
    KAMË MARRË NJË VENDIM
    SI BËHEN KËTO PUNË
    TU JAPË NJË MËSIM .
    VISHNI DOREZAT, KTHEJENI PAS LOPËN,
    DHE ME SHUMË KUJDES ,
    FUTNI BRENDA DORËN .
    ATY RRI ARMIKU, ATY RRI KOVIDI
    MA KA THËNË NË VESH
    DOKTOR PANARITI .

    DO TË BËJMË LUFTË,
    DO TË TUNDIM MALET;
    DHE NJERËZIT QESHIN
    DHE BOTA TALLET.

  4. Veshgues says:

    Ky Komitet duhet te kishe analizue dhe paditur Monen! Mbrem deklaroi se ka pas kovide dhe se ka puth Ilirin ne. Buze. Mirpo Iliri eshte President i Shqiperise. Pra Monika pertej aspektit te ndjenjsve qe ka per Ilirin, ka rrezikuar jeten e tij. Pra ne kete rast duhet paditur per tentave rrezikimin e jetes se Presidentit dhe dhunim te Institucionit te Presidentit. Ne kete rast ky Komitet kishte rastin tu kerkonte prokurorise hetimin e kesaj zonje. Kurse Qeveria duhet te shkarkoi bodigardet personal te Presidentit si dhe te Mjekut personal qe e ka fshehur kete krim! Si qytetar une u tmerrova kur degjova kete zonhe te fliste ne menyre kaq te papergjegjshme per kete rast. Pavaresisht se Ilirin se kam qejf por duke qene se formalisht eshte Presidenti i Shqiperise i uroj jete e shendet dhe i lumtur qe ka shpetuar nga kjo ndodhi vrasese sentimentale.
    Kurse Monika duhet te kuptoj se ka vene interesat personale mbi interesat e popullit!

  5. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Kur jeshëm të vegjël
    rrinim majë urës
    kush e hidh më lark
    currilën e shurrës.
    .
    E bënim për garë
    s’e bënim për lek
    çoç na dukej vetja
    se keshëm dufek.
    .
    Rrodhën vitet varg
    fëmijëria shkoi
    po ki komiteti
    garën ma kujtoi.
    .
    S’ka me se të merret
    gjëjini një punë
    se mbase ksehaset
    gjersa ti vën drunë.
    .
    Kush i mushi mënden
    të hij në PëSë
    mase viti i ri
    të gjall nuk e zë.
    .
    Si çdo kokërr dardhë
    dhe kjo ka një bisht
    fituam një Lolo
    humëm një shtangist.
    .
    Mbenë në histori
    në kohë Kovidi
    mpron gjënë e gjallë
    toktor Panariti.

    Edhe ajo pllazma
    do investiguar
    kur ka qën sëmurë
    sa ka infektuar.
    .
    Po kur dekllaronte
    Mona pocaqia
    virusi korona
    trëmet na rakia.
    .
    Na trëmej virusi
    sa ti jepje urdhër
    po të keshe ngrënë
    qepë edhe hudhër.

    1. Kapeshi says:

      Hallall buken qe ha o Gopist.Je i madh

  6. Kristi says:

    Respekt Mero!Humor te hidhur por qe Iliri ngaqe eshte diagnostikuar nga i gjithe populli tashme qesh,sepse ka momente qe qetesohet dhe e kupton disi ironin dhe talljen me te!
    Mirpo nje gje eshte e firkeshme sepse tashme ai eshte diagnostikuar si i semure psiqik po pa raport mjeksor ,ndaj edhe ai here merr te tatpjetat e here dishesat ,ku kerkujt nuk i intereson me ,jo me si Presiden i vendit por si njeri i thjeshte!Ai kete zanat te shejtan budallait e njeh mire fale kursit te plepave te Saliut e per rrjedhoje ai mendon se do te kete ndonje pengese boshe ku do mund ta kaperceje!
    Ndaj abandonoheni Ju te medias si populli e lereni te lehi qi qen rrugesh siç e ka lene i madhi E.Rama !Meta mendon se po te kesh shok e mik Ramushin e “Hages”,je gjithnje nen mbrojtje!
    Konfiskojani pasurine e e shikoni burrerine e ketij liliputi se bashku me Monika Sihanukun se sa u vlen lekura hajduteve te ketij vendi.

  7. Presidenti nga skrapari qe te pret doren says:

    Ndoshta do bejne mire qe te kthejne vilat e tyre ne lalez ne spitale se te gjithe jane doktora qe nga mona,macja sasha ,panariti dr kafshesh,petja bolsheviku qe ka 30 vjet pa bere vizita,po kane edhe dr vdekjen sali…
    Dhe te gjithe te semuret ,antar te lsi dhe dhjerokratet te na lene rahat dhe te japin shifra te sakta per vdekjet.
    Kane edhe ilirin qe do i prese doren shqiptareve…

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Perfaqesuesi i Qeverrise i nxorri si toca kur foli por me habiti pjesmarrja e tij ne ate “panel”. Po ku duan t’ja dine ata per situaten e Covidit more !! Ata marrin rrogen kot qe te duken sikur po bejne ndonje pune dhe se kane idene ku jane spitalet pervec atyre te Turqise e Italise. Cpune ka qeverria te merret me disa budallenj qe s’kane asgje ne dore.. Ky “panel” duhet te ishte puna e opozites qe eshte alternativa e tjeter dhe jo nje president me celsat e kashtes ne xhep. C’ti besh qesharakut. I marrin punen dhe ai lan gojen me fjalin: Ja kam dhene qeverrise 5 pikat une, ti zbatoj.. Flet sikur eshte i bezdisur nga ky muhabet dhe jo te ulet me qeverrine dhe te qajne hallet.. Del me ze kaposhi duke qene minorance dhe s’tregon piken e bashkepunimit.. Tragjedi.. Popull pa opozite me nje Baftjar qe ben punen e tij..

  9. ???? says:

    GOPIST KAKPION !!!!

  10. Luli Nishtulla, kryeministri i Shqiperise! says:

    Mona meriton nje permendore!
    Ka pas mundesi me i kalu virusin baba Xhikes dhe gjithe LSI!
    Jemi popull pa fat, mendo sikur Kuvendi te ishte hapur gjithe keto kohe!
    Ndoshta shpetonim dhe prej Doktor Mortjes e Edit!

  11. Olimpia says:

    Megjithese Nikolla e shumezoi me zero te gjithe komedine e ,,komitetit,,te presidentit,nuk kuptova perse i bente elozhe presidentit.Sepse me perjashtim te Harxhit,i cili tha ndonje gje normale,te gjithe te tjeret deshmuan nje sharlatanizem idiot te paperseriteshem.Shpresoj se ata te ,,Fiksit,,ta kene pare per ta transformuar ne program.D uke filluar nga gangsteri fshatar Meta ,deri tek plaku Tritan qe bluzen e bardhe e ka ngjyer me boje te zeze,tek Dashua i ,,shkelqesise,,dhe Vargu i zymte e Hysa ,,oficeri ,,servil ,etj ishin vertet nje ansambel qesharake ne kohen e koleres.Te gjithe synonin te binin ne sy te Metes dhe Bashes me nje servilizem klasik te peshtire per te prenotuar ndonje post ne,, qeverine , e ardheshme Basha.

  12. Prind says:

    Monika sikur dinte te mbrohej per te mos u prekur nga virusi se kishte mbaruar per Biokimi ??.
    Seriozisht duhet te ngrihet padi per Moniken sepse me dashje ka cenuar sigurine e vendit duke puthur ne buze Presidentin .
    Por shyqyr zotit qe u qenka thare peshtyma ne gryke te dyve ,se do na kish bere hatane te vdiste presidenti nga Covidi.
    Ai duhet te vdese si Allende , nga qe mendon se keshtu do ta mbaje mend per mire historia.
    Por bishti i qenit, bisht qeni do te mbetet!

  13. Dash Pacja says:

    Duke u mbeshtetur ne deponimin e Monikes per puthjet ne buze me Ilirin, si dhe multi simptomat qe cfaq kjo pandemi, kame nje dyshim se ai ka qene i semure me kovid kur ne n’a dukej si i pire dhe fliste si i cmendur.

  14. virusi says:

    Monashaqja ne fakt nuk e ka puthur Liken ne buze, por ne bythe sepse aty ne hale nuk ngjit virusi.

  15. Stape Pashi says:

    M(ajmun) onika paska thënë që ka puthur në buzë Ilirin dhe nuk e ka infektuar. Mos do të thotë me këtë se nuk e ka infektuar Peço Vasili ?!?!?! ????

  16. PO , PO says:

    Z Baze , me vjen keq qe te them se ne kete rast je treguar naiv dhe u beson me sy mbyllur perrallave te Monikes ! Ceshtja e operimit te bajameve qe thote Monika eshte vetem nje alibi per te mbuluar faktin qe ajo ka shkuar ne Itali vetem per t`u kuruar nga Covid-19 , kurse bajamet jane vetem justifikim , per t`iu ruajtur kritikave te shumta . Djallezite Ilirit dhe Mones jane te pa fund , ndaj nuk duhet marre si e vertete gjithe sa thone !

  17. Berti says:

    “”” ZJARR BERATI ZJARR “”””

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje