Kjo e sotmja është një Shqipëri më e mirë

9 Dhjetor 2020, 20:56Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Vrasja tragjike e një 25- vjeçari nga një polic në Tiranë, ka shkaktuar zemërim dhe trazira të ligjshme. Edhe pse vrasja është një akt individual, ajo më së paku rrezaton nivelin e ulët profesional të policisë dhe pamundësinë e saj për të neutralizuar një situatë të dyshimtë, pa shkaktuar fatalitet.

Por të gjithë ata që janë kundër zemërimit të qytetarëve gabojnë. Zemërimi i qytetarëve, është kura më e mirë që shëron frikën në një shoqëri të traumatizuar nga një vrasje e papërgjegjshme.

E di që shumë vetë kanë rezerva pse në krye të protestave janë shfaqur njerëz të dhunshëm, pa etikë, me precedentë penal, apo pse ata thyjnë xhama e qëllojnë mbi Kryeministri.

Kur ka arsye për protestë, nuk ka arsye të gjykohen protestuesit. Sheshin e protestës e zënë ata që janë më të zotë, jo ata që janë më të moralshëm. Ata nuk kanë dalë të dhurojnë lule, kanë dalë të nxjerrin inatin e tyre. Dhe mos prisni të veprojnë ndryshe.

E di që shumë vetë shikojnë mes tyre, e pas tyre, Partinë Demokratike e LSI, por dhe ky nuk është mëkat. Edhe pse zemërimi i të rinjve shërben si viagra për pleqtë e politikës opozitare, sërisht nuk duhet të dëshpërohemi. Rëndësi ka që shoqëria të mos ndjehet e mposhtur nga frika.

E di që familjarët e djalit të vrarë, janë sot njerëzit më të dërrmuar në këtë vend, pasi ata përveçse kanë humbur njeriun e tyre, kanë humbur shpresën se autori që ka shkuar pas hekurave mund të dënohet. Dhe nuk kanë faj.

Kur kanë parë se si drejtësia ka liruar pa i dënuar dy gardistë vrasës të protestuseve politikë të 21 janarit dhe nuk janë rikthyer kurrë më në burg, ka plot aryse të besojnë se një polic që qëlloi në rrethana të dyshimta në një rrugicë në mes të natës, mund të dënohet më pak se ata që vranë live para kamerave dhe syve të gjithë shqiptarëve.

E di që Erion Veliaj mund të jetë trishtuar që është djegur bredhi i vitit të ri në sheshin Skënderbej, apo që janë thyer drerët e drunjtë të Krishtilindjeve, por është mirë të përmbahet dhe të mos bëjë si ata që vajtonin për palmën e Kryeministrisë më 21 janar. Le ta pastrojë qytetin nesër dhe ndjehet më mirë.

E di që shumë vetë tërbohen kur Ilir Meta e quan viktimën tragjike një hero të demokracisë, pasi u duket tallje me të ndjerin, ndërsa ai ka quajtur të vrarët politikë të 21 janarit, “kokëplarë”, por më besoni që Shqipëria ndjehet më mirë sot, se sa pas 21 janarit.

Dita më e trishtuar për mua ka qenë një mbasdite e pranverës së vitit 2011, kur pas vrasjeve barbare dhe arrogancës së shtetit, për të mos gjykuar vrasësit, biles për të shpikur “grusht shteti”, një grup i shoqërisë civile tentuan të mblidhen e të protestojnë nën sloganin “Jemi ende gjallë”. Nuk u shkoi askush. Shoqëria ishte trembur. Arroganca  e dhunës pas vrasjeve tragjike e kishte bindur shoqërinë që me Sali Berishën dhe Ilir Metën nuk bëhet shaka, se të vrasin me plumb ballit.

Është mirë që kjo shqoëri nuk ka këtë mendim për Edi Ramën.

Është ditë e mirë për Shqipërinë që njerëzit nuk e kanë frikë qeverinë. Është ditë e mirë për vendin që njerëzit besojnë se qeverisë mund t’i japin një shpullë me protestën e tyre, qoftë dhe me dorën e Stresit. Kjo tregon se jemi vend normal.

Mjafton që askush të mos i thotë të ndjerit të vrarë aksidentalisht “kokëpalarë”, siç i kanë pas thënë dhjetë vite më parë aty që vrisnin politikisht në mes të bulevardit.

47 komente në “Kjo e sotmja është një Shqipëri më e mirë”

  1. Haka Tekizoti says:

    Hollë e ke tjerrë, o Mero Baze, dhe bukur. Vetëm ata që s’duan ta kuptojnë s’kanë për ta kuptuar.

    1. Poli says:

      Te me falin ithtaret e Meros, por eshte e njejta shqiperi e mitingashve me pagese ktu e 25 vjet.
      Nuk ka shqiptar qe del ne miting per vrasje per motive personale. Siç nuk ka shtyp te pavarur ne qipri.
      .

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        Ku ka mostër më ekzakt
        si kokëpalarë
        se sa Azemi Nr. 2
        dhe Karimendi i Parë?!
        .
        Një gjë unë nuk kuptoj
        Si ka mundësi që ky bedel
        që sa/si herë hyn dhe del
        e ka bo Policinë si motel!!

    2. Kaculi says:

      Harrove o mero si ata te ps shkulnin pllakat e piramedes dhe bukevardit kur protestostoni. Eshte tragjike qe rinia shqiptare po vritet duke u marr jeten se te ardhmen ja kane marre tashme. Vazhdon shprehja mbas 7 vitesh qe fajin e ka sali berisha. Po mos harro ky 25vjecar i vrare sot ka qene 18vjec kur ps erdhi ne pushtet dhe si ky shume te tjere jane vrare jo nga legenat dhe plerat e pd por nga keta te ps qe ankohen per nje peme te djegur apo nje dre te thyer. Pergozoj rinin e socme se po bejne ate qe nuk bem dot me perpara dhe shpresoj te vazhdojne keshtu. Gjithashtu i jap porosi vlonjateve meqe kane bashen atje ti cojne sa peshk e te flej gjume se vlora me tiranen jane shume larg. Edivinit te vazhdoje tourin e tij te qefit dhe sander mafishja te bej ca xhiro me bmw e tij

    3. Hallexhiu says:

      @Haka Tekizoti.
      Si gazetar Mero Baze eshte usta dhe kete se luan as topi. Ne pergjithesi eshte perkrahes i Rames dhe ka kohe qe ai nuk humbet rastin per te vene ne dukje se Shqiperia e sotme nuk eshte ajo e Berishes dhe ketu nuk ka ABSOLUTISHT asgje te keqe dhe pergjithesisht ai ka te drejte.
      Dihet se Saliun eshte pak ta quash diktator te veshur me petkun e demokratit, madje dhe fashist.
      Megjithate nese duam te ecim perpara ka ardhur koha qe Ramen ta krahasojme me mbajtjen premtimeve qe ka dhene 2 here rradhazi. Nuk flas per ato ekonomike se ato varen ne mase te madhe nga konjukturat ekonomike te botes ku jetojme e cila eshte globalizuar thuajse plotesisht.
      Ai duhet te gjykohet e te vleresohet ose jo per te tjerat qe ka ne dore si lufta kunder korrupsionit drejtesia e barazia para ligjit per te pasur e te varfer etj. etj.
      Asnje gazetari apo analisti gjerman nuk i shkon ndermend te krahasoje Gjermanine e sotme, shtetin me te fuqishem ekonomikisht te BE, me Gjermanine hitleriane , dhe politiken e kancelareve gjermane te pasluftes me politiken e Hitlerit.
      Pershendetje

  2. besniku says:

    E fillove mire shkrimin por vrasjet e 21 janarit para kryeministrise skane lidhje si ngjarje me vrasjen e te riut 25 vjecar.Krahasim pa vend.

    1. XheJ eN Bi says:

      besniku…
      O Niku…s’ kuptove gjë nga shkrimi.Autori nuk bën krahasim ,po bën paralelizëm.
      Si u vranë katër veta me duar në xhepa dhe një njeriu që kishte bërë një shkelje të ligjit.
      Protestat pas 21 Janarit nuk u bën nga ftika e Qeverisë dhe tani bëhrn bëhen protesta pa patur frikë nga Qevetia.
      Ky është morali i shkrimit.

      1. Lili says:

        Jo jo, edhe ma bukur po bene shfajsimin e ardhshme te qeverise per politiken se solli kete vrasje e per zgedhjet e tyre ne zinxhirin komanduese!
        Mero ve inteligjencen e tij ne sherbim teNjishit me servilitetin maximale !
        Edhe ma e pafalshme !
        Ne vend se te qortonte per kete qeverine edhe rrugen e gabuar qe po njek qeveria ne ´mbylljen’ e gojes me cdo kusht, ky vetenenshtrohen vulnetarisht ashtu si gjithe njerezet e PSse!
        Pasojet jane: rama mendon se eshte edhe ma i plotfuqishme se sa eshte edhe nga kjo superfuqi sharron cdo dite e ma shume!
        Pra just do it! Vetem vazhdo keshtu mero se fundi vjen edhe ma shpejt!

      2. besniku says:

        Meso te shkruash sakte se je nxituar.

  3. altin says:

    Jam dakord gjer ne nje fare mase me ty Mero. Po keto levizje kane dhe simboliken e tyre…Simbolet e kesaj revolte jane Stresi, vajza me te meta mendore dhe bredhi i Krishtlindjeve. Une e kuptoj cmendurine dhe lirine e Stresit por nuk mund ta kuptoj djegjen e bredhit te Krishtlindjeve….Ne fund te fundit drita e Zotit ju vret syte. Nuk eshte me e mire nje Shqiperi Islamike kjo duhet pranuardhe ndodh ne nje dite shume simbolike. Si duket atyre cifuteve te PD ju duhej per te ndezur Hanukhan…..Shikojeni nje cike me thelle.

  4. Besa says:

    Z Mero nuk di cilen frike po vrasin shqiptaret.sepse duhet dallojme ke duam, Shtetin Ligjor,apo shkaterrimet. Kemi 30 vjet qe shkaterrojme dhe vjedhim.protestojme me drejtues ordinere dhe jemi ketu ku jemi

    1. Albi_I says:

      Cfare ka “ligjore” ne vrasjen me plumba pas shpine te nje 25 vjecari qe kishte dale per te blere nje pakete cigare?!

      Je i cmendur apo cfare? Bota eshte djegur per vrasjen e njerezve qe ishin vertet kriminel, e jo te mos reagohet, edhe dhunshem, per vrasjen e nje 25 vjecari pa asnje faj.

  5. E verteta says:

    Jame dakorte me ty ne shumicen e aspektve te keti shkrimi por keto ngjarje tragjike ndodhin Ku do ne boten demokratike Ku nje polic ose nje grup policesh kalone rregullat dhe ligjet ne fuqi munde te ket protesta edhe munde te mod ket por politika Kure NUK nderhyrje se ne tilla raste nuk Ka fare te bene me kryministrin a po me ministrine mbreshem !! Po vrasjet e 21 Janarit dhe Gerdeci Jane vrasje shtetrore dhe vrase shtetrore nuk ndodhin ne vendet demokratike. Dhe Kush Jane ata sot qe derrdhin lot korkodili Lulzim Basha ilir meta Sali berisha pergjegjes direkt ne vrasjen e qytetarve prandaj ragimi i ketyre vrasve hajduta nuk na pelqen

  6. Ray says:

    Ky i vrare nuk vajti me maune te godase deren e Kryeministrise
    per tu futur brenda
    Ketu pra qendron dyshimi se sot eshte nje Shqiperi me e keqe ,

    Po ashtu sot kemi nje Shqiperi shume me te varfer sepse sot shtrohet 1Km rruge per 10 Milion dollare

    1. Pato says:

      O Mero a mund ta shpjegosh perse “protestusit” nxorren inatin me pemen e vitit te ri apo te krishtlindjeve? Protuesta te tilla ne cdo media ne Evrope quhen me emrin qe jane si pershembull protesta anarshiste ose thjesht trazira. Kjo e sotmja nuk eshte proteste por eshte trazire. Nje trazire groteske e fryre nga mediat prane PDs dhe aleateve te tyre. Eshte ofenduse dhe turperuse ta quash “proteste” dhe ata aty “protestues”. Megjithate te pakten kursehesh duke mos ju thene “qytetare” sic bene shume analiste dhe raportues analfabet fuksional mediatik.

      Nderkohe qe ju ( gazetare e analista) luani me njeri tjetrin disa duke mallkuar e disa duke qare qe ju iken parate edhe kesaj rradhe kot nje polici ju qerrua nje sy , njeri vdiq ne Lezhe dhe nje tjeter ne burg vetem sepse ishte ne krye te detyres dhe beri detyren. Kjo brenda nje jave!! Nuk duhesh te jesh shume Llesh i zgjuar ta kuptosh frymen qe percjell.

      1. Taulant says:

        Eshte e thjeshte kur njerezit po vdesin rrugeve nga Covidi kur Kosova jep 600 miljon euro ndihme e ne Shqiperi njerezit nuk kane buke Veliaj ndez ca drita per te krijuar nje realitet fallso. Ndersa Kryeministri mbeti ne USA tek lobi Grek duke hedhur edhe mijera dollar per te bere nje foto me Bidenin. I vetmi vend ne Evrop qe nuk po ben lockdown ngaqe shteti nuk ka me asnje lek.

  7. sheshi says:

    Ne kete rast kokpalaret jate ata qe po e inskenojne kete zemerate,siç eshte ky halabaku qe i theret shokut te Bes Kallakut :Ku je o Ilir Meta ,eja na drejto ta shporrrim ket qeveri ,eja sa nuk ashte vone e me vue ne krye Lulzime Bashen se ka me na ringjalle tritolin,vjedhjet,kanabisin tashme te munguar,ej se po te therret Hajdari Azem numer 2 me halabak se i pari ku edhe ky si i pari kerkonme çdo kusht me e shpall Ilir Meta pishtar te demokracise e me zan nje tok te xanun pran te parit!Ndigjojani zanin ketij azgani se ash bash si i pari e dhelpra Sali i gjuan mire keto momente !Ndaj ruajeni mire kete Stresin sepse Saliu asht akoma i gjalle e mund ndoken me e vue perballe ketij qe mee shfrytezue me shkallmue perseri dyert e kreministrise me arkmortin e radhes!
    Ka zera qe Luli u ka premtue perseri se do u shperndaje “torten” tek shkallet e pallatit te kultures e kete here ma te madhe e ka lajmerue qe te perbatiten me legena me te medhenj se torta kesaj radhe ka me ken me ftyren e Edi Rames!Ejani se se bashku mundemi me e qerrue qytetarin e Edi Rames!
    Respektojeni dhimbjen e Hajdarit Azem nr.2 se ashte per te miren e kerkujt qi ka zbritun prej bjeshkeve e i ka ra kemba ne asfalt!
    Ai ka me ba mitingun me te madh qi ka pae ndonjehere Shqiperia e pas Saliut !Dhe po e tha Hajdari i dyte e bane vertet sepse mundet me ken edhe nen efektin e kanabisit!
    Shqypeni oj e mjerre edhe Stresi s’te kish dhjere!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  8. Krishti says:

    Nuk eshte pema e vitit te ri, o Mero.
    Eshte pema e Krishtlindjeve. Perkujton lindjen e Krishtit. Kush jane keta qe fyejne ndjenjat e besimtareve ortodokse dhe katolike.
    Dhe zoti do te hakmerret ndaj atyre qe vune dore mbi simbolet e lindjes se birit te tij, Krishtit.

    1. Illyria-Shqiperia says:

      Skane zot ata o Krisht, kështu qe mos i merr seriozisht.

    2. Pato says:

      Jezu Krishti nuk kishte peme te krishtljindjeve o injorant!!! Pema e krishtlindjeve apo vitit te ri eshte vetem 200 vjecare si tradit dhe origjinen e ka nga Gjermania dhe jo nga Benthelemi. Po plaku i krishtlindjeve apo Babo Natae kush eshte apo baba i Jezu Krishtit ilegjitim? Pse jeni kaq te trashe ?

  9. armand says:

    Jooooo mor shoku jo se kena rrugen e kombit qe mban vendin e pare. Fatura sot ka shkuar diku te 1,6 B $ per 68 km rruge . I bie 1km = 23,5 milion $ . Ose me mire le te themi qe 1cm rruge kombi na ka kushtuar 235 $ . Ne po vazhdojme te paguajme akoma interesat e kredise dhe kostoja per cm rruge kushedi sa do te shkoje prandaj mere me qetesi se te kane genjyer gojet e liga.

  10. Pato says:

    Ku e pe maunen ti tek dera e kryeministrise me 21 Janar ? Apo je ende nen efektin e saliut me cadra pistolet, thika me helm dhe makina me dinamit. Deren e kryeministrise e gjuan sot se ne kohen e barbareve ishte rrethuar me tel e me gardhe kryeministria.

  11. 21 janari 2011 krim demonkratik says:

    Mero e ku ulur shume pazarin .

    ne 21 janar 2011 nuk eshte vetem problemi se vrane disa “kokpalare”

    Problemi eshte se Berisha vrau shtetin duke poshtruar dhe terrorizuar Presidentin-Kryeprokuronen-Kryeshikun dhe shtypin pa dallim

    E keqja me madhe ishte dhe pozicjonimi i ambasadorit amerikan qe u be ortak me palen vrasese
    .
    Me uluritese eshte intevista e Berishes te sokol balla ne 6 mars 2018 ku thote shprehmisht: qe i vrame kokpalaret sipas ligjeve te Leke Dukagjinit biles do vrisja Ramen me doren time..dhe perfaqsuesi Obames qe erdhi ate dite e perzura si pule te lagur..

    .
    Ti quaje zoti Mero sjellje te mire te talebaneve kete te sotmen qe me shume ngjante me 2 prillin apo 14 shtatorin nuk eshte problem se e ke nuhatur qe anija e Rames po mbytet..
    .
    Por nese junta naziberishiste ja del te marre pushtetin me kufomat e morgut te Corones dhe mijra Stresat e Bathores ky eshte fundi pergjithmone i shtetit shqiptar ku dhe ju Mero keni nje kontribut jo te vogel.

  12. alex says:

    mire e ke ti Mero deri diku, por edhe kaq saç e ka leshuar RAMA, nuk duhet te ndodhe, sepse ishin ata policet e shkrete atje qe barbaret po ju hidhnin tonelata me gure tortuari

  13. Xhezua? says:

    MERO MË HOQE TRISHTIMIN .
    KE TË DREJTË, DUHET TË PROTESTOJNĒ KËTO VALVULA KUR SHPËRTHEJNË E SHËNDOSHIN SHOQËRINË.
    POR DHUNA MË KUJTON BERISHËN DHE BERISHA TRISHTIMIN , KRIMIN DHE MASHTRIMIN .
    E DËNOJ DHUNËN . TË GJYKOHET DHE DËNOHET POLICI FAJTOR ( po të jetë i till)

    JO, JO ,JO DHUNËS !!!!

  14. Banori Astirit says:

    Mero nuk ke thene asgje me shume se keta sufllaqexhinjte e Temes tende, dhe s’kishte si te ndodhte ndryshe se dirigjenti dhe orkestra duhet te shkojne ne sintoni apo jo?

  15. Pedro i ri says:

    21 Janari krim shteteror ( Berishian). 8 Dhjetori krim individual . Nuk ka te krahasuar. Nuk behet me mire Shqiperia me Stresin dhe Çepanin.

  16. Gri says:

    Azem ti je gjalle! Sot Stresi u shpall Azemi nr. 2!
    Sal mbaje pak shenim kete dyshin! E di vete ti cabon!
    Lul shife i here mete punen er Azemit 2!

  17. Tim says:

    Bere si bere dolé prape me mbrotje ramen, ai vend eshte kthyer ne polici ushtarake sesa polici me mbrotje njeriun. Krahasimi qe ke bere nuk ka asnji lidhje me 21 janarin lufte per pushtet. Te pakten keto dite mos beni editoriale si te shenjte. Kjo polici ushtarake vetem terror ushtron mbi shoqerine shqiptare. Arsyja qe largohemi ne te rinjte eshte sepse ai vend eshte shtet mafioz dhe ju mediat afer politikes qe nuk lejoni te verteten te ndricoje. Nuk ha njeri me keto gjerra sé na lodhett trunin.

  18. Monitor says:

    Shpallja e Stresit si A.Hajdari 2 eshte lajm i keq! Zhuli malokerise homeriane ( respekt per malesoret!) nuk hiqet lehte!
    Asnje respekt per turma te tilla te manipuluara nga vagabond e kriminel dhe tipa antisocial ne emer te rrjeteve sociale! Jo vetem qe Ministri s’duheet te dorehiqet! Perkundrazi duhet te kerkoj zbatimin me rreptesi per tubimet megjithse keta nuk jane “kokepalare”.

  19. Kazani says:

    O ju masha te Temes nese do’m t’ju behej vone per ato 4 viktima te 21 Janarit do te kishit kerkuar cdo dite qe te denohen vrasesit e tyre, por juve te ne fakt ju intereson ti permendni vetem per ti perdorur atehere kur keni nevoje dhe vetem kaq. Po ashtu edhe Rama, i perdori dhe I coi tek Kasapi kur ishin gjalle, dhe vazhdon ti perdore pas vrasjes per retorike kunder sivllezerve te tij opozitare

    1. Taulant says:

      21 janari personifikon Edi Ramen si njeri intrigant dhe pa moral qe eshte.
      Edi Rama organizoj 21 janarin per mos denimin e Ilir Metes pas video skandalit.
      Qellimi Edi Rames nuk ishte denimi i Ilir Metes sepse Rama 2 vjet me vone beri aleanc politike me Meten dhe 7 vjet me vone i dha votat per tu zgjedhur president. Rama donte qe te digjte kryeministrin dhe te merrte pushtetin ne 21 janar.
      Bashkepunimi i mevonshem me Ilir Meten tregon qellimet e ndyra te ketij personazhi qe po shkaterron Shqiperin dita dites.

      1. XheJ eN Bi says:

        Taulant….
        Do të lutesha ta hiqje këtë nick name ,se kam na dy shokë me emrin Taulant dhe po më pështirosen nga ty.Kur dhoh ata më duket sikur lexoj komentet e tua.

  20. lavdosh says:

    Mero Djali,
    Si gjithmone i ke vene pikat mbi “i”: Kjo e stomja eshte nje Shqiperi me e mire”
    Ashtu sis Shqiperia e 8 viteve te fundit po behet gjithmone dhe me e mire
    Sa me pak e kupton dhe pranon realitetin opozita, aq me shume a rrisin hendekun midis popullit (qe shojon dhe prek realitetin me te mire) dhe ardhjes ne pushtet te opozites
    Prano realitetin ashtu sic eshte dhe propozo ndrushimet dhe planin per ta bere me te mire

  21. Kapeshi says:

    Mire jane protestat more z.Mero, por ckane me shkaterimet dhe djegjet.Edhe mua me vjen keq per djalin e vrare, por nuk eshte mire te fajesojme gjithe policine, se kaosi na vjen menjehere.Dhe perfituesit e pare jane Sala, Meta dhe lukunia e ujqerve te uritur.Polici te ndeshkohet dhe te gjithe rrugacet qe thyen dhe dogjen.Une nuk pashe proteste por kafsheri

  22. Beso says:

    Z. Mero! Sali Berishes i erdhi Dita! Ai ka tete vjet qe po e pret kete Dite, dhe ja ku i erdhi! Tani e di ai si te veproje! S’ka kthim mbrapa per Sali Berishen tani!Behuni gati per nje “14 Shtator” ne kete muaji dhjetori! Shqiperia ne flake!

  23. Ti Mero bukur e ke thënë se kjo është një Shqipëri më e mirë
    Është shumë e vërtetë.
    Sepse edhe përse ndodhi ky fatalitet kaq tragjik, nuk mund të mohohen hapat e hedhur drejt ndërtimit të një shteti në shërbim të qytetarëve e që respekton, mbronë dhe inkurajonë të drejtat njerëzore të shtetasve.
    A do të kishte kurajo e dinjitet ministri i brendshëm të mbrojë sot këtë Shqipëri më të mirë?
    Nuk kemi më nevojë për polici brutale që i përgjigjet demostruesve qoftë dhe të dhunshëm me grykën e kallashnikovit!
    Do të ishte shumë humane, njerëzore dhe deri diku ngushëlluese për familjarët e viktimës që ministri i brendshëm të jepte dorëheqjen mbas kësaj tragjedije!

  24. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

    Po nuk u hetua e kaluara,nuk ka të ardhme.
    Dhe e kaluar shqiptare është,për hir të së vërtetës
    e ngarkuar me krime shtetërore,në mos masakra,
    me padrejtësi dhe shtrembërime të së vërtetës
    dhe historisë.
    Rasti i viktimës,duhet të hetohet nga drejtësia
    në mënyrë objektive,dhe atëhere duhet arritur konkluzioni.
    Protesta,për sa kohë nuk dëmtohet rendi dhe qetësia publike,
    si dhe nuk shkaktohen dëme materiale është OK.
    Kemi të bëjmë konkretishtë me një rast të tillë ?
    Me siguri jo.
    Kemi të bëjmë më tepër me një kryengritje të dirigjuar
    nga të njëjtët autor si në 98-ën.
    Është e njëjta dorë që ka glabëruar gjithçka jetike dhe
    pozitive në Shqipëri.
    Më kujton ata peshkaqenët që vijnë anës dhe sa ndiejnë
    erën e gjakut vërsulen edhe opozita duket se
    ka gjetur kauzen e radhës.
    Ngushëllime familjes së viktimës.
    PS: Aman mos i tregoni emrin e autorit Kaç islamikut,
    se ai të bën hatanë.???

    1. Jam.dakord me komentin Tuaj. Por ketu tek ne nuk behen analiza e gjyqe. Ketu vetem vidhet. Me respekt.

  25. Albi says:

    Megafoni Baze i pushtetarit te rradhes, nuk e ka per sy e faj te bej politike me vdekjen e rradhes.
    Nje pyetje direkt per MERUSHIN: PO’ SIKUR VRASJA E TILL (LARG QOFTE) TI KISHTE NDODHUR DJALIT TEND?? SI DO RREAGOJE?
    Merush megafoni

  26. vilson naci says:

    O Mero ja ke futur kot me kete artikull dhe pa asnje llogjike. Ben mire te lexosh artikullun e shkruar nga Carlo Bollino qe e ke botuar edhe ne gazeten tende.

  27. Xhejms says:

    Analiza e sakte, por titulli i pa sakte. Nuk eshte kjo Shqiperia me e mire.

  28. ekonomiksi says:

    e kuptoj thellesisht dhimbjen e familjes..kam nje djale te vetem pak a shume ne ate moshe..kam qare ne heshtje se mendoja qe ne vend te atij mund te ishte im bir.por me shume se keto pallavra mediatike djegje pemesh dhe fyerje qe nje fjalor smund ti permbaje ..i bej komplimenta te jatit te viktimes..megjithe dhimbjen e pallogaritshme ben thirrje per mosshfrytezim te situates nga elemente qe duan te minojne krijimin e nje shteti akoma ne pelena.nqs klodiani u vra eshte edhe faji i te gjithe atyre qe kane folur ne emer te ketij populli keto 30 vjet.bene nje shtet rrumpalle qe perdhunimi i istitucioneve shteterore eshte si te shkosh te pish nje birre ne nje bar cfaredo.klodiani u prehte ne paqe.polici qe ka gabuar duhet gjykuar patjeter.ska rruge te mesme.por shteti ne kete faze duhet ti heqi pelenat e nje te mituri dhe te behet burre.te denoje policin ..por edhe keta manikina qe duan te na kthejne 30 vjet mbrapa.edhe ne demokracite perndimore qe jane shume e shume here me solide ne raste te tilla shteti perdor forcen.dhe kjo nuk eshte diktature..eshte thjesht zbatim ligji.i dyanshem..si per ate qe vrau pa te drejte..si per keta qe ne emer te zemerimit popullor mendojne se u be deti kos.mbas 21 janarit u zbythen te gjithe..asnje xham nuk thyen.tani djegin edhe pemet..thyejne xhame ..bejne garipa..se edi rama perdor dialog dhe ligj.DEMOKRACIA NUK ESHTE ANARKI.dihet shteti ben fajet e tij.ska shtet qe sben faje.shteti qe duan te krijojne tani..qe ma merr mendja doni apo sdoni ju apo une..eshte ndoshta me ligjori ..ose te pakten mundohet te jete …e krahasim me pseudoshtetet qe kemi pasur mbas 90.per merite te tyre apo per merite te europes nuk me intereson.ESHTE SHTET QE PO PERDOR LIGJIN NE VEND TE KANUNIT..DIXHITALIZIMIN E EKONOMISE NE VEND TE VJEDHJES ..DHE QE PO MUNDOHET TE KRIJOJE BAZAT E NJE VENDI QE MUND TE HYJE NE EUROPE JO NGA DERA E PASME..POR NGA AJO KRYESORJA.GABIME KA..RENDI DHE POLIZIA KANE BERE PERPARIME TE PALLOGARITSHME..POR SIC NDODH RENDOM NE KETO RASTE GABIME KA..JANE GABIME RRITJEJE ..JO GABIME DHUNE DHE INJORANCE.DIKUSH MUND TE ME THOTE..PO TE ISHTE YT BIR NE VEND TE KLODIANIT CFARE DO BEJE..NUK E DI ME SAKTESI..NDOSHTA MUND TE ISHA CMENDUR..MUND TE KISHA VRARE VETEN..POR DO TE DOJA TE KISHA KAPACITETIN E BABAIT TE KLODIANIT..QE SI ISH PJESTAR I FORCAVE TE RENDIT BEN THIRRJE PER QETESI.ZENMRA DHE SHPIRTI I TIJ E DINE SA TE MADHE E KA DHEMBJEN..POR KA KURAJON TE FLASE PER LIGJ.LIGJI ESHTE LIGJ.DUHET TE MESOHEMI ME KETE FRAZE..QE TE SHPETOJME NIPERIT DHE MBESAT NE TE ARDHMEN.U PREHSH NE PAQE KLODIAN.NGUSHELLIME TE SINQERTA FAMILJES.

  29. Xhejms says:

    Kjo nuk eshte Shqioeria me e mire.

  30. Lako Dejani says:

    Ç’te te them o Mero miku,
    Per kete qe po lexojme,
    Te te them se me mire prishej,
    Ti helozhet s’i pranon.

    Nje shkrim i qendisur bukur,
    Pa inat dhe pa e pa anesi,
    Seicilit i ke dhene haken,
    Per nje ngjarje, pa lavdi.

    Shkrepja e armes se policit,
    Ndaj kujtdo qe eshte njeri,
    Pavaresisht si qene rrethanat,
    Meriton veç drejtesi.

    Ngushellimet jane pa mase,
    Per familjen e te ndjerit,
    Bravo i qofte te atit,
    Qe deshmoi xhestin e nderit.

    Mire e beri Kryeministri,
    Qe i’u gjend ne kete dite,
    Burri Shtetit, s’mund t’i fshihet,
    Kur prroçken ia bejne te tijte.

    Gjithekush me dy mend ne koke.
    Vlen ta ndaje, “kashtwn” nga “kjokrra”
    Nuk na shkon ngutja me dhune,
    Me shprese se kthehet ne vota…

    N’daç me ligj, n’daç me zakon,
    Kush ka faj le te pergjigjet,
    Por,larg mllefit dhe terbimit,
    Qe gezojne vendi te digjet.

    Koka te nxehta t vendit,
    Ne paçin pak shqiptari,
    “Benzine”mos t’i hedhin zjarrit,
    Por te tregojne maturi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje