Një delirant populist dhe dy presidentë pa popull!

16 Dhjetor 2020, 19:42Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Albin Kurti dhe mund t’ia kursente vetes mllefin publik për dështimin e “Vetëvendosjes” në Tiranë, gjatë revoltave disa ditore të të rinjve shqiptarë. Shumë liderë të opozitës në Tiranë e bënë këtë, edhe pse me sforcim.

Përshembull, Lulzim Basha bëri sikur nuk e kishte mendjen fare.

Ilir Meta, edhe pse ‘Stresi’ i bërtiti me të madhe “Ku je, ku je”, nuk i ktheu fjalë.

Berisha bëri sa mundi, por aq fuqi kishte, se burrë plak. Ata dy djemtë e “Vetëvendosjes” në Tiranë, ishin aty përditë duke bërë selfie përballë policëve, por nuk patën fat të viktimizoheshin, që Albini të kishte dhe një hero protestash në Tiranë, siç ka 3 në Kosovë.

Klodianin dhe familjen e tij, mund t’i ngushëllonte ditët e para kur ndodhi ngjarja, jo dje. Dje, kur mbaroi protesta, e gjitha ngjante më shumë si një ngushëlim për veten që nuk ja doli dot dhe që nuk e përdori dot vdekjen tragjike të një të riu, për axhendën e vet politike. Me sa duket kishte pritur ta inaguronte “Vetëvendosjen” në Tiranë, në këtë revoltë.

Por përtej kësaj, ka tre mesazhe konfuze të Albin Kurtit, të cilat tregojnë se ai është më nervoz që nuk po mund dot Edi Ramën në Tiranë, se sa ata në Kosovë.

E para, ka të bëjë me atë qasjen që ai ka për të bërë politikë me vdekjen. Albin Kurti duhet të kuptojë, se jo çdo i vrarë shërben për të fituar pikë në politikë. Të vrarët në protesta politike prej policisë ndryshojnë shumë nga një i vrarë prej një polici të papërgjegjshëm në një rrugicë të Tiranës.

Ideja fikse e Albin Kurtit, që pasi të vritet dikush, partia mund të fitojë pikë politike, është aplikuar prej tij për herë të parë në Prishtinë më 2007, kur UNMIK vrau dy protestues të “Vetëvendosjes”, Mon Balin dhe Arben Xheladini. Njëjtë përdori dhe vdekjen tragjike të Astrit Deharit në burgjet e Kosovës, pasi u arrestua pas protestave.

Këtu ka zgjedhur aleatë të gabuar, pasi ata që ai kërkon t’i fusë në këtë rrugë si viktima protestash, nuk janë ata që vriten, por ata që kanë vrarë në këtë vend.

Sali Berisha dhe Ilir Meta, që janë aleatë të ngushtë të Albin Kurtit, kanë vrarë më 21 janar, në një protestë që kishte përfunduar dhe njerëzit po iknin në shtëpi. Dhe kanë vrarë për të mbrojtur nga burgu një hajdut, meqë Albini e ka merak korrupsionin.

Kështu që ata më shumë i vë në siklet kur përpiqet t’i instruktojë si të bëjnë politikë me të vrarë. Ata bëjnë politikë duke vrarë.

E dyta, Albin Kurti është bërë njeri popullor tek pjesa e shoqërisë së Kosovës që nuk e duan praninë ndërkombëtare. Ai është mishërimi i asaj pjese të shoqërisë së Kosovës që është mosbesues ndaj Perëndimit dhe atyre që çliruan Kosovën. Është njeriu që akuzonte Shtëpinë e Bardhë se po i ngulte thikat pas shpine Kosovës.

Albin Kurti marshoi me arkivolët e dy viktimave të vitit 2007 nga UNMIKU, duke i shndërruar ata në një kauzë kundër pranisë ndërkombëtare në Kosovë dhe komunitetit ndërkombëtar në përgjithësi, duke i mëshuar idesë, se Kosova nuk ka nevojë për ndërkombëtarët.

Dhe për ironi të fatit, ky njeri që ka bërë kauzë kundër ndërkombëtarve për të vrarët në protesta, dje çuditërisht theksoi se me Shqipërinë “janë zhgënjyer edhe partnerët ndërkombëtarë që kanë interes në forcimin e shqiptarëve”.

Nuk di cilët partnerë ndërkombëtarë janë zhgënjyer nga protesta dhe me kë palë janë zhgënjyer. BE, SHBA, ambasadori gjerman dhe diplomatët e tjerë Perëndimorë në Tiranë, kanë qenë të qartë në qëndrimet e tyre publike. Mos të them pastaj qëndrimet jo publike. Për ato mund të pyesë Monika Kryemadhin meqe e ka aleate kundër korrupsionit në Shqipëri dhe Kosovë, se ajo i tregon çfarë i kanë dëgjuar veshët.

Nëse e ka fjalën pastaj për ndërkombëtarë të tjerë, të na tregojë (nuk besoj të na thotë  që Rusia është e shqetësuar për dhunën policore ndaj të rinjve, se do ishte tepër).

E treta, ka të bëjë me përfshirjen e Albin Kurtit, por dhe idhtares së tij më të re Vjosa Osmanit, në punët e Shqipërisë. Nuk është se bëjnë keq që përzihen në punët e Shqipërisë politikisht. Nuk jam me ata që thonë të rrinë në punë të vet.

Por e vetmja gjë që e lidh Vjosa Osmanin me Ilir Metën, është se janë dy presidentë pa popull, që janë aty aksidentalisht. Ndaj nuk ja vlen të merresh me ta.

Albin Kurti është një populist që ka bërë mirë që ka hapur degën e partisë së tij në Shqipëri dhe që ka përcaktuar aleatët e tij, Sali Berishën dhe Ilir Metën, por nuk ja kemi ne fajin që nuk e përfill njeri.

Kur dëshpërohet që nuk ja del dot këtu, nuk ka pse bën sikur nuk dështoi ai, por të tjerët. Ai dështoi këtë javë në protestën që tentoi të përdorë për të promovuar “Vetëvendosjen”.

Dhe kjo lexohej qartë tek paragrafi i fundit i reagimit të tij, kur me një delir që as Enver Hoxha nuk e ka pasur në kohë të vet, shpjegonte se në Kosovë, nuk ka revolta, pasi të rinjtë kanë shpresë tek ardhja e shpejtë e “Vetëvendosjes” në pushtet. Kjo do të thotë që në Shqipëri ka revolta se të rinjtë nuk kanë shpresë që Ilir Meta dhe Sali Berisha do të vijnë shpejt në pushtet.

E dimë këtë Albin, por as ty nuk po të presin, se u ngjan me ata.

34 komente në “Një delirant populist dhe dy presidentë pa popull!”

  1. ili says:

    Ose nuk të kam njohur sa duhet ose vërtetë je bërë gazetarë palaço.
    Paç faqen e zezë more lango.

    1. Romeo says:

      Vjosa sot me kujtonte shprehjen e Shvejkut kur i thoshte nentoger Dubit… pse mi zgurdullon syte si daci kur dhjet ne tallash.

    2. paloqja i pd says:

      @Ili futu tek gropa e hales berishes,e ke ushqimi. gati

    3. Lil says:

      Pse se Thot te verteten per kurtin apo berishen e meten?
      Palaco jeni ju dhe ca si ju qe dhe per shiun e mengjes it fajesoni ramen

  2. Cuku says:

    Ik ore mut muti albin tartakuti
    Te lumte dora dhe mendja Mero
    Ti ju vjen hakut ketyre HALEVE

  3. Teme Sejko says:

    ???
    Analize e qarte Mero Baze.
    Delirant dhe i deshperuar.

  4. Trebeshina says:

    Mire e ke qendise o Mero,po Albini duke u lidhur me kriminelin Sali Berisha, dhe hajdutin Ilir Meta eshte bere njeriu me I urryer ne Shqiperi pas monstres Sali.

  5. Ed says:

    TE LUMTE PENA DHE.DORA ZOTI MERO
    BRAVO
    PER NJE FIJE SA.SI THE QE KERKON TI LARGOJE AMERIKANET SE ASHTU I BEHET MIRE SERBIT
    BUSHTER SERBE ESHTE QOSJA ALBIN

  6. NDIHMË !!!? says:

    KY ALBINI, MË DUKET NJI KOQE KANDARI MUA ?!?
    MUND TË KETË EDHE NDONJË PROBLEM PSIQIK, MBASE?!?!?
    PO TË THEM TË DREJTËN , MË SHUMË SI KOQE MË DUKET?!??HEJ , JU DUKET SI KOQE KY JUVE?!?!
    NË FAKT NE KEMI KOQE SA TË DUASH KËTU,S’DI PSE PREFEROJNË TË DJATHTËN ATA?!?!?
    PO KEMI NE KËTU PASTAJ , KOQE ME LËNG ZOGU ,DO TË THOTË MJESHTËR I MADH .NUK E KAP DOT LULUSHI KËTË TITULL. DO CA VJETËRSI KY. DO PËRVOJËN E NARD NDOKËS.
    KUSH MË NDRIÇON NË KËTË TEMËN E KOQEVE, MË BËN NDER .MERUA E DI QË S’BEGENIS, PO NDONJI I NGESHËM EDHE DO TË DALË TË MË NDRIÇOJË NË KËTË PIKË ..?!!?

  7. ppa says:

    I qarte dhe konkret, si e verteta qe kumton M.Baze!

  8. Shqiptari e ka memorjen sa te pules...... says:

    Bravo Mero si gjithmone… me i kthjellti

  9. Nafia says:

    Po qe per delirant ne kemi monstren tone, Sali kriminelin, nuk na duhet kopja e shemtuar e monstres Sali.,Albin Kurti.

  10. Perlat MIRDITA says:

    U bë muti i maces (Albin Kurti), për ilaç Kovidi.
    U të hëngërtë mortja, që akoma nuk po të ha, o karagjozi Albin Kurti.
    Je ngrehur si gjeli mbi mut, e i fryrë, kakaris si pulat në afsh gjaku.
    Me sa duke, je psikopat me personalitet të dyfishtë, si Sali Berisha me Ilir Metën, dhe si i tillë, ti je edhe vrasës (direkt apo indirekt), sa për të tjerat, kot që të flasim. Kjo është primare.
    Akoma nuk e ke njohur, popullin shqiptar, që të çon në çezmë e nuk të jep ujë, duke të të vënë të zgjedhësh kë të duash,, nder dhjetë gishtat e duarve, midis numri ?tre apo ? tetë.
    Këtu, tek treshi ?apo teta ?, gjej vend dhe vër bythën.
    U shofshin Jagot dhe Uriahipët si puna jote nga kombi Shqiptar.

  11. maga says:

    Ymeri është bërë më keq se arian çani. Që janë nga e njëjta dorë kjo dihet!
    Shkrimi është për ibret.
    Përpiqet ta paraqesë kombëtaristin kurti si sali serbi. Sala dhe pd-ja kanë ldk-në në kosovë,të cilën ymeri e mbron më shumë se edhe vete janullatosin.
    Këtu diçka nuk shkon. Sala dhe ldk-ja janë parti prosllave dhe në përgjithsi antikombëtare dhe krahinore.
    Kurti është për shqipërinë e madhe.
    Nga i nxorri ymeri aleatë????
    Thjesht ymer bazja është i paguar dhe programuar të luftojë nacionalizmin shqiptar.
    Kaloi një javë më talebanët e salës dhe programacioni o tërhoqi veshin.
    Gjithmonë duhet nga një shkrim negativisht për të vetmen parti shqiptare me program kombëtar.
    Dhe për ta bërë më të papëlqyer kurtin në sytë e shqiptarëve, duhet ta ngjitësh pas serbofolit të ps-së,apo edhe të ashtuquajturit president që i dha shtetësinë janos.
    Receta është e sigurt. Do ta dëmtosh çështjen shqiptare? Bashkoi ata që e mbrojnë me salën!
    Këtë po bën edhe ymer janullatosi

  12. Avni says:

    I madhi Mero Baze. Sa bukur qe shkruan… respekte, respekte dhe vetem respekte per nje gazetar si ju.Jeni shembulli me i mire i gazetarise dhe i mediave.
    Sa per Kurtin vetem nje fjale kam
    Je nje deshtak i ndyre vetem kaq je, te perzune si nje qen i zgjebosur nga Kuvendi i Kosoves.
    Ku e gjen guzimin dhe shkruannmore koke bish, Edi Rama tallet me ty dite dhe nate.
    Ai do marri mandatin e trete po ti Albin Kurti Mu…,
    Yyyyyyyy rrace e poshter.

  13. Trotski says:

    Analize perfekte-.Politika dhe veprimtaria e Albin Kurtit eshte antishqiptare.Ndersimi i njerzve kunder perendimoreve qe kontribuan per çlirimine Kosoves eshte Tradheti dhe Mosmirenjohje.Pa ndihmen e perndimoreve as per 1000 vjet nuk çlirohej Kosova..Puqja e Albinit me Hajdutet dhe Vrasesit si Sali Kerma dhe Like Hajduti eshte mbarim i paralajmeruar i veprimtarise se Tij ne Shqiperi.

  14. OP says:

    Me thene te drejten Mero duket sikur e “vret” Albinin me pamuk. I rreshton faktet ashtu sic jane por nuk spjegon llogjiken se pse Albini eshte kontraditor ne deklarimet e veta.
    Jo shume kohe me pare ai u sul kunder Amerikes, njelloj si i sulet Hashimit. Papritmas po i “serviloset ” faktorit nderkombetar duke thene se me Shqiperine ” jane zhgenjyer edhe partneret nderkombetare qe mendojne per te miren e shqiptareve, duke aluduar ne rradhe te pare per Ameriken. Ne pamje duket sikur Kurti eshte anarshist dhe populist, por e verteta eshte se “anarshizmi” i tij eshte thjeshte xhaketa antishqiptare qe ai vesh qe diten qe doli nga burgjet e Serbise, thjeshte per ta shitur kete anarshizem ne patriotizem. Eshte fatkeqesi qe kjo loje e rrezikshme antishqiptare e tij shkon ne Kosove.
    Une nuk po permend qendrimet e tij kontradiktore dhe “ekstremiste” te shfaqura ne tere rrugen e tij agjenturore, por ve bast se ky “servilizem” qe po behet nga ai ne drejtim te Amerikes, ky qendrim “proamerikan” lidhet me orjentimet qe ka marre nga Serbia.
    Vuciqi enderonte qe zgjedhjet ne Amerike ti fitonte Trampi, sepse ai nuk kish emocione positive sic kane demokratet dhe Bajden ne drejtim te clirimit te Kosoves nga forcat Amerikane. Vuciqi preferon si bashkebisedues Trampin me mire se sa Bajdenin, ne diallogun midis Kosoves dhe Serbise. Ketu fshihet edhe ky “kthim” 180 grade I gjuhes se Kurtit. Meqe Vuciqi do e kete te veshtire, ai kerkon “Asin” shqiptar per tu perdorur kunder Shqipareve ne relatat me Ameriken. Ai sic nxiti ne Rrambuje apo dhe ne raste te tjera Albinin apo Saliun te ishin kunder dokumentit zyrtar, mendon te beje te njejten gje ne bisedimet e arthshme. Meqe Vuciqi nuk eshte “gati”, ta njohe Kosoven dhe duke qene se atij I shpetojne “pordhet” ti thote jo Amerikes jo, do nxjerri Kurtin te sabotoje perseri bisedimet. Agjentura Setrbe e ka orjentuar Kurtin te ndryshoje drejtim ne marredhenie me Ameriken dhe te trashi zerin si “patriot” Shqiptar. Ai eshte I orjentuar qe ne bisedimet e arthshme te kerkoje “qiqra ne hell” dhe ne kete menyre ti “lidhi” duart Amerikes, njelloj sic deshi te arrinte ne Rramuje. Prandaj Vuciqi fshehur dhe Kurti hapur po kerkojne zgjedhje te reja, me synim qe te marrin pushtetin ne Kosove. Skenari do perseritet njelloj si me “reciprocitetin” ku Kurti kerkonte “reciprocitet” pa bisedime. Ai e coi ceshtjen shqiptare shume mbrapa dhe tani po agjenturon me te njejtat synime. Ketu fshihet edhe kjo kethese e Kurtit si “pro” amerikan. Ai do e shesi kete “proamerikanizem” si dashuri per Bajdenin dhe si antipati per Trampin, duke luajtur me genjeshtren e madhe qe shkon tek pjesa injorante ne Kosove, sikur politika e jashtme amerikane pro shqiptare, varet nga konjukturat politike dhe jo si ne interes I perhershem i Amerikes. Ne te vertete, Kurti nuk eshte kaq zgjuar, apo budalla I pandreqshem, qe nuk I kupton keto gjera. Ne thelb ai thjeshte zbaton orjentimet qe e nxerrin ate si “konfjuz, delirant, ekstremist patriot, zjerrevenes apo paqedashes”. Ky fleksibilitet ne qendrimet e tij, nuk ka te beje me Kurtin. Ato jane pasqyrime te planeve te UDBES, qe i pershtat detyrat ndaj Kurtit sipas situatave.

  15. Nje analize e sakte. LVv nuk duhet te kete prani ne Shqiperi, pasi eshte parti e Republokes se Kosoves. Pavaresisht se eshte subjekt politik shqiptar, veprintaria e LVV duke mbajtur anesi, por jo vetem e politiken e Shqilerise eshte e denueshme. Te de ueshme jane edhe qendtimet e perfaqesuesve te LVV ne protesten e zgjatur te dtudenteve, por edhe ne protesten e te miturve te ketyre diteve. Pra, instalimi dhe aktiviteti i LVV ne Shqiperi eshte i paligjshem.. A.Kurti le te fitoje me kauzen e vet ne Kosovre, atje ka elektoratin, etj.

  16. Kosovari says:

    Mero Baze,Te lumte dora.!.E prisja me padurim analizen tende..Ti je korifeu i shtypit Shqiptar..Ti je gjitheshka..Kur Erjon Brace beri sot nje shkrim,si pergjigje ndaj Albinit,e pelqeva,por shkrim qe te merzit,me nje stil qe seshte per psikologjine e popullit tone,aqe me keq per Kosovaret.
    Ti i zbertheve brinjet keti Rugaci, keti njeriu qe i eshte bashkangjitur,njerezve me te uryer ne Shqiperi treshes Sali ,Ilir Dhe Lulezim..Do te jesh shume i nderuar nese do ta vazhdosh kete lufte te themi, per ti ardhur ne ndihme popullit te kosovesAtje situata eshte dramatike..Jam shume i sigurtenSe Albin Kurti, Saliu Iliri dhe Lulezimi, jane pro Jugosllave pro rus..E pe Vjosa Osmanin, qe erdhi gjoja per te takuar Lideret,por qellimi i saj ishte te takonte Sali Berishen..Ajo do qe te percaje LDK..te futij vendin ne zgjedhje, dhe pastaj te ndajne postet, Ajo presidente,Albini kryeminister, dhe ai budallaj Hajredini kryetar Parlamenti..Edhe partia socialiste po ben sehir, ku jane gazetaret e saj,Ku eshte Alfred Peza..
    Mero, ne presim shume nga ty..Bej nje leter te hapur, dhe drejtoja popullit te Kosoves.Beje dhe ne Angelisht dhe drejtoja..Ambasades Amerikane dhe vendeve perendimore..Me dhimset populli i kosoves.

  17. Tomori USA. says:

    Ky moster sesht gje tjeter vecsa nje kakagjos bure, karierist person qe kerkon trazira per qellime politike njelloi si Berisha, Meta, Monka e Basha. qe kerkojn pushtetin ta marin me populizem dhe dhe dhune.

  18. roritota says:

    Duam s’duam ti Mero na ndihmon të kuptojmë gjërat e ti shohim me emrin e fytyrën e vërtetë. Po aq bukur e ke rënditur atë reagim që Kurti bëri, sa nuk thuhet. Rrofsh se duke të lexuar ty, shohim modelin e gazetarit që i thotë gjërat hapur, pa ju dridhur syri. Faleminderit e uroj që gazetarët e rinj të kenë model ty.

  19. alpini says:

    Albini eshte si ato arrat gungse kemi pas thone dikur ku as haeshin e as nuk luje dot me to!Pra nuk eshte per asgjo!Narses i neveritshem i cili sherben vetem per kulisa!Eshte hera e trete qe keta legena tentojne te krijojne trazira ne Shqiperi!Kuç e zi ,kuç e zi,kuç e zi o hej o hej o hej!Njeri i bere prej balte!

  20. drenica says:

    Dhe me qe erdhi fjala tek Vjosa Osmani, ajo ka ardhur per vizite ne Shqiperi. Ne axhenden e saj eshte edhe takimi me kriminelin Sali Berisha. Me cilesine e kujt? Vetem ajo dhe Albini e dijne, sepse edhe ai kur erdhi ketu, te njejten axhente pati.

  21. dhembeli says:

    Mero baze !… Do te mbetesh ne histori me qendrimin inteliqjent ne keto kohe te veshtira.
    TI shkelqen si meteor , sa here erresohet dhe u ndricon mendjen atyre qe e ndjejne kete nevoje.
    Krenar per Ty.

  22. Shqiptar says:

    Si ata qentè qè lehin hènèn dhe pastaj vazhdojnè tek kocka qè u ka hedhur i zoti, Ymeri me shkumè nè gojè, kèrkon ti ndèrsehet Albin Kurtit, sa herè qè e sheh tè zotin tè xhindosur.
    Èshtè HÈNA Ymer, HÈNA.
    Nuk èshtè as si i zoti yt i parè, Saliu dhe as si Edi apo Janulla pèr tè cilèt leh sot.
    Èshtè i vetmi politikan shqiptar sot, qè ngjall shpresè, qè nuk ka vjedhur kurrè, qè nuk ka kursyer as veten pèr shqiptari.
    Èshtè ajo shpresa qè kini vrarè soji juaj tek ne, fshatarè tè babèzitur qè i shèrbeni edhe bythès sè dreqit, pèr 5 kacidhe mè shumè.
    Ah sa mè mundon fakti qè kjo skena politike shqiptare sot, ka vetèm baxhella dhe hajdutè ordinerè qè vrasin. E bèjnè sepse ai tipari i fshatarit bazhibozuk, ka qènè ndèr vite i tillè, qè mendon se bota èshtè e tija. Zagarèt e oborrit, lehnin dhe i mbanin ISO fytyrès sè tendosur tè kacidhepaguesit.
    Ju mundon Albin Kurti Ymer sepse nuk thoni dot atè fjalinè tuaj “tè shenjtè”, tè vetmen qè u ka mbetur si ngushèllim,,,,,,,,HAJDUTÈ, JEMI NE POR MÈ TÈ MIRÈ SE NE NUK KA KY KOMB.
    Etalon krahasimi, do mbani Saliun dhe Mona doktorreshèn, nè jetè tè jetève.
    Bjeri gajdes Ymer…………

  23. Trotski says:

    O Shqiptar Leshi .Je Spurdhjak i Neveritshem.Eshte e Vertete qe Politikanet si ne Kosove dhe ne Shqiperi na kane zhgenjyer ,po nuk eshte Albin Kurti i Duhuri !!!! Eshte ne Ajer dhe jo me kembe ne Toke.Kundershton SHBA dhe BE ,po me ke do te ece perpara Kosova e Shqiperia ???? Pastaj eshte Autokrat ,qe te sjelle ne mend Enver Hoxhen.E per me teper eshte lidhur me Vemjet e Korrupsionit dhe te Tradhetise -Me Sali Gerdecin dhe me Like Hajdutin .Me Thuaj se me ke Rri qe te Them se Kush je Ti.

  24. Lexuesi says:

    Shume e goditur Mero.
    Mendoj qe,kur thote presidenti yne qe do ti drejtohet Popullit, ndoshta ka parasysh popullin e “Vilave te Gjirit te Lalezit”apo te “Presidences”
    Me respekt

  25. Shqiptar says:

    Trotski. Shqipja èshtè gjuhè hyjnore, kur e pèrdorin ata qè dinè ta shkruajnè dhe kèndojnè.
    Paçavure, duket ajo e shkretè, kur e sheh “tè shkruar” nga zotrote.
    Ato epitetet qè pèrdor kur i drejtohesh dikujt, flasin mè tepèr pèr prehrin nga ke dalè dhe ku jeton akoma sot. Shijoje LESHIN dhe SPURDHJAKÈT me ata qè je mèsuar tè pèrdorèsh kètè mènyrè komunikimi.
    Lère celularin dhe mos merr mundimin tè dhunosh gjuhèn shqipe mè. Merru me diçka tjetèr, qè edhe di ta bèsh. Nuk èshtè turp tè jesh çoban dhishè. Turp èshtè, kur çobanin e zè rakia dhe fillon tè besojè se ka ardhur koha tè merret me politikè.

  26. Jo realisti says:

    Qe je pene e fort o Mero, dihet….!
    Qe ke nje qartesi llogjike, dihet….!
    Qe mos inatcor dhe hakmarres, besoj se kuptohet…!
    Nje e vertet ka shum te verteta brenda.
    Nuk mendoj se te shkon ti kujtosh kujtedo qofte mendimin tend. Po ben rolin e auditit diku. Ke patur akses ne info ne çdo drejtim dhe per cdo individ public. Kjo dihet nga cdo shqiptar.
    Perse patjeter kerkon te kapesh tek difektet e cdo personi qe shkruan? A nuk kan te drejte ata te mendojne dhe veprojne ndryshe nga ty?
    Kush je fundja qe cenon kedo qe nuk te pelqen?
    Nuk te kerkon njeri te besh moral por edhe e moralshme nuk eshte te beshe interesantin
    Je tipiku i fshatarit shume te zgjuar…ne qoshen e oxhakut….

  27. E shkreta says:

    Po kjo Vjosa Os-amani, me fjalën e saj në parlament, erdhi t’i japë detyra shtëpie Shqipërisë ? Dmth Qeverisë shqiptare se si të sillet me Serbinë e të tjera çështje? Po i ngjan vetja si politikane, me demek? BIBË.

  28. Genti says:

    Shqiptaret duhan nje shekull te piqen politikishte. Kosovaret me sa shohe duan 200 vjet. Mjete ne qe nuk jetojme dot mbi 200 vjete qe te jetojme pa keta legene, hajdut e te trashe.

  29. Ceni says:

    Mire i tha ai amrrikani kesaj Vjoses: sa here jemi takuar nuk ke ngritur asnje problem per kosoven. Tani vjen ti beje temena kriminelit Berisha.

  30. emigranti says:

    Albin Kurti dhe Vjosa Osmani jane e ardhmja e politikes shqiptare, te pa korruptuar e me vizion, jo si te korruptuarit qe kane drejtuar deri me tani ne Shqiperi e Kosove, te pafuqishem te mbrojne te drejtat tona dhe si te kapur i binden verbtazi urdherave te te huajve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje