Dy rreziqe për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese deri në dhjetor

7 Dhjetor 2020, 20:19Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Objektivi i shpallur për të plotësuar Gjykatën Kushtetuese deri në fund të vitit, është i rrezikuar seriozisht nga dy faktorë. E para, dualiteti mes Presidentit dhe Parlamentit, që çoi dhe në krizën e vitit të kaluar, dhe e dyta, sjellja e Gjykatës Administrative të Apelit, si fortesa e fundit e drejtësisë së vjetër në Shqipëri.

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim dhe ambasadori i BE Soreca, përsëritën sot apelin që Gjykata të plotësohet deri në fund të vitit, por duket se do të duhet më shumë se kaq, që ky objektiv të arrihet.

Janë tre vende të shpallura bosh nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për në këtë gjykatë. Dy vakanca i përkasin Pesidentit dhe një Kuvendit.

Problemi i pare, është se për shkak të numrit të kufizuar të kandidatëve, Presidenti dhe Kuvendi duhet të bashkëpunojnë për të mos djegur kandidatët e njëri- tjetrit në procesin e përzgjedhjes.

Një situatë e tillë ndodhi vitin e kaluar, kur për shkak të interpretimeve të ndryshme, për të njëjtin vend u përzgjodhën dy kandidatë të ndryshëm dhe Presidenti pranoi për betim atë që zgjodhi vetë, duke e goditur rëndë procesin.

Sivjet situata nuk duket më mirë nga ana e Presidentit, shto dhe paranojat e shtuara të tij, para zgjedhjeve.

Problemi i dytë mbetet Gjykata Administrative, e cila ka dalë nga funksioni i saj si një shkallë gjyqësori që vlerëson a janë zbatuar në rregull procedurat, por përpiqet të diktojë kandidatura për emërim.

Rasti i një kandidateje që Gjykata Administrative ia kthen për herë të dytë KED, me këmbëngulje që ta shikojë për herë të tretë, tejkalon kompetencat e saj si Gjykatë Administrative.

Vlerësimet e KED, nëse një kandidat vlen, janë kompetencë substanciale e KED. Gjykata Administrative mund të shikojë vetëm nëse është respektuar procedura.

Kthimi për herë të dytë i së njëjtës kandidaturë nga kjo gjykatë ne KED, përveçse bllokon punën dhe kohën e KED për të vepruar shpejt me listën, tregon dhe fuqinë që kanë lidhjet personale në sistemin e drejtësisë.

Nga një anë, përdorimi i Gjykatës Administrative si një hallkë që zvarrit procesin dhe nga ana tjetër konflikti politik president- shumicë, janë dy faktorë që mund ta lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese edhe këtë vit. Nëse munden!

14 komente në “Dy rreziqe për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese deri në dhjetor”

  1. jani says:

    Kjo qe ktheu apeli eshte njohje e vjeter dhe e re e ciftit babaxhike &co

    1. Lakqofti says:

      Po ti lere Like FLOLIRI
      Sa te kemi LIKEN nuk ngrien kure

  2. Bardhi says:

    Vēshtirë do ta kenë. Laku po u zvogëlohet çdo ditë e më shumë. Të parit presidentit.

  3. Pato says:

    PS nuk duhej te terhiqej nga shkarkimi i presidentit. Pushteti ushtrohet dhe nje nga mangesite e PS kete mandat por nje difekt i rende i tyre neper vite eshte mangesia te ushtrojne pushtetin qe ju jep vota. Drejtesia eshte vullnet politik pike se pari, nuk ka asnje dyshim per kete. Te dy ambasadoret e huaj jane ne dukje te pafuqishem, nuk kane krahasim me ish ambasadorin Lu i cili ishte nje makineri ne veprim.

    1. XheJ eN Bi says:

      Pato…
      Nuk di nlse ke vajtur ndonjëherë për peshkim.
      Kur kap një peshkë të madh nuk e tërheq fillisoanjën deri sa ta biesh në breg ,se peshku do ta këputi.E tërheq dhe e lëshon pak.Këtë e bën shumë herë sa peshku të jetë lodhur dhe të jetë afruar afër bregut.
      Kështu është dhe me Like presidentin.
      Edhe ta mirte vendimin Parlamenti dhe ta shkarkonte ,Likja do ishte përsëri në detyrë se duhej të kalojë vetëm nga Gjykata Kushtetuse që Likja të boshatisë zyrën.Dhe ku ishe,asgjëkundi….

      1. Pato says:

        Xhej eN Bi

        Nuk e di nese ke qene per gjah? Derri do plumb or mik. Likja eshte derr , ku ta gjeje te ishte peshk. Sot po festojme 30 vjetorin e terhiq e mos e keput dhe nuk na del gje ne breg. Te qeverisesh nuk eshte e lehte, duhet e para te marresh nje vendim dhe e dyta ta zbatosh. Pastaj te tjerat se si apo kur jane detaje teknike mendoj une. Populli nuk ja dha voten PS 2 here dhe nje te trete per pak muaj te bej kompromise por te ushtroj pushtetin e shumices qe ne demokraci te derrmon kockat.

        1. XheJ eN Bi says:

          Pato…
          Jam shumë dakort me atë që thotë populli që derri do plumb edhe nëse nuk ke vajtur për gjah.
          E marim të mirqënë se do vemi për gjahë.E keqja është që kemi vetëm çiften dhe nuk kemi se as saçma ,jo më plumba.

  4. Ashtu theshin dhe per Lu , por kur u sos durimi , i pate si i vuri bagetite perpara me stap bytheve , duke i futur ne stalle !
    S’behet shaka me miellin e gjermanit , ka thene i madhi Hyskja ne nje filem !

  5. Meti says:

    Kjo qe ktheu Administrativja eshte mike e ngushte e Argites. Ka punuar me ate dhe Fluturen ne nje zyre. Plus eshte ish gruaja e Bled Çucit me te cilin ka dhe nje femije.

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Metro, shume e thjeshte.. Me Parlamentin e sotem me unanimitet hiqi kompetencat Gjykates Administrative (qe eshte nje kompetence e panevojitur per Gjykaten Kushtetuese) dhe vazhdo punen.. Le te hidhet ne ajer Vojo Kushi (se po nuk zgjodhi, ja zgjedh Parlamenti) dhe hajt me te mira Baftjar..

  7. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali,për hir të së vërtetës,kjo rrugë është e vështirë,
    poooor jo e pamundur.
    Natyrisht që kjo klasë politike,pa përjashtim do mundohen ta pengojnë,
    me të gjitha format dhe energjitë,poooor mundësia që këta të kenë sukses
    është zero.
    Fati i reformës dhe i politikanëve tanë korrupt vendoset në Ha-mer-ikë,
    jo në Tiranë.
    Është Amerika ajo që e detyroi A-SPAK-un të kthejë edhe një herë nga e para hetimet
    për Dhallën,të cilin shokët e tijë të çetës Xhin Xhonjane donin ta hollonin me ujë,
    Të lutemi dhe të shpresojmë që klani serbofolës BIberjan në Ameriqi,
    mos të jetë kaq i fuqishëm,sa ta pengojë këtë reformë.?

  8. Eri says:

    Dhe ata qe jane ne qeveri dhe ai qe eshte president i kap ligji per vjedhje dhe korrupsion.Ata me siguri bashkepunojne per deshtimin e reformes.

  9. k says:

    Si vendi më i korruptuar në Evropë që jemi ,nuk na duhen ndërgyrjet e ndërkombëtarëve,
    duan lirinë dhe indipendencën të vazhdojmë të korruptohemi dhe vjedhim me forca tona.
    Bomba atomike,e vetmja reformë efikase per shqiperine.

  10. Xhuliani says:

    Sa e trishte aq dhe qesharake. Ku klane te caktuara kerkojne njerezit e tyre per ti vendosur ne vende kyçe te drejtesise, kjo jo, per interesat e drejtesise , por per interesat e ketyre personave me pushtet, per ti pasur si sherbetore ne sherbim te tyre. Kur degjon emra me te cilet drejtesia eshte e turperuar para fakteve ku njerezit shkruajne hapur, per persona te drejtesise qe kane bere pasuri te pajustifikueshme me profesionin, ku kane rivrare njerez qe jane vrare, duke liruar kriminele. Drejtesia me kete perzgjedhje per te caktuar apo plotesuar keto vende vakante, po rrezikon shume ne besimin se keta qe po zgjidhen per hater te njerit apo te tjetrit, do te thote se drejtesia eshte ne rrezik te madh, per te ngritur ate institucion aq serioz dhe i domosdoshem. Te rimeren nje e per nje, te gjithe ata qe kandidojne, te shikohet puna e tyre gjate ketyre dhjete viteve, ku flasin vendimet e tyre penale, ku njerez me rrezikshmeri te larte, jane liruar nga vepra penale vrasjeje. Eshte e trishte, te aktivizosh perseri gjyqetare/re, qe vete jane per ndjekje penale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje