Komplekset e “Berishës” tek partitë “bija” të PD

5 Dhjetor 2020, 20:10Editorial TEMA

 

Nga Mero Baze

Një nga rreziqet që mund të përballen partitë e reja të dala nga Partia Demokratike, është paqartësia e tyre, se cilin elektorat kërkojnë të marrin nga Partia Demokratike. Ky është thelbi i suksesit, por dhe dështimit të mundshëm të tyre.

Problemi që ato kanë, është se ato janë krijuar si parti, nga mungesa e demokracisë brenda PD dhe sidomos nga mungesa e rregullave dhe shanseve të barabarta në një parti ku ata kanë kontribuar. Dhe meqë formalisht këtë problem ua ka shkaktuar Lulzim Basha, të gjitha bateritë janë drejtuar kundër tij.

Që sulmojnë Lulzim Bashën është në rregull, pasi ai është një problem i Partisë Demokratike, por tani jo më problem i tyre. Problemi i tyre është se cilin votues të PD duan të marrin.

Ajo që bie në sy është se shumë nga drejtuesit e partive të reja, synojnë të krijojnë një realitet virtual, sikur PD dhe Berisha janë në rregull, por gjithë problemet i ka shkaktuar Lulzim Basha. Kjo, nga njëra anë se vazhdojnë të tremben të përballen me Berishën, edhe për meritë të mashtrimeve të vogla të tij, që i mban me shpresë, por nga ana tjetër krijojnë një realitet virtual që është i dëmshëm për vetë ata, sikur po humbi Basha, Berisha do thërrasë përsëri këta. Atëhere kauza e tyre reduktohet në hall personal, që nuk i intereson askujt.

Nuk ka fabulë politike që të jep vota nga thesi i PD, nëse thua që problem është Luzlim Basha, por Berisha është në rregull. Lulzim Basha është një kukull e Sali Berishës dhe nëse dikush mendon se Berisha do porosisë demokratët fshehur të votojnë Topallin, Patozin, Murrizin, apo Hajdarin, i gënjen mendja. Votat e Sali Berishës janë për Luzlim Bashën, ashtu siç i ka dhënë me dhunë karriken e PD.

Fabula e vetme që prodhon betejë është të përballesh pikërisht me këtë problem, me problemin që Sali Berisha krijoi në demokracinë e brendshme në PD, për herë të fundit më 2013, duke emëruar dhunshëm Lulzim Bashën dhe duke vrarë garën dhe rregullat e lojës. Të tjerat janë pasoja.

Ndaj partitë e reja duhet të sillen si parti qytetare, që duhet të distancohen nga Sali Berisha dhe të kërkojnë në shoqëri votat e asaj pjese që e refuzon atë model politik. Ata mund të rivlerësohen vetëm si të distancuar nga Sali Berisha, pasi nëse një qytetari shqiptar ti i thua që Berisha është i mirë, por Basha është i keq, ai voton përsëri për Bashën, se për atë i thotë Berisha.

Kjo është një fabulë që duhet refuzuar para se të turpërohen dhe të dalin pa asnjë mandat nga fushata. Ndarja me Sali Berishën është akt qytetar që të krijon impakt në shoqëri. Ndarja me Lulzim Bashën të shkakton të qeshura.

Kompleksi për t’u përballur me Sali Berishën i bën ato parti pa identitet dhe njerëz me kokën pas nga gërmadhat e PD.

PD është tashmë një parti drejt privatizimit formal. Pas humbjes së Lulzim Bashës, kandidati i radhës është familja Berisha, dhe ajo përfundon në një parti dhjetëpërqindshe, sa për të dalë në konferenca shtypi kur t’u merret ndonjë pronë.

Ata që e kanë ndarë mendjen të dalin nga PD me parti më vete, nuk kanë punë më me atë parti. Ata duhet të dënojnë ‘Berishizmin” si shkollë politike dhe duhet t’u drejtohen qyetarëve të lirë të këtij vendi, që e kanë refuzuar Berishën me kohë.

Brenda PD ata kanë shanse të marrin vetëm elektoratin e heshtur anti-Berishë. Dhe atë e marrin duke u distancuar nga Berisha, dhe jo duke krijuar idenë që e kemi problemin me Lulzim Bnashën.

Lulzim Bashën nuk e merr askush seriozisht as brenda PD. Ata që e marrin, e marrin prej Berishës, i cili e ka bërë zgjedhjen e tij. Seriozisht atë kemi për ta marrë kur t’i vijë ora të përballet me Berishën. Ajo do jetë beteja e parë e tij.

Eshtë koha që partitë e reja të dala nga PD, të bëjnë zgjedhjen e tyre, që nuk mund të jetë Sali Berisha. Në vitin 2020 kjo gjë është më  e vjetër se vetë Sali Berisha.

27 komente në “Komplekset e “Berishës” tek partitë “bija” të PD”

  1. Cufi says:

    Keto partite e krijua nga shpellari pa tjeter qe do ikin per leshe,po kete fat do te kete dhe partia e rrugeve e kriminelave,né se partit e reja neqofte se done te ngelin ne sistem te distancohen urgjent nga sali sheqere karaxhixhi

  2. Tami says:

    Analist, gazetare i shkelqyer Z. Baze.
    Pene brilante!! Faleminderit

  3. Boston says:

    Shume e sakte Mero. Ju lumte

    1. Bureto says:

      Këto që shkruan Baze nuk janë të reja, të pa dëgjuara apo të pa shkruara. Prej shumë vitesh, qysh se Berisha në 2013, bëri aktin formal të dorëheqjes, kur të gjithë e dinim që ai pas hijes së tij, në pamundësi për kohën të linte të bijën apo dhëndërin, la shokun e tyre që ata vetë ia propozuan qysh në fund vitin 2004, kukullën Lulzime. Por më të kthjelltit, e dinin këtë qysh në 2005-ën. E dinte dhe Jozefina dhe Topi, Patozi, Ruli, Imami, Bode, Olldashi etj. Kur shihnin se gjatë 8 vjetëve Lulja deri në 2013 nuk iu nda kolltuqeve ministrore dhe jo si atë të kulturës apo mjedisit, por të Jashtme e të Brendshme, që janë si me thënë shtyllat e Shtetit, por për të fituar eksperiencë në administrim iu dhurua edhe karrigia e kryetarit të Bashkisë, duke ia rrëmbyer në mënyrën më skandaloze atij që kundër të gjithëve e fitoi. Vërtet ata që përmenda më sipër nuk e kuptonin dhe aq të gjithë këtë lojë të Berishës, edhe pse për Lule Bashën rëndonin minimalisht tre akuza të rënda nga të cilat 230 mln. $ e rrugës së Kombit dhe vrasjet në 22 Janar 2011dhe e treta ajo e faljes Greqisë të 320 km2 det me firmën e tij. Me këto tre akuza, me drejtësinë që kishim (kemi ende), mund të mos përfundonte në burg, por ama politikisht ishin më se mjaft të ndëshkohej politikisht. Për Bashën, këtë elektorati e ka bërë tre herë, (në fakt kuptohet për Berishën), po partia ku udhëhiqnin figurat e mësipërme (nënkryetarë, sekretarë të përgjithshëm e anëtarë të kryesisë së PD), nuk dimë të ketë patur ndonjë reagim? Zero! Dhe e kuptoni pse, sepse po të godisnin “lulen”, ju bënte gjëmën “kërcelli”, që e mbante në këmbë atë, me ushqimin që e merrte nga “rrënjët”, që ishte dhe është ende “berishizmi” si frymë nga lart-posht dhe anasjelltas në PD. Këtë fat pati edhe PPSh me enverizmin por ata si “specialisra”, siç thoshte i bdjeri Arbnori, r kuotuan wë ne enverizmin nuk do vinin dot kurrë në pushtet. Dhe pa hezitim e flakën. Që të kthehemi tek aktorët tanë. Po, këta nën zë, disi reaguan vetëm kur u lanë jashtë dhe bënë “naivin” sikur “lulja” kishte vepruar me kokë të vet!!! Edhe kur gazerarët ndonjëherë i pyesnin për këtë, u shmangeshin me dredhi. Patozi, i pari reagoi më shumë, por edhe ky jo ndaj Berishës, por gjithsesi filloi qysh herët ngritjen e një formacioni të ri politik. Xhozi, u kujtua shumë vonë. Thuhet, më shumë hamendësohet, se bën flirte me Brrishën, edhe pse ajo thotë se ka kontakte por jo bashkëveprime. Dhe besohet! Pse do t’i hyjë në punë Xhozi atij? PD është parti e Klanit që drejtohet dhe kontrollihet prej tij dhe familjes së tij. Jashtë këtij qerthulli, ajo parti zhbëhet dhe kështu askush nuk mund t’i dijë pasojat për secilin. Ata e ndjejnë këtë ndaj të bashkuar rreth “Plakut” të familjes, duket sikur janë ende të fortë. Nëse do ta kishin nuhatur dhe më pas ta kishin luftuar këtë fenomen, PD do ishte forcë e madhe, thënë kjo nëse do t’i përmbahej sloganeve të dhjetorit 1990 dhe deri në nars 1992. Po nuk flitet më për këtë. PD nën drejtimin e emisarit të Ramiz Alisë, komunistit tashmë 26 vjeçar, kishte tjetër hall, pushtetin e tij. Dhe për kltë u mbështet jo pak nga socialistët dhe gjithë nomenklatura e vjetër e shpërndarë jo pa qëllim në parti të tjera. Të gjithë, ishin dhe janë bashkë. Nuk harrohet shpëtimi që i bënë Saliut në mars 1997, por edhe me Komisionin Parlamenrar për atë vit të zi. Do duhej që ai vit të ishte dhe fundi real politik i Berishës dhe bashkë me të gjithë dhe i gjithë trashëgimisë komunisto-sigurimse, në gjirin e saj. Për atë trashëgimi, edhe për ca kohë, do mjaftonte PS dhe satelitët e saj. Jo që s’e larguan, por po ata, në 2005 e risollën në pushtet, dhe e panë se ç’bëri. Bëri pikërisht ato që përmenda më sipër dhe që i’a atribuojnë vetëm Lules!!! Por vepra e tij është edhe gjithë veprimtaria opozitare e PD në këto tetë vjet. Në zgjedhjet e 25 Prillit, do votohen apo nuk do votohen mjaftueshëm “derivatet” antilule të PD është njëra anë e problemit. Problemi tjetër është se sa i fuqishëm do të ngelet ende klani i Berishës, i cili është si rrënjët e gramit, që nuk zhduket duke e krasitur apo korrur, por vetëm duke e pluguar dhe duke i nxjerrë në sipërfaqe rrënjët dhe duke e lënë kësisoj të thahet. Nëse këta demokratët e zemëruar me Lulin, që së fundi krijuan parti të reja, në fushatë nuk do ta kapin demin nga brirët, duke e drejtuar nga Berisha gishtin si faktori themelor se pse PD është katandisur në atë derexhe, do ta shikojnë majën e veshit dhe sigurisht do kenë dhe mbarimin e tyre politik. Dhe do ta meritojnë! Psh unë si demokrat, ngaqë kurrë nuk kam votuar majtas, por as Saliun qysh prej korrikut 1992, gjithmonë kam votuar për ndonjë parti të vogël të djathtë. Votova dhe për Bindjen Demokratike, në zgjedhjet lokale 2019, më herët kam votuar për Partinë e Djathtë Demokrate të Kalakulës, më pas për LZhK e ndonjë të ngjajshme, por duke qenë se këto me përjashtim të të ndjerit Kalakula, duke mos e vënë gishtin tek plaga e demokratëve, që është berishizmi, u zbehën dhe në fund do të zhduken, ose janë në atë rrugë. Nëse Patozi, Jozi, Murrizi etj, merren vetëm me Lulin, vota si kjo e imja në gjithë Shqipërinë, nuk do të kenë, e kështu u qoftë udha e mbarë. Kam shkruar në komentet e mija jo pak herë për këtë problem, po aq sa dhe për reformimin e drejtësisë. Këtë të fundit si të vetmin ilaç për pastrimin e kënetës politike 30 vjeçare shqiptare. Unë si pjesë e demokratëve të djathtë tërëjetën kam pasur këtë aspiratë. Një Shqipëri vërtet demokratike, por jo një shëmtirë të saj. Nëse partitë e reja që hëpërhë, vetëquhen të djathta, nuk do t’i dalin elektoratit të djathtë me këtë ofertë dhe, në krye të tyre, si tashmë të konsumuar politikisht do të jenë ata vetë (të jenë si ekip, si të barabartë në mes të barabartëve, që të jenë të besueshëm), fundi do të jetë si me atë të pararendëse të tyre. Prodhim bajat, Made in SB.

      1. ppa says:

        Koment i zgjatur por i sakte dhe objektiv.

  4. Drejtesia says:

    Je mjeshter ,teper i sakte dhe ndihmues.
    Por kujt ja thua:
    RUDINES qe e di kush e vrau te atin dhe bashkejeton me ata
    JOZEFINES qe e konsideron plakun si Skenderbeun.
    ASTRITIT qe sja mban te thote ate qe mendon.
    Te gjithe keta dhe shume te tjere ne PD jane fajtore qe nuk e larguan plakun Mere qe eshte bere per tespie.

  5. Duri says:

    Analizë shumë bindëse.

  6. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Moj PëDë në tridhjetë vite
    polle rreth njëzet partiçka
    ngjizu pill, gjersa e ndrite
    moj PëDë t’u thaftë .içka
    .
    Nga Topallja … te Hajdarja
    nga Patozi … te Murrizi
    çfryn PëDë si kamerdarja
    ja, u pollën, po kush i ngjizi?
    .
    Pse s’guxojën t’i bien kokës
    qysh i trëm Sali brinjari
    një i lojtur në buzë gropës
    tridhjetë vjetë strumbullari.
    .
    Ku hanë njëqin partiçkat
    s’meti më soj sorrollopi
    dhe në xjedhjet që do vinë
    do marrën sa çmerr dhe Topi.
    .
    Jo s’do çelur, po do myllur
    për parti një ligj do nxjerrur
    si bagëtitë, kur janë shterpë
    si pllan mishi duhen therrur.

    P.S.
    Dhe këtë Mero s’e dija
    më vjen turp, inat më vjen
    murresha, nga Labëria
    por paskam qënë helen.
    .
    Një të funit kam o Mero
    dhe na ti kërkoj menim
    a ja vlen barra qeranë
    te Nënëbëri një trajnim?

    1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

      Gopist vëllai nuk kam gjë kundër mama-qi-t,
      poooor do kosha dëshirë të më trajnonte e shoqja!

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        @Alleanca
        .
        Po pse s’thua a i vrarë
        s’di na më kulloste mënja
        se i jep me gjith të shoqen
        naj i ka dhe kaq të shtrënjta!

    2. Eri says:

      I madh e gjigand je o Gopisti.Te lexoj me shume deshire.Mjafton nje vjershe e juaja per te kuptuar ceshtjen.Faleminderit per kontributin qe jep falas me shume zemergjeresi.Halenistat(analistat) ne studiot televizive duhen bojkotuar nga tv,mjafton te lexohet vjersha juaj dhe cdo gje i transmetohet e vertete dhe e qarte njerezve.Nuk po them publikut se tingellon keq.Mire do te ishte fjala popull,po ky lloj sistemi e ka armik kete fjale sepse na do te percare.Vazhdo gjithmone me kete shpirt dhe alegri.

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        @Eri
        .
        ??

  7. Kazani says:

    Analiz boshe per sa kohe mire mungon kryefjala dhe shkruesi e di cila eshte. Keta individe (Zhozi, Rudina, Patosi&co) jane ASKUSHA qe i mori Saliu dhe i vendosi sipas interesit te tij ne ato vende, si ne parti dhe ne shtet. Ceshtja eshte se me mire se Saliu ata e dine vete qe jane ASKUSHA, ndaj dhe nuk distancohen dot nga Saliu.

  8. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali ti ke të drejtë për atë që partitë që dolën nga barku i PD-së
    duhet të distancohen nga Brek’skisha,
    poooor harron diçka thelbësore:
    Nga barku i buçës, dalin vetëm qenë.
    Të rrimë shtrembër,por të flasim drejtë:
    A ka shqiptar me nivel intelekti mesatarë që të besoj te këta marioneta
    të Doktor Mortjes ?
    Nuk besojë.
    Kjo është një përpjekje e përbindëshit të Vçidolit,
    (jo për herë të parë),për të arritur diçka nga mbledhja e votave
    të këtyre partive,një mundësi që nuk duhet nënvlerësuar.
    Më bukur se e ka formuluar miku im Gopisti,nuk bëhet:
    Moj PD,të lumtë p…çka,
    polle nja 40 partiçka.
    Jelefina,alias Manushaqja apo Patozi do sjellin ndryshimin ?!?

  9. Z says:

    Nje parti bije e Saliut nuk mund te kete sukses sa eshte gjalle Bace Sal Rahm Brrish! A ju kujtohet kur Xhozi thosht se “fajin e ka Brrish qe s’ju vrau te gjithve”? Do te bente edhe Parlamentin e ri etj.etj. Dhe kjo femer monstrose krijon parti! Thoshin atehere qe ”vetem Xhozi nderton ne SHkoder”!

    1. Koli says:

      Zhelefina eshte nje grua fashiste.Edhe Xhanfranko Fini i italise donte ta conte ne krevat e te rrinin si dy fashiste. Ja pelcente gopin dhe fashistllikun Zhylefendes.

  10. Totololi says:

    Partite e vogla te krijuara tani se fundemi jane loja e S.B per te maksimalizuar votat per PD pas zgjedhjeve. Te gjithe deputetet e ketyre partive te reja (nese do kete te tille) do ti bashkojne votat e tyre me PD me qellim qe te vijne ne pushtet. Kjo eshte vetem loje e S.B dje PD. Topalli do te marre votat kunder Lulit, Patozi te atyre kunder Lsi, Murizi te atyre qe jane kunder Hajdarit e vete Hajdari c’te mbetet. Krijimi i ketyre pordhave te vogla eshte qe asnje i pakenaqur nga ndonje lider i PD te mos votoje per Ramen por gjasme do ta gjeje veten te ndonje nga keto pseudo-Parti. Ne fund te gjithe bashke kunder Rames. Ky eshte skenari qe po realizohet, a do kete sukses, kjo varet nga kujtesa e popullit shqiptar.

  11. Xhezua ? says:

    1- Rudina Hajdari , nuk pati asnjiherë guximin ta shifte në sy dhe ti kujtonte sytë e Azemit Berishës, e jo më të përballej dhe të ndahej publikisht me të.
    S’KA KËLLQE !!
    2-Astrit Patozin , ka më shumë mundësi ta shohim së shpejti duke i kënduar me emocin nji këngë brenge me dhemkë Berishës, se sa ta shohim të përballet për ti marrë votues.
    E KA BABA, E DINI ÇI KA BËRË BABA NONËS .
    3- ….. Murrizi, për momentin s’më erdhi emri.
    Bën zhurmë, po i ka hipur qerres .Lepuri …….fluturoi .
    4- Zhozi !!? ! Ja u merr mendja juve , …po ja u merr vërtet mendja të përgojojë zhozi BËRISHËN dhe ti marrë vota???!!
    PRITEEEE ZOT !! QOFTË LARG ?
    5- Zoti Presidenti Topi ?!?!?!?
    S’di çtë them?!?!??
    Ka kohë që nuk dëgjoj për të, dhe prej tij ?! Pooo,, le ta provojë ku i dihet .?

    1. @xhezo says:

      Nuk di per tjeret o Xhezo, por Lym Murrizi po kandidoj ne Qarkun Fier , ka dhene prova se edhe i pavaruar i ka marre 5 mije vota. nuk e di sa i duhen me hy ne parlament, por besoj me 99% Lymin e ke deputet me 26 prill. jo se eshte shume burre i mire, ama skemi me te mire se ai ketu ne Myzeqe.

  12. Zeni says:

    Mos valle keto “parti” jane nxitur nga Sali Berisha vete! Partia e Jozit me siguri eshte pjelle e tij, sikurse edhe Jozi eshte pjelle e vete Sali Berishes!

  13. Ledion Labi says:

    Kreret e partiçkave te dala nga Nena Parti jane njerez te koruptuar dhe te kapur nga Berisha. Berisha eshte njeri qe mban dosje koruptuve per sejcilin dhe askush nga keto nuk guxon ti dale kunder se perndryshe i dalin te palarat ne publik. Berisha eshte tamam si Espiniza tek filmi me Katanin. A e vute re si Jozefina i merr leje Berishes qe te krijoje parti? A e vute re shprehjen qe thote: Jam ne komunikim te bashdushem me Berishen?
    Frika, frika nga veprimet koruptive qe kane kryer ne te kaluaren. Dhe Berisha sta perton nese i del kunder.

  14. Petrit says:

    Nje analize teper e sakte nga nje njeri qe vetem ai e quan veten gazetarë dhe anal-lëpist.
    Partite e reja na thote ky anal-lepist duhet te kerkojne votat qe janë kunder Berishës.
    Dhe kush janë votuesit kundër Berishes ??????
    Vetem kelyshët e pjellë nga bushtrat komuniste.
    Nuk ka shqiptarë te ndershëm ne botë qe te jetë kundër te madhit te kombit PROF DR SALI BERISHA.
    Ai nje dhe i pavdekshem.
    Kaq e thjeshte eshte.
    Ndersa shoku mjero bytha qe eshte nje anal-lëpist i suksesshem po bën propaganden e tij te felliqur per te nxjerrë ne dritë arritjet e ripjerdhjes.

    1. Olimpia says:

      E vetmja qe mund te jete jashte ndikimit te Berishes eshte nisma Thurje .Por hyrja e Hajdarit do ta demtoje.Te tjeret jane te gjithe varianti B i Berishes,ne se PD che LSI nuk arrijne te vjedhin votat ,pasi per te fituar nuk ka asnje mundesi.Do ti sherbejne per ti katapultuar ne PD ,sidomos Topallin,per te evituar qe dikush jashte ndikimit te Berishes me fryme liberale perendimore te dale ne krye te PD
      Por edhe Thurja ,duke ndjekur Shabanin,po bie ne gracken e medias te kontrolluar nga Berisha..Shabani , ne vend qe te shpalose programin e Thurjes,u jep pergjigje provokimeve duke deklaruar gjera qe ne nje beteje politike nuk thuhen kurre.Dhe me kryesorja,ndersa kritikon pa meshire Ramen ,duket qe ka harruar qe Berisha dhe berishizmi kane shkaterruan cdo shprese zhvillimi dhe normalizimi te Shqiperise

    2. Luan says:

      Komunisti Sali Berisha shellehet ne vilen e Lalezit qe e ka ber me leke te vjedhur o Petro.Ja Meroja nuk po ta censuron komentin tend te pa etike.

  15. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    @Alleanca
    .
    Po pse s’thua a i vrarë
    s’di na më kulloste mënja
    se i jep me gjith të shoqen
    naj i ka dhe kaq të shtrënjta!

  16. George says:

    Partite e reja keshillon Mero Baze duhet te perballen me Sali Berishen,
    por nuk jep asnje garanci se Trusti i “Geshtenjave dhe Boronicave te Tropojes”
    nuk do t’i percjelle ne varr me sopate pas koke, sic e percollen me lot ne sy Sokol Olldashin….!?

  17. NjeQytetarOptimist says:

    Bukur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje