Nga Mero Baze
Brenda dy javëve ka pasur dy zhvillime të rëndësishme në çështjen ndaj ish- kryeprokurorit Adriatik Llalla, të cilat provojnë se sistemi gjyqësor është ende nën ndikimin e klaneve të vjetra.
Fillimisht ai ishte nën akuzë për pastrim të produkteve të veprës penale,“Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë, interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, që parashikon neni 287 i Kodit penal.
Me këtë akuzë ai rrezikonte nga 5 deri 15 vite burg, si dhe gjobë deri në 8 milionë lekë.
Nga koha kur nisi hetimi, deri kur ju komunikua akuza, rezultoi se ishte modifikuar referimi në llojin e veprës penale, duke u bazuar në nenin 257/a, i cili parashikon dënime nga gjobë deri në 3 vjet burg.
Pra nga akuza e fillimit, kur e mori dosjen SPAK, ndryshoi referimin në Kodin Penal, duke kaluar nga denim 15 vite burg plus gjobe, në një dispozitë që parashikon dënim deri në 3 vite burg, ose gjobë. Dhe pas kësaj, heqja e sekuestros në këto kushte ishte vendim normal.
Këtu kemi një ndërhyrje të re të SPAK pranë Gjykatës Antikorrupsion dhe kjo ka bërë që ndaj Llallës të nisë një procedim i ri, bazuar në ligjin antimafia.
“Prokuroria e Posaçme duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimeve pasurore të kryera, bazuar në kërkesat e ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar, ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkesën për sekuestrimin e pasurive në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla.
Me vendimin me nr.19, datë 23.11.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është vendosur masa pasurore e sekuestrimit të pasurisë për pasuritë e paluajtshme të shtetasit Adriatik Llalla” thuhet në njoftim zyrtar.
Pra për ta thjeshtuar fabulën, hetimet e nisura me bujë ndaj Adriatik Llalës, ishin duke shkuar drejt dështimit duke përfunduar në dorëzimin e ndonjë toke arë në Mullet.
Në atë kohë reagoi ambasadorja e SHBA në Tiranë, zonja Yuri Kim, e cila përmes një Twitteri u kujtoi të gjithëve se kjo nuk e ndryshon vendimin e SHBA, që e ka futur ish- kryeprokurorin në listën e zezë të Departamentit të Shtetit.
https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1329736909573197826?s=20
Në këto kushte duket se ka një një qëndrim të ri të SPAK, i cili duke ju referuar ligjit antimafia, përveçse riktheu sekuestron mbi pasuritë, krijon një precedent të ri të gjykimit të zyrtarëve të lartë që përballen me fshehje të pasurive, pasi mund të trajtohen me ligjin antimafia. Dhe kjo i hap rrugën për në Gjykatë, çdo zyrtari të lartë të shtetit që nuk i justifikon dot pasuritë e tij.
Ky është zhvillmi i ri në çështjen Llalla, që ka bërë te heshtë shtypi dhe politika në Shqipëri.
Heshtja e shtypit në fakt është një radiografi e pastër e asaj që tregon se kush e kontrollon shtypin në Shqipëri. Përveç emisionit të Sokol Ballës, që e ka prekur këtë temë të enjten gjatë emisionit, asnjë TV dhe asnjë medie tjetër online apo print, nuk e ka trajtuar këtë histori, çka tregon se kush e kontrollin realisht shtypin në Shqipëri.
Nga ana tjetër, shumica e politikanëve kanë heshtur ndaj rastit në fjalë, pasi ky zhvillim rrezikon të hapë rrugën për gjykim ndaj gjithë atyre që quhen “peshq të mëdhenj” në Shqipëri dhe që mund të bëhen objekti i këtij ligji.
Por pavarësisht kësaj, dyshimet mbeten dhe mbi efiçencën e drejtësisë së re. Fakti që ish- kryeprokuri ishte duke shpëtuar “paq”, duke ndryshuar referimet në nenin e Kodit Penal me të cilin nisi procedimi nga SPAK, tregon se beteja me segmentet e vjetra të drejtësisë, është ende një betejë reale brenda drejtësisë shqiptare.
Sikur të mos niste një procedim i ri bazuar në ligjin antimafia të vitit 2009 , ish- kryeprokurori mund të përfundonte të dorëzonte një copë tokë në Mullet dhe të quhej i larë me drejtësinë.
Ky është një sinjal alarmi për drejtësinë e re, e cila duhet të jetë serioze për të mos përsëritur skenat e vjetra që kemi parë 30 vite, kur niseshin akuza me zhurmë të madhe dhe përfundonin të gjithë të pafajshëm.
Edhe ky rast mund të përfundonte kështu, duke qenë një sinjal i keq për revolucionin në drejtësi. Dhe ajo çfarë është më e keqja, kjo do të ishte një shenjë triumfalizmi e politikës shqiptare që refuzon reformën në drejtësi, duke provuar se ata e kanë atë sërisht nën kontroll. Është kjo arsye që ata dhe shtypi që kontrollojnë heshtin ndaj zhvillimeve në rastin “Llalla”. Ndjehen të tradhtuar nga drejtësia në minutat e fundit. Kjo është shenjë e mirë.
Sa trishtim! Vetem dy gazetare qe merren me kete super rast te drejtesise. Ua kane futur koqet ne bige edhe ketyre prokuroreve te rinj mesa duket. Vetem kur vdesin behen trima me diktatoret shqiptaret☹️
Keta duan qe te cohet Enveri nga varri dhe t’ua tregoje qejfin pasurive te vena me plackitje te ketyre agallareve te rinj. Ai nuk kurseu tregtaret ne ’45- n qe e kishin vene me djerse dhe ua sekustroi , jo ketyre palacove qe i varte ne mes te sheshit dhe te benin sehir mileti.
Keshtu e meritojne keta!
Sikur keta te SPAK i caktoi te gjithe rilindja?????
Apo varja????
Bejme sikur jemi ne opozite se eshte bukur, edhe njerezia kenaqet, dhe sidomos Fred Peza.
Nuk e di se cfare pushteti do me shume rilindja.
Ka 8 vjet ne pushtet, nga te cilet 4 kontrollon gjithcka.
A harova, kopetencat e presidentit per medaljet kane deshtuar gjithe reformen ne drejtesi.
O pika , nuk ka ku te veje , cdo diktature ne thelb ka edhe karagjozllekun brenda.
Artikulli i z baze është shumë i saktë për mendimin tim duhet që të hetohen edhe ata gjyqtarë që ndryshuan nenin, sepse duket hapur që edhe ata janë pjesë e aferave të llallës.
Te lumte zoti Baze. Jeni i mençur, jeni burre, keni dhe kurajo. Shkurt jeni vetvetja.
Skaner i qarte prej jush.
Pavaresisht se shume here i hidhur, por keshtu eshte dhe vete e verteta.
I meritoni vertete fjalet e mira!
Po te ndodhte kjo qe Llalla te denohej me nje gjobe qesharake…do ishte me mire ti vihej flaka drejtesise se re .
Drejetsia e re apo reforma ne drejtesi eshte shpresa e fundit e vetme qe ky vend edhe mund te behet,do ishte zhgenjimi me I madh I I shqiptareve per te ardhmen e femijeve te tyre ,te cilen e kerkon klasa e korruptuar politike e mediatike,Ato kerkojne ti perzene te gjithe shqiptaret e ndershem qe kerkojne drejtesi ne vendin e tyre te marre peng prej tyre.
Dhe nuk jane pak, jane shume dhe jane shume te fuqishem.
Heshtja e tyre I ben ato jo frikacake….por TRADHETARE te kombit. Po te ndodhte kjo me Llallen do ishte deshtimi I Reformes ne drejtesi dhe shuarja e shpreses se mund te jetohet ne kete vend.
O Merooo , sado te botosh shkrime shume te goditura ta pasura me fakte dhe hollesira nje eshte e vetme dhe e sigurt , nuk behemi o Mero , nuk behemi kurre . Jemi te denuar nga zoti ndoshta ??, Nga ADN -ja jone ?? Nuk e di thjesht nuk behemi as shtet as gje per gjeje ……u hodh shorti per Gjykaten Kushtetuese …….mesove gje o Mero ???? U hodh ne Presidence ……..Xhaferllari e para ne list , dhe shumica e listes e kapur nga Meta , kisha shume deshire , jashte mase te besoja te kunderten , se te gjitha jane genjeshtra , por ato jane me se te veryeta……..perfundimet e tua …..
Po c’a kujtoni ju se ambasada e SHBA nuk e degjon Lulin kur thote se media ne Shqiperi eshte i kapur nga politika dhe krimi.
Dhe me pas i studion te gjitha rast pas rasti dhe del ne konkluzion se cila medie eshte e kapur dhe nga kush eshte kapur.
Cdo fjale eshte e tepert. Shkrimi thote gjithcka. Kurajoz si Baze, argumentues, keta i duhen me shume se kurre medias, por per fat te keq, per raste flagrante si ky i kryeprokurorit, heshtet.
Rrofshin gazetaret trima dhe te mencur.
Fillimi i mbarë është gjysma e punës,thotë populli.
Ështe e rëndësishme të kuptohet,që nuk bëhet fjalë për Dhallën,
apo për Kosin,poooor për një princip.
Është fjala për kthesën rrënjësore në drejtësi,
për fundin e pandëshkueshmërisë,
dhe ky është starti,n.q.s. starti nuk funksionon,
do të jepte një sinjalë shumë të fuqishëm te ajo klasë
bashibozukësh,që e kthyen drejtësinë në biznes,
por edhe te politikanët e korruptuar që i mbështesnin politikisht.
Në të kundërt,do të krijohej përshtypja se asgjë ska ndryshuar,
ne jemi të paprekshëm, një mesazh ky që do ti motivonte
krimbat e drejtësisë dhe politikës,për të vazhduar rezistencën.
Edhe një herë,nuk bëhet fjalë për militantizëm,
çdo shqiptar i ndershëm duhet të mbështesë moralisht SPAK-un
ne këtë betejë për jetë a vdekje,me ata që kanë asfiksuar këtë tokë,
pa përjashtim partiak,partitë vijnë dhe ikin,Shqipëria do ngelet
për jetë të jetëve.
Po te moss ishte e kapur drejtesia z.Baze sot minimalisht duhet te ishin ne burg Sali Berisha e Ilir Meta ,sa per Lul Pashen duhet te ishte nen hetim!
Ndaj edhe populli eshte i deshperuar e demoralizuar se ne kete vend nuk ndryshon asgje!Ndaj edhe toto Likja pas vendimit te dyte te SPAK-ut e k lene rakine sepse mund te kete edhe keshtu!
Sa per Adriatik Dhallen ai eshte nenprodukt i qumeshit e per pasoje duhet asgjesuar Kau(Berisha) dhe lopa (I.Meta),ndryshe lerini te qete dhe nga Rep.Parlamentare shpalleni mbreteri se ate kerkon edhe Agron Gjelmarku edhe Frok Shqupi!
Drejtesia qe te hyje ne shina duhet te nxjerre jashte sistemi te gjithe ata qe jane bere juriste ne kohen e Saliut me universitet dhe kurse plepash e pa shkolle te mesme!
Qetesi absolute nga mediat dhe gazetaria
Me shume zhurme bente llalla me parashikimet e tija qe do arrestonte vete cdo shtator sesa sekuestrimi i tokave te vete llalles
Tani kuptohet kush e drejton shtetin dhe gjykatat
Eshte nje gje e frikshme
Nuk eshte normale
Mbi te gjitha e “cuditshme” eshte heshtja e Fevziut, i cili rendete te kapte i pari lajmin dhe ne kohe rekord ta servirte ate ne studion televizive ! Them cudi, se Fevziu rendete edhe pas lajmit pa shum interes per publikun, mjaft qe te vinte nga kampi i socialisteve, ndersa ndaj ketij Skupi Fevziu po mundohet te fshihet, a thua se eshte ne Shqiperi!? Plehra!
Reformên nê drejtési e “vrau” venecia ditén qé i dha té drejtê kryemafiozit president pêr tê kontrolluar emêrimet në drejtési ! Largimi i ardian dvoranit dhe vendosja nê krye té KED té tê besuar sê tyre, ishte triumfi i parê i kundêrshtarve té reformés , sali berishês dhe ilir metés nga ku dhe filloj çmontimi i asaj qé ishte arritur me ndimên e shba-sê ! Pjesa tjetér êshtê dhe do té jetê histori , kapje e spak, e gjykatés kushtetuse, gjykatës sê lartë , dhe deri te rehabilitimi i tê gjithê të pêrjashtuarve nga vetingu, ku pa diskutim edhe llallês do ti hiqet dhe pastrohet çdo njollê nê biografi ! Edhe amerikane qoftē njolla !
O Mero. Cili krahe eshte i kapur. Po zhdukja e Bazes detare te sarandes, pse kaloj ne heshtje.
Llalles i rruejne.bolet se Llalla ju ka dosjet dhe incizimet te gjithve tu fillue te Rama ambasadorit Lu te gjithe politikanve prokurorve dhe gjygjtarve. Prej se ka incizue bisedat komprometuese te Lu e shpallen nongrata. Llalla kete ja ka thane publikisht Luse
Shqiperine eka mare meqafe bashkimi europian duke mos e lene vendin te shkoje perpara me reformat qe ikane kerkuar edhe vete por per cdo gje kerkojne koncensus duke kerkuar gjithone te martojne me zore dy pale.shikoni se cfare po ibejne shqiperis bythqiret e hellandes dhe te tiranes.kur i pyte europianet si ka mundesi qe ligji per shtypin ne vendet tuaja eshte shume here me i rrept se ai qe do te beje vendi yne,ata pergjigjen se ligjet tona jane te pa pershtatshem perju,kure i pyete se ju ligjet ne parlamentet tuaja i votoni me shumicen perlamentare dhe ate kushtetuese kur eshte e nevojshme ata pergjigjen keshtu bejme ne ,por ju duhet te beni ndryshe se te veteperjashtuarit kane disa te paguar ne rallet tona dhe sa here qe ata kane shqetsim na ankohet KARLA DELPONTE.Mire ore me qe shumica juaj jeni republika parlamentare si sillen presidentat tuaj ,kerkojne qe parlamentit te votoj ligje per te mbrojtur veten e tyre nga korupsioni qe kane krijuar gjate gjithe jetes politike apo ligje qe do te ndimoje vendin per per te cuar perpara.keta nuk jane as mish as peshk prandaj ne te semes le te shkojne si peshqit ashtu dhe peshkataret.vetem Amerikanet jane te qarte se cpo po behet tek ne dhe jane te vetmit qe mundet te na ndihmojne po qe per te tjeret sa here do kene probleme te tyre fajin do ta gjejne tek te tjeret.Mero brave per kurajon qe ke,te tjeret le te perpeliten sepse nga ai korrupsion qe ti do ta luftoshe ata kane ngren ndonje luge corbe te prishur dhe vrere gjithe jeten do te nxierin per cdo gje te mire behet.
Editoriali prek nje teme te nxehte E para Reforma ne drejtesi pavaresisht fjaleve te bukura u hartua per tu deshtuar.Hartuesi i saj qe mburet ne cdo dalje z.Xhafa e sabotoi prokurorin e posacme duke mos i vene vijat kufizuese dhe ata tani denojne policet e ryshfetit 500 leke dhe thone jemi brenda objektit po luftojme korupsionin.Ne fakt objekt i spak duhet te ishi k?bashkie z?minister e lart ,me te tjeret te merej prokuroria.E dyta po mos te mernin te huajt vezhgimin e vetingut,ai do kthehej ne organ qesharak,Se treti neqoftese Rama do donte vertet reformen do propozonte qe SPAK–u te kishte dhe te huaj .Xhafa per kete sabotim qe beri u shperblye.OFL po u dergon shkresa dhe hajduteve te kotecit po vellain e tij nuk e ngacmon,dhe per kete nuk flasin as te pd se i jane mirenjohes per sherbimin.Per Llallen nuk pipetin asnje se ai u ka sherbyer te gjitheve.Ai kishte parimin ME LINI TE QETE DHE UNE NUK U TRAZOJ .Vetem Amerika e do popullin tone qe po i shtyn gjerat perpara,natyrisht me shume perpjekje.Llalla ne fund do dali me ca ore pune ne komunitet dhe nga pronat do ti shkulin nje qime ,pra.DO MBARSET MALI DHE DO PJELLI NJE MI
Po Star Fevzua tullaci, s’ka ndonje Opinion mbi ngjarjen?
i Nderuar Mero Baze,ti i ke thene te gjitha…
por edhe SPAKU- na doli “Spurdhake”..sepse pak a shiume, duket se Filluan Pazarlleqet me Klanet e Berishes, akoma me thjeshte me NJerezit e Llalles..dhe e cuan Padine deri ne 3-Muaj…dhe Nese nuk do te kishte Nderhyre Ambasadorja e USA.s edhe Llalla, uket se do ta Kalonte me Drejtesin Shqipetare sipas Versjonit “Basha.1”-me raporte Mjeksore, apo thjeshte edhe nje Denim simbolike..kjo tregon se akoma keta te SPAKU-t, nuk jane NJerez me INtegritet…por te shitur::?? Behet Fjale vetem se sa do te jete Cemimi??????????
Shkrim analitik i argumentuar. Por dikush e quan “fillim i mbarë”, kur në fakt, siç thuhet dhe në artikull, është “piruetë e mbarë”. dhe fakti që është piruetë na bën të dyshojmë edhe më tej. Ndërkaq, nëqoftëse kthesa është marrë si rezultat i presionit, qoftë edhe të tërthortë të Ambasadës aë SHBA, atëherë u lutemi atyre që të mos lënë asnjë rast hetimi e vendimi prokurorie pa e mbikëqyrur dhe pa u shprehur. Deri këtu ka vajtur puna. Kaq e paturpe, e pacipe dhe e korruptuar (qoftë edhe vetëm në ndërgjegje) është trupa e prokourisë dhe e gjykatave tona.
Ceshtja llalla duhet te ishte lajmi no 1 qe duhej komentuar e analizuar nga mediat normale e serioze.ekunderta tregon zenien e tyre nga mafia dhe joprofesionalizmin e gazetareve.tung
Le te ngrihen e te shkrihen 100 institucione. Njerezit qe punojne ne keto institucione jane shqiptare dhe korrupsionin e kane ne gjak. SPAK duhet te nderroje emrin ne KAK.
Heshtja ndaj llalles ka ndodhur edhe ne persidence, te shpetimtari i demokracise, i cili ka bere nje mbrojtje ”dinjitoze” te adriatikut te bere dhalle apo llalle, i cili ka bere ”vetem detyren, cfare ka bere adriatik dhalla?! Ka zbatuar vetem ligjin”, duke i bere karshillek SHBA. A e dini perse ai po hesht ende? Ai po mendohet, si ta rehabilitoje llallen hirre, ndoshta eshte duke bere ndonje plan, nga ata qe realizohen ne kohen e duhur dhe ne menyren e duhur, ndoshta eshte duke pritur ngrohjen e motit dhe te korret gruri, qe te mundohetet, dhallen hirre ta fuse ne mjell gruri dhe ta beje trahana, mbase ka nje plan, kur ”te fitoje LS per Interes” ne zgjedhjet e qershorit 2021dhe e ben lider partie. Nje gje eshte e njohur, qe planet e mbeshtetesit te dhalles hirre jane plane te holle dhe nuk deshifrohen lehte… Keta jane shembulli me negativ, shembulli, qe tregon, se si nuk duhet te jene punonjesit e administrates se shtetit tone normal, aktualisht korruptive.
Zot, ruaje Shqiperine nga te tille njerez te korruptuar.
Qe gjitholloget e tallavase Jane gjobvenes mafjoze dhe te korruptuar, kjo ska pike dyshimi, por edhe qe drejtesia e re qe kthen koken nga ana tjeter kur Shkelzen Borronica shkerdhen miljarda leke te vjedhura, eshte po aq e mafjoze qe i pergjigjet vetem humorit te ambasades amerikane edhe kjo eshte e qarte si drita e diellit.
Shume mire zoti Mero.Mediat dhe drejtesia e re eshte kapur nga ata qe ishin dje ne pushtet.Ata,sot therrasin e bertasin,çirren sa kane fuqi se drejtesine e ka kapur Edi Rama per te mbrojtur kapjen e tyre.Por populli eshte i mençem dhe i kupton djalleezit e Berishes,Metes dhe Bashes.E vetmja zgjidhje eshte qe,te ngrihet populli ne nje revolucion te fuqishem e ti vene flaken institucioneve te drejtesise dhe medjave dhe te ngren te reja nga fillimi te mbeshtetur nga Amerika.Nuk ka SPAK,ka Sali Berish,Ilir Meta,Lul Basha qe jane me te korruptuarit dhe kjo drejtesi sot u duhet patjeter.Ata prandaj kane futur ne loje Meten se vete Berisha,Basha nuk kane pushtet.
Jane te gjithe te zhgerrlaqur prandaj sndjehen. Kjo do ti bej pronaret e kazaneve te veshin kapele rrepublikane..
Se haroi, sa te jem gjalle para se te fillonte vetingu, ne nje dalje publike Ilir Meta u thurte lavde XHezair Zaganjorit dhe Adriatik LLalles, si kuadro me pevoi te madhe qe dota conin perpara drejtesin, kur ne te vertet te dy jan me njolla te zesa, njeri me keq nga tjeri.
Fatkeqesia tjeter per drejtesin e re, eshte vendosja e Vitore tushes ne krye te KLD dhe kjo e ndikuar nga Likja, qe jasht kritereve ka ndikuar edhe per dy kandidatura te tjera qe ti ket krah ne vota per te mbrojtur Vehten e tij nga ndeshkimi qe e pret, per poshtersit qe ka bere ne interes te familjes se tij.
Ndersa, ndryshimi i hetimit dhe venja nen sekuestro e pasuris te patundeshme, te Llalles esht kethes per mbare, qe fillon shkeputejen nga ndikimi i politikes se vjeter, Te Berishes, e Metes ndoshta dhe Rames.
Faleminderit Zonjes Juri Kim, qe insiston tek organet e reja qe SPAKU dhe BKH te marin nen hetim peshqit e medhenj dhe jjo, cironkat.
Po pse Fullani nuk ishte e njejta gje? Vodhi sa plasi e si hyri gjemb ne kembe
Ju deshen Frances 10 vjet revolucion (lufte civile ishte). Mbeshtetesit e mbretit me ata te republikes. Shum gjak u derdh per 10 vjet rrjesht.
Dhe sot kemi ate Franc qe shohim.
Po te ne qe pervecse jemi specie idiote ka edhe shum me shume se ne qe nuk duan te behet shtet normal.
Na lane ne dore te Metes &co….
Mjer ne si popull qe nuk dime te orientohemi por zihemi kush eshte me i mire….
O te “ ndershmerit “ analist Bushati , Shkullak, Lubonja e kompani ku jeni ?
Nje kryepokuror kryehajdut dhe Ju heshtni?
Fakti qe u desh “fishkellima” e ambasades USA qe te rifilloje drejtesia, tregon qe Spak apo i gjithe sistemi eshte shume i predispozuar per mos bere drejtesi. Ndjekja dhe zhvillimi i proceseve gjyqesore nuk duket te jete zhvillim natyral i drejtesise shqiptare. Aq sa jane te ngadalte per te bere mire drejtesine, aq jane te shpejte e te vetetimte per ta shperbere, shitur e blere ate. Spakut duhet ti ndalohet paga e majme dhe te rikthehen tek baza me e ulet. Cdo muaj t’u behet pyetja e thjeshte; ke bere pune, dhe cfare te mire ke prodhuar ne favor te shqiptareve qe te paguajne?
Ku do shkoni o te dhjere,
S’ kaloni dot pa u ndjere,
Mero djali ,vigjilenti,
Jua zuri koken me dere.
As PS as Pd nuk bene nje deklarate…..Ky eshte nje peshk i madh…..Jane te gjithe me krimin duke filluar te PS PD presidenti po e po qe eshte me krimin.Po edhe mediat nuk e hapen gojen sepse edhe ato kontrollohen dhe jane nen urdherat e krimit.Te lumte Mero per editorialin.I sakte si gjithmone.
Po dosjen e hajdutit FULLANI kur do ta mari SPAK….
Ku është Fevzua, po Eni, po Shkullaku, Tan spiun Hoxha, nipi Bushat, po profesor Gjikmarku, po Mark Marku, u ka ngrënë macja gjuhën??
Harrova të ndershmin Fatos Lubonja, duket ka majasëll në gjuhë