Nga Mero Baze
Fushata kundër Lulzim Bashës rreth rreth rolit të tij të paqartë në hetimet kundër disa figurave të krahut politik të UÇK-së, qysh në fillim po udhëhiqet nga vetë Lulzim Basha. Sot e ilustroi me fakte duke pritur në Tiranë kryetarin kontrovers të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, që ta mbrojë nga akuzat që i janë bërë.
Shikoj dy arsye pse Lulzim Basha po e udhëheq zhurmën kundër tij për këtë histori. Së pari, se mund të mendojë që kjo zhurmë nuk e dëmton, dhe ai shtyn ca kohë që të mos u japë përgjigje halleve të tij politike në Tiranë, ose ai vërtet ka probleme me veten në këtë histori.
Ai arriti t’i mbajë gjallë akuzat në sytë e publikut kur thotë që nuk mban mend ta ketë takuar Bellanicën, ai e bënë të besueshme kur gënjen për pozicionin e punës që ka pasur, për të na u shitur i rëndësishëm, ai e mban gjallë kur bën sikur e trajton si çështje për të cilën nuk ka interes, dhe pastaj thërret Agim Bahtirin që ta mbrojë.
Për ata që nuk e njohin sa duhet Kosovën, ky tipi është një njeri pa ngjyrë, pa identitet politik dhe pa parime, që ka ardhur si biznesmen nga emigracioni, ka marrë Komunën e Mitrovicës si kandidat i Pacollit, pastaj është bërë me Vetëvendosjen, edhe pse është “kapitalist që shfrytëzon klasën punëtore, duke mbjellë kërpudha” nëse flasim me gjuhën e “Vetëvendosjes”.
Lulzim Basha ka pasur avokat serioz në këtë histori. Atë e ka mbrojtur politikisht Isa Mustafa, kryetari i një partie të madhe dhe me identitet politik si LDK. E ka mbrojtur duke mbrojtur kauzën që akuzohet Lulzim Basha, dhe jo atë personalisht.
E ka mbrojtur Sali Berisha duke deklaruar se disa krerë të UÇK-së kanë bërë krime në Kosovë dhe duhet të gjykohen për ato. Biles Hashimi duhet varur në shesh, sipas tij.
Edhe Baton Haxhiu e ka mbrojtur personalisht, dhe Basha ka bërë spot special për Batonin, këtë radhë jo si tradhtar i kombit, por si njeri që mbron të vërtetën.
Tani Lulzim Basha duhet të zgjedhë të mbrohet në këtë pozicion si kryetar i PD, jo si person privat, se si person privat punën e vet ka bërë.
Si kryetar i Partisë Demokratike ai duhet të mbrojë qëndrimin politik të Sali Berishës dhe LDK-së, dhe kujtdo tjetër që pranon se në Kosovë ka pasur dhe krime të UÇK-së.
Kjo shfaqja teatrale e një sharlatani nga Kosova, që nuk është as politikan, as njeri me histori politike, apo ish- luftëtar, por kultivues kërpudhash, në krah të Lulzim Bashës dhe pozicionimi i tyre në “unitet” si njerëz që mbrojnë UÇK-në, e bën Lulzim Bashën qesharak dhe pa identitet në këtë histori.
E bën pak a shumë si ky tipi që ka ardhur nga Kosova të dalë në foto me Lulin, pasi e vetmja gjë e përbashkët e tij me Lulzim Bashën, është se të dy janë kthyer nga emigracioni dhe kanë bërë politikë në Kosovë dhe Shqipëri.
Është më mirë të durosh gjithë ditën Taulant Ballën që të përsërit kasetën e Bellanicës, apo talljet e Edi Ramës, se sa të durosh mbrojtjen e Agim Bahtirit.
Dhe e gjithë kjo vjen nga paqartësia dhe pasiguria që Lulzim Basha ka për të shkuarën e vet, dhe që mendon se atë mund t’ia pastrojë dhe ky tipi nga Mitrovica.
Lulzim Basha akuzohet se është kryetar i PD dhe ai duhet të mbrohet dhe të mbrojë qëndrimin e PD. Vetëm ajo e nxjerr në breg.
Këto teatralizmat e tij në mbrojtje të UÇK-së nuk i bëjnë nder as UÇK-së, siç thotë Isa Mustafa. I ka mbrojtur dhe Albin Kurti këta që kanë shkuar në Hagë, por ai ka qenë populist që në fillim, ka qenë kundër Gjykatës Speciale në Kuvend dhe nuk e ka votuar, dhe kundër gjykimit të krimeve të luftës nga ana e shqiptarëve.
Në atë kohë që Albini votonte kundër në Kosovë, Lulzim Basha votonte pro në Strasburg për Gjykatën Speciale. Tani nuk mund të jesh edhe si Berisha, edhe si Isa Mustafa, edhe si Albin Kurti, edhe si Agim Bahtiri.
Mund të jesh i tillë, vetëm po nuk di kush je. Dhe Lulzim Basha duket qartë që nuk e di kush është. Ky është gjithë problemi pse ngjit fushata kundër tij.
Besoj se bej pjese te ata komentues te Temes qe mund te quhen oponente racionale.
.
Jane bere disa “ operacjone dimri” kunder Lul Xhelal Bashes ( dhe per Berishen gjithashtu) dhe gjithmone edhe pse ne pozicjone deri afer kapitullimit “nje fuqi magjike” jo vetem I ka shpetuar por kane dale me te forte.
Kush eshte aresyeja ?
.Jane dy kaseta te zhdukura nga Basha..ajo e Krushes dhe ajo e 21 janarit 2011…OK po ja falim Bashes kaseten e Krushes dhe do ti kerkojme te falur..por ama per kaseten e 21 janarit 2011 ai meriton litarin edhe pse kaseta perfundoi ne bodrumet e ambasades arvizuse nga gjergj leshja dhe visho ajazi..
.
Pra thelbi eshte se qofte Serbi ne Krushe qofte Bashserbi ne Tirane kane vrare shqiptare dhe nese bashen po e shpetojne kerpordhat e Agimit Arte ne 21 janar 2011 e shpetuan Kinezerirat e Arvizuse dhe ky I fundit ose kolege te tij merren me kaseten e krushes (miligrameshe per bashen) per te harruar kaseten me tonelata te yllit ne ngjitje te te ziut Arvizi
Qofsh me nder e me shendet o zoti Agim. Se punet e qeverise jane te renda. Nuk I kuptojme dor ne. Ja me mer mua: po ç’jam une? Nje cope dru, nje gdhe
“Mrojtja” E lULEZIM Bashes, nga nje Njeri qe vjen si Emigrante dhe behet Kryetare Bashkie ne Jugun e Mitrovices,dhe pa Pasur nje Qasje te Sakte ne Personin e Bashes, le shume per te Dyshuar..dhe bene me te Besueshme fajisimin e Lulezim Bashes,i cili po kerkon te Gjeje Alibi Mbrojtje nga Njerez pa INTEGRITET..
1-Isa Mustafa, doli dhe e Mrojti Bashen, si Nje Person PRIVATE apo Politike??Mbase per te dyja..por po te shohim se edhe Isa Mustafa, na vjen nga LDK-ja e Rugoves e cila Gjate Luftes vetem Cirrej dhe therriste per “Sherrin” qe u Beri UCK.ja me Serbine Mbrojtja e Isa Mustafes eshte teper e Zbehte per Publikun Shqipetare per te mos thene e PA BESUESHME..
2-Kemi Baton Haxhin, qe ka Raporte SHUME TE MIRA me “Boten e nendheshme “UDB-e…Person i cili “C´uditerishte” Vazhdoj nje jETE TE QETE, kur Miljona Shqipetare -Kosovare u debuan me “Shallvare dhe Brekushe” Gjumi per ne Shqiperi…PRA EDHE Mbrojtja e Baton Haxhiut per Bashen nuk ka EFEKTE PER Lexuesin e Vemendshem Shqipetare,dhe me Principe Kombetare..
3-Kemi edhe “Rambon” Ramush Haradinaj..qe me nje Interviste SKANDALOZE, beri me shume te Irrituar Publikun Shqipetare, se sa vete Lulezim Basha:KUR DEKLARONTE SE KA KASETA SA TE DUASH???Dhe Nuk munde ti Fshihet Kaseta Berlinit apo Uashingetonit..nje Idjotesi dhe jo me Krahasim…Por ajo qe na beri Peshtypje ishte se Arrestimi i 4-ter Krereve te UCK-se Nuk u Komentua Fare nga Ramushi Haradinaj,biles nuk tregoj aspak “Dhimbje”..por duket se ne VETEVETE ESHTE I KENAQUR…
@@Por “Mbrojtesit ” e Lulezim Bashes si ne Kosove dhe ne Shqiper jane shume te Pakte…PERMENDA Kater “Avokatet Politike” te Bashes ne Kosove..POR KA SHUME QE E AKUZOJNE Bashen ne Kosove..AKOMA EDHE ATA Te 4-ter qe jane ne HAGE, Shtrengonje Dhembet jo nga Akuza ..por nga TRADHETIA qe u ka Bere Lulezim Basha, qe kur i Takonte vetem i Lajkonte dhe u Buzeqeshte me “Miresi”…
Mbase neser apo ne ditet qe Vijojne do te vijne edhe te Tjere nga Kosova, Mbase Albin Kurti te “Mbroje” Bashen..apo edhe Kryetari i Bashkise se Decanit…edhe ketu Basha na eshte “Qytetare Nderi”..mbase ky i Decanit do te na thoje :PSE E BERI Bashen Qytetare Nderi??Per c´fare Vlerash??Apo edhe keta, jane bere si Ilir Meta. qe ku te gjeje Shkake te jape Dekorata!!Pse jo..C´mendurtia nuk ka Kufi..
@@Akoma edhe Tito te Ngrihet nga Varri dhe Mbroje Lulezim Bashen…dhe Pamvarsishte se ka gjithe Banden e Saliut qe e Mbrone..Lulezim Basha nuk MBROHET DOTE NGA ATA VIKTIMA SHQIPETARE, te Masakres se Kushes qe i dalin Per nate ne Enderr..TE GJAKOSUR, dhe me sy te Mbushur nga Urrejtja, ata jane AKUZA QE NUK DO TI NDAHEN Bashes…ata Kerkojne Hakmarrje..dhe zgjasin duart te Marrin me vete Lulezim Bashen..Lulezim Kaseten, Lulezim Morgun….LULEZIM TRADHETARIN..e Ndjeke nga pas Hija e TRADHETISE….qe kerkon Shpagim…lol
kjo eshte esenca e bashes – a hollow man. eshte nje njeri bosh. nuk ka nje individualitet te tijen. jo vetem per kete ceshtjen e krushes por per gjithcka tjeter. dhe here pas here, e sipas rastit, here e mbush zbrazetine e tij me tipare te karakterit te berishes, here te te tjereve.
Agim Bahtirë me më dalë në mburojtje mu kishte dukur vehtja si me më hangër qenët Mitrovica është këthy në qytetin ma të varfër në Kosovë
Basha, QERROHU !!!!!!!
Me premtimet gjatë zvjedheve ky e ka fitu nofkën kryetar KËPURDHA
punëve të jashtme të Kosovës ditë ishte Behxhet Pacolli.
Me Agimin ai po Lulezon si tek kenga e BAFtjari-it !!!
Keshtu , ne koke qendroju o Mero Rufeja !
Mos u cuditni , avash avash si c’e ka nisur do sjelle dhe kryepleq fshatrash apo ndonje administrator pallati !
POPULLIT SHQIPETARE NUK JA HEDH IN FARE, FARE, KETA MBROJTEN SHARLATANE. KY POPULL KA PARE DHE DEGJUAR AQ SHUME, SA QE NUK MUND TE BINDET ME GRUPIN E BASHES, TE CILET FERKOJNE BARKUN, PER THACIN ME SHOKE QE PERFUNDOI NE HAGE. ATA KANE QENE NE NJE LUFTE ME NJERI TJETRIN. LULZIM BASHA ME VEPRIMET E TIJ NEN RROGOZ, DUKET SE I KA SHERBYER ME SE MIRI, ISA MUSTAFES ME KOMPANI. PRANDAJ LULZIMIN, ATA E MBAJNE SI HEROIN E TYRE, JO TE KOSOVES DHE PER KETE ATA PADYSHIM, QE DO TI DALIN NE MBROJTJE.
POR PYETJA ESHTE : KUSH I BESON DESHMITARET E UDB??????!!!!!!!!!! AS VETE MBESHTETESIT E BASHES NUK I BESOJNE.
Shume dakort Mero
Bashen nuk ka vlere mbrojtja e Agim Batrit as e Isa Mustafes as e Sali Lushtakut as e Ramush Haradinajt as e Enver Hoxhajt.
Ah po po ta mbronte Vucic apo Dacic apo Sinisha Mihajllovic do kishte vlere.
Kjo lufta kunder Bashes sikur u pordh por hajt se duhet sajue nhe tjeter.
Përshëndetje z.mero unë do të pranoja,dhe respektojë çdo mbrojtje që mund t’i bëhet dhe i bëhet lulushit nga kushdo ,por të të mbrojë paloqja,thuqu,thuqu,është fyerje dhe fundi i botës,për cilindo që ka një shkallë intelekti,qoftë dhe nën mesataren e njerezimit.
Për hir të së vërtetës,Mero djali duhet te vecojme një detaj,
sipas mendimit tim,jo pa rëndësi :
Po zhvillohet nje beteje ne nje vend tjetër, vendi real,ku kjo beteje
duhej zhvilluar eshte Kosova.
Mero djali,më falë që më duhet të kritikojë artikullin tend brilant,
pooooor kjo është një llojë sikur të mundohesh të vrasësh një
njeri me fishekë manovër,ose të rrahësh gruan tënde,
sepse nga dhoma tjetër,kunata rreh vëllanë tënd.
Beteja ka kuptim,n.q.s. ata që janë të dëmtuar,
shqiptarët e Kosoves ngrenë zërin e tyre.
Janë ata që duhet të tregojne interes.
Me keqardhje konstatoj,që jo vetëm interesi qe mungon,
pooor klasa politike dhe mediat kosovare po mundohen
ti japin Lules Bashore mbeshtetje,duke përgënjeshtruar
Heroin Milaim Bellanica.
Une jam munduar te flas me kosovarë ketu ne Gjermani
dhe jam befasuar që asnje prej tyre nuk mbështet Bellanicën.
Edhe njeherë miti Berisha,nostalgjia për ish Jugosllavinë
administrata me rrenje UDB-iste,jane prezente dhe
si duket kjo do ta shoqëroje Kosoven shume gjatë.
Mero djali,e vërtata ështe e hidhur,por duhet pranuar.
PD-ja dhe gjithe investimi “demokratik”
alla Biberjan ishte nje gabim historik.
Politika shqiptare eshte e zene kaps,
lobi serbo-grek eshte shum,shume me i fuqishëm ,se sa ne mendojmë.
PS:Gjyqi i Lulëzimes,për këtë çështje duhet bërë në Kosovë.
Ti ja u ndreq andrallat ketyre o Mero djali. Si gjithmon perfekt.
Basha po mundohet të lajë mutin me shurrë.
Nuk e kuptoj pse nuk “ngjisin” me artikujt e Meros edhe pse Tema e ketij kryeartikulli eshte e nxehte nga ana atdhetare ku tradhetare dhe kriminele me damke si Lul Basha ky Xhaferrdeve junior po ben rolin e gangsterrit duke shkelur gjakun e derdhur nga UCK dhe populli martir I Kosoves.
Nuk e kuptoj dhe politiken e sotme amerikane qe ne nje fare menyre e kane dhjere punen jo vetem me Kosoven por dhe me Shqiperine.Thjesht tolerimi qe I bejne Lulit te tyre qe ne Hollande ka perdorur pashaporte amerikane me numra ekstra tregon se jo vetem UDB eshte e perfshirene menaxhimin e Lul Berishes por dhe seksioni I Cia-s per Ballkanit qe ky eshte CELESI QE MERO E DI POR NUK FLET
.
.
Eshte e trishtueshme qe vitet e fundit po behen perpjekje per rehabilitimin e tij nga kuislinget Berisha dh Basha. sic bene dhe me Zogun
Nderrimi i tabeles se deshmoreve te 4 shkurtit 1944 pikerisht ne pervjetorin e Kosoves dhe venia e emrit te Rugoves ketij pinjolli te Deves eshte me teper se skandaloz.I neveritshem ishte dhe qendrimi i Ilir Metes i ketij mender “ antifashisti”qe kur ishte ne kualicjon me PD ne bashkine e Tiranes u be kuisling i Bash-Berishes.
Por ajo qe ka nje rendesi te vecante eshte qendrimi i disa amerikaneve shqipfoles ne Amerike qe per te luftuar gjasme komunizmin po perdorin si arme zogizmin dhe kuislinget qe ne fakt con te nje percarje kombetare me efekte shkaterruese permanente
Dihet qe Xhaferr Deva i perket atyre krimineleve te L2B qe duhej te dorzohej per gjykim nga shteti amerikan.Jo vetem kaq por Xhaferri u perdor nga CIA per veprime diversioni ne vitet 50’ por deri ketu nuk ka ndonje problem se ishte lufte e ftohte.
Por pas 1992 te na vine pinjollet e ketyre kuislingeve per te vendosur “demokracine”kjo nuk shkon.Aq me teper kur Ylli ne ngjitje Lulzim Basha ka parametra te njejta si nje VRASES I qytetareve te Tiranes ne 21 janar 2011 ku qeverite euroatllantike mbyllen syte dhe toleruan nje akt fashist.
4 shkurti 1944 dhe 21 janari 2011 perbejne nje simetri perfekte,dhe eshte koha qe Amerika dhe Bashkimi Europjan duhet te kerkojne ndjese shqiptareve dhe menyra e vetme per ta shfaqur ate eshte denimi i nazi berishizmit dhe Lul bashizmitt ketij Xhaferr Deve junior duke lene menjane luften idiote me fantazmat e “kamunizmit”
.
Basha mund te kete pjesen e vet te fajit nese ka manipulu me te dhenat per krime nga uck por spiuni serbise prej dekadash sali berisha me frymen e plakut buze varrit vazhdon te akuzoje si prokuror serb lideret e uck.ky eshte nje krim i hapur ndaj luftes se drejte per liri.nuk eshte as prokuror dhe as gjyqtar i ngarkuar me kete ceshtje.per mua tregon vetem 100% se i ka sherbyer e vazhdon te sherbeje serbise.paste mallkimin e se drejtes dhe zotit.monster me fytyre plaku.