Nga Mero Baze
Komisioni i Venecias u ka rekomanduar partive politike në Shqipëri, të bashkëpunojnë për zbatimin e Kodit Zgjedhor, të miratuar së fundmi në tetor, duke përfshirë dhe ndryshimet e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe ato të 30 korrikut.
Komisioni ka konstatuar se ndryshimet nuk prekin standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve, pasi ato nuk janë thelbësore. Komisioni konstaton se stabiliteti ligjor është ruajtur dhe se kuota për listat e hapura nuk sjell vështirësi, pasi ka pak shanse ta ndryshojë sjelljen e votuesve.
Komisioni vëren se ndryshimet e tjera që rekomandon, si fjala vjen e drejta e kryetarit partisë për të kandiduar në 4 qarqe, mund të hiqet pas zgjedhjeve të vitit 2021.
Përgjigjia është një shuplakë ndaj përpjekjeve të Ilir Metës, i cili shpresoi të përdorë politikisht Komisionin e Venecias për të krijuar një situatë antikushtetuese dhe boshllëk ligjor me legjislacionin për zgjedhjet dhe për ta paraqitur si një humbje të konsesit të palëve rreth këtij ligji.
Përpjekja për ta keqpërdorur nisi me triumfalizmin me të cilin ai dërgoi pyetjet në Komisionin e Venecias dhe aludimet që bënte publikisht për të krijuar idenë se ishte siguruar nga Komisioni i Venecias se do të ishte në anën e tij.
Në të vërtetë Komisioni i Venecias ‘shuplakën’ e parë ja dha një ditë para miratimit Kodit në tetor, kur hodhi poshtë mundësinë e shqyrtimit urgjent të ankesave të Presidentit. Përgjigjet e draftit janë shterruese dhe nuk lënë vend për mëdyshje.
Ajo që është e rëndësishme në këto përgjigje, është se çertifikimi nga “Venecia” i këtyre ndryshimeve, heq alibinë e opozitës shqiptare se Kodi është miratuar pa pëlqimin e tyre.
Në marrëveshjen që çoi tek ndryshimet e 5 qershorit, kur është rënë dakord për procesin e dialogut, është thënë që nëse palët nuk merren vesh, Komisioni i Venecias apo ODIHR, mund të vendosë për këtë çështje.
Pas Presidentit, edhe diplomatët kryesorë në Tiranë, thanë që duhet ta dëgjojmë rekomandimin e Komisionit të Venecias.
Tani që drafti i Komisionit është i qartë dhe çertifikon ndryshimet si në përputhje me standardet ndërkombëtare, atëhere jemi para një konsensusi ligjor për Kodin e zgjedhjeve, i cili nuk është e thënë të jetë deomos konsesus politik.
Palët politike mund të kërkojnë dhe çmendurira në ligj, por çertifikimi prej Komisionit të Venecias si në përputhje me frymën kushtetuese dhe standardet ndërkombëtare, është një konsensus ligjor për Kodin.
Ndaj Ilir Meta mund të gëzohet se bllokon negociatat duke mos ngritur Gjykatën Kushtetuese që e ka në dorë, por sa i përket Kodit Zgjedhor, e ka humbur betejën me duart e tij. Një betejë ku qeverisë nuk ju desh të hidhte “asnjë pushkë” për të fituar. Sa të ketë Ilir Metën e ka këtë fat.
??
Ky nuk është Mero…..ja njof penën.
Do e ket zënë kovidi.
Edhe “antena” ka ngel te Skënderbeu, pa u azhornuar.
Mero ka pasur nje vaki. Nena 93vjecare i ka nderruar jete. Ka te drejte edhe Mero Baze te kete jete personale!
ca mut jetë personale ka mero kur tërë kohën i duhet të shkruajë me “bashën në kokë”
Mero e zeme se ti thua te verteten kur gjithe gazetat e tjera thone te kunderten por si ka mundesi qe ne 7 vjet qeverisje ti shikon vetem fushe me lule? Si nuk e kritikove njehere Ramen me gjithe zuzaret e tij ne qeveri? Kur ishte PD ne pushtet s’le gur pa levizur e njemije te zezat i the dhe sigurisht 70% kishe te drejte. Ne fund erdhi dhe Rama me premtime plot dhe nje hic beri. Ti ku e le objektivitetin dhe pse u bere pale me qeverisjen? Kuptohet qe ke interesa dhe madje teper te ngushta dhe i the profesionit ik pirdhu. Popull i vogel, varferi, mizerje. Me mire ljepur dhe i gjalle se luan i ngordhur.Vec Saliu te mos i hip hajvanit pa Merua se ka per gajle te flere me mullixhine. Paraja can bllokaden.
Mero ka te drejte! Per sa kohe do te jete Saliu dhe Meta ne politike nuk ka shans qe Shqiperia te filloje,te filloje te behet!
Tek kushtetuesja e ka celsin e burgut. Te duroje dhe pak
Ca ti thuash ketij shokut te Cim Peks dhe M.Kallakut!
A ke pare, degjuar dhe te kete shkruar ndonje figure potenciale intelektuale per kete tipin President? Eshte shkretetire dhe karrierist i ndyre! Pa merita! Njeri i vogel, i fiksuar tek paraja!
Mero:pa Komente:Kemi Shkerdhata Politikane..
Politica e Krimi c´i sono lo steso Cose (politika dhe krimi jane e njejta gje)-Corleone….
Ilir Meta president?????????????Zot..ku je???keta duan Plumbin dhe e kane pake..kur se Vajzat e Metes Studjone ne Angli duke paguar Mijra Paund
ne Vite..kur se ne te tjeret Mbetem duke Punuar, dhe shikojme se si na Flete Meta ne “Emer te Kushtetutes”???????????????
Mero djali,ti ke të drejtë,poooooor shejtan budallai e lexon” ndrishe”
Ka një kope të tërë” akademikesh” të tipit Gjekmarkagjoni,Lehësi Nikoll,
apo Qim Pekash dhe Fevzo Topesh,që do ta intepretojnë ashtu si atyre ,për shtat u shkon!
Ata ta shesin borën,për bojë këpucësh!
E rëndësishme është diskreditimi i kësaj hordhie bashibozukësh permanent,
deri sa të mos kenë me forcë dhe energji të injektojnë helëm ne trurin e shqiptarëve.
Natyrisht maxhoranca e sotëshme bën gabime,
natyrisht edhe ajo ka elementë të korruptuar,
poooooor është kjo aresye e shëndosh,që ne ti japim mundësi
fashizmit berishist,të vazhdojë revanshin e tijë ?
Do të ishte nje katastrofë me përmasa biblike kthimi i përbindeshit
Brek’skisha, në pushtet.
PS:Natyrisht nuk do ishte keq,sikur nje gazetë serioze ,si Tema,
ti kujtonte SPAK-ut detyrën për të cilën u zgjodh me aqë bujë!
Nuk zgjedh anen e tij te anetareve per Gjykaten Kushtetuese sepse nuk do te formohet.. Eshte i felliqur. S’ka ku te shkoj edhe nja kater muaj dhe do i dridhet themeli nga posht kembeve.. Pastaj do rroki kallashin me gjithe granada “Vojo Kushi” dhe do hidhet ne sulm me mullinjte e eres..
Ngushullime te sinqerta zoti Mero
Duhet cilesuar se Komisioni i Venecies hodhi poshte edhe pretendimin e Ilir Metes, te shoqes dhe LULEVE e Salinjeve se Parlamenti eshte ilegjitim ,sepse perbehet vetem nga 82 deputet. KOmisioni cileson se deputet e rinje erdhen si rezultat i listave te partive dhe me marje e mandateve jane te pavarur nga partite. Parlamenti edhe pse nuk eshte i plot ne numur ,por nuk esjte ne kundershtim me rregullat nderkombetare ,pasi edhe ligjet qe duan mbi 3/5 realizohet ,madje edhe me shume se 94 vota. Iliri deshtoi qysh me anullimin e zgjedhjeve me 30 qershorit….. Per 13 tetorin , date te cilen nuk e pordhi as opozita dhe as vet e shoqja nuk e kap me goje…. Une them Ilir terhiqu nga gafat dhe me e mira eshte qe te largohesh nga ajo zyre.
Interoretim alla Mero….por ska nevoje ta thote Venezia qe ska konsensus…kete e di dhe Bufi…reforma Rama Murrizi…..pasojat Shqiperia…ne BE ne vitin 2100
Përgjigja nga komisioni erdhi. Filloni përgatitjet tani. Ecni përpara, mos hani mut.
Konsensusin e kerkoi Merkel dhe BE ju se cate fare….para vellezerit e Jemenit
Po presim qe Ilir Floriri te nxjerre para presidences skuadren me fanella me mbishkrimin” Venecia “
ca mut jetë personale ka mero kur tërë kohën i duhet të shkruajë me “bashën në kokë”
e di mero sesa dije po i mohon vetes duke u marrë me bashën? sa libra janë atje!