Disa fitore të Bashës këtë javë

15 Dhjetor 2020, 20:46Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Rënia e valës së protestës, duket se e ka lehtësuar Lulzim Bashën. Heshtja e tij një javore, i dha atij shansin të dalë më pak i plagosur se të tjerët, nga kjo histori.

Së pari, të gjithë ata që thoshin se po të përfshihet Basha në protestë, ato do shuhen, nuk rezultuan të vërteta. Protesta u shua dhe duke ndenjur mënjanë, si njeriu me maskë i saj. Dhe kjo është një lehtësi e madhe për të, për më tepër që Berisha ishte lideri ekstrem i protestës, që bënte thirrje për gjëma. Ky është një sinjal i mirë për Bashën, pasi ai ka lënë në minorancë brenda PD, ose së paku në Tiranë, Berishën, me këtë gjest.

Së dyti , protestat, përveç ditës së parë, ishin vazhdimi i dhunës nga një kontigjent të rinjsh të komanduar nga LSI, çka e kanë konstatuar dhe shërbimet diplomatike në Tiranë. Kryemadhi u detyrua ta pranojë publikisht se i ka tërhequr vërejtje Ambasada amerikane për këtë çështje. Duke u sfumuar ato, Basha pati rastin t’i tregojë dhe LSI-së se asgjë nuk bëjnë dot pa atë.

Pra të dy polet e dhunshme të opozitës, Berisha dhe Meta, që tentuan ta marrin drejtimin e revoltës, e shkatërruan atë dhe PD ju bind më shumë Bashës me maskë, se sa atyre që treguan fytyrën e tyre.

Së treti, retorika e sulmeve ndaj Ramës në hapat që ai bëri për ta qetësuar situatën, më shumë dëmtonte PD dhe LSI, se sa vet Edi Ramën. Mjafton qëndrimi me dy fytyra i PD dhe LSI ndaj familjes së Klodianit, për të kuptuar se çfarë nderi i bënë Edi Ramës.

E akuzuan se ai mezi e ngushëlloi pas tre ditësh, ndërkohë që ai i ka shkuar tre herë në shtëpi. E akuzuan babain se shiti gjakun që e priti në shtëpi, pastaj e bënë hero pse u revoltua  për pensionin.

E akuzuan Ramën për një format administrativ VKM, që ka konsideruar vrasje “aksidentale”, vrasjen nga polici, ndërkohë që Sali Berisha ka quajtur “aksident teknologjik” Gërdecin që ditën e parë, edhe pse brenda ishte kokë e këmbë korrupsioni i djalit tij, që vrau për të vjedhur.

E akuzuan se po blen gjakun me pensionin special për familjen, ndërkohë që të gjithë e mbajmë mend që Berisha ka ndarë lekë në të zezë “cash”, për viktimat e Gërdecit, për t’i futur në garë kush mori më shumë.

E sulmojnë policinë se ka dhunuar gazetarë në protestë, dhe në fakt ka dy- tre raste të tepërimit nga policia, ndërkohë që më 21 janar, Sali Berisha ka vrarë me armë zjarri gazetarë. Për të gjithë ata që nuk e mbajnë mend, Hekuran Deda është vrarë në tavolinën  e transmetimit të gazetarëve, pra është vrarë si gazetar.

Fatos Mahmutaj u vra si gazetar, por Zoti e fali vetëm duke e plagosur. Sali Berisha dy orë më pas e kërcënoi të mbyllte gojën, pasi ishte siguruar nga Sandri “se ishte gërvishtur duke u rrëzuar”.

Kam parë veprimtarë të shqetësuar pse u ka shkuar fletë thirrje nga policia për t’i pyetur rreth protestës, ndërkohë më 21 janar, Sali Berisha shpalli me gojë të tij dhe me Komision Hetimor parlamentarë, katër gazetarë si autorë të grushtit të shtetit.

U turrën pastaj të mbrojnë kalamajtë që thyejnë, duke thënë pse i quani shkatërrues, ndërkohë që të vrarët e 21 janarit, Ilir Meta i ka quajtur kokëpalarë dhe është brohoritur nga Parlamenti i PD- LSI.

Akuzojnë Sandër Lleshajn pse dha dorëheqje, duke thënë se deshte të shpëtonte Edi Ramën, ndërkohë që ministri i Brendshëm i 21 janarit po kërkon të bëhet kryeministër.

Pra çdo gjë që këta tentojnë të thonë, vetëm sa u kujtojnë njerëzve se këta vetë e kanë bërë qindra herë më keq. Kjo është arsyeja për ideja e ndryshimit nuk ngjit, pasi askush nuk ka dëshirë të kthehet tek njerëz që i kanë bërë shumë herë më keq vendit.

Dhe në këtë pike, Lulzim Basha bëri mirë që heshti. Së paku i kurseu PD-së rikthimin e kujtesës primitive të saj, kur bënin gjëma Sali Berisha me Ilir Metën, të cilët e duan me çdo kusht pushtetin përsëri.

Sot pasi e pa që protesta mori fund, pasi e pa që Berisha e Meta nuk ja dolën dot të ishin më të zotë se ai, duke djegur Tiranën dhe gjithë Shqipërinë, pasi i shpëtoi dhe ndonjë sulmi publik nga Uashingtoni apo Brukseli, si kreu i i një organizate terroriste, i siguroi demokratët se më 25 prill do nxjerr 1 milionë e 500 mijë shqiptarë të votojnë kundër Edi Ramës. E di që i ka problem këto shifrat, po afërisht aq shqiptarë votojnë më 25 prill. Nuk e bëri aq  keq këtë radhë.

Tani ka kohë deri më 25 prill. Të vetmin problem ka se si do ta gënjejë Dash Shehin, Gon Dukën dhe Fatmir Mediun këto ditë, që të mos flasë për listat dhe ç’duhet të bëj me ta. Se deri sot ishte mirë, se kishte alibi protestën.

8 komente në “Disa fitore të Bashës këtë javë”

  1. Nga NARD KOQJA.? says:

    Po ja ke qenis…, po ja ke qenis demek !!!
    Të lumtë tastjera!
    Poooo… kujt ja thua se?!?!
    Lulushi o është vërtet i met, o është më i quti nga të gjithë.

    1. ben says:

      Transparency International
      Thote se Shqiperia:
      Drejtohet nga 1 bande
      Qe vjedhin
      Bashkepunojne me krimin e organizuar
      Dhe jane autoritariste
      Me keq se kaq Shqiperia as ka qene, dhe as ka per te qene ndonjehere.
      A do i hedhi ne gjyq lideri global, apo ska gje per sa kohe ka delenxhinj qe e besojne akoma?

  2. Pato says:

    O Mero bere nje shkrim shume te goditur per Voltanen qe mendonte se njerezit jane si ajo – idiot. Nese ka nje gafe te Rames jo vetem etike por edhe njerezore jane 2 ditet e para te ngjarjes qe braktisi policine dhe dita e sotme. Nese Rama ka qejf te provokoj me pensione dhe ti leshoj sipas mendjes te vet pa u konsultuar as me familjen e viktimes le ti marre parate nga rroga e vet dhe e ministrave por jo nga xhepi i taksapaguesve. Per me teper qe vendimi dhe shpjegimi qe dha per te ishte banal dhe te ofedonte.

    Ne Shqiperi mendojne se do shpikin rroten dhe bota do habitet me shpikjen tone te re. Nuk ka rast ne bot ( ne evrope jo e jo) qe qeveria te marre nje vendim qe nderhyn kaq rende dhe hapur ne nje ceshtje ligjore policore. Eshte rast unik nuk kam degjuar kurre. Ashtu si edhe rasti i kryebashkiakut qe propozon ti vendos emrin e viktimes nje rruge po se me cfare motivacioni nje zot e di. Duhe te jesh komplet idiot ta hash kete. Qershia mbi torte ishte deklarata e prokurorise qe nuk flet as per “aksident” dhe as per dhune te policise ndaj viktimes. Edhe kjo deklarate pas 6 diteve perseri rast unik megjithese sipas tyre i kane te gjitha provat dhe dine gjithe ngjarjen por siduket nuk mendojne qe populli eshte gati ta degjoje. Kjo ende pa fol gjykata! SI mundet qe polici te kete nje gjykim te drejte e te pa aneshem ne keto kushte kur jo vetem qe kercenohet hapur ne media dhe familja e tij por edhe denigrohet nga ata qe e kane per detyre ta mbrojne!

    Policia nuk ka nevoj per meshire dhe as keqardhje por ka nevoj per ndihme kur merr vendime te veshtira por edhe kur gabon. Nuk shitet polici o Mero. Nuk ka bere kurre krime policia as ne komunizem dhe as ne keto 30 vjet. Krimet dhe vrasjet i benin Sigurimi, me vone SHIK dhe pas Garda e Saliut dhe zemrimin e hante policia dhe policet. Nese Rama ka bith le te vej drejtesi per 21 Janarin dhe krimet e shumta te Saliut dhe Metes me kompani, nese jo le tja le ne dore drejtesise meqe “kryeministri nuk fut njerez ne burg”. I dham 2 mandate dhe do ti japim dhe nje te 3 por njerezit mosti marre per idiot se ne ndryshim nga VOltana eshte shume gjera por idiot nuk eshte.

  3. Mesuesi says:

    Jo mor Nard, Lulja nuk është as e met e as e qut, është thjesht qesharake në të gjitha ato çfarë thotë e çfarë bën. Koha do ta bëjë personazh skenaresh humori për t’u vënë në skenë, por jo si ato me qazimmulletër, se atij ajo i vjen anës.

  4. Martin says:

    Mero, e ke gdhendur kaq mjeshterisht portretin e Lulin, sa po na ben ta duam…!

  5. astrit says:

    E ke titullin gabim! Duhet disa humbje te Rames!

  6. Shqiptar says:

    PASI ASKUSH NUK KA DÈSHIRÈ TÈ KTHEHET TEK NJERÈZ QÈ I KANÈ BÈRÈ MÈ KEQ VENDIT.
    Shkon gjuha, ku dhèmb dhèmballa.
    Mbas 8 vjetèsh me tepsi nè dorè, i vetmi “ngushèllim” qè u ka mbetur, èshtè tregimi me gisht tek rivali. Ai, èshtè mè hajdut se hajdutèt e mi. Ai, vret njerèz nè bulevard, ditèn pèr diell.
    Çfarè shpartallimi moral. Çfarè degradimi. Çfarè demagogjie pèr karrocierè.
    Edi Rama, ishte dikur simbol i shpresès.
    Ai, èshtè sot simbol i shkèrdhatokracisè, i pazareve pa asnjè moral, i paaftèsisè nè qeverisje dhe i korrupsionit galopant, i keqqeverisjes me pasoja katastrofale pèr popullatèn.
    Jo, unè nuk kam nevojè qè Edi Rama, tè mè spjegojè mua sot se kush i organizoi protestat e dhunshme. Atè, e di edhe bufi.
    Ai, do bènte mirè tè bènte pèr veten e tij BILANC PUNE.
    Si kryeministèr i njè armate tè korruptuarish qè merr jetè shqiptarèsh çdo ditè dhe i detyron ata tè marrin dhenè, si e vetmja “shpresè” pèr mbijetesè,,,jo,,,kjo nuk RILINDJE. Kjo, èshtè KOT.

  7. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

    Dhe megjithatë ajo rrotullohet,tha Galilei,para zjarrit të ndezur për të.
    Edhe puna e Ramës,që natyrisht,nuk është ideal,
    natyrisht ka bërë gabime,natyrisht duhet të mbajë premtimet e dhëna,
    pooooor kush është alternativa ?!
    Të gjithë ata që kanë dy fije mënd në kokë,të gjithë at që e duan Shqipërinë,
    e dinë fort mirë, që një riciklim i Brek’skisha-s dhe fashizmit berishjan,
    do të ishte dënim me vdekje për Shqipërinë.
    Ky është realiteti shqiptar,Rama është i dënuar të na drejtojë,
    deri sa të ekziszojë reziku i fashizmit berishjan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje