T’i lutesh Edi Ramës mos të marrë tre mandate!

8 Dhjetor 2020, 20:09Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha e ka mbështetur shumicën e shpresave për ndryshim të pushtetit, tek fakti që Edi Rama ka bërë dy mandate. E thotë këtë çdo mbështetës i tij në tavolina, në rrugë, në ekrane, kudo.

Pasi ka dështuar ta mundë me zgjedhje, pasi ka dështuar ta mundë me bojkot, pasi ka dështuar ta mundë me djegie mandatesh, apo propagandë bajate shifrash e numrash, tani mendon se ka gjetur zgjidhjen e duhur përse Edi Rama duhet të ikë. Kjo që ka qeverisur dy mandate, i duket një argument bindës për të vetët.

Bile për ta kthyer këtë dëshirë në rregull, ai ka premtuar sot, se sa të marri pushtetin, do ta vendosë në ligj, që një kryeministër duhet të rrijë dy mandate, jo më shumë.

Kjo e tëra është në funksion të fushatës së tij kapitulluese, që Edi Rama duhet të ikë se nuk mund të qeverisë tre mandate.

Fakti që sot kjo ishte e vetmja gjë politike që tha në takimin virtual me të panjohur, që i quante rini, duket qartë se numërimi i mandateve të Ramës, është e vetmja armë që i ka mbetur në dorë kundër tij.

Në fakt dy mandate janë mjaftueshëm për një forcë politike të japë çdo ide që ka për qeverisjen. Por numri i mandateve, nuk ka shumë lidhje me ata që qeverisin, por me ata që kërkojnë të qeverisin.

Nëse përballë atyre që qeverisin, ka forca politike që të dëshpërojnë më shumë se qeveria, qeverisë ja numëron kot mandatet, se mund të plakesh duke i numëruar. Dhe këtu ka plot shembuj, që nga Anglia e Gjermania, e deri tek Greqia.

Edhe nëse palët bien dakord që një kryeministër të ketë vetëm dy mandate, nuk do të thotë që partia e tij të ketë dy mandate, se mund të marrë mandat me kryeministër tjetër.

Problemi i Lulit në fakt nuk është fare ky premtim. Problemi i tij është të forcojë idenë se ky Edi Rama duhet të iki, se boll e zgjati me dy mandate. Në një farë mënyre është duke i thënë ta bëjmë me radhë, të bëj dhe unë dy mandate, pastaj flasim.

Eshtë totalisht naive, jo politike dhe kapitulluese të shpresosh se kundërshtari do iki, se ty të duken shumë dy mandate.

Akoma më kapitulluese është kur premton se po të ishe ti, do rrije vetëm dy mandate.

Duket që gjithçka është më shumë një lutje qaramani nga pafuqia, që duket sikur i ka dhënë fjalën gruas të bëhet një ditë kryeministër, se sa dikush që ngjall besim dhe kërkon të zbojë nga pushteti kundërshtarin.

Po të ishte ndryshe, mund ta kishte mundur qysh pas mandatit të parë, nuk kishte pse priste. Se kështu duket sikur Rama e ka gënjyer më 2017 edhe për mandatin e tretë.

27 komente në “T’i lutesh Edi Ramës mos të marrë tre mandate!”

  1. lavdosh says:

    Mero djali, ka kohe qe ky birbo kerkon pushtet ne tavoline. Jane pa shprese dhe populli pret qe opozita te sjelli shprese.
    Kam nje frike dhe ndjenje qe mareveshja e 18 Majit parashikon ndryshimin ne 2021

    1. Bureto says:

      Po Rama mund ta ketë joshur më 18 maj 2027, këtë gomarin për një rotacion në 2021 dhe ai me siguri e ka ngrënë. Kushedi ç’të thera sçdo t’i ketë premtyar. Thashë gomar se nuk ka politikanë botë wë bën marrëzura të tilla. Bile po të mbani mend ai i pranoi zgjedhjet, por nën presionin e të vetlve më tetor e ktheu pllakën.U tha të vetëve, opinionit publik dhe ndonjë eurodeputeti që e ka mik se Rama ia vodhi zgjedhjet!! Dhe katër vjet u nanuris me alibinë e vet. Aq e besoi sa futi si kauzë të saj dhe dosjen 184, që i takonte zgjedhjeve lokale të Dibrës në vitin 2015. Epo tashmë ky rrota që do të bëhet kryeministër me rixha, njihet që me shifrat e ka të vështirë, ngatërrohet! Mjerë demokratët kë kanë në krye.

  2. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    TÊ SHKRETËT NE Ç’NA POLLI,
    NGA NA ERDHI KY HAJVANI;
    PD-në NË QAFË E MORRI ,
    SI TËRHEQ MIRÊ MOTORRI.
    KY S’KA TURP, NUK KA FITYRË
    TË MASHTRON NUK SKUQET KURRË,
    PORSE RESTON DO TA MARRË,
    NUK E HEQ DOT POPULLIN ZVARRË.
    DO PËRGJIGJET, KAMË BESIM,
    PËR ÇDO LEK TË GJAKUT TIM,
    SEPSE KOHA DHE VONON,
    POR DREJTËSISA NUK HARRON .

  3. KB says:

    Jepini nje biberon lulit pa pushtetin ta shikoje me dylbi ai dhe Meta

  4. ervin qerimi says:

    Mos e lodh koken me na mbush mendjen ne . Mos e lodh as doren duke bere shkrime komike . Rilindja e ka siguruar vete humbjen dhe kjo eshte e sigurt . Keto zgjedhje nuk jane per Bashen por jane per te larguar qeverine dhe me pas bashkine . Basha e ka rradhen mbas kater viteve .

    1. Yyyypppp xhixhi says:

      O Vino kujdes koqet e dashit ti lale, mos ju ndaj, rriju nga pas se si dihet mase keputen gjekundi e do hash edhe ti koqe sa te ngopesh, por kujdes se ka rradhe te gjate qe presin per koqet mos keputen vetvetiu, keshtu qe rri vigjilent lale se do ngopeni ne koqe nga fundi prillit. Ej se harrova, po qe se te ngeli qejfi, motren mu ne vrime te shurres ty dhe atyre te rradhes se koqeve.

    2. XheJ eN Bi says:

      ervin qerimi…
      Ose ke shumë humor ,ose nuk di ç’ farë shkruan.
      Nga njëra anë thua se Rilindja e ka siguruar humbjen dhe nga ana tjetër thua se Basha e ka radhën pas katër vjetësh.
      Po këto katër vjetë kush do qeverisë ????Apo do vinë UFO – t të qeverisin.?

  5. Pato says:

    Cfare pushteti do ky plehra qe shkon per vizite sot ne shtepine e dikujt qe u vra nga nje punonjes policie ne krye te detyres ne mbrotje te njerezve te thjeshte? Imazhi i vertet i PDs eshte i rrumpalles, perversitetit dhe rrugacerise. Jane pakice dhe nuk ka rendesi cfare thone.
    Ministri i Brendshem duhet te mos mbytet ne peshtymen e vet por te flase hapur ne mbrotje te policeve. Ne mbrotje te atij polici qe u vra nga dora e nje krimineli pardje por edhe atij polici qe sot eshte ne burg se na mbrojti nga nje kriminel.

      1. Patriot says:

        Mundohem te gjeje nje gje pozitive tek PD e Luli, por eshte pamundur, tja falim Kosoven, 200miljon rruges, vrasjen 4 familjareve ne mitig, vjedhjet bashkise se e la arken bosh, sharjet per penguar integrimin e shqiperise neper bote. Trazirat pa fund per grusht shteti.,etj etj etj.
        E mira jone eshte jo hajduteve PD e LSI e mishmash.

  6. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

    Lulja më kujton atë budallain që i tha të jatit:
    O baba,dua nuse,e dua si tënden dhe e dua sotë
    E keqja është se babai ideologjik i Lules ka cofë
    dhe ata që vendosin për fatin e Lules dhe të atij grumbulli amorf
    primitivo-tribal,nuk kanë ndër mend ti varin ujkut
    mëlçitë në qafë.
    Vota fitohet ,nuk dhurohet
    Ata që janë të gatshëm ti dhurojnë Lules votën,janë shumë pakë.
    E vetmja mundësi është ringu,po pati bythë,le të fitojë.
    Lulja ka një problem fondamental,ai gjithçka e ka fituar si dhuratë,
    asgjë,e theksoj asgjë nuk e ka fituar me punë.
    Për hir të së vërtetës SPAK-u duhej të ishte aktivizuar
    prej kohësh për këtë kastravecin hollandez.
    E vërteta vonon,
    po nuk harronë.?

  7. Salhundrroçka says:

    ??????…eh birish ….birish

  8. shqip says:

    Sikur të ndodhë vërtetë atëherë do jetë aksidenti me i rëndë që I ndodh Shqipërisë që nga koha e pushtimit romak. Imagjinoni një president i ç’ekuilibruar +një km deficent = var një gur e hidhu në lumë. Investimi më i madh i Rames është Luli.

  9. loni says:

    Basha eshte mesuar qe c’do gje tja japin,kryetar i PD-se kryetar bashkie etj…

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Ky dembel i djallezuar ka kohe qe donte ta mirrte qeverrine me lloj lloj poshtersirash derisa filloj te thurte zera ne telefonata qe te demtonte imazhin e qeverrise.. Vetem nje pusht pa shtylle kurrizore e ben ate.. Por po i sygjeroj Ministrise se Shendetesise qe te kontaktoj MD. Pierre Kory dhe te marri te dhenat e ilacit Invermectin dhe miksit te saj. Ky medikament eshte aprovuar nga FDA dhe eshte pa rrezik per shendetin. Jane provuar teste ne njerez dhe ka rrezultuar i mire.. Vaksina do kohe te vije dhe per momentin duhet nje ndihme urgjente per stafin dhe pacientet..

  11. qerim edvini says:

    Per Edvin Qetimet me shoke:
    Sondazhi i mbremshem ne Report tv ngs kompania italiane:
    lideri qe do e coje vendin para: Rama 49%, Basha 23%, Mona 2%, Rudina 2%.
    Nese do votoj sot: PS 54-59%, PD 30-34%, LSI 2-4%.
    Presidenti: 85% i padeshirueshem.

  12. lapsus says:

    Lapsus. Rudina Azem Hajdari 1%.

  13. Meri says:

    Uuu sa e bukur. Fix keshtu.

  14. Boo says:

    Merua e di fare mire pse pjerrdh, por juve qe rendni pas aromes se pordheve te Meros ,juve sju marr vesh çfare ilaqi kini marre

  15. WHAT A FUCK says:

    Rames po i kerkojne zgjedhje te lira dhe te ndershme o Z.Baze dhe jo vetem nga brenda por edhe faktori nderkombtar!
    E publikoi “BILD” se cfare ndodhi me zgjedhjet ne Durres, Diber edhe aty dolen indirekt nga pergjimet, se subjetet direkte ishin pergjuar per qellime tjera….sikur te kishte pergjime ne gjithe Shqiperine e nejta histori do dilte, sepse e njejta “formule” u aplikua ne gjthe Shqiperine…
    a nuk i beri thirrje publike Rama policise te dali per te mbledhur votat, vetem kaq mjafton per te treguar se si jane bere zgjedhjet e kaluara…
    ne Shqiperi asnjehere nuk ka pasur zgjedhje por nese duam integrim Europian ato duhen bere patjeter te lira te dhe te ndershme…

  16. raul says:

    Exelent Mero, i papare je. Po harrove legjenden e Spanjes kryeministrin qe mori 4 mandate rresht dhe e nxori Spanjen nga stanjacioni i Frankos dhe e beri shtet modern dhe te fuqishem e me reputacion. Po keshtu Merkeli 4 mandate gjigandja e Europes, Putin , Andreoti, dhe shume te tjere. Pra pallavrat e Bashes per 2 mandate skane asnje vlere. Edi Rama i sigurt drejt mandatit te trete, Basha drejt humbjes se radhes kurse Nafije dybeku i babaxhikes drejt fundit katastrofik duke dale pergjithmone nga sistemi politik. Shkoftebe ferr Nafije fallxhorja

  17. Patriot says:

    Mundohem te gjeje nje gje pozitive tek PD e Luli, por eshte pamundur, tja falim Kosoven, 200miljon rruges, vrasjen 4 familjareve ne mitig, vjedhjet bashkise se e la arken bosh, sharjet per penguar integrimin e shqiperise neper bote. Trazirat pa fund per grusht shteti.,etj etj etj.
    E mira jone eshte jo hajduteve PD e LSI e mishmash.

  18. eli-tiv says:

    …nuk ka rendesi numri i mandateve…ps mund te kete nje kanditat tjeter ..Rotacion mund te ndodh kur opozite te jete e afte te marre voten.e pushtetin…aktuaalisht opozita eshte ne gjendje te mjerrushme….ne te gjitha parametrat.Opozitarizmi eshte nje shumatore babalesh…e ajo qe te ben pershtypje eshte qe nuk behen merrak qe genjejne e mashtrojne…vazhdojne e vazhdojme …..Kanditat Luli nuk ka parametra per k/m…eshte i pabesushem ne cdo veprim e deklarate…eshte i papergjegjshem edhe ne detaje..( nuk ka thene eshte diplomuar o jo….kontraten e vilave qe i shthen si kepudha…e te japi deshmi detyrat qe ka kryer ne Kosove..te gjithe kane deshmi ku kane punuar…ne se jo mund ta marrin…duhet edhe per pension). Luli ka nje nivel intelektual te pamjaftushem.etj..etj…shkurt nuk i besohet.Pd i duhet t’ja filloje nga e para, te clirohet nga familja berisha…ka rruge te gjate

  19. Koti says:

    Hundë të hollë paske ti Boo, e ndjeke mirë erën e pordhëve. Shijoi.

  20. eno says:

    Dikur nxorre Edin qe akuzonte te atin per femijen. Sot nuk je kundrra askujt por vetem me PD, mbase me Lulin. Nuk merresh me asgje tjeter pervec akuzave ndaj PD-se ose Lulit…
    Si duket bashke me gruan te kane qire edhe gra te tjera te fisit, se nuk justifikohet ta kalosh jeten vetem duke share Lulin!
    Dalsh faqe bardhe me ate karakurven e djalit

  21. Coli says:

    Edi Rama nuk ka rrjedhur,ai ka pjerdhur.Eshte bere si plaku Mere.Po flet me vete.Po mori dhe nje mandat do ta shpiene ne zyre me bebelino se nuk fo t’i mbahet shura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje