Të dashur mjekë! Lulzim Basha po ju mbron, siç do të mbrohej, po të ishte në vendin tuaj

24 Nëntor 2020, 19:33Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Një kolege e zyrës së Lulzim Bashës në zyrat e UNMIK në Kosovë, më pati treguar një detaj interesant nga puna e tij. Vinte në zyrë gjysmë ore para të gjithëve dhe rrinte me derë 45 gradë të hapur. Qëllimi ishte të shikonte shefin e vet kur hynte në shkallë. Duhet të shikonte veshjen e tij.

Meqë shefi kishte qejf kravatat “Hermes”, ky kishte blerë gjithë setin e ngjyrave të kravatave “Hermes” dhe i mbante në gardërobë. Sa shikonte ngjyrën e kravatës së shefit, ndërrohej dhe vendoste ngjyrën që kishte veshur ai. Pastaj paraqitej në mbledhjen e mëngjesit duke e suprizuar me “koinçidencën”.

Duket pak si e pavend si histori, por në fakt është i vetmi shpjegim psikologjik për Lulzim Bashën, i cili tanimë ka dy ditë që u thotë mjekëve, “nuk kam gjë me ju, e kam me Edi Ramën”.

Kompleksi i tij për t’u shfajësuar se nuk po sulmon mjekët, erdhi pas reagimit të ashpër publik ndaj sjelljes së tij si drejtor i Morgut të Tiranës, duke publikuar fotot e katër të vdekurve, që po prisnin të futeshin në dollapët frigoriferikë.

Lulzim Basha, si menaxher i morgut politik, u përball me deklaratën e mjekëve të Spitalit Infektiv dhe atyre që po përballen me pandeminë, duke e ftuar të ballafaqojnë faktet, pasi vdekjet janë proces ligjor dhe administrativ, i patjetërsueshëm.

Por kjo juaja i duket nervozizëm i tepërt. Për dikë që ka të falsifikuar çdo ditë të jetës së tij dhe çdo letër qe ka marrë në dorë për të bërë miliona, ky ngjan si justifikim. Megjithatë, ngaqë opinioni ishte kundër tij, ai vendosi të kalojë nga ana e mjekëve, duke u përpjekur t’i qetësojë ata, por në fakt, duke i fyer më shumë.

Ka dy ditë që është kompleksuar nga sulmi prej morgut dhe thotë askush nuk i akuzon mjekët, por e kam me Edi Ramën.

Ata që dolën publikisht dhe u përballën me të ishin mjekë, dhe jo Edi Rama. Dhe ata nuk janë mjekë dosido, por mjekët që po përballen me vdekjet përditë dhe që po plotësojnë kartelat e vdekjeve të tyre. Kush tjetër përveç tyre plotëson kartela vdekjesh? Me cilët mjekë, përveç atyre, e ka ky këtë sulm?

Por ai nuk i kupton këto pyetje. Ai mendon se i mbron mjekët duke ju thënë se nuk po ju akuzoj ju, por ata që ju urdhërojnë ju. Dhe nuk ka faj. Ai i di mjekët të gjithë si Lulzim Basha, që i bën punët me urdhër në jetë.

Ai nuk e kupton shumë këtë punën e  dinjitetit të tyre profesional, por dhe publik. Ai nuk e di që është më e lehtë  t’iu thuash që jeni mjekë të pazotë, se sa t’u thuash ju jeni heronj, por jeni servilë të Edi Ramës dhe shkruani në kartela çfarë u thotë ai.

Duhet ta kuptoni se për Lulzim Bashën kjo akuzë që u bën, nuk është ndonjë mëkat, se ai ka tërë jetën që bën këtë punë, pasi flet çfarë i thotë tutori i tij. Ndaj e ka të lehtë dhe t’u thotë sot që nuk e ka me ju, pasi sipas tij, ju jeni të pafajshëm. Ai nuk e kupton që ju keni dinjitet profesional.

Ndaj  mjekët duhet ta kuptojnë këtë situatë kur i fyen Lulzim Basha. Ai e di se u mbron kur u thotë ju shkruani në kartela çfarë iu thotë Edi Rama.

Ai e di se ju jeni të pafajshëm, po qe se gënjeni për të ruajtur vendin e punës. Në fund të fundit ai është duke u thënë, mos shkruani çfarë u thotë Edi Rama, por ato që u them unë.

Ai mendon se kjo është puna juaj. Madje për t’ua hequr turpin, gjen dhe ca mjekë që i quan të PD-së, për t’u treguar ju se ka dhe mjekë që pranojnë broçkulla. Fiksojini fytyrat e tyre, se ata do të jenë mjekët e pushtetit të tij. Ashtu ju do!

Në gjithë këtë histori, me mendjen e tij ai është duke iu mbrojtur. E shikoni si thërret që nuk kam gjë me ju?

E ka të vërtetë atë që thotë. Ai e di se njeriu, nëpunësi, mjeku, profesori, gazetari dhe kushdo në këtë botë, e ka detyrë të bëjë si e urdhërojnë. Ndaj me mendjen  tij ju ka falur, por e ka me atë që ai mendon se ju urdhëron. Njësoj siç do bënte vetë nëse do ishte mjek, siç ka bërë vetë kur ishte fakt mbledhës për krimet e UÇK, siç ka bërë vetë kur ishte mbushës dosjesh në UNMIK, siç ka bërë vetë kur mbushte dosjen e Rrugës së Kombit me letra fallco, siç ka bërë vetë më 21 janar, që falsifikonte urdhrat e arrestit për gardistët vrasës, apo siç bënte në maj të 2011 për të gjetur vota jashtë kutive. Për të është shumë familjare si sjellje.

Lulzim Basha po ju mbron sikur të ishte në vendin tuaj. Por jo profesionist, por një njeri pa shtyllë kurrizore, që mendon se falsifikimi dhe gënjeshtra janë detyra për këdo. Faleni se e ka të sinqertë. Si historinë e kravatave që u tregova në fillim.

13 komente në “Të dashur mjekë! Lulzim Basha po ju mbron, siç do të mbrohej, po të ishte në vendin tuaj”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Eshte kamarjer servil aq kupton.. I pashkolle dhe kokebosh..

  2. ylli ne qitje i arviziut says:

    Nuk ka faj Deviluli
    .
    Fajin e ka ai qe I tha yll ne qitje por dhe keto doktoret qe duhet te ishin ne bburg me Lulin dhe Salen

    Turpi i Hipokratit: Dy mjekët që mashtruan në 21 Janar
    Mes vrasësve dhe manipulatorëve të 21 janarit janë edhe dy mjekë.
    .
    Fjala është për dyshen Koçeku – Gega, që në ato orë të trazuara kur konfirmohej vdekja e tre personave në protestë, jepnin versionin e “vrasjes së tyre nga afër”, duke lënë të nënkuptuar se ishte fjala për një komplot, pasi paralel me deklarimet e tyre “profesionale”, mediat afër qeverisë dhe zërat e drejtpërdrejtë qeveritarë aludonin për vrasje të realizuara nga rradhët e opozitës.
    .
    Pas dështimit të skemës për t`ia faturuar protestuesve vrasjen e protestuesve, deklarimet e mjekëve gati u harruan.
    Ata nuk u ndjenë më pas ngjarjes.
    Për shumëkënd, është e tepruar të merresh me deklarimet e dy mjekëve, gjersa Berisha, ideatori i atyre vrasjeve dhe më pas fshehësi i tyre, ende nuk është çuar për t`u ballafaquar me Drejtësinë.
    Por ‘21 janari’, ka vulën e turpit edhe për këta dy mjekë, të cilët kanë shkelur me dy këmbët edhe betimin e Hipokratit.

    Në datën 21 Janar të vitit 2011, të dy këta mjekë kanë qënë duke shërbyer pranë spitalit të traumës, në momentin kur pas tubimit të opozitë së atëhershme, në spital janë paraqitur shumë protestues, për të marrë ndihmë mjeksore.
    Ata kanë deformuar realitetin dhe dizinformuar publikun, mbi gjëndjen shëndetësore dhe shkakun e vdekjes së shtetasve:
    – Ziver Veizi
    – Hekuran Deda
    – Faik Myrtja
    – Aleks Nikaj
    Mjekët deklaruan se vdekja e shtetasve të sipërcituar, kishte ardhur si rezultat i goditjes nga armët e zjarrit dhe se qitja ishte kryer nga një distancë shumë e afërt, duke marrë kështu përsipër të bënin dhe punën e ekspertit balistik.

    1. keqardhje says:

      O “ylli ne qitje i arvizut” -jane te verteta ato qe thua, por nuk eshte vetem kaq; e di qe te dy mjeket kriminele qe genjyen atehere jane kandidate per deputet me 25 prill? Populli pret qe keta mjeke, si ai mbreme qe numuronte arkivolet tek emisioni Enit dhe djali plakes qe genjeu ne video (s’ka poshtersi me te madhe) ta perfaqesojne per te permiresuar jeten e tyre si perfaqesues. Po notojme ne skandalin e botes covidiane ne politiken e ketyre bastarde partive me Ilir Meten, Monika kryemadhin apo LUlezim Bashen nje çudi qe akoma s’ka lene vendin dhe te ikte ne Holande. Rrethin po e ngushton me keq se Saliu. Dhe do te kete nje perfundim kjo pune me keta qe kane kapur per grype ate vend.Te pakten Mero Baze na ka haur vend qe te shprehemi se veshtire sot edhe per te folur me ate prokurori apo gjykata qe kemi dhe shpresuam kot.

      1. Eda says:

        Po lere mero bazen. Edhe ky ka akoma plaget e se kaluares. Dikur I lepihej dhe ishte servil si Luli e sot ben si i ndershem

  3. Basha qerrohu !!! says:

    Basha, na çave bythën !

  4. niko says:

    Mero është një Psiko – analizë perfekte për karakterin e individit në fjalë! Fatkeqsi që Luli ndodhet në vëndin e gabuar, në kohën e gabuar, por nuk ke çi bën, fundja ata që përfaqëson, e meritojnë ” udhëheqsin” që kanë!

  5. Bravo Rama says:

    ja nje e vertete
    lazio vs zenit del 2 o mero!! (ke për ta parë)
    nuk cajmë sytë të lexojmë për bashën tënd !!

  6. DinPak says:

    Mero, po si s’ke meshire, e ke zberthyer dhe e ke dhjere fare kete delenxhi! Mero, je gazetat fantastik, ashtu sic ka qene Frok Cupi me 2996-97 je ti tani. Do zoti qe me kete te shtyme qe po u jep ti tani ketyre legenave te PD she kryelegenit te tyre te shkojne ne halene e gomareve dhe shqiptaret te bien rehat.

  7. 001 says:

    Lulqiri genjen ne media ne Facebook ne televizor dhe kujton se eshte normale!
    Imagjino si ka genjyer mbrapa kraheve tek dosjet e kosovareve.
    Sa te pafajshem ka marr ne qafe ky krimb.
    Ky eshte djali secret i sali prostitutes.
    Kan nje mendim nje koke nje prerje
    Historia e krevates? 100% qe punonjesja nuk te ka genjyer , ai eshte superservil

  8. Shenjetra says:

    Bravo zoti Mero.Saket.

  9. MERSIN MUCA says:

    Mero ti lexoj gati cdo dite artikujt qe shkruan dhe je i sakte ne ato qe analizon.
    Sa per ilustrim per te thene qe betimin e Hipokratit ne Shqiperi mjeket Shqiptar nuk e njohin dhe nuk e duan, arsye eshte dhe niveli i tyre profesional qe len shum per te deshiruar dhe kete konkluzion e kam dh nga pervoja ime personale .
    Luli ne kete pike ka te drejte qe mendon se mjeket jane pa integritet, sepse ne qeverisjen PD ata ishin ushtaret e Saliut.
    Kam nje mikun tim doktor qe ka punuar prej 30 viteve ne Milano Itali dhe tani punon ne Tirane, rastesish duke shetitur nga liqeni shikon nje grua qe po renkonte, ndaloi per ta pare nese kishte nevoje per ndihme dhe pasi u sigurua qe nuk ishte e nevojshme vazhduam shetitjen normalisht.
    Gjate bisedes qe bera me tregoi qe ai jo vetem qe ndjente pergjegjshmeri si mjek per te ndihmuar nje te semure ne nevoje por me tregoi dhe per anen ligjore qe e detyron nje mjek qe edhe n.q.s ai nuk eshte human dhe i pergjegjshem ligji ne raste te tilla vepron duke ja hequr te drejten e ushtrimit te profesionit.
    Ne shqiperi ka vdekur humanizmi, ligji nuk ekziston dhe derisa ne politike ka njerez pa integritet dhe moral kombi Shqiptar do te vuaj gjate.

  10. George says:

    E ke gdhendur Lul Vuk Berishen i nderuar Mjeshter!

  11. Qytetari nga Balldushku says:

    C´fare “Fati” kemi ne Mileti Shqipetare qe kemi nje Lulezim Basha qe po na “Qane” Hallet??????????????????Kete PAKE e Kuptojne, ky Mbeti i shkreti duke “Lodhur”, duke “Djersitur”…vetem dhe vetem per te “Miren” e Shqipetareve..por si???
    1-PD-ja e Bashes INFORMON, ne Hollande, Gjermani, Bruksel, per te Gjitha te “Keqijat” qe bene Rama dhe Qeveria e Rames….si Rrjedhim Hollanda ve VETON dhe thote JO-HAPJE NEGOCJATASH ME SHQIPERINE….pse jo Puna e Lulezim Bashes do te Korre Frytet…e shikoni sa “Lodhet” Lulezim Basha per Miletin Idjote qe i vijne nga pas dhe degjojne Marrezite e keti Maskaraj dhe Spiuni te Pskurpull???
    Per te Mbuluar SKANDALIN e Kasetes qe i Mori Milaim Ballanices, per Masakren e Krushes, po na merret duke Bertitur me Vdekjet dhe Morgjet…
    Po ne Gjithe Boten Po Vdesin, nga Lulezim Basha do te presim Informime ne???Mos do te na beje per Budalla ky Moer-Grua Qi…ri..ky KURVA-SERBE???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje