Provoni të bëni betejë politike me tërmetin!

26 Nëntor 2020, 20:23Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Përvjetori i tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit të vitit të kaluar, ka mobilizuar opozitën të gjejë ndonjë mangësi për të akuzuar Qeverinë. Dhe besoj ka plot të të tilla. Ka njerëz që vazhdojnë jetojnë në çadra, të tjerë që janë të pakënaqur me ritmin e ndërtimit të shtëpisë, të tjerë që kanë rezerva për cilësinë e ndërtimit, se nuk e duan më me blloqe betoni, siç e kishin, por me termoizolim dhe tulla, e plot të tilla. Kudo që të shëtisësh në zonat ku ka rënë tërmeti, do të mjaftonte shoku psikologjik i një viti më parë, që të gjesh ende njerëz që ankohen për atë që ndodhi.

Nëse opozita e ka sa për të larë gojën, meqë është përvjetori, nuk është problem, mund ta bëjë.

Por nëse do të bëjë betejë politike me tërmetin, tani duhet të mendohet mirë, pasi do të jetë vonë kur të fillojë të ankohet se Edi Rama po përdor investimet për tërmetin në fushatë elektorale.

E duam apo jo Edi Ramën, historia e përballjes së tij me tërmetin, është histori unike e një lideri që i vuri gjoksin dhe ja doli. Hapini arkivat, se janë ende onlinë videot e tmerrit, që brenda javës njerëzit u sistemuan në hotele luksoze pa u munguar asgjë dhe qëndruan aty deri në fund të dimrit. Gjithë njerëzit e ngelur pa shtëpi u sistemuan me qira me bonus nga Qeveria, ndërsa vazhdonte inventarizimi i dëmit.

E mbani mend Edi Ramën herë si babagjysh, e herë si karagjoz, herë si kujdestar kopshti, e herë si juventin, herë që ndihmonte dikë që i kishte humbur gruaja, e herë dikë që nuk i pranonin qenin në hotel, se si e mbajti ndezur atmosferën e shpresës në një dimër të zymtë, ku Sali Berisha bërtiste nga mëngjesi në darkë, “vdekje, vdekje, vdekje”, “kanë fshehur të vdekur”, “po vdesin”, “do vdesin”, i “vdiq qeveria”, “i vrau “Edi Mafia”.

Edi Rama nuk është përgjegjës për tërmetin dhe as pasojat e tij, ndaj dhe mund të mos i vinte gjoksin duke premtuar se do t’ua ndërtojë të reja të gjitha shtëpitë. Shumë vetë afër tij e dëgjonin të tmerruar këtë premtim.

Por më 17 shkurt, vetëm tre muaj më pas, ai arriti një fitore personale, duke lobuar nga mbretërit e princërit më autoritarë të botës arabe, tek presidentët Perëndimorë, nga Erdogani tek Mitcotaqis, nga Conte tek Macroni, dhe i dha Shqipërisë 1,15 miliardë euro.

Sikur të mos kishte ndodhur më pas pandemia, kjo do ishte një histori më vete e zhvillimit të ri të Shqipërisë.

Tërmeti në fund të fundit, është një inventar dëmesh njerëzore dhe materiale. Dëmet njerëzore nuk i kthejmë dot pas.

Dëmet materiale Edi Rama jo vetëm që i ka garantuar që po i kthen, por po e përdor këtë si një shans për të rikualifikuar zona urbane dhe për të përmirësuar standardet e ndërtimit aty ku është bërë dëm.

Në mënyrë simbolike një vit pas tërmetit, ai nënshkroi dhe marrëveshjen e lëvrimit të fondeve për dy mijë banesa të reja nga Emiratet e Bashkuara, ndërkohë që Sali Berisha ulërin se ai ka ikur të bëjë vaksinën anti COVID, fshehur me çarter.

Përveç rindërtimit, parashikohen fonde për trashëgiminë kulturore, që mund të nxjerrë në dritë amfiteatrin e Durrësit dhe të t’i japë hov turizmit kulturor në pellgun e  Tiranës.

Nëse opozita e ka seriozisht që Qeveria ka dështuar me tërmetin, atëhere le të provojë të bëjë fushatë elektorale me këtë tezë. Do ketë plot aktorë që mund t’i përdorë, militantë të PD që duan më shumë partinë se shtëpinë, por ballafaqimi i saj me shoqërinë në këtë pikë, mund ta fundosë dhe më thellë se sa është në këto momente.

Beteja politike me tërmetin nuk është si beteja me pandeminë. Të dyja janë të pandershme si beteja politike, se janë fatkeqësi natyrore, por tërmeti është një betejë tashmë e fituar në mënyrë spektakolare, ndërsa pandemia një betejë në kulmin e saj, nga e cila nuk dihet si do dalim.

Mund të bëni betejë me kufomat e pandemisë, siç po bëni, meqë doni patjetër vdekjen si motiv të politikës së PD. Mund të publikoni foto nga morgu, dhe mund të lini një kameraman në Sharrë, se ka varrime përditë. Nuk di kush u është mirënjohës për këtë, por meqë Berisha vetëm vdekjen pret, me vdekjen merret.

Por me tërmetin bëni pak kujdes, nëse doni ta ktheni në betejë politike. Do të jetë vonë kur ta kuptoni se e vetmja godinë që mund të shkatërrohet një vit e ca pas tërmetit, do të jetë ajo e  SHQUP-it.

27 komente në “Provoni të bëni betejë politike me tërmetin!”

  1. Mondi says:

    Si gjithmone brilant o babait I gazetarise shqiptare.

  2. Ladi says:

    Eshte godine e shembur tashme gadina e shqupit Mero nuk kemi se cfar te presim me…

  3. LULUSHI KRYEMINISTËR ?!?!? MOS E DHËNTË ZOTI ??? says:

    OPOZITË MJERANE !

  4. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Mo u merr me zabërhanë
    se ata, atë punë kanë
    në pushtet duan të kthenen
    si hijenat po ushqenen.
    .
    U s’e di ç’ka bërë Edvini
    mbrekulli mase, si Hudini
    nuk e mba ndezur qirinë
    për Salinj e për Edvinë.
    .
    U shikoj të zymtë Havanë
    jo te na, por tërë Dynjanë
    nuk kanë turp, të turpëronen
    që me xhenazetë gëzonen?!
    .
    Do fitojën thonë belegët
    kur të qethëm na shelegët
    po përditë u bien brekët
    që na rrënjët gjer te degët.

    .
    P.S. (Pirth se Lironeç)
    .
    Për njē gjë më vjen çudi
    thëngjilli muluar në hi
    rroçkopani i LëSëI
    paska shuar për raki.
    .
    Mirë bën ilir mavria
    që ta maj mën historia
    qysh ka qënë LëSëIja
    dhe monomarridhë e tija.

    1. max says:

      Po leket e beketit kush do i paguj o tifozat e rames?

      1. Bureto says:

        Ai që i pagoi dhe 87 milionë Euro General Elektrik, për ndërtimin e hekurudhës elektrike Tiranë-Golem të firmosur nga Fatos Nano në vitin 2004 dhe të anulluar nga Sali Berisha sapo ky vuri këmbën në zyrër e mikut të tij, ish kryetar i PS. Ai pra do t’i paguaj, ai që ka paguar gjithmonë POPULLI.

  5. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    N.q.s. Edi Rama nuk do ishte shfaqur ne politiken shqiptare,
    atehere:
    1-Shqiptaret do shurrosnin edhe sote e kesaj dite te Parku Rinia dhe ne ane te Lanes.
    2-Shqiptaret do ngateroheshin ne labirintin e kioskave neper rruget e Tiranes dhe te
    gjithe Shqiperise.
    3-Xhin Xhonet do shisnin akoma drejtesine me kilogram per Euro,
    si kasapi mishin.
    4-Qytete shqiptare do ngaterroheshin me vendbanimet e fisit Zulu ne Afriken e Jugut.
    5-Sali Brek’skisha do ishte vetshpallur mbret i Shqiperise.
    Duam apo s’duam ne,eshte nje fakt i patjetersueshem,
    edhe pse nuk mund te pretendohet se Edi Rama eshte engjell,
    poooor eshte me i miri.
    Ai gezon edhe ne arenen nderkombetare respekt dhe rrezaton autoritet.
    Kjo do te vazhdoje deri sa te dali dikush qe do jete me i zoti.
    Rikthimi i doktor Mortjes ne pushtet,do te ishte vetevrasje per Shqiperine.

    1. Aleanca për mbrojtjen me kallash says:

      Bravoooo

    2. 0-0 says:

      Me sakte ju mund te kishit kamentuar se : Rikthimi ne pushtet i kopese se Doktor Mortjes , do te ishte vetevrasje per Shqiperine.
      ======
      Mero , logjiken e analizes me nuhatjen politike i ke ne lartesine e duhur !

    3. Katundari digital says:

      Doktori nuk kthehet me as ne pushtet dhe as ne rruge sa kohe Covid eshte aktiv.Ai fshihet ne gjirin e Lalezit(Derrave) si miu ne vrime nga frika e pandemise.
      Ai do vazhdoje te shpife e mallkoje vetem nepermjet internetit.
      Covidi do behet pjese e jetes pavarsisht vaksines dhe doktori do jete i fundit qe do dali nga vrima.

    4. atdheu says:

      asnje se do doktor mortjen, po as kete se do me populli. Lere cthote merua se eshte dhjamosur mire tani me rilindjen por shih popullin cthote. Mos i kujto te gjithe si mero apo militantet e rilindjes? nuk e duan as socialistet e lene menjane, te pa pune e pa shprese e as populli qe vidhet perdite. Pyete meron sa eshte borxhi i shqiperise sot , Pyete edhe cfare koncesionesh ka mare zoteria nga qeveria.

  6. Pato says:

    Te lumte Mero se ke guximin te kritikosh ateher kur te tjeret frikesohen por edhe te lavderosh kur te tjeret rrine urte.
    Edi Rama i meriton keto sot, per te tjerat ka ende kohe te gjykojme. Kam lexuar diku qe termeti i Shkodres 1978 ishte gati njesoj me kete te 2019 dhe Enver Hoxha eshte pare per here te pare ti merrej goja dhe i frikesuar. Nese Enveri e kishte te veshtire Rama e kas 10 here me keqe pasi gjerat duhet vendosur ne kontestin e kohes. Njerezve ne Shqiperi ju duket habi kur ju thua qe ne SHBA ende ka njerez qe rrine rrugeve per shkak te permbytjeve te 2017 sepse nuk kishin siguracion per shtepite dhe shteti nuk ka mundesi ti ndihmoj.

    Edi Rama eshte i marre dhe shyqyr qe eshte. Sepse vetem nje i marre mund ta bente ate qe beri per termetin dhe ato qe po ben per virusin.

  7. bimi says:

    z.Mero ,te lexoj cdo dite.Ky editorial,eshte nder me te goditurit.Zera si ai yti dhe I gazetes Tema jane si shpresa dhe e verteta.Une nuk jam aty.Kam shume vite qe jetoj jashte,prandaj nuk kam asnje ndikim partiak.Qe do te thote se e shikoj te verteten me vemendje.Te pershendes dhe pac perhere kjartesi dhe qellim te mire.

  8. Pokeristi says:

    Gjatë këtyre tre dekadave kanë parakaluar shumë aktorë e figurantë në skenën politike shqipëtare.
    Sejcili ka lënë impresjonet e veta ne publikun shqipëtar e më gjërë.Te gjithe me a jo talent kanë pasur unin e tyre.Ka pasur aktorë te mirëfilltë me arsim perkatës,ka pasur mjekë te talentuar,ka pasur koperativiste,sekretarë partish të punes,ish sigurimsa dhe bashkëpunëtorë tësigurimit,studente e pedagogë ,vajza e djem te talentuar nga te gjitha profesjonet.Politikanë të mirëfilltë pothuajse asnjë.
    Shumë u munduan të ecin perpara nepermjet intrigave dhe pabesive nje kategori tjetër nëpërmjet një minikulture politike e sheqerosur me kulturë të përgjithëshme.Sigurisht shosha kohë bëri punën e vet.
    Pa u zgjatur shumë ,spikatën kokra të talentuara.Një ndër ta edhe Edi Rama.Ajo që e diferencoji shumë Edin nga politikanët e tjerë ish bagazhi i madh kulturor ipakapërxyshëm,vizjoni demokrat qytetar,intelekti dhe kurajua civile,elokuenca dhe supermacija në batutë.Fluent në disa gjuhe.Nje komentues diku me siper,shprehet me të drejtë, se kudo qe ka shkuar ka rezatuar qytetari kulturë e dinjitet.
    E pra një drejtues i tillë,patjetër qe do të ketë të korra të mbara.Jam plotësisht dakord me analizën editorjale të zotit Baze.

  9. D.DIDANI says:

    Opozit leshi…pa shtylle kurrizore,pa integritet,pa dinjitet,pa moral! Mjafton te marrim parasysh lobimin per donacione ,qe eshte merita personale e Rames dhe qe “u hodhi trute e gomarit ” sic themi ne kur i prish mendjen dikujt dhe siguroi donacione dhe kredi te buta ,mbi 1 Miliard$..Ne se kjo opozite gjen ngjashmeri ne bote per mobilizim te tille te ndonje K/Ministri,pas termetit..ne se gjen vetem nje rast te ngjashem une jam gati te pranoj te ha cfare te doni ju,ndryshe le ta haje opozita dhe shtrigaret..ate qe nuk thuhet!!!!

  10. I papuni.... says:

    “Sofist”, ne Greqine Antike quhej ai person qe ish ne gjendje te te mbushte mendjen, permes nje logjike te stisur, qe e zeza ishte e bardhe… apo e bardha ishte e zeze…!!! Karakteri i nje sofisti, dhe fuqise tru-shpelarese te tij, permblidhet sakte ne kater vargjet me poshte:
    Ate qe s’e ke humbur,
    Ate ti o njeri e ke….
    Ti briret, nuk i ke humbur…
    Pra, ti briret i ke!!!
    Deri tek rreshti qe na thote se gjene qe nuk e kemi humbur e kemi, logjika duket “normale”…. mirpo ne 2 rreshtat e fundit po kjo “logjike normale” na fton te pranojme, per inerci te saj, edhe dicka qe ne fakt, nuk eshte e vertete – njeriu brire nuk ka, por meqe nuk i ka humbur, duhet te pranoje se i ka!!!
    Ne Shqiperine e sotme, sofistet shqiptare jane te gjithe kasnecet e qeverise se dites, ata qe perpiqen te te mbushin mendjen se Nano, Berisha, Meta, Rama, “jane shkrire” per mua qytetarin!!!
    Ne shkrimin mesiper, Mero Baze, pavaresisht talentit, dhe pjellorise se tij per te shkruar perdite, nuk ben gje tjeter vecse sofistin! Nuk synon azgje me pak sesa sofisti: te na mbushe mendjen, qe Rama, perballe termetit, paska qene “shpetimtari” yne i vetem, me i miri!!! Shkurt, te na mbushe mendhen qe e zeza e jone (Rama) paska qene fati dhe miresia jone!!! E ben kete nga inati dhe urrejtja qe Mero akumuloi ndaj Berishes dhe sojsezit te tij, pak rendesi ka! Me e rendesishme eshte fakti qe Mero sot, mbron Ramen me te njejtin patos dhe talent qe mbronte dje Berishen. Dhe kjo, pertej talentit te tij per te shkruar, eshte tallja me e madhe egxistencialiste qe Mero tregon ndaj nesh si qytetare!!!!

    1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

      @ I pa puni nuk ke ngelur kote pa pune.?
      Ferkova koken ne kerkim te brireve,sepse me detyrove
      me llogjiken tende inspiruese,pooor pa dashur te zhgenjeje,
      me kishin humbur briret.?
      Nuk eshte me vend te glorifikohet Rama,
      poooor nga ana tjeter,eshte e domsdoshme te demaskohet Brek’skisha
      si burimi in fatkeqesise kombetare te ketij tranzicioni pa fund.
      Flm. per mirekuptimin.
      PS:Fjala i papune shkruhet,per korrektese:
      I pa pune!!!!?

      1. Shqiptar says:

        Ik ore tallash lamash, boll na çave defin me jargèt e njè tè pèshtiri qè nuk ka as ligjikè dhe as mendim tè tijin.
        Ngaqè ske bythè tè bèsh punè tè tjera me pagesè, je bèrè gojore portalesh dhe qelb dynjanè, duke iu ngjitur si bajga mbas kèpuce, çdo mendimi qè nuk i shkon pèr shtat atij qè tè hedh njè kockè ty.
        U mbush Shqipèria me kurva burra si ti.

      2. I papuni.... says:

        O mero aleancisti tallashor… Berisha demaskohet duke i numeruar nje-me-nje te berat dhe te paberat e tij…. dhe duke e cuar edhe ne burg per to (gje qe as ti, as Rama, nuk provuat ta benit!!!!). Berisha nuk demaskohet duke ngritur dhe nxjerre “lider” Ramen….dhe Rama, pikerisht pse merreni me Berishen, guxon te tallet m
        e ne si “me i miri” ne “treg”…. dhe te beje edhe arrogantin pa limit…. Bash per kete, jam i pari qe shpall voten time kunder ketij KM monster, qe s’pyet jo me per te “verteten”, por per askend, vec qe te rrije kryeminister!!!
        Dhe shprehja e Muc Nanos “aleanca e qelbesirave” ne ka ndonje vlere, me shume se ndaj Berishes, vlen ndaj Rames, ketij dishepulli te denje te mendesise dhe veprimeve te Berishes dhe Trump!!! Pra, problemi im me ty, nuk eshte urrejtja dhe vleresimi qe ke per Berishen, por temenaja qe i ben Rames po aq Berishist ne arrogance dhe veprim!!!! Rama duhet te ike, sepse na provoi qe ishte shkerdhata me i keq i 8 viteve te jetes sone!! Kjo nuk do te thote se votoj per Lul Bashen… per te cilin, mund te thuash pa frike se eshte versioni edi rama ne pd…por nese “kostoja” e largimit te nje qelbesire si Edi Rama, qe njesoj si Enver Hoxha beri armik edhe ne qe nuk na kish te tille, eshte Lul Basha KM, me mire muti Basha, sesa pisi Rama…. ndaj mero, shendet!!!

  11. Kinom says:

    Bravo z. Gazeta, shkrimet tuaja Jane reale te vertet a, por doktor vdekja qe vdekte o zot ose te hiqet zvare duke vuajtur Duke e mare me dore nga poshte dhe Duke e futur ne gojen e tij te qelbur, vofte e lengofte per gjithe te keqiat qe I ka Bere ketij populli.

  12. Shqiptar says:

    Ik ore tallash lamash, boll na çave defin me jargèt e njè tè pèshtiri qè nuk ka as ligjikè dhe as mendim tè tijin.
    Ngaqè ske bythè tè bèsh punè tè tjera me pagesè, je bèrè gojore portalesh dhe qelb dynjanè, duke iu ngjitur si bajga mbas kèpuce, çdo mendimi qè nuk i shkon pèr shtat atij qè tè hedh njè kockè ty.
    U mbush Shqipèria me kurva burra si ti.

  13. Tropojani says:

    Nuk behet Politike me Shpifje,mbase jame Gabime..Por Taktika e Shpifjes, dhe Humbjes perdoret nga Serbet..kete duket se e ka PERVETESUAR Lulic Bashovici….
    1-Serbet jane i Vetemi Popull ne Bote qe Festojne Diten e nje Humbje..si FESTE..Luften ne Fushe-Kosove me Turqit, ku Mbretit Serbe Llazarit i Prene Koken Turqit….pra gjithcka se Mbrapthi–
    @PD-ja dhe Lolo Rrethe saj jane te Vetmit ne Bote qe vetem dine te Lehin si qene, se per Pune e pame se sa “PUNOJ” Lulezim Basha kur ishte Kryetare-Bashkie!!!!!!!!!!!mOOOTER:::DHE cu…pa…Q..ra….SPIUN TE NDYRE dhe te DEKLARUAR…lol

  14. Jay says:

    Mero je 1 per demagogji edi Rama ka mbaruar liceun artistik dhe eshte aktor shume I mire dhe meriton Oscar per te .1.3 miljard euro .per 1 vit dhe njerzit po jashte. Ca thua Prince dhe princesa ti sa kohe duhen per tu ndertuar. Apo si ligjit dhe punet e shqiperis rremuje zgjatje burokraci. Se ka hapsire per vjedhje dhe korupsion. Boll me pralla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje