Podujeva, një sinjal për të ndryshuar humbësit

30 Nëntor 2020, 20:27Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Fitorja e “Vetëvendosjes” në Podujevë, i ka hedhur benzinë krizës së fjetur politike në Kosovë, e cila po mëdyshet nëse duhet të zgjidhet përmes zgjedhjeve të parakohshme, apo përmes një riformatimi afatgjatë të koalicionit.

Edhe pse zgjedhjet e Podujevës, një bastion i LDK, po paraqiten si revansh i “Vetëvendosjes”, ato në fakt tregojnë më shumë mungesën e reformave të forta në LDK.

Kandidati i Vetëvendosjes është një ish- produkt i LDK. Pra më shumë se sa një revansh të “Vetëvendosjes”, kemi një problem me mungesën e reformimit të partive tradicionale, të cilat duhet të prodhojnë një energji të re politike.

“Vetëvendosja” është një parti populiste, që prodhon ngjarje politike vetëm kur fiton, jo kur qeveris. Qeverisja e shkurtër e tyre prodhoi më shumë probleme për Kosovën, se sa zgjidhje, ndërsa komunat ku qeveris “Vetëvendosja” janë dhe më problematike se ato ku qeverisin partitë e vjetra.

Fjala vjen nuk e gjej dot se ku shkëlqen Prizreni, meqë qeveriset nga “Vetëvendosja”, përveç shkëlqimit të këtyre dy statujave të fundit. Po kështu dhe komunat e tjera ku ajo qeveris. Nëse e vëreni, “Vetëvendosja” nuk flet më për ato, por sillet sikur është parti e paprovuar.

Në fakt, është duke u provuar në gati gjysmën e Kosovës dhe ti po të mos e dish që është “Vetëvendosja” ajo që qeveris, nuk e kupton dot se ku ndryshon nga të tjerët. Edhe Prishtinën që e kanë fituar dy herë, u distancuan sapo e fituan herën e dytë, pikërisht se nuk dëshirojnë t’i identifikojnë si gjithë të tjerët.

Prandaj nuk kanë shumë rëndësi tumpanët e fitores së “Vetëvendosjes”, pasi ajo është një parti populiste që flet vetëm ditën e fitores dhe pastaj bën sikur qeverisin të tjerët.

E rëndësishme është që LDK dhe PDK, duhet të kuptojnë nevojën për reformim, si dy parti të mëdha me përgjegjësi për Kosovën.

Nëse nuk e bëjnë atë, shpejt dhe në liri të plotë të zgjedhjeve brenda tyre, atëhere do të kenë rrjedhje elektorati  dhe do të humbasin gjithnjë e më shumë terren.

Dhe nuk ka gjë më të shëndetshme se sa të përdorësh ndëshkimin popullor për të reflektuar.

Së pari, duhet të ndryshojë mendësia e garës brenda partisë, pasi po nuk bëre garë brenda partisë, nuk bën dot garë në gjithë Kosovën. Dhe po nuk krijon dot besim në gjithë partinë, ai që zgjidhet kryetar, nuk krijon dot besim në gjithë Kosovën.

Përndryshe do t’u ndodhë si Partisë Demokratike në Shqipëri, ku garën e diktoi Sali Berisha duke vendosur një kukull të familjes së vet dhe tani ka 8 vjet që sillet rrugëve duke prodhuar nja 4 parti të reja, për të shpëtuar karriken e Lulit.

LDK dhe PDK kanë pasur debate dhe ndarje të mëdha këto 20 vite, kanë pasur udhëheqje autoritare dhe ndarje klanore, por gara ka funksionuar. Ato dhe me aq probleme sa kanë, janë vite drite larg, sa i përket demokracisë së brendshme dhe debateve, krahasuar me stalinizmin e “Vetëvendosjes”.

Do të mjaftonte gjyqi i fundit ndaj “tradhtarëve” në “Vetëvendosje”, që të të dilte para gjyqi i Kadri Hazbiut në Tiranë.

Ndaj partitë e vjetra nuk duhet të humbasin atë që kanë pikën më të fortë në raport me “Vetëvendosjen”, ndryshimin.

Kjo do ta bëjë Kosovën të ketë alternativë dhe jo revanash populist nga ata që heqin xhaketat e PDK e LDK dhe veshin kostumin e “Vetëvendosjes” për t’u dukur të rinj.

“Vetëvendosja” është një gjellë që të sjell shpejt zorrët tek fyti, me atë mentalitet antidemokratik që ka, me idolatrin e një lideri që imiton Mao Ce Dunin, dhe mungesën e çdo gare brenda partisë.

LDK dhe PDK janë ndarë gjatë 20 viteve pas debatesh të mëdha në disa fraksione, ndërsa në “Vetëvendosje” u ndanë sa fituan Prishtinën. Ajo ishte indikatori i mungesës së demokracisë dhe garave brenda partisë, i cili është një virus vdekjeprurës.

“Vetëvendosja” ka lindur e sëmurë në këtë pikë. Ndaj mos dëgjoni tumpanat e fitores së saj, por kambanat e nevojës për ndryshim brenda vetes. “Vetëvendosja” di të vetëvritet më mirë se kushdo.

19 komente në “Podujeva, një sinjal për të ndryshuar humbësit”

  1. ABC KORCA says:

    Persa i perket editorialit, nuk gjeta asnje rresht gabim, kuptohet.
    Te vetmen gje qe gjej “te korigjueshme” , eshte shpjegimi se nuk duhet pasur frike nga vetvendosja pasi keto parti populiste veteshkaterrohen.
    Po, veteshkaterrohen, por pasi kane marre pushtetin dhe ketu eshte se duhet te shpjegohet se pavarsisht mundesive te ndonje fitore elektorale te vv, PDK&LDK nuk duhet te ndalojne reformat apo te mundohen te behen populiste. Kurrsesi!
    Fitoret e partive populiste jane te pashmagshme ne shoqeri me pak pervoje demokratike, por per fat te keq sjellin dhe rezultate negative te pashmagshme ne ekonomi.

  2. Blendi Fevziu says:

    Pacavure e vjellur nga inati. Plas Mero plas se Albin Kurt kurre nuk do te behesh. Ky mesazh vlen edhe per Ramutin!!

  3. Flaka e Vjeter.al says:

    Vetëm ty dhe klanit tënd i ngec në fyt Vetvendosja, zoti Baze.
    Kështu të ka ngecur gjithmonë në fyt Vetvendosja dhe Albin Kurti, i ke demonizuar dhe përbaltur, i ke etiketuar axhendën dhe aksionet e tyre jo vetëm si populiste, por edhe si marksiste, madje edhe terroriste.
    Në fakt, të gjitha zhvillimet pas pavarësisë së Kosovës, të gjitha hapat prapa të saj, i gjithë revanshi i Serbsë në tryezat pa bukë e denigruese të Brukselit, të gjitha projektet e tipit Zajednica të imponuara poshtërsisht atje nga lobet europiane prosrebe, e gjithë farsa tragjiko-komike e Trumpit në Washington me lolon Hoti të Kosovës që rrinte sus para zagarit Vuçiç dhe vetëm lëpinte sahanet e boshatisur të tij nga çorba ala Trump që i ishte servirur pa axhendën e njohjes reciproke, të gjitha këto dhe plot të tjera, provojnë katërcipërisht së Vetvendosja aktualisht, është e vetmja forcë politike ne Kosovë, që ka qartësinë e nevojshme, kurajon e aksionit si dhe vendosmërinë kombëtare për të përfaqsuar dhe udhëhequr popullin e Kosovës në misionin e gjatë dhe të vështirë të tij drejt shtetformimit real dhe të pakthyeshëm të Kosovës, me ose pa miratimin e Serbisë dhe lobeve të saj të Brukselit, në implementimin e pavarësisë së saj në çdo hallkë të institucioneve kushtetuese të vendit, përfshirë amendamentin kushtetues të së drejtës natyrore të çdo vendit të pavarur, për t’u bashkuar me vendin amë.
    Prandaj zoti Baze, nëse dikush apo diçka ju pengon t’i bashkoheni kësaj axhendën kombëtare të parevokueshme, ju lutem kini mirësinë dhe mençurinë të mos i kundërviheni asaj, kini ndershmërinë të mos i vini shkopinj në rrota se, edhe pa shkopinjtë e tu, ka plot zuzarë të tjerë që paguhen për t’a zhbirë Kosovën e pavarur nga harta e Ballkanit.

  4. Altin says:

    Pasaktesite ne shkrimin e Meros (po behesh per censure)

    1. VV beri super lajm kur u shkarkua me intrige nga korrupsioni PDKLDK dhe nje administrate kontraverse si ajo e Trump. E para qeveri demokratike e rrezuar ne Pandemi.
    2. VV nuk po provohet ne gjysmen e Kosoves ne nivel lokal por vetem ne 2 bashki.
    3. Qeverisja lokale ndryshon nga ajo qendrore.
    4. PDK smund te beje gare te ndershme brenda partise. Partia eshte ne funksion te shpetimit te Thacit nga burgu
    5. LDK smund te beje gare te ndershme. Beri gare te ndershme me Vjosen dhe pandershmerisht e zboi.
    6. Grupi qe u largua vete nga VV ne fakt tradhtare jane. Bile hyne aty me qellim per ta dobesuar me largimin e tyre.
    7. VV ben gare shume me teper se partite e tjera. Bile dhe kryetar ka pasur nje prej tradhetareve.

    Ne kosove thone, Tung Mero.

  5. astrit says:

    Mero per lloqe je mire por fakti qe VV ne zgjedhjet e fundit kombetare doli e para dhe ne Podujeve e para me epersi te madhe eshte tregues qe po ja fut kot.

  6. Doriani says:

    Problemi ne kosove dhe shqiperi eshte lideri partiak.jane njerez te vegjel, pa vizion dhe permasat e bashkekohore. Kane ngelur te sherret dhe akuzat ndaj njeri tjetrit, njerez qe nuk ngrihen dot ne nivelin e kerkesave te vendit. Duan vetem karriket.

    1. Xhejms says:

      Dorian je i sakte. Por, keta qener bejne biznes me ne. E di une se cfare duan.

  7. Cufi says:

    O Mero mos u merr me kinezet se jane te pa arriteshem, shume kush thote se si ka mundesi qe gjykata speciale ka ngritur akuza duke u bazua tek dosjet serbe te pregaditura kunder UCK por jo,ata persona kane deklerua edhe ne Beograd por edhe ne Hage dhe jane Kosovaren.Po ndjeksha nje nate Tv Dukagjini ne Kosove dhe nje nga shoqerusit e Rugoves ne Beograd paska qene i armatosur(O zot qe as 07 nuk ka shkua kaq larg) dhe gazetari e pyti pse nuk e vrave ai tha se une nuk jam per ata pune. Ky zotnia ka pasur edhe telefon satelitor dhe ata qe e cuan te Miloshevici nuk e kontrolluan as per telefon as per pistolet dhe i kane kane vetem me Miloshevicin,ky personi ka pregadit dosjet me shpifje kunder luftareve te uck

    1. iliri says:

      Dosjet e UCK i ka mbledhe dhe derguar ne Beograd per perpunin ishkryetari i Prizrenit,nenktyetar i LDK ,Ekrem Kryeziu me bashkepuntoret e tije ne LDK dhe nje pjese tash ne VV.Gjykatat e Kosoves duhet te merren herdokurdo me falcitetin e ketytyre dosjeve dhe personat qe fabrikuan ato.UDBashet jane ulur kembekryq ne kuvendin e Kosoves duke qene zevendes kryeministra,ministra ushtrie ,kryetare parlamenti…

  8. Ppsh says:

    Z.mere
    Dihet balta juaj kunder vv
    Albini eshte i majt ne parti, i majt ne program, dhe i majt ne mardhenie me elektoratin
    Ndersa rama eshte i majt vetem ne emer te partise (ps) te tjerat i ka krejt te djathta financimet elektorale i ka te djathtiste, programin te djatht,tenderat vetem me milionere
    Pra te fala padishahut tend ta dije mire qe albini eshte i vetmi lider persa i perket te majtes ne trojet tona ska konkurrent duke pare qe shqiptaret jane te varfer ai eshte njishi dhe mos e ngaterroni programin e tij majtist sepse ai ka perqafuar modelin skandinav jo ate rus
    Prandaj z. Mere dhe sikur rama te jete nja 4 m i larte prape do jete ne hije para albinit sepse albini eshte i vetmi lider shqiptar me certifikate pastertie ne trojet tona dhenenga perendimi

  9. Koti says:

    U rrokullis tenxherja dhe gjeti kapakun.
    U rrokullis VV dhe gjeti LSI
    U rrokullis Mona dhe mori me vehte Albinin
    Të dy në hale do përfundojnë.

  10. Baz merja says:

    Mere djali
    Te besh propagande me pushtetin vendor eshte me qajte si ne shqiperi dhe kosove
    Si mendon ti ndahet ne menyre te drejte buxheti i shtetit ne shqipeti dhe ne kosove?
    Psh lali eri te ishte i pd-s do dilte ne tv 5 here ne dite me projektet e tij te financuara nga buxheti i shtetit
    Po nqs voltana do ishte e ps ne shkoder do i kishin dhene kete buxhet sa sot?
    Podujeven mos e ze me goje atje u votua me dy turne vv fitoi qe turnin e pare
    Rama yt mbron thacin gjoja po goditet uck por ti nuk fole kurre kur i paraqiten akuzat ne gjyq
    Skam pare qe gjermania te mbroje ramen kunder amerikes ashtu si mbrojti qeverine e vv kur e hodhen me puc

  11. dardan says:

    Kosovaret edhe ne luften clirimtare 1998-1999 vrisnin njeri-tjetrin,
    nders tani qe parate e agjentures serbe jane sheshit po vrasin Pavaresine e Kosoves.

  12. Me duket e mire analiza e Z.Baze. LVV eshte levizje populiste, qe nuk ka dhene prova ne qeverisje, etj. Por, me lind natyrshem nje pyetje: Tani, mbas gati 20 vjetesh pamvaresi, cila force apo cili koalicion ka deshmuar efektivitet dhe efikasitet per qeverisjen e Republikes se Kosoves per permbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe perballimin e sfidave te medha te kohes, PDK, LKD, e keshtu me radhe. Nuk jam dakord, madje e quaj te denueshme instalinin apo shtrirjen e aktivitetit te LVV ne Tirane, Republiken e Shqiperise. Ju flm.

  13. Per popullin nuk ka rendesi ne je i majte, i qendres apo i djathte. E kerkuar eshte vepra ndaj njerezve per sigurine e jetes dhe zhvillimin.

  14. VV says:

    O Mero o koqe ALBIN KURTI dhe VV per ty dhe ca politiKuaj Shyptar është CRISTIANO RONALDO ose Lione Messi.

  15. ili says:

    Mero paçavurja. Gazetarë pervers, idiot. Si s`pushove kurrë së vjelluri ndaj VV-s.
    Sa here ke shkruar kurrë s`ke qenë objektiv, gjithnjë je kapë për gjëra që s`kanë të bëjnë me motivin e VV-s!

  16. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali,pse harxhon kohë dhe energji,duke u marë me vëllaznit.
    Ata kanë shtëpinë e tyre,ne kemi tonën.
    Realiteti kosovar është shumë i vështirë për tu shpjeguar.Fakt është që ke dy ideologji faktorizuese
    ose gy grupime:
    UDB-ashët dhe islamistët.
    Aty nuk ka vënd për patriotizêm

  17. Cfare komenti fantastik i Aleances per mbrojtjen e tallashit! Sinqerisht me pelqen komenti dhe me zgjoi humorin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje