Protestuesit që po i nxjerrin “turpin” opozitës

14 Dhjetor 2020, 19:40Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka një të mirë gjithë ky kompleksi i PD dhe LSI, që gjithë ditën punojnë të gjejnë adoleshentë për protestën e mbrëmjes dhe gjithë mbrëmjen thonë, nuk kemi punë me ta. Është pak dëfryese si situatë, kur shikon se dy partitë kryesore opozitare në vend, të cilat kanë provuar të gjitha mënyrat të bëhen të pranueshme në shoqëri me dhunë, por nuk ja kanë dalë dot, më në fund kanë gjetur këtë zgjidhjen me të mitur.

Kryeqyteti është i ndarë, jo aq shumë nga dhuna simbolike e tyre, se sa nga fakti që dhuna tenton të mbetet anonime.

Kompleksi që i është krijuar opozitës, që shoqëria nuk e pranon, ilustrohet më së miri me këtë sforcimin për protestë të dhunshme përmes adoleshentëve, të cilët kanë të gjithë një numër telefoni nga LSI, ose nga PD, për t’u takuar para protestës.

Kur njerëzit kritikojnë këtë protestë për mungesë vizioni politik, gabojnë. Mendoni pak se ka dhe më keq, kur ata që janë pas saj, janë opozitë politike dhe janë pa vizion politik.

Kur njerëzit kritikojnë këtë protestë si të dhunshme, përsëri gabojnë. Mendoni pak që këtë gjë e ka bërë opozita zyrtare një vit më parë me molotovë dhe ura zjarri në dorë, shumë herë më keq se këta. Ky është thjesht degradimi i vesit të tyre.

Këta që kritikojnë të miturit për anarshi dhe promovim të dhunës, sërisht gabojnë. Mendoni se sa më keq është opozita zyrtare në këtë drejtim, për t’u qetësuar. Atyre po tu heqësh kërcënimet verbale nga fjalori i tyre, nuk u bën dot katër fjalë bashkë.

Kjo protestë, sado e dhunshme, sado pa vizion, sado e sforcuar të jetë, është një hap më përpara se sa opozita jonë politike, pasi është maska që opozita mendon se e bën më të mirë dhe më të pranueshme.

Mendoni se më keq se këta, është vetë opozita, që detyrohet të nxjerrë këta përpara dhe vetë merret me prapavijën e sufllaqeve dhe lekëve të xhepit.

Prandaj merreni me qetë kur nxeheni më këta adoleshentët që shëtisin duke thyer gjëra çdo mbrëmje në Bllok dhe në shesh.

Mendoni se ka dhe më keq se këta, dhe kjo është opozita zyrtare, që ka turp nga vetja, një opozitë që pasi vrau më 21 janar, heroina e saj e vetme ishte një vajzë nga periferia, që disa protestuesit e kishin fyer tek stacioni i autobusëve të Kamzës.

Ajo u kthye në heroinë, i blenë laptop, i shkuan vizitë në shtëpi, dhe i siguruan psikolog të shërohej nga “dhuna” e protestuesve.

Sot qyteti nuk është nervoz me protestuesit, por me faktin që po i përdorin si maskë, ata që kanë turp të nxjerrin fytyrën e tyre.

Është një fenomen që buron nga identiteti i PD. Kur iku nga pushteti prej Berishës më 2013, nxori para një kukull, Lulzim Bashën, për të thënë që nuk është më ai i pari, ky tjetri është i ri.

Kur ky nuk ja del dot të arrijë objektivat e Berishës përmes molotovëve, bojkotit të zgjedhjeve dhe Kuvendit,  përfundoi duke nxjerrë në rrugë adoleshentë që të mos themi që është ai i një viti më parë. Nuk është pak ta dish që nuk të duan. Është hapi i parë.

15 komente në “Protestuesit që po i nxjerrin “turpin” opozitës”

  1. ?? says:

    Yes mor Mero ! Yessss!!!

    1. Astrit says:

      Më së e vërtetë mero,nuk ka vend për koment!!!

  2. Kuq e zi says:

    Me thene te drejten nuk me vjen keq fare se rama bie
    Le ta hedhin me cdo lloj forme edhe me dhune vetem ta hedhin
    Populli kur votoi ramen e votoi per dryshim jo per te pare keta bajga akoma pa u ndeshkuar ndersa km ka 8 vjet qe sorollat reformen ne drejtsi ka shkarkuar dy qeveri,tre ministra te mbrendshem dhe akoma pretendon se meriton detyren qe ka
    Cdo km me moral do kishte ikur qe kur u akuzua tahiri ashtu si iku kurz i austrise ndersa ky justifikohet me njerez te trotuarit ,zihet me njerez te fb,ben sikur denoncon gazetar te huaj pastaj pshurret dhe mendon se do e mbaj mend historia si burre
    Ky km eshte kapur qe kur ishte kryebashkiak ky nuk ben drejtesi pa denuar veten, prandaj trimerohen ata qente e rruges sepse eshte pikerisht ne te njejtin llum

  3. Femijet jane pasqyre e prinderve says:

    Prit kur te rekrutojne e te dalin ne proteste ata te cerdheve se kta adoloshentet e mamurrsit,bathores e ca magjyp te paguar,po ju mbarohen….
    Po supermbesa e saliut,po sypeshkaqeni ,po femijet e presidentit e ish presidentit me mustaqe e drejtusve bllokmen te 140 partive ku jane?pse nuk dalin keta hajdute,por rrine neper ishuj e ne vila lluksoze dhe paguajne ca rrugace si stresi,e bij hajdutesh…
    Shtyjne te tjeret te vriten e te shkatrrojne qe keta horra te vijne ne pushtet e te shtojne pasurine e tyre

  4. gerdapi says:

    Or kuqo I zi , nuk ka pse te jesh kaq I merzitur me talljen e [email protected] qe ben Rama me udhehjekesit e opozits rrugore qy lufojn per liri demokraci. Merre me te qeshur ashtu si ne ,se mesa duket rama I siguroi perseri 1 milion votat ,kurse shqupsat po kerkojne nje model te ri qadre per te justifikuar humbjen e radhes. Dhiz iz a mirakull ov fridhem.

    1. Arben Delia says:

      gerdapi ! Je i sakte. Shume simpatike ajo pjesa ne fund e shkruar me nje shqipe te anglishtuar. Me ke ba me qeshe. Bravo per komentin dhe ironine domethenese.

  5. Jeta says:

    Une nuk e di se pse ne cdo shkrim perdoret 21 Janari kur dihet se kush ka dal ne protesta pra Rama me socialista cka ka kerku ne ate proteste. Edhe tash cka kerkojne keto socilista kur vet kane protestu e tjeret nuk kane drejt me protestu. Mos e luani rolin e viktimes se hiq me te mire nuk jeni se demokratet. Lereni inatet e qone Shqiperin ku e ka vendin ne BE. Prej 1912 Shtet. Turp.

  6. aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Pa me gusht tok ikën dhe vapa,
    zoti na ruajt,ç’ 25 prill vjen prapa.
    Ky është shansi i fundit për kllounët e opozitës.
    Kjo që ata po mundohen është njëlloj presioni,
    për ti imponuar Ramës,por edhe ndërkombëtarëve,
    që qëndrojnë jo pa të drejtë pas tijë, ndonje lloj kompromisi,
    konkretisht si të dalin pa lagur,nëshkëmbim të stabilitetit.
    Me pakë fjalë,ne jemi faktor vendimmarrës,po të duam ne
    shpërthen lufta civile.
    Për hir të së vërtetës,kjo që ata po mundohen të bëjnë,
    është tragji-komike.
    Ata janë bërë për mëshirë dhe po mundohen me të
    gjitha energjitë të arrijnë ndonjë kompromis,
    për sa kohë është Trampi në detyrë.
    Tepër vonë fati juaj është vulosur,
    nuk ju ndihmonë dotë as kisha e Laçit,
    asv filxhani i Monikës,as dkoratat apo pashaportat
    shqiptare të Lilos prej floriri,
    biles as florinjtë e Lilos.
    Të më rruaçi për dimër,se për behar rrojë vetë.
    E vetmja shpresë që unë kamë për ju,
    janë vargjet e Gopistit,ato mbase ju ngushëllojnë pak

  7. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    Opozitë moj mavri,
    Ku je katandisur ti ?
    I mbanë sytë nga Stresi ,
    Të të japë pushtetin .
    PIKA NE O SHQIPËTARË,
    TË NA MARRË STRESI ZVARRË.
    THYEN DRITA SEMAFORË,
    VITRINA E TROTUARË,
    NA DJEG PRONËN NA DJEG VATRËN,
    DHE SHTETI NUK I JEP HAKËN !!!???

  8. Banori nga Zverrneci says:

    Te Presesh,”Fitore” nga Femije 13-14-Vjece, eshte Cmenduri ne nje Vende Normal Demokratike…por Shqiperi nuk ka per te pasur Demokraci,sa te jete GJalle Berisha-Basha-Meta-MOnika-Vasillaqis,dhe shume te tjere qe erdhen ne Politike nga Hici,dhe jane Miljarder…
    1-Nuk eshte shume e veshtire qe te shkoshe te sheshi i LOjrave ku Luajne Femijet,dhe pasi tu japesh nga 10-te milje leke,me Premtimin se po te thyejne dhe djegin do te kene edhe nga 100-mije leke,problem Mbetet per POlicine she SHIK-une qe te Prandalojne kete veprim,ose se paku te Identifikojne ata qe jane “Bamires-Zjarrevenes” dhe shperndajne parate…
    2-Si nje Femije qe ,kur shikone 10-te mije leke,them pse jo???Kur nuk i ka pare asnjehere,dhe leshtu fillon loja..Femijet therresin NJeri-Tjetrin,Duket se BUxheti i Familjes Berisha-Basha-Meta,eshte shtuar se fundmi,sepse keta kane marre Dhurate nga UDB-ja Mijona qe te djegin Shqiperine,qe ajo te mos behet pjese e Europes..por vetem nje Vende Shkrete…
    [email protected]@@@@@Ne menyre Urgjente POlicia e shtetit duhet te Veproj:Te vednosin Autopolante dhe te Patrullojne ne zonat qe sjellin keta “Femije” te pagua tui behet THirje Prinderve me Autopolante dhe ze:Mbajin Femijet large dhunes…Nuk ka rezultat me Arrestime,,,,
    Sa per Arrestime:Keni Bashen-Berishen dhe Meten.-Moniken..po te Arrestoni keta nuk ka dhune….lol

  9. Fatossi says:

    Mero çfare posti te lart te ka premtuar Ramoviqi per keto shkrime te turpshme dhe aspak etike qe i ben, ndjejë keqardhje se sa ke poshtë ke rënë.

  10. Shqiptar says:

    E dukshme dhe e kuptueshme pèr tè gjithè ata qè duan tè shohin, marshimi i biberonève tè Astirit dhe Bathores pèr thyerje tè gjithçkaje qè u del pèrpara, nèn komandon dhe qoftet e Monikès, shtron apo pasqyron mè sè miri diçka tjetèr,,,,,,,MOSEGZISTENCÈN E ORGANEVE TÈ SIGURISÈ PÈR INFORMIM DHE PARANDALIM.
    Rrumpalla dhe korrupsioni nè administratèn shtetèrore, janè shenja tè frikshme tè shthurjes nè bèrthamè tè asaj qè duhet tè ishte qèndra mbrojtèse e shtetit shqiptar.
    Pèr 2 qofte dhe njè limonatè, tè thyej 9 semafora dhe 7 drerè zbukurues nè qendèr tè Tiranès.
    Kjo èshtè ku kemi pèrfunduar.
    Mos tè kemi iluzione dhe mos humbim kohè me tregimin me gisht tek autorèt e protestave. Ato, dihen tashmè.
    Janè tè njèjtèt qè e kanè vjedhur dhe e kanè djegur kètè vènd, disa herè nè kèto 3 dekada.
    Vota, u kèrkua pèr tè vènè drejtèsi dhe jo pèr tè bèrè pazare me qentè e krimit.
    Kush flen me qen, zgjohet me pleshta.

  11. Velo says:

    Tamam. Këta nxjerrin adoleshentët dhe thonë nuk kemi dorë ne, dalin vetë.
    Edhe Saliu nxori adoleshentin për kryetar kur u dorëhoq, dhe thot nuk e nxora unë, fitoi vetë.

  12. Adi says:

    Pse po ja nxjerrin bojen opozites e jo pozites qe i ka çuar deri aty ku nuk mban me.
    Bravo te rinjeve se vetem ata mund ta nxjerrin kete vend nga kjo humnere ku e çuan te pangopurit.
    Te rinjte jane e tashmja dhe e ardhmja, forcat politike aktuale i perkasin te shkuares , nuk kane asnje lidhje me te ardhmen
    Mos harroni se ” Nje femijë qe fle rtitet, por nje populli qe fle i vdes e ardhmja, i vdes shpresa”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje