Një vrasës (m)burracak!

11 Dhjetor 2020, 19:56Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha u lavdërua dje për vrasjet e 21 janarit, në një intervistë me gazetaren Ilva Tare, dhe i paskësh ngelur merak se si nuk kishte vrarë dot Edi Ramën më 22 janar.

Këtu duhet të ndalemi pak më gjatë, përse ky njeri shpik vrasjen e mundshme të Edi Ramës.

E ka thënë disa herë këtë legjendën që ai do vriste Edi Ramën me snajper, më 22 Janar, por me siguri e ka, ngaqë e ka zënë gjaku dhe nuk mban mend çfarë ka bërë.

Edi Rama nuk ka bërë miting më 22 janar. Më 22 janar Edi Rama ka varrosur katër viktimat e Sali Berishës nga Gjirokastra në Lezhë, dhe ka qarë bashkë me familjarët e tyre dhe fëmijët që ua la jetimë Sali Berisha.

Atë mbasdite Sali Berisha mblodhi Parlamentin. Që t’ia kujtoj më mire, është dita kur Ilir Meta mbajti atë fjalimin e zjarrtë, ku i quajti të sapo varrosurit nën dhe, “kokëpalarë”.

Pra nuk ka pas ndonjë ngjarje me Edi Ramën më 22 janar, pavarësisht se ai gjen gjithmonë një mënyrë për të treguar ndryshe historinë.

E vërteta është se Sali Berisha ishte i tmerruar nga përsëritja e protestës ndaj dhe vrau si burracak kur ajo mbaroi. Por diferenca mes burracakut dhe mburracakut është e madhe dhe në këtë mes ka katër të vrarë.

Protesta e dytë e opozitës në shenjë homazhi ka qenë më 28 janar, dhe nuk është bërë për të protestuar për Sali Berishën, por për të vendosur lule në Bulevard, aty ku ai vrau.

Ai natyrisht u tmerrua dhe nuk la diplomat Perëndimor pa kapur, që të mos dilnin më në Bulevard, por nuk e pyeti njeri. Madje këtu ai ka keqpërdorur dhe deklaratën e ambasadorit Arvizu.

Ishin pikërisht negociatat me ambasadorin Arvizu, që Edi Rama nuk i përfilli, por bëri homazhet më 28 janar, ajo që detyroi ambasadorin të vlerësonte Berishën si “burrë shteti”, që donte paqe me Ramën, por që Edi Rama nuk i përfilli kërkesat për të mos dalë në rrugë.

Këtë deklaratë, Berisha ja keqpërdori ambasadorit Arvizu dhe vazhdon ta paraqesë si lavdërim nga SHBA, që ai vrau katër vetë. Kjo e futi dhe në konflikt final me ish- ambasadorin amerikan.

Por meqë jemi tek Saliu i versionit mburracak, ajo që ai thotë se kisha gati 5 snajpera për të vrarë liderin e opozitës, është rasti të shërbejë për hetim ndaj tij. Një kryeministër që ka në dispozicion vrasës, është një kryeministër që duhet të kalbet në burg.

Të merret komandanti i Gardës i asaj kohe dhe ministri i Brendshëm dhe të tregojnë se me çfarë tagëri i paskan vënë në dispozicion pesë snajpera për të vrarë kundërshtarin, Sali Berishës.

Nëse ata nuk e pranojnë, atëhere duhet të hetohet si njeri që mbante vrasës me pagesë për të eleminuar opozitën (zakonisht përdorte shokët e Zenit dhe shoferin e gruas).

Por ndonjëherë njeriu duhet dënuar jo vetëm për krimet e tij, por dhe për gënjeshtrat me të cilat do të mbulojë krimin e tij.

Arsyeja përse ai e thotë këtë, është pak më e thellë. Ai e di që nuk ka amnisti që ja fal vrasjet e 21 janarit. Ai mund të shpëtojë nga ky sistem i korruptuar drejtësie, mund të shpëtojë dhe nga manovra politike, apo vonesat nga drejtësia e re, mund të shpëtojë dhe nga vdekja natyrale, por ai do të dënohet si vrasës për atë që ka bërë.

Për ta bërë legjitime vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm, të paarmatosur, të parrezikshëm dhe të pambrojtur, ai shpik këtë vrasjen e dytë të Edi Ramës, për të treguar që ai ka pasur tagër ligjor të vriste kë të donte.

Edi Rama nuk ka negociuar pas 21 janarit jetën me Sali Berishën. Nuk i është dashur ta bëjë këtë. Sali Berisha ishte i vdekuri real pas 21 janarit, ishte kufoma e pavarrosur e politikës së vjetër shqiptare.

Ai u detyrua të shpikë një puç shteti që të negocionte lirinë e tij nga sistemi i trembur i drejtësisë. I ka qëndruar përballë vetëm Ina Rama dhe akoma vazhdon e mallkon dhe sot e kësaj dite, duke e përndjekur bashkë me Ilir Metën.

Njeriu që realisht kishte mbushur brekët më 21 janar e më pas, është Sali Berisha.

Ai krim e ka kërrusur dhe e ka bërë si pikëpyetje tani në moshën ende larg pleqërisë së thellë.

Ai krim e ka bërë të flasë me vete në hapësirën mes vilës së tij dhe vilës së Ilir Metës në Lalëz.

Ai krim e ka bërë të përgjojë orë e çast si mund ti vërë zjarrin këtij vendi, që të shpëtojë ai.

Ai krim e  ka bërë që të kërkojë me çdo kusht vdekje nga protestat, vdekja nga policia, vdekja nga aksidentet, vdekje nga pandemia, vdekje nga tërmetet, me qëllim që të mos negelet vrasësi i vetëm në këtë vend.

Por për fatin e tij të zi është vrasësi i vetëm.

Sali Berisha nuk shkoi dot në shtëpitë e të vrarëve më 21 janar. U dërgoi shoferin e gruas me lekë në dorë dhe pastaj i linçoi me gjyqe, pse nuk e pranuan.

Edi Rama shkoi me përulësi dhe dhimbje, siç duhet të shkonte tek një familje e fisme, që paaftësia dhe marrëzia e një polici, i bëri gjëmën. Por shkoi se nuk kishte lidhje me gjakun e derdhur.

Sali Berisha vrau dhe u mburr me vrasjet, ndaj nuk mund të shkonte.

Sali Berisha jo vetëm që nuk e shkarkoi ministrin e Brendshëm që ishte përgjegjës për vrasjet, por katër muaj më pas e kandidoi për Tiranën dhe vodhi votat që t’i jepte pushtet dhe imunitet. Më pas shkatërroi garën në PD, ta bënte kryetar, që të kishte imunitet.

Sot e ka kandidat për kryeministër me urë në dorë e maskë në fytyrë. Aleksandër Lleshaj pa asnjë pikë faji dhe përgjegjësie ligjore, përveçse përgjegjësisë morale, dha dorëheqje.

Kjo e bën mburrackun Sali, një burracak të përmjerrë, një plak të ndyrë, që për të shpëtuar kokën e vet dhe pasardhësit e tij nga drejtësia, kërkon t’i vërë flakën Shqipërisë.

Kush përpiqet të rrojë përmes shpatës, nga shpata do  vritet thotë një fjalë e urtë. Dhe kjo vlen dhe për flakën Sali. Qoftë dhe atë të ferrit.

45 komente në “Një vrasës (m)burracak!”

  1. SPAKU , SPAKU , SPAKU ⚖️⚖️??⚖️??⚖️?? says:

    Krimineli Berisha, nuk do ti shpëtojë dot burgut.
    Ai bashkë me Metën Bashën dhe Monikën do të përgjigjen për shkatërrimet e sotme dhe vjedhjet e vrasjet e djeshme .
    Nuk shpëtojnë dot .
    SPAKU I KA KALLUR FRIKËN .

    NJERËZ, MOS RREZIKONI JETËN PËR PRONËN DHE KARRIGEN E METËS, MONËS , BASHËS DHE KRYEKRIMINELIT BERISHA.

    1. Prind says:

      Mos vdekte Saliu derisa te vuaje denimin emerituar dhe mos vdekshim as ne derisa tashohim ate te vuajecja iberi Shqipwrise!

      1. Dyshoj shume says:

        Per me then te verteten shume dyshoj se ne ket jet do ti shohim Lulzim Bashen e Sali berishen para dresise per vrasjet e 21 Janarit i Kan vra kot se PSE ate te mjer Kan qen me duar ne gjepa dhe larg deres se kryministrise dhe nuk po qedhoni njeri !! Por une besoje ne Zote! Dhe po jame dakorte me ty se Sali berisha dhe Lulzim Basha veq per ato vrasje shpirti i tyre do digjet ne ferre!! Dhe shpirti i atyre te 4 pushofshin ne paradajse! Po jame i sigurte se ne ate jet ata njerze do ken drejsi!! Por ne ket jet ne shqipri drejsi per ta dyshoj shume?? Por le te shpresojme ???

    2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Kokëpalarë ndezur e mbani
      do vijë trimi na Çepani
      t’u udhëheqë, të dalë në krie
      zjarr t’a bëjë siç i ka hije.
      .
      Paranë lumë Novruz i Mete
      pas i vanë dy-tre qytete.
      Zjarr, zjarr, e desh Beratin
      tallën bithën me të ngratin.
      .
      Zjarr, zjarr, e desh edhe Vlorën
      urdhër dha, kur shkoi me Borën
      Po ia kthien ” O çepankar
      ke marrë kum te bov’ e par”!

      Pi me fun, një godë rakie
      dil në ballë, mi Ilirie
      boll hidh gurë e mësheh dorën
      dil në ballë, merr dhe Borën.
      .
      O Sali Berishë, Bastardi
      ky është horr, Horr Bulevardi
      kjo që bëni o plak gërmuq
      është grusht shteti, është puç.
      .
      Vrimë qelbura, Monë – Nafija
      me të tëra, është Lavirja!
      Kërmë, mos dill as në penxhere
      se të presën, pesë snajpere.
      .
      I kërrusur e i përmjerrë
      në poture metur i dhjerë
      nuk janë Llupo, janë snajpere
      do të shpjenë, në të Shiqere.

      @Mero Baze
      .
      Tu lumtë mënja e ato duar
      na më të mirat që ke çkruar
      trim, tribun i së vërtete
      që do rroç në jetë të jete!

      1. Yyyypppp xhixhi says:

        Gopist vellai, une per vete i ktheva ne kenge keto vargjet e tua. Gjym, gjym vete. Eeeeeeeeeeeee.

        1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:

          @yyyyyp Xhixhi
          .
          Jam shumë dakort, që t’i këndosh Ti
          Por do të doja t’i dëgjonte Sali Viçidoli
          Uroj që Viti i Ri T’ju sjellë Mbarësi
          E të knoftë Zemna o Fatime Sokoli ????

      2. Na myten debilet qe e hane sapunin per djathe, perfshi edhe ket goje-gopin ketu says:

        E mo gopi i nshrakut, tu sherua bytha, mo. Rikupero? Te kujtohet kur nuk ngopeshe me kar e te fusnim tuba?

    3. Toni says:

      O Mero. Derisa Edi Rama ka 8 vjet ne qeveri dhe erdhi ne pushtet me preteksin se do ti denonte vrasesit e 21 janarit. Dhe deri me tani askujt nuk i ka hyre gjemb ne kembe .Del qe jo vetem Sali Berisha por edhe ata qe shtine mbi ta jane te pafajshem.Prandaj mos u lodh me keto soj artikujsh.

  2. opozitë VANDALE !?? says:

    Shtet !! Na mbro jetën dhe pronën nga vandalët e opozitës .

  3. Vitkima "Prete Drejtesi"??????? says:

    Shume MIre i thua keto Mero, por vetem nje GJe:Duket se Edi Rama “Harroj” qe ata Viktima qe u VRane perpara syve te tije,u Vrane qe te Vinte ne Pushte Rama….dhe……….???
    Vrasesi Berisha perseri Kercenon Hapur…dhe Nuk ka Frike te Vrase Perseri..po Edi Rama..C´frare beri per Protestuesit e VRare???????Ku eshte Premtimi qe u beri Ketyre Familjeve??

    1. Taulant says:

      Jam dakort me ju. Viktimitat e 21 janarit jane poshtersia e Rames.
      Rama eshte intrigant i poshter i pa moral.
      Nxori njerezit ne protest per te denuar korrupsionin e Ilir Metes me videon.
      Cfare ndodhi?
      4 qytetar u vrane dhe i droguari Edi Rama 2 vjet me mbas beri aleanc politike me Ilir Meten.
      Akoma me keq ne 2018 e zgjodhi president.
      Ne 8 vjet pushtet Edi Rama nuk ka denoncuar asnje ish minister te qeverise Berisha per korrupsion .
      PSE?
      Sepse ky eshte 100 here me hajdut sesa paraardhesit e tij dhe ka frike nga drejtesia. Hajduti hajdut do.
      Edi Rama per te ndenjur ne pushtet ben aleanc edhe me djallin.
      Njerezit e kane kuptuar prandaj edhe protestojn .
      Ata u zhgenjyen nga premtivet e pambajtura dhe arroganca e ketij bastardi.

      1. Turp per ty says:

        Kjo historia jote , qe eshte histori qe shpesh tregon Berisha, i ngjan histories se fshatarit me hajdutet. Kur fshatari po ankohej per hajdutet, disa Sali Berishe dhe disa Taulant Karri po i kujtonin fshatarit se ai e kish fajin vet. Keta saliberishe dhe taulantkarrushe, i kujtonin fshatarit se pse nuk e kish mbyllur lopen Brenda shtepise…pse nuk dhe nuk..etj,etj. Kur fshatari u merzit ju kethye me inat: Po mire qe une i kam gjithe fajet?! Po hajduti nuk ka faj?
        Une ju pyes juve: Mire Rama qe i coi viktimat drejt vdekjes, por vrasesi Sali nuk ka faj???
        Po keshtu kjo historia juaj ngjan me fabulen e famshme te Ezopit: Ujku dhe qengji…Pra faji eshte i Rames se i trazoi ujin ujkut,, Me vjen turp ta quaj vehten shqiptar nga kjo llogjike e jotja apo Sali Berishes se faji ishte i Rames…

      2. Pavaresisht fjaleve emotive, me duket se Taulanti ka te drejte, analize e vertete. Ju flm!

    2. US says:

      Ju duk vetja trim se partia meme i dhuroi PDne, i dha ca sigurimsa dhe ca lavire burgjesh me kartela bashkepunimi, i dha ca horra dhe kaka e qenit, lavirja i lavireve, nuk la kusur. Hidh gurin e fshih doren, digj Shqiperine, xhvat Shqiperine, shit Shqiperine, vra Shqiperine…
      Por tani qe po i vjen ngordhja do ta keshilloja ti linte pordhet qe i kane shkuar ne qiell dhe ti mesonte trimerine Argites, se kur te haje k.. e gomarit, do jete vetem. Ti mesoje trimerine edhe te birit, se po vetem do jete kur gjaksit qe mbolli ti babai ti bejne ate qe horrat e Saliut i bene Remzi Hoxhes.
      Vete Sali Berisha nuk pati kurre trimeri, vetem pabesi, histeri dhe mut. Se po te ishte trim, do kishte paguar vete pergjegjesine e krimeve te veta, pa ja lene peshqesh femijve te tij, qe edhe pa hasmit e Saliut, kane krimet e grykesise se tyre ne kurriz.

  4. Prind says:

    Mos vdekte Saliu derisa te vuaje denimin emerituar dhe mos vdekshim as ne derisa tashohim ate te vuajecja iberi Shqipwrise!

  5. Pato says:

    Nuk mund te fshihet braktisja e policise keto 3 dite pas Saliut. Policia u sulmua egersisht nga te gjithe. Heshtja e Rames dhe qeverise se tij diten e pare ishte skandaloze. Diten e dyte pervecse dhunes se eger fizike dhe mediatike kemi nje Rame dhe nje qeveri ne mbrotje dhe nje denigrim te policise nga vete Rama qe eshte skandaloze ta mendosh dhe nje legjitim akoma me skandaloz te vandalizmit dhe rrugacerise rrugeve e Tiranes. Nuk ka rast te ngjashem ne asnje vende ne Evrope apo Amerike ku kryeministri ti bej gjyqin nje polici te thjeshte ne krye te detyres sido qe te jet e ngjarja. Eshte djegur Parisi dhe askujt ne qeverine franceze nuk i shkoj ne mendje nje marrezi e tille.
    Pyetja eshte perse u braktis policia nga qeveria dhe nga drejtusit e Policise perfshire edhe ishi ministrin? Sot u desh ndehyrja e forte e ambasades amerikane qe Rama te kujtohet se ka pergjegjsi ndaj policave dhe u kujtua te shkonte ne spital tek nje polic qe ka 2 dite shtruar sepse ka humb shikimin. U kujtua qe ka pergjegjsine kryesore personale per sigurine dhe qetesine e qyqetareve te Tiranes. Nuk kalohet kaq kollaj kjo ngjarje dhe nuk mundet te behet populli sylesh me kazane te djegur e me peme te shkulura.

  6. mira says:

    Ju Viktima…, si mendoni ju? Meqë drejtësia akoma nuk ka bërë gjë për 21 janarin, se nuk është Rama që e bën, pushtetet janë të ndara, duhet t’i vëmë flakën Shqipërisë? Duhet të lejojmë vandalët të shkatërrojnë pronën publike? Të shkojnë në Lalëz e t’i vënë flakën, pse pronës që u përket të gjithëve? Sa poshtë kanë rënë këta njerëz, poshtërsitë e Berishës nuk kanë të numëruar, kaluan 30 vjet dhe goja e ndyrë e kësaj kërme nuk është mbyllur.

    1. Vitkima Prete "Drejtesi"???????? says:

      @@Mira, qe e mire Qofshe….Ne nje Shtet LIgjore njuk Lejohen VANDALIZMA, qe na u “Organizuakan” nga nje “Stressi”….
      POlicia ishte pa mjete Mbrojtese,Skafandra ect…dhe Bandite, dhe te Rinje te Merzitshem,qe shullehen Gjithe Diten ne Djell,sa po Degjuan se Berisha-Meta-dhe Basha Hapen THesin e Lekeve…Dolen ne RRuge,dhe Filluan te “Protestojne”?????????
      Distancohem nga Vrasja e te Riut-Viktime,por nuk do te thoja qe Duhet te Akuzohet Gjithe Stafi i POlicise…
      Eshte e Denueshme,kur shikon qe Shkaterrohet,dhe Digjet,sepse do Banda Berishjane e UDB-se ne Shqiperi..se sa Miljon Dollare ka marre Berisha-Basha qe te Investoj ne kete Proteste ata e dine..
      @@Kthehemi ne Kryeradhe:Rama ka nje Pushtete pre 7-te vitesh..pse nuk kemi as nje Arrestim te Bandes Berishjane??Kemi Vetem Inskenime si rasti “Babale”..nje Denim Qeharake te Birbo-Salinjit..POr kemi nje Doreheqje te Ministri Xhafa, dhe se Fundi kemi nje Doreheqje te Lushajt..pse Rama nuk peerdore “Doren e Hekurt”????????????pse kaq i bute me Zagaret e paguar nga PD_ja??????????

    2. Taulant says:

      Drejtesin per 21 janarin nga ana juridike e bejn organet e drejtesis .
      Por nga ana morale e politike e ben vete individi.
      Ne kete rast eshte Edi Rama qe organizoj protesten e 4 janarit per te derguar para drejtesis Ilir Meten (i cili u kap me video duke vjedhur).
      Por cfare beri intriganti kryehajduti poshtersia mbi toke Edi Rama ????
      2 vjet me vone beri aleanc politike me Ilir Meten .
      Ne 2018 e zgjodhi Ilirin me votat e Partise Socialiste President.
      Ky eshte Edi Rama i vertete .

  7. Kobe says:

    Tutkuna..breket i mbush Rama qe sa here bente protesta opozite aratiseshe nga Tirana dhe ja mbathe ne Berat e Gjirokaster..

  8. Deshmitari says:

    Nuk e kuptoj perse e mbrone vartesin e Sali Berishes ate pseudodiplomatin qe zotrote jo padashje e anashkalon dhe e deformon nje te vertete qe ky popull e ka pare me syte e tij!Ai (pseudodiplomati)nuk quajti vetem Berishen “Burre shteti” ,ku populli e quajti “biurre leshi”,por urdherzbatuesin e tij Ministrin e asokohe Lulezim Berishen(Basha) “Yll ne ngjitje” e demonstruesit e protestes i beri fajtore!Keto jane aresyet qe zotrote z.Baze nuk e di perse i anashkalon kur ne fshirrjen e serverit te Kryeministrise ka dore perseri ky pseudodiplomat duke nderhyre tek “La&virrja e Bulevardit “e asaj kohe duke e detyruar qe serveri i Kryeministrise te shkoje drejt SHBA per tu lexuar e qe ne fakt u be feshirrja e tij!
    Sa per zgjedhjen e ish ministrit te Brendeshem te asaj kohe Lulezim Berishen(Bashen) perseri e njejta figure kete here jo me ze por me figure perveshi menget dhe futi duart ne kutite e votimit ,si prestigjator i stervitur nga Saliu ,duke e shpallur humbesin fitues e fituesin humbes ,perseri nen urdherat e Sali Berishes ,pra nen urdherat e shefit me vartesin!Ndaj 2011 nuk eshte larg z.Baze qe mund te te ipet mundesia qe te luash me ato ngjarrje te kobeshme ,ku padyshim kishte dore edhe doreziu (per gjoja rruajtje stabiliteti)!
    Ndaj edhe kryekrimi Shqipetar edhe sot hedh valle e kendon si çika se ai eshte mall nga Amerika!Ndaj Berisha inskinon,vret,genjen ,kercenon,mburreron spese ai ka imunitet nga “Fabrika qe e prodhoi ne vitet 1984 per hesap te saj e qe per te mos i dhene premtimin e dhene per bemat e asaj kohe i fali Shqiperine e shqipetaret qe ky kriminel te beje ç’te doje e kur te doje me kete vend e popull!Sai Berisha eshte “Monument agjeturash dhe mbrohet nga fabrika qe e prodhoi”

  9. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Derri do plumb thotë populli
    Vampiri i Viçidolit e ka pakë
    Ai dhe jo vetëm nuk duhet të largohet nga kjo tokë pa dhënë llogari?

    1. besniku says:

      Ate qe i quajti kokepalare ne 21 janar e beri aleat ne 1 prill.Shqiptaret jane lodhur me lojerat politike te ketij grupi mafioz

  10. LILOLABJA says:

    Zoti Baze!
    Ai ua ka gjetur anen te gjitheve ,por me Ju perball ai eshte i vdekur i pa kallur .Ate qe i beni Ju nuk ka drejtesi qe e ben dot.Ai per cdo shkrimin Tuaj dridhet, ka frike se nje dite te zakonshme nje nga prokuroret e SPAKUT do te zgjohet dhe do ta akuzoj sipas gjithe shkrimeve qe keni bere Ju per te. Shkrimet Tuaja jane aktakuza te pastra per armikun zyrtar te Kombit Shqiptar.Ja ke kurbezuar kurrizin Zoti Baze!Nuk i trembet as shoqeruesit ,por e trete fakti se mos ne salle te gjyqit i shfaqeni si deshmimtare. Ju e prisni pa i nxjerre pike gjaku ,ndyresiren !

  11. Ke bythë!! says:

    shkoi lepuri dhe vuri dhembë ujku për tu bër trim

    Nuk ke punë me NE mero – ta dhamë ramën – ca mutin do më
    ik o idiot!!!
    ke bythë aty e ke salën – luanin deri tani!
    dhe nuk ke bythë ti thuahs burracak salës
    edhe me pushtet në dorë – nuk i prekni as qime – ik fshihuni pas fustanin amerikan
    me amerikën edhe unë i fortë jam
    ke bythtë ….
    unë votova për ikjen e salës dhe kundër pD por të vërtetën e dua! !
    me imagjinatë jemi të gjithë trima

    dhe mos dil kundër amerikës që e quajti “burrë shteti” – mos më shani mua pse them “luan” për salën

    edhe lëre komentin se nuk ke shpik internetin

  12. albany says:

    Muajin tjeter do “festojme” 10 vjetorin e masakres se 21 janarit 2011 dhe kryefajtori jo vetem qe nuk eshte akoma prapa hekurave por po urinon mbi viktimat dhe jetimet e tyre..dhe jo vetem kaq por po masakron policine e shtetit qe te barazoje apo te tejkaloje viktimat si kanibal.
    .
    Pyetja qe behet ne kete rast eshte : Kush e mbron kete perbindesh qe dhe kur ka kryer veprime te cilat klasifikohen KRIME KUNDER NJERZIMIT ai eshte mbrojtur jo vetem nga Policia e Tij Private apo Shteterore por dhe segmente te caktuara ne USA-BE..
    .
    Biles ka arritur te urdheroje ne 1997 mitralimin e ambasades amerikane,ka ofenduar NYT leter higjenike per Gerdecin…..Ka fshire sumen me ekspertizat e FBI per 21 janarin..ka tall trapin me te derguarin e Obames..biles dhe Djalli I Xeni ka kerkuar 60 miljon dollare demshperblim ne Florida se I kane demtuar imazhin dh ekete e kerkon jo vetem nje INCESTMEN por dhe nje drog-diller qe ka fakte te dokumentuara se ka perdorur makinen e presidences ne 1996-1997.
    .
    Shkaku NR-1 qe Amerika zyrtare e mbron hapur apo fshehur kete serial killer mburravec eshte se akoma besohet se Berishalja hodhi komunizmin. Sot dihet qe “hudhja e kamunizmit” eshte nje genjeshter kriminale sepse te pakten pa dale ne drite PD dhe pa prure surratin Elezi me Williamin dhe Billin ai system kishte falimetuar dhe me kryesorja ishte se Ramizi po kryente reformat qe I kishte premtuar perendimit…Pse duhej te behej SHOW qe Amerika “ mujti kamunistet e mjere ne Shqiperi” duke perdorur si Bull Doge
    .
    Shkaku NR-2 qe Amerika zyrtare e mbron hapur apo fshehur kete serial killer mburravec eshte se 2 prilli 1991 me dokumentat qe kane dale vitet e fundit tregon se u organizua nga Rajersoni Beogradit me Elezin e Titogradit njelloj me Timishoaren ne Rumani.Deshmija e Izet Haxhise se ne 1 prill 1991 erdhi ne seline e Pd Biberaj dhe duke urdheruar te prishen votimet e 31 marsit dhedergoi Azem Hajdarin me pishe ne dore qe e dogji ate qytet me bandat e tij dhe femijet apo nipat e tyre po e djegin sot ate vend per 29 vite me rradhe..Eshte pikerisht 2 prilli 1991 nej masaker per t eprure Salisatanin ne pushtet qe ja ka mare doren qe atehere dhe eshte bashkfajtor me ta.
    .
    Shkaku NR-3 eshte se Zombie Berisha ka futur ne thes nje numer te konsiderueshem dipllomate,ambasadore e deri presidenta me rufshetet e tij ku shuma astronomike jane marre nga rruga e Kombit Albetroli KESH.dhe Armatimi Shqiptar qe kalojne shifren e 20 biljon dollareve..
    .
    .
    Shkaku NR-4 eshte se Zombie Berisha ka futur ne thes nje numer te konsiderueshem dipllomate,ambasadore e deri presidenta ne rastet kur ka bere krime te medha dhe ka paguar lobet ne korridoret e Washingtonit apo Brukselit me shifra te frikeshme dhe nese hap gojen nje cunam me Emrin SALIGATE do beje hatane ne dy anet e Atllantikut
    .
    Shkaku NR-5 eshte se Zombie Berisha mirembahet nga republikanet amerikane sidomos sekti Makartist apo e djathta ekstreme europjane sepse ai eshte I vetmni Ne Shqiperi te majtes shqiptare dhe parties socjaliste qe ne Amerike nukk duan tja ndegjojne zerin.
    .
    Shkaku NR-6 eshte se Zombie Berisha ka nje Polici private dhe nje mini-ushtri vullnetare te tij qe jane bathorexhinjte qe japing dhe jeten per kete Zagar se jo vetem I zbriti ng amalet por dhe ju a beri rrugen e korbit ku shume prej tyre shkojne ne mengjez ne Kukes mjelin dhite dhe e shesin qumeshtin ne drake..Edhe nese paguan per keto sherbime ky zombie se ka roblem se ka pasuri sheiku.
    &&&&
    Nga sa me siper republikanet makartiste amerikane dhe e djathta ekstreme europjane jane pergjegjes per krijimin e Monstres Berishe qe nje komentues e quante William Biberoviq made in Udb & Cia per Ballkanin dhe duhet te dorzone koken e Salisatanait qe ne nje fare menyre eshte nje neonazist primitive qe duhet hedhur ne koshin e histories.
    .
    Nese euro-amerikanet
    do vazhdojne te mbrojne me cdo kusht kete Satana
    me te zi se vete komunizmi
    nuk bejne gje tjeter
    vecse me doren e tyre
    po shkruajne pjesen e dyte te librit
    “Rreziku USerbiberishian per Shqiperine”

  13. Cuku says:

    T lumte dora z Mero

  14. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

    O ti lum miku,që pyet Meron a ka bythë,
    të lutem pranoje përgjigjen nga ana ime:
    Luani të vretë përball dhe mos harro,luani vret aq sa i duhet
    për të ngrënë,kurse Sliu është hienë.
    Ai të vret natën dhe të qan ditën.
    Trim nuk është Saliu,trim janë administratat amerikane dhe
    lobi serbo-grek në Ha-mer -ikë,që nuk hapin letrat.
    Edhe ai server që shkoi ne Amerikë per tu ekzaminuar,
    nuk është fshirë,se Amerika nuk fshinë gje,
    ai përdoret kur i hynë Amerikës në punë.
    Edi Rama dhe socialistt nuk kanë marë akoma dritën
    jeshile nga Amerika,por sic duket tani po pshurr qëni ne derë të xhamisë.
    Nuk e ka të gjatë Sala dhe Likja.
    Flm. për mirëkuptimin.?

    1. Libri i Xhungles says:

      Ti qe mbron tallashin duhet ta dish qe hienat nuk vrasin vete, ato hane cfare lene luanet, prandaj mos ia fut si kau peles, ose lexo pak me shume.

      1. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

        @ Qitapi i xhunglës,emri xhungël shkruhet me shkronja të vogla,
        si emër i përveçëm. Ka vrarë Sala vetë?!1
        Nuk ka bythë ai për këto punë.
        Filmimet në Tropojë,kur dridhej nga frika dhe thoshte,
        nuk largohem nga Tropoja,pa marë Shkëlqim Haklajn me vete,
        tregojnë sa trim është ai!
        Me dorën e të tjerëve,bëhen të gjithë trima.
        Unë nuk jam as me Edi Ramën,as socialist,unë jam shqiptarë.
        Ka ardhur koha që ta kuptojmë që shkatërrimi të çonë në shkatërim.
        Atë këmishën,në xhepin e së cilës Sala mbante shurrën e Enver Hoxhës,
        a e ka larë,apo e mbanë akoma si kujtim dhe i merë erë për frymëzim ???
        Po citojë fjalët e mikut tim,të nderuarit Gopist:
        I kërrusur,i përmjerë
        Në poture mbetur dhjerë.
        PS: Hakë pa marë,
        dhe gjakë pa larë nuk ka.
        Me respekt,pa dashur të ofendojë!

        1. Libri i Xhungles says:

          Qeke inteligjent siperfaqesor, dmth qeke nga ata si puna e mikut tat gopit te nshrakut qe te haka bytha kot. E ç’rendesi ka a shkruhet xhungla me te vogla a te medhoja, kush je ti mesuesja e drejtshkrimit qe te qin mesuesi i fiskultures?

  15. Alban Dega says:

    JO BURRACAK POR TRIM I CARTUN E QEN I TERBUAR MERO…

    Perderisa SPAK-u Prokurori i Pergjithshem, prokuroria, BKH-ja kerkojne denoncime publike e ky vrases serial i mijera shqiptareve dhe kryevrases i Shqiperise merr guximin te deklaroje me ze e me figure para syve te gati 10 milione shqiptareve kudo ne Bote se “ do tia jepja plumbin Ballit me 5 snajperat e mi ….” ish- liderit te opozites dhe ish- kryebashkiakut te Tiranes në detyre e ish- deputet i PS-se dhe ata nuk kane sy te shohin e veshe te degjojne, e fusin koken si trimat nen jorgan e nuk veprojne menjehere dhe ta arrestojne në flagrance kete kryevrases te mbi 15 fishte te Shqiperise në 12 vjet te sundimit te tij autokratik dhe te sterkorruptuar.
    A nuk eshte deklarata e tij nje akt i paster terrori psikologjik dhe fizik per falangat e tij qe po digjnin e rrenonin kryeqytetin, qe u nxirrnin syrin e plagosnin police e krye police si ai i Korces e ne qytete te tjera te Shqiperise.
    Kur SPAK dhe Kryeprokuroi i Shqiperise, krye prokuroret e Tiranes dhe Durresit nuk veprojne perballe ketij akti terrorist në syte e mbare shqiptareve dhe mbare Botes, aq me teper perballe nje kryekzekutori te 4 protestuesve krejt paqesore ne mes te Tiranes dhe dhjetra kamerave televizive, atehere cili eshte ai qytetar ose qytetare qe merr guximin te beje denoncime publike.
    A ka vetdoncim me te paster se Ai me zerin e figuren e tij në syte e mbare Botes ?
    Apo SPAK- u etj. nje shume te ngarkuar me hetimin dhe denimin e dy fakirave per 500 e 1000 leke !?
    Apo jane duke ndjekur gjurmet ndersa ujku ben kerdine ne syte e nen hunden e tyre!
    Ligj e Drejtesi !

  16. Rrace muti... shqiptari e ka memorjen sa te pules..... says:

    Cibani po behet gangrene Mero djali….. duhet shkulur me rrenje, se po i shikojme se si po perhapen keto rrenje te se keqes tek te rinjte me dembela dhe me koti

  17. Qemal Xharja says:

    Te lumte Mero Baze!

  18. Gjakovari says:

    I nderuar Mero, ma prishe mëngjesin. Sa më shumë që kalojnë vitet po bindem se ne shqiptarët jemi shkërdhata (siç e përdorni ju në Shqipëri këtë epitet shumë të drejtë). Po ku dijmë të mbajmë shtet ne. Qohen socialists e demokrat dhe e mallkojnë Enver Hoxhën si vrasës ndërsa këta të sotit qenkan disa herë më të keqinj se ai. Nga zemra e plasët po i uroi “Të rroni sa malet”

    1. taksapaguesi says:

      Nuk ka per tu bere kurre shtet Shqiperia per sa kohe polici denigrohet, shahet, fyhet dhe perdoret si mish per top per politike. Enveri dhe Zogu para tij ben shtet sepse Enveri kishte polic qe me nje bilbil ne dore mbante gjithe Tiranen dhe xhandari i Zogut ndiqte banden e hajduteve ne maj te malit i vetem me nje pushke ne dore. Keta ne Shqiperi sot po bejne shpikje qe nuk e ben askush ne bote. Jep doreheqje ministri dhe quan policin e vet vrases. Kryeministri ngushellon kriminelin dhe nxjerr ne gjyq policin e vet sepse beri detyren. 50 shurraker dhe drogaxhij i nxjerrin syrin nje polici ne mes te Tiranes dhe kryeministri thote i kuptoj pse e bejne. Te na rroje ambasada amerikane se do kishim marre funde me kohe.

  19. Niku says:

    Mero, boll u more me “biografine” e nje plaku te ndyre e skizofren, tere Shqiperia e di se kush eshte dhe cfare i ka bere ketij populli…!!! Pavaresisht se shume akoma i shkojne pas, sepse nje pjese ( shumica) jane malokeri kokeboshe, ndersa pjesa tjeter i ngjajne atij…! Bej presion tek Qeveria dhe tek Drejtesia (nqse ka…), qe ky qen te shkoje prapa hekurave…!!! Mendoj se ky do te ishte kontributi i vertete i gjithe mediave perparimtare per kete popull mjeran…

  20. Realpolitika says:

    Te lumte pena Z.Mero.
    Krimineli me i madh i te gjitha kohrave eshte SPIUNI I UDB-se
    Se Beogradit.
    Sa te jet jasht burgut …do ngrej maloket e Bathores per te djegur Shqiperine.
    Saliu nuk do shtet e qetesi.
    Populi i shumvuajtur i Shqiperise e keqja SALI BERISHA E ILIR FLORIRI DUHET SHPORRUR E BRAKTISUR.
    BASHKOHUNI RRETH NJERIUT QYTETAR EDI RAMA.

  21. komunisti says:

    Mero.Analiza tende eshte nje trakt,per popullin Shqiptar. nje trakt per organet e drejtesise, nje trakt per SPAK..un.
    Nje trakt per Edi Ramen sesi duhet te beje politiken e tij ne popullin e tij.
    Si, ri i qete ky kryeminister,duke patur nje mazhorance me voten e popullit.dhe lejon prej kohesh,keta kriminele,dhe pret drejtesine te veproje,qe as qe ka per te ardhur kure.Perse ky kryeminister,qe une e kam vleresuar per punen qe ben si kryeministrin me te mire qe ka patur vendi, po rezikon,qe te humbe besimin ne popull dhe tja u dorezoje pushtetin ketyre fashistave.Perse ky kryeminister,nuk ju drejtohet shteteve ne bote, miqve te tij Amerikane Gjermane e tjere,Qe ta shpalle partine demokratike, parti teroriste, dhe ti drejtohet, qykates nderkometare,e ti akuzoje Sali Berishen, Ilir Meten Lulezim Bashen, per krime ndaj nje shteti..apo pret qe ata snajperat qe ka gadi Sali Berisha ti marin jeten..Mos haro se ketu eshte prapa Rusi Jugosllavi..dhe ata dine mire te te eleminojne..Te lutem Mero mundesisht, kete koment dergoja edhe Rames..

  22. MERSIN MUCA says:

    Mero je i vetmi gazetar qe S.B ja perplas te vertetat ne surrat.
    Gazetaria Shqiptare eshte e mbushur me sahan lepiresa.
    Analize perfekte,nuk kam cfar ti shtoj asnje rrjesh.

  23. Lako Dejani says:

    Me te lumte ajo mendje,
    O Gopist nga NSHRAK-u,
    Koliur si vargje kenge
    Per ca qe hazer eshte laku.

    Sali Mortja e Ilir Pyka,
    Vrasesa e hajdute safi,
    Ne fyt do t’u mbetet buka,
    Ndaj do kene fund pa lavdi.

    Mjafton shihi nga surrati,
    Turinjt si kali germuq,
    N’daç se gjeri, n’ndaç se gjati,
    Kerrusur dhe shtrembaluq.

    Shpirtwzinj te bere nga Zoti,
    Gjak te shohin, s’ngopen kurre,
    Palo-burra, solli moti,
    Njeri mut e tjetri shurre.

    E ndjejne qe po u vjen ngordhja,
    E dine se nje dite ç’i pret,
    “Burra” qe u ka dale boja,
    Shurren po e bejne ne brek.

  24. dhsjssnjs says:

    Shpresoj shume qe te dal nje i aferm i atyre 4 dhe te vendos gjerat ne barazim, me ate/ata qe qelluan dhe me ate/ata qe dhan kete urdher….

  25. Analize e sakte, por e njeanshme! Dileme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje